Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34

Tema: Ramė Lahaj

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Rrjedh nė kėnge e ligjerime - RAME LAHAJ



    Poezia: GJOKE BECI - Kompozimi: FEIM IBRAHIMI

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Pas turneut nėpėr botė, Ramė Lahaj sjell koncertin nė Prishtinė

    Ramė Lahaj do tė mbajė koncertin e tij nė sheshin Skenderbeu nė Prishtinė.


    “Ramė Lahaj & Friends” me njė performancė pėr tė mos u humbur nė Kosovė.

    Tenori i famshėm kosovar ka mbajtur kohėt e fundit koncerte nėpėr shumė skena botėrore, ndėrsa tani ėshtė edhe radha e Prishtinės.

    Vetė Lahaj ka treguar se ai do tė sjellė nė “Sheshin Skenderbeu” nė Prishtinė kėtė koncert, mė 1 gusht.

    Tė dashur bashkatdhetarė, me kėnaqėsinė mė tė veēantė ju njoftoi se me datėn 1 Gusht 2019, nė orėn 20:30, nė Sheshin Skėnderbeu nė Prishtinė, do tė mbajnė koncertin Rame Lahaj & Friends.

    Ju ftoj tė gjithėve, ju adhurues tė muzikės serioze, por po ashtu edhe ju qė keni qejf ta pėrjetoni si pėrvojėn e parė, tė vini ta shijojmė tė gjithė sė bashku
    “, ka shkruar tenori nė njoftim./Gazeta Express/


    https://www.gazetaexpress.com/pas-tu...-ne-prishtine/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-07-2019 mė 08:02

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    Pėr ty ATDHE - RAME LAHAJ

    Kompozimi & Poezia: PJETĖR GACI

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    RAME LAHAJ - Homazh - NEXHMIJE PAGARUSHA , AVNI MULA , ISMET PEJA

    FEST' 59 - Tirane 2020

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    RAMĖ LAHAJ - Ambasadori i Kosovės nė Botė

    NIN - Dhjetor 2020 , Klan Kosova.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    "RAMĖ LAHAJ jetėson ėndrrėn, e bėn Kosovėn me “Ramė Lahaj Opera Festival”

    Tenori shqiptar, Ramė Lahaj, pėr herė tė parė po zgjerohet mė tej, pėr tė sjell festivalin e parė Operistik nė Kosovė. Festivali do tė jetė i pari nė Kosovė dhe do tė titullohet ”Ramė Lahaj International Opera Festival”, pėrcjellė KultPlus.

    Pėrmes njė postimi nė rrjetin social Facebook, Lahaj gjithashtu bėri tė ditur se do tė mbaj koncert nė sheshin ‘Skėnderbeu’ nė Prishtinė nė bashkėpunim me Filharmoninė e Kosovės.

    Koncerti do tė mbahet mė datė 7 gusht tė kėtij viti.

    “Njė ėndėrr e imja e kahmotėshme – krijimi i njė ure lidhėse mes artistėve tė mrekullueshėm vendor dhe atyre ndėrkombėtar”, tha Lahaj.

    KultPlus ju sjell njoftimin e tij tė plotė:

    Tė dashur miq,

    Jam tejet i lumtur tė ju njoftoj se koncerti Rame Lahaj & Friends do tė mbahet edhe kėtė verė mė datė 7 gusht 2021, nė sheshin Skėnderbeu nė Prishtinė dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me Filharmoninė e Kosovės.

    E akoma mė shumė mė gėzon fakti qė kjo iniciativė pėr herė tė parė po zgjerohet mė tej, pėr tu bėrė festivali i parė Operistik nė Kosovėn e para dhe pas luftės, i quajtur Ramė Lahaj International Opera Festival.

    Njė ėndėrr e imja e kahmotėshme – krijimi i njė ure lidhėse mes artistėve tė mrekullueshėm vendor dhe atyre ndėrkombėtar.

    Festivali RLIOF do tė zgjasė pėrplotė 10 ditė (29 Korrik – 7 Gusht 2021), ku do tė ketė punėtori mbi teknikat e kėndimit dhe interpretimit operisitik. Festivali kėtė vit do ketė disa koncerte, pėr tė cilat do tė njoftoheni gjatė ditėve nė vijim.

    Nė punėtorinė 5 ditore tė kėtij viti pėr kėngėtarėt e rinjė e nė karrierė do tė kemi mjeshtrin italian Vito Maria Brunetti, i cili ka trajnuar artistėt e mėdhenj tė lirikės botėrore.

    Mė tė dalluarit e punėtorisė do tė performojnė nė Koncertin “New generation”, kurse studentėt e dalluar tė puntorisė do tė pėrfitojnė bursa studimi brenda dhe jashtė vendit.

    Tė gjithė studentėt e interesuar pėr punėtorinė ftohen tė dėrgojnė 2 audio/ video materiale jo mė tė vjetra se 1 vit ne email-in: rl.operafestival@gmail.com

    Puntoria ėshtė e hapur pėr tė gjithė ata qė duan tė dinė mė shumė pėr artin operistik. Detajet rreth vendit dhe kohės sė puntorisė, bashkė me infromatat mbi yjet pjesėmarrėse dhe mbrėmjet performuese tė festivalit, do t’i bėjmė tė ditur shumė shpejtė.

    Paēit shėndetin.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/rame...pera-festival/

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Shkėlqeu nė skenat e mėdha botėrore, RAMĖ LAHAJ po e sjell magjinė operistike nė Kosovė

    Era Berisha - KultPlus

    Mjeshtėria dhe veēantia e njė drame muzikore qė zhdėrvjellet nėpėrmjet pėrbėrjes vokale nėn shoqėrimin instrumental diversiv ku dėgjuesi futet nė rrėnjėn e fundit tė zėrit interpretues qė buron nga shpirti i njė artisti, vokali i tė cilit frymon herė nė njė botė romantike e herė tragjike e ndonjėherė edhe nė atė humoristike duke pėrfunduar kėshtu nė njė rrėfim hyjnor tė njė zėri njerėzor, kėsaj radhe shpaloset nė festivalin ‘Ramė Lahaj International Opera Festival’, i cili sjell interpretimin e artistėve ekskluzivė qė vijnė nga skenat mė tė mėdha botėrore si: ‘Metropolitan Opera’, ‘Teatro alla Scala’ dhe ‘Arena di Verona Festival’ sė bashku me atė tė tenorit shqiptarė Ramė Lahaj, nė njė koncert ku pėrveē pėrhumbjes nė botėn e artit lirik, nuk ka vend pėr asgjė tjetėr, shkruan KultPlus.


    Festivali Operistik i titulluar ‘Ramė Lahaj International Opera Festival’, njė festival i muzikės operistike, kėtė vit shėnon edicionin e tij tė parė nė Kosovė. Festivali i parė nė llojin e vet erdhi si pasojė e ėndrrės sė kamotshme tė tenorit Lahaj, i cili si fėmijė gjeti veten nė mesin e njė lufte kurse tani po realizon ėndrrėn pėr organzimin e njė festivali qė pėrfaqėson artin lirik dhe krijon njė ure lidhėse mes artistėve tė mrekullueshėm vendor dhe atyre ndėrkombėtarė. Pikėnisja kryesore e festivalit ‘RLIOF’ ėshtė bazuar nė situatėn e zhvillimit tė artit lirik nė Kosovė dhe nga dėshira e etja e madhe pėr tė pasur njė institucion i cili jo vetėm formon por edhe shfaq mundėsinė e performimit tė brezit tė ri por qė nė tė njėjtėn kohė krijon njė traditė tė artit lirik nė Kosovė.

    Dėshira e tejskajshme e tenorit Lahaj pėr tė qenė jo vetėm njė shtyllė mbėshtetėse por edhe pėr tė dhėnė kontributin e tij nė njė mėnyrė shumė konkrete nė formimin dhe strukturimin e njė arti dhe njė festivali tė vėrtetė mbarėkombėtarė, pėrtej kėtyre kufijve nė Kosovė, konsiderohet qėllimi, vullneti dhe shtysa kryesore pėr tė nisur kėtė festival. Po ashtu, dėshira e pakrahasueshme pėr paraqitjen ndaj tė rinjve tė talentuar tė cilėt dėshirojnė tė kenė mundėsinė e performimit dhe nė tė njėjtėn kohė tė ecin me hapin e kohės duke pasur parasysh se arti lirik pėrtej kufijve tė Kosovės, ndodhet nė njė etapė zhvillimi shumė tė emancipuar, ėshtė cilėsuar si njė prioritet qė ky festival tė arrijė tė vendos njė nivel ndėrkombėtarė nėpėrmjet strukturės sė tij.

    ‘RLIOF’ nė edicionin e tij tė parė do tė zgjasė pėrplot 10 ditė duke filluar nga 29 korrik deri mė 7 gusht dhe vjen nė formėn e punėtorive mbi teknikat e kėndimit dhe interpretimit operistik tė cilat shihen si pjesa bazė dhe shtylla kryesore e festivalit pėr shkak se strukturimi dhe formimi profesional i brezit tė ri nė lirikėn kosovare dhe ndėrthurja mes brezit tė ri dhe profesionistėve ėshtė shtyllė e themelimit tė kėtij festivali qė do tė zhvillohet nė njė kuadėr 5 ditor. Ndėrsa, koncerti i parė nė qendėr tė festivalit do tė jetė koncerti i titulluar ‘New Generation’ qė mbahet nė Teatrin Kombėtar mė 3 gusht duke filluar nga ora 19:30, njė mbrėmje dhe arenė pėrfaqėsuese e talenteve tė reja, e qė do tė vijė si rezultat i punės pėrgjatė 5 ditėve ku nėpėrmjet profesorit tė ftuar, Vito Brunetti, i cili ėshtė lidhur ngushtė si nga ana profesionale dhe nga ajo humane pėr tė dhėnė kontributin e tij pėr brezat e rinj, synohet tė arrihet njė formim profesional qė tejkalon formimin akademik tė njė studenti apo artisti tė ri pėr tė vėnė nė pah ēdo vlerė e detaje profesionale tė tyre e tė cilat vetėm artistėt qė ndajnė skenėn, dinė ti ndajnė dhe ti zhvillojnė mė tej. Andaj, studentėt qė marrin pjesė nė punėtori ndahen nė dėgjues dhe nė aktivė pėr tė performuar nė kėtė koncert.

    Bashkėpunimi i rėndėsishėm dhe i frytshėm me ‘Mascarade Opera Studio’ vjen me njė strukturė tashmė tepėr tė konsoliduar e tė vlefshme pėr hapin ndėrmjet pėrfundimit tė shkollimit dhe nisjes sė karrierės pėr sa i pėrket talenteve tė reja. Prandaj, talentet e reja qė spikaten nga edicioni i parė nė punėtori dhe nga koncerti ‘New Generation’, do tė kenė mundėsinė e fitimit tė njė burse tė studimit nėpėrmjet mbėshtetjes profesionale, ekonomike dhe sociale tė ‘Mascarade Opera Studio’ qė konsiderohet njė investim i madh pėrshkak se nė kushte tė tilla, arti kėrkon pikėrisht kėtė mbėshteje pėr njė artist tė ri qė pėrpara vetes ka njė rrugėtim tė gjatė e tė vėshtirė. Ėshtė menduar se nga kjo mundėsi e mirė, studentėt do tė kenė njė pritshmėri konkrete.

    Gjithashtu, pėrveē punėtorive dhe koncertit ‘New Generation’, mė pas mbrėmjet do tė pasohen me njė mbrėmje shumė speciale tė titulluar ‘Opera Night’ e cila vjen me datėn 4 gusht, ku do tė prezantohen emra tė lirikės botėrore qė vijnė nė skenėn tonė tė bashkangjitur nga artistėt kosovarė dhe shqiptarė, tė cilėt do tė performojnė pėrkrah tyre. Njė bashkėpunim i tillė dėshmon pėr nivelin e profesionalizmit nė kėtė festival duke pasur parasysh se emrat e ftuar janė profesionistė tė skenės e qė i pėrkasin njė karriere tė shndėrritshme dhe tani kėta emra do tė jenė pranė publikut kosovarė.

    Pastaj, njė event tepėr i veēantė, pėrveē ‘Opera Night’, ėshtė menduar tė jetė edhe emėrtimi i njė dedikimi special tė tė madhes e tė pakrahasueshmes, Nexhmije Pagarausha. Festivali synon qė kėsaj ikone e njė njeriu kaq meritor tė artist kosovar e cila ka lėnė njė ndėr kontributet mė tė shquara dhe mė tė vlefshme pėr atė se ēka ajo pėrfaqėson, ti dhuroj njė vend tė merituar brenda strukturės sė festivalit qė do tė pėrmbajė numra tė spikatur dhe special qė i pėrkasin repertorit tė Pagarushės, e tė cilat do tė ngrihen nė piedestalin e duhur duke ardhur nė njė formė strukturore tė ngritur klasike por sigurisht pa prekur dhe pa cėnuar asnjėherė identitetin muzikor tė tyre. Ndėrsa, pėrtej kėsaj, mendohen tė bashkėngjiten edhe numra tė repertorit klasik shqiptarė pėr krijimin e njė ndėrthurje ndėrmjet klasicizmit shqiptarė e kosovarė dhe atij botėror.

    Krejt nė fund, ‘RLIOF’ do tė sjell mbrėmjen e fundit pėr kėtė edicion, njė mbrėmje qė pikė kryesore ka pėrmbledhjen e gjithēkaje tė bukur tė eksperiencės dhe gjithēka se ēfarė tenori Lahaj synon tė arrijė nėpėrmjet interpretimit tė tij me datėn 7 gusht. Ky koncert madhėshtor nė sheshin ‘Skėnderbeu’ nė Prishtinė e i cili titullohet ‘Ramė Lahaj&Friends’, do tė sjell tė ftuar special, muzikė shumėngjyrėshe, larmi klasike, profesionalizėm tė vėrtetė dhe natyrisht privilegjin e tenorit Lahaj qė ai e posedon ndaj prezencės nė vendin e tij.

    Pėrpos shpalosjes sė programit tė kėtij festivali, nė njė intervistė pėr KultPlus, drejtoresha artistike e festivalit ‘Ramė Lahaj International Opera Festival’, Ulpiana Aliaj, ka folur edhe pėr bashkėpunimin me mjeshtrin italian Vito Brunetti dhe rėndėsinė pėr trajnimin e artistėve tė rinj.

    “Bashkėpunimi me maestron Vito Brunetti erdhi nė njė formė shumė tė natyrshme dhe organike pasi tenori Lahaj ka qenė njė ndėr studentėt e tij dhe sigurisht duke njohur prapavijėn e tij profesionale dhe duke njohur emrat e rėndėsishėm qė kanė kaluar pėrmes klasės sė tij, ishte zgjedhja ideale pėr tė qenė ai pikėrisht pjesė e puntorisė sė parė nė edicionin e parė tė festivalit. Sigurisht qė edukimi i brezit tė ri ėshtė gjėja mė e rėndėsishme dhe hallka kryesore sepse kemi tendecėn qė me tė vėrtetė tė pėrcjellim synimin dhe ndėrtimin e festivalit”, thotė Aliaj.

    Sipas saj, struktura e festivalit pėrmban njė hapėsirė shumė tė gjerė dhe ndėrthurja qė ėshtė menduar ndėrmjet profesionistėve dhe tė rinjve ėshtė pikėrisht ajo shtyllė qė nxit mė tepėr brezin e ri pėr tu kultivuar dhe mbi tė gjitha pėr tė parė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nivelin por edhe dėshirėn e rrugėtimin e secilit artist.

    “Duke u nisur nga shembulli i tenorit Lahaj, se si ai ka nisur formimin, strukturimin e shkollimin e tij por edhe eksperiencėn e tij skenike nga njė vend kaq i vogėl nė thelb por shumė i madh nė dije e pėr mė tepėr nė art dhe talent, ai mbėrrin nė majat e skenave ndėrkombėtare. Ky ėshtė edhe synimi i festivalit sepse artisti i ri ka njė rrugėtim tė gjatė dhe tė vėshtirė pėr tu pėrballur, pėrtej asaj se ēka ne shohim nė skenė dhe kėshtu arrihet njė sukses mėse i dukshėm, siē ėshtė nė kėtė rast, suksesi i tenorit Lahaj por edhe shumė artistėve tė tjerė qė tashmė janė emra tė vlefshėm tė skenės botėrore”, ka thėnė Aliaj.

    Pėr Aliajn, pėrputhja e shumė kushteve pėr tė krijuar njė strukturė tė tillė dhe pėr tė zhvilluar njė festival 10 ditor, sigurisht qė ėshtė e nevojshme qė tė ekzistojnė garanci tė plota, mbėshtetje por nevojitet edhe njė vizion shumė i qartė profesional pėr ta realizuar atė.

    Ndėrsa, pėr artistėt qė vinė nga arena ndėrkombėtare e qė mbajnė emra prestigjioz tė skenės dhe tė cilėt do tė inerpretojnė nė skenė sė bashku me tenorin Lahaj nė mbrėmjen e fundit tė titulluar ‘Ramė Lahaj&Friends’, Aliaj pėr KultPlus tha se publiku kosovarė do tė ketė mundėsinė tė prek e tė ketė pranė vetes pikėrisht kėta kėngėtarė qė ndoshta deri nė kėto momente do ti mund ti shihnim e preknim vetėm nėpėrmjet skenave dhe arenave ndėrkombėtare.

    “Fakti qė ata vinė nė Kosovė pėr miqėsinė, respektin dhe dashamirėsinė por edhe pėr dėshirėn e tyre, tregon pėr njė strukturė kaq tė shėndoshė artistike, pėr arsye se nė momentin qė kemi prezantuar strukturėn e festivalit dhe ēka synohet, tė gjithė kanė shprehur dashamirėsinė pėr t’iu bashkangjitur tenorit Lahaj”, thotė Aliaj.

    Por, tani Aliaj shpreson se gjithēka do tė shkojė sipas planit sepse secila mbrėmje nė festival ka patjetėr njė specifikė tė veēantė dhe kjo jo mė kot sepse ata dėshirojnė tė lėvrojnė nė njė lamė mė tė gjerė pėr sa i pėrket spektrit klasik por mbi tė gjitha, atij profesional. Ndėrkohė, sipas saj dėshira qė respekti dhe mikpritja tashmė e dėshmuar nga publiku kosovarė tė jetė po njėlloj edhe kėsaj here, ėshtė tejet e madhe.

    Krejt nė fund, Aliaj pėr KultPlus ka shpalosur edhe pritshmėritė e saj pėr kėtė edicion.

    “Prishtmėritė tona pėrkrah kėtij festivali janė vėrtetė tė larta, kjo sepse ne nisemi shumė duke parė talentin, dėshirėn dhe dashurinė pėr artin lirik qė ndodhet nė Kosovė. Sigurisht qė duke u nisur nga figura e spikatur e asaj se cka pėrfaqėson Lahaj pėr artin lirik por mbi tė gjitha pėr qytetarinė kosovare, duam qė nėpėrmjet kėtij kontributi tė vyer, me tė cilin ne vėrtetė po e bėjmė me shumė dashuri e shumė shpirt, tė sjellim njė realitet i cili duhet tė vijė nė rritje, pse jo nė strukturimin dhe ngritjen e njė institucioni tė artit lirik siē ėshtė Teatri i Operės, njė institucion qė Kosova vėrtetė e meriton, kėshtu qė prishtmėritė tona janė vėrtetė tė larta”, pėrfundon Aliaj.

    Ajo tutje ka potencuar dėshirėn qė nėpėrmjet kėtij institucioni tė ngrehen baza tė shėndosha pėr tė zhvilluar mė tej njė art lirik elitar nė Kosovė.

    Andaj, tė gjithė studentėt e interesuar pėr punėtorinė ftohen tė dėrgojnė 2 audio/video materiale jo mė tė vjetra se 1 vit ne email-in: rl.operafestival@gmail.com.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/shke...ike-ne-kosove/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-07-2021 mė 20:24

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    ‘Zėri i Kosovės sė Pavarur’, Ramė Lahaj fton shqiptarėt tė bashkohen nė ekspozitėn “Expo Dubai 2020”

    Tenori i famshėm kosovar, Ramė Lahaj do tė mbajė njė koncert nė Ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės nė Amfiteatrin Milenium nė Dubai, pėrcjell KultPlus.

    Kjo gjė ėshtė bėrė e ditur nga Ministrja e Industrisė, Ndėrmarrėsisė dhe Tregtisė, Rozeta Hajdari.

    Ajo ka thėnė se tė gjithė bashkatdhetarėt dhe qytetarėt tanė nė Kosovė, qė duan tė jenė pjesė e kėsaj feste, ftohen ti marrin biletat falas pėr tė hyrė nė ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022.

    Pėrmes njė postimi nė llogarinė zyrtare nė “Twitter”, Lahaj ka thėnė se ka ftuar tė gjithė shqiptarėt qė tė bashkohen nė koncertin “Zėri i Kosovės sė pavarur”, i cili do tė mbahet nė Dubai.

    “Tė nderuar, Kosova pėr herė tė parė bėhet pjesė e ekspozitės botėrore Expo Dubai 2020. Prandaj kemi kėnaqėsinė t’ju ftojmė tė gjithėve nė koncertin “Zėri i Kosovės sė Pavarur” nė Amfiteatrin Millenium tė Dubait me fillim nga ora 21:30”, shkruan tenori i njohur kosovar.

    Nė kėtė ekspozitė botėrore, nė tė cilėn marrin pjesė 192 shtete, me pritshmėri tė afėr 25 milionė vizitorėve, gjatė periudhės 1 tetor 2021 – 31 mars 2022, Republika e Kosovės ėshtė duke i prezantuar dhe promovuar vlerat e saj nė arenėn ndėrkombėtare, e qė janė pjesė e temės botėrore tė Expo 2020 “Lidhja e Mendjeve dhe Krijimi i tė Ardhmės”.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/zeri...po-dubai-2020/

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Interpretim i mrekullueshėm nga tenori Ramė Lahaj nė Dubai (VIDEO)

    Koncert i mrekullueshėm nga tenori Ramė Lahaj shoqėruar nga Ulpiana Aliaj-Soprano dhe Ugo Mahieux- Piano pėr nder tė Pavarėsisė sė Kosovės.

    Shijojeni interpretimin e tij fantastik duke klikuar nė linkun e kėtij artikulli.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/inte...e-dubai-video/

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    Kosovė: Festivali Ndėrkombėtar i Operės ‘Ramė Lahaj’

    Gusht 2021

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    ANGELA GHEORGHIU & RAMĖ LAHAJ - Parigi, o cara - La Traviata - November 2017
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-07-2022 mė 21:22

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    Lahaj, fuqia e artit pėr shpresė dhe tejkalim dhimbjesh

    Gusht 2021
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-07-2022 mė 22:14

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Ramė Lahaj publikon datat e “Ramė Lahaj International Opera Festival”

    Tenori i njohur Ramė Lahaj, qė po realizon tash e dy vjet "Ramė Lahaj International Opera Festival", ka publikuar datat e Edicionit tė Tretė tė kėtij festivali, shkruan KultPlus

    Tashmė ėshtė konfirmuar se edicioni i sivjetmė do tė zgjasė pėr dhjetė ditė dhe se edicioni i kėtij viti do tė mbahet pėrgjatė muajit Korrik.


    Data 21 shėnon hapjen e kėtij edicioni, kurse do tė zgjasė deri mė 31 Korrik.

    Ende nuk ėshtė publikuar lista e mysafirėve pjesėmarrės, por duke iu referuar edicioneve tė shkuara, edhe kėtė vit pritet tė kemi artistė tė njohur tė skenave tė mėdha operistike.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/teatri/rame...pera-festival/

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    RLIOF I Echoes of Opera in Kosovo through Rame Lahaj's Voice

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •