Close
Faqja 4 prej 43 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 427
  1. #31
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    P.S; une nuk e kam ndermend fare qe t'ju dergoj linke apo referanca, te vegjel nuk jeni, beni kerkime edhe ju qe te bindeni !
    _____________
    E ke prish temėn mer plak e ke dhi. Bravo tė qoftė se ia arrite qėllimit. Dhe ia arrite qėllimit jo pse je aq i aftė po pėr shkak se po mungon fshisa. E ke mbush temėn me borllog. Tema u hap pėr qėllim edukativ, kush mundet tė sjellė diēka, por jo gjėra tė kota, hipoteza pa lidhje.

  2. #32
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Fjala ishte per kosoven e jo per Shqiprine
    Besoj se artikulli me fjalen Shqiperi nenkupton te gjitha trojet shqiptare ne pergjithsi.
    Sa per pushtimin e Kosoves perpara 1389 qeshte hera e pare qe e degjoj dhe me duket mjaft e cuditshme.Po ti referohemi edhe historise se fqinjve tane nuk ndryshon shume nga e jona ne kete aspekt(per vitin),pervec pervetesimit dhe uljes se vlerave te shqiptarve ne ate beteje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Perkundrazi i nderuar, une postova shenime te rendesishme dhe te vlefshme, jo kunder shiptarve por mu kunder doktrines serbe se gjoja Beteja e kosoves per ta ishte fundi i botes, unepra solla ketu fakte tjerra se si serbet ishin te kyqur plotesishte nene administraten serbe nja 16 vite para Betejes se kosoves dhe se ishin te detyruar qe ti paguanin taksa sulltanit poashtu ti sherbenin edhe rekrute ne ushtrine turke per pushtime te metejshme, keshtu ishte kontrata...
    Ju tani mund te hedhni poshte kete rrefimin tim qe ju duket ndoshta absurde por mungesa e dijes dhe e informimit, te me falni nuk vjen nga une por nga te tjeret qe nuk kan bere hulumtime te duhura ne kete qeshtje.
    Mjafton te ju ceku nje shkrim qe vendosa para ca muajve ne kete forum...
    une nuk sjelli lajme koti pa patur arsyje, nuk me intereson se a ka apo nuk ka mbeshtetes shkrimi imi, kryesorja eshte qe une sjelli vetem se gjera qe tjeret nuk i njohin dhe mu per ate per juve keto njoftime jane te pa njohura, ndoshta se nga arsyeja se une mirem me keto qeshtje me shume se tjeret dhe ate me dekada e jo prej se egziston interneti...!
    Historin per te kuptuar dhe pervetsuar duhet dhen nje mund i madh, duhet bere kerkime me vite, jo me muaj, duhet analizuar dhe nxjerrur me ne fund nje perfundim te asaj epoke sikur se ju te ishit ne ate epoke, pra historia duhet ndier nga mbrenda....
    Une propozova ketu vetem nje veshtrim qe te tjeret nuk e kan llogaritur apo e kn anash kaluar kete periudh; ēka ndodhi pas betejes se Marices ?
    Pas shume e shume kerkimesh nxora mendimin tim qe mjerishte alibaba e quan ***, gjoja se ia kam dhier temen !!!
    Kur te hapesh tema duhet t'iu dalesh zot atyre e alibaba na iu del zot vetem me dy fjalė; ma ke prish temen, mire zoteri, na thuaj pra ti, si ishte situata ne ballkan pas betejes se Marices me 1371 ?
    Sa i perket Millosh Kopiliēit qe ti e quan keshtu ndersa une e kam mesuar ndryshe se ai quhej ne dokumentet latine te asaj kohe Milosao Kobilitci, njė dardane qe vrau sulltan Muratin...pra kujt ti them e kujt ti tregoj gjera te panjohura sot, atyre qe s'kan lidhje me historin ?
    Per mua s'ka rendesi fare a me beson apo jo ndonjeri, krysorja e theme ate qe duhet thene !

    shendet
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #34
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Perkundrazi i nderuar, une postova shenime te rendesishme dhe te vlefshme,
    Ēfarė tė rėndėsishme? Ēfarė tė vlefshme? Komplet jashtė logjike. Ti po tregon histori alternative. Nuk ke nevojė tė na tregosh se serbėt paskan qenė vasalė tė turqve duke e shtrembėruar historinė. Tregoje kėtė gjė duke fol tė vėrtetėn, por jo duke shtrembėru historinė.

    Kur te hapesh tema duhet t'iu dalesh zot atyre e alibaba na iu del zot vetem me dy fjalė; ma ke prish temen, mire zoteri, na thuaj pra ti, si ishte situata ne ballkan pas betejes se Marices me 1371 ?
    More s'kam ēka dal zot pėr kėto budallakina qė ke sjellė ktu. Lėri kėto sene. NUK KA PAS KOSOVĖ TĖ PUSHTUME PREJ TURKUT PARA 1389. EDHE PIKĖ. S'KE KURRĖFARĖ DOKUMENTESH.
    Sa i perket Millosh Kopiliēit qe ti e quan keshtu
    Po bre kėshtu quej, po shka ki ti tash? Kėshtu e kanė knue shahirat me ēifteli. Kėshtu i tham edhe unė.

    Une propozova ketu vetem nje veshtrim qe te tjeret nuk e kan llogaritur apo e kn anash kaluar kete periudh; ēka ndodhi pas betejes se Marices ?
    Hej dudo, a e din ku osht Marica bre??

    Hej zgate pak gishtin tregues, e rrehe zverkun me tė. A e ke idenė pėr ēfarė po flet?? A e din ku osht Marica e ku osht Kosova??

  5. #35
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Suksesi i madh i turqve nė Betejėn e Maricės mė 1371, zhbėri perandorinė mesjetare bullgare dhe nemanjide. Tashti si forcė nė Ballkan, qė mund tė merret nė konsideratė se do t'i pengonte sulmet turke ishin vetėm principatat arbėrore dhe principatat serbe (e Vuk Brankoviqit dhe Lazar Grebelanit). Nė kėto kushte Kosova u bė sė shpejti njėra ndėr fushėbetejat vendimtare midis koalicionit tė krishterė tė udhėhequr nga Lazar Grebelani, e cila priste nė Fushė-Kosovė (nė vendin e bashkimit tė dy lumenjve, Llap e Sitnicė), pėr t'i bėrė ballė usntrisė osmane nė krye me Sulltan Muratin I. Kėtu mė 15 qershor (sipas kalendarit tė ri mė 28 qershor), u zhvillua njė betejė e madhe. Pėr kėtė ngjarje janė ruajtur fare pak njoftime relevante tė kohės. Kėtej, me kalimin e kohės, duke u plotėsuar kohė pas kohe ato nga anale, kronika e gjenealogji tė mėvonshme, fatkeqėsia e Kosovės vishet me tė dhėna sa interesante, aq edhe subjektive tė mitologjizuara. Pikėrisht, ėshtė kjo arsyeja qė historiografia ende nuk ka mundur ta dallojė Kosovėn historike nga Kosova e mitologjizuar dhe legjendare.
    http://www.agimi.com/modules.php?nam...=print&sid=517

  6. #36
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kreks tė lus publikisht, ndėrpeje kėtė fantazi. Tema i dedikohet jetės personale tė Millosh Kopiliqit, me dokumente tė besueshme.

    Tema NUK ĖSHTĖ HAPĖ PĖR NJĖ KĖNDVĖSHTRIM NDRYSHE.

    TEMA NUK ĖSHTĖ HAPĖ PĖR NJĖ HISTORI ALTERNATIVE.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Mire o alibaba, si u be qe te dyt si Bajaziti dhe Millosh Kopiliqi ti kene grat motra dy bijat e Llazarit ?
    Pra siē e thash, pas betejes se marices ne bullgari me 1371 ballkani veē ishte futur nene ombrellen e sulltanit ku secili princ i ketyre vendeve ballkanike duhej ti japi diēka sulltanit, ushtar, gra si dhe ari...
    Pra Milica vajza e madhe e Llazarit ishte martuar per te birin e sulltanit, Bajazitin e dyta Vuksava per Millosh Kopiliqin qe sipas kesaj del se keta te dy dhendurret e Llazarit kane rene ne pajtim se bashku per nje qellim...dhe mu per ate Milloshin e shmangin kreret e luftes se kosoves sepse ky kishte lidhje te mira me bajazitin...
    ky eshte nje version i historise se Milloshit i cili ishte me origjine nga Novi Pazari tjeter gje eshte qe juve as kjo histori as tjetra nuk ju pelqen.
    Deri sa Milloshi del me origjine nga Novi Pazari ka shume mundesi qe te jete edhe nga Drenica, kryesorja ne vepren e tij Prosper Merime thote se ai kishte hasur ne nje dorshkrim serbe te shkurter qe e kishte shkruar qe i perkete kohes se Milloshit.
    kryesorja Milosao Kopiliqi nuk na delka serbe, kjo eshte e vertete.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #38
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mire o alibaba, si u be qe te dyt si Bajaziti dhe Millosh Kopiliqi ti kene grat motra dy bijat e Llazarit ?
    Gruaja e Milloshit quhej "Llatinka" qė dmth Katolike, pra ishte shqiptare dhe jo bija e Car Llazarit.

    Pra siē e thash, pas betejes se marices ne bullgari me 1371 ballkani veē ishte futur nene ombrellen e sulltanit ku secili princ i ketyre vendeve ballkanike duhej ti japi diēka sulltanit, ushtar, gra si dhe ari...
    Nuk pushtohet i tėrė Ballkani me njė betejė atje ke Marica. Marica ka qindra kilometra largėsi nga Dardania. Nė betejėn e Maricės humbėn VETĖM Uglesha dhe Vukashini, DHE vetėm kėta, DHE askush tjetėr. A e ke tė qartė??

    Pastaj vazhduan pregatitjet pėr tė marrė pjesėn tjetėr, siē e dimė tė gjithė.

    Pra Milica vajza e madhe e Llazarit ishte martuar per te birin e sulltanit,
    A e sheh se i ngatėrron gjėrat. Milica ishte gruaja e Lazarit, kurse bija e saj Olivera u dhurua nė haremin e Bajazitit.

    Pra Milica vajza e madhe e Llazarit ishte martuar per te birin e sulltanit, Bajazitin e dyta Vuksava per Millosh Kopiliqin qe sipas kesaj del se keta te dy dhendurret e Llazarit kane rene ne pajtim se bashku per nje qellim...
    Dhe nė fund del se ky "qėllim" i Millosh Kopiliqit paska qenė qė ushtria osmane tė vijė tė rrethojė Kopiliqin, dhe tė masakrojė gjithė fisin e Milloshit.

    ky eshte nje version i historise se Milloshit i cili ishte me origjine nga Novi Pazari tjeter gje eshte qe juve as kjo histori as tjetra nuk ju pelqen.
    Po pra, sa interesant, ca thonė nga Novipazari ca thonė nga Maqedonia. Po jo o daj ēfarė Novi-pazari.

    Aj a kan drenicak, nė Drenicė e ka pasė kryeqendrėn kėshtjellėn e Tushillės qė e ka pas trashėgim nga tė parėt, aty ka pas kullėn, ēifligjet e veta, aty i ka lind babė e babgjysh. Milloshi ėshtė prej atij fisi tė lashtė, qė nuk mbahet mend tė ketė ardhur nga ndonjė vend tjetėr. Ėshtė nga fisi i Gashit, qė dominon nė Drenicė, dhe qė ka prejardhje nga kėshtjellat e lashta ilire.

    Deri sa Milloshi del me origjine nga Novi Pazari ka shume mundesi qe te jete edhe nga Drenica,
    Hmmmm, paska mundėsi a??

    Pėr ēfarė mundėsish je kah flet? Unė jam duke ndėrtuar bedenat e kėshtjellės, ti e lodh kokėn ku tė gjejmė gurėt pėr tė bėrė themelet.

    Unė shqip po shkruaj pėr gjithė ato histori qė janė ruajtur nga populli, po tregoj pėr kullėn e Milloshit qė ende i ka themelet, dhe kur tė teket ty os zotėri, eja shkojmė i shohim. Dhe kur tė teket ty zotėri eja shkojmė e shohim Pusin e Millosh Kopiliqit, shkojmė i shohim pinjollėt e kėsaj familje qė jetojnė nė Kopiliqin e Poshtėm nė Drenicė, Komuna e Skenderajt.

    Kurse ti thu "paska mundėsi qė tė jetė nga Drenica".

    A di ēka mė mirė mos shkruj fare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alibaba : 19-10-2008 mė 22:24

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Gruaja e Milloshit quhej "Llatinka" qė dmth Katolike, pra ishte shqiptare dhe jo bija e Car Llazarit.

    Nuk pushtohet i tėrė Ballkani me njė betejė atje ke Marica. Marica ka qindra kilometra largėsi nga Dardania. Nė betejėn e Maricės humbėn VETĖM Uglesha dhe Vukashini, DHE vetėm kėta, DHE askush tjetėr. A e ke tė qartė??

    Pastaj vazhduan pregatitjet pėr tė marrė pjesėn tjetėr, siē e dimė tė gjithė.

    A e sheh se i ngatėrron gjėrat. Milica ishte gruaja e Lazarit, kurse bija e saj Olivera u dhurua nė haremin e Bajazitit.

    Dhe nė fund del se ky "qėllim" i Millosh Kopiliqit paska qenė qė ushtria osmane tė vijė tė rrethojė Kopiliqin, dhe tė masakrojė gjithė fisin e Milloshit.

    Po pra, sa interesant, ca thonė nga Novipazari ca thonė nga Maqedonia. Po jo o daj ēfarė Novi-pazari.

    Aj a kan drenicak, nė Drenicė e ka pasė kryeqendrėn kėshtjellėn e Tushillės qė e ka pas trashėgim nga tė parėt, aty ka pas kullėn, ēifligjet e veta, aty i ka lind babė e babgjysh. Milloshi ėshtė prej atij fisi tė lashtė, qė nuk mbahet mend tė ketė ardhur nga ndonjė vend tjetėr. Ėshtė nga fisi i Gashit, qė dominon nė Drenicė, dhe qė ka prejardhje nga kėshtjellat e lashta ilire.

    Hmmmm, paska mundėsi a??

    Pėr ēfarė mundėsish je kah flet? Unė jam duke ndėrtuar bedenat e kėshtjellės, ti e lodh kokėn ku tė gjejmė gurėt pėr tė bėrė themelet.

    Unė shqip po shkruaj pėr gjithė ato histori qė janė ruajtur nga populli, po tregoj pėr kullėn e Milloshit qė ende i ka themelet, dhe kur tė teket ty os zotėri, eja shkojmė i shohim. Dhe kur tė teket ty zotėri eja shkojmė e shohim Pusin e Millosh Kopiliqit, shkojmė i shohim pinjollėt e kėsaj familje qė jetojnė nė Kopiliqin e Poshtėm nė Drenicė, Komuna e Skenderajt.

    Kurse ti thu "paska mundėsi qė tė jetė nga Drenica".

    A di ēka mė mirė mos shkruj fare.
    Une po te besoj o alibaba, po te besoj se edhe para teje e kam ditur ku i ka kullat Milosao Kopiliqi, e di qe kali i tij quhej sharan, te gjitha keto qe i permende i di por ketu ne forum duhet te flasim edhe per gjerat qe nuk i dijmi ose i kemi mesuar nga tjeret me vonė, ndoshta versione tjera por eshte e drejta e lexuesit te thote fjalen e fundit, i beson apo nuk i beson...se perpos kengeve popullore ndoshta ka njerez qe dojne te mesojne diēka edhe me gjeresishte per kete hero kombtar !
    Qe per shembull, per mua eshte interesant se si e kane pare autoret perendimor figuren e Milosaos, njeri nder ta eshte edhe nje botim i Prosper Merime, autor francez i cili ka hasur ne nje dorshkrim te tillė dhe e beton ne vepren e tij.
    Pra ka mjaftė shkrime per kete hero qe besoj lexuesit tonė ne kete forum do i interesonte te dije edhe me shume se sa nga kenget popullore...
    Pra sa me shume gjurmojmi eshte ne te miren tone, nuk e di une se ku e shef te keqen ti ?
    Ne nje shkrim tjeter kam hasur ne nje shkrim te nje autori, poashtu francez i cili kah fundi i shekullit te XIX viziton tyrben e Sulltan Muratit, ai pohon se Bajaziti, i biri i sulltanit, kishte urdheruar qe ne te njejtin varrė me sulltanin te varroset edhe dora e djatht e Milosaos, si shenje zie...pra ne varrin e sulltanit ndoshta sot kemi mundesi te gjejmi edhe eshtrat e dores se djathte te heroit tonė !
    Ketu ne kete tem keni postuar edhe freska serbe, qe s'ka me keq, kurse mua me bjen ne qafe pa asnje arsyeje....

    Nuk e di se ku shifni ju negativizem ne shkrimet e mija sa qe te me urdheroni me qortim qe mos te shkruaj mė ne kete tem ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #40
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Une po te besoj o alibaba, po te besoj se edhe para teje e kam ditur ku i ka kullat Milosao Kopiliqi, e di qe kali i tij quhej sharan, te gjitha keto qe i permende i di por ketu ne forum duhet te flasim edhe per gjerat qe nuk i dijmi ose i kemi mesuar nga tjeret me vonė,
    Dhe ka me vite qė je tuj shkrujt ktu nė forum, edhe i ke ditė kėto sene, edhe kurrė s'tka shkue menja me i shkru kto sene ktu, me ju kallxue njerzve pak se kush a kan Millosh Kopiliqi. Edhe ma e keqja qė je drenicak, nuk tka shkue menja me shkrue diēka pėr venin tan.

    E ke prit me vite deri sa unė t' shkruj, e ti mu ēue me ba lesh e li.

    O shoq, lej njerzit ne t'i lexojnė kėto ēka s'i dinė, se pėr ēato teori sllavo-franceze i dinė te tanė. Nuk ki nevojė me shkru fantazi tė gjithkujt. Se teori ka sa dush. Tash kėtu janė mijėra anėtarė, secili e merr nga ni teori prej dikujt, edhe mushet tema me lloj-lloj teorish, dhjetėra teori, qindra argumente, mijėra debate e pėrleshje tė panevojshme.

    Qe per shembull, per mua eshte interesant se si e kane pare autoret perendimor figuren e Milosaos, njeri nder ta eshte edhe nje botim i Prosper Merime, autor francez i cili ka hasur ne nje dorshkrim te tillė dhe e beton ne vepren e tij.
    Ēfar' dorėshkrimi?

    Kur thu dorėshkrim i tillė, pėr ēka e ke fjalėn. Na e dina qė jeton nė Francė, po tash s'ke nevojė t'u jepėsh shumė rėndėsi francezėve. Ėshtė plotėsisht jo-logjike, qė tė merrėsh pėr bazė autorė francezė, qė kanė jetuar 500 vite pas Millosh Kopiliqit. Ata nuk dinė kurgja, ata shkrujnė ose fantazi, ose teori tė pabazume.

    Kėto nuk janė burime historike. Burime historike janė ato qė' u shkruajtėn, nė kohėn kur ndodhi lufta ose nja 20-50 vite mė vonė, por jo mė vonė se kaq.

    Pra sa me shume gjurmojmi eshte ne te miren tone, nuk e di une se ku e shef te keqen ti ?
    Ne nje shkrim tjeter kam hasur ne nje shkrim te nje autori, poashtu francez i cili kah fundi i shekullit te XIX viziton tyrben e Sulltan Muratit, ai pohon se Bajaziti, i biri i sulltanit, kishte urdheruar qe ne te njejtin varrė me sulltanin te varroset edhe dora e djatht e Milosaos, si shenje zie...pra ne varrin e sulltanit ndoshta sot kemi mundesi te gjejmi edhe eshtrat e dores se djathte te heroit tonė !
    Tash ēa muj met than une ty? Sa ka ranci kjo?
    Pse nuk logjikon pak?

    Nji autor francez qė jeton 500 vite pas Betejės sė Kosovės, e qė s'ka lidhje me kry pėr atė kohė, pėrveē atyre qė ka lexu, sepse nuk ėshtė dėshmitar okular.

    Unė nuk po di me ēfarė truni punon ti. Njeri normal, duhet me pyet: Kadale pak, kah i erdh kėtij ideja qė dora Milloshit qenka aty? A ka naj fakt? Qysh u ba qi qe 500 vjet kurrkush nuk tha kėshtu, tash ky mas 500 vjete e paska zbulue? Qysh e zbuloj ky kit pun?

    Krekso nuk punohet kshtu. I teket ni francezi me fantazue diēka pėr betejėn e Kosovės e ti mule me shkru nė FSH. E pse? Veē pse je tuj jetue nė Francė. Pėr ate je tuj iu dhanė kaq randėsi francezėve, e qi pėr mue nuk vlejn pesė pare (nė kėtėr rast).

    Pra sa me shume gjurmojmi eshte ne te miren tone, nuk e di une se ku e shef te keqen ti ?
    E keqja osht qi nuk je tuj gjurmue kurgja. Je tuj shkru fantazi tė francezėve, qė jetuan 500 vite mas kėsaj beteje e nuk mujn me ditė ma shumė se sa kanė ditė ata qė kanė jetu atėherė, e qė e kanė pėrjetu kėtė luftė.

    Ketu ne kete tem keni postuar edhe freska serbe, qe s'ka me keq, kurse mua me bjen ne qafe pa asnje arsyeje....
    Unė nuk jam tuj tė ra nė qafė. Unė jam tuj t'kallxu qi kėto gjana shka i ki prue ti ktu, jan romane e novela franceze, nuk jan histori. Je tuj shkru nė temėn e gabume. Kėto gjana shkruj atje nė forumin e letėrsisė.

    Kėta francezėt ja kan ba sikur ai anglezi, shkoj nė Rumuni e nijti prej rumunėve pėr Kontin Drakulla qi a kanė trim i madh kundra turqve, e u ēue e shkrujti ni roman, ku e nxurr Drakullėn si ni Vampir, e qi s'ka kurrfarė lidhje me realitetin. U kthye nė Angli e botoj veprėn edhe i mushi xhepat pare.

    Pėr ēata nuk ki nevojė me iu dhanė ranci ktyne farė novelistav e romancierav qi shkrujn fantazina veē sa me thanė diēka. Kuptoje qi nuk je tuj shkru histori. Nuk janė histori kto ēa i ke pru.

    Ajo afreska nuk osht serbe as greke e as shqiptare. Oshte nga Hilandari, me tė cilin Gjon Kastrioti kishte marrėdhėnie tė ngushta, e ku shėrbeu si prift Reposhi, madje aty u varros.

    Hilandari ėshtė i gjithė krishterėve tė Ballkanit tė asaj kohe, nuk ke nevojė me pėrzie me serbė.

Faqja 4 prej 43 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Fushė-Kosovės nė vitin 1389 nė Drenicė
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 481
    Postimi i Fundit: 29-12-2024, 09:00
  2. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  3. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  4. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •