Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1

    Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia

    Perandoria osmane, pas pushtimit te tokave arberore, u perpoq te zhdukte, dhe deri diku ia arriti, nominimet me emra te krishtere te disa fshatrave arberore, nominime te cilat i kemi trasheguar edhe sot e kesaj dite. Ne zonen e Shqiperise se mesme vihen re nje sere fshatrash me te tille emra te masakruar. Ketu permenden:

    Ndroqi - fshat ne rrethin e Tiranes. Emri i meparshem "Shen Androkli"
    Shijak- qyteze ne rrethin e Durresit. Emri i meparshem "Shen Jak"
    Bishti i palles - fshat ne rrethin e Durresit. Emri i meparshem "Kepi i Shen Palit"
    Shijon - fshat ne rrethin e Elbasanit. Emri i meparshem "Shen Johan"
    Fshati Shinavlash - fshat ne rrethin e Durresit. Banoret e zonave perreth e quajne keshtu, pra me nje emer te tille te shemtuar te trasheguar nga perandoria osmane.Sigurisht nje nominim i tille eshte bere per te zhdukur ose per te zbehur titullin "Shen". Emri i meparshem "Shen Vlash"

    Gjithashtu krahina ne jug te Shqiperise, tashme e pushtuar nga greket, e quajtur ēameri, emri i saj e ka prejardhjen nga "Shen Maria". Por sigurisht qe as ky emer nuk i ka rezistuar masakrimit te osmaneve barbare.
    Kemi gjithashtu edhe shume nominime te cilat per momentin nuk me kujtohen por qe gjithkush qe i veren mund ti shkruaje ne kete teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Conquistador : 01-11-2008 mė 07:44

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po kto emra si ka masakru turku mėr? Ēi ke kto gjona?

    Ndroq - n'dreq -pėr shkak se ėshtė fshat i vėshtirė pėr tė shkuar. (Kėshtu t'paktėn ma ka shpjegu njė venali ndroqi.)

    Po Shijakut ēa i paskėn ndryshu? Ti thu qė e ka pas "Shėn Jak", me kalimin e kohės emėrtimi ka rrėshkit vet nga shėn jak nė shijak.

    Po ashtu edhe pėr emrat e tjerė qė ke sjell janė transformu vet me kalimin e kohės, dukuri e njohur gjuhėsore. Ndrrimi quhet pėr shembull nėse njė fshat e ka pas emrin Iliraj dhe ja kanė vu turqit bie fjala Gyzel. Po jo kto qė ke sjell t'i.

    P.s. Bishti i Pallės m'duket mė shqip se Kepi i Shėn Palit.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ndroqi - fshat ne rrethin e Tiranes. Emri i meparshem "Shen Androkli"-emri akoma me i meparshem Androniq (Sec te kujton "greket" ky emer)

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me qe ra fjala per emertime te krishtera, eshte nje fshat i vogel ne fushen e Korces prane Pojanit dhe Plases, i quajtur "Kreshpanje", emrin e te ciles mbante edhe familja e ish-gjyshes sime. Di njeri si shpjegohet ?

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    "Fshati Shinavlash - fshat ne rrethin e Durresit. Banoret e zonave perreth e quajne keshtu, pra me nje emer te tille te shemtuar te trasheguar nga perandoria osmane.Sigurisht nje nominim i tille eshte bere per te zhdukur ose per te zbehur titullin "Shen". Emri i meparshem "Shen Vlash"

    Gjithashtu krahina ne jug te Shqiperise, tashme e pushtuar nga greket, e quajtur ēameri, emri i saj e ka prejardhjen nga "Shen Maria". Por sigurisht qe as ky emer nuk i ka rezistuar masakrimit te osmaneve barbare.
    "

    Sipas kesaj qe thua ti, i bie qe edhe shen-anou (shen antoni) te jete tjetersuar...
    Kurse krahina e Ēamerise e ka marre emrin nga lumi qe kalon mespermes krahines qe quhej "Tchiamis" dhe sot quhet "Kalama" (quhej se nuk e di ē'emer i kane vene sot greket), lume qe shkaktonte permbytje te befasishme ku jane mbytur shume femije (ekziston dhe nje gojedhene per kete).
    Nga turqit ne jug mua me vjen ne mend vetem PASHALIMANI ne Orikum te Vlores.
    Por ne keto zona gjen me teper tjetersime nga pushtimet sllavo-bullgare si .. Mavrove, Gllave, Ēorovode (shqip- uji i zi quhej)
    Ne Ēameri emrat kane qene ne shumicen derrmuese shqip si: Margelliē (marr galiē), Vrastove, Varfanj, Luarat... ka edhe Paramithi Qe mua me tingellon si tjetersim grek (Keshtjella e saj quhet Ajdonat), sot keta emra nuk ekzistojne ne Ēameri...
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,895
    Deformimet e emertimeve te fshatrave apo vendeve te caktuara nuk ka te beje fare me osmanet,por jane deformuar me kalimin e kohes sipas dialekteve te zonave te ndryshme. Per shembull camet thone Shinikolla, qe ne shqipen standarte duhet te ishte Shen Nikolla.E shikoni pra qe Shinavlash dhe Shinikolla shqiptohen ne te njejten menyre.Raste te tjera ke plot,si per shembull Shupal per Shen Pal,ose Shemri per Shen Mari.Sa per dijeni emertimet e vendbanimeve nuk ndryshuan,me perjashtim te atyre te reja te krijuara nga osmanet, sic eshte rasti i El Basan, Elbasani i sotem.Ne fakt, meqe ra fjala, osmanet me shume korrektesi ne kadastrat e tyre i shkruanin emertimet e vendeve sipas gjuhes qe fliste shumica e popullsise ne ato vende te caktuara.per shembull ne kadstrat osmane shkruhet Delvin dhe jo Dhelvinon,pikerisht sepse shumica e popullsise e theriste kete vend Delvine.Por ju jeni shume te rinje akoma,keni lexuar pak,ose se keni idene e kesaj bote fare.Hajt tung

  7. #7
    Kisha nje pyetje per ju qe kundershtoni "Si ka mundesi, qe emra te tille jane deformuar aty ku ka shumice myslimane?"

  8. #8
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    34
    Postime
    5,644
    Kisha nje pyetje per ju qe kundershtoni "Si ka mundesi, qe emra te tille jane deformuar aty ku ka shumice myslimane?"
    Nuk ėshtė e vėrtetė. S'ka tė bėjė me shumicė muslimane.

    Ke harru Kishėn e Shnjonit, qė fillimisht ishte Kisha e Shėngjonit. Edhepse nė popullėsinė muslimane mund tė vėrehen diē mė shumė ndryshime, por jo siē thu ti "vetėm aty ku ka muslimanė". Mos e bo mizėn bull.

    Ndryshimi kėtyre emrave ėshtė ndryshim gjuhėsor, i bazuar natyrshmėrisht nė ligjet fonetike tė shqipes. Ndryshon gjuha, jo mė emri.

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk ėshtė e vėrtetė. S'ka tė bėjė me shumicė muslimane.

    Ke harru Kishėn e Shnjonit, qė fillimisht ishte Kisha e Shėngjonit. Edhepse nė popullėsinė muslimane mund tė vėrehen diē mė shumė ndryshime, por jo siē thu ti "vetėm aty ku ka muslimanė". Mos e bo mizėn bull.

    Ndryshimi kėtyre emrave ėshtė ndryshim gjuhėsor, i bazuar natyrshmėrisht nė ligjet fonetike tė shqipes. Ndryshon gjuha, jo mė emri.
    Ajo kishe eshte prane nje qyteti qe ka patur administrate te forte Osmane. Nuk them se nuk jane ndryshime gjuhesore me kalimin e kohes por nje rol te rendesishem ne perhumbjen e ketyre emrave ka patur ndikimi osman. Por pikerisht se ne keto zona arriten disa kisha qe t'i rezistojne osmaneve, keta emra nuk u zhduken plotesisht. Kete dua te them.

  10. #10
    Shinavlash nuk e kisha degjuar ndonje here, por Shinovlash po.
    Jam kurioz per emrin e Peshkopise, pasi si emertim me tingellon orthodoks, po te ishte ndryshe do te quhej Ipeshkvia...

  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Shinavlash nuk e kisha degjuar ndonje here, por Shinovlash po.
    Jam kurioz per emrin e Peshkopise, pasi si emertim me tingellon orthodoks, po te ishte ndryshe do te quhej Ipeshkvia...
    Mesa di une kjo zone ka qene nen juridiksionin e Bizantit per njefare kohe nese nuk gaboj. Ky qytet ka patur nje numer te madh te besimtaresh ortodokse shqiptare.

  12. #12
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar mė parė nga Conquistador Lexo Postimin
    Kisha nje pyetje per ju qe kundershtoni "Si ka mundesi, qe emra te tille jane deformuar aty ku ka shumice myslimane?"
    Degjo, po te jap listen e te gjitha fshatrave te krahines se Margelleēit ne Ēameri,
    dhe me thuaj ku jane deformimet ne "turqizma"

    Katundet qė perfshin krahina e Margėllėēit:

    Margellėē (mysliman shqiptar)
    Vrastovė (mysliman shqiptar)
    Kurtez (mysliman shqiptar)
    Panina (mysliman shqiptar)
    Kodra (mysliman shqiptar)
    Mazerek (mysliman shqiptar)
    Kartereza (ortodoks shqiptar)
    Smokovinė (mysliman shqiptar)
    Arpicė (mysliman shqiptar)
    Arille (mysliman shqiptar)
    Guri (mysliman shqiptar)
    Luarat (mysliman shqiptar)
    Senice (ortodoks shqiptar)
    Livadhari (ortodoks shqiptar)
    Muri (ortodoks shqiptar)
    Kendali (mysliman shqiptar)
    Qerakar (ortodoks shqiptar)
    Agji (ortodoks shqiptar)
    Rapeza (ortodoks shqiptar)
    Parga (mysliman shqiptar)
    Shen e diela (ortodoks shqiptar)
    Lorfati (ortodoks shqiptar)
    Spatharati (ortodoks shqiptar)
    Tabani (ortodoks shqiptar)
    Njihuar (ortodoks shqiptar)
    Ēiflik (ortodoks shqiptar)
    Manja (ortodoks shqiptar)
    Spllancė (ortodoks shqiptar)
    Beshere (ortodoks shqiptar)
    Lekures (ortodoks shqiptar)
    Vllnadorahi (ortodoks shqiptar)
    Cukunidha (ortodoks shqiptar)
    Kastri (ortodoks shqiptar)
    Gorica (ortodoks skqiptar)
    Koronopullo (ortodoks shqiptar)
    Korone (ortodoks shqiptar)
    Trikopallko (ortodoks shqiptar)
    Nemicė (ortodoks shqiptar)
    Cekurati (ortodoks shqiptar)
    Klisura (onodoks shqiptar)
    Muzhakati (ortodoks shqiptar)
    Birbili (ortodoks shqiptar)
    Jonuzi (ortodoks shqiptar)
    Arca (ortodoks shqiptar)
    Kanallaqi (ortodoks shqiptar)
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  13. #13
    Sa emra te ēuditshem por njekohesisht shume te bukur, keto katundet e arvanitasve.
    Dhe te mendosh qe eshte vetem nje pjese e vogel e shqiptareve te atjeshem...

  14. #14
    Po eshte e vertete qe Neokastron, me ardhjen e turr-qive u kthye ne Ilbasan ku sot mban po kete emer por me pak ndryshim nga origjinali.
    Megjithse kuptimi duhet te jete i njejte si me pare, keshtjelle.

  15. #15
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    po more ti mire qe po kujdesesh per historin shqiptare po sdo thot nje emer deomos eshte nderruar nga osmanet pasi vet koha e bene te veten dhe cdo gje me kohen ndryshon natyra e lere me emrat.ne cilin argument e bazon ti kete edhe sdo thot qe cdo gje nga osmanet ka qene barbarizem po ti qe ke deshire te behesh patriot ne forum ate askush smund ta mohon keshtu qe sa per emra ata ndryshojn dhe ndryshohen nag vet njerzit si pas kohes dhe situates

  16. #16
    Citim Postuar mė parė nga necky Lexo Postimin
    po more ti mire qe po kujdesesh per historin shqiptare po sdo thot nje emer deomos eshte nderruar nga osmanet pasi vet koha e bene te veten dhe cdo gje me kohen ndryshon natyra e lere me emrat.ne cilin argument e bazon ti kete edhe sdo thot qe cdo gje nga osmanet ka qene barbarizem po ti qe ke deshire te behesh patriot ne forum ate askush smund ta mohon keshtu qe sa per emra ata ndryshojn dhe ndryshohen nag vet njerzit si pas kohes dhe situates
    Ma kadal he burr, mos e merr me aq ngut...
    Ku e pave ti at patriotizmin tim dhe at kujdesin per histori?

    Por qe besa, sa per osmanet mos ma mire me i xan me goj!
    Sa per osmanet, ska fare ven me diskutu ketu, po deshte hap i tem m'vedi.
    tung.

  17. #17
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Ma kadal he burr, mos e merr me aq ngut...
    Ku e pave ti at patriotizmin tim dhe at kujdesin per histori?

    Por qe besa, sa per osmanet mos ma mire me i xan me goj!
    Sa per osmanet, ska fare ven me diskutu ketu, po deshte hap i tem m'vedi.
    tung.
    po vetem nuk eshte ashtu si po thot ky hapsi i temes.por emrat ndryshojn me kohe po te mos ishte ashtu ata banore te atyre viseve dihet osmanet iken me 1912 tani veq po behen 100 vite kan mujt ti ndrrojn keto emertime
    shembull ne kosove qytetit te ferizajit serbet e quanin urushavac dhe e kishe ne cdo dokument por ne nuk e paranuam kurr kete emer e pra edhe ato vise kan mundur ti ndrrojn me kohe

  18. #18
    Hapesi i temes ka hapur nje teme qe s'ka lidhje fare me forumin orthodoks...,
    mund te ishte hapur kudo, pasi nuk eshte ky lloj forumi vendi ku diskutohen emra njerezish, qytetesh ose kafshesh..., gjithashtu meritat e osmaneve ose pafajsia e tyre.
    Por qe ti kuptove ate qe une nuk tregova, kjo me beri te ēuditem, s'ka gje.
    Ja kalofsh mire edhe ti.

  19. #19
    Shof qe tema nuk eshte mirepritur ne forumin ortodoks. Kjo teme u hap, per arsye se mendova qe shume prej nesh mund te sjellin fakte per krahina te ndryshme te Shqiperise, ku emrat e vjeter dhe traditat e vjetra jane lene ne harrese per shkaqe te ndryshme siē mund te jene pushtimi i huaj apo emrigrimi i popullsise se dikurshme dhe zevendesimi me nje popullsi te ardhur nga krahinat perreth. Dhe vendosa t'ia nis nga krahina e Shqiperise se mesme ku vihen re qarte ndryshime te tilla, duke ditur qe ka qene nje nga zonat qe ne kohen e Gjergj Kastriotit luftuan shume per te ruajtur traditat e krishtere e ku ortodokset kane qene te shumte ne numer. Megjithate shoh qe tema nuk eshte mirepritur prej jush. Ndoshta menyra se si e titullova temen eshte e papershtatshme. Kerkoj ndjese dhe i kerkoj administratoreve, duke i raportuar atyre, ta mbyllin kete teme.

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Qerim Lexo Postimin
    Me qe ra fjala per emertime te krishtera, eshte nje fshat i vogel ne fushen e Korces prane Pojanit dhe Plases, i quajtur "Kreshpanje", emrin e te ciles mbante edhe familja e ish-gjyshes sime. Di njeri si shpjegohet ?
    KRESHPANJE=KRESHTA E PANJAVE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Fushė-Kosovės nė vitin 1389 nė Drenicė
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 480
    Postimi i Fundit: 09-10-2020, 21:05
  2. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  3. Zbulohet kufoma e masakruar e adoleshentes
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:40
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •