Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34

Tema: Ramė Lahaj

  1. #1

    Ramė Lahaj

    Rame Lahaj eshte nje kengetar i ri i muzikes operistike. "Ka lindur ne Istog. Sapo ka pėrfunduar studimet e larta nė Akademinė e Arteve nė Tiranė dhe pėrgatitet tė udhėtojė kėtė tetor drejt Gjermanisė. Ka fituar tė drejtėn e masterit nė shkollėn e muzikės dhe teatrit nė Hanover dhe nė plan ka ta nisė aty fillimin e karrierės sė tij. " (shkeputur nga Gazeta Metropol, 2008)

    Pata rastin ta degjoj vjet ne koncertin e “Tre tenoreve” ku u prit shume mire nga publiku per zerin dhe interpretimin e tij. Se fundi, ai eshte edhe fituesi i ēmimit te trete ne konkursin, tashme te njohur, “Marie Kraja”, edicioni i nente, ku merrnin pjese 16 konkurente nga vende te ndryshem te botes.

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    E dashur "shigjeta", pikėrisht sonte, mė 31.10.2008 nė "Portat e natės" ishte mysafir Ramė Lahaj. Unė, si gjėzėtar ( enigmat), i kushtova njė ndėrrimor ( anagram), i cili u lexua nė emision, e, tė cilin ndoshta nuk prish punė nėse e postoj edhe kėtu:

    MALĖ HAJRA
    Ky tenor i rrallė,
    Nė “Portat e natės”
    Mirė se ka ardh’!

    Kur kėndon zemra
    Fjala vetė del,
    sa me afsh i kėndoi
    tė bukures Marxhel’.
    Ndaj i tha s’hezitoi
    “Ēilma syrin qė m’ke m’shel”!

    Me nderime, Adem Gashi, Danimarkė

    P.S. A mund ta gjesh dikund kėngėn "Po t'jemi bashkė ne tė dy"?
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jehona Lajci
    Anėtarėsuar
    29-11-2008
    Vendndodhja
    Zvicer
    Postime
    3
    Unė personalisht nuk e du Genre qė e kėndon kusheriri im, nuk jam aspak Fan i muzikės klasike, mirėpo ėshtė ndienjė shumė e mirė, kur e paramendojė qė ai ka arritė aq lartė, ėshtė ndienjė fantastike, kur mėndojė qė pikėrisht ai e ka thyėr atė, ēka se cili donte t'a arrisė.... Mė pėlqen zėri i tij, mė pėlqen ai Image qė ai e ka arritė nė kėto vite.... Nuk ėshtė lehtė te keshė Famė, mirėpo unė themė se, njė Talent si Ramė Lahaj e ka lehtė pėr t'a arritė Famėn qė e mėriton....

    E pėr n'fund i urojė fat kusheririt tim dhe te jetė ashtu se si ėshtė ai.... E verteta ėshtė rruga mė e shkurtė dhe e drejtė nė jetė....

    Me nderime pėr kusheririn tim - Jehona...

    Pėr Forumin: Faleminderit pėr Shansėn qė me dhatė tė shprehė mendimin tim pėr Tenorin tonė mė tė madh te shekullit 21.

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga festivali "Marie Kraja", tetor 2008:











    Une e kam degjuar vjet ne koncertin e tre tenoreve dhe ishte vertet befasi per pjesmarresit ne salle te degjonin kete tenor te ri.
    Shume mire qe qenka pranuar te vazhdoje studimet me tej ne Gjermani, ndoshta e ka mundesine me te madhe te perballjes me kolege, cka do e detyroje te punoje me shume me zerin, e te shkelqimit ne nivel nderkombetar. Suksese!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    istogu i vogel i njohur per bukurite natyrore.. per.. mjeshterine e kepurdha-rritsave.. e blegtoreve e bujqeve te talentuar.. tash na ka dhuruar dhe nje artist te madh.. Rame Lahaj-n..
    vertet nje mrekulli..
    jam shum krenar qe nga kjo qytez-katund prane peje gjakoves.. lindi tenori qe me siguri do kendoj nje dite dhe ne La scala e metropolitan..

    suksese..
    na tregoni me shume per familjen dhe femijerine e Ram lahajt.. si u cfaq talenti i tij.. kush e zbuloj dhe e shkolloj etjetj..


    thx shigjet qe e solle ramen..

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 06-12-2008 mė 02:45

  6. #6
    Tenori kosovar Lahaj fitues i dy ēmimeve nė "Ritorna Vincitor"

    PRISHTINĖ- Tenori kosovar, Ramė Lahaj, ėshtė fitues i dy ēmimeve tė para nga tri kategoritė e festivalit "Ritorna Vincitor", nė Napoli tė Italisė, nė edicionin XVI tė tij.

    Mbrėmjen e sė premtes ai ka marrė vendin e parė nė garėn pėr kėngėn napolitane, ndėrsa tė shtunėn tenori 27-vjeēar nga Kosova ėshtė shpėrblyer edhe me ēmimin kryesor tė kategorisė sė muzikės klasike.
    Ai ka qenė nė garė me rreth 190 tenorė nga e gjithė bota, nė tė tri rrymat: atė tė barokut, napolitane dhe klasike. Kryetar i jurisė vlerėsuese nė kėtė edicion ka qenė tenori me famė botėrore, Luis Alva.

    Lahaj ėshtė fitues edhe i dy ēmimeve tjera me karakter ndėrkombėtar, "Marie Kraja" dhe "Riva del Gardes".
    Nė gusht tė kėtij viti Lahaj impresionoi publikun gjerman, nė edicionin e 60-tė tė Festivalit tė qytetit turistik Eutin. Me rolin e kryesor, atė tė Alfredos, nė shfaqjen operistike "Traviata" tė kompozitorit Guisepe Verdi, pėr shkak tė interesimit tė madh tė publikut atij i ishte dashur tė ndryshojė kontratėn, nga pesė nė gjashtė shfaqje.

    Lahaj, ka pėrgatitur edhe "La Boheme" dhe "Rigoleton" tė Guisepe Verdit. Ka marrė pjesė si kėngėtar mysafir nė koncertet e Gustav Kuhn, dirigjent me famė botėrore, qė listės sė tenorėve me tė cilėt ka bashkėpunuar i prin Luciano Pavarotti.

    BalkanWeb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Lahaj: Kujtimet e ėmbla nė Tiranė

    Fatmira Nikolli

    Nė mbrėmjen gala tė "Tre tenorėve" Ramė Lahaj mbajti publikun tė mbėrthyer. Ariet e interpretuara prej tij morėn duartrokitje tė pafundme nė sallėn me 2000 spektatorė tė Pallatit tė Kongreseve. Duke se Ramė Lahaj i ka merituar tė gjitha. Ndonėse si i ftuar nė koncertin e "Tre tenorėve", zėri qė iu dha jetė arieve klasike, u vlerėsua si njė prej zėrave mė tė bukur tė mbrėmjes sė tė martės. Sot ai vjen nė Shqipėri si i ftuar, ndėrkohė qė vetėm pak vite mė parė, ai ishte njė nga studentėt qė "rritej" nė Akademinė e Arteve. Ardhur prej Istogut drejt kryeqytetit tė shqiptarėve, Tiranės, pėrveē shkollimit, kėtu do tė zinte fill edhe suksesi i tij. Konkursi ndėrkombėtar "Marie Kraja" i dha atij hovin e parė drejt suksesit, e mė tej, do tė vinin me radhė skenat e konkurset italiane e gjermane, prej ku do tė dilte duar plot. Sot nė moshėn 27-vjeēare, ai ėshtė vėrtet nė fillimet e karrierės, por kjo e fundit duket se ka njė fillim ta mbarė, vulosur prej emrash tė njohur tė operės si Luis Alva. Tenori kosovar, Ramė Lahaj, ėshtė fitues i dy ēmimeve tė para nga tre kategoritė e festivalit "Ritorna Vincitor", nė Napoli tė Italisė, nė edicionin XVI tė tij. Nė garė me rreth 190 tenorė nga e gjithė bota, nė tė tri rrymat: atė tė barokut, napolitane dhe klasike. Ai ka marrė vendin e parė nė garėn pėr kėngėn napolitane, ndėrsa tė shtunėn tenori 27-vjeēar nga Kosova ėshtė shpėrblyer edhe me ēmimin kryesor tė kategorisė sė muzikės klasike. Suksesi nė "Ritorna Vincitor", i ka hapur rrugė tė rėndėsishme nė fushėn e muzikės klasike. Pas pėrfundimit tė ceremonisė ai ka nėnshkruar njė kontratė edhe pėr dy shfaqje nė Teatrin e Napolit, ku do tė prezantohet me 'Traviata' tė Verdit, ndėrsa ka marrė ftesė qė nė Teatrin e Budapestit ta luaj 'Makbethin'. Nė intervistėn e mėposhtme ai rrėfen emocionet e mbrėmjes gala tė "Tre tenorėve", kujtimet e "ėmbla" nė Tiranėn studentore, projektet nė operat e mėdha nė perėndim, duke iu pėrgjigjur edhe pyetjeve tejet personale...

    Publiku i Tiranės ėshtė ndarė mjaft i kėnaqur nga interpretimi juaj tek "Tre tenorėt". Si u ndjetė ju me kėtė publik?
    Me publikun e Tiranės ose me publikun shqiptar, jam ndjerė gjithnjė i respektuar ose i mirėpritur. Pėr mua ėshtė hera e tretė nė Pallatin e Kongreseve, dhe te "Tre tenorėt". Nė vitin 2007 kam qenė njė nga tė fituarit, nė vitin 2009 kam qenė nė treshe ndėrsa kėtė vit erdha si pėrfaqėsues meqenėse koncerti ishte bėrė pėr liberalizimin e vizave. Me kėtė rast doja t'iu uroja edhe pėr liberalizim e vizave edhe pėr festat e fundvitit, dhe shpresoj qė shqiptarėve t'iu ecė mbarė e mirė tani e tutje.

    Ju keni mbaruar Akademinė e Arteve nė Tiranė dhe mbas shkollės jeni kthyer pėr evenimente artistike, siē ėshtė "Marie Kraja". Si i prisni kėto ftesa apo pjesėmarrje?
    Marie Kraja ka qenė festivali ku unė kam fituar ēmimin e parė tė madh ndėrkombėtar. Mė ka dhėnė shtysė tė madhe dhe energji sepse nė atė kohė sapo kisha mbaruar Akademinė e Arteve dhe kur je i ri ėshtė e vėshtirė tė ecėsh. Ky konkurs mė ka dhėnė fuqi dhe mė ka bėrė tė ec mė tutje. Ftesat nga Tirana i pres gjithmonė me shumė kėnaqėsi e dashuri sepse mė kanė respektuar edhe atėherė kur kam qenė vetėm student dhe nuk mė njihte asnjeri. Mė vjen keq qė ndonjėherė kur nuk kam mundėsi t'iu pėrgjigjem. Asnjėherė nuk mundem t'i harroj ata qė mė dhanė dorėn nė hapat e parė tė artit.

    Ēfarė ėshtė mbrėmja gala "Tre tenorėt" pėr ju?
    Mund tė them se ėshtė koncerti mė i madh nė trojet shqiptare. Njė sallė prej mė shumė se 2000 vendesh mendoj se nuk ėshtė kollaj ta mbushėsh, sepse mendoj se nuk ėshtė kollaj ta bindėsh publikun tė jetė ēdo vit i pranishėm. Vitin qė vjen ėshtė 10-vjetori dhe ėshtė njė eveniment i rėndėsishėm pėr shqiptarėt.
    Pėrveē ēmimit qė morėt te "Marie Kraja" jeni vlerėsuar edhe tek "Ritorna vincitore" nė Itali. Duket se rrugėt e suksesit nisen nga Tirana...
    Mbas Marie Krajės unė kam marrė edhe tri ēmime internacionale. Jam vlerėsuar me ēmim te "Riva del Gardes", pastaj ka qenė ēmimi i madh i festivalit internacional "Ritorna Vincitore", ku mora edhe ēmimin special qė unė e kam shumė pėr zemėr, si interpretuesi mė i mirė i kėngės napolitane nė Napoli. Kjo ėshtė e veēantė sepse konkurse klasike edhe mund tė fitosh, por vlerėsimi im mes napolitanėve konkurrentė ka qenė i rėndėsishėm. Aq mė tepėr kur kemi parasysh se nė juri ishte tenori me famė botėrore, Luis Alva. Nė gusht tė kėtij viti unė dola mirė nė edicionin e 60-tė tė festivalit tė qytetit turistik Eutin. Me rolin e kryesor, atė tė Alfredos, nė shfaqjen operistike "Traviata" tė kompozitorit Guisepe Verdi, pėr shkak tė interesimit tė madh tė publikut m'u desh tė ndryshoja kontratėn, nga pesė nė gjashtė shfaqje.

    Ju keni lindur nė Istog. A ktheheni ndonjėherė si tenor tashmė nė Kosovė?
    Nė fakt edhe nė Kosovė kam pasur shumė ftesa, por pėr shkak tė angazhimeve tė kohėve tė fundit nuk kam pasur mundėsi t'iu pėrgjigjem pozitivisht. Por do jem nė Kosovė sa mė parė tė kem mundėsi.

    Ku do tė vijojė karriera juaj tani e tutje?
    Mė 24 mars kam premierėn e operės "Makbeth" nė Budapest e mė tej do jem nė Dortmund me "La boheme", me "Traviattėn" nė Gjermani e kėshtu me radhė.

    Ju keni miqėsi tė ngushtė me tenorin shqiptar Saimir Pirgu. Do keni bashkėpunime me tė jashtė vendit?
    Mė vjen mirė qė mė pyetėt pėr Saimirin. Ai ėshtė kėngėtari i preferuar, tenori i preferuar dhe ėshtė idhulli im. Jam i lumtur qė ne sot kemi kėngėtarė si Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho. Para pak kohėsh kam pasur njė bashkėpunim sė fundmi me Ermonelėn dhe mund tė them se nė opinionin tim ajo ėshtė njė divė shqiptare.

    Rikthehemi te "Tre tenorėt". Cili qe emocioni mė i madh i asaj nate gala pėr ju?
    E veēanta pėr mua ėshtė se isha mysafir, ndėrsa publiku mė mbajti me duartrokitje pasi mbarova sė kėnduari dy arie. Kur bėhen aktivitete tė tilla nė botė, shkon interpreton dhe ikėn, por kur kjo ndodh nė njė qytet ku je shkolluar, kjo ėshtė ndryshe. Kam qėndruar nė Tiranė pėr pesė vite dhe mund tė them qė jam rritur kėtu, ndaj emocioni ėshtė mė i madh. Kam kaluar moshėn time mė tė mirė kėtu, nga 21 vjeē deri nė 25 vjeē dhe ėshtė kėnaqėsi e veēantė.

    Ju thatė se vitet mė tė bukura i keni kaluar nė Tiranė. Cilat janė kujtimet tuaja mė tė mira?
    Unė nė Tiranė e kam kaluar shumė mirė, por kam pasur edhe vėshtirėsi. Kam ardhur nė Akademinė e Arteve pa mbaruar njė shkollė muzike dhe mė ėshtė dashur t'i kapėrdij programin pėr gjashtė muaj dhe mė tej kam ardhur kėtu ku jam.

    I ruani ende miqėsitė e krijuara nė atė kohė?
    Po patjetėr. Unė i jam mirėnjohės profesorit Burhan Spahia sepse mė ka ndihmuar nė Akademi, edhe pedagogen Zana Frashėri qė mė jep kėshilla edhe sot e kėsaj dite, por edhe atyre qė mė kanė mėsuar notat.

    Meqenėse keni kaluar nė Tiranė vitet mė tė bukura, a ruani nė mendje kujtime romantike, mbase ndonjė dashuri?
    (Heziton) Nuk mendoj se ėshtė rasti pėr tė folur pėr kėtė temė dhe nuk ėshtė se kam ndonjė gjė pėr t'u shėnuar nė kėtė pikė.

    Kur tė vijė dita e martesės, do tė jetė e huaj apo shqiptare nusja?
    (Qesh) Nuk e kam idenė.

    Gazeta Shqiptare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Ramė Lahaj ne " E Diell "


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Magji !


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Rrugetimi artistik i Rames


  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    BRAVO RAME & Suksese pa fund !!!


  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Placido Domingo: Tenori Ramė Lahaj i ka tė gjitha mundėsitė pėr njė karrierė fantastike (VIDEO)

    Tenori legjendar Placido Domingo flet pėr Ramė Lahajn. Vetė tenori shqiptar e ka postuar njė video ku dėgjohen disa nga mendimet e Domingos pėr punėn e Lahajt. Lahaj ka kohė qė bashkėpunon me Placido Domingon.

    “Jam mė se i nderuar pėr gjithė pėrkrahjen qė mė jep nė ēdo hap te karrierės sime” ka shkruar Lahaj duke e shoqėruar edhe njė video ku Domingo tregon se Lahaj ėshtė njė tenor qė i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė bėrė njė karrierė fantastike, shkruan KultPlus.

    “Ai ka performuar nė teatrot mė tė mėdhenj botėrore dhe ėshtė nė kohė tė pėrkryer pėr tė gjitha paraqitjet e tij” thotė mes tjerash Domingo. Shumė shpejtė do tė dalė versioni komplet i videos.

    Tenori Ramė Lahaj ka lindur nė Istog. Vitin e kaluar ai ishte njėri prej fituesve tė Ēmimit operistik OPERALIA. Lahaj sė fundmi ka performuar kahas Domingos kur nė Meksikė salla operistike morri emrin e legjendės Placido Domingo. / KultPlus.com

    http://www.kultplus.com/teatri/placi...tastike-video/

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Placido Domingo: Do tė doja tė kėndoja bashkė me tenorin Ramė Lahaj nė Kosovė

    Tenori kosovar me famė botėrore Ramė Lahaj ka shpėrndarė nė rrjetin social Facebook njė video ku shihet legjenda Placido Domingo duke folur rreth karrierės sė shqiptarit dhe cilėsive qė ai i posedon dhe qė e veēojnė si njė performues nė skenė.
    “Kur zėri ka kualitet, nuk ėshtė me rėndėsi se prej nga vjen. Nė Kosovė mund tė mos jenė paraqitur shumė, i gjithė ai rajon ėshtė me talentė tė jashtėzakonshėm” tregon mes tjerash Domingo nė kėtė video katėr minutėshe. .........

    http://zeri.info/kultura/182085/plac...haj-ne-kosove/

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-01-2018 mė 09:23

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj


  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj


  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    Tenorėt Ramė Lahaj, Faik Hondozi, Liridon Sadriu e Kastriot Tusha, si dhe soprano Ramona Tullumani, nė koncertin “Tre Tenorėt”, duke kėnduar “Brindisi”.

    Nė violinė Shkėlzen Doli, dirigjent Glen Cortese, producent Edmond Tullumani – 31 janar 2015, Tiranė.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj

    Ramė Lahaj, tenori shqiptar qė po ngjitet nė majat e kėngės lirike nė botė

    https://www.gazetaobserver.com/rame-...irike-ne-bote/

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    Concert Rame Lahaj & Marina Rebeka at Great Amber Concert Hall in Liepaja Latvia.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    Concert Angela Gheorghiu & Rame Lahaj at Lotte Concert Hall in Seoul, South Korea.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Ramė Lahaj



    Rame Lahaj viziton Nexhmije Pagarushėn - Maj 2018.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •