Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Flash MX 6 beta

    Versioni i ri i Flashit ėshtė pėrplot befasi tė vogla - kjo mund tė shihet qė nga hapja e programit me ndrrimin e dritares hyrėse pėr program. Logoja e Flashit ėshtė ndėrruar plotėsisht, nė pėrputhje me emrin e ri: tani ky program quhet Flash MX. Me hapjen e Flashit MX paraqitet njė pop-up dritare nė tė cilėn na ofrohen tri mundėsi: designer, developer dhe mundėsia e tretė mėnyra e pėrgjitshme (General) e punės. Desginer mode, siē shihet edhe nga emri, shėrben pėr pjesėn dizajnuese tė punės, pa pėrzierje nė programim dhe ActionScript. TEk Developer mode, ėshtė pikėrisht e kundėrta, programimi nėnkuptohet, ndėrsa nė General mode, pėrkrahen tė dyjat. Por, pėr asnjėrėn prej kėtyre opcioneve nuk mund tė thuhet se janė tė “rezervuara” pėr ekspertė.

    Panelet

    Panelet janė tė pėrkrahura nė kėtė version mė shumė - nė dhjetėra sish mund tė gjenden gati tė gjitha komandat, ndėrsa janė shtuar edhe tė reja tė cilat ofrojnė mundėsi shtesė. Ata qė kanė konfigurime me monitorė me diagonale tė vogėl vėshtirė se do tė mund tė kenė tė gjitha opcionet nė dispozicion – mė shumė tė luajėn symbylltazi me Flashin. Panelet e reja janė Components, Component Parameters, Accessibility, Reference, Sitespring, Answers, dhe, mė i rėndėsishmi, Properties. Pa kėtė tė fundit kurrsesi nuk bėn- Macromedia e ka mbajtur fjalėn se do tė unifikojė hapėsirėn punuese nėpėr tė gjitha programet e veta. Paneli i ri Properties zėvendėson 9 tė vjetra (!) (Stroke, Fill (pjesėrisht), Character, Pragraph, Text Options, Instances, Effects, Frame dhe Sound). Nga njėra anė jemi tė kėnaqur me kėtė, sepse, eliminon vuajtjet e klikimit nėpėr disa panelė tė ndryshėm, por nga ana tjetėr nuk jemi edhe aq tė kėnaqur, sepse tani kemi njė numėr tė madh panelesh me njė mori opcionesh nė njė vend, dhe kjo krijon tollovi dhe huti. Por, pasi qė Flash ėshtė program pėr pėrpunim grafik, shihet qartė se ėshtė I deikuar pėr punė nė monitorė prej 17 inch e tutje, dhe kėshtu me siguri qė ėshtė menduar se monitori mė I madh do tė eliminojė kėto tollovi tė paneleve, dhe vėrtetė ashtu ėshtė. Paneli Properties ėshtė mjaft I dobishė por nuk ėshtė i kryer mirė nė tėrėsi - hapėsira e tij nuk ėshtė shfrytėzuar maksimalisht. Ju kujtohet panlei Clip Parameters nga versioni 5? AI tani vjen nė kuadėr tė Properties si nėnopcion Parameters i cili paraqitet automatikisht kur selektojmė ndonjė objekt nė skenė. Por, automatikisht paraqitetn vetėm opcionet themelore tė nėnopcionit Parameters, ndėrsa opcionet tjera tė cilat u duhen shfrytėzuesve mė tė avancuar, vijnė pėrmes Library nė tė cilin zgjedhet objekti e mėpastaj edhe Component Definition. Mixeri i dikurshėm tani ėshtė Color Mixer, i ndėrruar vetėm pakėz nė krahasim me versionet e mėparshme: tani mund tė jetė mė I madh apo mė I vogėl. Edhe Swatches i ėshtė ndėrruar emri nė Color Swatches, por, pėr dallim nga Color Mixer, ka mbetur ai i njėjti si nė versionet tjera. Reference sjell disa nga risitė mė tė mira tė versionit tė ri. Bėhet fjalė pėr panelini nė tė cilin spjegohet secili urdhėri caktuar nė ActionScript. Kjo do tė thotė se mė nuk ka nevojė pėr sistemin qė hapej nė dritare tė posaēme: ActionScript help (deri tani ėshtė hapur me shtypjen e F1), tani ky ėshtė njė panel i veēantė Reference!


    Hapa tė vegjėl, por tė mjaftueshėm

    Ndėrrimet nė interfejs nuk janė aq tė mėdha por megjithatė janė tė dukshem dhe pėr ēdo lėvdatė, sepse mundėsohet gjindshmėri mė e madhe gjatė punės, natyrisht, pasi tė mėsoheni me tė. Atė qė e kemi pritur qysh nė versioni 5 tė Flashit, tash e kemi nė kėtė version - fjala ėshtė pėr Importin. Tani na mundėsohet ipmort i gati tė gjitha formateve mė tė rėndėsishme tė videos si: Digital Video (.dv, .dvi), MPEG Movie (.mpg, .mpeg), Video for Windows (.avi), Macromedia Flash Video (.flv) dhe tė tjera. Pėr Timeline mund tė thuhet pa hezitim se sjell njė pėrmirėsim tė dukshėm dhe kėtė mė sė shumti nė organizim tė skenės, objekteve dhe animacionit. Tani Layerėt mund t’I grupojmė si na konvenon neve mė sė miri. Nėse gabimisht keni krijuar njė Folder tė cilin mė vonė dėshironi ta bėni Layer, kėtė mund ta bėni me lehtėsi pėrmes Properties tė tij. Zhvendosja e Layerėve bėhet mjaft lehtė, pa frikė pėr gabime sepse ēdo gjė mund tė pėrmirėsohet - nėse e keni mė lehtė kėtė mund ta bėni edhe pėrmes opcionit Undo. Nėse keni shumė layerė dhe folderė dhe ju paraqesin problem nė Timeline kėtė mund ta rregulloni mjaft lehtė: folderėt tė cilėt nuk i pėrdorim momentalisht mund t’i mbyllim pa problem dhe mė vonė pėrsėri t’i hapim. Nė kėtė mėnyrė mund tė krijojmė njė trung tė folderėve (mund tė pėrmbajnė edhe folderė tjerė) dhe layerėve. Sa i pėrket Veglave kryesore (Tools) janė shtuar dy: Free Transform dhe Fill Transform. Derisa i pari ėshtė plotėsisht opcion i ri, Fill Transform tani vetėm ėshtė ndarė nga Paint Bucket. Nė kuadėr tė Free Transform gjendet vegla Distort e cila shėrben pėr ndėrrim tė shpejtė tė formės vektoriale tė objektit. Krah pėr krah me Distort gjendet edhe Envelope - kjo ėshtė ajo qė kemi pritur – tani vetė mund t’i formėsojmė objektet. Nė versionin e ri tė Flashit ka ndėrruar edhe sistemi i Helpit: janė bėrė ndėrrime tė vogla nė pamje, por janė shtuar shembuj tė shumtė... Shikuar nga aspekti i destinimit tė kėtij programi (e kjo ėshtė animim dhe vetėm animim), do tė mund tė bėniim njė vėrejtje tė madhe kėtu, sepse ėshtė dashur tė shtohen shumė mė shumė shembuj tė animimit, sepse tė vjetrat janė shumė statike dhe monotone. Do tė duhej shtuar edhe mė shumė mundėsi tė ndihmės interaktive pėr animim, gjė qė posaēėrisht do t’u ndihmonte fillestarėve. Publish Settings ka kaluar pa ndėrrime tė mėdha. E vetmja risi pak mė e rėndėsishme ėshtė se tani nė mesin e opcineve gjatė eksportimit, ta zėmė tek opcionet HTML (Template), gjenden skriptat pėr detektim tė plug-init tė Flashit, dhe atė qė nga versioni 3 deri tek mė i riu (MX).

    MX interesant

    Shumė adhurues/shfrytėzues/developerė tė Flashit kanė mundur tė binden qysh nė versionet e tij tė mėhershme pėr lehtėsinė dhe elegancėn e funksioneve mjaft tė dobishme, tė iclat shpesh lehtėsojnė punėn edhe te programet tė cilat janė tė specializuara pėr grafikė statike vektoriale. Nga versioni i ri priten mundėsi tė reja dhe pėrmimrėsime, gjė qė deri diku edhe ėshtė e saktė, por duhet pranuar se kemi pritur shumė mė shumė. Shumė shfrytėzues tė Flashit kanė dėshiruar funksione 3D nė versionin e ri - kjo nuk ėshtė realizuar dhe, me siguri, mė sė shumti e prish pėrshtypjen e pėrgjithshme pėr versionin mė tė ri. Mė e mira ėshtė qė Flashi ende punon sipas principit tė tij tė vjetėr, e kjo ėshtė thjeshtėsia e pėrdorimit tė tij nė krahasim me Directorin. Edhe njė plus i madh pėr Flashin e ri ėshtė se nuk ėshtė program i cili kėrkon hardver dhe softver tė fuqishėm, sepse ende do tė punojė edhe nė kompjuterėt e klasit Pentium. Pra, versioni mė i ri i Flashit ėshtė nė duart tona, me disa risi, por jo me diēka revolucionare. Megjithatė, Flash do tė jetė edhe me tutje mjaft I popullarizuar. Pėr tė thėnė fjalėn e fundit megjithatė duhet tė presim versionin pėrfundimtar.

    (c) koha ditore
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e regli
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    28

    Thumbs up

    Me pelqeu menyra jote e pershkrimit te punes me Flash MX. Une jam nje adhurues i softwareve te Macromedias dhe me pelqeu qe ketu mund te gjeja perdorues te Flash-it. Une kam disa kohe qe e perdor ate dhe me ka mahnitur me cilesine e artit qe mund te krijosh me te si edhe cilesia e puneve qe mund te besh me te. Une tashme e kam versioninn e plote dhe mund te them qe shume ndryshim nga Versioni beta nuk ka. Megjithate te falenderoj per temen e re qe ke hapur dhe shpresoj qe perdoruesit e flashit te shtohen pasi per mendimin tim Flash eshte evolucioni ne grafiken e internetit. Dhe do desha qe nqs ke tutoriale per user pak me te avancuara po ppate mundesi te mi postosh ketu ose ne adresen e e-mail-it

    Me respekt
    "bej levizjen e duhur":)

  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Me te vertete Macromedia ka bere nje zhvillim te multimedias dhe tani ka qitur ne trege edhe Macromedia Dreamweaver MX ashtu edhe Macromedia Fireworks MX dhe disa programe te tjera ne versionin MX. Keto programe mundeni te beni download ne www.macromedia.com dhe te gjeni nje crack ne internet perkatesishte www.cracks.am

    Sa i perket Flash MX nuk ka edhe ndryshime shume shume te medha por eshte duke u mere me lehte te punohet me teh. Une kam nje eksprience jo te vogel me flash dhe me pelqen shume.

    Suksese ne punen tuaj regli.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •