Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202

    Question Elbasan: Kisha e Shën Mërisë, rikthim në identitet

    Kisha rebele e Kalasë,në Elbasan, edhe pse e pambështetur nga kleri aktual i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ka arritur të sigurojë fonde për restaurimin.
    "Kreu u Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare,Hirësia e Tij, Anastas Janullatos, kishte kundërshtuar me forcë dhënien e fondit për rikonstruksionin e kishës sonë, por, fatmirësisht, qeveria me fondet e çelura po e kthen këtë në identitet", ka deklaruar, At Nikolla Marku, kryetar i Kishës Autoqefale Shën Mëria në lagjen "Kala" të qytetit të Elbasanit. Rreth 100 milionë lekë janë dhënë për rikonstruksionin e kishës më të vjetër bizantine, por e mbetur në thelb tërësisht shqiptare në "zemër" të qytetit të Elbasanit.
    Kisha që ka më shumë se 15 vjet që lufton për pavarësinë e saj nga kreu grek i Kishës Ortodokse, Janullatosi, ka mundur më në fund të fitojë fondin prej 100 milionë lekësh për rikthimin e pjesës më të madhe të pamjes së jashtme dhe të brendshme në identitetin e 200 viteve më parë.
    Dje, në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës kanë nisur dhe punimet për
    restaurimin. Mjeshtërit më të zgjedhur të qytetit të Elbasanit kishin mundur të sillnin në pamjen origjinale fasadën prej guri të gdhendur të kishës së Kalasë. Është punuar me shumë kujdes për pastrimin e pasojave të agjentëve atmosferikë në gurë, si dhe për shpëlarjen e tyre me solucione të posaçme për sjelljen e mureve të jashtme të ndërtesës së kishës njësoj siç kanë qenë këtu e 200 vjet më parë. "Pas gjashtë muajsh kundërshtimesh nga zoti Janullatos, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës e panë me vend të akordojnë për këtë pjesë të trashëgimisë kulturore dhe kishtare të Elbasanit, që megjithëse e fesë ortodokse, mbetet pasuri shpirtërore e gjithë qytetarëve të Elbasanit", ka shtuar At Nikolla Marku.
    Sipas tij, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Janullatos, kishte premtuar disa herë më shumë fonde, por me kushtin që At Marku të largohej prej drejtimit të kishës dhe kjo kishë të deklaronte heqjen dorë prej autonomisë së vetëshpallur dhe të njohur ligjërisht që në vitin 1994. Sidoqoftë, fondi realizon fazën e parë të rikonstruksionit, pasi nevojiten edhe rreth 100 milionë lekë të tjera për restaurimin e mjediseve të brendshme në gjendjen e mëparshme. Punimet e kësaj fazemendohet të mbarojnë për Krishtlindje.

    Pamje nga Kisha e Shen Merise ne Kala.



    Marre nga gazeta Express

    Cfare mendoni per kete aprovim fondi nga qeveria Shqiptare perkundrejt Kishes se kontrolluar nga Nikolla Marku?
    A po merr Nikolla Marku mbeshtetje nga fraksione te caktuara ne qeverrine shqiptare apo thjesht fond per rikonstruksionin e kishes?
    Ndryshuar për herë të fundit nga bklyn_kid : 22-10-2008 më 00:39

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kam patur nderin dhe fatin të vizitoj këtë Kishë, është me të vërtetë e bukur dhe mendoj se rikonstruksioni i saj do të rrisë edhe numrin e turistëve pasi ndodhet brenda në kalanë e Elbasanit.

    Uroj dhe shpresoj të bëjnë një punë të pastër e të bukur.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    Mor te bekuar, po sa qejf i keni debatet.
    E kujt i hyn ne pune nje kafaz i bukur por pa zogj?
    Gezohem per rikostruktimin e nje kishe me origjine orthodokse...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061

    Urime Per kishen Patrriotave te mi,
    mbahet qefi kur qyteti im lulezon dita dites (:

    PS:snake, ja spo kapim i lloto se ne elbasan do iki ti prishi baba, paret
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  5. #5
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Gezohem

    Sa mire qe filloj dhe mirmbajtja e ketyre Kishave .
    Ky eshte vertet nje lajm i mire.
    Un se kam pare asnjehere,por me siguri ne veren tjeter do shkoj.
    Urime akoma .

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shume mire qe po restaurohet, por menyra e veprimit le per te deshiruar. C`pune ka shteti shqiptar me kishat ortodokse ? Ajo nuk eshte thjesht monument kulture por veper kulti akoma ne funksionim.Jam i sigurte se cilesia e restaurimit do te jete mediokre dhe nga kisha e vjeter do te dale ndonje lloj cirku alla-shqiptar.

  7. #7
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Nje kuriozitet qe me kujtohet rreth asaj kishe. Ma kane thene por nuk e di nese eshte e vertete. Kur hyn ne brenda ne Kishe po te vesh re gjyma e kishes eshte e ndertuar nen toke. Dritaret e saj vijne njesh me dyshemene. Ne hyrje zbret poshte sikur po hyn ne nje bodrum. Kam degjuar qe u ndertua ashtu pasi turqit nuk pranonin qe kulla e kembanes te ishte me e larte se minareja e xhamise. Atehere ata qe e ndertuan menduan ta ndertonin kishen te futur nen dhe ne menyre qe kulla e kembanes te ishte me e larte se minareja por ama te mos dilte mbi minarene e xhamise. Nuk e di ne eshte e vertete por e kam degjuar diku. Mu kujtua tani tek po lexoja temen.

  8. #8
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Interesante! A e di ndonjeri atehere pse kishat jane te ndertuara gjysmat nen toke. Interesant eshte fakti se shumica e ketyre kishave jane kisha te vjetra pasi kishat e reja qe jane ndertuar tani nuk e kane kete karakteristike. A e di ndonje njeri shkakun?
    E njejta kishe, ajo e Shen Maris ne Elbasan ku duket se eshte pjeserisht nen toke!



Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Kalaja e Gjirokastres, rikthim ne identitet
    Nga Asriana në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2006, 10:49
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •