Popullariteti që gëzonte ka qënë mjeti më i fortë që ka përdorur këngëtarja lirike shqiptare Liljana Kondakci, 56 vjecare për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italise. Përgjimet telefonike nga ana e policisë italiane dëshmojnë se Liljana Kondakci, është njohur mes anëtarëve të grupit te trafikanteve si “la mamma” shqip “mamaja” ose “këngëtarja. Emri i këngëtares publikohet edhe njeherë si eksponent i drogës pas një operacioni të zhvilluar sot të Guardia di Finanza, ku ranë në pranga 20 persona. Për Kondakciun është prerë edhe një urdhër-arrest.
ROME-Këngëtarja lirike e mirënjohur e skenës së viteve ’80, Liliana Kondakci dyshohet se është pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar droge. Madje banda e njihte atë dhe me emër të koduar. Ajo thërritej “La mamma”, ose shqip “mamaja”. Emri i këngëtares publikohet edhe njeherë si eksponent i drogës pas një operacioni të zhvilluar sot të Guardia di Finanza, ku ranë në pranga 20 persona. Për Kondakciun është prerë edhe një urdhër-arrest. Policia italiane nuk ka më dyshim, ajo është trafikante droge
Popullariteti që gëzonte ka qënë mjeti më i fortë që ka përdorur këngëtarja lirike shqiptare Liljana Kondakci, 56 vjecare për të trafikuar lëndë narkotike. Agjencia e lajmeve ANSA bën të ditur se Liliana Kondakciu është personi ndër të hetuar përsa i përket në operacionit të kryer mëngjesin e së premtes nga Guardia di Finanza. Në këtë operacion përfunduan në pranga 20 persona, mes të cilevë shumë shqiptarë. Kondakci është burgosur edhe më parë në kuadrin e hetimeve të majit të 2006 në stacionin hekurudhor të Sibarit, ku sapo kishte arritur nga Shqipëria, nëpërmjet Barit. Në cantën e saj u gjet plot 3.3 kg heroinë.
Përgjimet telefonike nga ana e policisë italiane të cilave u referohet agjencia italiane e lajmeve ANSA, dëshmojnë se Liljana Kondakci, është njohur mes anëtarëve të grupit si “la mama” shqip “mamaja” ose “këngëtarja”. Nga të njëjtat burime mësohet se këngëtarja shqiptare ka përdorur popullaritetin e saj për t’u shpëtuar kontrolleve të policisë në Shqipëri. Hetimet lidhur me banden ku ben pjese kengetarja po drejtohen tani nga gjykatësit e DDA të Katanzaros, Salvatore Murone dhe Vincenco Luberto dhe nga financiarët italianë në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Antidrogë të Ministrisë së Brendshme.
Operacioni i zhvilluar sot nga policia italiane vuri ne pranga 20 persona (të disa kombësive italianë, shqiptarë e grekë ( të cilëve u është përgatitur fleta e arrestit me burg në kuadrin e operacionit “Shkodra”).
Bëhet fjalë për shqiptarët e mëposhtëm: Liljana Kondakci, 56 vjec me pseodonimin “mamaja” ose “këngëtarja”, Bashkim Kubazecaj – 32 vjec, i lindur në Shkodër dhe banues në Villapiana – me pseudonimin “flokegjati”
Luan Kubazecaj – 35 vjec, banues në Trebisace, me pseudonimin “ai i Las Vegasit”. Albert Mesiti – 28 vjec, me pseodonimin “Marko”. Elvis Metvelaj – 24 vjec, banues në Trebisace, me pseodonimin “majmuni”, Rodon Rexhepi – 28 vjec, Fisnik Smajlaj – 35 vjec, me pseodonimin “tullaci”, Sajmir Ujkaj – 33 vjec, Gential Ulqini – 25 vjec – banues në Trebisaçe, me pseodonimin “Astriti” dhe Gentian Hamzaraj – 30 vjec.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt