Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni dakort me ndertimin e varrezave greke?!

Votues
112. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • JO

    86 76.79%
  • PO

    20 17.86%
  • Abstenoj

    1 0.89%
  • Nuk e di

    5 4.46%
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 119 prej 119
  1. #101
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nje hap i mire per forcimin e marredhenieve midis Shqiperise dhe Greqise.Mendoj se duhet te pasohet edhe me monumente te tjera si ne Korce ,Berat etj.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Problemi nuk qendron ne ndertimin e dy varrezave.Ne çdo vend te botes ushtari i vdekur nuk kerkon asgje perveç nje pllake te thjeshte.
    Greqia perdor shume mire rolin e saj si anetare e BE.
    Ne si shqiptare eshte mire te mesohemi me faktin qe rruga jone per ne BE e NATO kalon nga Athina.Jemi koke e kembe te varur nga greku.Eshte e hidhur,eshte absurditet qe ne 2008 nacionalizmi i semure i zen vend frymes miqesore dhe bashkepunimit qe duhet te ekzistoje midis vendeve fqinje.Por fatkeqesisht ky eshte realiteti.

    Ushtria italiane humbi 13.000 ushtare gjate luftes italo-greke.Pa buje erdhi,mori eshtrat e ushtareve te saj dhe i dha nderin qe meritojne ne token e vet.
    Politika shqiptare duhet te jete me transparente,duhet te informoje.E jo ta marrim lajmin nga mediat greke,pasi eshte nenshkruar marreveshja.
    Nuk jam dakord per ndertimin e varrezave,por nese kjo eshte sakrifice per te ardhmen tone,me keqardhje e pranoj.
    Por Greqia nuk do te ndalet me kaq.
    Shkollat ne gjuhe greke,pretendimet per jugun e Shqiperise,varrezat per ushtaret e rene para 60 vjetesh.
    Te gjitha keto nuk jane rastesi,ne nje kontest unilateral.Vetem Greqia pretendon,vetem ajo don.Ne si fukarenj duhet te ulim koken.Kjo nuk eshte e drejte.
    Politika jone duhet te kerkoje me shume nga Greqia,te kerkoje me shume per 600.000 shqiptaret qe jetojne e punojne ne Greqi.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #103
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Varrezat e ushtarëve, Greqia kërkon 4, Shqipëria firmos për dy

    Popullsia çame: Të nderohen viktimat e gjenocidit grek


    Tirana dhe Athina kanë arritur më në fund një marrëveshje për çështjen e shumëpërfolur të varrezave të ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin shqiptar. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, do të ketë dy memorialë nderimi: një në Gjirokastër dhe një në Këlcyrë, ndërkohë që Greqia ka kërkuar katër të tilla, njëra nga të cilat duhej të ndërtohej në Korçë. Negociatat janë mbyllur ditën e 19 nëntorit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, ku të dyja palët kanë firmosur një marrëveshje në nivel ekspertësh, e cila parashikon që ushtarët grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë luftimeve me armatën e Musolinit, duhet të varrosen në memorialët përkatës në Gjirokastër dhe Këlcyrë. Vetëm ditën e djeshme, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka bërë publike arritjen e marrëveshjes, pikërisht pas deklaratës së shefes së diplomacisë helene, Dora Bakojanis, në Athinë. Ministrja e Jashtme e Greqisë, theksoi se "është arritur një marrëveshje për krijimin e dy varrezave në Shqipëri për ushtarët grekë, që u vranë gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Këto memorialë, janë një çështje me një rëndësi humanitare dhe emocionale për të gjithë popullin grek, i cili e mban atë periudhë ende të gjallë në kujtesën e tij, një periudhë simbolike, kur luftuam për lirinë tonë". Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis, ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për zgjidhjen e suksesshme të kësaj çështjeje të një rëndësie afatgjatë. Siç mësohet, të ngarkuar me këtë çështje kanë qenë disa nga drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Jashtme greke, si zv/ministri Teodoros Kasimis, kreu i grupit negociator, ambasadori Elefteros Angelopolos, ambasadori Dimosthenis Stoidis etj. Gjithashtu, edhe Ministria e Jashtme shqiptare, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur. Në një deklaratë për shtyp, bëhet e ditur se "Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se siglimi i kësaj marrëveshjeje do t`i kontribuojë thellimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike". Sipas marrëveshjes, palët do të ngarkojnë ekspertë të mjekësisë ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të nxirren nga gërmimet. Komisionet, me një numër të barabartë anëtarësh nga të dyja palët, do të kenë në përbërjen e tyre ekspertëve të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave, por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët. Varrezat do të administrohen nga Kisha Ortodokse Shqiptare, por vetëm në aspektin humanitar të tyre.

    Negociatat

    Bisedimet mes dy vendeve kanë nisur që në vitin 2005, kur qeveria konservatore e Kostas Karamanlis, i ka ngritur çështjen e varrezave të ushtarëve, aleatit të tij shqiptar, Sali Berisha, sapo ai fitoi zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut të atij viti. Por, kreu i qeverisë shqiptare e ka shtyrë këtë çështje, duke rrezikuar edhe "ngrirjen" e marrëdhënieve dypalëshe me Athinën. Në pranverën e vitit 2006, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Meimerakis, anuloi vizitën e parashikuar në Tiranë. Ndërkaq, çështja u rihap në vjeshtën e po atij viti, kur të dy ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve u takuan në samitin e vendeve të Evropës Juglindore. Pas acarimit, Tirana zyrtare dhe Athina nisën një maratonë frenetike negociatash, të cilat u zhvilluan në kuadrin e diplomacisë "nëntokësore", pra pa u bërë publike. Siç mësohet nga burime të Ministrisë së Jashtme shqiptare, këto bisedime, që kanë zgjatur disa vite, kanë qenë mjaft të vështira, si pasojë e kërkesave "maksimale" të palës greke, ngaqë delegacioni i Athinës ka kërkuar që varrezat greke në Shqipëri të kapin numrin katër, duke përfshirë edhe një memorial në qytetin e Korçës. Por Tirana nuk e ka pranuar, duke arritur në një zgjidhje të mesme, ku do të shtohen varret, por jo numri i memorialëve. Tani, marrëveshja e firmosur duhet të miratohet nga dy qeveritë përkatëse.




    Milo: Marrëveshja, racionale dhe normale


    Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo, ka komentuar dje, për "Shqip", marrëveshjen e arritur midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke, lidhur me vendprehjen e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Gjatë një prononcimi të shkurtër, Milo e vlerëson këtë marrëveshje si racionale dhe normale, në përputhje me qëndrimet humanitare që qeveria shqiptare ka mbajtur në raport edhe me pjesëmarrësit e tjerë të vendeve ndërluftuese në Luftën e Dytë Botërore. Sipas ish-ministrit të Jashtëm, kemi një marrëveshje që është e respektueshme, duke pasur parasysh edhe thashethemet e shumta që u bënë dhe u komentuan gjatë kohëve të fundit. Për Milon, një përmendore për të rënët në luftë është normale. "Kemi përmendore dhe varreza të ushtarëve gjermanë, britanikë, dhe s‘ka pse të mos kemi dhe përmendore të të rënëve nga vendi fqinj është më se normale", ka theksuar Milo, por ka shtuar se ngritja e këtyre varrezave duhet të bëhet në përmasat në të cilën është arritur marrëveshja.


    Memorialët

    Kërkesa ndaj Ministrisë së Jashtme shqiptare


    Popullsia çame: Të nderohen viktimat e gjenocidit


    Përfaqësuesit politikë dhe shoqëror të popullsisë që u masakrua dhe dëbua vendbanimet e tyre në krahinën e Çamërisë nga qeveria greke, e drejtuar nga Napolon Zerva, i kanë bërë thirrje Tiranës zyrtare që të kërkojë nga Athina ngritjen e memorialëve në nderim të viktimave të gjenocidit ndaj popullsisë çame. Me anë të një kërkese zyrtare, Partia për Drejtësi dhe Integrim, si dhe shoqata "Çamëria", në fund të shtatorit, i kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Jashtme, ku kërkohet që, nëpërmjet rrugëve diplomatike, të arrihet ngritja e një varreze përkujtimore pranë urës së lumit Kalama, në Greqi, ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë gjatë gjenocidit mbi popullatën çame. Popullsia çame kërkoi në mënyrë zyrtare që qeveria "Berisha" t‘i paraqes palës greke në mënyrë zyrtare dy nga pikat e kërkuara nga çamët, ku njëra është ndërtimi i një lapidari në Paramithi të Greqisë dhe ndërtimin e një varreze përkujtimore për çamët, që u vranë gjatë gjenocidit. Shoqëria "Çamëria", Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, në letrën drejtuar Ministrisë sonë të Jashtme, shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme. "Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata", citohet në letrën drejtuar Ministrisë së Jashtme. Duke kërkuar një bashkëpunim mes palëve, në letër theksohet se Shoqëria "Çamëria", Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendimdhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato.

    gazeta-shqip.com
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une e pershendes vendimin e kryeministrit pasi ndryshe nga "nacionalistet e rruges shqiptare" qe u pelqen te flasin plot pathos per gjera qe nuk i kuptojne, ai e ka te qarte qe bashkepunimi i ngushte me fqinjin jugor eshte ne interesin e te dy vendeve, eshte ne interesin e rajonit dhe mbare shqiptareve ne rajon. Shembulli me i mire i ketij bashkepunimi gjithmone ne rritje eshte financimi nga bankat greke i projektit me te madh ne historine e shtetit modern shqiptar: rrugen Durres-Morine.

    Ironia me e madhe e temave te tilla eshte se ata qe jane duke perfituar me shume se kushdo nga investimet greke ne Shqiperi (Shqiperia e Veriut dhe Kosova qe do te kene nje dalje ne portet shqiptare dhe portin e Selanikut) jane ata qe jane kunder akteve te tilla te reciprocitetit human midis dy qeverive.

    Albo
    :

    o zoti albo po qeverria Greke ka bere ndonje hap ne drejtim te permiresimit te marredhenieve dypaleshe? ka bere ndonje gje ne drejtim te permiresimit te kushteve te te gjalleve Shqipetare qe rrojne ketu ne Greqi prej afersisht 20 vjeteve ,qe neve te mendojme per te vdekurit e tyre para 60 e ca viteve ?a e di ti zoti albo qe te gjithe neve qe jetojme ketu ne token greke jemi te huajt me te perbuzur qe akoma jemi te detyruar te paguajme ne menyre te paligjshme shtetin grek me anen e taksave qe juve duhet ti dini fare mire dhe kur vjen koha qe neve te kemi perkrahjen e ligjit ai na jep vec shpulla sepse e dine qe jemi jetime ne kete bote se e dine qe nuk kemi ku te ankohemi se e dine qe qeverria jone eshte nje leve ne duart e tyre ,e di ti albo qe po te jesh shqiptar ketu ligji thote se qe te hapesh nje bisnesin tend duhet te lesh peng per shtetin 70000 euro per garanci e di ti albo qe te jetosh ketu duhet te paguash gati cdo vit ,e di ti qe te jesh me vitet qe kerkon ligji per tu bere shtetas grek duhet te paguash si fillim 1500 euro dhe nuk je i sigurt qe do ta fitosh shtetesine dhe leket qe ke dhene i ke humbur? e di ti se kush i merr (te mos them se i vjedh )sepse nuk te kthehen me mbrapa .une do te thoshja qe te zgjidhen njehere problemet e te gjalleve dhe pastaj le te kthehemi dhe te diskutojme per ato te te vdekurve Greke qe para 60 apo 70 vitesh.pra le ti japim pak vlere vetes si dikur para disa dekadave dhe te mos q..... ne b... per rregullimin e nje rruge ,se rruget e Shqiperise jane shtruar shume here nga fondet qe kane marre hajdutet tane por le te presim sa ti mbushin mire xhepat e tyre dhe pastaj te fillojne te lene edhe ndonje te holle per rregullimin e vendit pra le te mos e shesim veten tone per nje cope therrime .kemi vlere akoma si komb dhe te jesh i sigurt se do te kemi akoma me shume ne te ardhmen .

  5. #105
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    postuar më parë nga Albo

    Une e pershendes vendimin e kryeministrit pasi ndryshe nga "nacionalistet e rruges shqiptare" qe u pelqen te flasin plot pathos per gjera qe nuk i kuptojne, ai e ka te qarte ...
    rrofsh o albo qe na hap site, mendjen ende jo!

    domethene qenka vendim i kriministrit, jo i qeverise ...

    postuesit qe nuk jane dakord me vendimin e kryeministrit qenkan "nacionaliste te rruges" dhe nuk kuptojne ... bemat e saliut!

    ti i kupton dhe nuk servir asgje veç tirada per pseudo-dashamirsine greke ndaj Shqiperise, si edhe rolin e veçante qe i paskan ngarkuar saliut per te perfituar prej asaj dashamirsie ...

    qfare fisnikerie kalorsiake qe i shkon aq shume vendeve malore ...

  6. #106
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une nuk e pershendes vendimin e kryeministrit.

    Meqe tani qe shruajme ne, vendimi per ngrejtjen e varreve eshte mare de facto, do keshilloja:

    - te jete me se shumti monument se sa varre per secilin ushtar.

    - te mos ngrihen monumente pergjate vijes se te ashtuquajturit vorio-epir, por ne, psh them une, Tirane, dmth ne kryeqytet, ashtu sikurse eshte vepruar dhe me ushtaret e rene gjermane e angleze.

    - monumenti te jete i ndertuar ne menyre sa me laike, dmth mos te kete pamje fetare, po ashtu sikurse me te renet angleze e gjermane.


    NDRYSHE simbolika qe do te marrin varret do te jete ne DEM e jo ne te MIRE te marredhenieve te te dy vendeve.

  7. #107
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Une nuk e pershendes vendimin e kryeministrit.

    Meqe tani qe shruajme ne, vendimi per ngrejtjen e varreve eshte mare de facto, do keshilloja:

    - te jete me se shumti monument se sa varre per secilin ushtar.

    - te mos ngrihen monumente pergjate vijes se te ashtuquajturit vorio-epir, por ne, psh them une, Tirane, dmth ne kryeqytet, ashtu sikurse eshte vepruar dhe me ushtaret e rene gjermane e angleze.

    - monumenti te jete i ndertuar ne menyre sa me laike, dmth mos te kete pamje fetare, po ashtu sikurse me te renet angleze e gjermane.


    NDRYSHE simbolika qe do te marrin varret do te jete ne DEM e jo ne te MIRE te marredhenieve te te dy vendeve.
    Ja ke fut kot...Duhet ta ndryshosh nick-un ne terrorist, per shkak te padhembshurise ndaj nje veprimi kaq human dhe domethenes dhe per shkak te ftohtesise shpirterore ndaj te reneve.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    berisha i uli pantallonat me ne fund edhe publikisht se deri dje ishin hamendesime.
    hahah çfare hipokrizie kur thone se varrezat do administrohen nga kisha ortodokse autoqefale e Shqiperise kur dihet boterisht qe jani pederasti e ka kthyer kishen e Nolit ne shtojce te kishes greke.
    E ka thene mire Faik Konica ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE JANE VETE SHQIPTARET.
    sali PLERA e verteton me se miri kete thenie.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Ky eshte provokim per popullsine e atyre zonave qe jane vrare e therur nga greku.Harram ta kene ato komuna ku mendohet te ndertohen keto varreza po i lane.Le ta bejne me referendum.Jo cdo gje varet nga pushti qendror.Une di qe ne gjermani po behen protesta te medha per plehrat qe vijne nga franca dhe pritet ti ndalojne,e njejta gje po ndodh edhe ketu.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #110
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Ky eshte provokim per popullsine e atyre zonave qe jane vrare e therur nga greku.Harram ta kene ato komuna ku mendohet te ndertohen keto varreza po i lane.Le ta bejne me referendum.Jo cdo gje varet nga pushti qendror.Une di qe ne gjermani po behen protesta te medha per plehrat qe vijne nga franca dhe pritet ti ndalojne,e njejta gje po ndodh edhe ketu.

    shitësi
    Ju keni shumë të drejtë kur thoni se popullsia e asaj zone duhet ta kundërshtojë planin por kur qeverria mer vendime të tilla forca e popullsisë lokale është e vogël duke marë parasysh që popullsia e zonës është shumë e varfër dhe rrjedhimisht e varur nga emigracioni në Greqi.
    Kështu që qeverria jonë në vend që të aplikoj plane të zbutjes së varfërisë duke hapur vende pune ata i "ngulin një thikë tjetër pas shpine" këtyre njerëzve halle-mëdhenj...
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  11. #111
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Diplomacia greke mohon Çamet: S'ka ceshtje prone

    Friday, 28 November 2008

    Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme komenton deklaratat e kryeministrit shqiptar Sali Berisha se “çështja çame duhet të gjejë zgjidhje”."Sigurisht, për aq sa Greqia është e interesuar, nuk ka një çështje çame”, ishte deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ATHINE-Greqia deklaron se “nuk ka çështje çame”. Kjo deklaratë e shtetit fqinj vjen menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit Berisha, bërë gjatë një interviste në një televizion të Shkupit, se “çështja çame duhet të gjejë zgjidhje”. Deklarata e Berishës ishte në kuadër të zgjidhjes së çështjes së pronësisë që kanë çamët në Greqi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, George Koumoutsakos, bëri të ditur dje se është ngritur një komision i përbashkët për të diskutuar “çështje ligjore apo të pronave në varësi të kursit të negociatave. Sigurisht, për aq sa Greqia është e interesuar, nuk ka një çështje çame”. Kjo ishte deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, i cili pohon se grupet e ekspertëve po punojnë për çështjet në interes të dy palëve, ligjore dhe atë të pronave. Gjatë vizitës së Presidentit Topi në Greqi një vit më pare, në bisedimet me Presidentin grek nuk është përmendur çështja çame, por është folur se duhet të gjendet zgjidhja për problemet e pronësisë që kanë shqiptarët në Greqi dhe grekët në Shqipëri, pra për zgjidhjen e pretendimeve të tyre. Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme vjen menjëherë pas falenderimit që shefja e diplomacisë greke, Bakojanis, bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave greke në vendin tone. “Vendimi pozitiv është si pasojë e një mbështetjeje të të dy palëve, dhe sa i takon Greqisë, mbështetje të koordinuar nga ministrat e Jashtëm dhe atij të Mbrojtjes. Është një përfundim i suksesshëm i një procesi të gjatë, për të cilin ministrja e Jashtme (Dora Bakojanis) e falenderoi qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për një rezultat të një çështjeje të kahershme, karakterizuar nga një dimension i madh njerëzor”, - bëri të ditur dje zëdhënësi i Bakojanisit. Ai më tej, pas falënderimeve, kërkoi dhe shpresoi që marrëveshja e nënshkruar javën e kaluar të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. “Zbatimi i marrëveshjes është çështje kohe. Më duhet të shpreh shpresën dhe dëshirën që marrëveshja të procedohet sa më shpejt të jetë e mundur”, - deklaroi dje Koumoutsakos.
    Në fakt, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë rënë në vendin tonë gjatë luftës italo-greke u arrit pas shumë negociatave. Por ajo që mësohet është se Shqipëria e nënshkroi një marrëveshje të tillë, edhe pse Greqia ende mban të ligjëruar ligjin e luftës me vendin tonë, për shkak se shteti fqinj, si vend anëtar i BE-së e kushtëzoi një gjë të tillë me siglimin e MSA-së mes Shqipërisë dhe Brukselit. Pritet që shumë shpejt Greqia ta hedhë një hap të tillë dhe të gjendet në krah të vendit tonë, ashtu si dhe në samitin e NATO-s në Bukuresht, në proceset integruese drejt BE-së.


    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  12. #112
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Varrezat greke? Po ato të mijëra çamëve?!

    Marrëveshja e fundit për ndërtimin e dy varre-zave greke në Shqipëri, kaloi thuajse pa asnjë vëmendje në opinionin publik, dhe për fat të keq dhe politika nuk pati asnjë qëndrim institucional. Ministria e Jashtme bëri të ditur veprimin e vet, në një lloj sinkronizimi me homologen e saj greke, por duke ruajtur disa mistere në deklarimet e saja. Një veprim që i ngjau në fakt legalizimit të ndërtimeve pa leje. Varreza e Këlcyrës ishte ngritur dhe thjesht u legalizua, nuk merret vesh nëse ajo e Gjirokastrës do jetë një e re, apo zgjerimi i asaj të Bularatit. Ministria jonë e Jashtme nuk dha asnjë përgjigje për kërkesën e bërë disa javë më parë nga Shoqata Patriotike “Çamëria”, Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe PDI për ngritjen e një obelisku në Paramithi, në kujtim të masakrës së Qershorit të 1944, ku brenda një dite u masakruan 700 burra, gra, pleq e fëmijë, duke shënuar kështu fillimin e genocidit çnjerëzor grek karshi popullsisë çame, ku 4600 vetë, burra, gra, pleq e fëmijë vdiqën, u masakruan vetëm sepse ishin shqiptarë.

    Ajo nuk dha asnjë përgjigje dhe për kërkesën tjetër për ndërtimin e një varreze përkujtimore pranë urës së lumit Kalama në tokën greke, në përkujtim të viktimave të pafajshme të genocidit grek. Ç’mund të themi për këtë marrëveshje? Dihet që prej kohësh grekët kanë bërë kërkesa për ngritjen e varrezave të ushtarëve të tyre. Asnjë qeveri nuk ka guxuar ta pranojë një marrëveshje të tillë. As demokratët e dikurshëm, as socialistët. Nëse ishte qeveria e PD-së ajo që e firmosi marrëveshjen, është ajo që mban përgjegjësi për mungesën e transparencës dhe të dinjitetit në realizimin e saj. Mungesa e transparencës ka sjellë në mungesën e diskutimit publik për llojin e marrëveshjes.

    Pikë së pari, autoritetet tona nuk kanë diskutuar dhe as nuk kanë lejuar të diskutohet statusi i ushtrisë dhe i ushtarëve grekë që kanë vdekur në Shqipëri. A ishte ajo një ushtri pushtuese, apo ushtri çlirimtare? Të gjitha dokumentet historike tregojnë se ajo ishte një ushtri pushtuese, që u soll si e tillë në territorin shqiptar. Autoritetet greke të pushtimit nuk lejuan festimin e Ditës së Flamurit në qytetet shqiptare; ata shkatërruan shumë objekte kulti të fesë myslimane dhe madje dhe ortodokse në Shqipëri - shiko librin e Beqir Metës për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ai citon shumë kuadro drejtues të politikës greke që e konsideronin territorin shqiptar, Shqipërinë e Jugut, si plaçkë lufte në rregullimet e ardhshme të pasluftës. Ata nuk donin dhe as nuk lejuan në Shqipëri të lindte rezistenca antifashiste, në mënyrë që Shqipëria të konsiderohej pas konfliktit si vend aleat i Boshtit.

    Së dyti, kur Greqia rezulton të jetë vend pushtues, me çfarë logjike ne duhet të pranojmë ngritjen e varrezave masive në territorin tonë? Nëse lejojmë grekët, pse nuk duhet të lejojmë italianët dhe të gjithë pushtuesit e tjerë që kanë shkelur tokën tonë në dy konfliktet botërore? Pse jo serbët e Luftës së Parë që na çliruan nga turqit, siç kërkoi Kryepeshkopi i Kishës serbe? Në frazeologjinë e përdorur qoftë nga Ministria jonë e Jashtme, qoftë nga ajo greke, përdoret shprehja për arsye humanitare. Shprehje shumë e saktë. Po, ky duket i vetmi argument për të cilin ne mund të pranojmë varreza të tilla, megjithëse gjermanëve nuk besoj t’i ketë shkuar ndërmend t’i kërkojnë francezëve apo rusëve ngritjen e varrezave të tilla.

    Familjet, normalisht duhet të kërkojnë t’i kenë afër vetes eshtrat e ushtarëve të vrarë dhe jo në një territor tjetër. Besoj që shteti humanitar grek duhet të ishte kujdesur e të jepte fonde që këta ushtarë, megjithëse kishin kaluar territorin e tyre gjeografik dhe historik, të ktheheshin dhe të preheshin pranë familjeve të tyre, madje dhe shteti shqiptar duhet të ishte i gatshëm si gjithmonë të kontribuonte për këtë akt humanitar. Por dhe sikur ta pranojmë justifikimin humanitar, ka aq shumë çështje humanitare që ne duhet të paraqesim para Greqisë, sa ne nuk mund të mbyllim sytë.

    Pse shteti shqiptar nuk kërkon ngritje varrezash për të gjithë ata shqiptarë çamë ose jo, që janë vrarë në territorin grek, prej njësive nacionaliste të Zervës? Nëse pala greke thotë se ata ishin bashkëpunëtorë të fashizmit, atëherë le të ngrihet një varrezë për ata fëmijë dhe gra të pafajshme që u masakruan çnjerëzisht. Në mos një varrezë, të paktën një lapidar që të kujtojë historinë e tyre tragjike. Por nëse pala shqiptare nuk ka pasur kurajo të kërkojë varreza apo lapidarë, pse vallë nuk ka pasur kurajën të kërkojë që një grup pleqsh që nuk po i tret dheu të shkojnë dhe të vendosin një tufë me lule në ato vende ku të afërmit e tyre vdiqën nga uria, u përdhunuan dhe u vranë, se varreza nuk ka?

    Historia e marrëveshjes për varrezat është një histori e mungesës së turpshme të dinjitetit nga qeveria e Sali Berishës, që gjithmonë është shitur si patriot. Është dëshmi e gjunjëzimit të një pragmatisti, që për të ndenjur në pushtet, mund të bëjë gjithçka. Për palën greke, kjo marrëveshje është dëshmi e një mungese të theksuar humanizmi. Dyfish antihumane. Së pari, pse nuk ia çon të afërmve të atyre ushtarëve të vdekur në Shqipëri, eshtrat e tyre, që t’i kenë afër. Por do t’i ketë në të ashtuquajturin Vorio-Epir, si simbol therorizimi për tokën e dëshiruar. Së dyti, pse mohojnë në mënyrë të paturpshme krimet dhe mizoritë e genocidit të tyre mbi shqiptarët çamë. Si ka mundësi që ky vend anëtar i BE-së mban këto standarde të dyfishta?

    Të paktën të kishin respekt dhe të ishin mirënjohës për Marko Bocarin, Bubulinën, Xhavellën dhe kapedanët shqiptarë të Çamërisë, që bënë dhe udhëhoqën revolucionin për pavarësinë e Greqisë. Sigurisht ata nuk e mendonin kurrë që ne pasardhësit e tyre do të kishim këtë fat dje dhe sot. Çdo veprim në politikë ka pasoja. Ne pamë se Sali Berisha nuk ka kurajo as dhe kur Shqipëria do të hyjë në NATO, pra nuk është Shqipëria e 1997-ës. Se ai nuk di dhe nuk ka kurajë të trajtojë as çështjet humanitare, as ato teknike të pronave, siç e quan ai çështjen çame. Le ta zgjidhte si teknike, por të paktën të bënte diçka.

    Ndërsa për politikën greke, mund të themi se ajo vazhdon t’i ketë të errësuara sytë prej historisë dhe jo prej të ardhmes. Iniciativa të tilla, një këmbëngulje si ajo për të ngritur varreza kudo nëpër Shqipëri, do të provokojnë ndjesi antigreke në Shqipëri, veçanërisht tek të rinjtë. Kështu nuk shërbehen objektivat e sotme, të ligjshme të ekspansionit ekonomik grek në rajon. Isha i detyruar t’i shkruaja këto radhë jo vetëm si anëtar i komunitetit çam, por sepse besoj thellësisht në postulatin: MIQESIA NDERTOHET VETEM MBI TE VERTETEN! Unë jam bindur që vetëm kështu dhe duke e parë komunitetin çam dhe minoritetin grek si ura bashkëpunimi, do të kemi një miqësi të sinqertë me fqinjët tanë, me të cilët në këtë Ballkan me histori të trazuar, kemi kaluar të mirat dhe të këqijat.


    Nga: Shpëtim Idrizi
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  13. #113
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ...
    Asnjë qeveri nuk ka guxuar ta pranojë një marrëveshje të tillë. As demokratët e dikurshëm, as socialistët. Nëse ishte qeveria e PD-së ajo që e firmosi marrëveshjen, është ajo që mban përgjegjësi për mungesën e transparencës dhe të dinjitetit në realizimin e saj.
    ...
    kjo eshte fitorja themelore e saliut ... i vetmi qellim i tij ishte e mbetet qendrimi ne pushtet., pavarsisht nga çmimi i madh qe peson Shqiperia, deformim maksimal demokracia ...

    apo nuk ishte saliu qe firmosi aktin e vendosjes se anastasit ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare ???

    me keto pazare anti-shqiptare qendron ai paudhesisht ne pushtet, trasheguar e infektuar nga sigurim-punizmi ...

  14. #114
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Të them të drejtën unë e kam konsideruar këtë Shpëtim Idrizin shumë të rëndomtë por për këtë shkrim i heq kapelen sepse është shumë realist.
    Ndërtimi i këtyre varrezave e fut Sali Berishën në të njëjtën linjë me mikun e tij të përjetshëm Fatos Nano.
    Është për tu habitur se si e imiton ai Fatos Nanon me përpikmëri.
    Unë kurrë nuk do ti harroj çjerrjet e Sali Berishës në parlament dhe nëpër konferenca shtypi, për të kundërshtuar ngritjen e fshatit turristik në Kakome. Por sot, ky projekt është një nga krenaritë e tij.
    Ky hipokrit i paskrupullt, nuk do tja dijë për interesat Kombëtare, interesi i vetëm i tij është përjetësia politike, dhe ai është gati të bëjë çdo gjë për tja arritur qëllimit të tij.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  15. #115
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga zulullandi Lexo Postimin
    Diplomacia greke mohon Çamet: S'ka ceshtje prone

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Eshte e vertete nuk ka çeshtje prone. Greket shtrihen deri ne Shkumbin. Jo se u gabova, deri ne Mat. Po perfitojne nga rasti qe Serbia eshte dobesuar dhe po kerkojne dhe zonen nga Shkumbini ne Mat qe i takonte Serbise.

    Le te dalin grekofilet e forumit dhe ta mbeshtesin kete deklarate. Te pakten te mos thone qe patriotet Shqiptar nuk na lejojne te themi idete tona.

    Problemi per mua qendron se qeveria Shqiptare me teper punon per te zgjatur mandatin me 4 vjet sesa per te bere diçka te hajrit. Ketu po perfshi te gjitha qeverite por faji me i madh i bie kesaj qeverie sepse sigurisht ka me teper pushtet, me teper force sesa qeverite qe ishin gjate 91-2005.

    Me lejoni te postoj disa pjese nga projekt plani i paqes se paraqitur nga Ehud Baraku ne Kemp Dejvi:

    Qeverija Izraelite nuk mund te pranoj qe 4 milion palestinez refugjate te kthehen ne Izrael sepse Izraeli atehere do te humbiste statusin e tij si shtet me shumice popullsie, por qeveria Izraelite do te demshpeblej te gjithe refugjatet dhe qeverite e vendeve pritese qe i kishin strehuar ata.Mendo qe Palestinezet perpara shekullit 7 nuk figuronin ne keto Troje. Ndersa Shqiptaret qe nga periudhat prehistorike deri me 1944 ishin autoktone ne trevat e Çamerise por dhe te Konices, Janines, Follorines etj. E pakta e te paktave Karamalis duhet te kthimin e Shqiptareve etnik ne trojet e tyre pa i demshperblyer.


    Raporti Izrael/Palestin eshte shume here me i madh se ai Greqi/Shqiperi.(I pare ne te gjitha aspektet). Atehere shtroj pyetje kaq me guximtar qenkan Palestinezet se ne Shqiptaret. Po kaq poshte kemi rene ne? Turp te kene, dhe harram ta kene buken e ketyre trojeve keta qeveritar dhe keta mbeshtetes te vellazerise Greqi-Shqiperi qe nuk e shtrojne kete çeshtje per diskutim dhe per zgjidhje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GeNi_25 : 05-12-2008 më 06:04
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    26

    Lightbulb .....

    E kuptoj se Berisha i jep pergjigje ceshtjeve delikate ne menyre dipllomatike por nese doni mendimin tim modest them se nese ata ushtare greke i mbajme per clirimtar duhet ti ngreme edhe nje permendore por nese jane ketu si pushtues meritojne vetem perbuzje. Vleresimi behet ne baze te vepres se kryer .

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Gjak Arberor
    Anëtarësuar
    19-10-2008
    Postime
    13
    Nuk jam dakort, a! vetem nese pala greke do lejonte Camet te riktheheshin ne tokat e tyre
    dhe jo vetem kaq por t'u demshperbleje dhe shtepite e djegura, gjene e konfiskuar, femijet, nenat, baballaret, motrat,dhe vellezerit e vrare. Oh,u dashka me te vertete shume te durojme apo ndoshta duhet te shtojme ketu dhe varret e tyre qe u vrane duke na masakruar.Ah si s'kam nje Grusht te fuqishem dhe mu ne zemer tia ngjesh Greqise qe "s'ban za". Ku je o Shqiptar, si nuk ngrihesh nga kjo hipnose qe po te hedh ky shtet fqinj, apo do presim deri kur te fillojne e te kerkojne edhe Elbasanin Tiranen Durresin dhe Krujen?..C'thone Shqiptaret e vertete?

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,672

    Për: Berisha: OK varrezave të ushtarëve grekë




    Skandal/ Projekti i fshehtë i varrezave GREKE në SHQIPËRI - Gjurmë Shqiptare
    •5 juni 2021



    Top Channel Albania

    Eshtrat e të zhvarrosurve 15 vjet me pare si ushtare greke, u rikthyen ne Kosine...Lajmi u publikua nga te gjitha mediat shqiptare, por disa te dhena te tjera shume te rendesishme mbeten serishmi te panjohura....
    Cfare u zbulua mes eshtrave te 108 personave qe u zhverrosen 15 vjet me pare me pretendimin se ishin ushtare greke ?
    Masivisht ne media u publikua e dhena se analizat per keta persona u bene ne Greqi , por a eshte kjo e vertete ? A eshte kjo e sakte ?Cfare tjeter projektohet te realizohet ne kompleksin e ngritur ne gryken e Kelcyres ?

  19. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: OK varrezave të ushtarëve grekë

    Medemek, keta greket nuk na i vodhen eshtrat e fshatareve te Kosines? Na i sollen prape ne Kosine?

    Po ne u zume e u therrem qe greket po na vjedhin eshtrat e shqiptareve 15 vjet me pare, keta na i kthejne eshtrat mbrapsht tani?

    Nje skenar te tille, as tek gjeneralet e ushtrise se vdekur te Kadarese nuk e gjen!

    Nje mesim i madh vlen per shqiptaret ne fakt nga kjo ngjarje:

    Edhe pas plot 1 shekulli, familjaret e ushtareve te rene greke ne Shqiperi, i kerkojne qe ti gjejne e nderojne eshtrat e familjareve te tyre. Po eshtrat e atyre mijera bij e bija nenash qe u shuan ne 50 vitet e komunizmit ne ate vend, sa prej tyre jane gjetur e varrosur si njerez?!

    Albo

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Çështja e varrezave greke në Shqipëri
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  3. Vilktimizimi i ushtarëve shqiptar në ish Armatën Jugoslave
    Nga sibishi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 14:55
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •