Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    93

    Esat Pashe Toptani ka zbritur në Tetovë



    ESAT PASHE TOPTANI KA ZBRITUR NE TETOVE (!)



    Reagim i SHSHA-së,


    Subjektet politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni kanë bërë gabime të rënda historike, duke e anashkaluar pozicionin dhe të drejtat e kombit shqiptar, përmes "kodit" të koalicionit me subjektin politik maqedonas.


    Ka kohë që fenomeni Menduh Thaqi tashmë është bërë metafora e së keqes në Maqedoni. Ky njeri me aventurat e tij që në skenën politike e solli rastësia dhe rrugaçëria e tij, siç do të shprehej publicisti Kim Mehmeti, po ndërton udhën e ndarjes dhe të humbjes së perspektivës së kombit shqiptar në Maqedoni, ku shqiptarët do të duhej të gëzojnë hisen e vet shtetformuese dhe të drejtat tjera për jetë, punë, shkollim dhe ruajtjen e traditës së lashtë shqiptare. Me sjelljet "kryengritëse" të Menduh Thaqit tash sa vjet rresht pranë PDSH-së dhe me retorikën e tij si "zengjin i madh" (sic!!!) në Tetovë, ka krijuar dilemën e madhe: Këtij njeriu me belbëzimet e tij në politikën shqiptare a i dihet babai...?! Për çudinë tonë, edhe sot, në qarqet shqiptare flitet se Menduh Thaqi u bë "zengjini i madh i Tetovës...(??!!). Dhe, duke u ngjitur lartë me (pa) "pasurinë" e tij të përfituar dika dhe me ndihmën e pushtetit, M.Thaqi tani e ka dorën e fortë edhe me pasuri, edhe në politikën shqiptare (sic!!!).


    E gjithë kjo tregon qartë se, kur kalit i shtohet tagjia, atij jo vetëm që i trashet qafa, por fillon edhe të kafshojë, të qet shkelma duke i goditur të gjithë të tjerët pa e prishur tallazin e vet...! Ajo që ndodhi para pak ditësh në Parlamentin e Maqedonisë, kur Menduh Thaqi (për fatin e keq dhe tragjik të kombit shqiptar) tash si kryetar i PDSH-së, në sallën parlamentare dhe në prezencën e palës tjetër, pikërisht para koalicionit VMRO-DPMNE, i grushtoi dhe i kapi për fyti vëllezërit e vet duke i kërcënuar dhe fyer me fjalët më të rënda. Edhe më e keqja, Menduh Aga, nuk e kurseu as deputeten shqiptare të BDI-së Teuta Arifin. Vërtetë turp i kohës shqiptare...! Dhe, kësaj i thonë lehtë e ka Menduh Thaqi me vëllezërit e tij parlamentar (BDI-së). Ata ai mund t'i shajë, t'i grushtojë, t'ua mohojë bashkëveprimin politik për kauzën e kombit shqiptarë. Mirëpo, kur Presidenti i Republikës së Maqedonisë Branko Crvenkovski iu kërcënua Menduh Thaqit(...) "unë t'kalli me tërë të gjallët që keni..." (sic!!!), ai e uli kokën me paturpësinë e tij se në "politikë" hahen të gjitha gjellërat me kripë dhe pa kripë...!


    Mendoj se ka ardhur koha që t'i thuhet ndal Menduh Thaqit! Me sjelljet, ndesh çështjes shqiptare, në këtë vend tregojnë qartë se elektorati shqiptar duke filluar që nga Kumanova e deri në Dibër, duhet të mendojnë që për fenomenin Menuh Thaqi apo Alias Esat pashë Toptani ka zbritur në Tetovë(!) të shqyrtojë me nguti marrjen e mandatit të tij elektoral dhe të gjithë atyre që e kanë harruar përgjegjësinë para kombit shqiptarë në Maqedoni. Dhe, deri kur do t'na përsëritet historia e Esat Pashë Toptanëve?!. Kujtojmë se është e kohës të përmendet përbuzja dhe mos përfillja e aktivitetit të intelektualëve tanë në jetën politike shqiptare. Ata, tashmë, janë forca dhe drejtimi i udhës së madhe kombëtare për të gjitha qasjet aktuale sot e këtu. Duke u mbështetur në rrethanat e krijuara nga ana e subjektit politik shqiptar të prirë nga PDSH-ja dhe (Agë) Thaqi, mendojmë që sa më parë të krijohet Lëvizja Intelektuale Demokratike Shqiptare në Maqedoni, e cila mund të marrë mbi vete përgjegjësinë e madhe kombëtare. Partitë politike shqiptare si PDSH-ja me Thaqin, që tashmë me diagnozën dhe anamnezën e sëmundjes së TBC-së (sic!!!), të largohen nga skena politike dhe kjo për të mirën dhe ardhmërinë e kombit shqiptar në Maqedoni.


    Së këndejmi, me programin e vet PDSH-ja dhe me trashëgimtarin që e la pas vetes Arbër Xhaferi, njeriun problematik dhe vagabondin e rrugëve të Tetovës, nuk i falet përgjegjësia e tij historike. Ku ishte Arber Xhaferi me platformën e tij politike (PDSH), që nuk ua zgjati dorën intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë për të krijuar me kohë rrafshin e ri demokratik dhe të profilit të një partie autoritative që do të ruante drejtpeshimin dhe synimet tona për të ardhmen kombëtare. Pse në këto vite, në rrethin virtual e solli pranë vetës dhe tashti në krye të PDSH-së njeriun më problematik dhe të dyshimtë, pa taban intelektual e besa as kombëtar. Thaqi është në tallazin e jetës së vet, me synimin se si të pasurohet më shumë dhe të bëhet (zengjini i madh i Tetovës) (sic!!!!) e sa për kombin dhe rreshtat e gjatë të mërgimtarëve që po e lanë truallin e tyre për kafshatën e bukës së mërgimit, këtij njeriu as që i bëhet ndonjëherë vonë! E gjithë kjo tregon qartë se, subjektet politike në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej në trojet tona të etnisë, njeriut pa kurriz kombëtar dhe politik si ky i Menduh Thaqit, të ndalohet hyrja dhe çfarëdo bashkëpunimi me të. Vëllai i madh, po i referohem një mendimi të A.Demaqit, duhet të qortojë rreptë vëllain e vogël...!!!


    Në gjithë fokusin politik dhe ndarjet e skajshme të subjektit politik shqiptar në Maqedoni, tregon qartë se kriza politike Thaqi duhet të rrumbullakohet me shpalljet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të gjitha nivelet. Përkitazi me këtë duhet që elektorati shqiptarë t'ia marrë mandatin Menduh Thaqit dhe gjithë atyre që i dolën në krah të keqes dhe vijës së primitivizmit anadollak. Kur subjekti politik shqiptar luan role cirku, të tjerët i fërkojnë duart dhe u shkon buza në gaz që sa më shumë t'u ndalet rrugëtimi i shqiptarëve drejt hapësirave të reja demokratike dhe kombëtare. Fare në fund kujtojmë, se është e nevojshme që subjektet politike shqiptare në Maqedoni të mendojnë mirë, që në Parlamentin e ardhshëm zgjedhor të Maqedonisë të shkojnë si grup i përbashkët parlamentar shqiptar e jo përmes "kodit" të koalicionit me subjektin politik maqedonas.


    Kryetari i Shoqatës,
    Prof.Dr. Astrit MEHMETI
    Drejtori Ekzekutiv,
    Prof. Skënder KARAÇICA
    Sekretari,
    Mahmut SKËNDERI
    Ne E mbajm fjalen

  2. #2
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Avni Rrustemi sigurisht paska me u ringjall hahahahah
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    LOTËT E KROKODILIT
    05/10/2007
    Fshehja e vazhdueshme e agresivitetit të tyre nën maskën e viktimës i gjason lotëve të krokodilit që derdhen derisa e han viktimën. Pra, BDI-ja kot shtiret se është viktimë. Ata prej fillimit ishin agresivë, veçmas ndaj popullatës shqiptare, në të gjitha dimensionet e veprimit të tyre, sidomos në dimensionin politik dhe financiar.

    Shkruan: Menduh THAÇI


    Ta shndërrosh fajin në akuzë, agresorin në viktimë është mjeshtëri që do një parakusht: të jesh i pacipë, ta kesh lëkurën e fytyrës si shollë të këpucëve.

    Këtë mjeshtri një kohë të gjatë e përdor BDI-ja kundër oponentëve të saj politik. Incidenti i fundit në Parlamentin e Maqedonisë ishte vetëm episodi i radhës. Nga aspekti mediatik ky incident zgjoi interesimin e madh të opinionit, ndërkaq devijimet tjera shumë më të rënda se ky i këtyre ditëve na Parlament, në mënyrë të pashpjegueshme heshten, mbulohen apo pastrohen. Kjo metodë e shtirjes së pacipë u pa herët, që në fillim të konfliktit që shpërtheu në vitin 2001. Në atë kohë ne i mbyllëm veshët dhe sytë, ia kthyem madje shpinën faktorit ndërkombëtar për t’u marrë me hallakamën që e shkaktuan një grusht njerëzish që deshën brenda natës të faktorizoheshin. Tashti jemi të dënuar të durojmë krekosjen e disa burracakëve që e kanë bindur veten se kinse kanë bërë namin. Ne, që në rrjedhat politikë u kyçëm përmes respektimit të procedurave të mundimshme demokratike, me punë intensive me popullin dhe elektoratin, ne që shpesh herë ishim në shënjestër të goditjeve të strukturave të vjetra të shtetit që synonin të na eliminonin me çdo kusht nga skena politike, ne që patëm durimin e skajshëm që të legjitimohemi përmes ofertave të konkretizuara politike, ne që ia kthyem vitalitetin dhe vetëbesimin kombëtar dhe politik të popullit, vepruam në mënyrë krejtësisht të kundërt, për shumëkënd në mënyrë të pakuptimtë ndaj kundërshtarëve tanë të sotëm që brumoseshin me material të harxhuar para syve tanë.

    * * *

    Ne morëm pjesë në përurimin e një gënjeshtre që pa asnjë dilemë do të përpiqet të rikthejë në skenën politike tezat bajate të bashkim-vëllazërimit në trajtë të integrizmit. Sot askush nuk mund të mohojë faktin se në të gjitha hapësirat shqiptare asnjë parti politike nuk e ka pasur fatin e BDI-së. Kjo parti dhe udhëheqësit e saj me një mjeshtëri dinake arritën që në rrethana të dyshimta të instalohen lehtë-lehtë në skenën politike, madje të jenë të mirëseardhur edhe nga partitë politike. Por, kjo nuk ishte e tëra. Ata vetes ia krijuan komoditetin që t’i shkelin jo vetëm premtimet e tyre, por edhe standardet dhe ligjet me të cilat funksionon një shoqëri dhe një shtet. I shkelën pa frikë, me lehtësi dhe mburrje, ato fjalë, ato premtime, ato ideale për të cilat të rinjtë e dhanë madje edhe jetën e tyre. Kjo shkelje nuk manifestohej vetëm përmes ndërrimit të kursit politik, por edhe përmes rivitalizimit të kuadrove dhe të koncepteve të vjetra. Udhëheqësit e këtij mashtrimi kolosal, të lehtë dhe të pacipë veten e patën shpallë si tribunë që nga lartësitë e rrejshme e kundronin popullin. Këtë mirëseardhje që ne mendjelehtësish ua përgatitëm shumë shpejtë dëshmoi se ishte gabim strategjik. Ngjarjet e fundit në Parlamentin e Maqedonisë, siç u tha ishin vetëm përsëritje e mënyrës jodemokratike të veprimit. Ata që nisën luftën pa plan, ata që shfrytëzuan përpjekjet tona për t’ua krijuar një plan, ata që prej fillimit vuanin nga papjekuria demokratike ishte e qartë që nga fillimi se edhe në të ardhmen, edhe në rrethana të reja do të silleshin në mënyrë të papjekur.

    * * *

    Si u mashtruam të gjithë ne dhe ua shtruam rrugën me dafina për ardhjen e tyre në skenën politike, prej nga ata shtiren se e udhëheqin popullin? Gjithsesi mashtrimin duhet kërkuar te mënyra e përsosur dhe e pacipë e kamuflazhit, e shtirjes, e transformimit, prej ujkut në qengj, prej matrapazit në bamirës... Sot thuaja nuk guxojmë të flasim më për shkeljen arrogante të premtimeve të tyre, për ndërrimin drastik të kursit politik, për përvetësimin e fondeve, për injorancës së tyre, për dështimin e tyre se menjëherë histerizohen që flet qartë për ndjenjën e ndrydhur të fajit, për frikën se do ta humbin maskën e atdhetarisë prapa së cilës mjeshtërisht fshihen. Incidenti i fundit në parlament me siguri do të hyjë në analet e tranzicionit demokratik ku dhunuesit e demokracisë e paraqitën veten si viktima të atyre që me mund të madh mbijetuan në skenën politike, të cilën vazhdimisht kanë treguar ndaj tyre tolerancë dhe mirëkuptim, prej kohës së luftës së dyshimtë, gjatë luftës, pas luftës, kur i fituan zgjedhjet, kur qeverisnin pa kompas etj. Gjithë ky rrëfim filloi me diskutimin legjitim dhe krejtësisht në frymën demokratike të kryetarit të PPD-së, z.Adbylhadi Vejseli. Diskutimi i tij ishte në funksion të zbulimit të kontradiktave, të inkoherencave logjike në deklaratat e krerëve të BDI-së. Gjatë qeverisjes së tyre, të BDI-së, sipas diskutimit të z.Vejseli krerët e kësaj partie pohonin se falë tyre tërë Marrëveshja e Ohrit qenka inplementuar thuaja tërësisht, ndërkaq tani pohojnë se punët kanë ngecur, se asgjë nuk është bërë. Pyetja e logjikshme e z.Vejseli, i cili kërkonte përgjigje të saktë për atë se kur kanë gënjyer ata, kur pohonin apo tani kur mohonin rezultatet, i nxori nga tebdili, nga takti përfaqësuesit e BDI-së që prej fillimit tregojnë nervozizëm agresiv sa herë që dikush i analizon apo i kritikon.

    * * *

    Të gjithë tashmë e dinë se anëtari kryesisë së kësaj partie, ish-ministri i Bujqësisë, tani deputet Sadulla Duraku, e sulmoi i pari fizikisht një deputet tjetër shqiptar i cili zbulonte një kontradiktë që një kohët të gjatë është bërë temë e analizave në shoqërinë shqiptare. Problemi i kësaj partie, përkatësisht i popullit shqiptar me ta, është konstituimi i tyre jodemokratik që në mënyrë ilegale nxori në shesh kuadro dhe ide të kundërta me interesin e popullatës. Kjo mënyrë që fillimisht u krijoi përparësi të rastësishme tani është shndërruar në të metë e cila i rrezikon që t’i kthejë aty ku paraprakisht ishin: në margjinat e shoqërisë. Kjo frikë me siguri i irriton ata jashtë mase që ndikon që të sillen në mënyrë fëmijërore në një periudhë të gjatë kohore. Reagimi brutal, i papjekur, si nga aspekti demokratik ashtu edhe moral i deputetit Sadulla Duraku, dëshmon se kjo strukturë mentale nuk duron jo vetëm kritikën, jo vetëm analizën, por sidomos detronizmin e tyre nga postet që atyre ua krijuan beneficione të papritura. Natyrisht se e kanë vështirë të zbresim nga kali te gomari dhe këtë veti e manifestojnë që nga fillimi. Humbjen e pushtetit, humbjen e relevancës ata përpiqen ta paraqesin si humbje kombëtare meqë prej fillimit silleshin në mënyrë arrogante duke identifikuar veten me popullin.

    Me siguri se ne dhe populli shqiptar në përgjithësi do t’i toleronte djallëzitë e tyre, por tashmë është e qartë se ata janë bërë instrument i rrezikshëm për interesat kombëtare shqiptare, për vetë procesin demokratik, prandaj duhet t’u ndërpritet hovi. Janë të rrezikshëm ngaqë janë shndërruar në instrument të një partie maqedonase e cila është në shthurje e sipër. Kjo parti është LSDM-ja e cila çuditërisht mbijetoi tranzicionin. Në të gjitha shtetet në tranzicion ku partitë e kësaj natyre kanë arritur ta fshehin transformimin e tyre të rrejshëm në parti social-demokrate, sot ato ende nuk kanë arritur të integrohen në BE, për dallim nga ato shtete ku këto parti kanë pësuar goditje të mëdha si në shtetet e dikurshme të Evropës Lindore që sot janë bërë anëtare të NATO-s dhe BE-së.

    Për ta parandaluar këtë fat, LSDM-ja synon ta dëmtojë suksesin e konkurrentes së saj, VMRO-DPMNE-së, e cila, si kurrë më parë e pruri Maqedoninë në prag të UE-së dhe NATO-s. Nëse kjo do të ndodhë gjatë këtij mandati, atëherë është e sigurt se LSDM-ja, bashkë me të gjitha ato struktura kriminale, politiko-financiare do të shemben si kullat prej rëre. Kjo parti është në siklet të madh nga frika e humbjes së relevancës shoqërore, nga frika e zbulimit të manipulimeve natyrash të ndryshme, veçmas ato financiare, prandaj do të përdorë çdo mjet, madje edhe ato që mund të pengojnë integrimin e Maqedonisë në këto struktura vetëm e vetëm që të mbijetojë.

    * * *

    Çuditërisht këto sjellje të sikletshme, veçmas të kryetarit të shtetit në mënyrë të heshtur sinkronizohen me synimet, kërcënimet e Serbisë që të ikë nga rruga që i shpie në UE dhe NATO duke kërkuar zgjidhje të reja. Sot këto forca që gjatë mandatit të tyre e amalgamuan politikën me krimin dhe biznesin, për t’i ikur fshesës anti-krim të qeverisë aktuale, me padurim e presin raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë në rrugën e saj drejt Evropës. Mediumet e këtyre forcave politike mezi e fshehin gëzimin se ky incident në parlament, i iniciuar nga BDI-ja do ta pengojë hyrjen e shpejtë të Maqedonisë në UE dhe NATO. Kjo zvarritje është e vetmja mundësi që mund ta ndërpresë procesin e shpërbërjes së LSDM-së, që mund ta ulë rejtingun e VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së dhe hovin e tyre të papenguar. Kostoja për ta shpëtuar vetveten, atë rrjet politiko-kriminal është jo vetëm fati evropian i Maqedonisë, por edhe i Shqipërisë dhe i Kosovës. Të gjithë analistët pohojnë se nuk mundet Shqipëria të integrohet në këto struktura pa Maqedoninë. Me përjashtimin e Maqedonisë nga afati paracaktuar nënkupton ndryshimin e statusit që do të thotë se Kroacia do të hyjë para Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe se këto shtete do të presin afatin e fundit që është caktuar për Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën. Ka zëra që thonë se kritikat që i bën PDSH-ja janë të ashpra. Kjo tezë si shumë teza dhe amputime të tjera mund të diskutohen. Por, diçka është e pamohueshme: reagimet e oponentëve tanë janë të projektuara. Unë shpesh herë ashpër, tepër ashpër kam kritikuar presidentin e shtetit apo pionët e tij në parlament. Por, asnjëherë ata nuk kanë reaguar si tani. A thua ata më shumë preken për Sadullain, Rafizin, që na bezdis me atë kapelë qesharake se sa për liderin e tyre në hije, Cërvenkovskin. Disa nga shpura e tij si ajo Sheqerinska, Manasievski, Makraduli etj. madje kërkuan dorëheqjen time, marrjen arbitrare të mandatit tim, për shkak se paskam pasur sjellje të pahijshme ndaj atyre që janë në mbrojtjen e tyre. Kjo është logjikë tipike kriminale që njihet me emrin reket: mos i prekni ata që janë në mbrojtjen tonë se hakmerremi duke jua marrë mandatin. Me një fjalë ata që polemikën parlamentare e perceptojnë si diçka të pahijshme, madje të palejueshme, thonë se më paskan toleruar kur e kam sharë (kritikuar) Gligorovin, Cërvenkovskin, Buçkovskin e të ngjashmit, por kur i paskam kritikuar figurantët e tyre e paskam mbushur kupën. Për këtë shkak ata kërkojnë të më merret mandati, të cilin ma ka dhënë populli dhe jo komitetet e tyre.

    * * *
    Në historinë e deritashme të demokracisë është vërtetuar se dhunimet fillestare të procedurave demokratike gjithmonë kanë pasur efekt të kundërt, ngaqë pasojat janë shfaqur pa pritur, në momente më të rëndësishme. Ata që lehtë vijnë te pushteti, te paraja, te mundësia për manipulim, kanë shumë vështirë të pajtohen me humbje të lehtë të pozicioneve të uzurpuara. Problemet me të cilat ata ballafaqohen janë produkt i tyre. Fshehja e vazhdueshme e agresivitetit të tyre nën maskën e viktimës i gjason lotëve të krokodilit që derdhen derisa e han viktimën. Pra, BDI-ja kot shtiret se është viktimë. Ata prej fillimit ishin agresivë, veçmas ndaj popullatës shqiptare, në të gjitha dimensionet e veprimit të tyre, sidomos në dimensionin politik dhe financiar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    PO bre agresiv ndaj popullates shqiptare per at i fituan zgjedhjet 2 her, se popullata shqiptare i voton ato qe jan agresiv dhe qe i kan bo dam apo ?
    Ndersa per Abdulhadi Vejselin , pak ja ka bo Sadullai , se ska mrri aj kameleoni i PPD-se me ju tregu patriotizem nje ish komandanti te UCK, nje njeri qe per interes personal i ka ndrru koalicionet si kameleoni ngjyrat , nje njeri qe kur osht ne koalicion me BDi i shan me se keqi udheheqsin e PDSh e pastaj kur hyn ne koalicion me kto tjert , e shan BDI, pra ky njeri i pa cip sduhet me na u dhimt, se kto njerz jan te rrezikshem per neve si shqiptar, nuk thom qe Sadulla Duraku osht dicka ma i mir per politik, zotsia e tij politike asht e ulet, mirpo per patriot sun ja kalon Abdulhadi Veseli,
    Un jam per nje parlament pa : Sadulla Durakun, Ruzhdi Matoshin , Leka, Abdulhadi Veseli, Menduh Thaci, dhe nje shqiptari pa Refet Elmazin
    Por tragjikja eshte me e madhe kur nje kryetar i nje partie politike sulmon nje femer, sulmon nje deputet si Aziz Pollozhani, met vertet i kan sulmu njerzt me te mir ne skenen politike shqiptare, sidomos per Azizin kam nje mendim shum te mir,

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    http://mymacedoniaonline.com/viewtop...1ed50fa95002dc

    Menduh Thaci Vojvoda, bile le te bohet i dashuri i shkijeve, se te shqiptart zor

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    E ka shkruar vete apo Gebelsi i tij s'ka edhe aq rendesi, eshte nje komunikate propagandistike e turpshme..shume e turpshme.

    PDSH- ka pasur durim te skajshem per legjitimim nga populli?...= kurre nuk fitoi legjitimimin e shumices se popullates shqiptare qe nga themelimi i saj me puc duke shkatrruar athere partite egzistuese shqiptare...

    BDI- ka pasur fat se ua kane shtruar rrugen me dafina ..qesharake... kush???....= Kush u shtroi rrugen me dafina ata udbashet komunist, gjaku i tyre i Beogradit qe mundoheshin ti zhdukin ne mergim dhe sot aty ne vendlindje....Ata e hapen rrugen vete , e lane rrugen me gjak ne kethimin e tyre triumfal nga mergimi ku s'deshin te mbesin, dhe s'deshin te vdesin pikrisht qe mos te kethehet populli i tyre ne komb mergimtar dhe te vdesi ne rruget e botes.Edhe ne ikjen e tyre gati 3 dekada me pare e kishin bere per te shpetuar popullin e vet qe te kethehen per nje dite te nxjerrin ate popull te shkelur ne drite, dhe nuk kishin ikur per lekuren e vet keta idealista te kombit qe shyqyr cdo komb i ka .
    Dhe permendin dafina keta ..qe dje si bashkpuntore te Beogradit deshin ti zhdukin...dhe ky eshte objektivi i sodit.Dafina?? kush shtroi dafina?...keta qe mohojne gjakun deshmor te derdhur...keta qe mundoheshin per pasuri dhe pushtet kur djemt e Kosoves vdisnjin nga torturat ne Idrizove te denuar nga shteti qe kish vdekur....
    Jugosllavia kishte vdekur , ende ne Maqedoni kishte te burgosur politik shqiptare nga Kosova, dhe te ikur politik ne bote..per partite politike shqiptare ne Maqedoni nuk egzistonin keta njerez fare edhe do te vdisnin si ata ne burg ashhtu edhe te tjeret rrugve te botes sic vdesin edhe sot e kesaj dite djemt e Ballit Kombetar qe u larguan nga plangprishes te njejte me 1945...E shtruan rrugen vete me gjoks te vet, me gjak besnik te vet, me takat te popullit patakat...dhe shumica ju dha legjitimitetin ne cdo zgjidhje , popullin kane ne zemer dhe popullin mbi cdo gje...Ata qe sollen Skenderbeun ne Shkup vete iu kethyen Atdheut si Skenderbeu...

    Tek ne thone kush eshte ne gjendje ta bej nje turp edhe e mban me krenari bile..Permend ky
    dhunuesin dhe viktimen, kush eshte pra viktima ? eshte viktime nje femer intelektuale qe kerrcnohet me jetemarrje nga nje burre apo eshte vete burri viktima? nuk do shume mend per te dhene pergjigje..Me te vertete kjo me cudit : keta njerez nuk mund te mendojne keshtu por eshte shkolla e Beogradit qe i mesoi se mund te vrasin , presin, dhe perseri ne vorrim te derdhin lot per ata qe i vrane mbreme...perfundimisht nuk jane gjakl shqiptari keta, gjak Moske me ashkali perzi...se as qe jane me rrenje nga Tetova bujare...

    Papjekuri demokratike paska BDI( c'eshte definicioni i ketij konstatimi te turpshem? eshte pjekuri demokratike thua ti te kapish nje grua per gryke?..kjo s'eshte njerezore, s'eshte burrnore, dhe s'eshte shqiptare...dhe s'eshte demokratike.....turpi s'ka brire..te kerrcnosh me likuidim kjo qenka demokratike..po me ngadale bre "burri dheut " stop njehere...

    BDI qenka agresive ndaj popullates shqiptare...Qe nga mosnjohja e luftes, perbaltja e gjakut deshmor, kerrcnimi me zhdukje, kapja per gryke te nje femre, kerrcnimi qe u ben Tetovarve perdite...kjo eshte nje agresivitet i skajshem qe sigurisht do ti hakmerret vete kryesit agresiv sepse e keqja keputet nga trashesia...

    Burrnia dhe trimeria ka ku te tregohet ne Maqedoni dhe jo me njeritjetrin, ka pune per te be ne vendin me te varfer ne Ballkan ku 9o% e popullates shqiptare eshte e papunesuar...dhe keta kane preukupim te vetem rritjen e pakufishme te pasurise se tyre, c'kuptim ka pasuria qe s'e ndane me ata qe te rrethojne, c'kuptim ka pasuria qe rrin e shtohet kur brezi i ri qe te rrethon s'ka ardhmeri, c'kuptim ka pasuria qe merret nga populli me i varfer ne Europe...c'kuptim ka nje kamion me buke kur popullata per rreth te vdes per nje kore te vetme buke...c'kuptim pra ka te quhesh njeri kur synim s'ke te shpetosh dhe ndihmosh njeriun, c'kuptim pra ka te jeshe shqiptare qe mundohesh te zhdukish shqiptaret...dhe e ben ne veper per cdo dite.????????.vetem mendja kriminele, ajo e oligarkve sllavo-rus u jep nje kuptim ketyre pyetjeve me lart se per nje njeri qe do popullin e vet, qe do njerezimin s'kane kuptim fare pasuria qe tepron mbi mbijetesen dhe jeten normale edhe athere bile kur fitohet me djersen vetjake edhe athere ata qe jane tamam e ndajne me ata me fatkeqinjte..qe kane me pak ose qe s'kane...

    Cdo fjale ne shkrimin- komunikate propagandistike te tipit Jugosllav-komunist eshte e turpshme e kethyer seprapthi dhe reflekton imazh pasqyre te atyre qe udheheqin sot PDSH-ne..
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 07-10-2007 më 08:57

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    E ka shkruar vete apo Gebelsi i tij s'ka edhe aq rendesi, eshte nje komunikate propagandistike e turpshme..shume e turpshme.
    ***
    Ate mendova dhe une kur e lexova. Stili i Lilit ai shkrim.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pse nuk ju vjen mire juve apo....

    Pse tregon realitetin po realiteti eshte i idhur me vjen keq

    Mendoj se duhet me i sulmu krejt fizikisht se kto jan bo si aj qeni qe iken e fut bishtin nder kom e veq piskllon

    Ec meri refi krejt se sigurt kur te shofin pastaj e ulin koken e bojn kuse nuk te shofin
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    bili99 me fal po sta kom lexu hiq postimin se e di se ja ke fut pi ne korna

    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Ate mendova dhe une kur e lexova. Stili i Lilit ai shkrim.
    Jo nji her jo 100 her po me miljona her
    Menduhi oshte ma i zgjuth edhe ma i mencur se ali qameti
    Ska nevoj me ja shkruj dikush se shifet se nuk i lexon gjerat e aj qe lexon aj as nuk di me lexu pertipet si me pas camcakiz ne goj si femen duket
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga strong_07 Lexo Postimin
    Avni Rrustemi sigurisht paska me u ringjall hahahahah
    Ashtu si te shof une ty prej se largi mendoj se ti je tip ideal per me qen ne vend te Avni Rustemit edhe tregom kur te vish ne tetov se e thiri Menduhin e ti duhet me vra shum thjesht une ta mundsoj krejt veq ti mu taku me mu e kryn ket pun pa problem.
    Sui generis

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tetovë - Edicioni i XII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:03
  2. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  3. Esat Toptani: Ju tregoj komplotin ndaj meje
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 22:42
  4. Nuse shqiptare në Tetovë, për 500 euro
    Nga ArberXYZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •