Konkursi fotografik 2009 fillon nga data 5 Janar 2009 dhe do zhvillohet per co muaj deri ne fund te vitit.
Cilat jane ndryshimet e konkursit fotografik 2009 me konkursin fotografik 2008?
1- Konkursi fotografik 2009 perbehet nga 12 pjese (Cdo muaj nje pjese)
2- Anetaret do kene te drejte te konkurojne vetem me nje fotografi per pjese.
3- Anetaret do kene te drejte te votojne vetem nje fotografi per cdo pjese.
4- Cdo muaj do kete vetem nje fotografi fituese. 12 fotografite fituese te 12 pjesejeve konkurojne ne fund te vitit per fotografine me te mire.
5- Anetaret qe shkelin rregullat e konkursit (te cilat do behen te carta se shpejti) zhvendosen automatikisht nga konkurimi do u hiqet te drejta te konkurojne ne konkurset e ardheshme.
6- Ndryshimi me kryesor eshte se ne konkursin fotografik 2009 juve konkuroni per cmimin 'Syri i Arte'. Ky nuk eshte thjeshte nje cmim simbolik. Syri i Arte pemban nje dhurate mbi 100 Euro dhe mund te jete nje dicka qe ka lidhje me fotografine. (Aparat fotografik psh) Sponsorizuesit e ketij cmimi jane stafi i forumit. Detajet e cmimit do kthjellohen gjithnje e me teper gjate zhvillimit te konkursit.
7- Edhe ne kete konkurs, krijimet do ngelen anonime deri ne perfundimin e plote te tij. Do kete rregulla te ashpra per te parandaluar dublikimin e llogarive ne forum (per arsyje votash). Ne konkursin aktual 2008 ka anetare qe kane konkuruar dhe votojne me dy llogari! Ky eshte turp per cilin do qe eshte i shtyre nga pasioni per fotografine ne pjesmarrjen e ketij konkursi. Ne konkursin e ardheshem, toleranca per anetare te tille do jete zero.
Si do funksionoje dorezimi i krijimeve?
Anetaret mund te konkurojne ne te gjitha pjeset, por vetem me nga nje fotografi per pjese. Anetaret mund ti dergojne krijimet e tyre ne adresen konkursi@hotmail.co.uk duke i vene subjektit Konkursi 2009. Eshte teper e rendesishme qe bashke me fotografine qe zgjidhni per konkurim te dergoni 1) Titullin e fotografise, 2) Emrin tuaj perdorues ne forum. Mos supozoni se une i njoh anetaret nga adresat qe kane.
Data perfundimtare e dorezimit te fotografive eshte gjithnje 5 dite para hapjes se konkursit. Psh, per pjesen e pare te Konkursit qe do hapet me daten 5 Janar 2009,fotografite do jene dorezuar deri me daten 31 Dhjetor. Per pjesen e dyte qe hapet me daten 5 Shkurt, fotografite do jene dorezuar deri me 31 Janar e keshtu me radhe.
Kjo teme do ngelet e hapur per mendimet dhe sygjerimet tuaja.
Krijoni Kontakt