Diego Armando Maradona eshte trajneri i ri i kombetares argjentinase.
Konfirmimi i Pibe de Oro ne stolin e perfaqesueses argjentinase vjen nga presidenti i Federates Argjentinase te Futbollit (Afa), Julio Grondona. Maradona e ka kaluar testin e kerkuar nga AFA, pasi ka kryer disa analiza antistres dhe kardiake me sukses. Kesisoji, pas doreheqjes se Alfio Baziles, legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, u vetkandidua per te marre drejtimin e pankines se bardhekalterve dhe ia arriti, duke sfiduar kandidaturat e disa emrave te tjere te njohur argjentinas. Do te ndihesha shume i nderuar, sikur te mund ta drejtoja kombetaren, tek e fundit, kujt nuk do ti pelqente?!, - pyeste para zyrtarizimit ne krye te stolit te kombetares argjentinase ish-kampioni i madh. Por, presidenti I AFA-s, Julio Grondona, pas refuzimit te Carlos Bianchi-t, ka vendosur legjenden Diego Armando Maradona si arkitekt i Argjentines se Boterorit 2010. Kujtojme se nje prej mbeshtetesve me te medhenj te Pibe de Oro ne pankinen e bardhekalterve ishte edhe lideri i kombetares argjentinase, Lionel Messi. Nuk mendoj se do ndieja presion nese do te ishte Maradona. Trajneri i ri duhet te punoje per ta cuar Argjentinen ne maja, aty ku e ka vendin, theksonte para pak ditesh talenti i Barcelones.
Dicka per MARADONEN
Eshte quajtur edhe djali i arte qe gjuante edhe kunder ligjeve te gravitetit Maradona lindi me 30 tetor te vitit 1960 ne nagjen e varfer Villa Fiorito ne periferine p Buenos Aires. Si te gjithe femijet e varfer te tagjes se tij, Maradona e kalonte kohen duke luajtur top dhe duke u vrare ne fushat d demtuara. Mbi te gjitha hapesirat e vogla ne te cilat ishte i detyruar te luante, makinat, kalimtaret dhe gjerat e tjera e bene te afte te manovronte topin ne menyren magjepse. I njohur nga shoket e skuadres per cilesite e jashtezakonshme, menjehere i vendoset nofka djale i arte, te cilen e mbajti edhe kur u be i famshem. Duke marre shkas nga talenti, ai tentoi rrugen e futbollit profesionist. Karriera e tij filloi me Argentinos Juniors, per te vazhduar tek Boca Juniors. Aftesia e tij e jashtezakonshme u vu re edhe nga i madhi Pele.ne moshen 16 vjecare U thirr per te luajtur ne Kombetaren Argjentinase. por trajneri Mennoti nuk e thirri te luante ne Boterorin e vitit 1978. E quajti teper te vogel per nje eksperience te forte dhe te rendesishme si ajo. Tifozet ne nje fare menyre nuk ishin dakort. Me zgjedhjen e Mennotit, te gjithe, me shtypin ne krye, mendonin se Maradona ishte ne gjendje te Luante. Nga ana e tij Djali i Arte fitonte Kampionatin Nderkombetar Per Te Rinj. Qe nga ky moment ngjitja e kampionit ishte e papermbajtshme. Mbas provash te shkelqyera ne kampionatin argjentinas, ai fluturoi per ne Boterorin e Spanjes me 1982, ku shenoi 2 gola, edhe pse ne ndeshjet kyc me Italine dhe Brazilin nuk arriti te shkelqente si duhej. E megjithate, tashme eshte nje Mit, i vetmi lojtar kaq popullor e kaq i dashur, sa zbehu gati yllin e futbollit Pele.
Kontrata rekord qe ofroi Barcelona per 7 miliarde lireta e bindi te braktise Boca Juniors. Fatkeqesisht me skuadren spanjolle luajti vetem 36 ndeshje, per dy vjet, per shkak te nje demtimi te rende ne karrieren e tij. Aventura e mevonshme ishte me e rendesishme ne jeten e tij. Perfundoi pas shume tratativash ne qytetin qe do ta vinte ne flamurin e vet, Napoli. Ne fakt, vete djali i arte, shume here ka pohuar se ky qytet eshte bere kombi i tij i dyte, pas Argjentines. Sakrifica e klubit ishte e sukseshme, nje shifer rekord, 13 miliarde lireta, nje rekord per kohen, e cila e coi ne fitimin e dy kampionateve kombetare. Kulmin e karrires se vet e arriti ne Boterorin Meksiko1986″. Atje shenoi 5 gola dhe mori cmimin si lojtari me i mire i kompeticionit.
Ne cerekfinale me Angline shenoi golin qe mbeti ne histori, si ajo e dores se zotit, nje tallje qe futbolli nuk e ka harruar akoma. Mbas pak minutash realizoi golin e mrekullueshem me nje balet, qe u pa te nisej nga mesfusha e skuadres kundershtare, duke dribluar gjysmen e skuadres kundershtare, duke depozituar topin ne rrjete. Nje gol qe ka qene votuar nga nje juri ekspertesh si goli me i bukur ne historine e futbollit. Ne fund udhehoqi i vetem Argjentinen, duke fituar Kupen e Botes ne finale, kunder Gjermanise 3-2. Nga ky sukses, Maradona kapte majat e futbollit europian, edhe me Napolin, me dy kampionate, me nje Kupe UEFA dhe Superkupe Italie. Me pas vjen Itali 90′. Argjentina ne ate Boteror arriti deri ne finale, ku u mund nga Gjermania nga nje penallti e Brehem. Maradona shpertheu ne lot.
Jane vetem sinjalet e para te nje zbehjeje, qe asnjeri nuk dyshonte tek nje njeri i mesuar te rrinte gjithmone ne qender te vemendjes. Keshtu, nje vit me vone (mars 1991), rezulton pozitiv ndaj nje testi anti-doping qe i sjell nje perjashtim 15 mujor nga futbolli. Skandali e tronditi. rehabilitimi, pagjumesia duken te papermbajtshme. I dolen pro bleme njeri pas tjetrit. Nuk mjaftoi vetem dopingu, nga I cili hyri ne skene demoni i bardhe. Kokaina, te cilen Diego e perdorte shpesh. E vuri perposhte. Kur dukej se historia e kampionit kishte nje fund te trishtueshem, vjen edhe grumbullimi per per USA 94, ku shihet nje gol i mrekullueshem kunder Greqise. Tifozet, bota, shpresonte qe kampioni po dilte nga tuneli i erret. perkundrazi, ndalohet perseri per perdorim ephedrine, nje substance e ndaluar nga FIFA. Argjentina eshte e tronditur, skuadra humbet motivacionin dhe grinten dhe eliminohet.ne tetor te vitit 1994. Diego thirret per te drejtuar si trajner Deportivo Mandiyu, por eksperienca e tij mbaron pas dy muajsh. Ne vitin 1995 shkon si trajner tek Racing, por jep doreheqjen pas 4 muajsh. Pastaj kthehet te luaje per Boca Juniors dhe tifozet organizojne nje feste te madhe ne stadiumin Bombonera per kthimin e tij. Qendron atje deri ne vitin 1997, kur ne gusht te atij muaji rezulton perseri pozitiv ne kontrollet e anti-doping. Ne diten e ditelindjes se 36-te, diali i arte lajmeroi terheqjen e tij nga futbolli. Keshtu u mbyll karriera e tij futbollistike.
Gjate karrieres se tij ai fitoi shume cmime:
- 1979: Golashenues ne kampionatin metropolitan, golashenues ne kampionatin kombetar, fiton Topin e Arte, zgjidhet si lojtari me i mire i vitit per Ameriken e Jugut, kampion bote me moshat e Argjentines, lojtari me i mire i vitit nga FIFA.
- 1980: Perseri golashenues ne kampionatin metropolitan, ne ate kombetar, lojtari me i mire i vitit nga FIFA.
- 1981: Golashenues ne kampionatin kombetar, i jepet cmimi gandula, si lojtari me i mire i vitit, fiton kampionatin me Boca Juniors.
- 1983: Fiton Kupen e Mbretit me Barcelonen.
- 1985: Emerohet ambasador i UNICEF-it.
- 1986: Fiton Kupen e Botes me Argjentinen. fiton per here te dyte cmimin si lojtari me i mire i vitit per Argjentinen, dekorohet si qytetar nderi i Buenos Aires, fiton kepucen e arte si vlojtari me i mire i vitit.
- 1987: Kampion Italie me Napolin, fiton Kupen e Italise me Napolin.
- 1988: Golashenues i Serise A me Napolin.
- 1989: Fiton Kupen UEFA me Napolin.
- 1990: Kampion Italie me Napolin, vendi i dyte ne Boteror, emerohet ambasador i sportit nga presidenti i Argjentines, fiton Superkupen e Italise me Napolin.
- 1993: I jepet cmimi si lojtari argjentines i te gjitha koherave. fiton Kupen Artemio Franchi.
- 1995: I jepet Topi i Arte i karrieres, i jepet cmimi mjeshter i frymezimit te endrrave, nga Universiteti i Oksfordit.
- 1999: Merr cmimin e platinit si lojtari me i mire i shekullit, i jepet cmimi si lojtari me i mire i shekullit per Argjentinen, goli i tij kunder Anglise zgjidhet si goli me i bukur ne historine e futbollit
Sporti Shqiptar
Krijoni Kontakt