Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    WoRkInG Maska e [Neo]
    Anëtarësuar
    05-10-2008
    Vendndodhja
    A man can be happy with any woman, as long as he does not love her.
    Postime
    247

    "Gërdeci", zbulohet letra e Delijorgjit për Mediun

    Prokuroria gjen shkresën e "arkitektit" të tragjedisë. E firmosi shefi i Logjistikës, e cikloi ministri

    Përcaktimi i vendit, ku
    do të kryhej procesi i
    çmontimit dhe çmilitarizimit
    të municioneve
    në Gërdec, është "urdhëruar" nga
    Mihal Delijorgji, arkitekti kryesor
    i tragjedisë së 15 marsit. Prokuroria
    e Përgjithshme ka bllokuar në
    Ministrinë e Mbrojtjes një shkresë
    të firmosur nga vetë Delijorgji,
    me anë të së cilës rekomandon
    zyrtarët më të lartë të ministrisë
    se duhet të konsideronin fshatin
    Gërdec, si vend të përshtatshëm
    për aktivitetin e tyre kriminal.
    Propozimi është dërguar edhe në
    zyrën e Shtabit të Përgjithshëm.
    Por miratimi është dhënë vetëm
    nga drejtori i Logjistikës, Dashnor
    Çaushi, i pandehur për ngjarjen
    e Gërdecit. Firma gjithashtu
    është cikluar nga ish-ministri
    i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Burime
    nga akuza thanë se vendi
    ku mund të kryhej demontimi i
    municioneve duhet të ishte larg
    zonave të banuara, rrugëve (me
    trafik të ulët dhe të lartë), rrjetit
    elektrik dhe ujësjellësit, jo pranë
    aeroporteve dhe porteve. Gjithashtu,
    ofiçina ku do të punohej
    me municionin, objektet e tjera
    (brenda repartit ushtarak dhe në
    rajon), duhet të përcaktoheshin
    në kontratë. Ndërkohë, caktimi
    i Gërdecit, si vend çmontimi dhe
    çmilitarizimi të municionit, është
    bërë në mungesë të verifikimit
    dhe vlerësimit të strukturave përkatëse
    të specializuara të Shtabit
    të Përgjithshëm.
    Ngritja e Gërdecit
    "Në urdhërimin e ish-ministrit
    të Mbrojtjes, Mediu, për caktimin
    e Gërdecit, si vend demontimi
    është shpërfillur, gjithashtu,
    mendimi i strukturave të Forcave
    të Armatosura, në komentet e
    bëra lidhur me kërkesën e kompanisë
    SAC, që kishte sugjeruar
    paraprakisht Bërzhitën, si vend
    të mundshëm për të realizuar
    procesin e demontimit. Kjo,
    sepse, në memon, datë 28 dhjetor
    2007, me subjekt ‘Dhënie mendimi
    lidhur me ofertën e paraqitur
    nga SAC për asgjësim municioni‘,
    që Drejtoria e Logjistikës, i ka
    dërguar ish-ministrit Mediu,
    nëpërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm
    të FA, i është bërë e ditur
    se ‘... Rajoni i Bërzhitës është i
    papërshtatshëm, si për depozitim
    ashtu dhe për asgjësim municioni.
    Ky rajon është i pa licencuar
    për depozitim dhe demontim
    municionesh, është pranë rrugës
    nacionale Tiranë- Elbasan dhe
    qendrave te banuara‘", thuhet në
    dosjen e akuzës.
    Municionet në fabrikë
    Urdhri në praktikë, ka lejuar
    të depozitohen dhe akumulohen
    sasi të mëdha municioni e baruti
    në kundërshtim me distancat
    e sigurisë, duke determinuar
    pasojat e rënda që kanë ardhur
    ndaj jetës së njerëzve, shëndetit
    të tyre, apo edhe për dëme
    materiale. Prokuroria thotë se
    propozimi i Delijorgjit për ngritjen
    e "fabrikës së vdekjes" është
    pasuar nga urdhri 550, i ish-ministrit
    të Mbrojtjes, ku është urdhëruar
    fillimi i një aktiviteti me
    një natyrë të lartë rrezikshmërie,
    pa u krijuar më parë të gjitha
    premisat paraprake, që do të siguronin
    një funksionim normal
    të këtij aktiviteti. "Caktimi i Gërdecit
    si vend për çmontimin dhe
    çmilitarizimin e municioneve
    luftarake, në kushtet e ekzistencës
    të një përgjigje negative nga
    Shtabi i Përgjithshëm për rajonin
    e Bërzhitës, vjen në të njëjtën
    linjë me ofertën e datës 27 dhjetor
    2006 të kompanisë SAC, të
    analizuar më lart, ku kërkohej që
    procesi i çmontimit të kryhej në
    një ambient në afërsi të Tiranës,
    çka ka mundësuar cenimin e
    sigurisë gjatë gjithë procesit të
    çmontimit dhe çmilitarizimit të
    municioneve", thuhet në dosjen
    e akuzës.

    Demontimi, Mediu "mashtroi" Berishën


    Organi i akuzës thotë se
    ish-ministri i Mbrojtjes,
    Fatmir Mediu, për të realizuar
    synimin e tij, ka iniciuar
    hartimin dhe miratuar disa akte
    nënligjore. Ai ka iniciuar një
    projektvendim të Këshillit të Ministrave
    dhe ka miratuar projekturdhra,
    të cilët kanë orientuar realizimin
    e procesit të çmontimit
    dhe çmilitarizimit të municionit
    në përmbushje të ofertës të sipërpërmendur
    të shoqërisë amerikane
    SAC, prapa të cilës ishte shoqëria
    ALBADEMIL sh.p.k, duke
    angazhuar për hartimin e tyre një
    pjesë të stafit të ngushtë të tij. Mediu
    ka pranuar dhe miratuar disa
    projekt-urdhra, duke shmangur
    përfshirjen e strukturave dhe hallkave
    të domosdoshme, që duhet
    të ishin pjesë e hartimit të tyre.
    "Kjo provohet me inicimin, më
    datë 12 shkurt 2007, për miratim
    të projektvendimit të KM me titull
    ‘Për procedurën e çmontimit,
    çmilitarizimit dhe tjetërsimit të
    një sasie municionesh të Forcave
    të Armatosura (FA), të dala nga armatimi
    e përdorimi me shoqërinë
    amerikane SAC‘. Sipas prokurorisë,
    ky projektvendim nuk
    është miratuar nga qeveria, për
    shkak të mungesës së përqasjes
    me ligjet aktuale të Shqipërisë.
    Më datën 14 mars 2007, Mediu
    ka ridërguar për shqyrtim e miratim
    projektvendimin me titull
    "Për procedurën e trajtimit të
    armëve, teknikës dhe pajisjeve të
    Forcave të Armatosura të hequra
    nga armatimi dhe përdorimi", i
    cili po atë datë është shqyrtuar
    edhe miratuar nga qeveria. Pas
    kësaj, ish-ministri ka miratuar
    urdhrin. Akuza thotë se urdhri
    është hartuar nga zyrtarët e
    ministrisë, duke anashkaluar
    Shtabin e Përgjithshëm. Zyrtarët
    e akuzës kanë renditur disa shkelje
    të urdhrave për licencimin e
    kompanisë amerikane SAC për
    demontimin e municioneve në
    Gërdec, në Vorë, duke shkelur në
    këtë mënyrë urdhrin e Këshillit të
    Ministrave. Gjithashtu, ka shkelje
    për përcaktimin e vendit ku do të
    kryhej procesi i çmontimit dhe
    çmilitarizimit të municioneve.


    Edhe 6 muaj burg për grupin e Gërdecit


    Apeli i Tiranës ka lënë
    në fuqi vendimin e
    Gjykatës së Shkallës së
    Parë për shtyrjen edhe
    me 6 muaj për afatet e
    paraburgimit të tre të arrestuarve
    për ngjarjen e
    Gërdecit. "Gjykata e Apelit
    la në fuqi vendimin e disa
    ditëve më parë të Gjykatës
    së Shkallës së Parë, e cila
    zgjati me 6 muaj të tjerë
    afatet e paraburgimit për
    dy drejtuesit e fi rmës "Albademil",
    që administronte
    fabrikën e demontimit
    të municioneve luftarake
    në Gërdec, Mihal Delijorgji
    dhe Dritan Minxholli si dhe
    ish-drejtorin e Kompanisë
    "Meico" në Ministrinë
    e Mbrojtjes, Ylli Pinari",
    thanë burimet pranë gjykatës.
    Kërkesa për shtimin
    e afateve të paraburgimit
    për të pandehurit Delijorgji,
    Minxholli dhe Pinari,
    lidhet me akuzën e re të
    ngritur ndaj tyre nga organi
    i Prokurorisë për "vrasje
    në rrethana të tjera cilësuese
    të disa personave",
    krahas asaj të mëparshme
    për "shkelje të rregullave
    të sigurisë mbi lëndët
    plasëse, djegëse dhe radioaktive".


    Si u lidh kontrata me Patrik Henrin


    Në kërkesën drejtuar
    Parlamentit të Shqipërisë,
    grupi i 16 hetuesve
    të "Gërdecit" ka evidentuar
    se përfaqësuesi i
    kompanisë amerikane
    SAC, Patrik Henry III, kishte
    ardhur disa herë në
    Shqipëri dhe në takimet
    me Pinarin, ishte informuar
    për të ngritur aktivitetin e
    çmontimit, duke e orientuar
    drejt përfshirjes në
    këtë aktivitet të pandehurin
    Mihal Delijorgji. Pinari i
    ka shpjeguar Henry III, një
    numër elementesh juridikë
    dhe kushtesh që duhet
    të plotësonte kompania
    SAC për këtë aktivitet.
    Prokuroria thotë se SAC
    ka krijuar paraprakisht një
    shoqëri shqiptare, të quajtur
    ALBADEMIL sh.p.k,
    për të hyrë në marrëveshje
    me Ministrinë e Mbrojtjes.
    SAC u pajis me tre lloje
    licencash: për depozitim
    municioni; për çmontim
    dhe çmilitarizim të municioneve
    dhe për eksportimin
    e produkteve
    të dala nga demontimi.
    Ndërsa po aty u përcaktua
    detyrimi për Ministrinë
    e Mbrojtjes, e cila do të
    mbulonte shpenzimet e
    transportit të municioneve.
    Prokurorët kanë zbardhur
    se SAC kërkonte që
    ambienti industrial i çmontimit
    dhe çmilitarizimit të
    municioneve, të ndërtohej
    në një zonë ushtarake afër
    Tiranës, duke sugjeruar
    për këtë Bërzhitën. Oferta
    e kompanisë SAC ka dalë
    nga zyra e ish-ministrit të
    Mbrojtjes me shënimet
    përkatëse, drejtuar Shefi t
    të Shtabit të Përgjithshëm.
    Ndërkohë, po më datë 28
    dhjetor 2006, evidentohet
    fakti i krijimit të shoqërisë
    ALBADEMIL, me ortakë
    përfaqësuesin e kompanisë
    SAC, Patrik Henry III
    dhe të pandehurin Mihal
    Delijorgji.

    Marre nga gazeta shqip
    Always forgive your enemies, nothing annoys them so much.

    Oscar Wilde.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse na i sjell sikur te ish lahuta e malcise kto artikuj o matruks..i ri..
    nejse..

    po mire eshte te jene ne nje "sirtar" krejt ceshtjet gerdecore.. qe ne fund te jemi me te qarte per.. si qysh tek.. na qe gerdeci..

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Keni temën përkatëse reth kësaj cështje, nuk është e nevojshme të hapen ende tema të tjera.

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=93013
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. PR fillon fushaten me Mediun kryetar edhe pse ende nen hetim
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 00:24
  2. Zbulohet ne tru origjina e besimit tek Zoti
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:29
  3. Zbulohet profili i Kosovës së ardhëshme
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-01-2007, 08:29
  4. Zbulohet kufoma e masakruar e adoleshentes
    Nga Humdinger në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:40
  5. Berisha: Në zgjedhje në koalicion vetëm me Mediun
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2004, 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •