Amfilohie: Lufta në Ballkan është e pashmangshme
Lufta në Ballkan është e pashmangshme, për shkak të kushteve në të cilat jeton pakica serbe në Kosovë.
Këtë e deklaroi sot kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe Amfillohie. Sipas tij luftërat e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar sërish do të ndizen në territorin e ish Jugosllavisë, ndërsa do të shkaktohen nga shqiptarët etnik, numri më i madh i të cilëve janë mysliman. Kryepeshkopi Amfillohie thotë se është më se e qartë se kjo të jetë burimi i konfliktit të ardhshëm. Unë e dua paqen, por jam realist. Një periudhë të caktuar do të ketë paqe, por kjo do të jetë koha për përgatitjen e konfliktit të ri, për luftë të re, theksoi kryepeshkopi Amfillohie, i cili mori kryesimin e Kishës Ortodokse serbe pas tërheqjes së patriarku Pavle për shkaqe shëndetësore.
ALSAT-M
http://alsat-m.tv/Lajme-nga-bota/6417.html
Krijoni Kontakt