Marr nga gazeta korrieri.
Cfare mendimesh keni per nje genjeshter te till.
Mitropoliti i Kishės Ortodokse Serbe nė Mal tė Zi, Amfolihje Radoviē, bėri thirrje dje nga fshatrat e Shkodrės pėr ndėrtimin e varrezave tė ushtarėve serbė tė rėnė nė Shqipėri. Nė njė deklaratė tė befasishme, Mitropoliti Radoviē tha se ushtarėt serbė janė 10 mijė dhe se ata kanė rėnė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė nė 1912. Mitropoliti vizitoi objektet e kultit dhe disa varreza, qė sipas tij u pėrkasin ushtarėve serbė. I njohur si kundėrshtari i madh i pavarėsisė sė Kosovės dhe Malit tė Zi, Mitropoliti Radoviē, dikur pėrkrahės i kriminelėve tė luftės, mė pas i bėri thirrje tė dorėzohej udhėheqėsit serbo-boshnjak, Radovan Karaxhiē. Vizita e Mitropolitit Radoviē iu kushtua vėmendjes pėr objektet e kultit dhe varrezave tė ushtarėve serbė tė rėnė gjatė luftėrave ballkanike dhe pėrpjekjeve tė pushtimit malazez tė Shkodrės. Radoviē ka kėrkuar qė Mali i Zi tė kujdeset pėr varrezat e ushtarėve tė kėtij shteti kudo nė botė, e pėr rrjedhojė edhe nė Shkodėr.
Radoviē vizitoi kishėn e Vrakės dhe atė tė Rrushkullit, themelet e sė cilave i pėrkasin shekullit IX. Kjo kishė ėshtė katolike e njėjtė me atė tė Laēit. Pra, ajo konsiderohet si vend i shenjtė nga besimtarėt e krishterė dhe duhet tė pėrfshihet nė axhendėn e pelegrinėve. Mė pas, Radoviē i ėshtė drejtuar fshatit Bardhaj, 7 km nė verilindje tė qytetit tė Shkodrės, ku sipas tij ndodhen tė groposur trupat e rreth 10 mijė ushtarėve serbė e malazezė, tė rėnė gjatė rrethimit tė Shkodrės nga Mali i Zi, nė tentativė pėr ta aneksuar, qė i pėrket viteve 1912-1914. Pasi ka mbėrritur kėtu, Radoviē ka ushtruar ritet fetare tė bekimit tė varreve dhe lutjeve. Radoviē tha: Ne jemi pelegrinė dhe kemi ardhur tė vizitojmė vendet e shenjta qė datojnė qė nga kohėrat e Apostujve tė Krishtit. Kemi vizituar kishėn nė Rrushkull tė shekullit IX, themelet e sė cilės i pėrkasin kristianizmit tė hershėm. Mė pas kemi ardhur pėr tė vizituar nė vendin ku prehen eshtrat e ushtarėve serbė dhe malazezė tė rėnė gjatė Luftės Ballkanike (1912-1914), tė cilėt luftuan kundėr pushtuesit osman. Kėta ushtarė sė bashku me tė tjerė kanė sakrifikuar veten pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga Turqia. Kėtu nė Bardhaj kanė rėnė mė se 10 mijė ushtarė serbė. Unė doja tė thosha edhe diēka tjetėr, se ata kanė rėnė nė kohėn kur Shqipėria shpalli pavarėsinė, nė atė moment vendimtar historik pėr lirinė e vendit. E njėjta gjė ndodhi edhe nė vitin 1941, kur serbė dhe shqiptarė sė bashku nė kėto vende, luftuan kundėr pushtuesit nazifashist. Ėshtė koha qė tė kujtojmė tė gjithė ata qė dhanė jetėn nė rininė e tyre, pasi ata kanė qenė kryesisht djem tė rinj dhe tė pamartuar.
Radoviē nuk iu shmang pyetjes nėse do tė kėrkohej nga qeveria e Tiranės riparimi i varrezave tė serbėve dhe malazezėve nė tė gjithė Shqipėrinė, si dhe trajtimi si varreza publike. Ai tha se kjo kėrkesė duhet tė bėhej dhe kujtoi se nė mes dy luftėrave kanė qenė tė identifikuara tė gjitha varrezat e serbėve nė Shqipėri. Mitropoliti shtoi gjithashtu, se varrezat u shkatėrruan plotėsisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Varrezat janė tė shenjta, pa marrė parasysh se cilės kohė dhe fe u takojnė. Duke pasur parasysh shenjtėrinė e tyre, Mali i Zi ka filluar tė bėjė identifikimin e varreve tė okupatorėve, si italianė, gjermanė etj. Varri ėshtė i shenjtė dhe nuk ka armiqėsi, pasi dheu i pajton tė gjithė. Brenda nė secilin varr ndodhet njė person qė ka lėnė eshtrat e veta dhe shteti i Malit tė Zi duhet tė kujdeset pėr identifikimin e tė gjithė tė rėnėve nėpėr botė, ashtu sikurse do tė duhej tė kujdesej pėr tė gjithė ushtarėt e rėnė nė territorin e vet. Mali i Zi duhet tė kujdeset pėr tė rėnėt e vet qė u flijuan pėr lirinė dhe jetėn e Shqipėrisė dhe shqiptarėve, - tha Mitropoliti Radoviē.
Pas varrezave nė Bardhaj, grupi mori rrugėn pėr tė vizituar edhe Malin e Taraboshit, pėr tė kujtuar ushtarėt malazezė tė rėnė gjatė rrethimit tė Shkodrės nė vitet 1912-1914.
Krijoni Kontakt