Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç

    Në një fjalim super të gjatë kryeministri Berisha i thirrur për mocion në kuvend foli për gjithçka përveçse për lidhjet e tij me Damir Fazlliç. Ky i fundit dhe implikimet e qeveritarëve të lartë në biznese me të ishin arsyeja përse opozita kërkoi mocion me kryeministrin. Fjalimi i kryeministrit Berisha ka ngjallur reagimin e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS Erjon Braçe i cili ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin

    U cun hajdutet dhe akuzun salen se ti je ma hajdut se ne. Hala te ura ti mer shoku.
    Nigjo, kur ka kshi mocionesh merr naj birr me pak kikirik dhe kalo naj or tuj qesh, se kta ja kalojn edhe portokallis.
    Lene se sonte e kan cu keq, i kan sha romanin benit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    kur shikoj qe leket e shqiptareve kan shku tek kriminelat antishqiptar serboboshnjak sme vjen me mar bir e kikirika. me vjen me mar pushken e me ja numru ne lule te ballit shkelzenit saliut argites e lul bashes

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po mocion per valentinen e leckajve kur do na bej mafia..
    te na tregoje se si kopilat e valit.. te edvinit.. jan bo pronare te dhjetra gratacieleve ne tirane..

    kulture eshte..
    te mesojm dhe ne .. apo jo njimiki i braces..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    brari e cudtishme po sa hapen temat kunder berishes je ne forum
    si paradite si ne darke
    lum berisha per perkrahes qe ka
    do ma tregosh funksionin qe ke ne pd se me bere kurioz
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    o Brar mos me thuaj qe te duket normale qe leket tona te shkojne tek kriminelet serboboshnjak se do me zhgenjesh

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    kur shikoj qe leket e shqiptareve kan shku tek kriminelat antishqiptar serboboshnjak sme vjen me mar bir e kikirika. me vjen me mar pushken e me ja numru ne lule te ballit shkelzenit saliut argites e lul bashes
    hahaha......kujdes se s'tapo te dalin fishekt me heq qefe korrupsionin te na

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Kta jan me i mbledh ne stadiumin Qemal Stafa me i xhvesh lakuriq e me i len nja 10 dit pa puk e pa uj. pastaj me i sperkat me benzin e me i en flaken

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Zemerimi im te jep te drejte ty,..por jo llogjika!

    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Kta jan me i mbledh ne stadiumin Qemal Stafa me i xhvesh lakuriq e me i len nja 10 dit pa puk e pa uj. pastaj me i sperkat me benzin e me i en flaken
    ..njemik djali, edhe une jam shume i merzitur me kete gjendje te popullit tim, por jo timen. Une per vete, lavdi fatit por jo zotesise time, jetoj ashtu sic nuk e kisha menduar dhe enderruar...por nuk po e shijoj plotesisht..kur mendoj nivelin e gjithaneshem qe jetojne njerezit ne Shqiperi. Ne jemi njerez punetere or ti 'njemik" dhe ashtu sic une ne perendim edhe cilido shqiptar ne Shqiperi do te kishte bere progres , nese ne Shqiperi nuk do ti kishte marre ne dore drejtimin e puneve"FANTAZMA-MALLKIMI SHQIPTAREVE-E ZEZA E SHQIPTAREVE-SALI BERISHA.Cilido, Bamir Topi i pari, dhe anetari me i thjeshte i PD i fundit ,te ishin ne krye te PD, punet ne Shqiperi do te shkonin me mire se sa me kete maskarain-hipokritin-Berisha. Nuk po kerkojme prap komunistet ne drejtim. Komunistet kerkojme ti shporrim , Sali Berishen gjithashtu. Kerkojme qe Shqiperine ta drejtoje PARTIA DEMOKRATIKE PA KOMUNISTIN SALI BERISHA NE KRYE!!! KUPTON APO JO OR TI....TUNXH! Te ka dale nje puqer me qelb ne trup..ose nje qiban?? Duhet ta shtrydhesh fort-shume fort qe te nxjerresh rrenjet e qelbit dhe trupi jot te sherohet!!! Duhet te largohet Berisha larg-shume larg nga Partia Demokratike qe reformat demokratike ne Shqiperi te fillojne e te marrin fryme.

    DUA NE SHQIPERI TE UDHEHEQE PARTIA DEMOKRATIKE DHE SALI BERISHA TE SHKOJE NE .....HALE TE HALES MASKARAI.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    njimiki..

    nuk e njoh fazlliqin e sme ka pyt kush per fazlliq..
    organet e shtetit te zhbirilojne e ti shkojn ne fund ceshtjes fazlliq..
    ata qe votuan pro pd-s ne 3 korrik nuk kan lidhje me fazlliqa..
    ne te se vafshin kush ka lujt me fazlliqat..

    puna eshte se bracet e valentinet e rucet.. skan fytyre te flasin per fazlliqa se jan djalli vete..
    ki eshte big prabllemi.. pra opozita e pas 3 korrikut eshte kucedra e shqiperise tash 70 vjet..qe nga vlor fraksioni..

    nejse..

    te shohim cka thene berisha..

    --

    rd

    Tre vite që ndanë epoka

    Sali BERISHA

    Do të nis këtë mocion debati me një falenderim të sinqertë për ata që më bënë të mundur debatin, e kam për opozitën e vendit. Debate të tilla pa mocion mosbesimi në vende të lira sillen nga mazhoranca dhe në asnjë rast nga opozita, një mocion i tillë pa mosbesim i kërkuar nga opozita është realisht eunuk-mocion në të cilin thirrësit e tij vetëm se provohen se janë eunuk opozitarë, ky mocion fakton se shoku Rama e ka zhytur këtë opozitë në universitetin e boshit, batakun e marrëzive, bllofeve, retorikave të trillimeve, mashtrimeve, fallsifikimeve si asnjë opozitë tjetër e këtij kontinenti. Opozita e këtij vendi si asnjë tjetër në Evropë nuk iu paraqet qytetarëve shqiptarë asnjë mocion, asnjë koncept, asnjë ligj, asnjë vendim parlamentar, asnjë propozim zhvillimi, asnjë alternativë tjetër për zgjidhje. Por, vetëm pret të shpallë të vdekurit të ekzekutuar, të pafajshmit kriminelë, fallsifikimet për origjinale, ajo flet me mijëra kilometra fjalë, lloqe. Por, unë në çdo rast jam i vendosur të respektoj opozitën, madje t'i përgjigjem me kënaqësi thirrjes së saj, shkaqet e vërteta të opozitarizmit pa kokrra, të eunuk-mocionit, të eunuk-opozitës apo bllof-opozitës janë komplekse dhe të shumëllojta, por shkaku më themelor i tyre qëndron në ndryshimet madhore të Shqipërisë në këto tre-vjet. Tre vjet më parë, qeveria e dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut, paraqet programin e saj historik, të ndryshimit të Shqipërisë.

    PD dhe koalicioni i saj, nisin qeverisjen në një kohë kur krimi i organizuar famëkeq shqiptar ishte i lidhur ngushtë me ministra, mbi ministra, deputetë, zyrtarë, prokurorë, gjykatës, ishte omnipotentë dhe omniprezent. Si bënte ligj në Tiranë, Durrës, Lushnje, Elbasan, Tropojë, por dhe në institucionet e vendit. PD erdhi në pushtet kur bosët e mafies, Aldo Bare, Nehat Kulla dhe të tjerë ndanin me qeveritarët jo vetëm trofetë e trafiqeve të tyre, por dhe jo në pak raste krimet e porositura, dhe shtratin dhe dhomën e gjumit. PD erdhi në pushtet kur sistemi demokratik ishte zëvendësuar, me sistemin kleptokratik të korrupsionit ku sipas raporteve ndërkombëtare, miliarda dollarë nga taksat e tatimet përfundonin në xhepat e zyrtarëve, kontrabandistëve, evazorëve, kur informaliteti në sektorë të tërë arrinte në 90%, kur vendet në hierarkinë e lartë zyrtare shiteshin me 200-300 mijë USD sipas raporteve më serioze të BE.

    PD erdhi në pushtet kur liria e tregut ishte e zëvendësuar me lirinë e klientelës, sundimin e monopoleve dhe klaneve më të rrezikshme mafioze, gjë që kishte larguar nga Shqipëria mijëra e mijëra investitorë të huaj. PD dhe aleatët e saj erdhën në pushtet, kur në rafshin ndërkombëtar procesi i integrimit në BE dhe NATO, për shkak të sundimit të krimit të organizuar, vendosjes në vend të sistemit të kleptokracisë, dhunimit sistematik të zgjedhjeve ishte shtruar në vegun e vërtetë të Evropës dhe pothuajse ishte ndalur me gjithë dashamirësinë e miqve të Shqipërisë.

    Këto ishin disa nga problematikat më madhore dhe emergjente, me të cilat përballet qeveria e re, krahas infrastrukturës së rrënuar, sistemit arsimor të degraduar, në këto kushte për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë ndryshimi ishte imperativi më madhor, ishte synimi i shpëtimit nga një rrokullisje shumë e pamerituar. Koha për ndryshim ishte lejtmotivi ynë elektoral, koha për ndryshim ishte filozofia e programit tonë, Shqipëria priste ndryshimin njëlloj si nëna pret fëmijën e saj të parë. Shqiptarët tek ne prisnin një Shqipëri ndryshe dhe unë kam kënaqësinë e madhe të pohoj në këtë mocion se, këto tre vjet ishin vite të transformimeve madhore të Shqipërisë, vitet në të cilat reformat tona të thella u shoqëruan në ndryshime më të mëdha dhe historike, këto tre vjet ishin vitet që sollën në realitet projektet epokale të shqiptarëve. Këto janë vitet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ftesës së Shqipërisë në NATO, firmosjes së kontratës historike me Bashkimin Evropian, MSA, zbatimit të saj të suksesshëm, vitet e lehtësimit të vizave me vendet anëtare të BE, vitet e negociatave për liberalizimin e plotë të tyre me këto vende, vitet në të cilat kontributi i Shqipërisë për paqe në botë u rrit në mënyrë të ndjeshme.

    Këto ishin vitet në të cilat Tiranën, kryeqytetin e vendit e vizituan miq dhe mysafirë më të shquar të të gjitha kohërave si presidenti Xhorxh Bush, kryeministri i Italisë, Romano Prodi, kryetari i KE, Jose Barroso, sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jaap de Hoop Schefer, shefi i ekzekutivit të vendit u prit dhe takoi udhëheqës kryesorë të botës së sotme, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Sarkozi, kryeministrin e Italisë, Berlusconi, kryeministrin e Japonisë, Fukuda, kryeministrin e Kinës, kryeministrin e Kanadasë, kryeministra e presidentë të vendeve të tjera. Vitet 2005-2008 ishin vitet në të cilat Shqipëria njohu vlerësimet më të mira të saj në rajon, Evropë dhe në botë, vitet që ndryshuan për mirë imazhin e saj, ne e premtuam ndryshimin dhe në tre vjet e sollëm atë. Shqipëria në këto tre vite njohu reforma të thella kushtetuese e ligjore të sistemit të zgjedhjeve, të parlamentarizmit të saj, të decentralizimit të pushtetit, të sistemit të drejtësisë, këto ishin vitet, në të cilat reformat dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar shndërruan Shqipërinë nga protektoriat i krimit dhe vrasjeve, në njërin prej vendeve më të sigurta në rajon dhe në Evropë.

    Këto ishin vite të revolucionit të thellë fiskal, luftës së suksesshme kundër informalitetit dhe kontrabandës, në të cilën ne ia dolëm të mbledhim në taksa dhe tatime 3.2 miliard dollarë më shumë, këto ishin vitet e shndërrimit të Shqipërisë në një kantier të vërtetë, vitet e realizimit dhe të ndërtimit të projektit të shekullit, korridorit të shqiptarëve Durrës-Morinë-Prishtinë, vite në të cilat janë ndërtuar dhe po ndërtohen mijëra kilometra rrugë, mijëra shkolla, ujësjellësa dhe kanalizime, janë vite në të cilat Shqipëria zuri vendin e dytë në botë në vitin 2008, për reformat, suksesin e tyre, klimën e biznesit dhe u vendos në dhjetë vendet më të para në botë, për suksesin e luftës kundër korrupsionit. Këto janë vitet e rritjes më të madhe të rrogave dhe pensioneve në historinë e saj, vitet e bumit të vërtetë ekonomik dhe të ndërtimeve, mosha dixhitale.

    Këto ishin vitet e turravrapit të Shqipërisë dhe zhvillimit. Për të realizuar këto ndryshime, qeveria ime paraqiti tre vjet më parë një program të bazuar në liritë e individit, shtetin ligjor, lirinë e tregut. Sot, pas tre vitesh, Shqipëria ka ndryshuar më shumë dhe më shpejt si asnjëherë tjetër në historinë e saj, ftoj njerëzisht, qytetarët shqiptarë, iu ftoj ju të merreni me premtimet e mia historike të mbajtura, me premtimet e mia problematike të mbajtura, premtime, të cilat qëndrojnë në themel të ndryshimit të madh të Shqipërisë. Tre vjet më parë, në programin tonë politik ne premtuam nënshkrimin e MSA me BE, lehtësimin e vizave me vendet e BE, negociatat për këtë marrëveshje ishin pothuajse të bllokuara, Shqipëria nën sundimin e kleptokracisë ishte si asnjë vend tjetër në Evropë, iu deshën 7 vite për firmosjen e kësaj, firmosja e kontratës u shty që nga viti '99, çdo gjashtë muaj, pasi qeverive socialiste nuk u besonte njeri, sepse ato lartësonin çdo ditë krimin në Shqipëri, dhunonin sistematikisht votën e shqiptarëve.

    Evropa këtë kontratë e firmosi vetëm me ne, sepse ne dëshmuam vullnetin e hekurt për të shembur murin e krimit dhe korrupsionit, ne ndërmorrëm reformat më të thella dhe më të gjithanshme për ndryshimin e vendit, Evropa kontratën me Shqipërinë dhe shqiptarët e firmosi vetëm me ne, sepse ne ishim ata që u faktuam që ditën e parë të themelimit si forcë e vokacionit të kombit shqiptar. Por, në pranverën e vitit 2006, në prag të nënshkrimit të MSA, Edi Rama mobilizoi nomenklaturën e kleptokracisë për javë të tëra me bori, bilbila, kumborë, grushta vetëm e vetëm për të bllokuar procesin e nënshkrimit të saj. Vendet anëtare të BE, KE, përçmuan këtë përpjekje primitive të pashpresë, prandaj edhe vendosën të firmosin në qershor të vitit 2006, kontratën historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Evropën e bashkuar, MSA. Kjo marrëveshje u nënshkrua në 12 qershor të 2006, si rezultat i besimit të vendeve anëtare të BE për reformat tona të thella, ndërkohë po përfundon me sukses ratifikimi i saj nga parlamentet e vendeve anëtare. Karahas kësaj, është firmosur marrëveshja për lehtësimin e vizave, janë çelur negociatat për liberalizimin e tyre, këto kanë qenë dhe premtimet tona për procesin e integrimit të BE, këto premtime janë mbajtur 100%.

    Dua të siguroj qytetarët shqiptarë dhe partnerët evropianë se, qeveria ime do të ndërmarrë çdo reformë, çdo ligj e vendim për të ecur të sigurtë drejt aspiratës më madhore të Shqipërisë integrimin në BE. Tre vjet më parë, ne iu premtuam shqiptarëve se me reformat tona serioze dhe të gjithanshme realizojmë gjatë këtij mandati marrjen e ftesës së anëtarësimit për në NATO. Për të mbajtur premtimin tonë, ne ndërmorrëm në kuadër të planit të veprimit për anëtarësim reformat më të thella, zhvilluam zgjedhjet e para pas rebelimit komunist, në të cilin qeveria nuk ndërhyri, zgjodhëm në rrugë kushtetuese Presidentin e Republikës, raportet ndërkombëtare dëshmuan se qeveria shqiptare respekton të drejtat dhe liritë e njeriut dhe se nuk ndërhyn në sektorin privat. Pra, ne e bëmë Shqipërinë vendin e demokracisë dhe të tregut me ekonomi funksionuese, ne ndërmorrëm reforma të thella të Forcave tona të Armatosura, rritëm buxhetin nga 1.3 në 2% të PBB, zgjodhëm pjesëmarrjen tonë në misionet paqeruajtëse në Evropë dhe në botë. Por mbi të gjitha ne shembëm murin e krimit dhe korrupsionit, që kishin bllokuar dyert e integrimit të Shqipërisë në NATO. Më tre prill në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesën për t'u anëtarësuar në NATO, kjo ngjarje pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ishte dita më e madhe e shqiptarëve, ftesa erdhi për shqiptarët pas shekujsh shtypjeje diktaturash, ishte kalimi në mbretërinë e lirisë, sigurisë dhe të ardhmes. Ishte kthim në gjirin e kombeve që u takojmë, për të bërë më historike dhe madhështore këtë ngjarje, Presidenti i SHBA dhe lider i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Bush, ftoi delegacionin tonë në Samitin e Zagrebit, ku shtroi një drekë për të festuar së bashku këtë ngjarje historike.

    NATO jep një siguri më të madhe se sa shënimet që ju përmendi këtu. Edi Rama ishte i vetmi në botë, që me reporterët e tij klandestinë 30 minuta para votimit në Bukuresht do të mashtronte me mediat e tij se, Shqipëria nuk do të marrë ftesën për në NATO. Ishte Edi Rama, që një ditë pasi shqiptarët morën ftesën për në NATO, ndërkohë që ne festonim me Presidentin Bush, me një tërbim të papërmbajtur mbajti mitingun e 4 prillit, mitingu i turpshëm, me portretin e atit të tij shpirtëror. Kjo vetëm për faktin, se po kthehesha në Shqipëri me ftesën e pritur prej dekada e shekuj ndaj qytetarëve shqiptarë. Ai me këtë akt jo vetëm u kthye në origjinën e tij, por shkelmoi edhe kontributet e qeverisë socialiste, e cila vite më parë kishte firmosur në Tiranë Kartën e Adriatikut 3. Në një kohë të shkurtër rekord, negociatat me Aleancën e Atlantikut të Veriut mbyllen dhe më datën 9 korrik 26 vende anëtare të NATO, firmosën në Bruksel Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në shtatorin që kaloi në një moment tjetër të jashtëzakonshëm, Senati i SHBA voton me konsensus të plotë ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ndërsa, po në shtator Edi Rama nën moton rroftë vdekja, poshtë qeveria, organizoi mitingje për të manipuluar vdekjen e një njeriu, shpalli aksidentin vrasje politike, vrasje të shekullit dhe Shqipërinë të përdhunuar.

    Duke organizuar mitingje funebre për vdekjen e një qytetari të pafajshëm, zoti Rama në Sheshin "Skënderbej" realizoi profaninë më të madhe në historinë e këtij vendi, dhunoi kodin më sublim të njeriut të qytetëruar, kodin më epror të shqiptarëve, të mortit, të respektit të përuljes të nderimit para tij, ai dhunoi me këtë akt jo vetëm një familje, por të gjithë shqiptarët që i thotë jetës jetë, vdekjes vdekje. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, në mitingun e tij famëkeq përdhosi sheshin e kryeqytetit, kryetari i opozitës shqiptare përdhosi opozitën e vendit me profaninë publike, që bëri me mitingun e tij famëkeq. Zoti Rama, karriera nuk ndërtohet në këtë mënyrë, shqiptarët do ta mbajnë mend gjatë këtë për një kohë të gjatë. Në procesin e anëtarësimit në NATO, tetori ishte një muaj historik, do ta përdor termin historik, se kohërat janë historike, më 24 tetor, Presidenti i SHBA do të firmoste ligjin e votuar me konsensus në Senatin amerikan për integrimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte akti më kulmor ligjor në historinë e marrëdhënieve të dy vendeve tona. Presidenti Bush do të deklaronte pak ditë para firmës se hedhur në Protokoll nëpërmjet zëdhënësit të tij të Shtëpisë së Bardhë se, Shqipëria ka ndërmarrë reforma të mahnitshme. Me këtë rast dua të garantoj Presidentin Bush, por edhe të gjitha vendet që kanë ratifikuar Protokollin e Shqipërisë në NATO, se qeveria ime do të vazhdojë pa ndërprerje me reformat për të realizuar dhe konsoliduar standardet e duhura. Nuk mund të mos theksoj se, shoku Edi Rama i verbuar nga ky akt madhor historik, nuk gjeti dot frymën, kurajon, ta mbështeste atë, në të kundërt censuroi lajmin në fletushkën e tij për të treguar veten si bir i denjë i atit të tij shpirtëror, ditëlindjen e të cilit e festoi, duke u servirur shqiptarëve pompën dhe salltanetet e Hitlerit të Pasluftës, sipas stativave të KGB së Stalinit. Në programin tonë elektoral, ne premtuam se marrëdhëniet me SHBA do të jenë përparësia jonë më madhore, sot ne dalim krenar përpara çdo shqiptari, sepse këto tre vite ishin dhe vitet e marrëdhënieve më kulmore të Shqipërisë me SHBA në tërë historinë e vendit. Më datën 10 qershor të vitit 2007, Presidenti Bush në një akt kulmor në historinë e marrëdhënieve midis dy shteteve, bëri vizitën e parë të Presidentit të SHBA në Shqipëri. Presidenti Bush erdhi në Shqipëri dhe shqiptarët dhe për të shprehur ndjenjat miqësore, por ai erdhi në Shqipëri vetëm një vit më parë, para përfundimit të mandatit në vitin e dytë.

    Kjo vizitë historike e dëshirës së tij për të vizituar Shqipërinë bënë të mundur reformat e gjithanshme që ndërmorri qeveria ime. Në vizitën e tij, Presidenti Bush iu bëri shqiptarëve nderin më të madh në historinë e tyre iu solli atyre dy mesazhe historike, të cilat u bënë dhe po bëhen realitet, pavarësinë e Kosovës, Shqipëria në NATO. Por dhe shqiptarët në pritjen që i rezervuan mikut të tyre të madh, ia dolën të marrin kreun e turit të tij në Evropë, kjo është meritë e gjithë shqiptarëve. Vetëm një njeri të antivlerave e tmerroi fakti se, mikpritësi i Presidentit të SHBA ishte qeveria, ishte kundërshtari i tij politik, ndaj dhe në një akt mes dinjitetit të shpërfytyruar për të njollosur mikpritjen shqiptare që mahniti botën. Zoti Rama urdhëroi mediat e tij të transmentojnë pamjet me orë dhe pamjet pa orë, që Presidenti e kishte hequr vetë dhe e kishte vendosur në xhepin e tij. Sikur atij ia vodhën orën qytetarët e Fushë-Krujës. Unë jam i bindur se qytetarët e Fushë-Krujës, e mbarë Shqipërisë nuk do të harrojnë vet përlyerjen që donte t'u bënte mikpritjes së tyre shoku Edi Rama.

    Bilanci pas tre vitesh

    Sot, pas tre vjetësh bilanci i marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA është më i mirë se kurrë, këto marrëdhënie janë më të forta se kurrë, dëshmi madhore është fakti se vota me konsensus nga Senati amerikan në shtator për protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, është firma historike e Presidentit Bush në Shtëpinë e Bardhë më 24 tetor për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe të të gjitha kohërave nën udhëheqjen e SHBA. Janë niveli i ri i marrëdhënieve ekonomike, të marrëdhënieve të panjohura më parë. Nesër, kombi i madh amerikan po zgjedh presidentin e ri, është ngjarje e madhe për SHBA, për miqtë e tyre në mbarë botën, unë sërish jam këtu për të garantuar shqiptarët se për qeverinë time, marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i ngushtë dhe i gjithanshëm me Presidentin e ri dhe administratën e tij do të mbeten përparësia më madhore.

    Vitet 2005-2008 ishin vitet që ndanë epoka për historinë e shqiptarëve, vitet e pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt, populli shqiptar përjetoi ngjarjen më madhore, pavarësinë e Kosovës, pavarësia e Kosovës është kapitulli më i ndritur i historisë kombëtare që në luftërat e Skënderbeut deri në kohërat e sotme. Ajo nuk erdhi si rezultat i konjukturave politike, por mendoj si një kryevepër e mrekullisë së organizimit, sakrificës, mençurisë, qëndresës së pashembullt dhe luftërave njëshekullore të shqiptarëve të Kosovës dhe udhëheqjes së tyre si dhe kombit shqiptar në tërësi. Pavarësia e Kosovës u realizua, sepse qytetarët e saj, udhëheqja e saj dhe shqiptarët në tërësi me kryeveprën e tyre, ia dolën të fitojnë mendjen dhe zemrën e ligjvënësve të qeverive udhëheqësve më kryesorë të SHBA, vendit të lirisë, vende të tjera që vendosën për të përdorur fuqitë ushtarake të NATO në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre. Presidenti i SHBA, përcaktoi finalizimin e aktit të fundit të pavarësisë së Kosovës, në vizitën e tij historike më 10 qershor 2007 në Tiranë, ai u solli shqiptarëve dhe të gjithë kombeve të Ballkanit dhe të Europës mesazhin e pavarësisë së Kosovës "Time is noë". Presidenti Bush brenda pak muajve e bëri mesazhin realitet, shqiptarët do t'i jenë Presidentit Bush mirënjohës përjetë, vendeve anëtare të BE, Francës, Britanisë, Italisë, Gjermanisë, por dhe të gjitha vendeve të tjera mike, si për kontributin në njohjen e lirive të shqiptarëve të Kosovës, pavarësinë. Këto vite historike përcaktuese për fatin e shqiptarëve të Kosovës, Shqipëria, qytetarët dhe udhëheqja e saj politike me qëllim e palëkundur, vizionin e qartë avokatinë e shkëlqyer dhanë të gjithë ndihmën, dhe kontributin më të çmuar në realizimn e pavarësisë së saj. Një kapitull i historisë sonë kombëtare, që fatkeqësisht në Shqipëri, nisi të shkruhej shqip vetëm me themelimin e Partisë Demokratike si parti e interesave kombëtare, e cila ditën e parë të themelimit të saj shpalli çështjen kombëtare si yllin polar të saj. Viti 2008 për ne është viti i shqiptarëve, viti 2008, janë vitet e konsolidimit të marrëdhënieve intensive me vendet më të mëdha të Europës këto janë vitet, në të cilat në një kohë të shkurtër kam patur rastin të bisedoj, të vizitoj, të takoj e të shkëmbej mendime, në Shqipëri me udhëheqës kryesorë të botës, Presidentin Bush, kancelaren Merkel, Presidentin Sarkozi, kryeministrin Berluskoni, kryeministrin e Japonisë, Kinës, Turqisë, Kanadasë, Luksemburgut, Çekisë e shumë udhëheqës të tjerë. Shqipëria sot ka miq të çmuar më shumë se kurrë në tërë historinë e saj.

    Ndryshimi i imazhit

    Ne erdhëm në pushtet në një kohë kur imazhi i Shqipërisë ishte nxirë, Shqipëria kishte imazhin e vendit në të cilin bandat e lidhura me qeveritarë luanin futboll me kokat e prera të njerëzve në sheshet e qytetit, në një kohë kur qeveritarët vidhnin thesarin e shtetit të tyre, vendi kur të burgosurit dhe burgjet e sigurisë më të lartë ekzekutoheshin me snajper për interesa, vendin ku zgjedhjet e lira nuk ekzistonin, vendin për të cilin çdo javë, çdo muaj, kancelari, institucione ndërkombëtare fshikullonin deklarata tejet të rënda dhe të kujtonin me to fjalët e Vaso Pashës: "Një fjalë të mirë kërrkush s'ta thotë". Ne premtuam se përmes reformave do të ndryshonim imazhin e Shqipërisë për mirë, sot pas tre vitesh ne kemi kënaqësinë dhe nderin të pohojmë se vitet 2005-2008 janë vitet vendimtare në ndryshimin e imazhit për Shqipërinë, besimit dhe vlerësimit për Shqipërinë. Dëshmi e shkëlqyer e këtij ndryshimi janë nënshkrimi i MSA me BE dhe ratifikimi i saj nga 24 vende të BE, lehtësimi i vizave dhe çelja e negociatave për liberalizimin e tyre. Vizita historike e Presidentit Bush në Shqipëri, ftesa për anëtarësimin në NATO më 3 prill, përfundimi i negociatave dhe firmosja e protokollit të Shqipërisë në NATO, vota unanime në Senatin e SHBA, firma e Presidentit Bush, ratifikimi brenda një kohe të shkurtër nga një seri vendesh mike, vizita dhe takimet me personalitetet në vendet më të shquara të botës, Banka Botërore e renditi Shqipërinë të dytën në botë për suksesin e reformave për vitin 2008. Renditja në Transparncy International në 10 vendet më të suksesshme në botë në luftën kundër korrupsionit për vitin 2008. Suksesi spektakolar i taksës së sheshtë dhe revolucioni fiskal, rritja e të ardhurave buxhetore në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 22%, zbatimi i projektit të shekullit, korridorit të shqiptarëve Durrës-Prishtinë-Morinë.

    Një Shqipëri ndryshe

    Vizita e 2 milion turistëve të huaj në vitin e fundit në Shqipëri, të gjitha këto bëjnë që në tre vjet të vijnë deklarata dhe raporte nga organizata prestigjioze dhe qeveri më serioze në botë. Flitet për një Shqipëri tjetër, përflitet për mirë, kështu Presidenti Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë do të shprehej: Shqipëria po i tregon botës se çfarë është e mundur, se jam i impresionuar me vendosmërinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin, se e përgëzova kryeministrin me progresin që ka bërë Shqipëria në reformimin e ushtrisë. Ndërsa në Zagreb, në Sheshin "Shën Mark" do të deklaronte, për shqiptarët dhe kroatët se më 3 prill në Bukuresht, reformat e qeverisë time morëm votbesimin e 26 vendeve anëtare të NATO. Por, vetëm pak javë më parë, zëdhënësi i shtypit të Shtëpisë së Bardhë do të deklaronte se ndryshimet e jashtëzakonshme të pamata, ndryshimet e Shqipërisë, në saj të reformave të ndërmarra, Sekretari i Përgjithshëm, Schefer, do të deklaronte se të 26 vendet e aleancës besojnë reformat dhe suksesin që qeveria ka bërë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Komisioneri europian për Zgjerimin do të shprehej se, reformat në Shqipëri janë surprizë, vlerësimin më të lartë do të shprehte kreu i KE, Barroso. Ndërsa kryeministri Fukuda do të shprehej se ai dhe qeveria e tij kanë vlerësim më të lartë për reformat e qeverisë shqiptare. Kryeministri i Kanadasë do të deklarojë se ai dhe qeveria e tij, vlerësojnë shumë reformat e qeverisë sime, arritjet në reformat kundër krimit dhe korrupsionit, politikën fiskale dhe se, qeveria Berisha është një qeveri shumë e mirë konservatore. Reformat do të merrnin vlerësimin e tyre maksimal nga ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE, në të cilën reformat e Shqipërisë do të cilësoheshin në suksesin e tyre si inspiruese për vendet e rajonit. Vetëm tre javë më parë, Kancelarja e Republikës Federale gjermane, Angela Merkel, do të deklaronte para gjermanëve dhe shqiptarëve se ajo vlerësonte lart reformat e Shqipërisë si reforma të një kurajoje të jashtëzakonshme, dhe se shqiptarët po korrnin frytet e tyre.

    Eunuk mocion

    Rendita këto akte, këto fakte, këto deklarata, vetëm si dëshmi e një Shqipërie që ka një imazh tjetër në Europë dhe në botë dhe jam i bindur se, kjo përbën një nga arritjet më madhore që nga viti '97 deri më sot. Ky është eunuk mocion, sepse ka mëri inatizilinë primitive të atyre, të cilët në tre vjet përjashtuan veten tërësisht në rrymën e këtyre zhvillimeve, të atyre, të cilët verbohen nga realizimi i premtimeve tona historike. Por, ne kemi ndryshuar Shqipërinë jo vetëm me ndryshimet historike dhe premtimet, por e kemi ndryshuar me të gjitha premtimet programatike të paraqitura tre vjet më parë. Ne premtuam çdo reformë institucionale me qëllim konsolodimin e shtetit ligjor demokratik, respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Sot, pas tre vjetësh institucionet e këtij vendi kanë pësuar reformat më të thella gjatë 15 viteve. Ndër to po përmend më të rëndësishmet, reformën e sistemit zgjedhor dhe ndarja nga Dushku, fenomeni që ju shpikët për të mbijetuar, por që damkosi mekanizmin themelor të demokracisë, votën e lirë, dhe Shqipërinë në tërësi. Institucioni i Presidentit të Republikës doli jashtë sistemit të krizës absurde të ciklit njëvjeçar të zgjedhjeve të përgjithshme që kërcënonte zgjedhja e tij. Reforma e Kuvendit i krijoi atij bazën ligjore të ushtrojë apo të përmbushë me përgjegjësi misionin e tij të pëlqimit apo jo të anëtarëve të organeve kushtetuese të vendit. U konsoliduan themelet e sistemit të Republikës parlamentare, u vendos mocioni i mosbesimit, dhe ai për të cilin ju s'keni guxim ta ndërmerrni, mandati i Prokurorit të Përgjithshëm nga mandat i përjetshëm në atë 5-vjeçar, KLD u nxorr jashtë konfliktit të interesit, u realizua reforma në organizimin e pushtetit gjyqësor, dhe miratimi i ligjit të ri për funksionimin e këtij sistemi, ligje të reja në kuadër të sistemit të drejtësisë dhe organit të akuzës, avokatisë, noterisë, përmbarimit, janë në proces e sipër. Është rritur niveli europian në zbatimin e vendimeve të gjykatave. Theksoj se, në vitin 2005 ishin 12 mijë e 300 vendime të gjykatave të pazbatuara, po punohet për format alternative të gjykimit, format alternative të dënimit. U reformuan dhe u vunë nën baza ligjore institucione të varësisë së tij, si institucione të pronësisë, prokurimeve publike, Policia e Shtetit, arsimi, Akademia e Shkencave etj. Në programin tonë, ne premtuam respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, ne premtuam ndalimin e proceseve gjyqësore ndaj gazetarëve, të gjitha raportet ndërkombëtare theksojnë se, qeveria shqiptare ka respektuar të drejtat e njeriut.

    Respektim të drejtave të njeriut

    Në 18 vjet pluralizëm, vetëm tre vitet e fundit nuk ka patur proces gjyqësor civil ndaj asnjë gazetari, liria fetare u respektua dhe u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunimin me shtetin dhe institucionet fetare, në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës. Të drejtat e minoriteteve, objekte serioze u bënë gjithashtu për të drejtat e egjiptianëve dhe romëve, qeveria vendosi një platformë të re për reformën e pronësisë të bazuar në kthimin dhe kompensimin e pronave për të mbrojtur abuzimet ndaj pronarëve legjitim. Ju zotërinj, keni votuar kundër të gjitha ligjeve të reformës së pronësisë, madje kryetari juaj në një nga ato debatet që bën me popullin do t'u thoshte pronarëve: Shkoni gjeni pronën, tek partia juaj. Në këto tre vite, decentralizimi i pushtetit ka njohur zhvillimet më të mëdha që nga '92 qeveria ka vendosur një partneritet të shkëlqyer në të gjithë vendin, ruan me ta një marrëdhënie të shkëlqyer, që nuk ka ekzistuar më parë. Granti i buxhetit për qeveritë vendore u rrit nga 7.1 mld në 21 mld, duke u trefishuar dhe po ecën drejt katërfishimit. Autonomia fiskale u zgjerua, zoti Rama bllokoi në Parlament decentralizimin e mëtejshëm fiskal, u miratua ligji për vendimmarrjen e qeverisjes vendore, u decentralizua tërësisht inspektoriati ndërtimor, u rritën fondet për arsimin, shëndetësinë, rrugë, troje, prona, u decentralizuan pyjet dhe kullotat, rreth 700 mijë hektarë pyje dhe kullota kaluan në administrim të qeverisjes vendore.

    Është zhdukur tërësisht diskrimini politik në ndarjen e fondeve, me shpërndarjen e fondeve tre vjet më parë, ju akordonit në një qytet 93% fonde më shumë se sa Shkodrës, në vitin 2008 është disa herë Shqipëria më e decentralizuar se sa Shqipëria e vitit 2005. Tre vjet më parë, PD angazhohet për një qeveri të vogël efiçente, Shqipëria e vitit 2008 ka 22% më pak portofole, një administratë më të vogël, qendrore dhe publike, kursyem 350 mln euro. Rritëm pagën minimale nga 110 në 170 mijë lekë, rritëm pagën mesatare të punonjësve të administratës publike në 34%, nga 270 mijë në 425 mijë lekë u shtua. Nga vjet në 6 herë diferencën mes pagës minimale dhe maksimale. Shqipëria sot ka një nga administratat më të vogla në Europë. Tre vjet më parë, Shqipëria ishte protektorat i krimit të organizuar, Tirana dhe veriu i saj kontrollohej nga Nehat Kulla, Durrësi, kontrollohej nga Klani i Zemunit, që edhe sot u bën rreshtore të gjithë oponentëve të opozitës. Këta janë të përçarë me njeri-tjetrin, por kur vjen puna mblidhen bashkërisht, sepse Zemuni ka arkivat e tyre, dhe nuk dini ju se si i lëpihet dhe i përlëpihet Klanit të Zemunit, shefi suprem aktual i opozitës shqiptare. Kurse lufta sundohej nga Aldo Bare, i cili para se të hidhte bombat mbi policinë, dilte me veturat e deputetëve tuaj, po kështu Saranda, sundohej nga ata që dogjën të gjallë Gjergj Mehmetin. Kjo ishte Shqipëria, Laguna përdorej për trafikun e drogës së Aldo Bares, dhe kjo pse? Sepse këta ndanin paratë me ta, ndanin dhe shtratin me ta, janë kilometra dhe kilometra biseda me serialkillerit më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe Europës. Nuk e kam ndërmend të futem në luftën e brendshme që keni ju njëri me tjetrin. Kjo ishte Shqipëria e vitit 2005, zero tolerancë ishte qëndrimi ynë, në një vit e gjysmë njëri pas tjetrit u kapën pas zverku kudo që u ndodhën, në hotelet me pesë yje, Shqipëria sot është vendi i sigurisë më të madhe në rajon, krimi i organizuar shqiptar mori goditjet më fatale, si asnjë vend tjetër. Ky është problemi, shkaku madhor i mocionit, sepse mocioni duhet të kishte një motiv, e vërteta është se këto lidhje janë lidhje tmerri, lidhje ferri, ata të cilët kanë përlyer veten në krime, që kanë ndarë trofe, ata nuk flenë dot, ata e kanë të vështirë gjumin, ata e kanë natën të gjatë shumë.

    Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit

    Jam këtu t'u premtoj shqiptarëve luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Është dhe mbetet motoja jonë, kontroll të integruar të kufijve, luftë me zero tolerancë ndaj trafiqeve. Këto janë dhe kushtet që qytetarët e Shqipërisë të lëvizin të lirë në Europë dhe në botë. Këto do i plotësojmë, i kemi plotësuar dhe do t'i plotësojmë. Zonja dhe zotërinj, korrupsioni ishte i shndërruar në sistem në Shqipëri, këtë e thotë Transparence International, organizata më e njohur në botë. TIA botoi rezultatet e 180 vendeve të botës për rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit. Kjo organizatë (TIA) e vlerësoi Shqipërinë në 10 vendet me suksesin më të madh në vitin 2008 në luftën kundër korrupsionit dhe vendin me rrezultatet më të mira në këtë luftë në Gadishullin e Ballkanit. Shqipëria ishte një ndër 10 vendet e planetit që pati një rritje prej 0.5 në treguesit e perceptimit të korrupsionit, i cili në këtë vit u rrit nga 2.9 që ishte në vitin 2007, në 3.4 në vitin 2008. Pra u rrit me 0.5 në një sistem prej gjithsej 10 pikësh. Sipas këtij raporti, Shqipëria këtë vit u rendit e para në luftën kundër korrupsionit dhe në sukseset e saj në vendet e rajonit, vendi i dytë në renditjen e luftës kundër korrupsionit ishte Maqedonia me 0.3, kurse Serbia ishte dhe mbeti vendi i katërt, kurse për Malin e Zi, Slloveninë, Greqinë, treguesi u rrit me 0.1. TIA shpalli se në garën botërore të 185 vendeve në luftën kundër korrupsionit, Shqipëria nga viti 2005 parakaloi 47 vende, kurse nga viti 2007 parakaloi 20 vende, duke u zhvendosur nga vendi 105 në vendin e 85. Kështu, Shqipëria u pozicionua me Serbinë, Malin e Zi dhe la pas Bosnje-Hersegovinën, Moldavinë. Në shkallë botërore, Shqipëria me parakalimin e 20 vendeve la prapa 95 vende të botës. Në Shqipëri, thekson TIA, qeveria ishte në krye të luftës kundër korrupsionit. Raporti shpreh tekstualisht se, qeveria ishte kampione për reformat e ndërmarra në këtë luftë, pasi mori një seri reformash të thella në taksa, tatime, prokurime dhe tani po merren rezultatet e para. Një vlerësim i veçantë i Taks Forc në raport është lufta kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit i cili, sipas raportit, ia doli të penalizojë 240 zyrtarë, duke krijuar kështu besimin tek publiku se korrupsioni në Shqipëri mund të ndëshkohet. TIA shkruan se një përpjekje sistematike u ndërmorr nga qeveria gjithashtu, për ndëshkimin e korrupsionit në administradën fiskale, prokurimet dhe shërbimet ndaj bisnesit, duke udhëhequr modernizimin e këtyre shërbimeve. Inplementimi i sistemeve elektronike dhe rregjistrimi i bisnesit reduktoi mundësinë e rryshfetit dhe gjobës. PD erdhi në pushtet ku në Shqipëri prej vitesh ishte vendosur sistemi kleptokratik, sistem i ngritur dhe i bazuar në vjedhje dhe shpërdorim të pasurive publike. PD mori pushtetin në një kohë kur, sipas raporteve më serioze të Bankës Botërore, 1.4 miliard dollarë vidheshin nga taksat e shqiptarëve. Ministrat, zyrtarët e lartë kishin vendosur monopolet e tyre private mbi ushqimet dhe naftën. Përkatësisht, ministri i Buqësisë, ushqimit, ndërtimit, si dhe shpenzimet operative të administradës së babëzizë arrinin në 3.4% të xhitipisë, kur mbi 70% e prokurimeve publike bëheshin me prokurim direkt dhe mbi 15% e vlerës së tyre ishte ryshfet. PD erdhi në pushtet kur provimet për pranimin e studentëve në universitet ishin një panair i shëmtuar i korrupsionit. Zyrtarë të lartë merrnin pjesë 10, 19 apo 21 borde ku shpërblimi i drejtuesit caktohej 30%, të cilin në konflikt të madh të interesit e caktonin vetë anëtarët e bordit, në mënyrë që vetë të përfitonin rroga stratosferike.

    Platforma me duar të pastra, platforma e duhur për antikorrupsionin

    PD erdhi në pushtet në kushtet kur ministrat kërcënonin doganierët për plumbin mbas veshit në rast se nuk do të lejonin kontrabandën e tyre. Ku idhtarët e doganave uleshin dhe ngriheshin në detyrë me urdhër të mafiozëve, si ai i zemunit Nehat Kullës, kur dosjet e mëdha të korrupsionit shtypeshin në zyrat e kryeministrave dhe të organit të akuzës, ku thesari i shtetit me tonelata të tëra vidhej nga qeveritarët në tunelet e sigurisë më të lartë, prandaj dhe ne shpallëm luftën kundër korrupsionit si përparësinë tonë absolute. Ne deklaruam se morali i qeverisë do të jetë qeverisje me duar të pastra dhe se lufta kundër korrupsionit do të bazohet në dy drejtime themelore, parandalimin e korrupsionit me rreforma dhe ndëshkimin e korrupsionit me forcën e ligjit. Rezultatet e shpallura nga TIA tregojnë qartë dhe në mënyrë të palëkundur se platforma jonë e qeverisjes me duar të pastra është platforma e duhur dhe serioze për këtë vend. Këto rezultate faktojnë katërcipërisht se vullneti ynë politik për të luftuar korrupsionin është i plotë, i hekurt, i palëkundur. Këtë e dëshmon dhe pohimi i TIA-s, e cila thotë se qeveria shqiptare ishte kampione me reformat e saj në luftën kundër korrupsionit, ishte ky vullnet që bëri të mundur shembjen e sistemit tuaj kleptokratik. Shqipëria e vitit 2008 në raport me korrupsionin është një Shqipëri tjetër. Kjo Shqipëri në tre vite ka kaluar nga grupi i 24 vendeve më të korruptuar të planetit, ku PS e kishte zhytur gjatë qeverisjes së saj. Tani ajo është në vendin e 85, duke lënë prapa 95 vende të botës në këtë garë. Në rast se Shqipëria do të ruante nivelin e korrupsionit që ne trashëguam, Shqipëria do të renditej 53 vende më poshtë se sa renditet tani. Po si arriti Shqipëria të shkëputet nga grupi i 24 vendeve më të korruptuara të botës dhe të lërë prapa 95 vende, të renditet në 10 vendet që janë pararojë në luftën kundër korrupsionit? Shqipëria e arriti këtë rezultat nëpërmjet reformave të thella, vullnetit të hekurt dhe rigoroz, mbajtjes së premtimeve ndaj shqiptarëve, Reformat, të cilat do shpalleshin kampione në raportin e TIA-s të një qeverie në luftën kundër korrupsionit. Sot administrada publike shqiptare është jashtë konfliktit të interesit, çdo zyrtar që gjendet në konflikt interesi largohet nga administrata. Nuk ndodh më si tre vite më parë, ku Dukët që importonin ushqime, Poçët që vidhnin tenderat e ndërtimit, Angjelët që drejtonin monopolin e naftës dhe ju që vilnit (PS) taksa prej tyre dhe lëpinit kockat që ju lëshonin. Qindra, në mos mijëra borde u nxorën jashtë konfliktit të interesit, pjesëmarrja në borde nga 15 deri në 20 për një zyrtar është zvogëluar në dy tre borde. Dhe rroga e drejtorit apo kryetarit të bordit barazohet me rrogën e sekretarit të përgjithshëm në korporata dhe drejtori të tjera. Janë kursyer në tre vite 120 milion euro. Shpenzimet operative të administratës ulen nga 3.9% të prodhimit të brendshëm në 2% të tij. Në këtë mënyrë, kursyem mbi 350 milion euro në tre vite. Ndaluam prokurimet direkte, kjo ka sjellë një kursim prej 500 milion eurosh.

    Viti 2009, vetëm prokurime elektronike

    Nisi procesi i prokurimit elektronik, këtë vit kursimi me prokurimet elektronike është 40% më shumë se sa me metodën manuale, viti 2009 do të jetë viti i prokurimit të plotë elektronik. U vendos matura shtetërore dhe sistemi meritë preferencë për pranimet në universitet. U miratua ligji i ri i koncesioneve, i cili ndalon koncensionet me negociata direkte. U reformua në Këshillin e Ministrave departamenti i luftës kundër korrupsionit, u miratua ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve që denoncojnë korrupsionin. U miratua ligji për nxjerrjen nga konflikti i interesit të KLD-së. U amendua ligji për Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Këto rezultate nuk zbritën nga qielli, por mbërritën nga këto reforma. U krijua regjistri elektronik për regjistrimin e bisneseve me tarifa një euro, kurse tani është hequr fare. Sot ka shkuar në 70 mijë pagesa elektronike e taksave, numri i taksapaguesve që shkarkojnë taksa elektronike nga interneti. Vitin që vjen taksa elektronike do të shtrihet në çdo taksapagues të këtij vendi. U privatizua Telekomi, Armo, KESH, duke zhdukur korrupsionin në këto kompani. Vetëm nga departamenti i anti-korrupsionit janë bërë qindra kontrolle dhe dhjetra kallzime penale, KLSH ka dërguar për ndjekje penale pa asnjë pengesë dhjetra e dhjetra dosje. Në punën e tij, KLSH ka pasur inkurajim të plotë. Është krijuar taksë forca me punonjës të Policisë Kriminale, punonjës të Shërbimit Informativ, nga të cilët janë vendosur para ligjit mbi 200 zyrtarë. Këto ishin reformat e ndërmara nga qeveria ime për të luftuar korrupsionin. Po cilat ishin rezultatet politike, ekonomike, sociale të kësaj rruge? Lufta kundër korrupsionit, shembja e murit të kleptokracisë hapën sërish dhe bënë të mundur firmosjen e MSA, ftesën e Shqipërisë për në NATO. Lufta kundër korrupsionit dhe reduktimi i shërbimeve operative bëri të mundur të kursehen 4 miliard dollarë gjatë tre viteve. Në tre vite, si rezutat i luftës kundër korrupsionit në tatime dhe taksa, në Shqipëri u ulën taksat. Kjo u shoqërua me rritjen e të ardhurave të papara në ndonjë vend. Kështu, në vitet 2006-2008 u mblodhën në taksa dhe tatime 729 miliard lekë, kundrejt 439 miliad që u mblodhën në vitet e kleptokracisë 2002-2004.

    Në tre vite 3.2 miliardë dollarë më shumë nga doganat dhe tatimet

    Në vitet e luftës kundër korrupsionit ne mblodhëm 290 miliard apo 3.2 miliard dollarë më shumë se sa vitet e kleptokracisë që ishin vite abuzimesh, vjedhjesh dhe keqpëdorimesh. Vetëm me akcizat, duke luftuar kontrabandën e bazuar në korrupsion ne zhdoganuam në tre vite 1.2 milion karburante, kundrej 830 mijë ton që zhdoganuat në vitet 2002-2004. Pra, 357 mijë ton më shumë. Theksoj këtu se në tre vite, prodhimi i naftës në vend është rritur me 460 mijë ton në total, krahasuar me vitet 2002-2004. Pse ka ndodhur kjo? Sepse doganieri tani nuk kërcënohet më me plumb pas veshi, siç kërcënohej në vitet e qeverisjes së kleptokracisë dhe ministrat që administronin monopolet e naftës. Në 2006-2008 zdoganuam 18.390 tona kafe, kundrejt 11.800 ton që u zhdoganuan në vitet 2002-2004 apo 6534 ton më shumë se ju. Në këto vite, u zhdoganuan 1500 ton cigare më shumë, lufta kundër kontrabandës bëri të mundur se të ardhurat nga akcizat të rriten nga 37 miliard lek që ishin në vitet e kleptokracisë, në 89 miliard në vitet 2006-2008. Pra, rritet 240% apo 4 herë më shumë. Vetëm në vitin 2008 ne marrim nga akcizat aq sa ju keni marrë për tre vitet tuaja së bashku, me plumbin e ministrit pas veshit të doganierit. Lufta kundër korrupsionit i bëri të mundur Shqipërisë të ketë buxhetin 5 miliard dollarë, ndërtimin e korridorit të shqiptarëve, ndërtimin e 880 km autostradë nga jugu në veri, investimet e qëndrueshme urale të fshatit prej 104 miliard lekësh, ndërtimin e 1600 km rrugë rurale, përdorimin për rritjen e rrogave dhe të pensioneve në 13.1 miliard lekë në vit kundrej 4.1 miliard lekë në vit gjatë qeverisë së majtë. Kemi rritje me 54% të rrogë mesatare të punonjësve të administradës, rritje me 75% të rrogës mesatare të mësuesve, rritje më 81% të rrogës mesatare të infermierëve. Lufta kundër korrupsionit bëri të ishte sukses reforma e tregut të lirë. Në garën botërore të 52 vendeve u rendit e dyta, parakaloi në një vit 50 vende të tjera. Lufta me sukses kundër korrupsionit bëri të mundur që Shqipëria të ngjitet në çatinë e botës për lirinë fiskale, duke u vlerësuar me 96 pikë nga 100 pikë që ishin maksimale. Këto ishin disa nga rezultatet më madhore në luftën ndaj korrupsionit. Por, një rezultat madhor ishte suksesi i luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

    Shqipëria, tashmë në 10 vendet e para për luftën ndaj korrupsionit

    Në këtë ekspoze të përpjekjeve dhe rezultateve të pamohueshme kundër korrupsionit nuk desha dhe nuk dua në asnjë mënyrë të injoroj ekzistencën e këtij fenomeni. Shqipëria sot sërish ka korrupsion, sot ka dalë në dritë të hënës, ajo nga grupi i 243 vendeve të nxira që ishte tre vite më parë, këtë vit renditet në 10 vendet e para në botë për luftën që po zhvillohet kundër korrupsionit. Shqipëria zuri vendin e parë në Ballkan në këtë rrugë dhe ka kaluar dhe 5 vende të planetit. Lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe do të mbetet beteja më e vështirë. Korrupsioni është si kuçedër me shumë koka, si kancer që po nuk e luftove të kaplon çdo minutë, çdo orë, çdo ditë. Ai është "mutter matrix" i të gjitha të këqijave është nëna e varfërisë dhe e mjerimit, dhimbjes, kriminalitetit, dhunimi i lirive dhe të drejtave njerëzore, shkatërrimit të shtetit, kujdesit shëndetësor, shkollës dhe edukimit. Është shkaku i vdekjes së foshnjeve të pafajshme, shkaku i ndarjes së familjeve, i emigracionit. Kjo është bindja ime më e thellë se lufta ndaj korrupsionit është lufta kundër të gjitha të këqijave. Beteja e luftës ndaj korrupsionit është beteja e jetës sime. Sot, që me reformat renditëm Shqipërinë në 10 vendet e para në botë në luftën kundër këtij, ndihem 10 herë më i motivuar, 10 herë më i vendosur, jam i vendosur t'i dyfishoj përpjekjet në këtë betejë. Dua të jem shumë i sinqertë me ju, aq sa besoj që ne kemi shembur sistemin e kleptokracisë dhe kemi fituar një betejë. Sërish dua të theksoj se ajo betejë është e gjatë, por ne do ta fitojmë. Shqipërinë në një përpjekje të madhe dhe gjigande do ta vendosim në 20 vendet më të pastra në botë përsa i përket këtij fenomeni. Këtë luftë do ta fitoj duke bërë reforma, duke bërë praktika më të mira, më trasparente ndaj këtij fenomeni. Çdo zyrtar të korruptuar do ta çojmë para drejtësisë, pavarësisht i kujt partie është. Do të rrëzojmë murin e imunitetit të zyrtarëve shqiptarë. Këtë luftë do ta fitojmë pasi të zbardhim malin e qindra dosjeve të qindra miliardave dollarë, të përveçuar në tatime, taksa dhe prokurime.

    Në vendin e dytë në botë për lirinë fiskale

    Ne ndryshuam Shqipërinë, sepse me reformat ekonomike të bëra dhe politikat e reja fiskale që janë në programin e qeverisë time, ne e çuam vendin e dytë në botë për lirinë e investimeve. Ne e nxorëm Shqipërinë nga vendi i patërhequr për investimet e huaja, nga vendi që e tërhiqte mafia dhe falangat e saj të krimit. Janë larguar mijëra investitorë të huaj gjatë viteve të qeverisjes kleptokratike. Në në këto tre vite, e bëmë Shqipërinë vendin më tërheqës për investime në rajon, në vendin e rritjes së shpejtë ekonomike. Këto ishin premtimet dhe objektivat tona, sot më mirë se unë, flasin raportet më serioze botërore nga fillimi i shtatorit që kaloi, Banka Botërore në raportin e vlerësimit të garës së 181 vende për klimën e biznesit e rendit Shqipërinë të dytën. Ky raport i Bankës Botërore ka si qëllim të tregojë avancimin e vendeve drejt lirisë së tregut. Ky raport është garë për mirëqenien, rritjen e shpejtë ekonomike të këtij vendi. Deklaroi se Shqipëria shfaqet në këtë garë vendi që ka bërë hapa të mëdha se në turavrapin e saj, ajo zuri vendin e dytë në suksesin e reformave të kryera në kushtet e lirisë së tregut për vitin 2008. Në renditjen botërore, Shqipëria në këtë turravrap parakaloi brenda vitit 50 vende të botës dhe arriti të renditet nga vendi 136 në vendin 86 që ishte në vitin 2008. Kjo është një arritje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, është historike për vendin se, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë rekord të tillë, një sukses të tillë në fushën e reformave. Është për mua dhe qeverinë time një arritje e madhe jo se ne ishim autorët e saj, po se ne ishim ata që, pasi përmbysëm komunizmin hiperkolektivizmin çnjerëzor, themeluam pas vitit '92 kapitalizmin, ekonominë e lirë të tregut. Ne gjetëm Shqipërinë e kolapsit më të thellë ekonomik, Shqipërinë e inflacionit tre shifror të hiperkolektivizmit ekstrem. Në katër vjet, në '92-'96 nëpërmjet liberalizimit të terapisë së shokut, privatizimit masiv në vendin me rritje më të shpejtë në Europë me një inflacion një shifror, të cilën 80% të prodhimit të brendshëm vinte nga sektori privat. Këtë hov të pashembullt ja bllokoi revolucioni komunist dhe vendosja e sistemit kleptokratik në Shqipëri nga qeverisja socialiste. Ndaj, ne sërisht në pushtet, sërisht në misionin tonë shpallëm tre vite më parë, si alfën dhe omegën e programit tonë, reforma, reforma dhe vetëm reforma. Menjëherë pas krijimit të qeverisë në vitin 2005, krijuam taks-forcën për reformat dhe rregullimin e tij të kryesuar nga kryeministri dhe ministrat e linjës. Qëllimi i madh i kësaj task-force ishte nxjerrja me shpejtësi e ekonomisë shqiptare nga kthetrat e kleptokracisë, mafies, kontrabandës, informalitetit, garantimin e lirisë së tregut. Ne e vendosëm Shqipërinë në orbitën e rritjes së shpejtë ekonomike. Shqipëria vend tërheqës për investimet e huaja ishin objektivat tanë më madhorë. Ne kemi ndryshuar Shqipërinë po dhe po, Shqipëria nga vendi i investimeve të bllokuara nga mafia dhe kriminaliteti. Shqipëria ishte një vend që u larguan pas rebelimit mijëra e mijëra investitorë dhe që për tetë vite me rradhë kishte marrë gjysmën e investimeve që kishte marrë Maqedonia, pavarësisht se ky shtet kaloi një konflikt të rëndë. Si rrjedhojë e reformave të ndërmarra, Shqipëria shënoi hapa madhore para. Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Shqipëria në turravrapin e saj, la mbrapa 167 vende dhe renditet e 14 në botë për mbrojtjen e investimeve të huaja. Pra, u ngjit në çatinë e botës për mbrojtjen e investimeve. Kjo nuk ka rënë nga qielli, por është rrjedhojë e reformave të mëdha dhe komplekse dhe të kuadrit të ri ligjor që qeveria vendosi, në bazë të shoqërive tregtare, në kuadrin e tatimeve dhe të taksave, falimentimin e personave juridik etj. Këto janë reforma që u bënë promotore të investimeve të huaja në Shqipëri. Në vitin 2006, investimet në Shqipëri u rritën me 4 herë më shumë se sa mesatarja 8-vjeçare e qeverive socialiste. Investimet këtë vit po shkojnë drejt trefishimit krahasuar me vitin 2006. Besimi i investitorëve të huaj tek qeveria ime është rritur me shpejtësi. Vetëm në rrethin e Lezhës kompanitë e huaja po bëjnë rreth 1 miliard euro investime në çimento, manifakturë, park energjitik etj.

    Mbi 500 milionë dollarë investime vetëm në tregun e sigurimeve

    Vetëm në sektorin bankar dhe të telekomunikacioneve dhe të sigurimeve janë investuar rreth 500 milion dollarë. Janë kontraktuar në fushën e energjisë rreth 400 milion euro në hidrocentrale dhe janë në ndërtim një sërë hidrocentralesh të tjerë. Unë dua të siguroj investitorët se vendi i 14-të është vetëm një stacion, nga i cili me një seri reformash të tjera për garantimin dhe lehtësimin e suksesit të investimit të tyre, Shqipëria do të ngjitet në Everestin e garancisë së investimeve të investitorëve vendas dhe të huaj. Ne kemi ndryshuar Shqipërinë, sepse Shqipëria sot për lehtësirat e krijuara ndaj bisnesit ka lënë prapa 114 vende të botës. Në vitin 2007 krijoi me USAID one-top-shop për rregjistrimin e bisnesit dhe shkurtoi kohët e rregjistrimit në 60 minuta, po ashtu uli dhe koston e rregjistrimit në 1 euro nga disa mijëra euro që ishte. Viti që vjen do të jetë viti i rregjistrimit online të bisnesit. Në taks forcë kemi hequr 132 liçenca, pra 2/ 3 e lejeve ekzistuese. Kemi nisur punën për krijimin e ono-top shop për lëshimin e liçencave, e cila do të vihet në ndihmë dhe në zbatim nga USAIDI në programin e pragut të mijëvjeçarit. Në një studim tjetër në vitin 2008 që "Doing Business" bënte në 22 qytete në 7 vende të rajonit, Shkodra dhe Vlora i bënë nder Shqipërisë për lehtësirat e rregjistrimit të bisnesit, ku renditeshin në këtë studim të parat në rajon dhe të 9 në botë krahas Islandës dhe Kanadasë. Kurse Tirana me vështirësitë e lejeve të marra nga Bashkia renditet e 18-ta në rajon, 11 herë pas Shkodrës dhe Vlorës, duke shtyrë prapa të gjithë vendin në këtë praktikë. Në studimin e "Doing Business", Shkodra për lejet e ndërtimit renditet e 7 në rajon, Tirana renditet në rajon e 22 dhe vendoset e fundit në listën botërore si kampione e korrupsionit, si kampione e babëzisë dhe si shpikëse 15% të rryshfetit. Prandaj, i bëj thirrje kryetarit me korrespondencë të Bashkisë, të largojë praktikat e tij mbytëse, praktikat e tij korruptive nga bisnesi, të marrë masa urgjente për dhënien fund të këtyre praktikave.

    Shqipëria drejt standardeve më të mira në botë

    Garantoj se Shqipëria do të vendosë standartet e Singaporit dhe të Zelandës së Re në praktikat e lejeve të ndërtimit. Kjo do të bëjë ndalimin e rryshfetit prej 15% që është vjelur deri më sot. Unë dua të garantoj qytetarët shqiptarë dhe investitorët se Shqipëria në turravrapin e saj do të renditet nga vendet e para në botë përsa i përket kohës dhe lehtësirat e regjistrimit ky është zotimi im në këtë parlament para shqiptarëve dhe investitorëve të botës. Nuk mohoj që regjistrimi i pronësisë është një faktor madhor për regjistrimin e bisnesit. Duke mos i injoruar problemet serioze kaosin dhe katrahurën që krijuan qeveritë e majta, me abuzimet më të papërmbajtuara ne kemi marrë reformat të thella që e kanë renditur Shqipërinë në garën e 181 vendeve. Shqipëria lë prapa 113 vende të botës. Reformat e pronësisë është një nga reformat që investime shumë të mëdha, energji shumë të mëdha në mënyrë që vitet e ardhëshme ky pozicion të avancojë me shpejtësi. Raporti i BB-së shpalli se Shqipëria në treguesin e kreditimit në garën e 181 vendeve të botës la prapa 169 vende dhe renditet e 10 në botë për këtë tregues tejet të rëndësishëm. Ky tregues dëshmon për një performancë të shkëlqyer të sistemit bankar shqiptar lehtësirat e mëdha të krijuara nga Banka Qëndrore, regjistrit kombëtar të kredive, reformave të ndërmarra nga qeveria me një seri ligjesh. Por trefishimi i kredisë është vlerësim i shumëfishimit të besimit në sistemin bankar tek qeveria. Shqipërisë i besojnë të gjithë, i besojnë bankat e Shqipërisë, bankat e botës dhe kjo përbën një nga arritjet e mëdha të qeverisjes tre vjeçare. Me revolucionin tonë fiskal ne ndryshuam Shqipërinë dhe bëmë që ajo të vlerësohet me 96 pikë nga 100 të mundshme për lirinë fiskale dhe të shpallet nga Banka Botërore si vendi flamur për reformën fiskale. Pas ftesë së Shqipërisë për anëtarësim në NATO dhe MSA-së, reforma dhe revolucioni ynë fiskal kanë patur jehonën më të madhe dhe më pozitive botërore. Në këtë revolucion ne ia dolëm që të jemi sot vendi me nivelin më të ulët të taksave në Europë. Në kuadrin e këtij revolucioni kemi ulur nga 3.1 në 1.5% taksën e biznesit të vogël , pra 50 %, kemi vendosur taksën e sheshtë me 10 % duke ulur me 130 % tatimin mbi të ardhurat, duke ulur me 150 % tatimin mbi fitimin nga 25 në 10 %, ne kemi ulur me 31 % dhe nga 1 janariu 2009 me 50 % taksën sociale, kemi ulur nga 6 në 1 % taksën doganore, kemi miratuar kodin e ri të procedurës tatimore, kemi thjeshtuar nga 23 në 6 numrin e taksave, kemi shndërruar në 1 euro një seri të madhe tarifash. Cili është rezultati i këtyre reformave? Rezultati është spektakolar. Në këtë vit revolucioni fiskal 2006-2008 të marra së bashku megjithë uljen më të madhe të taksave në botë ne kemi patur rritjen më të madhe të të ardhurave se çdo vend tjetër në këtë kontinent.

    Në 2006-2008, 70 miliardë lekë më shumë se sa qeverisja kleptokratike

    Në vitin 2002-2004 me taksat më të larta në rajon ne u mblodhën nga taksat e tatimet në buxhetuin e vendit gjithsej 439 miliardë lekë ndërkohë që në tre-vjevçatrin e taksave të ulëta 2006-2008 u mblodhën gjithsej 729 miliardë apo 290 miliardë më shumë. Në tre vite si në asnjë vend tjetër të ardhurat nga taksat dhe tatimet nuk u rritën me 70 %. Në tre vite të qeverisjes sime u volën 70 miliardë lekë më shumë se në 5 vitet e qeverise tuaj kleptokratike taksalartë. Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë BB-së, Doing Business për ndihmën e madhe të ofruar Shqipërisë në këto reforma, të falenderoj në mënyrë të veçantë USAID-in dhe Koorporatën e Mijëvjeçarit për projektet e rëndësishme që financuan dhe ndihmuan dhe ndihmën tejet të çmuar që dhanë për shërbimet elektronike, të cilat bënë të mundur turravrapin e Shqipërisë. Dua të falenderoj institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, FMN-në, institucionet e vendeve mike për ndihmën dhe kontributin e çmuar që na dhanë. Një falenderim, një mirënjohje të pakufishme dua t`u drejtoj sot të gjithë qytertarëve shqiptarë që me votën e tyre më dhanë mundësi të çlirohem nga një brengë e madhe e shpirtit tim, ta rinis aty ku e lashë. Brenga ime e madhe nuk ka qenë kurrë që unë për shkak të rebelimit komunist lashë kolltukun e presidentit , jo absolutisht jo, sepse ja ku jam përsëri, por brenga ime e madhe ishte se Shqipëria e rritjes ekonomike dyshifrore, për shkak të rebelimit komunist u lëviz në honet e kleptokracisë dhe mafias. Prandaj dhe unë sot si detyrim madhor ndaj qytetarëve shqiptar shpalla tre vjet më parë sërish se do ta vendos Shqipërinë në orbitën e rritjes së shpejtë ekonomike dhe vendin më tërheqës për ivestimet e huaja. Ky është një realitet tashmë i certifikuar nga bota. Kam kënaqësi të madhe t`ju informoj se ekonomia e vendit sot është më entuziaste dhe më e zhvilluar se kurrë. Privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha është një histori e vërtetë suksesi. Ne dyfishuam vlerën e privatizimit të Telekomit, privatizuam ARMO-n me një vlerë 13 herë më të madhe se qeveria juaj në vitin 2004. Privatizuam KESH-in me dyfishin e vlerës së bilancit të përcaktuar. Sot Shqipëria e reformave të thella ekonomike ka rritjen e eksporteve "Made in Albania" 43 % krahasuar me vitin e kaluar jo me vitet tuaja, mbi 40 % të rritjes së ndërtimeve, ka rritje dyshifrore të rritjes së prodhimeve bujqësore dhe transporteve. Gjashtëmujorin e parë të këtij viti u regjistruan 13.163 biznese kundrejt vetëm 6603 bizneseve që u regjistruna gjatë 6 mujorit të parë të viti të kaluar.

    rd

  11. #11
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Arrow Fazlliç, Berisha injoron Kuvendin

    Kryeministri Sali Berisha, mbajti dje në kuvend një fjalim të gjatë plot 2 orë. Por, ndryshe nga sa pritej, kryeministri Sali Berisha përdori mocionin me debat të kërkuar nga grupi parlamentar i PS-së për Damir Fazlliçin,

    Nertila Pupuleku
    Marte, 04 Nentor 2008 08:09:00

    Për dy dorë rresht Berisha flet për arritjet e qeverisë. Asnjë fjalë për Damir Fazlliçin. U rikthehet akuzave si ish-kryetar opozite

    Në mungesë të përgjigjeve, kreu i ekzekutivit, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryetarin e opozitës, Edi Rama

    TIRANË - Kryeministri Sali Berisha, mbajti dje në kuvend një fjalim të gjatë plot 2 orë. Por, ndryshe nga sa pritej, kryeministri Sali Berisha përdori mocionin me debat të kërkuar nga grupi parlamentar i PS-së për Damir Fazlliçin, për të renditur, ato që ai i cilësoi si arritje të qeverisë së tij në këto tre vjet, duke nisur nga lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, deri tek firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian, apo dhe marrja e ftesës për në NATO.

    Kryeministri Sali Berisha, la pa përgjigje, jo vetëm opozitën, por gjithë qytetarët shqiptarë mbi lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazlliçin. Në asnjë fjalë të fjalimit të përsëritur për reformat, Berisha nuk foli për atë që ishte thirrur, për Damir Fazlliçin.

    Kreu i ekzekutivit nuk iu përgjigj pyetjeve publike të ngritura nga partia më e madhe në opozitë mbi faktin se cili është roli i Damir Fazlliçit në kompaninë “BG&R” dhe në marrëdhëniet me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike; sa është vlera e kontratës midis “BG&R”-it dhe Sali Berishës për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2005; cili ka qenë roli i Damir Fazlliçit gjatë fushatës zgjedhore 2005 dhe a është paguar ai për këtë rol; cili është aktualisht roli i Damir Fazlliçit pranë qeverisë shqiptare dhe vetë Sali Berishës; sa herë dhe me çfarë statusi ka qenë Damir Fazlliçi në zyrën e Berishës dhe cilat janë projektet për të cilat ka negociuar ai me qeverinë shqiptare, etj.

    Në mungesë të përgjigjeve, kreu i ekzekutivit ka sulmuar ashpër kryetarin e opozitës, Edi Rama. Ai e ka akuzuar këtë të fundit se e ka zhytur opozitën në atë që ai e ka cilësuar si “bataku i bllofeve”. Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij se mocioni i kërkuar nga opozita ka në themel mëri, inat dhe zili primitive për zhvillimet në vend.

    Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha, hera herës i është rikthyer edhe fjalorit të kohërave të vjetra si ish-kryetar i opozitës. “U vendos mocioni i mosbesimit dhe ai i mosbesimit, për të cilin ju nuk patët guxim. Juve ju mungonin hormonet që ta ndërmerrnit”, - tha Berisha teksa e kishte shkëputur vëmendjen nga letra e përgatitur.

    Kreu i ekzekutivit ka vijuar më tej teksa ka akuzuar të majtën, kur ajo ishte në pushtet për lidhje të forta me krimin e organizuar që, sipas tij, kontrollonte institucionet shtetërore. Berisha u zhvesh nga fjalori i tij politik duke folur deri për orgjira e për veprime tutorësh.

    Pyetjet e grupit parlamentar të PS-së që nuk morën përgjigje nga Berisha:

    Cili është roli i Damir Fazlliçit në kompaninë “BG&R” dhe në marrëdhëniet me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike?

    Sa është vlera e kontratës midis “BG&R”-it dhe Sali Berishës për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2005?

    Në ç’rrugë janë paguar paratë dhe sa tatime ka paguar në Shqipëri Kompania “BG&R” ?

    Cili ka qenë roli i Damir Fazlliçit gjatë fushatës zgjedhore 2005 dhe a është paguar ai për këtë rol?

    Cili është aktualisht roli i Damir Fazlliçit pranë qeverisë shqiptare dhe vetë Sali Berishës?

    Sa herë dhe me çfarë statusi ka qenë Damir Fazlliçi në zyrën e zotit Berisha, cilat janë projektet për të cilat ka negociuar ai me qeverinë shqiptare?

    Çfarë aktiviteti kanë kryer në Shqipëri 5 kompanitë e denoncuara publikisht në media, me emër e mbiemër, me data, akte themelimi e adresa të sakta?

    A ka pastrim parash në transaksionet e Fazlliçit?

    A janë paguar taksat sipas ligjeve të shtetit shqiptar?

    A janë transparente bilancet e kompanive të Damir Fazlliçit?

    Deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi, reagoi ashpër pas heshtjes së kryeministrit Berisha për Damir Fazlliçin

    Ruçi: Berisha, hienë politike, injoroi ligjin

    TIRANË- Në mungesë të përgjigjeve të kërkuara nga opozita për lidhjet e dyshimta të kryeministrit Sali Berisha, me biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, deputeti i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi dje gjatë fjalës së tij se, Berisha injoroi publikun shqiptar, injoroi ligjin dhe gjykatat duke u fshehur pas imunitetit politik.

    Duke e akuzuar kryeministrin për faktin se e mban peng shtetin dhe se e ka vënë në shërbim të halleve personale e familjare edhe të Fazlliçit, Ruçi i kujtoi kryeministrit mbështetjen që u ka dhënë kohë pas kohe klaneve serbe, duke mbajtur një qëndrim kundërshtari ndaj Kosovës. Deputeti socialist e ka cilësuar gjithashtu Berishën një hienë politike që nuk do të ndryshojë asnjëherë. “Qeveria jonë e para vitit 2005, nuk arriti të bindte shqiptarët se Saliu po mashtron.

    Por, sot të gjithë ne po shohim se si mashtrimi nuk ka kufij. Sot për Fazlliçin, që sipas të gjithë gjasave është duke pastruar para në Shqipëri, Sali Berisha, na fshikullin turinjve copa ligjesh e nenesh kujtdo që kërkon të hetojë mbi këtë personazh. Ky zotëri, nuk pyet fare as për postin zyrtar që mban e as për borxhin politik që ju ka njerëzve që e votuan, sepse e besuan”, - vazhdoi më tej Ruçi.

    Sipas Ruçit, kjo është një periudhë ku shteti është i kapur nga krimi. “Është afatshkurtër se në qershor Saliu dhe shteti i tij i kapur marrin fund. Ky është rregulli i demokracisë dhe është i vetmi që Saliu nuk e shkel dot. Jo se nuk do, por se nuk mundet. Ai e di mirë se çfarë i ndodh po të guxojë ta shkelë.E provoi një njëherë në '96-n dhe jo nga rebelimi komunist, siç përpiqet Saliu të mbrohet, por nga shqiptarët që nuk e durojnë dot mashtrimin e Sali Berishës,” - tha ai.

    Në fund të fjalës së tij, deputeti socialist shprehu mbështetjen ndaj Prokurorisë në çdo veprim hetimor kundër “Fazlliçit të serbëve dhe të gjithë Fazlliçëve të Saliut”. Gjithashtu ai propozoi që seanca të përfundojë më një rezolutë të kuvendit që mbështet Prokurorinë dhe të dënojë krimin. “Ky është gjesti i vetëm që na lejohet të bëjmë, të tjerat janë përralla nga ato të Saliut që as ai vetë nuk i beson më”, - tha në fund Ruçi.

    Deputeti i PS-së tha se Prokuroria po bllokohet që të mos shkohet në gjurmët e Gërdecit

    Blushi: Fazlliç erdhi pas 2005-s për të vjedhur

    TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, deklaroi dje në kuvend se çështja për t’u diskutuar, nuk është Damir Fazlliçi, por vetë Sali Berisha. “Të mos merren me Damir Fazlliçin, sepse e konsideroj si një kuti këpucësh, që e mbajnë në përgjithësi hajdutët poshtë tavolinave të zyrës për ta mbushur me para.

    Dhe ky është ndryshimi mes Fazlliçit si kuti këpucësh, kur në fakt këpuca është këtu prapa. Të merremi më këpucën të mos merremi me kutinë, sepse pronari i kutisë dhe i lekëve është para nesh. I thashë këto për të thënë se besoj që, Damir Fazlliçi, nuk është çështja, çështja është Sali Berisha. Çështja për të diskutuar është Sali Berisha”, - tha Blushi.

    Debati i mocionit, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me Berishën dhe faktin se pse ai dhe familja e tij janë të përfshirë në çështje e afera, për të cilat akuzohen. Duke e lidhur ardhjen e Fazlliçit me ardhjen e vetë Berishës në pushtet, Blushi u shpreh se: “Në vitin 2005, filloi koha për të vjedhur, kronometri u shtyp për të vjedhur dhe vazhdon akoma.

    Kjo është arsyeja se pse Damiri erdhi në Shqipëri. Erdhi nga Bosnja në Shqipëri për të vjedhur, dhe pyetja ime është "Pse nuk erdhi Damir Fazlliç para vitit 2005? Sepse ne kur ishim në pushtet nuk lejonim shtetas të huaj të investonin në Shqipëri? Jo!! Erdhi pas vitit 2005 për të vjedhur sepse kjo mundësi u krijua pas vitit 2005. Dhe se kush e ftoi pas shtatorit të vitit 2005 është shumë e qartë! Se kemi ftuar ne, e ka ftuar Sali Berisha”.

    Duke e cilësuar të turpshme atë që po ndodh me Prokurorinë, Blushi deklaroi se Prokuroria po bllokohet, që të mos gjejë pronarin legal të bizneseve. “Nuk bllokohet Prokuroria për të bllokuar Damir Fazlliçin si një njeri me kombësi të huaj, bllokohet që të mos shkohet në gjurmët e Gërdecit dhe pronarëve legalë që janë pas meje”, - tha Blushi, duke e drejtuar gishtin tek kryeministri Berisha.

    Kryetarja e grupit parlamentar e PS-së, ka sqaruar dje arsyet e kërkesës së mocionit me debat ndaj Berishës

    Leskaj: Shteti u kap, Berisha duhet të largohet

    TIRANË - Kryetarja e grupit parlamentar e PS-së, Valentina Leskaj, ka kërkuar dje largimin e kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka vënë interesat shtetit në shërbim të një njeriu që përfaqëson interesa të dyshimta, si Damir Fazlliçi. Gjatë fjalës së saj, Leskaj ka deklaruar se grupi kuvendor kërkoi zhvillimin e këtij mocioni me debat, nisurnga një çështje, e cila, sipas saj, ka të bëjë me lidhje të dyshimta të Berishës dhe qeverisë që ai drejton “me një përfaqësues tëbotës së interesave të paligjshme, lidhje që e kanë vendosur qeverinë në konflikt të hapur interesi”.

    “Së pari, Kryeministri, si njeri me imunitet politik, duhet të bëjë transparente marrëdhëniet e tij me shtetasin serbo-boshnjak, Damir Fazlliçin, marrëdhënie nga të cilat kanë derivuar një sërë aferash korruptive të bëra publike kohët e fundit edhe në shtyp. Së dyti, kryeministri ia ka borxh këtij kuvendi dhe shqiptarëve një rrëfim të sinqertë për lidhjet e hershme të tij me Damir Fazlliçin, që nga zgjedhjet e vitit 2005”, - tha dje Leskaj.

    Kryetarja e grupit parlamentar e PS-së, shtoi se Berisha vuri qeverinë në mbrojtje të Fazlliçit, shtoi sulmet ndaj institucioneve të pavarura, deri edhe tek propozimet absurde për hetimin parlamentar ndaj prokurorisë apo ekspertimin ndërkombëtar. “Ajo që na ka shqetësuar ne është fakti se çështja “Fazlliç” nuk është një çështje e thjeshtë korruptive e një individi, kjo çështje është kapja tipike e shtetit. Është kapje e shtetit, për sa kohë që, kryeministri, vë në shërbim të tij institucionet e shtetit dhe qeveria merr vendime në favor të biznesit të tij (si ngritja e parkut energjitik), kur familjarë të kryeministrit dhe ministrave rezultojnë të lidhur direkt në afera biznesi me të. Është kapje e shtetit kur, për shkak të tij, kryeministri vë nën presion institucionet e pavarura, duke kërkuar deri edhe hetim ndaj prokurorisë”, - tha Leskaj.

    Kryetarja e grupit parlamentar e PS-së shtoi se, është kapje e shtetit, kur në shërbim të tij vihet eskortë policore. “Është kapje e shtetit kur Fazlliçi vë në rresht qeveritarë, të cilët raportojnë përpara tij për çështje të sigurisë kombëtare dhe këtë e bën në cilësinë e biznesmenit (këtë nuk e ka thënë opozita, po deklarata e qeverisë)”, - tha ajo. Leskaj theksoi se, “Është e drejta juaj të zgjidhni miqtë tuaj, por ju nuk jeni një qytetar i thjeshtë, ju jeni kryeministri i vendit dhe kryeministri i vendit nuk mund të ngatërrojë miqësitë personale me punët e shtetit.

    Ju këtë e dini. Është e drejta juaj të mbani një mik të dyshimtë e në konflikt me interesat e shtetit ligjor, në konflikt me interesat kombëtare të këtij vendi, por nuk mund të jeni njëherësh edhe kryeministër i vendit, ndaj ju duhet të largoheni nga posti i kryeministrit”. Pikërisht për këtë arsye, Leskaj ka kërkuar që kryeministri të japë sqarime mbi pyetjet e ngritura nga opozita lidhur me marrëdhëniet e tij me Fazlliçin, si dhe mbi veprimtarinë e këtij të fundit në Shqipëri.

    Berisha-Ruçit: Fatos Nano të ka akuzuar se ke dashur ta vrasësh. Tani e ke qartësuar këtë problem brenda partisë apo jo. Kaq. Po, po e ka akuzuar.

    Ruçi-Berishës: Sa i përket pyetjes, për atë që më ka akuzuar Fatos Nano, kjo nuk është farë e vërtetë. E megjithatë unë po ta jap përgjigjen me një pyetje tjetër.

    Z. Berisha, ty që të ka akuzuar një Tropojë e gjitha. Kur do vesh në Tropojë dhe kur do të falësh gjakun e tyre?

    Basha-Blushit: Do ju lë në ishullin tuaj, nga i cili besoj se do ishit larguar, por mesa duket atje jeni dhe atje do të qëndroni për një kohë të gjatë?

    Blushi-Bashës: Po të jepja një autograf të librit tim e do të thosha: Lul, është më mirë të lexosh sesa të recitosh. Është gjithmonë më mirë të lexosh se të recitosh. Dhe besoj se do ta jap ndonjë ditë, kur të jemi vetëm.

    Berisha-Deputetëve të PS-së: Ju kanë zënë prapanicat kallo nëpër kafenetë e Tiranës

    Shekulli

  12. #12
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po mocion per valentinen e leckajve kur do na bej mafia..
    te na tregoje se si kopilat e valit.. te edvinit.. jan bo pronare te dhjetra gratacieleve ne tirane..

    kulture eshte..
    te mesojm dhe ne .. apo jo njimiki i braces..

    Ofendimet tuaja jane bere shume te shpeshta ne FSH !

    Do kerkoj nga Smod dhe Administratori largimin tuaj permanent nga forumi !!

    Mos postoni ju lutem kur nuk dini se cfare eshte edukata dhe sjellja e mire me njerezit !

    Albmaster

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    lereni Brarin te flasi se paguhet per kete gje, mbase eshte edhe ky si keta politikanet tane,se ndryshe nuk ka si shpjegohet qe i mbron me shpate ne dore
    vetem nje gje dua te them. si ka mundesi qe olitikanet shqiptar jane te gjithe me vila dhe makina luksose, kur e dim qe paga mujore e tyre eshte aty te 1000 euro? beni pak llogari, pastaj dilni e i mbroni keta politikan
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Si rregull per ate ishe per Fazllicin. Po Saliu si i pafytyre qe eshte su mor me ate se ska as fjale as uje as gje tjeter qe ta laje kete krim kombetar.
    Jane politikanet tane ne pergjithsi hajdute e kane vile e biznese po asnjeri spo ben e ska bere ate krim kunder kombit qe po ben Sala.
    Si mund tja besh gjith punet e Shqiperise qe leket ti mari Serbia. Ai shtet qe gjithe jeten na ka vrare e na ka prere dhe donte merte gjith Shqiperine per 1000 vjet rresht.
    Dmth shqiperia e sales punoka per Serbine. Ky eshte krimi i madh qe ska gje ne bote qe ta laje.
    Imagjinoni keta braret qe shkruajne ketu qe na e mbrokan Sali kriminelin, ata mbrojne vete Serbine e jane antishqiptare.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    albmaster..

    ke kohe qe ti enveristi a enveristja albmaster kerkon largimin tim nga foruumi..
    un nuk e kerkoj largimin e askujt nga forumi.. as tendin..

    brari ofendon mafien.. sepse mafia eshte vrasese e vjedhese..

    ti albamaster qe mbron enverizmin.. ofendon nje popull qe ka vuajtur nga shtazeria e regjimit enverist.. ti fyen mijra nena shqiptare te cilave ju vran djemt 16 vjecare neper kufij e dete.. qindra familje femijet e te cilve u lidhen me zinxhira e u toqen zvarre rrugve e gerxheve pse deshen te shikoojn bot me sy sikurse ti qe na cfaqesh si italian aty..
    ti kanibal e kishe bindur nje moderastor te me paralajmeroj per perjashtim.. megjithse nuk kisha ofenduar asnji forumist..

    degjo ti shtaze qe mbron enverin e krimet e regjimit te tije..
    ju mund te me perjashtoni por ju e gjysherit tuaj e baballaret tuaj nuk munden me te bejne kerdine sic kan bere.. sepse ka nje pd e nje sali qe nuk do ju a jap me shancin.. te beni qejf sic kini bere..

    e qe te mos ju vij dita juaj flet brari..

    dashke ti qe vetem erion bracet e altin arapet e albe malltezet e mim kodhelet e tahirat e edvin gjinushit te flasin..

    jo mole urjahip..

    ..

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per kte vampirin italisht foles enveristin albmaster..

    --

    Biografia di Lazar Fundo (1899 - 1944)
    Scritto da prof. Giovanni Falcetta

    Zai (o Llazar o Lazar) Fundo nacque a Korcia (Albania) il 20 Marzo 1899 da una famiglia di commercianti originaria della citta' albanese medievale di Voskopoja. Completo' la scuola secondaria al liceo francese di Salonicco (Grecia) e gli studi universitari in giurisprudenza a Parigi. In Albania, all'inizio degli anni '20, egli fu uno dei promotori dell’associazione comunista «BASHKIMI» (L'Unita'), creata da Avni Rustemi.
    Dopo l’assassinio di quest’ultimo, Fundo venne designato, all’unanimità, direttore di questa associazione. Nell’anno 1924 diresse il periodico «BASHKIMI».
    Fu anche uno dei primi fondatori del Partito Comunista Albanese.
    Nei giorni della Rivoluzione Democratica Borghese, capeggiata dal vescovo greco–ortodosso albanese Fan Noli, venuto appositamente dagli USA (Giugno 1924), Fundo fu tra i più stretti collaboratori di quest’ultimo, assieme a Luigi Gurakuqi, Gjergi Fishta, Hasan Prishtina, Tajar Zavalani, etc. Aveva 25 anni, era uno degli attivisti più noti e godeva di una grande reputazione.

    Dopo il crollo del governo Noli, Fundo andò in esilio insieme ad alcuni amici, mandati a studiare in Unione Sovietica con la raccomandazione di Noli e fece parte della sezione comunista albanese del Komintern denominata «KONARÉ». Nel 1933 fu a Berlino assieme a Gijorghi Dimitrov quando questi subì un processo presso il tribunale di Lipsia con l’accusa di aver ordito l’incendio del Reichstag. Dopo l’assoluzione dell’imputato, Fundo, la sua convivente Maria Margaretha Stemmer (che aveva procurato anche uno degli avvocati del collegio di difesa) e l’amico Dimitrov fuggirono, prima a Parigi e, successivamente, in URSS.

    In questi lunghi anni d’esilio (1924–1939), Fundo scrisse articoli per il giornale «CLIRIMI NACIONAL» (La Liberazione Nazionale) da lui stesso diretto assieme a Fan Noli, Halim Xhelo, etc. Ebbe anche un ruolo importante nell’organizzazione dei volontari albanesi che andarono a combattere contro Franco in difesa della repubblica spagnola e nell’organizzazione politica «FRONTI NATIONAL» creata a Parigi nel 1936. Tra gli anni ’20 e ’30 fu uno dei maggiori collaboratori del periodico «LA FEDERATION BALKANIQUE» che veniva pubblicato a Vienna in varie lingue.

    Ma, ben presto (negli anni 1937–38, il periodo delle grandi Purghe) fu deluso e indignato dalla barbara dittatura di Stalin. Interrogato dalla «Ciska» del Komintern, riuscì a salvarsi grazie alla sua amicizia con Dimitrov e a fuggire in Francia (1937?), Svizzera e in altri Paesi europei.

    Nel 1938 Fundo Ruppe ogni rapporto con il PCA (Partito Comunista Albanese) e con il Komintern. Dopo l’invasione fascista italiana dell’Albania (1939), Fundo ritornò a Korcia e si dedicò alla propaganda politica antifascista contro gli invasori italiani. Ma presto (1941), fu arrestato dalla polizia della questura italiana di Tirana e deportato al confino di Ventotene come un pericolosissimo oppositore del regime mussoliniano. Dopo il crollo del Fascismo, nonostante le amichevoli e fraterne pressioni di parecchi socialisti italiani ( tra i quali Sandro Pertini, che ebbe un ultimo incontro con lui a Roma nell’Agosto 1943) che volevano convincerlo a restare in Italia per combattere con loro il fascismo, Fundo decise di ritornare in Albania per battersi assieme ai suoi compatrioti, comunisti compresi, contro il nazifascismo.
    Ma, catturato dai partigiani di Enver Hoxha mentre si trovava a Kolesian di Kukes vicino Gjakova (Kosovo) assieme ai fratelli Kreziju (anch’essi reduci da Ventotene ed antifascisti, non comunisti) e ad una missione militare inglese, dopo essere stato ferocemente torturato, fu fucilato, come troshkista e «rinnegato», per ordine di Hoxa, a sua volta esecutore di un ordine di Tito e del Komintern moscovita, all’età di 45 anni, nel Settembre 1944.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Brari me gjith respektin mendoj se eshte nje humbje e madhe per gjith ne qe shkruajm forumeve kur nje person si ti qe mund te kete shkruar mijra artiku kundra serbeve hesht kur bie fjala per fakte te tilla si:

    Berisha ja ka dhen gjith leket e energjis fazlliqit dhe miqve te vete serboboshnjak antishqiptar
    Berisha ka mik te ngusht nje serbo boshnjak nip te nje funksionari te larte te UDB-se
    Vajza e Berishes bashke me serboboshnjakun fazlli bejne evazion fiskal

  18. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    --

    Biografia di Lazar Fundo (1899 - 1944)
    Scritto da prof. Giovanni Falcetta

    ...
    te ka hije mor dordolec agjit-propas, sa vjen e po kthehesh ne origjine ...

    sa ne gjeresi, thellesi, larg-pamesi, gjuhe-turlillojshmeri, perkthyeshmeri ... e ke mesuar historine e PKSH (PPSH)...

    te fala sales, nexhit, liljanes ...

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    njimiki..

    nuk e njoh fazlliqin e sme ka pyt kush per fazlliq..
    organet e shtetit te zhbirilojne e ti shkojn ne fund ceshtjes fazlliq..
    ata qe votuan pro pd-s ne 3 korrik nuk kan lidhje me fazlliqa..
    ne te se vafshin kush ka lujt me fazlliqat..

    puna eshte se bracet e valentinet e rucet.. skan fytyre te flasin per fazlliqa se jan djalli vete..
    ki eshte big prabllemi.. pra opozita e pas 3 korrikut eshte kucedra e shqiperise tash 70 vjet..qe nga vlor fraksioni..

    nejse..

    te shohim cka thene berisha..

    --

    rd

    Tre vite që ndanë epoka

    Sali BERISHA

    Do të nis këtë mocion debati me një falenderim të sinqertë për ata që më bënë të mundur debatin, e kam për opozitën e vendit. Debate të tilla pa mocion mosbesimi në vende të lira sillen nga mazhoranca dhe në asnjë rast nga opozita, një mocion i tillë pa mosbesim i kërkuar nga opozita është realisht eunuk-mocion në të cilin thirrësit e tij vetëm se provohen se janë eunuk opozitarë, ky mocion fakton se shoku Rama e ka zhytur këtë opozitë në universitetin e boshit, batakun e marrëzive, bllofeve, retorikave të trillimeve, mashtrimeve, fallsifikimeve si asnjë opozitë tjetër e këtij kontinenti. Opozita e këtij vendi si asnjë tjetër në Evropë nuk iu paraqet qytetarëve shqiptarë asnjë mocion, asnjë koncept, asnjë ligj, asnjë vendim parlamentar, asnjë propozim zhvillimi, asnjë alternativë tjetër për zgjidhje. Por, vetëm pret të shpallë të vdekurit të ekzekutuar, të pafajshmit kriminelë, fallsifikimet për origjinale, ajo flet me mijëra kilometra fjalë, lloqe. Por, unë në çdo rast jam i vendosur të respektoj opozitën, madje t'i përgjigjem me kënaqësi thirrjes së saj, shkaqet e vërteta të opozitarizmit pa kokrra, të eunuk-mocionit, të eunuk-opozitës apo bllof-opozitës janë komplekse dhe të shumëllojta, por shkaku më themelor i tyre qëndron në ndryshimet madhore të Shqipërisë në këto tre-vjet. Tre vjet më parë, qeveria e dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut, paraqet programin e saj historik, të ndryshimit të Shqipërisë.

    PD dhe koalicioni i saj, nisin qeverisjen në një kohë kur krimi i organizuar famëkeq shqiptar ishte i lidhur ngushtë me ministra, mbi ministra, deputetë, zyrtarë, prokurorë, gjykatës, ishte omnipotentë dhe omniprezent. Si bënte ligj në Tiranë, Durrës, Lushnje, Elbasan, Tropojë, por dhe në institucionet e vendit. PD erdhi në pushtet kur bosët e mafies, Aldo Bare, Nehat Kulla dhe të tjerë ndanin me qeveritarët jo vetëm trofetë e trafiqeve të tyre, por dhe jo në pak raste krimet e porositura, dhe shtratin dhe dhomën e gjumit. PD erdhi në pushtet kur sistemi demokratik ishte zëvendësuar, me sistemin kleptokratik të korrupsionit ku sipas raporteve ndërkombëtare, miliarda dollarë nga taksat e tatimet përfundonin në xhepat e zyrtarëve, kontrabandistëve, evazorëve, kur informaliteti në sektorë të tërë arrinte në 90%, kur vendet në hierarkinë e lartë zyrtare shiteshin me 200-300 mijë USD sipas raporteve më serioze të BE.

    PD erdhi në pushtet kur liria e tregut ishte e zëvendësuar me lirinë e klientelës, sundimin e monopoleve dhe klaneve më të rrezikshme mafioze, gjë që kishte larguar nga Shqipëria mijëra e mijëra investitorë të huaj. PD dhe aleatët e saj erdhën në pushtet, kur në rafshin ndërkombëtar procesi i integrimit në BE dhe NATO, për shkak të sundimit të krimit të organizuar, vendosjes në vend të sistemit të kleptokracisë, dhunimit sistematik të zgjedhjeve ishte shtruar në vegun e vërtetë të Evropës dhe pothuajse ishte ndalur me gjithë dashamirësinë e miqve të Shqipërisë.

    Këto ishin disa nga problematikat më madhore dhe emergjente, me të cilat përballet qeveria e re, krahas infrastrukturës së rrënuar, sistemit arsimor të degraduar, në këto kushte për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë ndryshimi ishte imperativi më madhor, ishte synimi i shpëtimit nga një rrokullisje shumë e pamerituar. Koha për ndryshim ishte lejtmotivi ynë elektoral, koha për ndryshim ishte filozofia e programit tonë, Shqipëria priste ndryshimin njëlloj si nëna pret fëmijën e saj të parë. Shqiptarët tek ne prisnin një Shqipëri ndryshe dhe unë kam kënaqësinë e madhe të pohoj në këtë mocion se, këto tre vjet ishin vite të transformimeve madhore të Shqipërisë, vitet në të cilat reformat tona të thella u shoqëruan në ndryshime më të mëdha dhe historike, këto tre vjet ishin vitet që sollën në realitet projektet epokale të shqiptarëve. Këto janë vitet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ftesës së Shqipërisë në NATO, firmosjes së kontratës historike me Bashkimin Evropian, MSA, zbatimit të saj të suksesshëm, vitet e lehtësimit të vizave me vendet anëtare të BE, vitet e negociatave për liberalizimin e plotë të tyre me këto vende, vitet në të cilat kontributi i Shqipërisë për paqe në botë u rrit në mënyrë të ndjeshme.

    Këto ishin vitet në të cilat Tiranën, kryeqytetin e vendit e vizituan miq dhe mysafirë më të shquar të të gjitha kohërave si presidenti Xhorxh Bush, kryeministri i Italisë, Romano Prodi, kryetari i KE, Jose Barroso, sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jaap de Hoop Schefer, shefi i ekzekutivit të vendit u prit dhe takoi udhëheqës kryesorë të botës së sotme, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Sarkozi, kryeministrin e Italisë, Berlusconi, kryeministrin e Japonisë, Fukuda, kryeministrin e Kinës, kryeministrin e Kanadasë, kryeministra e presidentë të vendeve të tjera. Vitet 2005-2008 ishin vitet në të cilat Shqipëria njohu vlerësimet më të mira të saj në rajon, Evropë dhe në botë, vitet që ndryshuan për mirë imazhin e saj, ne e premtuam ndryshimin dhe në tre vjet e sollëm atë. Shqipëria në këto tre vite njohu reforma të thella kushtetuese e ligjore të sistemit të zgjedhjeve, të parlamentarizmit të saj, të decentralizimit të pushtetit, të sistemit të drejtësisë, këto ishin vitet, në të cilat reformat dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar shndërruan Shqipërinë nga protektoriat i krimit dhe vrasjeve, në njërin prej vendeve më të sigurta në rajon dhe në Evropë.

    Këto ishin vite të revolucionit të thellë fiskal, luftës së suksesshme kundër informalitetit dhe kontrabandës, në të cilën ne ia dolëm të mbledhim në taksa dhe tatime 3.2 miliard dollarë më shumë, këto ishin vitet e shndërrimit të Shqipërisë në një kantier të vërtetë, vitet e realizimit dhe të ndërtimit të projektit të shekullit, korridorit të shqiptarëve Durrës-Morinë-Prishtinë, vite në të cilat janë ndërtuar dhe po ndërtohen mijëra kilometra rrugë, mijëra shkolla, ujësjellësa dhe kanalizime, janë vite në të cilat Shqipëria zuri vendin e dytë në botë në vitin 2008, për reformat, suksesin e tyre, klimën e biznesit dhe u vendos në dhjetë vendet më të para në botë, për suksesin e luftës kundër korrupsionit. Këto janë vitet e rritjes më të madhe të rrogave dhe pensioneve në historinë e saj, vitet e bumit të vërtetë ekonomik dhe të ndërtimeve, mosha dixhitale.

    Këto ishin vitet e turravrapit të Shqipërisë dhe zhvillimit. Për të realizuar këto ndryshime, qeveria ime paraqiti tre vjet më parë një program të bazuar në liritë e individit, shtetin ligjor, lirinë e tregut. Sot, pas tre vitesh, Shqipëria ka ndryshuar më shumë dhe më shpejt si asnjëherë tjetër në historinë e saj, ftoj njerëzisht, qytetarët shqiptarë, iu ftoj ju të merreni me premtimet e mia historike të mbajtura, me premtimet e mia problematike të mbajtura, premtime, të cilat qëndrojnë në themel të ndryshimit të madh të Shqipërisë. Tre vjet më parë, në programin tonë politik ne premtuam nënshkrimin e MSA me BE, lehtësimin e vizave me vendet e BE, negociatat për këtë marrëveshje ishin pothuajse të bllokuara, Shqipëria nën sundimin e kleptokracisë ishte si asnjë vend tjetër në Evropë, iu deshën 7 vite për firmosjen e kësaj, firmosja e kontratës u shty që nga viti '99, çdo gjashtë muaj, pasi qeverive socialiste nuk u besonte njeri, sepse ato lartësonin çdo ditë krimin në Shqipëri, dhunonin sistematikisht votën e shqiptarëve.

    Evropa këtë kontratë e firmosi vetëm me ne, sepse ne dëshmuam vullnetin e hekurt për të shembur murin e krimit dhe korrupsionit, ne ndërmorrëm reformat më të thella dhe më të gjithanshme për ndryshimin e vendit, Evropa kontratën me Shqipërinë dhe shqiptarët e firmosi vetëm me ne, sepse ne ishim ata që u faktuam që ditën e parë të themelimit si forcë e vokacionit të kombit shqiptar. Por, në pranverën e vitit 2006, në prag të nënshkrimit të MSA, Edi Rama mobilizoi nomenklaturën e kleptokracisë për javë të tëra me bori, bilbila, kumborë, grushta vetëm e vetëm për të bllokuar procesin e nënshkrimit të saj. Vendet anëtare të BE, KE, përçmuan këtë përpjekje primitive të pashpresë, prandaj edhe vendosën të firmosin në qershor të vitit 2006, kontratën historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Evropën e bashkuar, MSA. Kjo marrëveshje u nënshkrua në 12 qershor të 2006, si rezultat i besimit të vendeve anëtare të BE për reformat tona të thella, ndërkohë po përfundon me sukses ratifikimi i saj nga parlamentet e vendeve anëtare. Karahas kësaj, është firmosur marrëveshja për lehtësimin e vizave, janë çelur negociatat për liberalizimin e tyre, këto kanë qenë dhe premtimet tona për procesin e integrimit të BE, këto premtime janë mbajtur 100%.

    Dua të siguroj qytetarët shqiptarë dhe partnerët evropianë se, qeveria ime do të ndërmarrë çdo reformë, çdo ligj e vendim për të ecur të sigurtë drejt aspiratës më madhore të Shqipërisë integrimin në BE. Tre vjet më parë, ne iu premtuam shqiptarëve se me reformat tona serioze dhe të gjithanshme realizojmë gjatë këtij mandati marrjen e ftesës së anëtarësimit për në NATO. Për të mbajtur premtimin tonë, ne ndërmorrëm në kuadër të planit të veprimit për anëtarësim reformat më të thella, zhvilluam zgjedhjet e para pas rebelimit komunist, në të cilin qeveria nuk ndërhyri, zgjodhëm në rrugë kushtetuese Presidentin e Republikës, raportet ndërkombëtare dëshmuan se qeveria shqiptare respekton të drejtat dhe liritë e njeriut dhe se nuk ndërhyn në sektorin privat. Pra, ne e bëmë Shqipërinë vendin e demokracisë dhe të tregut me ekonomi funksionuese, ne ndërmorrëm reforma të thella të Forcave tona të Armatosura, rritëm buxhetin nga 1.3 në 2% të PBB, zgjodhëm pjesëmarrjen tonë në misionet paqeruajtëse në Evropë dhe në botë. Por mbi të gjitha ne shembëm murin e krimit dhe korrupsionit, që kishin bllokuar dyert e integrimit të Shqipërisë në NATO. Më tre prill në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesën për t'u anëtarësuar në NATO, kjo ngjarje pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ishte dita më e madhe e shqiptarëve, ftesa erdhi për shqiptarët pas shekujsh shtypjeje diktaturash, ishte kalimi në mbretërinë e lirisë, sigurisë dhe të ardhmes. Ishte kthim në gjirin e kombeve që u takojmë, për të bërë më historike dhe madhështore këtë ngjarje, Presidenti i SHBA dhe lider i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Bush, ftoi delegacionin tonë në Samitin e Zagrebit, ku shtroi një drekë për të festuar së bashku këtë ngjarje historike.

    NATO jep një siguri më të madhe se sa shënimet që ju përmendi këtu. Edi Rama ishte i vetmi në botë, që me reporterët e tij klandestinë 30 minuta para votimit në Bukuresht do të mashtronte me mediat e tij se, Shqipëria nuk do të marrë ftesën për në NATO. Ishte Edi Rama, që një ditë pasi shqiptarët morën ftesën për në NATO, ndërkohë që ne festonim me Presidentin Bush, me një tërbim të papërmbajtur mbajti mitingun e 4 prillit, mitingu i turpshëm, me portretin e atit të tij shpirtëror. Kjo vetëm për faktin, se po kthehesha në Shqipëri me ftesën e pritur prej dekada e shekuj ndaj qytetarëve shqiptarë. Ai me këtë akt jo vetëm u kthye në origjinën e tij, por shkelmoi edhe kontributet e qeverisë socialiste, e cila vite më parë kishte firmosur në Tiranë Kartën e Adriatikut 3. Në një kohë të shkurtër rekord, negociatat me Aleancën e Atlantikut të Veriut mbyllen dhe më datën 9 korrik 26 vende anëtare të NATO, firmosën në Bruksel Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në shtatorin që kaloi në një moment tjetër të jashtëzakonshëm, Senati i SHBA voton me konsensus të plotë ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ndërsa, po në shtator Edi Rama nën moton rroftë vdekja, poshtë qeveria, organizoi mitingje për të manipuluar vdekjen e një njeriu, shpalli aksidentin vrasje politike, vrasje të shekullit dhe Shqipërinë të përdhunuar.

    Duke organizuar mitingje funebre për vdekjen e një qytetari të pafajshëm, zoti Rama në Sheshin "Skënderbej" realizoi profaninë më të madhe në historinë e këtij vendi, dhunoi kodin më sublim të njeriut të qytetëruar, kodin më epror të shqiptarëve, të mortit, të respektit të përuljes të nderimit para tij, ai dhunoi me këtë akt jo vetëm një familje, por të gjithë shqiptarët që i thotë jetës jetë, vdekjes vdekje. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, në mitingun e tij famëkeq përdhosi sheshin e kryeqytetit, kryetari i opozitës shqiptare përdhosi opozitën e vendit me profaninë publike, që bëri me mitingun e tij famëkeq. Zoti Rama, karriera nuk ndërtohet në këtë mënyrë, shqiptarët do ta mbajnë mend gjatë këtë për një kohë të gjatë. Në procesin e anëtarësimit në NATO, tetori ishte një muaj historik, do ta përdor termin historik, se kohërat janë historike, më 24 tetor, Presidenti i SHBA do të firmoste ligjin e votuar me konsensus në Senatin amerikan për integrimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte akti më kulmor ligjor në historinë e marrëdhënieve të dy vendeve tona. Presidenti Bush do të deklaronte pak ditë para firmës se hedhur në Protokoll nëpërmjet zëdhënësit të tij të Shtëpisë së Bardhë se, Shqipëria ka ndërmarrë reforma të mahnitshme. Me këtë rast dua të garantoj Presidentin Bush, por edhe të gjitha vendet që kanë ratifikuar Protokollin e Shqipërisë në NATO, se qeveria ime do të vazhdojë pa ndërprerje me reformat për të realizuar dhe konsoliduar standardet e duhura. Nuk mund të mos theksoj se, shoku Edi Rama i verbuar nga ky akt madhor historik, nuk gjeti dot frymën, kurajon, ta mbështeste atë, në të kundërt censuroi lajmin në fletushkën e tij për të treguar veten si bir i denjë i atit të tij shpirtëror, ditëlindjen e të cilit e festoi, duke u servirur shqiptarëve pompën dhe salltanetet e Hitlerit të Pasluftës, sipas stativave të KGB së Stalinit. Në programin tonë elektoral, ne premtuam se marrëdhëniet me SHBA do të jenë përparësia jonë më madhore, sot ne dalim krenar përpara çdo shqiptari, sepse këto tre vite ishin dhe vitet e marrëdhënieve më kulmore të Shqipërisë me SHBA në tërë historinë e vendit. Më datën 10 qershor të vitit 2007, Presidenti Bush në një akt kulmor në historinë e marrëdhënieve midis dy shteteve, bëri vizitën e parë të Presidentit të SHBA në Shqipëri. Presidenti Bush erdhi në Shqipëri dhe shqiptarët dhe për të shprehur ndjenjat miqësore, por ai erdhi në Shqipëri vetëm një vit më parë, para përfundimit të mandatit në vitin e dytë.

    Kjo vizitë historike e dëshirës së tij për të vizituar Shqipërinë bënë të mundur reformat e gjithanshme që ndërmorri qeveria ime. Në vizitën e tij, Presidenti Bush iu bëri shqiptarëve nderin më të madh në historinë e tyre iu solli atyre dy mesazhe historike, të cilat u bënë dhe po bëhen realitet, pavarësinë e Kosovës, Shqipëria në NATO. Por dhe shqiptarët në pritjen që i rezervuan mikut të tyre të madh, ia dolën të marrin kreun e turit të tij në Evropë, kjo është meritë e gjithë shqiptarëve. Vetëm një njeri të antivlerave e tmerroi fakti se, mikpritësi i Presidentit të SHBA ishte qeveria, ishte kundërshtari i tij politik, ndaj dhe në një akt mes dinjitetit të shpërfytyruar për të njollosur mikpritjen shqiptare që mahniti botën. Zoti Rama urdhëroi mediat e tij të transmentojnë pamjet me orë dhe pamjet pa orë, që Presidenti e kishte hequr vetë dhe e kishte vendosur në xhepin e tij. Sikur atij ia vodhën orën qytetarët e Fushë-Krujës. Unë jam i bindur se qytetarët e Fushë-Krujës, e mbarë Shqipërisë nuk do të harrojnë vet përlyerjen që donte t'u bënte mikpritjes së tyre shoku Edi Rama.

    Bilanci pas tre vitesh

    Sot, pas tre vjetësh bilanci i marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA është më i mirë se kurrë, këto marrëdhënie janë më të forta se kurrë, dëshmi madhore është fakti se vota me konsensus nga Senati amerikan në shtator për protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, është firma historike e Presidentit Bush në Shtëpinë e Bardhë më 24 tetor për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe të të gjitha kohërave nën udhëheqjen e SHBA. Janë niveli i ri i marrëdhënieve ekonomike, të marrëdhënieve të panjohura më parë. Nesër, kombi i madh amerikan po zgjedh presidentin e ri, është ngjarje e madhe për SHBA, për miqtë e tyre në mbarë botën, unë sërish jam këtu për të garantuar shqiptarët se për qeverinë time, marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i ngushtë dhe i gjithanshëm me Presidentin e ri dhe administratën e tij do të mbeten përparësia më madhore.

    Vitet 2005-2008 ishin vitet që ndanë epoka për historinë e shqiptarëve, vitet e pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt, populli shqiptar përjetoi ngjarjen më madhore, pavarësinë e Kosovës, pavarësia e Kosovës është kapitulli më i ndritur i historisë kombëtare që në luftërat e Skënderbeut deri në kohërat e sotme. Ajo nuk erdhi si rezultat i konjukturave politike, por mendoj si një kryevepër e mrekullisë së organizimit, sakrificës, mençurisë, qëndresës së pashembullt dhe luftërave njëshekullore të shqiptarëve të Kosovës dhe udhëheqjes së tyre si dhe kombit shqiptar në tërësi. Pavarësia e Kosovës u realizua, sepse qytetarët e saj, udhëheqja e saj dhe shqiptarët në tërësi me kryeveprën e tyre, ia dolën të fitojnë mendjen dhe zemrën e ligjvënësve të qeverive udhëheqësve më kryesorë të SHBA, vendit të lirisë, vende të tjera që vendosën për të përdorur fuqitë ushtarake të NATO në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre. Presidenti i SHBA, përcaktoi finalizimin e aktit të fundit të pavarësisë së Kosovës, në vizitën e tij historike më 10 qershor 2007 në Tiranë, ai u solli shqiptarëve dhe të gjithë kombeve të Ballkanit dhe të Europës mesazhin e pavarësisë së Kosovës "Time is noë". Presidenti Bush brenda pak muajve e bëri mesazhin realitet, shqiptarët do t'i jenë Presidentit Bush mirënjohës përjetë, vendeve anëtare të BE, Francës, Britanisë, Italisë, Gjermanisë, por dhe të gjitha vendeve të tjera mike, si për kontributin në njohjen e lirive të shqiptarëve të Kosovës, pavarësinë. Këto vite historike përcaktuese për fatin e shqiptarëve të Kosovës, Shqipëria, qytetarët dhe udhëheqja e saj politike me qëllim e palëkundur, vizionin e qartë avokatinë e shkëlqyer dhanë të gjithë ndihmën, dhe kontributin më të çmuar në realizimn e pavarësisë së saj. Një kapitull i historisë sonë kombëtare, që fatkeqësisht në Shqipëri, nisi të shkruhej shqip vetëm me themelimin e Partisë Demokratike si parti e interesave kombëtare, e cila ditën e parë të themelimit të saj shpalli çështjen kombëtare si yllin polar të saj. Viti 2008 për ne është viti i shqiptarëve, viti 2008, janë vitet e konsolidimit të marrëdhënieve intensive me vendet më të mëdha të Europës këto janë vitet, në të cilat në një kohë të shkurtër kam patur rastin të bisedoj, të vizitoj, të takoj e të shkëmbej mendime, në Shqipëri me udhëheqës kryesorë të botës, Presidentin Bush, kancelaren Merkel, Presidentin Sarkozi, kryeministrin Berluskoni, kryeministrin e Japonisë, Kinës, Turqisë, Kanadasë, Luksemburgut, Çekisë e shumë udhëheqës të tjerë. Shqipëria sot ka miq të çmuar më shumë se kurrë në tërë historinë e saj.

    Ndryshimi i imazhit

    Ne erdhëm në pushtet në një kohë kur imazhi i Shqipërisë ishte nxirë, Shqipëria kishte imazhin e vendit në të cilin bandat e lidhura me qeveritarë luanin futboll me kokat e prera të njerëzve në sheshet e qytetit, në një kohë kur qeveritarët vidhnin thesarin e shtetit të tyre, vendi kur të burgosurit dhe burgjet e sigurisë më të lartë ekzekutoheshin me snajper për interesa, vendin ku zgjedhjet e lira nuk ekzistonin, vendin për të cilin çdo javë, çdo muaj, kancelari, institucione ndërkombëtare fshikullonin deklarata tejet të rënda dhe të kujtonin me to fjalët e Vaso Pashës: "Një fjalë të mirë kërrkush s'ta thotë". Ne premtuam se përmes reformave do të ndryshonim imazhin e Shqipërisë për mirë, sot pas tre vitesh ne kemi kënaqësinë dhe nderin të pohojmë se vitet 2005-2008 janë vitet vendimtare në ndryshimin e imazhit për Shqipërinë, besimit dhe vlerësimit për Shqipërinë. Dëshmi e shkëlqyer e këtij ndryshimi janë nënshkrimi i MSA me BE dhe ratifikimi i saj nga 24 vende të BE, lehtësimi i vizave dhe çelja e negociatave për liberalizimin e tyre. Vizita historike e Presidentit Bush në Shqipëri, ftesa për anëtarësimin në NATO më 3 prill, përfundimi i negociatave dhe firmosja e protokollit të Shqipërisë në NATO, vota unanime në Senatin e SHBA, firma e Presidentit Bush, ratifikimi brenda një kohe të shkurtër nga një seri vendesh mike, vizita dhe takimet me personalitetet në vendet më të shquara të botës, Banka Botërore e renditi Shqipërinë të dytën në botë për suksesin e reformave për vitin 2008. Renditja në Transparncy International në 10 vendet më të suksesshme në botë në luftën kundër korrupsionit për vitin 2008. Suksesi spektakolar i taksës së sheshtë dhe revolucioni fiskal, rritja e të ardhurave buxhetore në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 22%, zbatimi i projektit të shekullit, korridorit të shqiptarëve Durrës-Prishtinë-Morinë.

    Një Shqipëri ndryshe

    Vizita e 2 milion turistëve të huaj në vitin e fundit në Shqipëri, të gjitha këto bëjnë që në tre vjet të vijnë deklarata dhe raporte nga organizata prestigjioze dhe qeveri më serioze në botë. Flitet për një Shqipëri tjetër, përflitet për mirë, kështu Presidenti Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë do të shprehej: Shqipëria po i tregon botës se çfarë është e mundur, se jam i impresionuar me vendosmërinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin, se e përgëzova kryeministrin me progresin që ka bërë Shqipëria në reformimin e ushtrisë. Ndërsa në Zagreb, në Sheshin "Shën Mark" do të deklaronte, për shqiptarët dhe kroatët se më 3 prill në Bukuresht, reformat e qeverisë time morëm votbesimin e 26 vendeve anëtare të NATO. Por, vetëm pak javë më parë, zëdhënësi i shtypit të Shtëpisë së Bardhë do të deklaronte se ndryshimet e jashtëzakonshme të pamata, ndryshimet e Shqipërisë, në saj të reformave të ndërmarra, Sekretari i Përgjithshëm, Schefer, do të deklaronte se të 26 vendet e aleancës besojnë reformat dhe suksesin që qeveria ka bërë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Komisioneri europian për Zgjerimin do të shprehej se, reformat në Shqipëri janë surprizë, vlerësimin më të lartë do të shprehte kreu i KE, Barroso. Ndërsa kryeministri Fukuda do të shprehej se ai dhe qeveria e tij kanë vlerësim më të lartë për reformat e qeverisë shqiptare. Kryeministri i Kanadasë do të deklarojë se ai dhe qeveria e tij, vlerësojnë shumë reformat e qeverisë sime, arritjet në reformat kundër krimit dhe korrupsionit, politikën fiskale dhe se, qeveria Berisha është një qeveri shumë e mirë konservatore. Reformat do të merrnin vlerësimin e tyre maksimal nga ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE, në të cilën reformat e Shqipërisë do të cilësoheshin në suksesin e tyre si inspiruese për vendet e rajonit. Vetëm tre javë më parë, Kancelarja e Republikës Federale gjermane, Angela Merkel, do të deklaronte para gjermanëve dhe shqiptarëve se ajo vlerësonte lart reformat e Shqipërisë si reforma të një kurajoje të jashtëzakonshme, dhe se shqiptarët po korrnin frytet e tyre.

    Eunuk mocion

    Rendita këto akte, këto fakte, këto deklarata, vetëm si dëshmi e një Shqipërie që ka një imazh tjetër në Europë dhe në botë dhe jam i bindur se, kjo përbën një nga arritjet më madhore që nga viti '97 deri më sot. Ky është eunuk mocion, sepse ka mëri inatizilinë primitive të atyre, të cilët në tre vjet përjashtuan veten tërësisht në rrymën e këtyre zhvillimeve, të atyre, të cilët verbohen nga realizimi i premtimeve tona historike. Por, ne kemi ndryshuar Shqipërinë jo vetëm me ndryshimet historike dhe premtimet, por e kemi ndryshuar me të gjitha premtimet programatike të paraqitura tre vjet më parë. Ne premtuam çdo reformë institucionale me qëllim konsolodimin e shtetit ligjor demokratik, respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Sot, pas tre vjetësh institucionet e këtij vendi kanë pësuar reformat më të thella gjatë 15 viteve. Ndër to po përmend më të rëndësishmet, reformën e sistemit zgjedhor dhe ndarja nga Dushku, fenomeni që ju shpikët për të mbijetuar, por që damkosi mekanizmin themelor të demokracisë, votën e lirë, dhe Shqipërinë në tërësi. Institucioni i Presidentit të Republikës doli jashtë sistemit të krizës absurde të ciklit njëvjeçar të zgjedhjeve të përgjithshme që kërcënonte zgjedhja e tij. Reforma e Kuvendit i krijoi atij bazën ligjore të ushtrojë apo të përmbushë me përgjegjësi misionin e tij të pëlqimit apo jo të anëtarëve të organeve kushtetuese të vendit. U konsoliduan themelet e sistemit të Republikës parlamentare, u vendos mocioni i mosbesimit, dhe ai për të cilin ju s'keni guxim ta ndërmerrni, mandati i Prokurorit të Përgjithshëm nga mandat i përjetshëm në atë 5-vjeçar, KLD u nxorr jashtë konfliktit të interesit, u realizua reforma në organizimin e pushtetit gjyqësor, dhe miratimi i ligjit të ri për funksionimin e këtij sistemi, ligje të reja në kuadër të sistemit të drejtësisë dhe organit të akuzës, avokatisë, noterisë, përmbarimit, janë në proces e sipër. Është rritur niveli europian në zbatimin e vendimeve të gjykatave. Theksoj se, në vitin 2005 ishin 12 mijë e 300 vendime të gjykatave të pazbatuara, po punohet për format alternative të gjykimit, format alternative të dënimit. U reformuan dhe u vunë nën baza ligjore institucione të varësisë së tij, si institucione të pronësisë, prokurimeve publike, Policia e Shtetit, arsimi, Akademia e Shkencave etj. Në programin tonë, ne premtuam respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, ne premtuam ndalimin e proceseve gjyqësore ndaj gazetarëve, të gjitha raportet ndërkombëtare theksojnë se, qeveria shqiptare ka respektuar të drejtat e njeriut.

    Respektim të drejtave të njeriut

    Në 18 vjet pluralizëm, vetëm tre vitet e fundit nuk ka patur proces gjyqësor civil ndaj asnjë gazetari, liria fetare u respektua dhe u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunimin me shtetin dhe institucionet fetare, në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës. Të drejtat e minoriteteve, objekte serioze u bënë gjithashtu për të drejtat e egjiptianëve dhe romëve, qeveria vendosi një platformë të re për reformën e pronësisë të bazuar në kthimin dhe kompensimin e pronave për të mbrojtur abuzimet ndaj pronarëve legjitim. Ju zotërinj, keni votuar kundër të gjitha ligjeve të reformës së pronësisë, madje kryetari juaj në një nga ato debatet që bën me popullin do t'u thoshte pronarëve: Shkoni gjeni pronën, tek partia juaj. Në këto tre vite, decentralizimi i pushtetit ka njohur zhvillimet më të mëdha që nga '92 qeveria ka vendosur një partneritet të shkëlqyer në të gjithë vendin, ruan me ta një marrëdhënie të shkëlqyer, që nuk ka ekzistuar më parë. Granti i buxhetit për qeveritë vendore u rrit nga 7.1 mld në 21 mld, duke u trefishuar dhe po ecën drejt katërfishimit. Autonomia fiskale u zgjerua, zoti Rama bllokoi në Parlament decentralizimin e mëtejshëm fiskal, u miratua ligji për vendimmarrjen e qeverisjes vendore, u decentralizua tërësisht inspektoriati ndërtimor, u rritën fondet për arsimin, shëndetësinë, rrugë, troje, prona, u decentralizuan pyjet dhe kullotat, rreth 700 mijë hektarë pyje dhe kullota kaluan në administrim të qeverisjes vendore.

    Është zhdukur tërësisht diskrimini politik në ndarjen e fondeve, me shpërndarjen e fondeve tre vjet më parë, ju akordonit në një qytet 93% fonde më shumë se sa Shkodrës, në vitin 2008 është disa herë Shqipëria më e decentralizuar se sa Shqipëria e vitit 2005. Tre vjet më parë, PD angazhohet për një qeveri të vogël efiçente, Shqipëria e vitit 2008 ka 22% më pak portofole, një administratë më të vogël, qendrore dhe publike, kursyem 350 mln euro. Rritëm pagën minimale nga 110 në 170 mijë lekë, rritëm pagën mesatare të punonjësve të administratës publike në 34%, nga 270 mijë në 425 mijë lekë u shtua. Nga vjet në 6 herë diferencën mes pagës minimale dhe maksimale. Shqipëria sot ka një nga administratat më të vogla në Europë. Tre vjet më parë, Shqipëria ishte protektorat i krimit të organizuar, Tirana dhe veriu i saj kontrollohej nga Nehat Kulla, Durrësi, kontrollohej nga Klani i Zemunit, që edhe sot u bën rreshtore të gjithë oponentëve të opozitës. Këta janë të përçarë me njeri-tjetrin, por kur vjen puna mblidhen bashkërisht, sepse Zemuni ka arkivat e tyre, dhe nuk dini ju se si i lëpihet dhe i përlëpihet Klanit të Zemunit, shefi suprem aktual i opozitës shqiptare. Kurse lufta sundohej nga Aldo Bare, i cili para se të hidhte bombat mbi policinë, dilte me veturat e deputetëve tuaj, po kështu Saranda, sundohej nga ata që dogjën të gjallë Gjergj Mehmetin. Kjo ishte Shqipëria, Laguna përdorej për trafikun e drogës së Aldo Bares, dhe kjo pse? Sepse këta ndanin paratë me ta, ndanin dhe shtratin me ta, janë kilometra dhe kilometra biseda me serialkillerit më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe Europës. Nuk e kam ndërmend të futem në luftën e brendshme që keni ju njëri me tjetrin. Kjo ishte Shqipëria e vitit 2005, zero tolerancë ishte qëndrimi ynë, në një vit e gjysmë njëri pas tjetrit u kapën pas zverku kudo që u ndodhën, në hotelet me pesë yje, Shqipëria sot është vendi i sigurisë më të madhe në rajon, krimi i organizuar shqiptar mori goditjet më fatale, si asnjë vend tjetër. Ky është problemi, shkaku madhor i mocionit, sepse mocioni duhet të kishte një motiv, e vërteta është se këto lidhje janë lidhje tmerri, lidhje ferri, ata të cilët kanë përlyer veten në krime, që kanë ndarë trofe, ata nuk flenë dot, ata e kanë të vështirë gjumin, ata e kanë natën të gjatë shumë.

    Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit

    Jam këtu t'u premtoj shqiptarëve luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Është dhe mbetet motoja jonë, kontroll të integruar të kufijve, luftë me zero tolerancë ndaj trafiqeve. Këto janë dhe kushtet që qytetarët e Shqipërisë të lëvizin të lirë në Europë dhe në botë. Këto do i plotësojmë, i kemi plotësuar dhe do t'i plotësojmë. Zonja dhe zotërinj, korrupsioni ishte i shndërruar në sistem në Shqipëri, këtë e thotë Transparence International, organizata më e njohur në botë. TIA botoi rezultatet e 180 vendeve të botës për rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit. Kjo organizatë (TIA) e vlerësoi Shqipërinë në 10 vendet me suksesin më të madh në vitin 2008 në luftën kundër korrupsionit dhe vendin me rrezultatet më të mira në këtë luftë në Gadishullin e Ballkanit. Shqipëria ishte një ndër 10 vendet e planetit që pati një rritje prej 0.5 në treguesit e perceptimit të korrupsionit, i cili në këtë vit u rrit nga 2.9 që ishte në vitin 2007, në 3.4 në vitin 2008. Pra u rrit me 0.5 në një sistem prej gjithsej 10 pikësh. Sipas këtij raporti, Shqipëria këtë vit u rendit e para në luftën kundër korrupsionit dhe në sukseset e saj në vendet e rajonit, vendi i dytë në renditjen e luftës kundër korrupsionit ishte Maqedonia me 0.3, kurse Serbia ishte dhe mbeti vendi i katërt, kurse për Malin e Zi, Slloveninë, Greqinë, treguesi u rrit me 0.1. TIA shpalli se në garën botërore të 185 vendeve në luftën kundër korrupsionit, Shqipëria nga viti 2005 parakaloi 47 vende, kurse nga viti 2007 parakaloi 20 vende, duke u zhvendosur nga vendi 105 në vendin e 85. Kështu, Shqipëria u pozicionua me Serbinë, Malin e Zi dhe la pas Bosnje-Hersegovinën, Moldavinë. Në shkallë botërore, Shqipëria me parakalimin e 20 vendeve la prapa 95 vende të botës. Në Shqipëri, thekson TIA, qeveria ishte në krye të luftës kundër korrupsionit. Raporti shpreh tekstualisht se, qeveria ishte kampione për reformat e ndërmarra në këtë luftë, pasi mori një seri reformash të thella në taksa, tatime, prokurime dhe tani po merren rezultatet e para. Një vlerësim i veçantë i Taks Forc në raport është lufta kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit i cili, sipas raportit, ia doli të penalizojë 240 zyrtarë, duke krijuar kështu besimin tek publiku se korrupsioni në Shqipëri mund të ndëshkohet. TIA shkruan se një përpjekje sistematike u ndërmorr nga qeveria gjithashtu, për ndëshkimin e korrupsionit në administradën fiskale, prokurimet dhe shërbimet ndaj bisnesit, duke udhëhequr modernizimin e këtyre shërbimeve. Inplementimi i sistemeve elektronike dhe rregjistrimi i bisnesit reduktoi mundësinë e rryshfetit dhe gjobës. PD erdhi në pushtet ku në Shqipëri prej vitesh ishte vendosur sistemi kleptokratik, sistem i ngritur dhe i bazuar në vjedhje dhe shpërdorim të pasurive publike. PD mori pushtetin në një kohë kur, sipas raporteve më serioze të Bankës Botërore, 1.4 miliard dollarë vidheshin nga taksat e shqiptarëve. Ministrat, zyrtarët e lartë kishin vendosur monopolet e tyre private mbi ushqimet dhe naftën. Përkatësisht, ministri i Buqësisë, ushqimit, ndërtimit, si dhe shpenzimet operative të administradës së babëzizë arrinin në 3.4% të xhitipisë, kur mbi 70% e prokurimeve publike bëheshin me prokurim direkt dhe mbi 15% e vlerës së tyre ishte ryshfet. PD erdhi në pushtet kur provimet për pranimin e studentëve në universitet ishin një panair i shëmtuar i korrupsionit. Zyrtarë të lartë merrnin pjesë 10, 19 apo 21 borde ku shpërblimi i drejtuesit caktohej 30%, të cilin në konflikt të madh të interesit e caktonin vetë anëtarët e bordit, në mënyrë që vetë të përfitonin rroga stratosferike.

    Platforma me duar të pastra, platforma e duhur për antikorrupsionin

    PD erdhi në pushtet në kushtet kur ministrat kërcënonin doganierët për plumbin mbas veshit në rast se nuk do të lejonin kontrabandën e tyre. Ku idhtarët e doganave uleshin dhe ngriheshin në detyrë me urdhër të mafiozëve, si ai i zemunit Nehat Kullës, kur dosjet e mëdha të korrupsionit shtypeshin në zyrat e kryeministrave dhe të organit të akuzës, ku thesari i shtetit me tonelata të tëra vidhej nga qeveritarët në tunelet e sigurisë më të lartë, prandaj dhe ne shpallëm luftën kundër korrupsionit si përparësinë tonë absolute. Ne deklaruam se morali i qeverisë do të jetë qeverisje me duar të pastra dhe se lufta kundër korrupsionit do të bazohet në dy drejtime themelore, parandalimin e korrupsionit me rreforma dhe ndëshkimin e korrupsionit me forcën e ligjit. Rezultatet e shpallura nga TIA tregojnë qartë dhe në mënyrë të palëkundur se platforma jonë e qeverisjes me duar të pastra është platforma e duhur dhe serioze për këtë vend. Këto rezultate faktojnë katërcipërisht se vullneti ynë politik për të luftuar korrupsionin është i plotë, i hekurt, i palëkundur. Këtë e dëshmon dhe pohimi i TIA-s, e cila thotë se qeveria shqiptare ishte kampione me reformat e saj në luftën kundër korrupsionit, ishte ky vullnet që bëri të mundur shembjen e sistemit tuaj kleptokratik. Shqipëria e vitit 2008 në raport me korrupsionin është një Shqipëri tjetër. Kjo Shqipëri në tre vite ka kaluar nga grupi i 24 vendeve më të korruptuar të planetit, ku PS e kishte zhytur gjatë qeverisjes së saj. Tani ajo është në vendin e 85, duke lënë prapa 95 vende të botës në këtë garë. Në rast se Shqipëria do të ruante nivelin e korrupsionit që ne trashëguam, Shqipëria do të renditej 53 vende më poshtë se sa renditet tani. Po si arriti Shqipëria të shkëputet nga grupi i 24 vendeve më të korruptuara të botës dhe të lërë prapa 95 vende, të renditet në 10 vendet që janë pararojë në luftën kundër korrupsionit? Shqipëria e arriti këtë rezultat nëpërmjet reformave të thella, vullnetit të hekurt dhe rigoroz, mbajtjes së premtimeve ndaj shqiptarëve, Reformat, të cilat do shpalleshin kampione në raportin e TIA-s të një qeverie në luftën kundër korrupsionit. Sot administrada publike shqiptare është jashtë konfliktit të interesit, çdo zyrtar që gjendet në konflikt interesi largohet nga administrata. Nuk ndodh më si tre vite më parë, ku Dukët që importonin ushqime, Poçët që vidhnin tenderat e ndërtimit, Angjelët që drejtonin monopolin e naftës dhe ju që vilnit (PS) taksa prej tyre dhe lëpinit kockat që ju lëshonin. Qindra, në mos mijëra borde u nxorën jashtë konfliktit të interesit, pjesëmarrja në borde nga 15 deri në 20 për një zyrtar është zvogëluar në dy tre borde. Dhe rroga e drejtorit apo kryetarit të bordit barazohet me rrogën e sekretarit të përgjithshëm në korporata dhe drejtori të tjera. Janë kursyer në tre vite 120 milion euro. Shpenzimet operative të administratës ulen nga 3.9% të prodhimit të brendshëm në 2% të tij. Në këtë mënyrë, kursyem mbi 350 milion euro në tre vite. Ndaluam prokurimet direkte, kjo ka sjellë një kursim prej 500 milion eurosh.

    Viti 2009, vetëm prokurime elektronike

    Nisi procesi i prokurimit elektronik, këtë vit kursimi me prokurimet elektronike është 40% më shumë se sa me metodën manuale, viti 2009 do të jetë viti i prokurimit të plotë elektronik. U vendos matura shtetërore dhe sistemi meritë preferencë për pranimet në universitet. U miratua ligji i ri i koncesioneve, i cili ndalon koncensionet me negociata direkte. U reformua në Këshillin e Ministrave departamenti i luftës kundër korrupsionit, u miratua ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve që denoncojnë korrupsionin. U miratua ligji për nxjerrjen nga konflikti i interesit të KLD-së. U amendua ligji për Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Këto rezultate nuk zbritën nga qielli, por mbërritën nga këto reforma. U krijua regjistri elektronik për regjistrimin e bisneseve me tarifa një euro, kurse tani është hequr fare. Sot ka shkuar në 70 mijë pagesa elektronike e taksave, numri i taksapaguesve që shkarkojnë taksa elektronike nga interneti. Vitin që vjen taksa elektronike do të shtrihet në çdo taksapagues të këtij vendi. U privatizua Telekomi, Armo, KESH, duke zhdukur korrupsionin në këto kompani. Vetëm nga departamenti i anti-korrupsionit janë bërë qindra kontrolle dhe dhjetra kallzime penale, KLSH ka dërguar për ndjekje penale pa asnjë pengesë dhjetra e dhjetra dosje. Në punën e tij, KLSH ka pasur inkurajim të plotë. Është krijuar taksë forca me punonjës të Policisë Kriminale, punonjës të Shërbimit Informativ, nga të cilët janë vendosur para ligjit mbi 200 zyrtarë. Këto ishin reformat e ndërmara nga qeveria ime për të luftuar korrupsionin. Po cilat ishin rezultatet politike, ekonomike, sociale të kësaj rruge? Lufta kundër korrupsionit, shembja e murit të kleptokracisë hapën sërish dhe bënë të mundur firmosjen e MSA, ftesën e Shqipërisë për në NATO. Lufta kundër korrupsionit dhe reduktimi i shërbimeve operative bëri të mundur të kursehen 4 miliard dollarë gjatë tre viteve. Në tre vite, si rezutat i luftës kundër korrupsionit në tatime dhe taksa, në Shqipëri u ulën taksat. Kjo u shoqërua me rritjen e të ardhurave të papara në ndonjë vend. Kështu, në vitet 2006-2008 u mblodhën në taksa dhe tatime 729 miliard lekë, kundrejt 439 miliad që u mblodhën në vitet e kleptokracisë 2002-2004.

    Në tre vite 3.2 miliardë dollarë më shumë nga doganat dhe tatimet

    Në vitet e luftës kundër korrupsionit ne mblodhëm 290 miliard apo 3.2 miliard dollarë më shumë se sa vitet e kleptokracisë që ishin vite abuzimesh, vjedhjesh dhe keqpëdorimesh. Vetëm me akcizat, duke luftuar kontrabandën e bazuar në korrupsion ne zhdoganuam në tre vite 1.2 milion karburante, kundrej 830 mijë ton që zhdoganuat në vitet 2002-2004. Pra, 357 mijë ton më shumë. Theksoj këtu se në tre vite, prodhimi i naftës në vend është rritur me 460 mijë ton në total, krahasuar me vitet 2002-2004. Pse ka ndodhur kjo? Sepse doganieri tani nuk kërcënohet më me plumb pas veshi, siç kërcënohej në vitet e qeverisjes së kleptokracisë dhe ministrat që administronin monopolet e naftës. Në 2006-2008 zdoganuam 18.390 tona kafe, kundrejt 11.800 ton që u zhdoganuan në vitet 2002-2004 apo 6534 ton më shumë se ju. Në këto vite, u zhdoganuan 1500 ton cigare më shumë, lufta kundër kontrabandës bëri të mundur se të ardhurat nga akcizat të rriten nga 37 miliard lek që ishin në vitet e kleptokracisë, në 89 miliard në vitet 2006-2008. Pra, rritet 240% apo 4 herë më shumë. Vetëm në vitin 2008 ne marrim nga akcizat aq sa ju keni marrë për tre vitet tuaja së bashku, me plumbin e ministrit pas veshit të doganierit. Lufta kundër korrupsionit i bëri të mundur Shqipërisë të ketë buxhetin 5 miliard dollarë, ndërtimin e korridorit të shqiptarëve, ndërtimin e 880 km autostradë nga jugu në veri, investimet e qëndrueshme urale të fshatit prej 104 miliard lekësh, ndërtimin e 1600 km rrugë rurale, përdorimin për rritjen e rrogave dhe të pensioneve në 13.1 miliard lekë në vit kundrej 4.1 miliard lekë në vit gjatë qeverisë së majtë. Kemi rritje me 54% të rrogë mesatare të punonjësve të administradës, rritje me 75% të rrogës mesatare të mësuesve, rritje më 81% të rrogës mesatare të infermierëve. Lufta kundër korrupsionit bëri të ishte sukses reforma e tregut të lirë. Në garën botërore të 52 vendeve u rendit e dyta, parakaloi në një vit 50 vende të tjera. Lufta me sukses kundër korrupsionit bëri të mundur që Shqipëria të ngjitet në çatinë e botës për lirinë fiskale, duke u vlerësuar me 96 pikë nga 100 pikë që ishin maksimale. Këto ishin disa nga rezultatet më madhore në luftën ndaj korrupsionit. Por, një rezultat madhor ishte suksesi i luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

    Shqipëria, tashmë në 10 vendet e para për luftën ndaj korrupsionit

    Në këtë ekspoze të përpjekjeve dhe rezultateve të pamohueshme kundër korrupsionit nuk desha dhe nuk dua në asnjë mënyrë të injoroj ekzistencën e këtij fenomeni. Shqipëria sot sërish ka korrupsion, sot ka dalë në dritë të hënës, ajo nga grupi i 243 vendeve të nxira që ishte tre vite më parë, këtë vit renditet në 10 vendet e para në botë për luftën që po zhvillohet kundër korrupsionit. Shqipëria zuri vendin e parë në Ballkan në këtë rrugë dhe ka kaluar dhe 5 vende të planetit. Lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe do të mbetet beteja më e vështirë. Korrupsioni është si kuçedër me shumë koka, si kancer që po nuk e luftove të kaplon çdo minutë, çdo orë, çdo ditë. Ai është "mutter matrix" i të gjitha të këqijave është nëna e varfërisë dhe e mjerimit, dhimbjes, kriminalitetit, dhunimi i lirive dhe të drejtave njerëzore, shkatërrimit të shtetit, kujdesit shëndetësor, shkollës dhe edukimit. Është shkaku i vdekjes së foshnjeve të pafajshme, shkaku i ndarjes së familjeve, i emigracionit. Kjo është bindja ime më e thellë se lufta ndaj korrupsionit është lufta kundër të gjitha të këqijave. Beteja e luftës ndaj korrupsionit është beteja e jetës sime. Sot, që me reformat renditëm Shqipërinë në 10 vendet e para në botë në luftën kundër këtij, ndihem 10 herë më i motivuar, 10 herë më i vendosur, jam i vendosur t'i dyfishoj përpjekjet në këtë betejë. Dua të jem shumë i sinqertë me ju, aq sa besoj që ne kemi shembur sistemin e kleptokracisë dhe kemi fituar një betejë. Sërish dua të theksoj se ajo betejë është e gjatë, por ne do ta fitojmë. Shqipërinë në një përpjekje të madhe dhe gjigande do ta vendosim në 20 vendet më të pastra në botë përsa i përket këtij fenomeni. Këtë luftë do ta fitoj duke bërë reforma, duke bërë praktika më të mira, më trasparente ndaj këtij fenomeni. Çdo zyrtar të korruptuar do ta çojmë para drejtësisë, pavarësisht i kujt partie është. Do të rrëzojmë murin e imunitetit të zyrtarëve shqiptarë. Këtë luftë do ta fitojmë pasi të zbardhim malin e qindra dosjeve të qindra miliardave dollarë, të përveçuar në tatime, taksa dhe prokurime.

    Në vendin e dytë në botë për lirinë fiskale

    Ne ndryshuam Shqipërinë, sepse me reformat ekonomike të bëra dhe politikat e reja fiskale që janë në programin e qeverisë time, ne e çuam vendin e dytë në botë për lirinë e investimeve. Ne e nxorëm Shqipërinë nga vendi i patërhequr për investimet e huaja, nga vendi që e tërhiqte mafia dhe falangat e saj të krimit. Janë larguar mijëra investitorë të huaj gjatë viteve të qeverisjes kleptokratike. Në në këto tre vite, e bëmë Shqipërinë vendin më tërheqës për investime në rajon, në vendin e rritjes së shpejtë ekonomike. Këto ishin premtimet dhe objektivat tona, sot më mirë se unë, flasin raportet më serioze botërore nga fillimi i shtatorit që kaloi, Banka Botërore në raportin e vlerësimit të garës së 181 vende për klimën e biznesit e rendit Shqipërinë të dytën. Ky raport i Bankës Botërore ka si qëllim të tregojë avancimin e vendeve drejt lirisë së tregut. Ky raport është garë për mirëqenien, rritjen e shpejtë ekonomike të këtij vendi. Deklaroi se Shqipëria shfaqet në këtë garë vendi që ka bërë hapa të mëdha se në turavrapin e saj, ajo zuri vendin e dytë në suksesin e reformave të kryera në kushtet e lirisë së tregut për vitin 2008. Në renditjen botërore, Shqipëria në këtë turravrap parakaloi brenda vitit 50 vende të botës dhe arriti të renditet nga vendi 136 në vendin 86 që ishte në vitin 2008. Kjo është një arritje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, është historike për vendin se, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë rekord të tillë, një sukses të tillë në fushën e reformave. Është për mua dhe qeverinë time një arritje e madhe jo se ne ishim autorët e saj, po se ne ishim ata që, pasi përmbysëm komunizmin hiperkolektivizmin çnjerëzor, themeluam pas vitit '92 kapitalizmin, ekonominë e lirë të tregut. Ne gjetëm Shqipërinë e kolapsit më të thellë ekonomik, Shqipërinë e inflacionit tre shifror të hiperkolektivizmit ekstrem. Në katër vjet, në '92-'96 nëpërmjet liberalizimit të terapisë së shokut, privatizimit masiv në vendin me rritje më të shpejtë në Europë me një inflacion një shifror, të cilën 80% të prodhimit të brendshëm vinte nga sektori privat. Këtë hov të pashembullt ja bllokoi revolucioni komunist dhe vendosja e sistemit kleptokratik në Shqipëri nga qeverisja socialiste. Ndaj, ne sërisht në pushtet, sërisht në misionin tonë shpallëm tre vite më parë, si alfën dhe omegën e programit tonë, reforma, reforma dhe vetëm reforma. Menjëherë pas krijimit të qeverisë në vitin 2005, krijuam taks-forcën për reformat dhe rregullimin e tij të kryesuar nga kryeministri dhe ministrat e linjës. Qëllimi i madh i kësaj task-force ishte nxjerrja me shpejtësi e ekonomisë shqiptare nga kthetrat e kleptokracisë, mafies, kontrabandës, informalitetit, garantimin e lirisë së tregut. Ne e vendosëm Shqipërinë në orbitën e rritjes së shpejtë ekonomike. Shqipëria vend tërheqës për investimet e huaja ishin objektivat tanë më madhorë. Ne kemi ndryshuar Shqipërinë po dhe po, Shqipëria nga vendi i investimeve të bllokuara nga mafia dhe kriminaliteti. Shqipëria ishte një vend që u larguan pas rebelimit mijëra e mijëra investitorë dhe që për tetë vite me rradhë kishte marrë gjysmën e investimeve që kishte marrë Maqedonia, pavarësisht se ky shtet kaloi një konflikt të rëndë. Si rrjedhojë e reformave të ndërmarra, Shqipëria shënoi hapa madhore para. Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Shqipëria në turravrapin e saj, la mbrapa 167 vende dhe renditet e 14 në botë për mbrojtjen e investimeve të huaja. Pra, u ngjit në çatinë e botës për mbrojtjen e investimeve. Kjo nuk ka rënë nga qielli, por është rrjedhojë e reformave të mëdha dhe komplekse dhe të kuadrit të ri ligjor që qeveria vendosi, në bazë të shoqërive tregtare, në kuadrin e tatimeve dhe të taksave, falimentimin e personave juridik etj. Këto janë reforma që u bënë promotore të investimeve të huaja në Shqipëri. Në vitin 2006, investimet në Shqipëri u rritën me 4 herë më shumë se sa mesatarja 8-vjeçare e qeverive socialiste. Investimet këtë vit po shkojnë drejt trefishimit krahasuar me vitin 2006. Besimi i investitorëve të huaj tek qeveria ime është rritur me shpejtësi. Vetëm në rrethin e Lezhës kompanitë e huaja po bëjnë rreth 1 miliard euro investime në çimento, manifakturë, park energjitik etj.

    Mbi 500 milionë dollarë investime vetëm në tregun e sigurimeve

    Vetëm në sektorin bankar dhe të telekomunikacioneve dhe të sigurimeve janë investuar rreth 500 milion dollarë. Janë kontraktuar në fushën e energjisë rreth 400 milion euro në hidrocentrale dhe janë në ndërtim një sërë hidrocentralesh të tjerë. Unë dua të siguroj investitorët se vendi i 14-të është vetëm një stacion, nga i cili me një seri reformash të tjera për garantimin dhe lehtësimin e suksesit të investimit të tyre, Shqipëria do të ngjitet në Everestin e garancisë së investimeve të investitorëve vendas dhe të huaj. Ne kemi ndryshuar Shqipërinë, sepse Shqipëria sot për lehtësirat e krijuara ndaj bisnesit ka lënë prapa 114 vende të botës. Në vitin 2007 krijoi me USAID one-top-shop për rregjistrimin e bisnesit dhe shkurtoi kohët e rregjistrimit në 60 minuta, po ashtu uli dhe koston e rregjistrimit në 1 euro nga disa mijëra euro që ishte. Viti që vjen do të jetë viti i rregjistrimit online të bisnesit. Në taks forcë kemi hequr 132 liçenca, pra 2/ 3 e lejeve ekzistuese. Kemi nisur punën për krijimin e ono-top shop për lëshimin e liçencave, e cila do të vihet në ndihmë dhe në zbatim nga USAIDI në programin e pragut të mijëvjeçarit. Në një studim tjetër në vitin 2008 që "Doing Business" bënte në 22 qytete në 7 vende të rajonit, Shkodra dhe Vlora i bënë nder Shqipërisë për lehtësirat e rregjistrimit të bisnesit, ku renditeshin në këtë studim të parat në rajon dhe të 9 në botë krahas Islandës dhe Kanadasë. Kurse Tirana me vështirësitë e lejeve të marra nga Bashkia renditet e 18-ta në rajon, 11 herë pas Shkodrës dhe Vlorës, duke shtyrë prapa të gjithë vendin në këtë praktikë. Në studimin e "Doing Business", Shkodra për lejet e ndërtimit renditet e 7 në rajon, Tirana renditet në rajon e 22 dhe vendoset e fundit në listën botërore si kampione e korrupsionit, si kampione e babëzisë dhe si shpikëse 15% të rryshfetit. Prandaj, i bëj thirrje kryetarit me korrespondencë të Bashkisë, të largojë praktikat e tij mbytëse, praktikat e tij korruptive nga bisnesi, të marrë masa urgjente për dhënien fund të këtyre praktikave.

    Shqipëria drejt standardeve më të mira në botë

    Garantoj se Shqipëria do të vendosë standartet e Singaporit dhe të Zelandës së Re në praktikat e lejeve të ndërtimit. Kjo do të bëjë ndalimin e rryshfetit prej 15% që është vjelur deri më sot. Unë dua të garantoj qytetarët shqiptarë dhe investitorët se Shqipëria në turravrapin e saj do të renditet nga vendet e para në botë përsa i përket kohës dhe lehtësirat e regjistrimit ky është zotimi im në këtë parlament para shqiptarëve dhe investitorëve të botës. Nuk mohoj që regjistrimi i pronësisë është një faktor madhor për regjistrimin e bisnesit. Duke mos i injoruar problemet serioze kaosin dhe katrahurën që krijuan qeveritë e majta, me abuzimet më të papërmbajtuara ne kemi marrë reformat të thella që e kanë renditur Shqipërinë në garën e 181 vendeve. Shqipëria lë prapa 113 vende të botës. Reformat e pronësisë është një nga reformat që investime shumë të mëdha, energji shumë të mëdha në mënyrë që vitet e ardhëshme ky pozicion të avancojë me shpejtësi. Raporti i BB-së shpalli se Shqipëria në treguesin e kreditimit në garën e 181 vendeve të botës la prapa 169 vende dhe renditet e 10 në botë për këtë tregues tejet të rëndësishëm. Ky tregues dëshmon për një performancë të shkëlqyer të sistemit bankar shqiptar lehtësirat e mëdha të krijuara nga Banka Qëndrore, regjistrit kombëtar të kredive, reformave të ndërmarra nga qeveria me një seri ligjesh. Por trefishimi i kredisë është vlerësim i shumëfishimit të besimit në sistemin bankar tek qeveria. Shqipërisë i besojnë të gjithë, i besojnë bankat e Shqipërisë, bankat e botës dhe kjo përbën një nga arritjet e mëdha të qeverisjes tre vjeçare. Me revolucionin tonë fiskal ne ndryshuam Shqipërinë dhe bëmë që ajo të vlerësohet me 96 pikë nga 100 të mundshme për lirinë fiskale dhe të shpallet nga Banka Botërore si vendi flamur për reformën fiskale. Pas ftesë së Shqipërisë për anëtarësim në NATO dhe MSA-së, reforma dhe revolucioni ynë fiskal kanë patur jehonën më të madhe dhe më pozitive botërore. Në këtë revolucion ne ia dolëm që të jemi sot vendi me nivelin më të ulët të taksave në Europë. Në kuadrin e këtij revolucioni kemi ulur nga 3.1 në 1.5% taksën e biznesit të vogël , pra 50 %, kemi vendosur taksën e sheshtë me 10 % duke ulur me 130 % tatimin mbi të ardhurat, duke ulur me 150 % tatimin mbi fitimin nga 25 në 10 %, ne kemi ulur me 31 % dhe nga 1 janariu 2009 me 50 % taksën sociale, kemi ulur nga 6 në 1 % taksën doganore, kemi miratuar kodin e ri të procedurës tatimore, kemi thjeshtuar nga 23 në 6 numrin e taksave, kemi shndërruar në 1 euro një seri të madhe tarifash. Cili është rezultati i këtyre reformave? Rezultati është spektakolar. Në këtë vit revolucioni fiskal 2006-2008 të marra së bashku megjithë uljen më të madhe të taksave në botë ne kemi patur rritjen më të madhe të të ardhurave se çdo vend tjetër në këtë kontinent.

    Në 2006-2008, 70 miliardë lekë më shumë se sa qeverisja kleptokratike

    Në vitin 2002-2004 me taksat më të larta në rajon ne u mblodhën nga taksat e tatimet në buxhetuin e vendit gjithsej 439 miliardë lekë ndërkohë që në tre-vjevçatrin e taksave të ulëta 2006-2008 u mblodhën gjithsej 729 miliardë apo 290 miliardë më shumë. Në tre vite si në asnjë vend tjetër të ardhurat nga taksat dhe tatimet nuk u rritën me 70 %. Në tre vite të qeverisjes sime u volën 70 miliardë lekë më shumë se në 5 vitet e qeverise tuaj kleptokratike taksalartë. Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë BB-së, Doing Business për ndihmën e madhe të ofruar Shqipërisë në këto reforma, të falenderoj në mënyrë të veçantë USAID-in dhe Koorporatën e Mijëvjeçarit për projektet e rëndësishme që financuan dhe ndihmuan dhe ndihmën tejet të çmuar që dhanë për shërbimet elektronike, të cilat bënë të mundur turravrapin e Shqipërisë. Dua të falenderoj institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, FMN-në, institucionet e vendeve mike për ndihmën dhe kontributin e çmuar që na dhanë. Një falenderim, një mirënjohje të pakufishme dua t`u drejtoj sot të gjithë qytertarëve shqiptarë që me votën e tyre më dhanë mundësi të çlirohem nga një brengë e madhe e shpirtit tim, ta rinis aty ku e lashë. Brenga ime e madhe nuk ka qenë kurrë që unë për shkak të rebelimit komunist lashë kolltukun e presidentit , jo absolutisht jo, sepse ja ku jam përsëri, por brenga ime e madhe ishte se Shqipëria e rritjes ekonomike dyshifrore, për shkak të rebelimit komunist u lëviz në honet e kleptokracisë dhe mafias. Prandaj dhe unë sot si detyrim madhor ndaj qytetarëve shqiptar shpalla tre vjet më parë sërish se do ta vendos Shqipërinë në orbitën e rritjes së shpejtë ekonomike dhe vendin më tërheqës për ivestimet e huaja. Ky është një realitet tashmë i certifikuar nga bota. Kam kënaqësi të madhe t`ju informoj se ekonomia e vendit sot është më entuziaste dhe më e zhvilluar se kurrë. Privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha është një histori e vërtetë suksesi. Ne dyfishuam vlerën e privatizimit të Telekomit, privatizuam ARMO-n me një vlerë 13 herë më të madhe se qeveria juaj në vitin 2004. Privatizuam KESH-in me dyfishin e vlerës së bilancit të përcaktuar. Sot Shqipëria e reformave të thella ekonomike ka rritjen e eksporteve "Made in Albania" 43 % krahasuar me vitin e kaluar jo me vitet tuaja, mbi 40 % të rritjes së ndërtimeve, ka rritje dyshifrore të rritjes së prodhimeve bujqësore dhe transporteve. Gjashtëmujorin e parë të këtij viti u regjistruan 13.163 biznese kundrejt vetëm 6603 bizneseve që u regjistruna gjatë 6 mujorit të parë të viti të kaluar.

    rd
    Shume interesant ky shkrimi. E lexova nga fillimi deri ne fund.

  20. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shume interesant ky shkrimi. E lexova nga fillimi deri ne fund.
    lexoje edhe kte ...

    Gazeta Shqiptare • Datë: Nov 04, 2008

    Gjithë çunat e kryeministrit
    • Nga Lorenc Vangjeli

    Gjithë çunat e kryeministrit, ata me të cilët ai ndërtoi KOP-in e
    djeshëm, e kanë me siklet të madh të vërtetën. I fundit është
    ministri i Drejtësisë, që nuk i shpëtoi dot tundimit për t’ju
    nënshtruar vesit të vjetër. Enkelejd Alibeaj gënjeu përsëri. E ka
    bërë të shtunën. Do ta bëjë dhe nesër. Tani ai është peng i
    gënjeshtrës së vet dhe është i detyruar të paguajë për të. Nuk mund
    të bëjë dot ndryshe. Të shtunën, në një konferencë shtypi ai pranoi
    çfarë nuk mund të mohonte më gjatë dhe gënjeu kur tha se kishte
    kryer thjesht detyrën kur u përfshi në shkrimin e akteve që kanë
    lidhje me Gërdecin. Madje, si për t’i dhënë zemër vetes, edhe ngriti
    zërin duke tentuar të shmangë thelbin e akuzës publike dhe mediatike
    ndaj tij; faj ka kush e ka nxjerrë në dritë këtë histori dhe jo
    autorët e saj. Një përpjekje që i ngjan dorës që shtrëngon flokët
    dhe mjekrën për të dalë në bregun tjetër të lumit që po e mbyt. Që
    natyrisht as nuk tremb, dhe as nuk impresionon kënd me tralalara
    idiote të nxjerrjes së sekretit hetimor. Faj ka kush zbath brekët e
    pista dhe jo kush i tregon ato me gisht!

    Në thelb, historia është shumë e thjeshtë. Ndërlikimin e saj e bën
    vetë Alibeaj i pushtuar nga një frikë që gjykuar nga larg tij, ngjan
    e pashpjegueshme. Nga pozicioni i dikurshëm si drejtor i
    departamentit të kontrollit të brendshëm, ai ka luajtur një rol
    kushtëzues në të gjithë praktikën ligjore që parapriu tragjedinë e
    Gërdecit. Këtu fillon dhe mbaron lidhja e tij me shpërthimin, krimin
    e djeshëm dhe ndëshkimin e nesërm. Alibeaj ishte vetëm një nga vidat
    e shumta të mekanizmit kriminal që vrau 26 plus 1 qytetarë
    shqiptarë, por nuk ishte gishti që shtypi detonatorin. Në këtë
    histori mëkati, Alibeaj nuk u ngjan as gjeneralëve që projektonin
    luftë, por nuk shkelnin në baltën e luftës. Ai thjesht rrezikon
    fatin e ushtarëve në një betejë të humbur. Në një betejë pa moral.
    Ai është rob i zbatimit të urdhrave.

    Të shtunën Alibeaj pranoi të shpjegojë cila ishte baza ligjore që i
    jepte të drejtë atij të përfshihej në betejën e pistë të Gërdecit:
    Dhe pikërisht pika 4, shkronja d, e rregullores së departamentit, që
    sipas tij parashikon se ai, Departamenti, “ofron shërbimin e
    këshillimit, për njohjen e legjislacionit në fuqi në fushën e
    parandalimit dhe të luftës kundër korrupsionit”.

    Të shtunën, Alibeaj kishte nevojë për autoledhatime: “Me modesti
    mund të pranoj që jam një jurist, i cili nuk pranon të ketë dhënë
    mendime të gabuara në këtë rast”, - thotë ai me një strukturë të
    dyshimtë të shqipes, duke ju referuar pikërisht cilësisë së
    këshillimit të tij juridik në gjithë dosjen ligjore që parapriu
    Gërdecin. Por pikërisht të shtunën, ministri i Drejtësisë gënjeu
    publikisht duke cituar përgjysmë detyrimin e tij ligjor që rrjedh
    nga pika 4, shkronja d, e ish-departamentit të tij. Saktësisht ajo
    thotë se departamenti ka këto të drejta dhe përgjegjësi: “Ofrimin e
    shërbimeve të këshillimit, të ekspertizës e të trajnimit, në
    bashkëpunim me departamentin e administratës publike në seminaret
    dhe takimet e punës për nëpunësit civilë të institucioneve të
    administratës publike, për njohjen e legjislacionit në fuqi në
    fushën e parandalimit dhe të luftës kundër korrupsionit, si dhe në
    promovimin e praktikave të mira përgjithësuese”. Këtë thotë neni
    përkatës që Alibeaj e lexon përgjysmë. Kontributi i djeshëm i
    Alibeajt nuk niste me seminare në bashkëpunim me DAP-in, nuk
    vazhdonte me trajnime të nëpunësve civilë, nuk mbyllej me promovim
    të praktikave të mira përgjithësuese. Ai as nuk parandaloi dhe as
    nuk luftoi korrupsionin. Ai shtroi rrugën për të. Nga kjo pikëpamje,
    Alibeaj është qytetar shoqërisht i rrezikshëm, edhe më tepër i
    tillë, ai bëhet si ministër i Drejtësisë. Nga ky pozicion, prej
    muajsh ai e sheh veten në konflikt me të gjithë segmentet e sistemit
    të drejtësisë, nga gjyqtarët e prokurorët e deri tek avokatët dhe
    noterët.

    Neni i cituar “forcërisht” nga ministri të shtunën, thjesht e vë atë
    në pozitën qesharake të një juristi modest ose krejt të papërvojë,
    ose të një juristi që provon për të shumtën e herës gënjeshtrën
    publike, kur kapet në një faull publik.

    Neni i cituar nuk i jep të drejtë Alibeajt të djeshëm të përfshihet
    në hartim aktesh ligjore. Nuk e legjitimon atë në asnjë rast
    përballë institucioneve që janë të përfshira në këtë praktikë. Si
    ministër Drejtësie, Alibeaj duhet të dijë se Vendimet e Këshillit të
    Ministrave hartohen nga një ministri e caktuar, mbi draftin e saj
    shprehet çdo ministri tjetër e prekur dhe në të gjitha rastet, mbi
    të jep mendim Ministria e Drejtësisë. Për të ndihmuar kujtesën
    juridike, mund të konsultohet edhe vendimi i Këshillit të
    Ministrave, numër 584, datë 28 gusht 2003 (ndryshuar) dhe ligji
    numër 9000, datë 30 janar 2003, të cilat e lënë Alibeajn pa alibi
    ligjore. Veç nëse ai kupton se ky është momenti që të “fshihet” mbas
    shpinës së gjerë dhe kompetencave të vetë kryeministrit.
    Mbrojtja e tij, nëse do të kishte vërtet një të tillë, do të ishte
    më e përshtatshme e do të kishte një farë kuptimi, nëse citonte, për
    shembull, nazistët e “pafajshëm” që zbatonin ligje të shkruar nga
    tjetër kush, apo dhe persekutorët e djeshëm komunistë që ndëshkonin
    po mbi “baza të qarta” ligjore. Njëlloj si ta, ai është vetëm ushtar
    dhe zbatues i urdhrave. Natyrisht, Alibeaj nuk mund ta bëjë një gjë
    të tillë, sepse është në batak, sepse ka shënuar emrin e tij në të
    njëjtën dosje përvëluese që e klasifikon gjithmonë e më tepër
    tragjedinë e Gërdecit në një krim të organizuar shtetëror kundër
    shtetasve shqiptarë. Ai është tashmë përfundimisht në grupin e
    njerëzve që kanë të parashkruar fatin e mbytjes nëse anija e
    përbashkët përfundon në mbytje.

    Deri në korrikun e vitit 2005, Alibeaj, Bumçi, Basha e të tjerë çuna
    dhe goca të kryeministrit të sotëm, ju shitën publikut si fytyra e
    re e ndryshimit. Sot ata janë dukshëm më të vjetër se Gjana apo
    Memia, fjala vjen. Janë me shumë më pak integritet, me shumë më pak
    dinjitet, personalitet dhe individualitet. Dje ata ishin
    fishekzjarrë të rremë që sot kanë zërin, pamjen e sjelljen e vetë
    Berishës; të gjithë së bashku e trajtuan publikun si shitësja e
    vogël e shkrepëseve që kërkoi të ngrohet në flakën iluzore të
    shpresës, për të ndezur më pas zjarrin e madh të korrupsionit të
    kontrolluar nga ata vetë.

    Paniku i Alibeajt, Bumçit & CO, përpjekja për ta shmangur vëmendjen
    nga mëkati i tyre, në mjetet dhe mënyrat që e kanë zbuluar atë,
    është qesharak. Po aq qesharak sa është dhe teknologjia për të
    përdorur gishtat që do të shërbejnë si mburojë për t´u fshehur. Në
    këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për çunat dhe gocat e KOP-it të
    kryeministrit, që tashmë duhet të ndjejnë se kanë fatin e atyre
    mjeteve me një përdorim që flaken tej mbasi mbarohet punë. Në këtë
    rast bëhet fjalë nëse nesër kryeministri do të jetë në gjendje të
    shpikë një tjetër gënjeshtër të llojit të shkrepëseve të ndritshme
    dhe flakëshkurtra. Kryeministri nuk mund të vazhdojë në pafundësi ta
    trajtojë veten si Jezu Krishti në kryq, që për koincidencë të fatit
    u ndodh në mes të dy hajdutëve. Ai nuk mund të përdorë as “fatin” e
    keq të Enver Hoxhës, të cilit i dolën të gjithë shokët tradhtarë.
    Berisha nuk është as njëri dhe as tjetri individ i këtyre skajeve të
    papërputhshme. Siç nuk mund të jetë më gjatë as duarlarë si Ponc
    Pilati.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata shqyrton çështjen Fazliç, i rikthehen pronat, ai nuk eshte me nen hetim
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 13-07-2012, 09:53
  2. Bujar Bukoshi: Berisha theu embargon, por e beri per Kosoven
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 18:05
  3. Pa Ty, asgjë!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 17:47
  4. Rrëzohet mocioni i opozitës për Topallin në parlament me 70 vota
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 18:54
  5. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •