Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19

    Sigmund Freud

    Diēka mbi biografinė dhe teorinė e Freud

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Ėshtė e gabuar tė besosh se njė shkencė konsiston vetėm nė parashtrime tė provuara pėrfundimisht, dhe ėshtė e padrejtė tė kėrkohet qė tė jetė medoemos kėshtu. Ėshtė njė kėrkesė e atyre qė ndiejnė nevojėn pėr autoritet dhe nevojėn pėr tė zėvendėsuar katekizmin fetar me diēka tjetėr, qoftė ajo edhe shkencore. Shkenca nė katekizmin e saj ka pak parime apodiktike; ajo konsiston kryesisht nė parashtrime qė i ka zhvilluar nė shkallė tė ndryshme probabiliteti. Aftėsia pėr t’u kėnaqur me kėto pėrafėrsime nė vend tė sigurisė dhe aftėsia pėr tė vazhduar punėn konstruktive pavarėsisht nga mungesa e konfirmimeve tė fundme, janė nė fakt tipare tė prirjes shkencore tė mendjes. Frojd.

    Historia e Frojdit, ashtu si e kujto tjetėr, nis me tė tjerėt. Nė rastin e tij, “tė tjerėt” ishin mentori dhe miku i tij, Dr. Joseph Breuer, dhe pacientja e tij, Ana O.

    Ana O ishte paciente e Joseph Breuer nga 1880 deri nė 1882. Ana 21 vjeēare kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės sė saj duke u kujdesur pėr tė atin qė lėngonte. Ajo kishte njė kollė tė fortė qė dukej se s’kishte baza fizike. Kishte zhvilluar vėshtirėsi nė tė folur, mė pas u kthye nė memece dhe filloi tė fliste vetėm anglisht, nė vend tė gjermanishtes sė saj tė zakonshme.

    Kur i ati ndėrroi jetė, filloi tė refuzonte ushqimin dhe zhvilloi njė tėrėsi problemesh tė pazakonta. Humbi ndjesitė nė duar dhe nė kėmbė, zhvilloi disa paraliza dhe filloi tė kishte spazma tė pavullnetshme. Ajo kishte halucinacione pamore dhe tė parėt “tunel”. Por kur u konsultuan specialistė tė fushės, nuk u zbuluan shkaqe fizike tė kėtyre problemeve.
    Sikur tė mos mjaftonte kjo, ajo kishte fantazira pėrrallash, luhatje dramatike tė humorit dhe kreu disa pėrpjekje vetėvrasjeje. Diagnoza e Breuer-it ishte qė ajo vuante nga ajo ēka quhej atėherė histeri (sot ērregullim i konversionit), ēka do tė thoshte se kishte simptoma qė dukeshin si fizike, por qė s’ishin tė tilla.
    Mbrėmjeve, Ana zhytej nė gjendje qė Breuer-i i quante “hipnoza spontane”, apo qė vetė Ana i quante “re”. Breuer zbuloi se, gjatė kėtyre gjendjeve transi, ajo arrinte tė shpjegonte fantazirat qė i shfaqeshin gjatė ditės dhe pėrvoja tė tjera, dhe, mė pas, ndjehej mė mirė. Ana i quante kėto episode “pastrim oxhaku” apo “tė folur shėrues”.
    Ndonjėherė gjatė “pastrimit tė oxhakut” thirrej nė kujtesė ndonjė ngjarje emocionale qė i jepte kuptim njė simptome tė veēantė. Shembulli i parė ishte kur kishte refuzuar tė pinte ujė pėr ca kohė: ajo mbante mend se kishte parė njė grua tė pinte nga njė gotė ku mė parė kishte pirė qeni. Ndėrsa e sillte kėtė gjė nė kujtesė, ajo pėrjetoi ndjenja tė forta neverie... dhe, mė pas piu pak ujė! Me fjalė tė tjera, simptoma e saj, shmangia e ujit, u zhduk menjėherė sapo solli ndėrmend ngjarjen qė e shkaktoi, dhe pėrjetoi njė emocion tė fortė qė ėshtė normal pėr ngjarjen nė fjalė. Breuer e quajti kėtė katharsis, nga greqishtja “pastrim”.
    Ishte 11 vjet mė vonė kur Breuer dhe ndihmėsi i tij, Zigmund Frojdi, shkruan njė libėr pėr histerinė. Nė tė, ata shpjeguan teorinė e tyre: ēdo histeri ėshtė rezultat i njė pėrvoje traumatike, e cila nuk mund tė bėhet pjesė e tė kuptuarit tė personit pėr botėn. Emocionet qė lidhen me traumėn nuk shprehen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por as nuk zhduken vetvetiu: njerėzit e shprehin vetveten me anė tė sjelljeve qė, nė njė mėnyrė tė dobėt, tė mjegullt janė njė reagim ndaj traumės. Me pak fjalė, kėto simptoma janė kuptimplote. Kur klienti bėhet i ndėrgjegjshėm pėr kuptimin e simptomave tė tij ose tė saj (nėpėrmjet hipnozės p.sh.) atėherė emocionet e pashprehura ēlirohen dhe kėshtu nuk ėshtė nevoja qė ta shprehin me vetveten nė formėn e simptomave. Ėshtė analoge me ēarjen e ēibanit dhe tharjen e infeksionit.
    Kėshtu, Ana po ēlirohej me radhė nga simptomat. Megjithatė duhet thėnė se ajo kishte nevojė pėr Breuer-in qė tė arrinte kėtė: sa herė qė ishte nė gjendje hipnotike, pėrpara se tė fliste duhej tė ndjente duart e tij pėr t’u siguruar se ishte ai! Dhe, pėr fat tė keq, filluan tė lindin probleme tė reja.
    Sipas Frojdit, Breuer e kishte kuptuar se ajo kishte rėnė nė dashuri me tė, dhe se ai po binte nė dashuri me Anėn. Pėr mė tepėr, ajo po hapte fjalėn gjithandej se ishte shtatzanė me fėmijėn e tij. Mund tė thuhet se ajo e donte kaq fort njė fėmijė, saqė mendja i tha trupit tė saj se ishte e vėrtetė, dhe zhvilloi njė shtatzani histerike. Breuer, si burrė i martuar dhe nė njė epokė viktoriane i ndėrpreu menjėherė sesionet me tė dhe humbi ēdo interes mbi histerinė.
    Ishte Frojdi qė, mė vonė, do tė bėnte tė ditur atė qė Breuer nuk e shpalli publikisht: qė dėshirat e fshehta seksuale janė nė themel tė ēdo neuroze histerike.
    Pėr ta mbyllur historinė e Anės: ajo kaloi kohė nė sanatorium. Mė vonė u bė njė figurė e respektuar dhe aktive, si punonjėsja sociale e parė nė Gjermani, nėn emrin e saj tė vėrtetė, Bertha Pappenheim. Vdiq nė 1936. Ajo do tė kujtohet, jo vetėm pėr arritjet e saj, por edhe pėr frymėzimin qė i dha teorisė mė ndikuese tė personalitetit qė kemi patur ndonjėherė.
    ________________________________________

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Biografia
    Zigmund Frojd lindi nė 6 maj 1856, nė qytetin e vogėl, Fraiberg, nė Moravia. I ati ishte tregtar me njė mendje tė mprehtė dhe njė sens tė fortė humori. E ėma ishte njė grua e gjallė, gruaja e dytė e tė shoqit dhe 20 vjet mė e re se ai. Ajo ishte 21 vjeē kur lindi djalin e saj tė parė dhe tė zemrės, Zigmundin. Zigmundi kishte dy vėllezėr mė tė mėdhenj nga ana e tė atit, dhe gjashtė vėllezėr e motra tė tjerė mė tė vegjėl. Kur ishte katėr apo pesė vjeē, s’ishte shumė i sigurtė se sa, familja u transferua nė Vienė, ku jetoi pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij.
    Njė fėmijė i shkėlqyer, gjithnjė i pari i klasės, ai shkoi nė shkollėn mjekėsore, njė nga opsionet mė tė mundshme pėr njė djalė tė menēur hebre nė Vienėn e atyre kohėve. Atje, ai u pėrfshi nė kėrkime nėn udhėheqjen e profesorit tė fiziologjisė Ernst Brücke. Brücke besonte nė atė qė atėherė ishte njė nocion i njohur, nė mos radikal, tė cilin sot e quajmė reduksionizėm: “Asnjė forcė tjetėr nuk ėshtė aktive nė organizėm, pėrveē forcave fizike e kimike.” Frojdi do tė kalonte vite duke u pėrpjekur qė ta “reduktonte” personalitetin nė neurologji, kauzė qė mė vonė do ta braktiste.
    Frojdi ishte shumė i mirė nė kėrkimet e tij, duke u pėrqėndruar nė neurofiziologji, madje shpiku njė teknikė tė veēantė tė ngjyrosjes sė qelizės. Por aty kishte vetėm njė numėr tė kufizuar vendesh pune dhe tė tjerė mbanin radhėn para tij. Brücke i dha dorė tė merrte njė bursė studimi, si fillim me psikiatrin e madh Charcot nė Paris, dhe mė vonė me rivalin Bernheim nė Nancy. Tė dy kėta zotėrinj po studionin pėrdorimin e hipnozės nė trajtimin e histerikėve.
    Pas njė kohe tė shkurtėr si rezident nė neurologji dhe drejtor i njė strehėze pėr fėmijė nė Berlin, ai u kthye nė Vienė, u martua me tė fejuarėn e tij prej disa vjetėsh Marta Bernays, dhe krijoi njė praktikė nė neuropsikiatri, me ndihmėn e Joseph Breuer.
    Librat dhe leksionet e Frojdit i sollėn atij edhe famė, edhe shkėputje nga radhėt e bashkėsisė mjekėsore. Ai tėrhoqi rreth vetes njė numėr simpatizuesish shumė tė mprehtė tė cilėt u bėnė edhe bėrthama e lėvizjes psikoanalitike. Pėr fat tė keq, Frojdi kishte prirje tė largonte njerėzit qė nuk binin dakord me tė. Disa u ndanė me tė miqėsisht, disa tė tjerė jo, dhe vazhduan rrugėn e tyre pėr tė themeluar shkolla tė tjera.
    Frojdi emigroi nė Angli para Luftės sė Dytė Botėrore, kur Viena filloi tė bėhej njė vend i rrezikshėm pėr hebrenjtė, sidomos pėr ata tė famshėm si Frojdi. Jo shumė vonė pas kėsaj, ai vdiq nga kanceri nė gojė dhe mjekėr, nga i cili kishte vuajtur 20 vjetėt e fundit tė jetės sė tij.
    ________________________________________

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Teoria
    Pėr tė qenė tė saktė, nuk ishte Frojdi ai qė e shpiku idenė e vetėdijes kundrejt pavetėdijes, por ai ishte pėrgjegjėsi kryesor pėr pėrhapjen e saj. Mendja e vetėdijshme ėshtė ajo pėr tė cilėn ju jeni tė ndėrgjegjshėm nė ēdo ēast tė dhėnė, perceptimet, kujtimet, mendimet, fantazirat, ndjenjat e pėrjetuara nė tė tashmen. Tė jesh i lidhur ngushtė me mendjen e vetėdijshme ėshtė ajo pjesė qė Frojdi e quante paravetėdije, tė cilėn sot e quajmė “kujtesa e pėrdorshme”: ēdo gjė nė tė mund tė kthehet lehtėsisht nė vetėdije, kujtime qė nuk i sjell ndėrmend pėr momentin, por qė mund t’i sjellėsh lehtėsisht nė kujtesė. Askush s’ka probleme me kėto dy shtresa tė mendjes. Por Frojdi sugjeroi se kėto janė pjesėt mė tė vogla tė saj!
    Pjesa mė e madhe ėshtė pavetėdija. Ajo pėrfshin tė gjitha gjėrat qė nuk sillen lehtėsisht nė ndėrgjegje, pėrfshirė kėtu shumė gjėra qė kanė origjinat e tyre aty, si pėr shembull motivet apo instiktet tona dhe gjėrat qė kanė zėnė vend aty pasi ne s’e kemi tė lehtė t’i shohim, si pėr shembull kujtime apo emocione tė lidhura me traumėn.
    Sipas Frojdit, pavetėdija ėshtė burimi i motivacioneve tona, qofshin ato dėshira tė thjeshta pėr ushqim apo seks, kompulsione neurotike apo motive pėr njė artist apo shkencėtar. Megjithatė, ne shpesh priremi tė mohojmė ose t’i rezistojmė vetėdijėsimit ndaj kėtyre motiveve dhe shpesh ato na bėhen tė pėrdorshme vetėm nė mėnyrė tė kamufluar. Do t’i kthehemi sėrish kėsaj.
    Idi, ego dhe superego
    Realiteti psikologjik frojdian fillon me botėn e mbushur me objekte. Midis tyre ndodhet edhe njė objekt i veēantė, organizmi. Organizmi ėshtė i veēantė pasi vepron nė mėnyrė tė tillė qė tė mbijetojė dhe tė riprodhohet dhe udhėhiqet drejt kėtyre qėllimeve nėpėrmjet nevojave tė tij – urisė, etjes, shmangies sė dhimbjes dhe seksit.
    Njė pjesė shumė e rėndėsishme e organizmit ėshtė sistemi nervor, i cili ka si karakteristikė tė vet ndjeshmėrinė ndaj kėtyre nevojave tė organizmit. Nė lindje, ky sistem nervor ėshtė thuajse i njėjtė me atė tė ēdo kafshe tjetėr, ėshtė njė “diēka” ose njė id. Sistemi nervor, si njė id, i shndėrron nevojat e organizmit nė forca motivuese tė quajtura nė gjermanisht Triebe, ēka ėshtė pėrkthyer si instikte apo impulse. Frojdi i quajti edhe dėshira. Ky shndėrrim nga nevojė nė dėshirė quhet edhe procesi parėsor.
    Idi vepron pėr t’iu pėrshtatur parimit tė kėnaqėsisė, i cili mund tė kuptohet si kėrkesė pėr t’u kujdesur menjėherė pėr nevojat. Pėrfytyroni foshnjen e uritur, qė ulėrin me tė madhe. Ai nuk e “di” ēfarė dėshiron nė kuptimin e tė rriturve, ai thjesht di qė e do dhe e do tani. Foshnja, nė kėndvėshtrimin e Frojdit ėshtė njė id i pastėr ose thuajse i pastėr. Dhe idi nuk ėshtė asgjė pėrveē pėrfaqėsimit psikik tė biologjisė.
    Pėr fat tė keq, edhe pse dėshira pėr ushqim, si pėr shembull imazhi i njė bifteku tė shijshėm, mund tė jetė i mjaftueshėm pėr tė kėnaqur idin, ajo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė kėnaqur organizmin. Nevoja vetėm bėhet gjithnjė e mė e forte dhe dėshirat vazhdojnė tė lindin. Duhet ta keni vėnė re se, kur nuk keni kėnaqur disa nevoja, si pėr shembull nevojėn pėr tė ngrėnė, ajo fillon tė zėrė gjithnjė e mė shumė vėmendjen tuaj, derisa vjen njė pikė kur s’mendon dot pėr gjė tjetėr veē saj. Kjo ėshtė mėnyra sesi nevoja apo impulsi pluskon nė ndėrgjegje.
    Pėr fatin e mirė tė organizmit, ėshtė njė pjesė e vogėl e mendjes pėr tė cilėn folėm mė parė, vetėdija, qė lidhet me botėn e jashtme me anė tė shqisave. Pėrqark kėsaj vetėdijeje, gjatė vitit tė pare tė jetės sė fėmijės, pak nga “idi” kthehet nė “unė”, nė ego. Ego lidh organizmin me realitetin me anė tė ndėrgjegjes qė ka dhe kėrkon objekte pėr tė kėnaqur dėshirat qė krijon idi pėr tė pėrfaqėsuar nevojat e organizmit. Ky aktivitet i zgjidhjes sė problemit quhet proces dytėsor.
    Ego, ndryshe nga idi, funksionon sipas parimit tė realitetit, i cili shprehet “kujdesu pėr nevojėn, sapo tė gjendet objekti i pėrshtatshėm.” Ajo pėrfaqėson realitetin dhe nė njė shkallė tė konsiderueshme edhe arsyen.
    Gjithsesi, ndėrkohė qė ego lufton pėr tė bėrė tė lumtur idin (dhe, nė fund tė fundit, organizmin), ajo pėrballet me pengesat e botės. Ndonjėherė has objekte qė e ndihmojnė nė arritjen e qėllimeve tė saj. Dhe ajo i regjistron kėto pengesa dhe lehtėsira. Nė veēanti, ajo regjistron shpėrblimet dhe ndėshkimet qė bėjnė dy nga objektet mė ndikuese nė botėn e fėmijės: mami dhe babi. Regjistrimi i gjėrave qė duhen shmangur dhe strategjive qė duhen pėrdorur kthehet nė superego. Kjo nuk pėrfundohet deri nė moshėn shtatėvjeēare. Nė disa njerėz, nuk kompletohet kurrė.
    Ka dy aspekte tė superegos: njėri ėshtė ndėrgjegja, qė ėshtė brendėsimi i shpėrblimeve dhe paralajmėrimeve. Tjetri ėshtė egoja ideale. Ajo vjen nga shpėrblimet dhe modelet pozitive qė njeh fėmija. Ndėrgjegja dhe ego ideale komunikojnė kėrkesat e tyre tek ego me ndjenja si krenaria, turpi dhe faji.
    Ėshtė njėsoj sikur nė fėmijėri ne tė kemi fituar njė tėrėsi nevojash dhe dėshirash shoqėruese, kėsaj radhe tė njė natyre shoqėrore mė shumė se biologjike. Pėr fat tė keq, kėto nevoja mund tė pėrplasen lehtėsisht me ato qė vijnė nga idi. Siē e shihni, superego pėrfaqėson shoqėrinė dhe shoqėria shpesh nuk dėshiron asgjė tjetėr pėrveēse qė dėshirat e tua tė mos plotėsohen fare!
    Instiktet e jetės dhe instikti i vdekjes
    Frojdi e pa tė gjithė sjelljen njerėzore si tė drejtuar prej impulseve ose instikeve, tė cilat nga ana tjetėr janė pėrfaqėsime neurologjike tė nevojave fizike. Nė fillim, ai iu referua atyre si instikte tė jetės. Kėto instikte pėrjetėsojnė (a) jetėn e individit duke e motivuar atė tė kėrkojė ushqim dhe ujė, dhe (b) vazhdimėsinė e llojit, duke e motivuar tė bėjė seks. Energjinė motivacionale tė kėtyre instikteve tė jetės, nxitjen qė i jep fuqi psikikės sonė, ai e quajti libido, nga fjala latine “unė dėshiroj”.
    Pėrvoja klinike e bėri Frojdin ta shihte seksin si shumė mė tė rėndėsishėm sesa nevojat e tjera nė dinamikėn e psikikės. Nė fund tė fundit, ne jemi krijesa shoqėrore dhe seksi ėshtė nevoja mė shoqėrore e tė gjithave. Plus kėsaj, duhet tė pranojmė se Frojdi kuptonte shumė mė tepėr se aktin seksual me fjalėn seks! Gjithsesi, libido tani nėnkupton jo ēdolloj impulsi, por atė seksual.
    Mė vonė, Frojdi filloi tė besojė se instiktet e jetės nuk janė tė vetmet. Libido ėshtė njė gjė e gjallė; parimi i kėnaqėsisė na mban nė njė lėvizje tė vazhdueshme. Dhe sėrish, qėllimi i kėsaj lėvizjeve ėshtė tė vazhdosh tė jesh, tė kėnaqesh, tė jetosh nė paqe, tė mos kesh mė nevoja. Qėllimi nė jetė, ndoshta do tė thoshit se ėshtė vetė vdekja! Frojdi filloi tė besojė se “nėn” ose “nė krah” tė instikteve tė jetės ishte instikti i vdekjes. Ai filloi tė besojė se ēdo njeri ka njė dėshirė tė pavetėdijshme pėr tė vdekur.
    Kjo duket njė ide e ēuditshme kur e sheh nė fillim, dhe nė fakt u kundėrshtua nga shumė studentė tė tij, por unė mendoj se ka njėfarė baze nė pėrvojė: jeta mund tė jetė njė proces i dhimbshėm dhe sfilitės. Pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve nė botė ka mė shumė dhimbje sesa kėnaqėsi, dhe kjo ėshtė diēka qė e kemi tė vėshtirė ta pranojmė! Vdekja premton ēlirim nga beteja.
    Frojdi iu referua parimit tė nirvanės. Nirvana ėshtė njė ide budiste, shpesh e pėrkthyer si parajsė, por qė nė fakt do tė thotė “fikje”, njėsoj si fikja e qiriut. Kjo nėnkupton mosekzistencėn, asgjėnė, boshllėkun, qė ėshtė qėllimi i tė gjithė jetės nė filozofinė budiste.
    Faktet e pėrditshme tė instiktit tė vdekjes dhe parimit tė nirvanas janė nė dėshirėn tone pėr paqe, pėr t’u arratisur nga stimujt, tėrheqjen tonė drejt alkoolit dhe drogave, dobėsinė tonė pėr arratisjet, si p.sh. pėrhumbjen nė libra dhe filma, dėshirėn pėr tė pushuar dhe pėr tė fjetur. Ndonjėherė ato paraqiten hapur si vetėvrasje dhe dėshira vetėvrasjeje. Dhe siē teorizoi Frojdi, ndonjėherė ne e nxjerrim kėtė jashtė vetes nė formėn e agresivitetit, mizorisė, vrasjeve dhe shkatėrrimit.
    Ankthi
    Frojdi tha dikur “jeta s’ėshtė e lehtė!”
    Ego – uni – qėndron nė qendėr tė disa forcave mjaft tė fuqishme: realitetit, shoqėrisė qė pėrfaqėsohet nga superego; biologjisė sė pėrfaqėsuar nga idi. Kur kėrkesat ndaj egos pėrplasen, ėshtė e kuptueshme qė ajo – pra, ju – tė ndjeheni tė kėrcėnuar, tė vėnė poshtė, tė ndjeheni sikur t’ju shtyp njė peshė e madhe. Kjo ndjenjė quhet ankth, dhe shėrben si njė sinjal i egos qė mbijetesa e egos dhe me tė edhe i gjithė organizmi, ėshtė nė rrezik.
    Frojdi pėrmendi tre lloje ankthi: i pari ėshtė ankthi real, qė unė dhe ju do ta quanim frikė. Edhe Frojdi kėshtu e quajti nė gjermanisht. Por pėrkthyesit e tij menduan se “frika” ishte fjalė tepėr e rėndomtė! Gjithsesi, nėse do t’ju hidhja nė njė gropė me gjarpėrinj helmues, ju do tė pėrjetonit ankth real.
    Lloji i dytė ėshtė ankthi moral. Kjo ėshtė ajo qė ndjejmė kur na afrohet njė kėrcėnim jo nga bota e jashtme fizike, por nga bota e brendėsuar shoqėrore e superegos. Nė fakt, ėshtė njė fjalė tjetėr pėr tė pėrshkruar ndjenja si turpi dhe faji dhe frika nga ndėshkimi.
    Lloji i fundit ėshtė ankthi neurotik. Kjo ėshtė edhe frika e mposhtjes nga impulset e idit. Nėse jeni ndjerė ndonjėherė se “po rridhnit”, po humbnit kontrollin, temperamentin, arsyen, pra mendjen, atėherė keni ndjerė ankth neurotik. Neurotik ėshtė njė fjalė latine pėr “nervoz”, pra ėshtė ankth nervoz. Ėshtė lloji i ankthit qė e intrigoi mė shumė Frojdin dhe shpesh ne e quajmė thjesht dhe qartė, ankth.
    Mekanizmat mbrojtės
    Ego merret me kėrkesat e realitetit, idit dhe superegos nė mėnyrėn mė tė mirė qė mundet. Por kur ankthi e mposht, ego duhet tė mbrohet. Ajo e bėn kėtė nė mėnyrė tė pavetėdijshme, duke bllokuar impulset apo duke i shndėrruar ato nė njė formė mė tė pranueshme, mė pak kėrcėnuese. Teknikat quhen mekanizma tė mbrojtjes sė egos dhe Frojdi, vajza e tij Ana, dhe dishepuj tė tjerė kanė zbuluar mjaft prej tyre.
    Mohimi ka tė bėjė me bllokimin e ngjarjeve tė jashtme nga pėrvetėsimi nė vetėdije. Nėse njė situatė ėshtė e tepėrt pėr t’u pėrballuar, personi thjesht refuzon ta pėrjetojė atė. Siē mund ta imagjinoni ky ėshtė njė mekanizėm mbrojtės primitiv dhe i rrezikshėm: nuk i shpėton dot pėr shumė kohė realitetit! Ai mund tė veprojė i vetėm, por mė shpesh kombinohet me mekanizma tė tjerė qė e mbėshtesin.
    Njėherė isha duke lexuar ndėrsa vajza ime pesėvjeēare po shihte njė film vizatimor (Smėrfat, mė duket). Ajo po rrinte siē e kishte zakon, shumė pranė televizorit, kur filloi tė jepej njė reklamė. Mesa duket, nė atė televizion nuk e kishte mendjen njeri nė punė, pasi dhanė njė reklamė pėr njė film horror, me thika tė pėrgjakura, maska dhe ulėrima tmerri. Meqė s’arrita ta pengoja fėmijėn tim pėr tė parė njė horror tė tillė, bėra atė qė do tė bėnte ēdo baba psikolog: fola nė lidhje me tė. I thashė “Bobo, ēfarė reklame e frikshme qė ishte, hė.” Ajo u kthye “Hė?” I them “Reklama… ishte e frikshme apo jo?” Ajo tha “ēfarė reklame?” Unė i them “Reklama qė sapo u dha, me gjakun, maskėn dhe ulėrimėn…!” Mesa duket e kishte lėnė jashtė vetes tė gjithė gjėnė.
    Qė atėherė, kam vėnė re fėmijė tė vegjėl qė nė njėfarė mėnyre mpihen kur pėrballen me gjėra qė mė mirė tė mos pėrballeshin. Kam parė njerėz qė u bie tė fikėt nė autopsira, njerėz qė mohojnė realitetin e vdekjes sė njė tė dashuri tė tyre, dhe studentė qė nuk shkojnė tė marrin rezultatet e provimit. Ky ėshtė mohimi.
    Ana Frojd pėrmendi edhe mohimin nė fantazi: kjo ndodh kur fėmijėt, nė imagjinatat e tyre e transformojnė njė baba “tė keq” nė njė arush tė dashur, ose njė fėmijė tė pafuqishėm nė njė superhero tė fortė.
    Represioni, qė Ana Frojd e quajti edhe “harresa e motivuar” ėshtė pikėrisht kjo: tė mos jesh nė gjendje tė kujtosh njė situatė, njė person apo njė ngjarje kėrcėnuese. Edhe kjo ėshtė e rrezikshme dhe ėshtė pjesė e mbrojtjeve tė tjera.
    Kur isha adoleshent, mė zuri njė frikė e madhe nga merimangat, sidomos ato me kėmbė tė gjata. Nuk e dija nga mė erdhi, por kishte filluar tė bėhej shumė shqetėsuese nė kohėn qė hyra nė fakultet. Nė fakultet, njė kėshillues mė ndihmoi ta kaloja (me anė tė njė teknike qė quhet desensitizim sistematik), megjithatė ende s’e dija nga mė ishte krijuar. Vite mė vonė, pashė njė ėndėrr, tepėr tė qartė, qė tregonte se si kushėriri mė kishte mbyllur nė njė kasolle prapa shtėpisė sė gjyshėrve tė mi kur isha shumė i vogėl. Kasollja ishte e vogėl, e errėt dhe kishte njė dysheme tė pisėt tė mbuluar me, e menduat saktė, merimanga me kėmbė tė gjata.
    Kuptimi frojdian pėr kėtė fobi ėshtė mjaft i thjeshtė: unė represova njė ngjarje traumatike – incidentin me kasollen – por tė parėt e merimangave krijonte ankthin e asaj ngjarjeje pa krijuar kujtimet e ngjarjes.
    Ka mjaft shembuj tė tjerė. Ana Frojd na sjell njė qė na tėrheq ashtu si gjėrat antike: njė vajzė e re, nė faj pėr dėshirat e saj tė forta seksuale, priret tė harrojė emrin e tė dashurit tė saj, edhe atėherė kur pėrpiqet ta prezantojė atė tek tė afėrmit! Ose njė i alkoolizuar nuk e kujton tentativėn e tij pėr vetėvrasje, duke deklaruar se duhet t’i jenė errur sytė. Ose dikush tjetėr gati mbytet kur ėshtė ende fėmijė, por nuk e mban mend ngjarjen edhe kur tė tjerėt pėrpiqen t’ia kujtojnė, megjithatė ai vazhdon tė ketė frikė nga deti i hapur!
    Vini re, se qė tė jetė njė shembull i vėrtetė i mbrojtjes, duhet tė funksionojė nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme. Im vėlla kishte frikė nga qentė kur ishte fėmijė, por s’kishte lidhje me mbrojtjet: atė e kishte kafshuar qeni njėherė dhe nuk donte t’i pėrsėritej mė diēka e tillė! Zakonisht, janė frikėrat irracionale qė i quajmė fobi ato qė rrjedhin nga represioni i traumave.
    Asketicizmi, ose heqja dorė nga nevojat, pėr tė cilėn pjesa mė e madhe e njerėzve s’kanė dėgjuar, por qė ka dalė sėrish nė pėrdorim me lindjen e ērregullimit tė quajtur anoreksi. Paradoleshentėt, kur ndjehen tė kėrcėnuar nga dėshirat e tyre seksuale nė lindje, mund ta mbrojnė vetveten nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme duke mohuar, jo vetėm dėshirat e tyre seksuale por ēdo dėshirė. Ata pėrfshihen nė njė lloj stili jete asketik (si tė murgjve) nė tė cilin ato mohojnė interesin e tyre pėr gjėra qė njerėzit e tjerė parapėlqejnė.
    Sot tek djemtė, ka njė interes mė tė madh nė vetėdisiplinėn e arteve marciale. Pėr fat tė mirė, artet marciale jo vetėm qė s’tė dėmtojnė (edhe aq), por nė fakt tė ndihmojnė. Pėr fat tė keq, vajzat nė shoqėrinė tonė zhvillojnė shpesh njė interes tė madh nė arritjen e njė standardi bukurie nė lidhje me trupin e hollė. Nė teorinė frojdiane, mohimi i nevojave pėr ushqim ėshtė njė mbulim i mohimit pėr zhvillimin e tyre seksual. Shoqėria jonė konspiron bashkė me ta: nė fund tė fundit, atė qė shumė shoqėri e konsiderojnė njė figurė normale pėr njė grua tė pjekur janė nja 10 kile mbipeshė!
    Ana Frojd diskuton nė lidhje me njė version mė tė zbutur tė kėtij mekanizmi tė quajtur kufizim i egos. Kėtu, personi humbet interesin nė disa aspekte tė jetės dhe fokusohet nė diēka tjetėr, nė mėnyrė qė tė shmangė pėrballjen me realitetin. Njė vajzė e vogėl qė i ėshtė mohuar afeksioni nga objekti afektiv, mund tė shmanget nga gjėrat femėrore dhe tė kthehet nė njė “intelektuale jo seksuale” ose njė djalė i cili ėshtė i frikėsuar se do tė turpėrohet nė ndeshjen e futbollit mund tė krijojė njė interes tė thellė nė poezi.
    Izolimi (shpesh i quajtur intelektualizim) ka tė bėjė me shkėputjen e emocionit nga njė kujtim i vėshtirė apo njė impuls kėrcėnues. Njė person, mund tė flasė nė njė mėnyrė shumė kavaliere se si ėshtė abuzuar nė fėmijėri, ose mund tė shfaqė njė kuriozitet tė pastėr intelektual mbi orientimin seksual qė ka zbuluar sė fundmi tek vetja. Diēka qė duhet tė jetė me shumė rėndėsi, trajtohet sikur tė mos ishte kėshtu.
    Nė situata emergjente, mjaft njerėz hiqen si tepėr tė qetė dhe tė pėrmbajtur derisa emergjenca kalon, pikė nė tė cilėn ata rrėzohen. Diēka tė thotė se gjatė emergjencės, nuk mund t’ia lejosh vetes tė rrėzohesh. Ėshtė e zakonshme qė tė gjesh dikė totalisht tė pėrfshirė nė detyrimet shoqėrore nė lidhje me vdekjen e njė tė dashuri. Doktorėt dhe infermieret duhet tė mėsojnė tė ndajnė reagimet e tyre natyrale ndaj gjakut, plagėve, gjilpėrave dhe tė trajtojnė pacientin pėrkohėsisht, si diēka mė pak se njė qenie e ngrohtė, e mrekullueshme njerėzore me miq dhe familje. Adoleshentet kalojnė njė stad nė tė cilin janė tė fiksuar pas filmave horror, ndoshta pėr t’u pėrballur me frikėrat e tyre. Asgjė nuk e shfaq izolimin mė qartė se njė teatėr plot me njerėz qė qeshin me eufori ndėrkohė qė jepet njė person qė e bėjnė copash.
    Zhvendosja ėshtė ridrejtimi i njė impulsi tek njė objekt zėvendėsues. Nėse impulsi, dėshira ėshtė nė rregull, por personi ku e drejton ėshtė kėrcėnues, ju mund ta zhvendosni tek njė person ose diēka qė shėrben si zėvendėsues simbolik.
    Dikush qė urren nėnėn mund ta represojė urrejtjen, por ta drejtojė atė tek gratė nė pėrgjithėsi. Dikush qė nuk ka patur mundėsinė tė dojė dikė, mund ta zėvendėsojė qenien njerėzore me mace apo qen. Dikush qė ndjehet i sikletosur me dėshirėn e tij seksuale pėr njė person real mund ta zėvendėsojė atė me njė fetish. Dikush qė ėshtė i frustruar nga shefat e tij ose tė saj mund tė shkojė nė shtėpi, tė godasė qenin, tė rrahė njė antar familjeje ose tė pėrfshihet nė djegie tė kryqit.
    Kthimi kundėr vetes ėshtė njė formė shumė e veēantė e zhvendosjes, ku vetė personi bėhet objekti i zėvendėsimit. Zakonisht pėrdoret nė emocionet e urrejtjes, zemėrimit dhe agresivitetit, mė tepėr sesa impulset pozitive, dhe ėshtė njė shpjegim frojdian pėr shumė nga ndjenjat tona tė inferioritetit, fajit ose depresionit. Ideja se depresioni ėshtė rezultat i zemėrimit qė ne refuzojmė ta njohim pranohet nga shumė njerėz, frojdianė dhe jo frojdianė.
    Njėherė e njė kohė, kur nuk ndjehesha edhe aq mirė, vajza ime, rreth 5 vjeē, derdhi njė gotė tė tėrė me qumėsht me ēokollatė nė dhomėn e ndenjes. I bėrtita duke i thėnė se ishte shumė e ngathėt dhe se duhej tė mėsonte tė ishte mė e kujdesshme dhe se i kisha thenė njėqind herė… e kėshtu me radhė, e dini vetė ju. Ajo qėndroi atje e ngrirė me njė lloj vėshtrimi pėrlotės nė sy dhe, e goditi veten nė kokė disa herė! Sigurisht, do tė kishte rrahur kokėn time, por, ja qė s’bėhet kollaj kjo apo jo? S’ka nevojė ta them se qė atėherė ndjehem nė faj.
    Projeksioni, tė cilin Ana Frojdi e quajti zhvendosje tė jashtme, ėshtė thuajse e kundėrta e kthimit kundėr vetes. Ai ka tė bėjė me prirjen pėr tė parė dėshirat e papėrshtatshme tė vetes tek njerėz tė tjerė. Me fjalė tė tjera, dėshirat janė aty, por nuk janė mė dėshirat e tua. E pranoj se sa herė dėgjoj dikė qė thotė se sa agresiv ėshtė dikush tjetėr, apo sesa perversė janė, vras mendjen nėse ky person ka vetė prirje agresive apo seksuale nė brendi tė vetes, qė mė mirė tė mos e pranonte.
    Mė lejoni t’ju jap disa shembuj: njė bashkėshort, i mirė dhe i ndershėm, tėrhiqet jashtėzakonisht nga njė grua lozonjare. Por nė vend qė tė njohė kėtė epsh tė vetin, ai fillon tė bėhet tepėr xheloz pėr tė shoqen, duke u shqetėsuar vazhdimisht pėr besnikėrinė e saj e kėshtu me radhė. Apo njė grua qė ndjen se ka ndjenja tė vagėta seksuale pėr shoqet e saj. Nė vend qė t’i njohė kėto ndjenja si tepėr normale, ajo fillon tė shqetėsohet gjithnjė e mė shumė pėr praninė e lesbikeve nė komunitetin e saj.
    Dorėzimi altruist ėshtė njė formė projeksioni qė nė pamje tė parė duket si e kundėrta: kėtu personi pėrpiqet tė plotėsojė nevojat e tij dukshėm nėpėrmjet njerėzve tė tjerė.
    Njė shembull i zakonshėm i kėsaj ėshtė shoku/shoqja (tė gjithė e kemi patur njė tė tillė) qė edhe pse nuk kėrkonte marrėdhėnie pėr veten, vazhdimisht nxiste njerėzit e tjerė rreth e rrotull dhe ishte veēanėrisht kurioz se “ē’ndodhi natėn e kaluar” apo “si po shkojnė gjėrat?” Shembulli i skajshėm i lėshimit altruist ėshtė personi qė jeton tė gjithė jetėn e tij pėr dikė tjetėr ose nėpėrmjet njė tjetri.
    Formimi i reagimit, tė cilin Ana Frojd e quajti “tė besosh tė kundėrtėn” e ndryshon njė impuls tė papranueshėm nė tė kundėrtin e vet. Kėshtu njė fėmijė i inatosur me tė ėmėn, mund tė kthehet nė tepėr i shqetėsuar pėr tė dhe tė shfaqė nė mėnyrė dramatike afeksionin pėr tė. Njė fėmijė i abuzuar mund tė vrapojė drejt prindit abuzues. Ose dikush qė s’mund ta pranojė njė impuls homoseksual, mund tė deklarojė se ndjen neveri nga homoseksualėt.
    Ndoshta shembulli mė i zakonshėm ose mė i qartė i formimit tė reagimit gjendet tek fėmijėt midis moshės shtatė dhe njėmbėdhjetė: pjesa mė e madhe e djemve do t’ju thonė sesa tė neveritshme janė vajzat, dhe vajzat do t’ju thonė me po tė njėjtėn forcė sesa tė pakėndshėm janė djemtė. Tė rriturit qė i shohin nė marrėdhėnie mes tyre, gjithsesi, mund tė thonė me lehtėsi se cilat janė ndjenjat e tyre tė vėrteta!
    Zhbėrja ka tė bėjė me veprime apo rituale “magjike” qė bėhen pėr tė fshirė mendime apo ndjenja tė pakėndshme qė kanė ndodhur. Ana Frojd pėrmend njė shembull tė njė djali i cili e recitonte alfabetin mbrapsht sa herė qė kishte njė mendim seksual, apo do tė kthehej dhe do tė pėshtynte sa herė qė takonte njė djalė tjetėr qė kishte tė njėjtin pasion si ai nė lidhje me masturbimin.
    Tek njerėzit “normalė” zhbėrja ėshtė sigurisht mė e ndėrgjegjshme dhe ne mund tė angazhohemi nė njė akt ndėshkimi pėr disa sjellje, ose kėrkojmė falje zyrtarisht. Por nė disa njerėz, akti i ndėshkimit nuk ėshtė aspak i vetėdijshėm. Sillni ndėrmend njė baba tė alkoolizuar i cili pas njė viti abuzimesh verbale dhe ndoshta edhe fizike, pėrpiqet me mish e me shpirt pėr tė bėrė Krishtlindjet mė tė bukura pėr fėmijėt e tij. Kur stina mbaron, dhe fėmijėt s’janė gėnjyer akoma nga sjelljet e tij magjike, ai kthehet nė banakierin e njohur me ankesa pėr familjen e tij mosmirėnjohėse, dhe pėr faktin sesi e detyrojnė tė pijė.
    Njė nga shembujt klasikė tė zhbėrjes ka tė bėjė me higjenėn personale pas seksit: ėshtė mjaft e arsyeshme tė lahesh pas seksit. Nė fund tė fundit, pasojat mund tė jenė tė tilla! Por nėse ndjeni nevojėn pėr tė bėrė tre a katėr dushe me sapun me kokrriza, ndoshta seksi s’bėn pėr ju.
    Introjeksioni, i quajtur identifikim, ėshtė bėrja tė tuat e karakteristikave tė personalitetit tė dikujt tjetėr, pasi kėshtu zgjidh disa vėshtirėsi emocionale. Pėr shembull, njė fėmijė qė lihet vetėm vazhdimisht, mund tė pėrpiqet tė kthehet nė “mama” pėr tė zvogėluar frikėrat e saj. Mund t’i shohėsh qė u thonė kukullave apo kafshėve qė tė mos kenė frikė. Nga ana tjetėr, shohim njė fėmijė mė tė rritur ose njė adoleshent qė imiton heroin e tij tė preferuar nė muzikė ose nė sport nė pėrpjekje pėr tė vendosur njė identitet.
    Njė shembull mė i zakonshėm ėshtė gruaja qė jetonte afėr gjyshėrve tė mi. I shoqi i saj kishte vdekur dhe ajo filloi tė vishte rrobat e tij, edhe pse tė rregulluara sipas masės sė trupit tė saj. Ajo filloi tė pėrdorte sjelljen e tij si p.sh. tė pinte me llullė. Edhe pse komshinjtė ēuditeshin dhe e shihnin si “grua burrė”, ajo e dinte identitetin e saj seksual. Nė fakt, ajo u martua sėrish, duke e ruajtur deri nė fund veshjen dhe llullėn e tė shoqit!
    Duhet tė shtoj kėtu qė identifikimi ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr teorinė frojdiane si mekanizmi me anė tė tė cilit ne zhvillojmė superegon.
    Identifikimi me agresorin ėshtė njė version i introjeksionit qė fokusohet nė adaptimin, jo tė tipareve tė pėrgjithshme ose pozitive, por tė atyre negative dhe tė frikėsueshme. Nėse keni frikė nga dikush, mund tė pėrballeni pjesėrisht me frikėn se do tė ktheheni si ata. Dy nga vajzat e mia, duke u rritur me njė mace tepėr tė egėr, mund t’i shikoje shpesh tek mjaullisnin, kthisnin, pėshtynin ose ngrinin kurrizin pėrpjetė nė pėrpjekje pėr tė shmangur qė macja tė dilte nga ndonjė qoshe e errėt dhe t’i sulmonte.
    Njė shembull mė dramatik ėshtė ai i quajtur Sindroma e Stokholmit. Pas njė pengmarrjeje nė Stokholm, psikologėt u ēuditėn kur zbuluan se pengjet jo vetėm qė s’ishin tė zemėruar me pengmarrėsit, por shpesh ishin simpatizues ndaj tyre. Njė rast mė i fundit kishte tė bėnte me njė grua tė quajtur Patty Hearst, e familjes sė fuqishme dhe tė pasur Hearst. Ajo u kap nga njė grup i vogėl i revolucionarėve tė vetėdeklaruar tė quajtur ushtria ēlirimtare simbioneze. Ajo u mbajt nė dollape, u pėrdhunua dhe u keqtrajtua nė mėnyra tė ndryshme. Megjithatė, ajo vendosi tė bashkohet me ta, duke bėrė video propaganduese pėr ata dhe duke tundur njė armė nė njė vjedhje parash nė bankė. Kur mė vonė u hodh nė gjyq, psikologėt sugjeruan se ajo ishte viktimė dhe jo kriminele. Gjithsesi ajo u dėnua pėr vjedhje banke me 7 vjet heqje lirie. Dėnimi i saj u tėrhoq nga presidenti Karter pas 2 vjetėsh.
    Regresioni ėshtė kthim pas nė kohė psikologjike, kur dikush pėrballet me stress. Kur ne jemi tė shqetėsuar apo tė frikėsuar, sjelljet tona shpesh bėhen mė fėminore ose primitive. Fėmija mund tė fillojė tė thithė gishtin sėrish ose tė lagė nė shtrat kur u duhet tė kalojnė ca kohė nė spital. Adoleshentėt mund tė jenė nervozė kur tė sillen nė njė situatė sociale ku ndodhet edhe seksi tjetėr. Njė student fakulteti mund tė dojė tė marrė me vete njė lodėr nga shtėpia. Njė mbledhje e njerėzve tė civilizuar mund tė kthehet nė njė turmė tė dhunshme nėse i nxit tė besojnė se mirėqenia e tyre vihet nė rrezik. Ose njė burrė mė i vjetėr pasi ka kaluar 20 vjet nė njė kompani dhe tani e gjen veten tė papunė, mund tė zėrė poltronėn dhe tė kthehet nė njė fėmijė tė varur nga e shoqja.
    Ku strehohemi kur ndeshemi me stres? Nė periudhėn mė tė afėrt nė jetė, kur jemi ndjerė tė sigurtė dhe tė shėndetshėm, sipas teorisė frojdiane.
    Racionalizimi ėshtė shndėrrimi mendor i “fakteve” pėr ta bėrė njė ngjarje apo njė impus mė pak kėrcėnues. Ne e bėjmė kėtė mjaft shpesh nė nivel tė vetėdijshėm kur e shfajėsojmė veten. Por pėr shumė njerėz me ego tė ndjeshme, shfajėsimi vjen kaq i natyrshėm saqė nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė gjė. Me fjalė tė tjera, shumė prej nesh janė tė pėrgatitur pėr tė besuar nė gėnjeshtrat qė ngremė vetė.
    Njė mėnyrė e dobishme pėr tė kuptuar mbrojtjet ėshtė t’i shohėsh ato si njė kombinim tė mohimit apo represionit me lloje tė ndryshme racionalizimesh.
    Tė gjitha mbrojtjet janė gėnjeshtra edhe nėse nuk jemi tė ndėrgjegjshėm qė i bėjmė. Por kjo nuk i bėn mė pak tė rrezikshme, nė fakt i bėn mė shumė. Siē mund t’ju ketė thėnė gjyshja “Kjo botė ėshtė e gėnjeshtėrt…” Gėnjeshtrat ushqejnė gėnjeshtra, dhe na largojnė gjithnjė e mė tepėr nga e vėrteta, nga realiteti. Pas pak kohe, ego nuk mund tė kujdeset mė pėr kėrkesat e idit, apo t’i kushtojė vėmendje atyre tė superegos. Ankthet kthehen mbrapsht dhe ju rrėzoheni.
    Megjithatė Frojdi i pa mbrojtjet si tė nevojshme. Nuk mund tė presėsh qė njė person, sidomos njė fėmijė, tė marrė nė sy dhimbjen e jetės ashtu siē vjen! Ndėrkohė qė dishepujt e tij sugjeruan se tė gjitha mbrojtjet mund tė pėrdoren nė mėnyrė pozitive, Frojdi vetė sugjeori se kishte vetėm njė mbrojtje pozitive, tė cilėn e quajti sublimim.
    Sublimimi ėshtė transformimi i njė impulsi tė papranueshėm, qoftė ai seks, zemėrim, frikė apo ēfarėdo nė njė formė mė tė pranueshme shoqėrisht, madje edhe produktive. Kėshtu dikush me njė ndjenjė tė forte armiqėsie mund tė bėhet gjuetar, kasap, futbollist ose ushtarak. Dikush qė vuan nga njė ankth i tepėrt mund tė kthehet nė njė organizues, tregtar, shkencėtar. Dikush me dėshira tė forta seksuale mund tė kthehet nė artist, fotograf, shkrimtar e kėshtu me radhė. Pėr Frojdin nė fakt, tė gjitha aktivitetet krijuese ishin sublimime dhe sidomos tė impulsit seksual.
    Stadet
    Siē e thashė mė parė, pėr Frojdin impulsi seksual ėshtė forca mė e rėndėsishme motivuese. Nė fakt, Frojdi mendoi se ajo ishte forca parėsore motivuese jo vetėm pėr tė rriturit, por edhe pėr tė vegjlit, madje edhe foshnjet. Kur ai paraqiti seksualitetin foshnjor nė publikun vienez tė ditėve tė tij, ky i fundit mezi ishte i pėrgatitur pėr tė folur pėr seksualitetin tek tė rriturit, jo mė tek foshnjet!
    Ėshtė e vėrtetė se aftėsia pėr orgazėm ėshtė e pranishme qė nga lindja. Por Frojdi nuk e kishte fjalėn vetėm pėr orgazmėn. Seksualiteti nuk nėnkuptonte vetėm aktin seksual, por tė gjitha ndjesitė e kėnaqėsisė qė vijnė nga lėkura. Ėshtė e qartė edhe pėr mė tė ngurtin mes nesh se bebet, fėmijėt dhe padyshim tė rriturit i pėlqejnė pėrvojat e prekjes si p.sh. perkėdheljet, puthjet e kėshtu me radhė.
    Frojdi theksoi se nė kohė tė ndryshme tė jetės sonė, pjesė tė ndryshme tė lėkurės na japin kėnaqėsi mė tė madhe. Teoricienėt e mėvonshme do t’i quanin kėto zona erogjene. Frojdit i dukej se foshnja e gjente kėnaqėsinė e tij mė tė madhe nė thithje, sidomos tė gjoksit. Nė fakt, bebet kanė njė prirje pėr tė ēuar thuajse ēdo gjė nga ambienti nė gojė. Pak mė vonė nė jetė, fėmija fokusohet tek dėshirat anale tė mbajtjes dhe tė lėshimit. Nga mosha tre apo katėr, fėmija mund tė ketė zbuluar kėnaqėsinė e fėrkimit apo prekjes sė gjenitaleve tė tij apo tė saj. Vetėm mė vonė, nė pjekurinė tonė seksuale, ne gjejmė kėnaqėsinė mė tė madhe nė aktin seksual. Nė kėto vėzhgime, Frojdi ngriti themelet e teorisė sė stadeve psikoseksuale.
    Stadi oral zgjat nga lindja deri nė rreth 18 muaj. Fokusi i kėnaqėsisė ėshtė sigurisht goja. Thithja dhe kafshimi janė aktivitetet mė tė parapėlqyera.
    Stadi anal zgjat nga 18 muaj deri nė tre apo katėr vjeē. Fokusi i kėnaqėsisė ėshtė anusi. Mbajtja dhe lėshimi i jashtėqitjes janė mė tė parapėlqyerat.
    Stadi fallik zgjat nga tre apo katėr deri nė pesė, gjashtė apo shtatė vjeē. Fokusi i kėnaqėsisė janė gjenitalet. Masturbimi ėshtė i zakonshėm.
    Stadi latent zgjat nga pesė, gjashtė apo shtatė vjeē deri nė pubertet, pra, diku tek 12 vjeē. Gjatė kėtij stadi, Frojdi besoi se impulsi seksual shtypej pėr t’i lėnė vend tė nxėnit. Duhet tė theksoj se edhe pse shumica e fėmijėve duken tė qetė seksualisht gjatė viteve tė gramatikės nė shkollė, gati njė e katėrta e tyre masturbohen ose luajnė “doktorash”. Nė epokėn represive tė Frojdit, kėta fėmijė tė paktėn ishin mė tė qetė sesa homologėt e tyre tė kohėve moderne.
    Stadi gjenital fillon nė pubertet dhe pėrfaqėson rilindjen e impulsit seksual nė adoleshencė dhe fokusimin specifik tė kėnaqėsisė nė aktin seksual. Frojdi besonte se masturbimi, seksi oral, homoseksualiteti dhe shumė gjėra tė tjera qė ne i gjemė tė pranueshme nė moshėn e rritur sot, ishin tė papjekura.
    Kjo ėshtė njė teori stadesh, qė do tė thotė se frojdianėt besojnė se tė gjithė kalojmė pėrmes stadesh, nė kėtė rend, dhe afėr kėtyre moshave.
    Kriza e Edipit
    Ēdo stad ka disa detyra tė vėshtira tė lidhura me tė qė ka tė ngjarė tė shkaktojnė probleme. Pėr stadin oral, ėshtė lėnia e gjirit. Pėr stadin anal ėshtė trainimi i uturakut. Pėr stadin fallik, ėshtė kriza e Edipit, e emėrtuar sipas historisė sė vjetėr greke tė mbretit Edip, i cili pa e ditur vrau tė atin dhe u martua me tė ėmėn.
    Ja, se si funksionon kriza e Edipit: objekti i parė i dashurisė pėr tė gjithė ne, ėshtė nėna. Ne duam vėmendjen e saj, duam afeksionin e saj, duam perkėdheljet e saj, duam atė, nė njė mėnyrė gjerėsisht seksuale. Djali i vogėl, gjithsesi, ka njė rival pėr tėrheqjen ndaj tė ėmės: babanė e tij! Babai ėshtė mė i madh, mė i fortė, mė i zgjuar dhe fle me mamanė, ndėrkohė qė djali i vogėl fle vetėm nė krevatin e tij. Babai ėshtė armiku.
    Nė kohėn kur djali i vogėl e kupton kėtė situatė arketipale, ai ėshtė vetėdijėsuar pėr disa nga ndryshimet mė tė fshehta mes djemve dhe vajzave, pėrveē gjatėsisė sė flokėve dhe stileve nė tė veshur. Nga kėndvėshtrimi i tij naiv, ndryshimi ėshtė qė ai ka penis, dhe vajzat jo. Nė kėtė pikė, fėmijės i duket se qė tė kesh diēka ėshtė shumė herė mė mirė se tė mos kesh asgjė kėshtu qė ai ėshtė i kėnaqur me gjendjen e tij.
    Por ama lind pyetja: ku ėshtė penisi tek vajzat? Ndoshta ajo e ka humbur diku. Ndoshta i ėshtė prerė. Ndoshta kjo mund t’i ndodhė edhe atij! Ky ėshtė fillimi i ankthit tė tredhjes, njė emėr tjetėr i ndryshėm pėr frikėn e humbjes sė penisit.
    Pėr t’iu kthyer historisė, djali duke e njohur superioritetin e tė atit dhe duke patur frikė pėr penisin e tij, pėrfshihet nė disa nga mbrojtjet e egos: ai e zhvendos impulsin seksual pėr tė ėmėn tek vajzat dhe mė vonė tek gratė; identifikohet me agresorin, tė atin, dhe pėrpiqet tė bėhet gjithnjė e mė shumė si ai, pra, si burrė. Pas disa vjetėsh latente, ai hyn nė adoleshencė dhe nė botėn e heteroseksualitetit tė pjekur.
    Vajza e fillon gjithashtu jetėn me dashurinė pėr tė ėmėn, kėshtu qė ėshtė problem pėr ta parė se si i pėrcjell afeksionet e saj tek i ati para se tė ndodhė procesi i Edipit. Frojdi sugjeroi kėtu idenė e zilisė sė penisit: vajza e vogėl e ka vėnė re gjithashtu ndryshimin mes djemve dhe vajzave dhe ndjen se asaj i mungon diēka. Ajo do tė donte tė kishte njė tė tillė sė bashku me fuqitė qė lidhen me tė. Sė paku, ajo do tė donte tė kishte njė zėvendėsues tė penisit, si p.sh. njė bebe. Siē e di ēdo fėmijė, njeriu ka nevojė pėr njė baba dhe pėr njė nėnė pėr tė pasur njė fėmijė, kėshtu qė vajza e vogėl i hedh sytė tek i ati.
    Babai sigurisht ėshtė zėnė nga dikush tjetėr. Vajza e vogėl zhvendoset nga ai tek djemtė dhe burrat dhe identifikohet me tė ėmėn, gruan qė mori burrin qė ajo dėshironte. Vini re se ka diēka qė mungon kėtu: vajza nuk vuan nga motivimi i fuqishėm i ankthit tė tredhjes, meqė ajo nuk mund tė humbė diēka qė nuk e ka. Frojdi mendoi se mungesa e njė frike tė tillė kishte tė bėnte me faktin (siē e pa ai) qė gratė janė mė pak tė qėndrueshme nė heteroseksualitetin e tyre si edhe mė pak tė orientuara nga morali.
    Pėrpara se t’ju mbetet mendja nė kėtė konsideratė jo aq tė gėzueshme mbi seksualitetin e grave, rrini tė qetė pasi shumė njerėz kanė reaguar ndaj kėsaj. Do tė flas mė tepėr pėr kėtė nė pjesėn e diskutimit.
    Karakteri
    Pėrvojat tuaja me kalimin e viteve kontribuojnė tek personaliteti juaj, ose karakteri, kur jeni i rritur. Frojdi mendonte se pėrvojat traumatike kanė njė efekt veēanėrisht tė fortė. Sigurisht, ēdo traumė e veēantė do tė kishte impaktin e vet mbi personin, ēka mund tė zbulohet dhe kuptohet mbi baza individuale. Por traumat e lidhura me zhvillimin nė stade, meqė secili nga ne duhet t’i kalojė ato, duhet tė kenė mė shumė qėndrueshmėri.
    Nėse keni vėshtirėsi nė ndonjė nga detyrat e lidhura me stadet – lėnia e gjirit, trainimi i uturakut, apo zbulimi i identitetit seksual – ju do tė prireni tė ruani disa sjellje tė caktuara fėminore ose foshnjore. Ky quhet fiksim. Fiksimi i jep ēdo problemi nė ēdo stad njė efekt afatgjatė nė drejtim tė personalitetit apo karakterit tone.
    Nėse nė tetė muajt e pare tė jetės frustroheni nė nevojėn tuaj pėr tė thithur, ndoshta sepse nėna juaj nuk ndjehet rehat apo sepse ėshtė e ashpėr me ju, apo pėrpiqet qė ta lini gjirin shpejt, atėherė ju mund tė krijoni njė karakter oral-pasiv. Njė personalitet oral-pasiv priret tė jetė tepėr i varur nga tė tjerėt. Ata kanė shpesh interes nė “kėnaqėsitė orale” si tė ngrėnėt, tė pirėt dhe pirja e duhanit. Ėshtė sikur ata tė kėrkojnė kėnaqėsirat qė nuk arritėn nė foshnjėri.
    Kur jemi midis pesė dhe tetė muajsh, fillojnė tė dalin dhėmbėt. Njė gjė shumė e kėnaqshme kur dalin dhėmbėt ėshtė tė kafshoni, si p.sh. thithkėn e gjirit. Nėse kjo shkakton mėrzitje apo ēon drejt lėnies sė shpejtė tė gjirit, ju mund tė zhvilloni njė personalitet oral-agresiv. Kėta njerėz ruajnė njė dėshirė afatgjatė pėr tė kafshuar gjėrat si p.sh. lapsa, ēumēakiza dhe njerėzit e tjerė. Ata kanė njė tendencė pėr tė qenė verbalisht agresivė, sarkastikė e kėshtu me radhė.
    Nė stadin anal, ne mahnitemi nga “funksionet e trupit” tonė. Si fillim, ne mund tė shkojmė kurdo dhe kudo qė duam. Mė pas, ashtu si papritur dhe pa kuptim e kupton se ka forca jashtė teje qė duan qė ti t’i bėsh gjėrat nė vende tė caktuara dhe nė kohė tė caktuara. Dhe prindėrit duket se e vlerėsojnė produktin final tė kėtyre pėrpjekjeve!
    Disa prindėr e vėnė veten nė mėshirėn e fėmijės nė procesin e trainimit pėr nė tualet. Ata luten, pėrgjėrohen, shfaqin gėzim tė madh kur ata e bėjnė mire kėtė gjė, ata sillen sikur u thyet zemra kur nuk e bėni kėtė gjė. Fėmija ėshtė mbreti i shtėpisė dhe ai e di kėtė. Ky fėmijė do tė rritet dhe do tė jetė njė personalitet anal i jashtėm (ose anal agresiv). Kėta njerėz priren tė jenė tė pakujdeshėm, tė ēorganizuar, bujarė ndaj gabimeve. Ata mund tė jenė mizorė, shkatėrrues dhe tė dhėnė mbas vandalizmit dhe shkrimeve nėpėr mure. Personazhi i Oskar Medisonit nė Ciftin e Ēuditshėm ėshtė njė shembull i mirė.
    Prindėr tė tjerė janė striktė. Ata mund tė bėjnė gara me fqinjėt ose tė afėrmit se kush do t’i trainojė fėmijėt mė parė pėr nė tualet (trainimi i hershėm sipas mendjes sė shumė njerėzve lidhet me inteligjencėn e madhe). Ata mund tė pėrdorin ndėshkimin ose poshtėrimin. Ky fėmijė ka tė ngjarė tė pėrjetojė konstipacion ndėrkohė qė pėrpiqet me dėshpėrim ta mbajė atė nė ēdo kohė dhe do tė rritet si njė personalitet anal mbajtės. Ai ose ajo do tė priret tė jetė i pastėr, perfeksionist, diktatorial, shumė kokėfortė dhe dorėshtrėnguar. Me fjalė tė tjera, njė anal mbajtės ėshtė i shtrėnguar nė ēdo drejtim. Personazhi i Feliks Unger tek Cifti i Cuditshėm ėshtė njė shembull i pėrsosur.
    Ka gjithashtu dy tipe personalitetesh fallike, edhe pse askush s’u ka dhėnė emra. Nėse djali mohohet ashpėr nga e ėma dhe ndjehet i kėrcėnuar nga babai i tij tepėr mashkullor ka tė ngjarė qė ai tė zhvillojė njė vetėvlerėsim tė dobėt mbi seksualitetin e tij. Ai mund ta kalojė kėtė ose duke u tėrhequr nga ndėrveprimet heteroseksuale, ose duke u kthyer nė njė djalė librash, ose duke veshur njė petk prej “macho”-je. Njė vajzė e mohuar nga i ati dhe e kėrcėnuar nga nėna e saj tepėr femėrore ka tė ngjarė tė ndjehet e dobėt nė vetvete dhe tė kthehet nė njė lule zbukuruese ose nė njė “bukuroshe” ekstremisht femėrore.
    Por nėse djali nuk mohohet nga e ėma, por parapėlqehet kundrejt babait tė dobėt dhe tė squllur, ai mund tė zhvillojė njė opinion shumė tė lartė pėr veten (ēka mund ta bėjė tė vuajė shumė kur tė pėrplaset me jetėn reale, ku askush nuk e do siē e do e ėma) dhe tė shfaqet mjaft femėror. Nė fund tė fundit, s’ka shkak pėr t’u identifikuar me tė atin. Po ashtu, nėse njė vajzė ėshtė princesha e vogėl e babit dhe shoqja e tij mė e mire, dhe mamaja lihet nė njė rol shėrbyeseje, atėherė ajo mund tė kthehet nė njė person sipėrfaqėsor dhe egoist, ose edhe mjaft mashkullore.
    Kėto personazhe tė ndryshme fallike tregojnė njė pikė tė rendėsishme tė karakterologjisė frojdiane: skajet ēojnė drejt skajeve. Nėse frustrohesh ose perkėdhelesh, do tė kesh probleme. Dhe edhe pse ēdo problem priret tė ēojė nė karakteristika tė caktuara, kėto karakteristika po aq kollaj mund tė krijojnė tė kundėrtat e tyre. Kėshtu njė person anal mbajtės mund tė bėhet papritur shumė bujar, ose mund tė ketė pjesė tė jetės nė tė cilat ėshtė tmerrėsisht rrėmujė. Kjo ėshtė frustruese pėr shkencėtarėt, por reflekton realitetin e personalitetit!
    ________________________________________
    Terapia
    Terapia e Frojdit ka qenė mė ndikuese se cilado teori tjetėr dhe mė ndikuese edhe se pjesa mė e madhe e teorisė sė tij. Kėtu jepen disa nga pikat kryesore tė saj:
    Atmosfera relaksuese. Klienti duhet tė ndjehet i lirshėm pėr tė shprehur ēdo gjė. Situata e terapisė nė fakt ėshtė njė situatė e veēantė sociale, njė situate ku nuk duhet tė ndjeheni i frikėsuar nga gjykimi apo pėrjashtimi. Nė fakt, nė terapinė frojdiane, terapisti thuajse zhduket. Pėr ta kompletuar skenėn shtoni kolltukun relaksues, dritat e ulura, dhe muret e izoluara hermetikisht nga zhurmat.
    Asosacioni i lirė. Klienti mund tė flasė pėr pothuajse ēdo gjė. Teoria nėnkupton qė me anė tė relaksimit konfliktet e pavetėdijshme do tė pluskojnė nė sipėrfaqe. Vihet re njė ngjashmėri midis terapisė frojdiane dhe tė parit tė ėndrrave! Gjithsesi, nė terapi ėshtė terapisti, i cili ėshtė i trainuar pėr tė njohur disa nga elementet e problemeve dhe zgjidhjet qė duhet tė shohė klienti.
    Rezistenca. Njė nga kėto elemente ėshtė rezistenca. Kur njė klient pėrpiqet tė ndryshojė ēėshtje, hutohet krejtėsisht, bie nė gjumė, vjen vonė, apo s’vjen fare nė takim, terapisti thotė “aha!” Kėto rezistenca sugjerojnė se klienti ėshtė pranė diēkaje nė asosacionet e tij tė lira, qė nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme i sheh si kėrcėnuese.
    Analiza e ėndrrave. Nė gjumė ne jemi disi mė pak rezistentė ndaj pavetėdijes dhe ne lejojmė pak gjėra tė vijnė nė vetėdijen tone nė formė simbolike. Kėto dėshira nga idi i japin terapistit dhe klientit mė shumė elemente. Shumė forma tė terapisė e pėrdorin analizėn e ėndrrave tė klientit, por interpretimi frojdian dallon nė atė qė ka prirjen pėr tė gjetur kuptime seksuale.
    Lapsuset. Paraprakset ose lapsuset quhen shpesh lapsuse frojdiane. Frojdi mendonte se ato janė elemente qė tė tė ēojnė tek konfliktet e pavetėdijes. Frojdi ishte i interesuar nė shakatė qė tregonin klientėt e tij. Nė fakt, Frojdi mendonte se thuajse ēdo gjė nėnkuptonte diēka nė thuajse ēdo kohė – rėnia e njė numri gabim, marrja e njė kthese tė gabuar, keqshqiptimi i njė fjale, ishin objekte serioze tė studimit tė Frojdit. Gjithsesi, ai vetė reagoi ndaj pyetjes sė studentit se ēfarė simbolizonte puroja qė tymoste gjithnjė, duke iu pėrgjigjur “ndonjėherė puroja ėshtė thjesht puro.” Kėshtu tė jetė vallė?
    Frojdianėt e tjerė krijuan interes nė testet projektive si Rorschachu ose testet e njollave tė bojės. Teoria pas kėtyre testeve ėshtė se kur stimuli ėshtė i vagėt, klienti e plotėson atė me temat e veta tė pavetėdijshme. Sėrish, kėto shėrbejnė pėr t’i dhėnė elemente terapistit.
    Transferencs, katharsis, dhe insight
    Transferenca shfaqet kur klienti projekton ndjenjat qė i takojnė njerėzve tė tjerė tek terapisti. Frojdi besonte se transferenca ishte e nevojshme nė terapi pėr tė sjellė emocionet e shtypura qė e kanė rėnduar klientin pėr shumė kohė, nė sipėrfaqe. Ju s’mund tė ndjeheni vėrtet i zemėruar pėr shembull pa patur njė person real pėr t’u zemėruar. Marrėdhėnia mes klientit dhe terapistit, nė dallim nga ajo qė besohet, ėshtė shumė e ngushtė nė terapinė frojdiane, edhe pse kuptohet qė s’duhet tė dalė jashtė kontrollit.
    Katharsis ėshtė shpėrthimi i papritur dhe dramatik i emocioneve qė ndodh kur trauma del nė sipėrfaqe. Prandaj gjendet edhe pakoja me shami letre poshtė tavolinės.
    Insight-i ėshtė ndėrgjegjėsimi pėr burimin e emocionit, pėr ngjarjen traumatike. Pjesa mė e madhe e terapisė kompletohet kur pėrjetohen katharsis dhe insight. Ajo qė duhej tė kishte ndodhur vite mė pare – por qė ju ishit tė vegjėl pėr ta pėrballuar ose nėn presione tė ndryshme konfliktuale – ka ndodhur tani, dhe ju jeni pranė tė qenit njė person mė i lumtur.
    Frojdi tha se qėllimi i terapisė ishte i thjeshtė “tė kthente pavetėdijen nė vetėdije”.
    ________________________________________

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    19
    Diskutim
    E vetmja gjė mė e pėrhapur se admirimi i verbėr pėr Frojdin duket se ėshtė urrejtja e verbėr pėr tė. Sigurisht, qėndrimi i duhur qėndron diku nga mesi. Le tė shohim disa nga gabimet e dukshme nė teorinė e tij.
    Pjesa mė pak e pranuar e teorisė sė Frojdit ėshtė kompleksi i Edipit dhe idetė e ankthit tė tredhjes dhe zilisė sė penisit. Cili ėshtė realiteti pas kėtyre koncepteve? Ėshtė e vėrtetė se disa fėmijė janė shumė tė lidhur me prindin e seksit tė kundėrt dhe shumė kompetitivė me prindin e tė njėjtit seks. Ėshtė e vėrtetė se disa djem shqetėsohen pėr dallimet midis djemve dhe vajzave dhe kanė frikė se mos dikush do t’u presė penisin. Ėshtė e vėrtetė se disa vajza janė tė shqetėsuara apo dėshirojnė tė kenė njė penis. Dhe ėshtė e vėrtetė se disa nga kėta fėmijė i ruajnė kėto afeksione, frikėra dhe dėshira deri nė moshėn e rritur.
    Pjesa mė e madhe e teoricienėve tė personalitetit, gjithsesi, i shohin kėta shembuj si raste nėpėr tė, mė shumė sesa universale, pėrjashtime mė shumė sesa rregulla. Ato ndodhin nė familje qė nuk funksionojnė aq mire saē duhet, ku prindėrit janė tė palumtur me njėri-tjetrin, pėrdorin fėmijėt kundėr njėri-tjetrit. Ato ndodhin nė familje ku prindėrit denigrojnė vajzat pėr mungesėn e tyre tė penisit apo flasin pėr prerje penisi tek djemtė e pabindur. Ato ndodhin veēantėrisht nė lagjet ku nuk qarkullon as informacioni mė i thjeshtė pėr seksin, dhe fėmijėt mėsojnė ide tė gabuara nga fėmijė tė tjerė.
    Nėse ne e shohim krizėn e Edipit, ankthin e tredhjes dhe zilinė e penisit nė njė kėndvėshtrim mė metaforik dhe mė pak tė drejtpėrdrejtė, ato janė koncepte tė dobishme: ne i duam nėnat dhe baballarėt tanė, por edhe jemi nė garė me ta. Fėmijėt ndoshta i mėsojnė sjelljet standarde heteroseksuale duke imituar prindin e tė njėjtit seks dhe duke e pare tek prindi i seksit tė kundėrt. Nė njė shoqėri tė dominuar nga meshkujt, tė kesh penis – tė jesh mashkull – ėshtė mė mire se tė mos kesh dhe humbja e statusit si mashkull ėshtė e frikshme. Tė duash privilegjet e tė qenurit mashkull, pėrveē organit mashkullor, ėshtė njė gjė e arsyeshme pėr t’u pritur nga femrat me aspirate. Por Frojdi nuk kishte parasysh qė ne t’i shihnim kėto koncepte nė mėnyrė metaforike. Megjithatė, disa nga dishepujt e tij kėshtu bėnė.
    Seksualiteti
    Njė kritikė mė e pėrgjithshme e teorisė sė Frojdit bėhet nė drejtim tė theksit mbi seksualitetin. Ēdo gjė, si e mire edhe e keqe, duket se rrjedh nga shprehja apo shtypja e impulsit seksual. Shumė njerėz vėnė nė dyshim nėse ka apo jo forca tė tjera qė veprojnė. Frojdi vetė, mė vonė shtoi edhe instiktin e vdekjes, qė tregoi se ishte njė ide tjetėr jo aq e pėrqafuar.
    Sė pari mė lejoni tė theksoj se nė fakt, shumė nga aktivitetet tona nė njėfarė mėnyre janė tė motivuara nga seksi. Nėse e shihni me kujdes shoqėrinė tone moderne, do tė shihni qė shumica e reklamave pėrdorin imazhe seksuale, qė filmat dhe programet televizive nuk shiten nėse nuk pėrfshijnė stimuj tė tillė, dhe se industria e modės ėshtė e bazuar nė lojėn e vazhdueshme seksuale tė “kukamsheftit” dhe se ne tė gjithė e kalojmė pjesėn mė tė madhe tė ditės duke luajtur “lojėn e ēiftimit”. Megjithatė ne nuk mendojmė se e gjithė jeta ėshtė seksuale.
    Por theksi i Frojdit mbi seksualitetin nuk ishte i bazuar nė sasinė e madhe tė seksualitetit tė dukshėm nė shoqėrinė e tij – ai bazohej nė shmangien e fortė nga seksualiteti, sidomos nė klasat e mesme dhe tė larta, dhe sidomos nė radhėt e grave. Por ne harrojmė kollaj qė bota ka ndryshuar mjaft nė 100 vjetėt e fundit. Ne harrojmė se mjekėt dhe priftėrinjtė rekomandonin njė ndėshkim tė forte pėr masturbimin, qė fjala “kėmbė” ishte njė fjalė e pisėt, qė njė grua e cila kishte dėshira seksuale konsiderohej automatikisht si njė prostitutė e mundshme dhe se njė nuse e re befasohej nga ngjarjet e natės sė parė tė martesės dhe i binin tė fikėt kur e mendonte.
    Ėshtė meritė e Frojdit qė arriti tė dilte mbi qėndrimet e kulturės sė tij pėr seksin. Edhe mentori i tij Breuer dhe i shkėlqyeri Charcot nuk e kuptonin plotėsisht natyrėn seksuale tė problemeve tė klientėve tė tij. Gabimi i Frojdit ishte fakti qė e pėrgjithėsoi shumė dhe qė nuk mori parasysh ndryshimet nė kulturė. Ėshtė ironik fakti qė shumė nga ndryshimet kulturore nė qėndrimet seksuale i dedikohen nė fakt veprės sė Frojdit!

    Pavetėdija
    Njė koncept i fundit qė kritikohet shpesh ėshtė pavetėdija. Nuk argumentohet nė lidhje me faktin nėse ajo ndikon nė disa nga sjelljet tona, por nė lidhje me atė se sa ndikon dhe ēfarė natyre ka kafsha brenda nesh.
    Bihejvioristėt, humanistėt dhe ekzistencialistėt besojnė tė gjithė se (a) motivimet dhe problemet qė mund t’i atribuoheshin pavetėdijes janė shumė mė pak nga ē’mendonte Frojdi dhe (b) pavetėdija nuk ėshtė motori mė i fuqishėm i aktivitetit tone. Shumė psikologė sot e shohin pavetėdijen si gjithēka pėr tė cilėn ne s’kemi nevojė apo qė s’duam ta shohim. Disa teoricienė nuk e pėrdorin aspak kėtė koncept.
    Nga ana tjetėr, tė paktėn njė teoricien, si Karl Jung, propozoi njė pavetėdije para sė cilės pavetėdija e Frojdit duket e papėrfshillshme! Por do t’i lėmė kėto pėr kapitujt e ardhshėm.
    Aspekte pozitive
    Njerėzit kanė prirjen e pafatė qė pėr njė plesht tė djegin tė gjithė jorganin. Nėse s’bien dakord me idenė a, b dhe c, nxjerrin si pėrfundim se edhe x, y dhe z janė tė gabuara. Por Frojdi na dha shumė ide tė mira, kaq tė mira saqė janė pėrfshirė nė mjaft teori tė tjera, aq sa ne harrojmė t’ia dimė atij pėr nder.
    Sė pari, Frojdi na bėri tė ditura dy forca tė fuqishme dhe kėrkesat e tyre tek ne. Dikur pas nė kohė, kur ēdokush besonte se njerėzit ishin kryesisht racionalė, ai tregoi sesa shumė sjellja jonė ishte produkt i biologjisė. Atėherė kur kushdo i shihte njerėzit si veēmas tė pėrgjegjshėm pėr veprimet e tyre, ai tregoi impaktin e shoqėrisė. Kur secili i shihte burrin dhe gruan nė role tė pėrcaktuara nga natyra ose Zoti, ai tregoi sesa shumė vareshin rolet nga dinamika e familjes. Idi dhe superego – shfaqjet psikike tė biologjisė dhe shoqėrisė – do tė jenė gjithnjė me ne, nė njė formė ose nė njė tjetėr.
    Sė dyti ėshtė teoria bazė, duke u kthyer pas tek Breuer, e simptomave tė caktuara neurotike tė shkaktuara nga traumat psikologjike. Edhe pse pjesa mė e madhe e teoricienėve nuk besonin mė se tė gjitha neurozat mund tė shpjegohen, apo se ishte e nevojshme tė ēliroje traumėn pėr t’u bėrė mė mirė, tani ėshtė kthyer nė njė besim tė pėrhapur se fėmijėria e mbushur me neglizhim, abuzim dhe tragjedi priret tė formojė njė tė rritur tė palumtur.
    Sė treti ėshtė ideja e mbrojtjeve tė egos. Edhe nėse s’ju pėlqen ideja e Frojdit pėr pavetėdijen, ėshtė e qartė se ne vazhdimisht pėrfshihemi nė manipulime tė vogla tė realitetit dhe tė kujtimeve tona mbi atė realitet pėr t’i pėrshtatur ato me nevojat tona, sidomos kur kėto nevoja janė tė forta. Unė do tė sugjeroja qė tė mėsoni t’i njihni kėto mbrojtje: do tė zbuloni se kur u vini emra kjo ju ndihmon t’i vini re tek vetja dhe tek tė tjerėt.
    Sė fundi, forma bazė e terapisė duket se ėshtė ndėrtuar gjerėsisht prej Frojdit. Pėrveē disa terapive bihejvioriste, shumė terapi tė tjera janė njė “kurė e tė folurit” dhe ende pėrfshijnė atmosferėn e relaksuar fizike dhe shoqėrore. Dhe edhe pse teoricienėt e tjerė nuk shqetėsohen pėr idenė e transferenceės, natyra tepėr personale e marrėdhėnies terapeutike shpesh shihet si me rėndėsi pėr tė arritur suksesin.
    Disa nga idetė e Frojdit janė tė lidhura qartė me kulturėn dhe epokėn e tij. Ide tė tjera nuk janė tė testueshme kollaj. Disa mund tė jenė ēėshtje tė lidhura me personalitetin dhe pėrvojat e vetė Frojdit. Por Frojdi ishte njė vėzhgues i shkėlqyer i kushteve njerėzore dhe mjaft nga ajo ēka tha, ka vlerėn e vet edhe sot dhe do tė jetė pjesė e teksteve tė personalitetit edhe pėr vitet qė do tė vijnė. Edhe kur teoricienėt dolėn me ide krejt tė ndryshme mbi mėnyrėn se si funksionojmė, nė fakt ata i krahasojnė idetė e tyre me ato tė Frojdit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Frojdjan

    Ishin ditė e rinisė relative, kur unė dhe nipi im Lexuam kompletin e Frojdit. I thash: "nipash tė pėrlqeu Frojdi"? Ai mu pėrgjigj: "pa qenė jahudi nuk mundėsh tė jesh Frojd." Pėrshėndes "Lediooo"-nė. Unė mendoi, se deri sa tė del njė Frojd i ri, Frojdi ėshtė numėr njė! Ishalla del ndonjė Frojd nga kombi shqiptar (ėshtė vullnet i imi).
    Ne jemi tetė familje, nga njė nėn dhe nga njė baba, shtatė familje janė terėsisht tė sulmuara nga problemet e ndryshme, e ndoshta tė atakuara nga politika, e sidomos nga ajo ditorja. Ndėrsa, familja ime tetė anėtarshe, e unė si kryefamiljar gjithmon e lus Zotin qe mos tė na prishė Zoti harmoninė dhe rehatin qe posedojmė, por ta mbajė nė kėtė nivel. Pėr mua dhe fėmijtė e mijė qe janė tė martuar familja ėshtė e shenjtė.
    Kisha me pasė fat tė madhė qe shtatė familjet e prindėrve tė mijė tė jenė nė gjendjen e familjes sime. Ndėrsa, familja e ime nė lėkuren e tyre. Mė mirė shtatė familje pozitive, e njė e kundėrt.
    Me kėtė dua tė themė; Frojdi nuk ka pasė mundėsi qė tė saktėsoi saktė sa njerėz, apo sa familje kanė ra nėn ndikimin e fenomeneve teorike tė tij. Andaj besoi se gabim ėshtė konkluza; "se Frojdi ka qenė i pėrgjithėsuar". Vetėm nė trevėn ku unė jetoi, janė bėrė tri vrasje nga ana e gruas duke i ndihmuar djet. Ky fenomen i takon teorisė Edipjane. Shumė mirė pohuat se Mediat e bėjnė tė vetė. Por, bėjė pyetje ēfarė bėhet prapa skenave tė kėtyre media. Nuk ėshtė vėshtirė tė konkludohet.

  7. #7
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anėtarėsuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734

    Zigmund Frojd



    Sigmund Freud

    born Sigismund Schlomo Freud (May 6, 1856 – September 23, 1939), was a Jewish-Austrian neurologist who founded the psychoanalytic school of psychiatry.[1] Freud is best known for his theories of the unconscious mind and the defense mechanism of repression and for creating the clinical practice of psychoanalysis for treating psychopathology through dialogue between a patient (technically referred to as an "analysand") and a psychoanalyst. Freud is also renowned for his redefinition of sexual desire as the primary motivational energy of human life, as well as his therapeutic techniques, including the use of free association, his theory of transference in the therapeutic relationship, and the interpretation of dreams as sources of insight into unconscious desires. He was also an early neurological researcher into cerebral palsy. Freud was also a prolific essayist, drawing on psychoanalysis to contribute to the history, interpretation and critique of culture.

    While some of Freud's ideas have fallen out of favor or have been modified by Neo-Freudians, and modern advances in the field of psychology have shown flaws in some of his theories, Freud's work remains seminal in humans' quest for self-understanding, especially in the history of clinical approaches. In academia, his ideas continue to influence the humanities and social sciences. He is considered one of the most prominent thinkers of the first half of the 20th century, in terms of originality and intellectual influence.
    Burimi: wikipedia

    Me duket mjaft interesante dhe e jashtezakonshme puna e bere te tij,dhe do doja te flisnim per cdo gje qe ka te bej me te.


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Sigmund Freud

    Anna Frojd, lesbikja e babait tė teorisė sė seksualitetit

    Pėrgatiti: Blerta Hyska.

    Ajo ishte nxėnėsja, konfidentja, trashėgimtarja, dhe sė pari, vajza e tij. Anna Frojd, psikanaliste si i ati, donte gratė, gjė qė babai i saj gjeni, nuk pranoi ta kuptojė.



    Sigmund Frojdi pati gjashtė fėmijė. Ai ishte 39 vjeē kur lindi e fundit, Anna, nė vitin 1895. Bija ime e vetme e dashur, i shkruan i ati, qė kishte tri vajza. Pa folur pėr tė katėrtėn, psikanalizėn, e cila, thotė ai, ka tė njėjtėn moshė me Annėn. Ato kanė filluar tė belbėzojnė sė bashku. Ishte koha, shkruan Elisabeth Roudinesco, ku Frojdi analizonte dishepujt e tij, bashkėshortet dhe partneret e tyre, miqtė e tyre, tė dashurit e tyre. Tė gjithė analizonin tė gjithė, divani ishte nė qendėr tė botės.

    Edhe pse, si njėra dhe tjetra, i “kanė shkaktuar njėlloj probleme”, psikanaliza kishte qenė mė e dėshiruar se Anna, sė cilės iu desh tė luftonte kundėr dy grave tė tjera tė shtėpisė, gruas dhe kunatės, por edhe kundėr dy motrave mė tė mėdha, Sophie dhe Matilde. Pėr tė fituar, ajo bėri njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme: qėndroi nė vatrėn familjare dhe u bė psikanaliste. Kolege dhe paciente: i ati e shtrin nė divanin e analizės qė nė vitin 1918. Kura zgjati 4 vjet, rifilloi mė vonė, pėr njė vit tjetėr. Mė vonė, Anna do t’i kėrkojė shumė shpesh tė atit orė shtese analize.

    Marrėdhėniet e tyre bėhen shumė shpejt tė ngushta. Nė letrat dėrguar tė atit, sidomos gjatė pushimeve tė verės (periudhat e vetme kur ata ndaheshin), mėsojmė se Anna nuk do tė donte tė rifillonte praktikat e saj vetmitare, mėsojmė se kishte dhimbje gjatė ciklit menstrual. Kurse ai shqetėsohet pėr shėndetin e tij, sa edhe pėr tė sajin, ajo kėrkon tė shėndoshet, dhe i tregon me detaje pėrparimet e saj, pėr vite me radhė. Tani jam shėndoshur shumė, shkruan ajo gjithė krenari nė vitin 1920.

    Por ja si mėrzitet themeluesi i psikanalizės. Ai qė ka kaluar pėrtej mumies qesharake tė moralit tė para luftės (Cvajg), ai qė ka zbuluar tė pandėrgjegjshmen, ai qė vendosi theksin te roli themelor i seksualitetit, ai nuk do tė kuptojė qė e bija pėlqen vajzat. Ajo e lė tė kuptohet, kur e motra martohet me Maksin, duke i shkruar tė atit: Jam krejt indiferente ndaj Maksit. Kjo martesė nuk mė pėlqen, por sigurisht nuk jam xheloze pėr tė (Maksin).

    Kur ajo shikon ėndrra domethėnėse, nuk ia tregon… Ai mendon se ajo i druhet dėshirės sė burrave, se e zmbraps atė. Ai e qetėson: Fėmijė, ti largoheshe nga disa gjėra prej tė cilave njė vajzė e rritur nuk ka pse tė ketė frikė (1913). Nė mes tė kėshillave gjysmė prindėrore gjysmė mjekėsore (Mos rri pėr shumė kohė nė ujė, mos u fut shumė shpesh, as kur ėshtė freskėt. Kjo tė bėn anemike. Mos shėtit vetėm nė rrugėt e gjata), ai i ndėrfut disa mendime pėr ta bėrė tė buzėqeshė: E di nga burime tė sigurta se dr. Jones ka qėllime serioze pėr ty. Ti nuk duhet ta shmangėsh, por tė pranosh qetėsisht drejtimin e tij dhe iniciativat e tij, tė jesh sa mė e lirshme, tė qėndrosh nė nivelin e barazisė dhe miqėsisė me tė, ashtu siē ndodh nė Angli, shmang qėndrimin vetėm me tė, nė mėnyrė qė ai tė (mos) bėjė ndonjė hap vendimtar. Babai ėshtė si njė nėnė pėr tė.

    Ēift i ēuditshėm, gjithsesi. Ai i shpjegon Ubertragung, transfertėn. Ajo merr pjesė nė diskutimet mes Rank, Adler dhe Frojdit, tė mėrkurėn. Si mund tė duash njė tjetėr mė pas, kur njė burrė i tillė ju ka nderuar me mendimin e tij? pyet njė analiste…Ata arrijnė tė kenė tė njėjtat mani gjuhėsore. Fiksimin pėr ndajfoljet, pėr shembull, ajo: Ėndrrat e mia po bėhen tmerrėsisht tė dhimbshme, Kam marrėdhėnie gjigantėrisht tė mira, me tė gjithė. Ai: Banjat janė admirueshmėrisht tė kėndshme.

    Ajo shikon nė ėndėrr sikur ėshtė e verbėr – ndėrsa ėshtė ai qė nuk sheh. Ndonjėherė letrat e tyre shkėmbehen rrugės. Ai u pėrgjigjet pyetjeve tė saj para se ajo t’ia bėjė, dhe i tregon pėr shqetėsimet dhe zhgėnjimet e tij. Jemi mė 1 shtator dhe nuk kanė dalė akoma kėrpudhat (vit pas viti, do tė dimė gjithēka pėr daljen e kėrpudhave). Njė ditė tė bukur, ajo heq dorė nga martesa, ndėrsa Frojdi ka qėndruar i qashtėr qė kur ka lindur ajo.

    Psikanaliste, specialiste e fėmijėve, ajo e konsideron homoseksualitetin si sėmundje. Pra, do tė jetė sėmundja qė do tė marroset pėr Dorothy Burlingham, njė amerikane fėmijėt e sė cilės ajo i kuron. Pasioni ėshtė reciprok, intimiteti i pamohueshėm, e gjithė kjo nėn hundėn e tė atit, qė shpesh shėtit me ato tė dyja. Kur udhėtojnė, ajo fle nė tė njėjtėn dhomė me Dorothy, dhe i flet Frojdit pėr kėtė. Madje i tregon: I dhashė disa tekste qė kam shkruar kohėt e fundit, ajo po i mėson pėrmendėsh, Kjo nuk ka kuptim, shton ajo. Baba e bijė janė aq tė lidhur, sa qė ai shqetėsohet po aq sa gėzohet.

    Sapo ndahen, i shkruajnė njėri – tjetrit. Ajo ėshtė e ngazėllyer, tepėr simpatike, e drejtpėrdrejtė, spirituale, inteligjente. Ajo ankohet se nuk ka marrė shumė letra, planifikon tė korruptojė postierin pėr tė marrė mė shumė (1922), Kujdesu qė pacientėt mos tė tė shqetėsojnė shumė. Lėri gratė e milionerėve tė ēmenden tė qeta, se mos kanė ndonjė gjė tjetėr pėr tė bėrė. Dhe ai, me tė njėjtin ton zbavitės: Shėtitje e kėndshme nėpėr qytet, nė stacion, pėr tė shijuar mjerimin e udhėtarėve. Ata flasin shumė pak pėr teoritė.

    Ajo e pyet nė vitin 1920: Kam kėtu njė artikull tė Pierce Clarck pėr neurozat e shkaktuara nga detyrimi. Ėshtė njė absurditet, apo jam unė qė nuk kuptoj? Frojd i pėrgjigjet: Ke tė drejtė, ėshtė njė tekst krejtėsisht idiot. Shumė letra pėr turizėm, pėr projekte, histori vizash, shėndeti, udhėtimesh. Njeriu i madh i flet hapur: Popullariteti im nė Angli dhe nė Amerikė po rritet edhe mė shumė.

    Nė vitin 1923, pas udhėtimit tė pėrbashkėt nė Romė, shumė i rėndėsishėm pėr tė dy, Frojdi mėson qė sėmundja nė nofull ėshtė kancer, shto edhe problemet kardiake. Tumori pėrparon. Operacione, proteza…Anna vendos tė mos largohet mė nga shtėpia atėrore, dhe pėrfaqėson Frojdin nėpėr aktivitete. Nuk ka mė letra, me pėrjashtim tė njė periudhe udhėtimi: Anna, e dėrrmuar, shkon nė Itali pėr tė marrė veten nė shoqėrinė e Dorothy, me tė cilėn, ajo ka shoqėrinė mė tė kėndshme dhe mė tė pastėr.

    Nė vitin 1927, e joshur nga njė grua tjetėr, Eva Rosenfeld, ajo hap me Dorothy dhe me atė njė shkollė pėr fėmijėt nė kurim – por e dėrgon Dorothy nė divanin e tė atit. Mish-mash i vėrtetė! Dorothy vendoset nė tė njėjtėn banesė me Frojdėt, ajo ka njė linjė telefoni direkt me Anėn. Kur mė sė fundi iu mbush mendja nga Jones dhe Marie Bonaparte se nazistėt donin kokat e hebrejve, Frojdi u nis pėr nė Londėr (1938), Anna do ta ndjekė, dhe Dorothy gjithashtu. Ata tė dy kujdesen pėr fėmijėt e Dorothy dhe krijojnė njė qendėr kėrkimi terapeutike dhe klinike – e bazuar mbi teoritė frojdiane, kundėr rrymės dominuese nė Angli, ajo e Melanie Kelin. Njė nga djemtė e Dorothy do tė analizohet nga Anna pėr rreth 45 vjet, deri nė vitin 1969.

    Frojdi po pėrgatitet tė vdesė, ai refuzon analgjezikėt, pėr tė ruajtur kthjelltėsinė e tė menduarit. E bija ėshtė me tė. Nė fund tė agonisė, Anna e ka humbur plotėsisht gjumin dhe i shfaq tė atit njė fytyrė rrėzėllitėse. Frojdi nuk e falenderon kurrė. Gjėrat janė siē duhet tė jenė. Anna sakrifikohet, Frojdi e pranon sakrificėn.

    Pas vdekjes, Anna do tė trashėgojė gjithēka nga i ati, arkivat, biografitė… Ajo vdiq mė 9 tetor 1982 – nė kohėn e kėrpudhave.



    *Sipas Le nouvel observateur.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ghlight=frojdi
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Sigmund Freud

    Sigmund Freud u edukua nga Djaj fin por qe nuk ia treguan te gjitha dhe qe e kane pranuar deshtimin e tyre para Hyjit apo atij qe kujdeset per zotin.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2016
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    2

    Pėr: Sigmund Freud

    Kur qau nicja

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Sigmund Freud

    Suksesi do te tregoje efikasitetin e secilit lloj te perpjekjeve ,po per raste te tilla te perziera eshte e veshtire te vendosen rregulla te pergjithshme!
    Faqja 63.....nga FROJD.
    Tung!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Sigmund Freud

    ..Frojdi ka qene nje hero negativ apo humbes i madh i botes se mendimit! ai nuk e pranon gjetjen asnjehere ne fund te mendimit te tij dhe perdor shkallezimin negativ apo studimin e qenieve inferiore, negerve, per te vertetuar disa nga gjysem te vertetat e tij sic eshte fjala vjen simboli i penisit qe perkunder vendimit te tij nuk ka karakter negativ dhe ky simbol nuk ndalet tek penisi si tregues i vetvetes, por vullneti, deshira por edhe habia apo femra jane produkte te aktivitetit te penisit apo mashkullit apo burrit te dheut apo te fortit!

Tema tė Ngjashme

  1. 150 vjet nga lindja e Frojdit
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 13:04
  2. Grushti i Shtetit ne Kili 1973 - Fakte dhe mithe
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 20:25
  3. Perse ndodhi grushti i shtetit ne Kili 1973.
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •