Erdhi edhe 100 ditshi i koalicionit te VMRO-se me DUI-n (VMRO NARODNA). Edhe pse jozyrtarisht ku koalicion ka 150 dite dhe jo 100, sepse ligjet filluan te miratohen 1 muj para shpalljes se koalicionit dhe 1 jave para rethit te trete te votimeve. 100 ditet e turpit eshte analizuar mire nga gazetari Lirim Dullovi, seshpejti presim analiza edhe nga Kim Mehmeti (shkau i perbetuar dhe duisti underground), gjithashtu presim raport edhe nga Ali Ahmeti per te arriturat e Duit ne keto 3 muaj (5 muaj). Sigurisht nqse ka te arritura.
Lirim DULLOVI
Po bėhen 100 ditė. Asnjė shenjė se ju punon ndonjė shqisė. Ata nuk shohin, nuk dėgjojnė, nuk reagojnė edhe kur "partnerėt" ua nxjerrin sytė. Janė paralizuar me vetėdėshirė dhe pėr inat tė tjerėve. Turpi ėshtė i pėrmasave tė tilla qė ka befasuar edhe skeptikėt mė tė mėdhenj. Dikur flisnin pėr dinjitetin e kthyer tė shqiptarėve. Shprehja kjo qė nė pėrmasa tė padurueshme pėrsėritej nga patriotėt e vonuar tė shekullit XXI. Kėta qė menduan se me ta lindi shqiptaria. Kėta qė tė gjithė tė tjerėt i shpallėn pėr tradhtarė dhe i goditėn dhe po i godasin pamėshirshėm me banditėt e tyre, tė gjithė ata qė nuk i nėnshtrohen bindjeve tė tyre tė rrejshme. Atdhetaria e tyre u zėvendėsua me interesa tė vogla, 100 euroshe. Pėr punėn e tyre pėr kėto 100 ditė ka vetėm njė krahasim - viti 1989 dhe suprimimi i autonomisė sė Kosovės nga Kuvendi serb dhe ai kosovar. Pėr 100 ditėt pas 100 hapave tė Gruevskit, do t'ua kishin lakmi edhe Rrahman Morina, Hysamedin Azemi, Sinan Hasani. Kėtė nuk e them pėr t'i ofenduar, por pėr t'iu treguar se kėshtu asnjėherė nuk kanė guxuar tė tallen me tė drejtat e shqiptarėve.
Me njė luftė mbrapa, me njė Marrėveshje tė Ohrit, me dy mandate tė popullit prej 18 deputetėve, dhe nė njė kohė kur Maqedonia nga tė katėr anėt ka tė rrezikuar prapanicėn, kjo politikė e vėtėnėnshtrimit ėshtė ofenduese pėr vetė shqiptarėt, e jo pėr kėta tė zgjedhur qė pranojnė rolin e vazalit dhe me dy kėmbė shkelin vullnetin politik tė votuesve tė tyre. Kėta qė harrojnė se dolėn fitues nga premtimet e mėdha pėr avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve, e jo pėr shkeljen edhe tė atyre qė deri tani i garantonte kushtetuta. Si ndryshe mund tė shpjegohet qė ka dy muaj dhe partia shqiptare nė pushtet lejon qė njė palaēo nga komuna e Gazi Babės, t'ua ndalojė nxėnėsve shqiptarė tė fshatit Idrizovė mėsimin nė gjuhėn amtare. Njė tjetėr si ky, ka dy muaj qė i shėtitė nxėnėsit shqiptarė tė kryeqytetit prej njėrės nė tjetrėn shkollė. Njėjtė veprohet edhe me nxėnėsit e Kumanovės. Nuk ishte vullneti i votuesve tė tyre heqja dorė nga bashkimi i komunave Zajaz dhe Osllome me atė tė Kėrēovės. Ata nuk u zgjodhėn pėr tė hequr dorė nga rregullimi ligjor i pėrdorimit tė flamurit shqiptar. Nuk ishte vullneti i votuesve shqiptarė qė tė zgjedhurit e tyre tė pranojnė kallėpin e Gruevskit pėr ligjin e gjuhės shqipe qė pėrfundoi nė njė arkiv parlamentar. Shqiptarėt nuk votuan qė me paratė e tyre tė stimulohet ekskluzivisht vetėm lindshmėria e nėnave maqedonase. Shqiptarėt votuan pėr ministra dinjitozė, e jo pėr tė tillė qė nuk guxojnė tė flasin shqip nga frika se mos u zemėrohen zėdhėnėset maqedonase. Votuan pėr ministra qė nuk e bėjnė hesap, nėse jo Gruevskin, atėherė sė paku njė Trifun Kostovski, i cili me idenė pėr riorganizim tė ri tė ndarjes territoriale tė kryeqytetit, ngadalė por sigurt po punon nė agjendėn e dikujt tjetėr pėr ta pastruar Shkupin nga ato pak shqiptarė qė kanė mbetur. Votuan pėr njė zėvendėskryeministėr qė nė vend tė mbylljes sė Institutit shqiptar nė Shkup, nė 100 ditėt e kaluara do tė angazhohej qė sado pak tė shtonte pėrfaqėsimin e shqiptarėve nė institucionet e shtetit. Pėr rolin ndaj njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės as tė mos flasim. Nuk do tė flasim as pėr lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike me Prishtinėn, ngase dėshtuan tė gjitha prognozat e dy Ademave, Xhevatit dhe Abdylhaqimit. Kulminacioni i vetėmashtrimit se janė nė rrugėn e drejtė, nė rrugėn e popullit, nė rrugėn e shqiptarisė, ėshtė pajtimi pėr tė hequr qafe Ligjin pėr amnisti, qoftė kjo edhe mbrojtja e vetme pėr shokėt e tyre tė luftės dhe deputetėve, apo edhe argumenti i vetėm pėr arsyeshmėrinė e konfliktit tė vitit 2001, nė emėr tė sė cilės edhe kėtė herė morėn mandatin nga ky popull. Krerėve tė BDI-sė nuk u ka mbetur shumė kohė pėr t'u kthjellur dhe pėr tė braktisur kėtė rrugė qė edhe te ithtarėt e tyre po ve nė dilemė arsyen e vėrtetė tė paraqitjes dhe funksionimit tė kėsaj partie. Sė paku, gjykuar nga 100 ditėt e kaluara, kjo parti veproi sipas detyrimeve tė Gruevskit, e assesi tė elektoratit shqiptar.
Krijoni Kontakt