Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    367
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime

    Shqiperine e Cliruan Serbet

    Marr nga gazeta korrieri.
    Cfare mendimesh keni per nje genjeshter te till.

    Mitropoliti i Kishės Ortodokse Serbe nė Mal tė Zi, Amfolihje Radoviē, bėri thirrje dje nga fshatrat e Shkodrės pėr ndėrtimin e varrezave tė ushtarėve serbė tė rėnė nė Shqipėri. Nė njė deklaratė tė befasishme, Mitropoliti Radoviē tha se ushtarėt serbė janė 10 mijė dhe se ata kanė rėnė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė nė 1912. Mitropoliti vizitoi objektet e kultit dhe disa varreza, qė sipas tij u pėrkasin ushtarėve serbė. I njohur si kundėrshtari i madh i pavarėsisė sė Kosovės dhe Malit tė Zi, Mitropoliti Radoviē, dikur pėrkrahės i kriminelėve tė luftės, mė pas i bėri thirrje tė dorėzohej udhėheqėsit serbo-boshnjak, Radovan Karaxhiē. Vizita e Mitropolitit Radoviē iu kushtua vėmendjes pėr objektet e kultit dhe varrezave tė ushtarėve serbė tė rėnė gjatė luftėrave ballkanike dhe pėrpjekjeve tė pushtimit malazez tė Shkodrės. Radoviē ka kėrkuar qė Mali i Zi tė kujdeset pėr varrezat e ushtarėve tė kėtij shteti kudo nė botė, e pėr rrjedhojė edhe nė Shkodėr.

    Radoviē vizitoi kishėn e Vrakės dhe atė tė Rrushkullit, themelet e sė cilave i pėrkasin shekullit IX. Kjo kishė ėshtė katolike e njėjtė me atė tė Laēit. Pra, ajo konsiderohet si vend i shenjtė nga besimtarėt e krishterė dhe duhet tė pėrfshihet nė axhendėn e pelegrinėve. Mė pas, Radoviē i ėshtė drejtuar fshatit Bardhaj, 7 km nė verilindje tė qytetit tė Shkodrės, ku sipas tij ndodhen tė groposur trupat e rreth 10 mijė ushtarėve serbė e malazezė, tė rėnė gjatė rrethimit tė Shkodrės nga Mali i Zi, nė tentativė pėr ta aneksuar, qė i pėrket viteve 1912-1914. Pasi ka mbėrritur kėtu, Radoviē ka ushtruar ritet fetare tė bekimit tė varreve dhe lutjeve. Radoviē tha: “Ne jemi pelegrinė dhe kemi ardhur tė vizitojmė vendet e shenjta qė datojnė qė nga kohėrat e Apostujve tė Krishtit. Kemi vizituar kishėn nė Rrushkull tė shekullit IX, themelet e sė cilės i pėrkasin kristianizmit tė hershėm. Mė pas kemi ardhur pėr tė vizituar nė vendin ku prehen eshtrat e ushtarėve serbė dhe malazezė tė rėnė gjatė Luftės Ballkanike (1912-1914), tė cilėt luftuan kundėr pushtuesit osman. Kėta ushtarė sė bashku me tė tjerė kanė sakrifikuar veten pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga Turqia. Kėtu nė Bardhaj kanė rėnė mė se 10 mijė ushtarė serbė. Unė doja tė thosha edhe diēka tjetėr, se ata kanė rėnė nė kohėn kur Shqipėria shpalli pavarėsinė, nė atė moment vendimtar historik pėr lirinė e vendit. E njėjta gjė ndodhi edhe nė vitin 1941, kur serbė dhe shqiptarė sė bashku nė kėto vende, luftuan kundėr pushtuesit nazifashist. Ėshtė koha qė tė kujtojmė tė gjithė ata qė dhanė jetėn nė rininė e tyre, pasi ata kanė qenė kryesisht djem tė rinj dhe tė pamartuar”.

    Radoviē nuk iu shmang pyetjes nėse do tė kėrkohej nga qeveria e Tiranės riparimi i varrezave tė serbėve dhe malazezėve nė tė gjithė Shqipėrinė, si dhe trajtimi si varreza publike. Ai tha se kjo kėrkesė “duhet tė bėhej” dhe kujtoi se “nė mes dy luftėrave kanė qenė tė identifikuara tė gjitha varrezat e serbėve nė Shqipėri”. Mitropoliti shtoi gjithashtu, se varrezat u shkatėrruan plotėsisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. “Varrezat janė tė shenjta, pa marrė parasysh se cilės kohė dhe fe u takojnė. Duke pasur parasysh shenjtėrinė e tyre, Mali i Zi ka filluar tė bėjė identifikimin e varreve tė okupatorėve, si italianė, gjermanė etj. Varri ėshtė i shenjtė dhe nuk ka armiqėsi, pasi dheu i pajton tė gjithė. Brenda nė secilin varr ndodhet njė person qė ka lėnė eshtrat e veta dhe shteti i Malit tė Zi duhet tė kujdeset pėr identifikimin e tė gjithė tė rėnėve nėpėr botė, ashtu sikurse do tė duhej tė kujdesej pėr tė gjithė ushtarėt e rėnė nė territorin e vet. Mali i Zi duhet tė kujdeset pėr tė rėnėt e vet qė u flijuan pėr lirinė dhe jetėn e Shqipėrisė dhe shqiptarėve”, - tha Mitropoliti Radoviē.

    Pas varrezave nė Bardhaj, grupi mori rrugėn pėr tė vizituar edhe Malin e Taraboshit, pėr tė kujtuar ushtarėt malazezė tė rėnė gjatė rrethimit tė Shkodrės nė vitet 1912-1914.

  2. #2
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    na paskan mare vesh dhe nga kufinjte veriore qe jemi nje bord.ello e gjysem si shtet???
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    949
    Faleminderit
    1
    5 falenderime nė 5 postime
    e paska therritur jani vellavin serb qe te kerkoje varre si greku ne jug.
    shif kur te dali ndonje pede tashi dhe te thote qe duhet ti kerkojme falje dhe ketyre.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Tash vijn ata qe jan per marredhenie te mira me serbet , marredhenie te cilat duhet ti ushqejn vetem shqiptaret , ndersa serbet mund te na bejn zullum.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,900
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Keta fqinjet tane kurre nuk e kane harruar endrren per ndarjen e tokave shqiptare. Q'ata vjen edhe ky shkau e i viziton varrezat, bile ka gjasa ta quaje edhe toke sllave, sepse aty ku o derdh gjaku i shkaut o toke sllave sipas tyne.

    E shqipnia si shqipnia, nuk do me i prish marredheniet me fqinjet, qe vec fqinje e njerez nuk quhen. Q'ata jemi kane edhe jemi sot ne kete situate - se assesi dhe asnje menyre nuk duhet me jua prish qejfin fqinjeve - ani cka qe kjo na ka kushtuar, kushton dhe do te na kushtoje - ne fund te fundit a nuk jemi nje popull globalist - qe as shtet te mirefillte nuk kemi - kryesorja te na rroje globalizmi, internacionalizmi dhe fqinjesia e mire.

  6. #6
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Mosha
    40
    Postime
    165
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Djalli ne Shkoder

    Asnje reagim I Tiranes zyrtare.Asnje reagim as nga lehesit e tyre neper forume.Ska reagime se ky nuk eshte shqiptar.Eshte nje djall serrb qe s,duhej te lihej te vinte ne Shqiperi per mos gje tjeter vetem per mallkimin qe i beri udhehejqjes malazeze per njohjen e Kosoves si shtet.Vetem per respekt ndaj tyre I duhej mbyll dera e hyrijes keti laneti.
    Nuk duhej te lihej te hynte ne ne Shqiperi ky djall edhe sikur te vinte e te tregonte per varret e tetmije djemve,lules se Kosoves qe u pushkatuan ne Tivar.Dhe kete nuk ja tha askush.Nuk ja thane edhe ata komuniste perkrahes te E.Hoxhes qe varri sduhet ta lere brenda per ate masaker.Nuk duhet ta lere brenda se ata me keq se u masakruan ne Tivar u torturuan pa buke,pa uje deshe dath nen hunden e komunisteve shqiptar rruges nga Kukesi e ne Shkoder ku i kaluan per ne kasaphanen e Tivarit.Tetemije djem e burra shqiptar.Ishin perkrahesit e Shaban Polluzhes edhe ky i vrare ne bese nga forcat tona pasi nuk pranoj tu dorezohej shkieve.Ishin djem qe edhe pse u pushkatuan nuk u bene pishman se e kundershtuan te beheshin vellezer me hasmin.Vjen ky djall per varreza qe edhe ne qofshin jane varreza pushtuesish dhe si te tilla nese I intersojne le ti gjej e ti marri se bashku me kocka qensh te vrare a te ngordhur.Dheu shqiptar I mbulon pushtuesit.Tre here me sa di kane qen serbet bashke me shqiptaret ne lufte;nje here ne Fushkosove ne kualicionin ballkanik kundra turqeve,njehere kur u ftuan te permbysej qeveria e F.Nolit dhe ne luften kundra fashizmit.Tjerave here ata kane qene pushtues dhe kane hasur perhere ne zjarrin e pushkeve te Dede Gjolulave.E sot pse mos te livadhise djalli ne token pa zotPse jo.Nga njera ane ky,nga ana tjeter I falet toka tjetrit ne portin me te rendesishem te vendit.Ku jemi?Po leme te na kafshojne bytheve qente nga te dy anet vec te mbajme pushtetin qe nese nuk ndalen keta cakonj,keto hijena ,do jete vecse nje pushtet kashte neser?
    Ketu duhet te shohin te gjithe ata qe dine ti thone dy fjale,e jo te shahemi e te trusim tonin per hire te armiqeve tane me zullumqar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Liridona : 03-11-2008 mė 08:32
    Liridona

  7. #7
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,511
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga detiad Lexo Postimin
    Mitropoliti Radoviē tha se ushtarėt serbė janė 10 mijė dhe se ata kanė rėnė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė nė 1912.
    Pas varrezave nė Bardhaj, grupi mori rrugėn pėr tė vizituar edhe Malin e Taraboshit, pėr tė kujtuar ushtarėt malazezė tė rėnė gjatė rrethimit tė Shkodrės nė vitet 1912-1914.
    Ushtare serbe ne clirimin e Shqiperise?Pffff sa qesharake kjo.
    Sa per rrethimin e Shkodres,Malazezet e kane sjelle historine si ti doje qejfi.Ka qene aventurieri Esat Pashe Toptani qe ka pasur nje divizion turk ne kalane e Shkodres dhe malazezet rrethuan ate,duke e quajtur si clirim te Shqiperise nga turqit por Esati i perdori si mish per top turqit ne kete mes se dihej shume mire politika e tij e paqendrueshme,sic do kemi me vone aleanca te tij me serbet.

  8. #8
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Prit se rrezik do vijne dhe turqit dhe te kerkojne deshmoret e vrare nga Skenderbeu Mos harrova ndonje? U prit...duhet te vijne dhe bullgaret, visigotet, normandet, saraqenet, francezet (keta duhet ta kapin me shume me ulqinaket) dhe.... Ah ne e kemi te keqen brenda. Pse eshte keshtu pa shijne greku dhe serbi.

  9. #9
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,801
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Citim Postuar mė parė nga skampin Lexo Postimin
    e paska therritur jani vellavin serb qe te kerkoje varre si greku ne jug.
    shif kur te dali ndonje pede tashi dhe te thote qe duhet ti kerkojme falje dhe ketyre.
    bashkohem me mendimin e te cituarit dhe shtoj edhe nje fjali tjeter !!!

    flm bij bushtrash serb qe na 'cliruat' !!! ptu fisēa !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    8,541
    Faleminderit
    19
    100 falenderime nė 93 postime
    Do behemi si varreza e botes, se nje grusht vend jemi, ku do i vem gjith kto varre

  11. #11
    WoRkInG Maska e [Neo]
    Anėtarėsuar
    05-10-2008
    Vendndodhja
    A man can be happy with any woman, as long as he does not love her.
    Postime
    247
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ore po lan nam keta na ēliroi Serbia???????????????????????????????????????????? ???????
    C'behet keshtu mor?
    Nuk po marrrim vesh me se ku po jetojme a ka shtet apo nuk ka shtet ketu?
    Ngeli bota duke na treguar me gish jemi bee gazi i tyre nuk kane nevoje me te tregojne bracaleta per te qeshur thjesht shikojne se cfare ndodh ne Shqiperi.
    Always forgive your enemies, nothing annoys them so much.

    Oscar Wilde.

  12. #12
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Mosha
    51
    Postime
    463
    Faleminderit
    4
    7 falenderime nė 4 postime
    Cdo gje do pranoja vec kete G E N J E S H T E R &A B S U R D I T E T nuk e pertyp dot. Po c jane keto more nderroni teme mos merremi me budallalleqe qe s ka kandar ti peshoje.
    TI SHQIPERI ME EP NDER........

  13. #13
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Absolutisht qe eshte e vertete.
    Shqiperine e ēliruan ushtrite Serbe, Greke, Maqedonase, Turke etj. (kjo etj eshte shenuar kot se vetem 4 ushtri e ēliruan Shqiperine).


    Tani te flasimi pak me shaka: Shqiperine e ēliruan patriotet si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi etj. Ushtria Serbe, Greke etj kane pasur vetem nje qellim: Pushtimin dhe ndarjen e ketyre trevave midis njeri tjetrit.

    Sa per varre keto vende apo keto kisha duhet te ndertojne njehere varret e te vrareve dhe te masakruareve civil Shqiptar ne trojet e tyre dhe pastaj le te vijne dhe te kerkojne ndertimin e lapidareve serb e grek ne Shqiperi. Bile dal une vullnetar per ndertimin e tyre.

    Ps: Ēudia me e madhe eshte se deri me tani nuk po na del ndonje filo-serb ne forum per ta mbeshtetur kete hipotez. Kjo po me merzit pak, nuk e di pse por sikur u mesuam me filo-grekerit, filo-turqit, filo-arabet etj.

    Propozoj qe i pari anetar qe e perkrah kete ide te hedhur nga prifti Serb te nderohet dhe te ngrihet ne detyre ne kete forum. Pse jo te behet Super Moderator apo dhe me lart.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shttt!Mos bertisni se zgjohen qeveritaret tane.Jane te lodhur nga udhetimet ,dallaveret,allishverishet dhe s`kane kohe te miren me ceshtjen kombetare.Per Salen mos me flisni,sese akoma mban zi per baxhanakun qe nuk arriti as ta njihte!Kerkojme dhe mirembajme varret e cdo armiku bastard,kurse PER ESHTRAT E ATYRE QE VDIQEN NE GERDEC asnje qeveritar nuk e rruan!!!Qeveri me profil evropian eeeeee?

  15. #15
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Mosha
    51
    Postime
    463
    Faleminderit
    4
    7 falenderime nė 4 postime
    Shqiperi e Shqiptarve
    Vdekje e tradhetarve.
    Ata ,serb, greke ,dreq e shejtan kushdo qofte, te vine e te marrin eshtrat e ushtarve te tyre qe jane vrare ketu kur erdhen si pushtues, se po i rendojne tokes. Se sa per te cliruar s kishin vdek Shqipetaret qe te vinin ketu ata.
    TI SHQIPERI ME EP NDER ...........

  16. #16
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Mė pas kemi ardhur pėr tė vizituar nė vendin ku prehen eshtrat e ushtarėve serbė dhe malazezė tė rėnė gjatė Luftės Ballkanike (1912-1914), tė cilėt luftuan kundėr pushtuesit osman.

    Eh c'qyfyre
    Clironin Shqiperine duke vrare shqiptaret


    lol


    ----------------------------

    Dukuri tė luftės sė Shkodrės

    Nėnkolonel Doktor Bernard Zotaj
    Major Ali Mali

    Shkodra ishte njė nyje e fortė
    Shtetet e reja ballkanike, pas lidhjes sė Aleancės me tyre nė pranverėn e vitit 1912, synonin tė pėrfitonin nga turbullira qė shkaktoi nė Kostandinopojė disfata nė luftėn Italo-Turke, 1911 dhe nga kryengritjet e herėpashershme tė shqiptarėve, veēanėrisht, viti 1911.
    Ashtu sikurse shkruan historiani Ferdinand Schevill: “Ata e ndjenė fitoren shqiptare, tashmė tė pashmangshme, nėpėrmjet tė cilės Shqipėria ishte duke u ndėrtuar si njė shtet autonom i pėrbėrė nga katėr vilajete: i Shkodrės, Janinės, Manastirit dhe Kosovė”. Mė 12 tetor 1912, shpėrtheu Lufta Ballkanike. Brenda njė periudhe tė shkurtėr, shtetet e reja tė Ballkanit e dėrrmuan Perandorinė Osmane. Lufta Ballkanike e vitit 1912 erdhi nė mėnyrė tė papritur nė botėn e trazuar tė para Luftės sė Parė Botėrore, mbasi Fuqitė e Mėdha nuk ishin tė pėrgatitura pėr njė fitore tė shpejtė tė aleatėve tė vegjėl para njė perandorie.
    Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Austro-Hungaria argumentoi se, pėrfshirja e Shkodrės ishte thelbėsore pėr ekonominė e shtetit tė ri shqiptar duke kėrkuar dhe mbrojtur gati e vetme, tė drejtėn e shtetit tė ri shqiptar mbi njė pjesė tė madhe tė Kosovės sė sotme, pėrfshirė qytetet e Pejės, Gjakovės, Prizrenit dhe krahinėn e Dibrės nė tėrėsi, sepse, sipas saj, ekzistonin arsye racore dhe fetare pėr tė mos ia dorėzuar kėto qytete Malit tė Zi dhe Serbisė. Rusia, njėlloj siē sillet sot pas 95 vitesh, nuk hapi rrugė pėr zgjidhjen e problemit tė Shkodrės, pa kėnaqjen deri nė fund tė ambicjeve tė Serbisė nė Shqipėrinė veri-lindore, gjegjėsisht nė Kosovė.
    Pėr mbrojtjen e qytetit tė Shkodrės ishin tė interesuar si shqiptarėt, ashtu edhe turqit. Shqiptarėt do tė mbronin Shkodrėn nga njė pushtues i ri, i cili donte tė tjetėrsonte qytetin dhe banorėt, ndėrsa turqit luftonin pėr dinjitetin e tyre ushtarak e kombėtar, pėr tė mos rėnė rob tė serbo-malazezėve, si dhe pėr interesa politike dhe ushtarake tė tyre.
    Nė pėrgjigje tė presionit gjerman pėr tė mos prishur konferencėn, Austro-Hungaria bėri njė seri lėshimesh derisa Rusia ra dakord nė pėrfshirjen e Shkodrės nė Shqipėri.
    Para njė “nevoje” tė tillė tė konsideruar si parėsore pėr Fuqitė, por shkatėrrimtare pėr Shqipėrinė, diplomacia britanike u mundua tė luajė rolin e ndėrmjetėsit, rol i cili pėr mendimin tonė, e detyroi atė tė heqė dorė nga disa parime themelore konstante pozitive ndaj ēėshtjes shqiptare, tė kristalizuara, sidomos nė krizėn shqiptare tė vitit 1911, qė e kishin bazėn nė erėn e re qė po frynte nė diplomacinė britanike.
    Ndėr ata do tė dėshiroja tė pėrmendja memorandumin e dėrguar nga misionari amerikan Telford Erickson, Sir Edward Grey-t.
    Erickson pasi argumentoi me fakte dhe dokumente historike lashtėsinė iliro-arbėnore tė shqiptarėve, pyet se “si mund tė ndahet nė mes kjo tokė antike dhe ky popull antik nė mes aleatėve si njė plaēkė lufte”?! Mė pas ai shtonte: “Ne zotėrinj kemi pas mėsuar se drejtėsia duhet tė jetė guri themeltar i ēdo rendi jetėgjatė nė shoqėrinė njerėzore”.
    Konferenca e ambasadorėve dėrgoi nė qytet njė mision tė kryesuar nga atasheu ushtarak austriak nė Cetinė, kapiteni Hubka. Hubka, qė u takua me Hasan Riza Pashėn dhe nėnkomandantin Esat Pashė Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut tė urisė dhe se mbi tė qenė hedhur bomba pa mėshirė.
    Ismail Qemali ishte i shqetėsuar pėr ēėshtjen e Shkodrės. Ai kishte pasur gjithnjė frikė se qyteti mund tė kapitullonte, para se qeveria e re e Shqipėrisė ta shtinte nė dorė, prandaj kishte vendosur tė vinte gjithēka nė lėvizje qė Shkodra tė mos binte nėn pushtimin malazes.
    Pėr t’i bėrė presion Malit tė Zi qė tė heqė rrethimin, disa luftanije austro-hungareze tė shoqėruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan nė ujrat e Adriatikut, pėrballė Tivarit. Siē kishin bėrė 40 vjet mė parė kundėr trupave tė Haxhi Zekės qė mbronin Ulqinin nga pushtimi malazez.

    Dukuria e pėrpjekjeve tė serbėve dhe malezeze pėr pushtim territori.
    Mbi 2 mijė matjanė, tė drejtuar nga Ahmet Zogu, ishin shpartalluar nga serbėt nė Lezhė, ndėrsa trupat ushtarake turke, tė drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Pashė Jella, qė gjendeshin nė Berat, u gozhduan nė fushėn e Myzeqesė nga sulmi i pėrbashkėt serbo-bullgar.
    Mali i Zi kishte 300.000 mijė banorė. Kryeqyteti i tyre, Cetina, thotė Durham, i ngjante njė fshati me tjegulla tė kuqe me rreth 3.000 banorė dhe se ishte 8 herė mė i vogėl se Shkodra. Mė 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli luftėn kundėr Turqisė. Mali i Zi e filloi luftėn i pari, disa ditė pėrpara shpalljes sė Luftės Ballkanike nga aleatėt kundėr Turqisė. Mė 9 tetor 1912, forca tė ushtrisė sė Malit tė Zi qėlluan me top fortesėn e Deēanit tė shqiptarėve ku njė vit mė parė ishte ngritur flamuri kombėtar shqiptar.
    Organizimi ushtarak i Malit tė Zi ishte: 4 divizione me 11 brigada kėmbėsorie, gjithsej 52 batalione dhe 322 ēeta territoriale. Ushtria gjithsej kishte 34.000 ushtarė. Ndahej nė tre grupime: Grupimi i veri-lindjes, Grupimi i Qendrės dhe Grupimi i Jugut ose i Bregdetit.

    Trupat malazeze u hodhėn nė sulm nė malin e Taraboshit dhe nė kodrat rreth Shkodrės.
    Topat malazeze filluan tė hedhin gjylet e para nė qytet mėngjesin e 11 tetorit dhe, pėr mė shumė se gjashtė muaj, bombardimet u bėnė pjesė e pėrditshme e jetės sė qytetit. Por duket se ata qė sulmonin, e kishin vėnė re se qyteti ishte i fortifikuar mirė dhe se ai drejtohej nga njė gjeneral, qė ishte, padyshim, njė ndėr mė tė shquarit e Ushtrisė turke. Situata nė rajon nuk ishte aspak e favorshme nė fillimet e rrethimit, kurse ajo brenda qytetit akoma me keq. Trupat e fuqive ballkanike kishin futur nė darė trupat turke dhe forcat e kėsaj tė fundit po pėsonin humbje pothuaj nė gjithė frontin. Njė ndėr shkaqet e kėtyre humbjeve tė rėnda dhe tė pamundėsisė sė serbo-malazezėve pėr tė depėrtuar nė mbrojtjen e Shkodrės ishte mosnjohja dhe mospėrgatitja e tyre pėr tė marrė rajonet e fortifikuara. Nė luftimet e zhvilluara me forcat turke e shqiptare nė rajone rreth qytetit, ato nuk ishin ndeshur me njė fortifikim tė tillė modern dhe solid pėr kohėn. Ndaj pavarėsisht nga vlerat individuale tė ushtarėve, rendimenti luftarak i ushtrive serbo-malazeze nė rrethimin e Shkodrės tetor 1912 prill 1913 ishte mediokėr.
    Komanda e garnizonit tė Shkodrės i kishte kushtuar vėmendje tė posaēme mbrojtjes sė Tuzit. Kjo ishte pengesa e parė serioze pėr drejtimin e Shkodrės. U pėrqėndruan forcat dhe mjetet kryesore: 5 batalione me ushtarė tė rregullt, 2 batalione me redifė nga Kavaja e Shkodra; 3 mijė vetė. Forcat malazeze bėnė njė manovėr, duke i sulmuar forcat shqiptaro-turke, qė mbronin Tuzin, nga krahu i djathtė dhe pas shpine.
    Rėnia e Tuzit ishte humbje e madhe pėr garnizonin e Shkodrės. Trupat turke u tėrhoqėn, duke lėnė nė front vetėm vullnetarė shqiptarė.
    Dukuri ishte roli dhe qėndrimi i banorėve tė qytetit dhe i malėsisė pėrreth.
    Shpirti i gjallė i kulturės sė re u bė nacionalizmi shqiptar, ideja e shqiptarizmės, e formuluar nga Pashko Vasa nė “marsejezėn” shqiptare: “Mori Shqypni, e mjera Shqypni”, tringėlloi e fuqishme dhe krenare nė rreshtat e luftėtarėve, banorė tė qytetit dhe malėsisė nė atė kohė. Lufta e Shkodrės zbuloi edhe njėherė botėn shqiptare me gjithė madhėshtinė dhe tragjizmin e historisė tonė. Kjo luftė zbuloi tė kaluarėn e lavdishme, dhimbjen, mjerimin, prapambetjen, aftėsitė e popullit pėr tė mos u pėrkulur, traditat, zakonet, psikologjinė e njė populli luftėtar.
    Lufta e Shkodrės u zhvillua midis Ushtrisė turke e vullnetarėve shqiptarė, nėn komandėn e Hasan Riza Pashės e mė vonė tė Esat Pashės dhe tė Ushtrisė serbo-malazeze. Njė pjesė e malėsorėve tė Malėsisė sė Madhe, tė shtrėnguar tė emigronin nė Mal tė Zi nė kryengritjen e 1911-ės, kishte bėrė kauzė tė pėrbashkėt me Malin e Zi dhe morėn pjesė nė luftė kundėr Ushtrisė turke.
    Padyshim faktori mė kryesor ishte vendosmėria e popullit tė Shkodrės dhe vullnetarėve shqiptarė qė luftonin pėr tė mbrojtur atdheun e tyre. Qyteti i Shkodrės u mbrojt nė radhė tė parė, prej shqiptarėve, njerėz luftarakė, tė rreptė, xhelozė pėr lirinė e tyre, krenarė pėr traditat e veta.

    Dukuri ishin pėrpjekjet e Ushtrisė turke si dhe tė rezervistėve shqiptar.
    Komanda e Pėrgjithshme e Ushtrisė turke kishte planifikuar tė luftonte me forcat e Korpusit tė 7-tė qė kishte Divizionin e 24 me nizamė nė Pejė, disa batalione kufiri dhe disa regjimente rezervistėsh e vullnetarėsh shqiptarė nė Prizren, Plavė, Guci e Pejė. Ishin llogaritur 49 batalione dhe 53.718 veta.
    Nė mbrojtjen e qytetit dhe tė rrethinave, kishin ardhur dhe vullnetarė nga Dibra, Mati, Elbasani, Shijaku, Ndroqi, Kavaja, Tirana, Kruja, etj.
    Forcat nė kėtė luftė pėrbėheshin nga: ushtarė tė rregullt tė Ushtrisė turke (nizamė); ushtarė rezervistė (radifė) tė mobilizuar pėr kohė lufte, tė veshur e tė armatosur nga ushtria e quheshin ushtri e rregullt; vullnetarė tė ardhur nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė tė armatosur vetė, ose nga ushtria, qė mbanin veshjen e tyre personale.
    Komanda turke e dinte prej kohėsh se nė rrėmujėn e Luftės Ballkanike, trupat e principatės sė vogėl nė veri tė Shqipėrisė kishin vetėm njė mision: tė nėnshtronin qytetin e lashtė shqiptar.
    Komanda e garnizonit tė Shkodrės planifikoi e zbatoi masa tė rėndėsishme pėr mbrojtjen e qytetit. E rėndėsishme qė ndikoi nė qėndrueshmėrinė e Mbrojtjes ishte fortifikimi i rajoneve tė mbrojtjes dhe shfrytėzimi pėr mbrojtje i kalasė sė Shkodrės, e cila njė vit mė parė ishte rikostruktuar si objekt i rėndėsishėm.
    Territori pėr t’u fortifikuar u nda nė 4 zona:
    Zona e Fushės ose zona e Veriut tė Shkodrės, qė fillonte prej liqenit e deri te lumi Kir;
    Zona e dytė ishte prej lumit Kir nė lindje qė pėrfshinte pjesėn e lumit deri te kodrat, pastaj ngjitej duke pėrfshirė kodrat e Bardhajve;
    Zona e tretė ose e Taraboshit, qė fillonte nga liqeni, ngjitej sipėr nė majė e zbriste deri nė Bunė;
    Zona e katėrt pėrfshinte kodrat e Bėrdicės e Vukatanės.
    Nė tė vėrtetė, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjetėr nuk mund ta parashikonte atė mbasdite tė datės 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodrės do tė zgjaste mė shumė se 183 ditė dhe se beteja pėr tė do tė bėhej njė nga mė tė famshmet nė Evropėn e kohės
    Me shtabin e tij nė Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te ishte fati i qytetit mesditėn e 11 tetorit 1912. Atė mėngjes, nga tė gjitha trupat e pritura, vetėm 10 mijė vullnetarė tė Shqipėrisė sė Mesme, tė prirė nga gjeneral Esat Pashė Toptani, kishin arritur tė hynin nė qytet.
    Ai nuk priste mė ndihma tė tjera dhe me 15 mijė luftėtarė i duhej tė pėrballonte njė rrethim tė ashpėr prej mė shumė se 25 mijė malazezėsh dhe njė fuqi ndihmėse prej gati 30 mijė serbėsh, qė shumė shpejt do tė bashkohej me ta.
    Pėrgjigjia e komandantit tė qytetit erdhi mė 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithė popullatės qė kishte nė ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kundėr dorėzimit dhe insistonin qė qyteti tė vazhdonte tė mbrohej.
    Qyteti vazhdonte tė qėndronte, por dukej qartė se telegrami i ministrit tė Mbrojtjes e kishte vėnė nė vėshtirėsi Hasan Riza Pashėn. I bindur se qėndresa nė qytet duhej tė kishte njė flamur, ai hyri nė tratativa me Austro-Hungarinė.
    Natėn e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori njė mesazh tė drejtpėrdrejt nga Kryeministri shqiptar, qė e sqaronte se rezistenca nė Shkodėr ishte jetike pėr tė ardhmen e qytetit dhe e ftonte qė ta mbronte kėtė nėn flamurin shqiptar.

    Dukuria e masave fortifikuese tė gjithanshme.
    Njė ndėr shkaqet e qėndresės sė pamposhtur tė forcave tė mbrojtėsve tė qytetit tė Shkodrės (rreth 20.000 luftėtarė shqiptarė dhe 4.000 ushtarėve turq) gjatė rrethimit 6 mujor nga trupat e 7 divizioneve serbo-malazeze nė Luftėn e Parė Ballkanike, 1912-1913, sipas pjesėmarrėsve nė kėtė luftė dhe studiuesve tė tjerė, ishte fortifikimi i teatrit tė luftimeve.
    Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė turke, duke u nisur nga ideja e njė lufte tė mundshme me Rusinė dhe vendet ballkanike, filloi tė mendojė pėr nevojėn e njė planėzimi tė ri luftarak, i cili do t’i pėrgjigjej situatave kėrcėnuese qė po pėrvijoheshin. Nė fillim tė vitit 1912, Shtabi madhor turk, duke parė dhe pėrgatitjet e Bullgarisė, Greqisė, Serbisė e Malit tė Zi, pėrfundoi nė vija tė pėrgjithshmė planėzimin luftarak.
    Detyra e garnizoneve turke tė dislokuara nė dy kryeqendrat, njėra e Shqipėrisė sė Veriut dhe tjetra e Shqipėrisė sė Jugut, ishte qė t’i mbronin ato me kėmbėngulje e me ēdo ēmim pėr tė penguar suksesin ushtarak dhe politik tė Malit tė Zi dhe tė Greqisė deri nė ardhjen e forcave kryesore osmane.
    Pėr kėtė qėllim shtabi suprem kishte urdhėruar qė Shkodra dhe Janina duhej tė fortifikoheshin aq sa tė ishin nė gjendje qė nė mėnyrė tė pavarur (edhe nė rrethim) tė mbroheshin pėr njė muaj e gjysėm. Mė vonė, ky afat u zgjat deri nė 6 muaj.
    Fortifikata tė ndėrtuara me ngut vitin e fundit dhe qė, tashmė, ashtu siē pritej, ishin gati tė pėrballeshin me zjarrin e luftės.
    Forcat e mbrojtėsve tė Shkodrės, sidomos nė Bardhaj e Bėrdicė, ishin tė detyruara qė tė plotėsonin boshllėqet e krijuara duke vazhduar punimet fortifikuese edhe nėn zjarrin e armikut, veēanėrisht tė artilerisė.
    Nė kėtė mėnyrė komanda e Garnizonit tė Shkodrės mori masa qė qytetin ta mbronte me njė varg punimesh fortifikuese solide, duke filluar nga pjesa veriperėndimore e jugperėndimore, tė mbėshtetur tek pengesat ujore si liqeni lumenjtė Drini dhe Buna, mali i Taraboshit dhe lartėsitė qė rrethojnė Shkodrėn, tė cilat mbyllin pjesėn mė tė madhe tė kalimeve drejt qytetit. Tė gjitha punimet e kryera iu pėrshtatėn shumė mirė terrenit.
    Gjithashtu rajonet e mbrojtjes kishin njė sistem tė ngurtė ndėrlidhje me telefon dhe me anė tė dėrgimit tė sinjaleve me mjete tė tjera, si dhe me korrierė. Nė Tarabosh ishin instaluar disa aparate me pasqyra (taliografė) qė komunikonin dhe jepnin urdhra sinjale pėr rajonet e tjera tė Mbrojtjes.
    Drejtimi kryesor luftarak, sipas planit tė fortifikimit tė Komandės sė garnizonit tė Shkodrės, kalonte nga bregu i majtė i Kirit nė shpatet veriperėndimore tė Bardhajt tė vogėl, pastaj nė shpatet verilindore tė kuotės 184,163 duke u kufizuar nė bregun e majtė tė Kirit tek kuota 12. Nga kjo kuotė drejtimi kryesor luftarak kalonte nėpėr ullishte deri nė maj e mė pas zbriste aty ku Bardhaj i Madh zbret nė fushė.
    Transhetė kėtu ishin ndėrtuar si nė zonėn e Shtojit sepse terreni ishte i njėjtė. Kjo ishte vija e transheve, tė ndėrprera, me qėndrimin nė kėmbė dhe me ēerdhe zjarri tė pėrforcuara me thasė me rėrė dhe me dhe, ndėrsa nė vendet ku ishte e nevojshme me lesa tė thurrura. Direkt para transheve pėrfundonte ullishtja dhe krijohej njė hapėsirė rreth 400 metra nė tė cilėn nuk pengoheshin veprimet luftarake.
    Pozicionet kryesore tė artilerisė nė Juglindje tė Taraboshit tė Madh ishin ndėrtuar objekte tė tipit jo tė pėrheshėm, ndėrsa pėr pajisjet ishin ndėrtuar llogore tė tipit fushor, duke marrė parasysh shfrytėzimin e thasėve me rėrė.
    Nė zonėn e Fushės u ndėrtuan pikėmbėshtetje tė lidhura njėra me tjetrėn me transhe dhe tė ndėrthurura me pengesa teli me gjemba. U ndėrtuan pozicione pėr bateritė e artilerisė.
    Nė zonėn e Bėrdicės u pėrgatitėn 4 pikėmbėshtetje, 2 PZ baterish, 2 pozicione pėr vendosjen e prozhektorėve. U ndėrtuan dhe objekte prej guri ose guri dhe dheu. U ndėrtuan rrugė karrocash e dekovili pėr transportimin e materialeve luftarake. U ndėrtuan objekte pėr mbrojtjen e ruajtjen e ujit tė pishėm si nė Tarabosh dhe Fushėn e Shtoit.
    Pėr fortifikimin e Shkodrės D. Tucoviē, shkruante: “Llogoret e saj janė tė maskuara, brenda nė dhe e tė ndėrtuara prej betoni. Sė jashtmi nuk shihet gjė fare edhe me dylbitė mė tė mira. Kur fillojmė luftimet nuk dihet se nga tė vjen zjarri. Janė ndėrtuar njė sėrė pengesash tė ndryshme si gropa qė mbushen me ujė e tė thurura me tel me gjemba qė lidhen me shtylla tė hekurta. E tėrė fortifikata mbrohet me zjarrin e kėmbėsorisė, por edhe me atė tė topave”.
    Fortifikimi i garnizonit tė Shkodrės i ndarė nė katėr zona i pėrshtatej karakterit tė terrenit. Liqeni i Shkodrės pėrbėnte njė pengesė tjetėr.
    Nga Ura e Bunės mbrohej nga njė anije e pajisur me topa e mitralozė.
    Kundėrsulmet (daljet) nga pozicionet e fortifikuara siguronin njė epėrsi tė madhe pėr forcat e garnizonit tė Shkodrės.
    Pajisja fortifikuese e pozicioneve tė luftimit luajti rol tė rėndėsishėm nė qėndrueshmėrinė e mbrojtjes. Shkodra nuk u pushtua dot me luftime, sepse faktori tepėr i rėndėsishėm ishte dhe fortifikimi.
    Duhet theksuar se deri nė fillim tė veprimeve luftarake mė 9 tetor 1912, ishin ndėrtuar nė pėrgjithėsi rajonet e fortifikuara nė Tarabosh, Shtojė e Bėrdicė, por nė asnjėrėn prej tyre nuk ishin pėrfunduar punimet e planifikuara. Zona e Kirit ishte mė pak e fortifikuar, punimet nė Bardhajnin e Madh kishin filluar, kurse nė Bardhajnin e Vogėl akoma.
    Operacionet e para tė Ushtrisė malazeze rreth Shkodrės, i detyruan mbrojtėsit e qytetit qė tė intesifikonin punimet fortifikuese, tė cilat u pėrqėndruan kryesisht nė zgjerimin dhe forcimin e pozicioneve tė qitjes sė kėmbėsorisė nga qėndrimi nė kėmbė, mjaft efikase nė luftimet e zhvilluara sidomos nė Shtojė e Tarabosh. Mangėsitė e fortifikimit nė Bardhaj tė Madh e tė Vogėl paraqitėn njė rrezik tė madh pėr qytetin edhe pse forcat kryesore tė grupimit malazes tė Zetės sulmuan pikėrisht nė atė drejtim.

    Dukuria e rolit
    tė fenomenit fetar
    Nė vorbullėn e rrethimit tė Shkodrės u bėnė dhe hapa tė rėndėsishme nė rrugėn e emancipimit nga fetė, nga botėkuptimi fetar, duke pėrforcuar njė pėrmasė tjetėr dalluese, karakterin laik e mbifetar.
    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, kryengritėsit e Malėsisė sė Madhe u larguan nė masė nga ushtria e Malit tė Zi. Rol luajti kleri katolik, i cili tėrhoqi malėsorėt nė anėn e mbrojtėsve tė Shkodrės. U formuan ēetat, tė cilat u kthyen nė luftė kundėr Ushtrisė serbe.
    Qysh nė fillim ideja e shqiptarizmės u bė bosht nė bashkėpunimin e qytetarėve e malėsorėve, pavarėsisht nga pėrkatėsitė e tyre fetare, duke i dhėnė luftės pėr mbrojtjen e qytetit karakter mbifetar e civil.
    Gjatė rrethimit tė Shkodrės, arqipeshkvi i Shkodrės Jak Serreqi dhe abati i Mirditės dėrgonin fshehtazi Mark Onbashin nė Vlorė te Ismail Qemali, kėshtu qė tė dy palėt kanė qenė nė kontakt tė rregullt gjatė luftės.
    Hasan Rizaj merrej vesh me arkipeshkvin e Shkodrės Jak Serreqin pėr t’u nisur letra malėsorėve, qė ishin nė bashkėpunim me Ushtrinė malazeze, dhe letėr nga ana e klerit katolik pėr simpatizantėt e tyre, duke i ftuar ata qė tė mbrojnė Shkodrėn nėn flamurin e Shqipėrisė.
    Aprovimi i Austro-Hungarisė mobilizoi edhe mė shumė popullsinė katolike tė qytetit. Gjeneral Hasan Riza Pasha, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Pasha, ranė dakord t’u dėrgonin malėsorėve, pėrmes Kuvendit tė Rubikut, dy mesazhe pėr ndihmė. Mesazhet, qė shoqėroheshin edhe nga garancitė e Imzot Sereqit dhe ato tė Austro-Hugarisė, i udhėzonin malėsorėt katolikė qė tė sulmonin nga pas trupat malazeze, me tė parė qė nė kalanė e Shkodrės ėshtė ngritur flamuri shqiptar.
    Qėndresa e Shkodrės, mbarimi i luftės dhe Konferenca e Ambasadorėve filluan tė krijojnė njė situatė aspak tė favorshme pėr ushtritė malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kundėr tyre, malazezėt shtuan sulmet dhe bombardimet, me idenė pėr tė nėnshturar qytetin dhe pėr ta bėrė atė tė tyrin pėrpara se tė fillonte diskutimi pėr kufijtė veriorė. Kundėr vullnetit rus, Konferenca e Ambasadorėve kishte njohur pavarėsinė e Shqipėrisė, por kishte bėrė “korrigjime” tė frikshme tė kufijve tė saj nė favor tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė. Shkodra ishte parashikuar nė zonėn malazeze, por pak kohė mė vonė, Austro-Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasojė, bashkė me ndihmėn e Anglisė, ato vendosėn qė qyteti t’i mbetet Shqipėrisė.

    Dukuria dhe roli i komandantit tė garnizonit turk, Hasan Riza Pasha
    Komandanti i Ushtrisė turke Hasan Riza Pasha, njė ushtar i dalluar i Shtatmadhėrisė turke, ka qenė njė ushtar i madh dhe i pajisur me tė gjitha cilėsitė e njeriut tė lartė e tė mirė.
    Alush Lohja, mik personal i Hasan Riza Pashės, i thotė njė ditė kapiten Xhemil Prizrenit, Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur nė Bardhanjore dhe atė mbasdite mblodhi tė gjithė komandantėt e tij. “Qyteti do tė rrethohet sė shpejti, ju tha ai atyre, por ky qytet nuk do tė bjerė nė dorėn e malazezėve. Shkodra ėshtė fati ynė ose varri ynė, por jo turpi ynė. Sot kemi 5 mijė trupa ushtarake, por mbi 20 mijė tė tjerė janė duke ardhur nė ndihmėn tonė. Qė sot fillon njė betejė e vėshtirė, qė asnjė nga ne nuk e di se sa do tė zgjasė”.
    Nė realizimin e kėtij fortifikimi, njė rol tė veēantė pati komandanti i Shkodrės Hasan Riza Pasha, i cili ishte i njohur me pėrvojėn gjermane nė kėtė fushė, pasi kishte mbaruar njė kurs Shtatmadhorie nė Berlin. Sipas fjalėve tė njė gjenerali malazez Hasan Rizai “kishte punuar si japonez dhe ishte mbrojtur si njė luan”. Vetė Hasan Rizai e ēmonte shumė vlerėn e kėtij fortifikimi dhe sipas mendimit tė tij, malazezėt nuk mund ta merrnin dot Shkodrėn.

    Shfaqja e dukurisė sė dorėzimit tė Shkodrės nga Esat Toptani
    Nė atė kohė, situata nė qytet ishte rėnduar dhe ushqimet, megjithė racionimin e fortė, nuk gjendeshin mė. Kėsaj i duhej shtuar fakti qė pjesa mė e madhe e qytetit ishte bėrė gėrmadhė nga bombardimet dhe nė spitale nuk kishte mė vend pėr tė plagosurit-shumica e tė cilėve ishin nga popullsia civile. Po kėshtu, trupat mbrojtėse kishin shumė humbje nga radhėt e tyre, edhe pse tregimet e kohės dėshmojnė se edhe malazezėt kishin shumė tė vrarė. Nė qytet kishte filluar tė qarkullonte ideja e dorėzimit, ide qė sidoqoftė nuk thuhej me zė tė lartė.
    Nga Shkodra, kryekonsulli austro-hungarez, Zambaur, nė nėntor tė vitit 1912, njoftonte se Esat Pasha ishte gati t’ia dorėzonte Shkodrėn Austro-Hungarisė, por Hasan Riza Pasha e kishte kundėrshtuar kėtė.
    Vrasja e turkut “me nėnė shqiptare” qė dėshironte tė luftonte pėr mbrojtjen e Shkodrės deri nė fund e tė mos i dorėzohej ushtrisė malazeze, ēoi nė shitjen e Shkodrės prej Esat Pashės.
    Me tė marrė vesh dorėzimin e Shkodrės, Ismail Qemali deklaroi...: “Nė qoftė se ėshtė e vėrtetė se Esat Pasha e ka lėshuar Shkodrėn me ushtri, armatim e topa, atėherė mund tė vėrtetohet tregtia qė kanė bėrė mbreti Nikolla dhe Esat Pasha”.
    Dorėzimi u bė mėngjesin e datės 25 prill dhe, vetėm pasi u largua edhe luftėtari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti nė kalanė e Rozafės flamurin e vet. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 ditė qė kishin shėnuar mbi 3.500 tė vrarė e tė vdekur, disa mijėra tė plagosur apo tė sėmurė si dhe njė shkatėrrim tė mbi 60 % tė qytetit. Por qė i kishin siguruar Shkodrės njė emėr tė madh nė kronikat evropiane. Ushtria malazeze hyri nė Shkodėr 24 orė pasi qenė larguar trupat e Esat Pashės. Kėto tė fundit, duke kaluar nėpėr Lezhė dhe Milot, ku u pritėn me nderime ushtarake nga trupat pushtuese serbe, mbėrritėn nė Tiranė. Njė javė mė vonė, mbi 1.800 ushtarė turq u larguan me anije pėr nė Stamboll, ndėrsa vullnetarėt e Shqipėrisė sė Mesme pas njė parakalimi nė Tiranė u shpėrndanė nė qytetet e tyre.


    http://www.mod.gov.al/botime/html/re.../08/faqe10.htm

  17. #17
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,577
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Seē po na dal para syze Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur, veēse kėsaj rradhe nuk vijnė tė zhvarrosin e tė marrin eshtrat e ushtarėve tė tyre por tė mbjellin varre pompoze kudo nėpėr vendin tonė.

    Pas grekėve, serbėve e malazezėve priten tė kėrkojė varre edhe turqit, e bullgarėt.
    Life's too short to remove USB safely.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    367
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Ushtare serbe ne clirimin e Shqiperise?Pffff sa qesharake kjo.
    Sa per rrethimin e Shkodres,Malazezet e kane sjelle historine si ti doje qejfi.Ka qene aventurieri Esat Pashe Toptani qe ka pasur nje divizion turk ne kalane e Shkodres dhe malazezet rrethuan ate,duke e quajtur si clirim te Shqiperise nga turqit por Esati i perdori si mish per top turqit ne kete mes se dihej shume mire politika e tij e paqendrueshme,sic do kemi me vone aleanca te tij me serbet.
    Ato qe shkrova me lart jane te gjitha te marra nga gazeta korrieri pervec (cfar mendimit keni per nje genjeshter te till). Dhe kurr sdo te besoja qe serbet dhe malazezet deshen te clironin Shqiperine apo trojet shqiptare dhe sbesoj se ka shqiptare qe e beson.

  19. #19
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Mosha
    51
    Postime
    463
    Faleminderit
    4
    7 falenderime nė 4 postime
    Ne kemi varret e trimave tane pa rregulluar e mbetem te rregullojme te ish pushtuesve. Pa te qerohen e te mos i shoh me ne kete vend ata qe kane ngritur dolli me gjak Shqiptari. Duhet te ngrihemi te gjithe nje zeri e te mos i leme te na ndyne token tone me eshtra HIENASH, qe Gjakun me te paster te tokes e derdhen per te permbushur lakmite e tyre.
    TI SHQIPERI ME EP NDER.......

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Faleminderit
    1
    6 falenderime nė 6 postime
    Ēdo i huaj qė jep deklarata nėnēmuese pėr Shqipėrinė ose plason idera dhe fakte qėllimkėqija tė kėrkohet menjėherė largimi i tij nga trojet tona dhe tė shpallet pė njė kohė tė gjatė si person i padėshirueshem. Kam frikjė se ndonjė shqiptar mund tė mashtrohet nga tė tillė njerėz pėr njė qindarkė tė vogėl dhe te na marrojė zoti dhe neve.....Largim tė gjithve nga shqipėria qė pėrgojojnė vendin dhe popullin tonė. Misioni i kishes dhe i fesė ortodokse serbe nuk ėshtė marrja me politikė, por kryerja e punėve fetare sipas rregullave religjioze.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 10:20
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 19:25
  3. Mirė se tė urdhėroni nė sofrėn e Dibrės sė madhe e tė vogėl
    Nga biligoa nė forumin Shqipe nga Shqipėria
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 18:53
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Per Shqiperine
    Nga onchesmos nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2002, 17:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •