Close
Faqja 3 prej 43 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 427
  1. #21
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Te marrim shembull vetem periudhen e fundit te ngjrjeve ne kosvė qe nga viti 1991 qe te biem ne te njejtin kontekst si ne ate te vitit 1371 kur turqit rrexuan administraten serbe ne kosovė, sollen komiser turq ku duhej te mirreshin me pagesen e tatimeve deh dergumjen e te rinjeve ne ushtrie turke, pra situata ishte njesoj si pushtimi i kosoves nga Millosheviēi serb
    Unė nuk di pėr ndonjė pushtim turk para betejės sė Fushė-Kosovės. Ja ke fut kot.

    Pajaziti kishte bere marreveshje te ngjajeshme me pare edhe me nje princ bizantine te cilit i kishte premtuar fronin nese ai do e vriste babain e tij poashtu edeh ky do e vriste ne te njejten kohe sulltanin dhe me ne fund keta dy princa te rinje te ndanin Bizantin mes tyre !
    Edhe kjo ėshtė pikė'risht njė gjė palidhje qė nuk ia vlen tė pėrmendet.

    Mė lart thuhet qartė qė Millosh Kopiliqi krijoi njė Urdhėr Kalorėsiak, i krahasueshėm me Templarėt, Teutonėt etj. Ky Urdhėr kishte si qėllim kryesor tė vriste Sulltanin dhe t'i ndalte hovin Osmanėve.

    Nuk e kuptoj pse ke dėshirė qė kėtė trimėri tė Milloshit t'a paraqesėsh si komplot tė ndyrė tė Pajazitit.

    Mos ia humb vlerat njerėzve tanė. Milloshi ishte i betuem pėr me vra Sulltanin. Edhe e vrau. Pse po i ngatėrron gjanat me Pajazita e komplote e hamama tė hyrės?

  2. #22
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po ke wikipedia Urdherin e Dragoit e nxjerr pas betejes se Fushe Kosoves.
    Njėri nga 12 kalorėsit, i vetmi qė shpėtoi gjallė nga kalorėsit e Urdhėrit, iku tek Lazari e pastaj nė Hungari ku filloi t'i trajnojė bijtė e fisnikėve, dhe kėta mė pas e restauruan.

    Nė wikipedia si gjithėmonė shumė gjėra hiqen e shumė tjera shtohen. Urdhėri i Dragoit ku bėnte pjesė Drakulla i pėrket njė kohe pak mė vonė, dhe ishte thjesht restaurim i atij tė mėparshmit.

  3. #23
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Edhe sot i njof doshqiptar ka Kolashini me emra Vasil e Stanisha.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    ...O alibaba, Une nuke ia fus kot pa patur referanca, megjithese nuk po dua qe edhe kete tem ta mbushim me shkrime ne gjuhet e huaja....
    Une nuk i kam faj askujt nese ai nuk e njehe si duhet historin e kesaj kohe....
    Ti the, eja te flasim per Millosh Kopiliqin, qe pra, po flasim....shiko pra referancat ne gjuhet tjera...perpiqu qe te mesosh edhe diēka tjeter qe nuk e dijmi, edhe ju that se nuk eshte e nevojshme te flitetet e te riperseritet per gjerat qe i dijmi por te flasim enigmat qe na mundojne, ti zberthejmi ato me bised te hapur.
    Ti ke te drejt te ngulesh kembe me tri fjal tuajat; Milloshi, qe per mua eshte Milosao eshte shqiptar, pajtohem, ama folna pra diēka tjeter qe tjeret nuk e dijn kete periudh qe edhe lexuesi te mesoje diēka te re nga keto postimet tona, se ashtu si thuani ju edhe gjyshi im keshtu si ti e ka ditur historin....

    ...qe ketu poshte meso gjera te reja po deshe;

    http://picasaweb.google.fr/dartre93/...leDuKosovo1389
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Ėshtė ai trimi drenicak qė e vrau Sulltanin.
    I lumte dora.

  6. #26
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ...qe ketu poshte meso gjera te reja po deshe;
    Unė frangjishten nuk e di. Veē ēato sene ēa po i thu ti janė m'ut, janė bullshit.

    Boll me burr i dheut me kėto budallakina. Je tuj ja hup njerit vlerat e veta. Ti tash po na nxjerr Milloshin si shpijun e agjent. Kur e paska pushtu Turqia Kosovėn para betejės sė FushėKosovės?? Kjo s'ka ndodh kurrė, mos ia fut kot. S'ka kurrė'farė dokumentesh qė Turqia e pushtoi Kosovėn para 1389.

    Unė nuk kam ēka me lexu kėso shkrime jashtė ēdo logjike. Se i konvenu Pajazitit osht tjetėr ēashtje, por mos e pėrziej Milloshin ti kėtu.

  7. #27
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Per Kreksin

    Pushtimet e para osmane nė Shqipėri

    Sulmet e ushtrive osmane pėr pushtimin e viseve shqiptare nisėn nė mesin e viteve 80 tė shek. XIV. Tė udhėhequra nga bejlerbeu i Rumelisė, Timurtash Pasha, nė vitin 1385 ushtritė osmane, pasi morėn Sofjen, u futėn nė Shqipėri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, tė Pėrlepit, tė Manastirit dhe tė Kosturit. Nė dokumente perėndimore dhe osmane tė shek. XIV-XV pėr qytetet e Shkupit, tė Manastirit, tė Kosturit, tė Janinės etj., si dhe pėr Fushė-Dardaninė shprehimisht ėshtė shėnuar se ato ishin "nė Shqipėri" apo "nė tokat shqiptare".
    Nė muajin gusht tė vitit 1385 Balsha II i shkruante Republikės sė Venedikut se zotėrimet e tij ishin nėn sulmet e pėrditshme tė ushtrive osmane dhe se ato kishin shkaktuar njė pėshtjellim tė madh te nėnshtetasit e tij. Kur Balsha II ishte i zėnė nė konflikt me mbretin e Bosnjės, Tvėrtkon (1376-1391), pėr ēėshtjen e zotėrimit tė Kotorrit, njė ushtri e fuqishme osmane, e komanduar nga Timurtash Pasha, nė shtator tė vitit 1385 u fut me shpejtėsi nė thellėsi tė tokave shqiptare. Balsha II sė bashku me njė grup fisnikėsh tė udhėhequr prej tij, mobilizuan me shpejtėsi njė pjesė tė ushtrisė dhe u dolėn pėrpara osmanėve nė fushėn e Savrės (pranė Lushnjės). Nė betejėn e Savrės, qė u zhvillua mė 18 shtator 1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe vetė Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e betejės i dha mundėsi ushtrisė osmane qė tė pushtonte Beratin, Krujėn etj., tė cilat i mbajti pėrkohėsisht, derisa ua lėshoi zotėruesve tė mėparshėm. Inkursionet e tyre u shtrinė edhe nė Shqipėrinė e Epėrme deri nė Lezhė, si dhe nė Shqipėrinė e Poshtme. Nė vitin 1386 osmanėt pushtuan Nishin dhe pas njė viti Selanikun, qė e mbajtėn pėrkohėsisht nė duart e tyre, deri mė 1403.
    Pėr disa familje fisnike tė njohura, si Balshajt, Muzakajt etj., beteja e Savrės shėnoi rėnien e tyre nėn vasalitetin osman, i cili nė fillim qe i dobėt dhe herė-herė formal. Pa kaluar shumė kohė nga disfata qė pėsuan nė fushėn e Savrės, Balshajt rifilluan tė ndiqnin njė politikė tė pavarur. Nė vitin 1388, Gjergji II Balsha, krahas forcave ushtarake tė sundimtarėve tė Rashės e tė Bosnjės, mori pjesė nė betejėn qė u zhvillua nė Beliqė (Bosnjė) dhe forcat e tij luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė thyerjen e ushtrive osmane, tė komanduara nga L`alla Shahini. Kjo fitore nxiti Karl Topinė dhe Muzakajt qė tė shkėpusnin lidhjet e tyre tė vasalitetit ndaj osmanėve.
    Intensifikimi i sulmeve tė ushtrive osmane dhe zgjerimi i vrullshėm i pushtimeve tė tyre nė Ballkan bėnė qė sundimtarėt ballkanas tė linin mėnjanė grindjet e konfliktet ndėrmjet tyre dhe tė mendonin e tė projektonin aksione tė pėrbashkėta ushtarake pėr tė mbrojtur zotėrimet e veta. Nė vitin 1387 u krijua njė koalicion i gjerė ballkanik, ndėrkohė qė mė 1388 sulltani pėrqendroi forca tė shumta nė Plovdiv pėr tė vijuar pushtimet nė Ballkanin Qendror.
    Knjazi serb i Rashės, Llazari Hrebelanoviēi mori nismėn dhe ftoi sundimtarėt e tjerė ballkanas qė tė bashkonin forcat e tyre pėr tė ndalur marshimin osman. Thirrjes sė tij iu pėrgjigjėn disa prej sundimtarėve shqiptarė, si Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrės, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesė, Dhimitėr Jonima, zot i trevave pėrgjatė rrugės tregtare Lezhė-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarė tė Shqipėrisė sė Poshtme etj. Me ta u bashkuan edhe sundimtarė tė tjerė ballkanas, si vojvoda rumun Mirēea, bani kroat Ivan Horvat, mbreti Tvėrtko I i Bosnjės, sundimtari i Kosovės Vuk Mlladenoviqi, qė zakonisht njihet me mbiemrin Brankoviēi (Vuk Brankoviēi) etj. Zotėrimet familjare i kishte nė pjesėn veriore tė Drenicės dhe tė Fushė-Dardanisė. Pas vdekjes sė Vukės nė tetor 1398, jeta politike nė zotėrimet e tij u decentralizua.
    Trupat shqiptare kishin njė peshė tė rėndėsishme nė forcat e koalicionit ballkanik. [b]Kronikat osmane, qė pėrshkruajnė kėtė ngjarje, theksojnė numrin e madh tė ushtrisė sė Gjergjit II Balsha dhe e cilėsojnė atė si njėrin prej tre sundimtarėve kryesorė tė koalicionit antiosman[7/b], krahas knjazit Lazar dhe vojvodės Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisė sė mbretit Tvėrtko I tė Bosnjės.
    Nė qershor tė vitit 1389 ushtritė e koalicionit ballkanik u bashkuan nė Fushė-Dardani (Fushė-Kosovė). Nė ēastin e fillimit tė betejės, V. Brankoviēi i largoi trupat e veta nga koalicioni. Mė 15 qershor ballkanasit zhvilluan njė betejė tė pėrgjakshme me focat osmane tė komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve tė para tė ushtrive tė koalicionit, fitorja nė kėtė betejė anoi pėrfundimisht nga osmanėt, por me humbje njerėzore tė mėdha nga tė dyja palėt. Gjatė zhvillimit tė betejės luftėtari Milosh Kopili vrau sulltan Muratin I. Pėr hakmarrje osmanėt vranė robėrit e luftės,duke pėrfshirė knjaz Llazarin e Milosh Kopilin, . Nė kėtė betejė mbeti i vrarė Teodori I Muzaka, si dhe shumė bashkėluftėtarė tė tij dhe shqiptarė tė tjerė. Beteja e Fushė-Dardanisė dhe akti heroik i Milosh Kopilit lanė mbresa tė fuqishme te shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt i pėrjetėsuan ato nė kėngė popullore.
    Disfata e koalicionit ballkanik nė betejėn e Fushė-Dardanisė tė vitit 1389 pati rrjedhime tė rėnda pėr popujt e Gadishullit tė Ballkanit. Ajo i dha fund krijimit tė koalicioneve ballkanike tė gjera kundėr pushtuesve osmanė dhe sulltanit pasardhės, Bajazitit I (1389-1402), tė njohur me cilėsimin Rrufeja (Jėlldėrėm), i lehtėsoi rrugėn pėr pushtime tė reja nė Ballkan.
    Pushtuesit osmanė e kthyen nė vasal tė tyre sundimtarin e Kosovės, Vukė Brankoviēin, tė cilin, nė fillim tė vitit 1392, e detyruan t'u dorėzonte Shkupin, e mė pas Zveēanin (kėshtjellė pranė Mitrovicės) etj. Me marrjen e Shkupit, osmanėt pėrforcuan pushtetin e tyre nė pjesėn lindore tė Shqipėrisė Qendrore (Maqedonia e sotme), veēanėrisht nėpėr rajonet fushore tė lumit Vardar, qė ishin nga mė tė begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumė i favorshėm i Shkupit, ku kryqėzoheshin rrugėt mė tė shkurtra qė lidhnin kryeqytetin e Perandorisė Osmane me tė gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera tė Ballkanit, nxitėn sulltanėt osmanė qė ta bėnin atė bazė ushtarake shumė tė fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencė e bejlerbeut tė Rumelisė.
    Ndėrkaq osmanėt ishin pėrpjekur pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Shqipėrinė Qendrore. Qysh nė vitin 1385 ata u kishin marrė Muzakajve qytetin e rėndėsishėm tė Kosturit, kurse rreth vitit 1394 u morėn Gropajve Ohrin, tė cilin nuk e mbajtėn dot pėr njė kohė tė gjatė. Ky qytet buzė liqenit kishte fortesė tė fuqishme dhe njė pozicion shumė tė favorshėm pėr kontrollin e peshkimit nė liqen e nė dajlanet e shumta tė lumit Drin nė Strugė, ku tregtohej me shumicė peshku i thatė qė pėrgatitej aty. Pėr zotėrimin e rajonit tė liqenit dhe dobėsimin e pranisė sė fisnikėve shqiptarė aty, osmanėt vendosėn administratėn e tyre nė Ohėr dhe rrėnuan tri kėshtjellat e tjera, tė Strugės, tė Pogradecit e tė Starovės, qė ishin nė roje tė liqenit dhe tė rrugėve qė gjendeshin pranė tij.
    Nė kushtet e mungesės sė njė kishe kombėtare shqiptare, qė do tė ndikonte shumė nė ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarėt, njė pjesė e konsiderueshme e fisnikėrisė dhe e shtresave tė tjera, qė jetonin nė Shkup, Manastir dhe nė qytete tė tjera tė viseve lindore, filluan tė pėrqafonin masivisht islamizmin. Qė nė fund tė viteve 60 tė shek. XV mbi 60% e banorėve tė Shkupit e tė Manastirit ishin myslimanė. Kurse te sllavėt, qė kishin kishėn e tyre kombėtare, nuk u pėrhap procesi i islamizimit. Nė regjistrat kadastralė osmanė tė shek. XV thuajse asnjė spahi nuk ka tė shėnuar cilėsimin se ėshtė serb apo sllav, ndryshe nga shumė tė tjerė qė mbajnė mbiemrin Shqiptari (Arnauti).
    Konvertimi nė islamizėm i shqiptarėve i shkėputi shumė prej tyre nga ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (qė liturgjinė e mbanin nė gjuhėn sllave dhe greke), duke ndėrprerė kėshtu vrullin e procesit shekullor tė sllavizimit e tė greqizimit tė shqiptarėve. Gjithashtu islamizimi u dha mundėsi shqiptarėve qė tė integroheshin nė jetėn e Perandorisė Osmane dhe tė ruanin, deri nė njė farė mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.
    Pasi e konsoliduan pushtetin osman nė viset lindore tė Shqipėrisė Qendrore, trupat osmane nisėn sulmet nė drejtim tė rajoneve perėndimore e bregdetare, si dhe tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe asaj tė Poshtme, sulme qė i vazhduan pa ndėrprerė nga viti 1385 deri nė vitin 1402 pėr t`i rifilluar pas njė dhjetėvjeēari. Pasi morėn Zveēanin, mė 1393 osmanėt arritėn tė pushtonin po pėrkohėsisht Shkodrėn, Ulqinin, Dejėn e Krujėn, tė cilat i mbajtėn deri mė 1395. Po nė fund tė shek. XIV ata morėn pėrkohėsisht Janinėn dhe pushtuan krahinat e Korēės e tė Pėrmetit. Zgjerimi i pushtimeve osmane nė Shqipėri u ndėrpre pėrkohėsisht pas betejės sė Ankarasė, tė zhvilluar mė 20 qershor 1402, ku trupat osmane pėsuan njė disfatė tė rėndė dhe sulltan Bajaziti I (1389-1402) ra rob nė duart e ushtrive fitimtare mongole tė udhėhequra nga Timurlengu. Pas kėsaj beteje, pėr njė dhjetėvjeēar, jeta politike e Perandorisė Osmane u pėrfshi nga konflikte tė ashpra ndėrmjet tre djemve tė Bajazitit I pėr trashėgimin e fronit, konflikte qė pėrfunduan me ardhjen nė pushtet tė Mehmetit I (1413-1421). Sulltani i ri riaktivizoi politikėn pushtuese edhe nė drejtim tė Ballkanit dhe tė Shqipėrisė.
    Para se sulltan Mehmeti I tė vinte nė pushtet, nė vitin 1412 ushtritė osmane sulmuan Novobėrdėn dhe e mbajtėn tė rrethuar pėr njė kohė tė gjatė, por nuk e morėn dot, sepse mbrojtėsit e saj luftuan me guxim. Ushtritė e sulltan Mehmetit I, me vdekjen e Niketė Topisė, nė fillim tė vitit 1415 pushtuan Krujėn, gjatė vitit 1417 i morėn Beratin Teodor Muzakės dhe Kaninėn bashkė me Vlorėn Rugina Balshės, kurse nė vjeshtė tė vitit 1418 pushtuan Gjirokastrėn, kryeqendrėn e zotėrimeve tė Zenebishėve.
    Fitorja e trupave osmane nė betejėn e Fushė-Dardanisė tė vitit 1389 dhe konsolidimi i pushtetit tė tyre nė fund tė shek. XIV nė qytetin e Shkupit, nė rajonet e lumit Vardar si dhe pushtimi i Krujės, i Beratit, i Gjirokastrės etj., lehtėsuan pushtimet e mėtejshme osmane nė Ballkan e nė Shqipėri dhe shtuan panikun nė radhėt e sundimtarėve ballkanas, shumė prej tė cilėve u bėnė vasalė tė sulltanėve. Nė Shkup u vendos selia e bejlerbeut tė Rumelisė, qė ishte komandanti i pėrgjithshėm i ushtrive osmane pėr pjesėn evropiane tė saj. Me njė personalitet tė tillė ushtarak e politik shumė tė fuqishėm tė Perandorisė Osmane duhej tė pėrballeshin vazhdimisht fisnikėt shqiptarė. Krahas tij ata duhej tė pėrballeshin edhe me pinjollėt e shumtė tė familjes sė fuqishme tė Evrenozėve. Qysh kur nisėn pushtimet e para osmane nė Shqipėrinė Lindore, nė fund tė shek. XIV, e deri nė fund tė shek. XV, kur ranė nė duart e tyre edhe kėshtjellat e fundit nė tokat shqiptare, ato tė viseve perėndimore, nė tė gjitha betejat e aksionet e rėndėsishme ushtarake tė ushtrive pushtuese u shquan si komandantė ushtarakė osmanė njė varg pinjollėsh tė familjes Evrenozi qė jetonin nė Shkup. I pari i tyre ishte Evrenoz-Beu (Pasha Jigit beu), i cili kishte pushtuar Thesalinė; emrin e tij e pėrdorėn gjatė shekujve si mbiemėr djemtė, nipėrit e pasardhėsit e tjerė tė tyre.


    p.s S ka pasur pushtim te Kosoves para 1389

  8. #28
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Knjazi serb i Rashės, Llazari Hrebelanoviēi mori nismėn dhe ftoi sundimtarėt e tjerė ballkanas qė tė bashkonin forcat e tyre pėr tė ndalur marshimin osman.
    Mua mė duket interesant qė nė kėngėn popullore, thuhet se Sulltani i drejtohet direkt Millosh Kopiliqit, dhe ėshtė ky qė u bėn thirrje mbretėrve ballkanas pėr tė nisur luftėn, pėrderisa ata bėjnė naze.

  9. #29
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Millosh Kopiliqi - Afreskė nga Hilandari

    Kėtu ėshtė Millosh Kopiliqi me pėrkrenaren e Dragonit, duke bėrė nė radhėn e tij betimin solemn pėr luftėn qė pėrgatitej.

    Emri:  Millosh Kopiliqi.jpg

Shikime: 2009

Madhėsia:  86.3 KB

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Pushtimet e para osmane nė Shqipėri

    p.s S ka pasur pushtim te Kosoves para 1389
    Fjala ishte per kosoven e jo per Shqiprine, nejse ju dhe alibaba kundershtoni kete te vertete edhepse e sjella nje link aty ne albume rrethe kesaj qeshtje une pra paskam humbur kohe se koti me muaj te tere duke bere kerkime, besoj se nje dite do bindeni edhe ju se turqit e kishin ne sundim kosoven menjehre pas Betejes se Marices me 1371 ku serbet mbeten vasal te turqve.

    Tek e fundit une do vazhdoj edhe me tej te mbroj kete te vertete ku besoj se do dele nje antar se paku qe do mbeshtete shkrimet e mija....

    shendet

    P.S; une nuk e kam ndermend fare qe t'ju dergoj linke apo referanca, te vegjel nuk jeni, beni kerkime edhe ju qe te bindeni !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 3 prej 43 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Fushė-Kosovės nė vitin 1389 nė Drenicė
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 481
    Postimi i Fundit: 29-12-2024, 09:00
  2. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  3. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  4. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •