Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 427 prej 427
  1. #421
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Anna Di Lellio ne librin e saj “The Battle of Kosovo 1389 – An Albanian Epic” permend si burim edhe nje verzion te gazetes “Bujku”, 1995, ku sipas tij, dokumentimi/shenimi i pare mbi Millosh Kopiliqin si hero shqiptar, vjen ne observimet e nje rekruti serb Veselin Cajkanovic gjate lufterave ballkanike (1912-1913), i cili duke levizur me armaten serbe, ne Elbasan kupton se ishin disa vendas qe deklaronin se jane pasardhes te drejtperdrejt te luftetarit mesjetar. Ai ne Oher kishte pasur rastin te merr pjese edhe ne nje feste popullore ne nder te Millosh Kopiliqit. Sipas ketij burimi, Millosh Kopiliqi ka lindur ne rrethin e Ohrit dhe ishte djali i nje prifti ortodoks shqiptar nga familja Blloshmi, i cili me vone shkoi ne Drenice dhe u be kapetan i Vuk Brankovicit. Me sa duket me vone edhe mbreti serb Aleksandri i shkroi nje ftese Hajdar Bej Blloshmit per te shkuar ne Beograd dhe te nderohet ne emer te “heroit te Kosoves” mirepo ai e refuzoi.




    Nje liber shume shume interesant, qe e zbeh/ i kundervihet mitit te Serbise mbi te drejten ne Kosove. Ajo shume qarte thote perafersisht keshtu dicka per perandorine osmane “nje e keqe qe shqiptaret u detyruan ta perjetojne (experience), mirepo ne fakt kurre nuk e perqafuan/pervetesuan (embrace)’
    KREJTE KETO QE SHKRUHEN KETU jane ne SHERBIM TE SERBISE,dhe anna di leillo ashte ne anen serbe me ket LIBER,sepse TERITORET SHQIPETARE CENOHEN te je serbe,KOSOVA JONE KURE SKA PASUN serb GJITHMONE SHQIPETAR edhe ate GEG GEGA ashte KOSOVA dhe AMIN gjdo shkrim ketu per milosha dhe beteja ASHTE TRADHETI E KOMBIT TONE,ketu ashte vetm SHQIPETARI,dhe sekush tjeter.

  2. #422
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga hoteli Lexo Postimin
    KREJTE KETO QE SHKRUHEN KETU jane ne SHERBIM TE SERBISE,dhe anna di leillo ashte ne anen serbe me ket LIBER,sepse TERITORET SHQIPETARE CENOHEN te je serbe,KOSOVA JONE KURE SKA PASUN serb GJITHMONE SHQIPETAR edhe ate GEG GEGA ashte KOSOVA dhe AMIN gjdo shkrim ketu per milosha dhe beteja ASHTE TRADHETI E KOMBIT TONE,ketu ashte vetm SHQIPETARI,dhe sekush tjeter.

    Cka po te dhemb ty ma shume? Fakti qe perandoria osmane na e fshiu trunin apo cka? Apo fakti qe epika jone u vodh prej shkieve dhe ne shekullin e XIX nacionalizmi dhe shtet-formimi serb frymezohej nga heronjte shqiptare, sepse eposi yne i transfomuar kur kendohej per betejen e kosoves i kendonte sulltanit si "baba mbret". Une ate pjese nuk e solla per me tregu patriotizem apo te kunderten e saj, por per te dhene nje ide per origjinen familjare te Millosh Kopiliqit, sepse askush nuk di saktesisht ta thote.

    Ik tash shko shite diku tjeter ate patriotizmin tend te rrejshem!

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Arrow Hajdar Blloshmi

    Po cili qe Hajdar Blloshmi? Pėrse ia mohuan meritat dhe ia groposėn emrin e veprėn?

    2. Blloshmėt qysh motit kanė qenė pari e fshatit tė qytetėruar Bėrzeshtė. Burrat e kėtij fisi pėrmenden pėr njė pasuri qė ėshtė mė e ēmueshme se ajo "ndėr dhen", pėr pasurinė "ndėr men". E sidomos pėr atdhetarinė. Nė zemrat e tyre ka gėluar kurdoherė me forcė ndjenja e dashurisė pėr truallin amtar, pėr kombin tonė, pėr lirinė… Mos po fantazoj? Jo. Blloshmėt na shfaqen si njė damar i njė gjaku tė pastėr arbėror, rrėnjėt e tė cilit treten larg-larg nė mjegullėn e shekulllit tė katėrmbėdhjetė. Kėtė informacion interesant na e jep libri "Milloshi – Heroi i Kosovės", botuar nė Amerikė nga mėrgimtari shqiptar Ago Agaj. Aty bėhet fjalė pėr betejėn e madhe tė zhvilluar mė 15 qershor 1389 nė Fushė – Kosovė. Nga njėra anė ishte koalicioni i gjerė ballkanik e eurolindor. Nė krahun tjetėr hordhitė osmane. Orteku i egėr aziatik ishte i papėrmbajtshėm. Por njė luftėtar i ri me emrin Milosh, depėrtoi deri nė ēadrėn kryesore dhe vrau me dorėn e tij Sulltan Muratin I. Me kėtė akt, tė cilin e pagoi me jetėn e vet tė njomė, trimi hyri nė pavdekėsi. Veē portat e historisė ngurruan tė hapeshin pėr tė. Kronikat sllave nisėn ta pėrmendin shumė vonė, kur trimit i humbi pėrkatėsia kombėtare dhe ardhacakėt serbė e pėrvetėsuan, e bėnė tė tyrin, i vunė mbiemrin Obiliē, nė vend tė atij Kopilicė – emri i njė fshati nė Drenicė tė Kosovės. Pra, trimi ishte shqiptar. "Dhe mė sė fundi,- shkruan Visar Zhiti nė RD 11 gusht 1993, nė njė recension pėr librin ė fjalė, - si njė epilog i debatit tė gjatė shekullor jepen fakte tė gjalla, tė pakundėrshtueshme pėr origjinėn dhe vazhdimėsinė e gjakut tė tij tek shqiptarėt nėpėr Blloshmėt e Elbasanit – gjė qė e pranojnė edhe serbėt. Mbreti i Serbisė i pat drejtuar njė letėr H. bej Blloshmit (krushkut tė Ismail Qemalit), me anėn e sė cilės e ftonte tė shpėrngulej familjarisht dhe pėrgjithmonė prej Shqipėrisė e tė vendosej nė Jugosllavi, ku "do tė gėzonte tė gjitha pėrkrahjet morale e materiale dhe nderimet e duhura si pasardhės i Heroit tė Kosovės…"

    http://fotoloft.net/x/index.php?opti...tics&Itemid=72

    Gjurmimet vijojnė...."Milloshi – Heroi i Kosovės", botuar nė Amerikė nga mėrgimtari shqiptar Ago Agaj. Aty bėhet fjalė pėr betejėn e madhe tė zhvilluar mė 15 qershor 1389 nė Fushė – Kosovė. Nga njėra anė ishte koalicioni i gjerė ballkanik e eurolindor. Nė krahun tjetėr hordhitė osmane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 14-11-2009 mė 09:07
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #424
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2009
    Postime
    14
    Citim Postuar mė parė nga hoteli Lexo Postimin
    Edhe ju Zotni Humanisti ,ju edhe KREKSI,KUPETONE NJIHER E PERGJITHONE,SE MILOSH OBILIQI{KOBILLA} nuke ashte prej DRENICE,dhe mose Bani PROPAGANDA serbe,ne WEB te FORUMIT SHQIPETARE,asnjeni skini argumente,ase serbe,e ase turke e ase te kerkujte,vetem ,ja futni,pa lidhje,serb ne KOSOVE ska pasur KURRE,dhe ato FSHINI ,prej KOKAVE TE JUAJA BOSHE.Vetem ,me Argumente serbe ska pasur kurre ne KOSOVE.
    Me vjen shum keq se ti kesht mendon o serb

    Po e kam par ne nij dokumentar Film per Luften e Kosoves 1998/ 99 edhe Nij Historiant Turk e Permend ket emer : Millosh Nikollė Kopiliqi osht Fakt edhe mundesh me kerku ne Tevelizion Turk .

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Ky tekst eshte i huazuar nga Blogu Agjencioni Floart, besoj se autori nuk do me
    ankohet pasi qe po e vendosi poshte edhe lidhjen e ketij burimi.
    ================================================== ==
    Kėngė tė moēme historike dhe legjendare shqiptare pėr Luftėn e Kosovės dhe Milush Kopiliqin

    Nė eposin epiko-heroik shqiptar, kėngėt pėr Luftėn e Kosovės, janė tė shumta dhe tė thurura me njė mjeshtėri tė veēantė artistike. Edhe studiuesit serbė, si Bajraktareviq, Glisha Elezoviq e tė tjerė kanė pranuar se variantet shqiptare vende-vende janė mė tė spikatura se sa variantet homonime serbe.
    Kemi shėnuar pėr fillim kėngėn mė tė shkurtėr, por shumė kuptimplote pėr Luftėn e Kosovės, e cila ka disa veēanti krijuese tipike qė nuk i gjejmė nė variantet e tjera, por as nė krijimet popullore serbe, tė cilat po ashtu janė tė gjata, me pėrsėritje tė shumta dhe me pėrmbajtje kryesisht mitike.
    Kjo Kosovė vdekjen ta ban dasėm

    Paska ardhė ai sulltan Murati,
    Yjtė nė qiell dritėn e kanė ndalė,
    Diell e hanė nė det qenkan mbytė.
    Shum asqer sulltani ka bashkue,
    Pėr Shqipni, ai, i paska fillue
    Ka marrė Shkupin, ka marrė Selanikun,
    Krej nė gjak e lau Kaēanikun.
    Nė Prishtinė sulltani ka ndalue
    Aty ishte trimi, Milush Kopiliqi
    Ti qi je or Milush Kopiliqi
    A don armėt ti me i dorėzue,
    Ja Kosovėn krejt kam me farue?
    Thotė Milushi,-qysh po mė thoni, vllazėn?
    Kjo Kosovė, Murat, vdekjen ta ban dasėm!
    Nė pancir Milushi rrobat i ka veshė
    S dalke topuz nė to pėr mu ngulė,
    S dalke shpatė Milushin me pre.
    Te sulltani Milushi ka msy
    Nė Fushtė tė Kosovės kanė mbetė tė dy
    Njani pllumb e tjetri asht ba korb
    Mbi Kosovė atė ditė e deri sot.
    (Kėngė popullore pėr luftėn e Kosovės, e kėnduar nė Festivalin e Gjirokastrės mė 1988. Variant, nga Motrat Krasniqi)

    Kjo kėngė e kėnduar nga kėngėtari anonim popullor, sa do qė duket fragmentare, ėshtė njė krijim realist autentik i pėrmasave tė rrėfimeve homerike. Edhe pse fragmentare dhe kjo kėngė pasqyron elementet qenėsore tė ndeshjes sė dy botėve kundėrshtare. Nga fragmentarizmi mbizotėrues nė kėtė krijim popullor, arrijmė tė kuptojmė se kėnga dikur ka qenė e ngjeshur edhe me pėrshkrime tė tjera, ndėrsa vargjet e mbetura sajojnė njė pėrmbajtje impozante me shumė elemente sintetizuese.
    Rrėfimi i kėsaj ngjarjeje tė mirėnjohur historike vetėm me 21 vargje tė bėn pėrshtypje pėr tė menduar se nga tėrėsia e dikurshme ka mbetur vetėm skeleti, i cili i ka pėrballuar kohės qindra vjet.

    Kėnga pėr Luftėn e Kosovės, e shėnuar nga profesor Anton Ēetta, kėnduar nga kėngėtari Halim Dauti i Shalės sė Bajgorės nė vitin 1954, tė cilėn ai e kishte mėsuar nga kėngėtari i mirėnjohur i epikės legjendare Maliq Zhabari, botuar nė (Gjurmime albanologjike 1962 nė Prishtinė faqe: 263-275,). paraqet njė variant interesant sa i pėrket figurės sė Milush Kopilit. Nė kohėn kur mbreti Llazar sė bashku me dy dhėndurėt kishte marrė lajmin pėr arritjen e ushtrisė sė Sulltan Muratit nė Kosovė, qė tė tre hipin nė bjeshkė tė Shalės dhe me serēali durbi shikojnė formacionet gjigante tė ushtrisė aziatike.
    Krejt Kosova mbush me ēadra t mbretit.

    …Me ba njeri gjilpanėn me lshue,
    N‘ tokė gjylpana nuk kish pėr me ra.
    Kqyr shka thojke, knez Llazari i moēėm
    Pasha nji Zot mue qi mė ka falun,
    Unė do tė shkoj sulltanit me ju dorėzue,
    S ma merr mendja me ta me luftue!
    Kqyr shka thojke Vuko Brankoviqi,
    Unė do tė shkoj, turk po du mu bamun,
    Kqyr shka thojke Milosh Kopiliqi,
    Pasha nji Zot mue qi mė ka falun
    Kurrė un’ turk nuk kam pėr m‘u bamun
    As n‘ dynja, pa dekė, nuk dorzohem!
    …
    Fragment nga kėnga shqiptare pėr Luftėn e Kosovės, vepra e cit, f.263-275.)

    Rrėfimi gojor shqiptar mbėshtet pa rezervė Milush Kopiliqin. Edhe nė momentin dramatik, kur krerėt ushtarakė tė Aleancės marrin qėndrim pėr tė sulmuar ushtrinė turke, hetohet mėdyshja e mbretit Llazar e sidomos mėdyshja dhe frika e Vuk Brankoviqit. Sipas pėrmbajtjes qė na rrėfen memoria kombėtare pėr Luftėn e Kosovės, pasi mbreti Llazar provon epėrsinė morale dhe epėrsinė nė numėr tė ushtarėve turq, dhe duke qenė se konsideron tė pamundshme fitoren kundėr ushtrisė armike shumė mė tė madhe nė numėr, ai shkruan njė letėr dhe ia dėrgon sulltanit;
    Menjiherė letrėn mbretit ja ka que,
    Unė ty, mbret du me t u dorėzue,
    Edhe raje unė due me mbetė!
    Kqyr ēka bajke Vuku, Brankoviqi,
    Edhe ai letrėn mbretit po ja qojke
    Prej sot turk, unė du me t u bamun,
    Vetėm guhen mue mos ma prish,
    Ashikinė mue me ma lanė…
    Kqyr shka thojke Milush Kopiliqi,
    Ndigjo kha mor, Vuko Brankoviqi,
    Pa ndigjo ti mbret, o dielli ynė!
    Ju tradhtar mue mė kini thanė,
    Sot po e shihni Milush Kopiliqin,
    Sot po i dal un‘ mretit nė mejdan.

    … Kqyr shka bajke Milosh Kopiliqi
    Ma shtėngojke ai kalin me lara,
    Nė kmishė tė ēelikut ai koka farkue
    Marrke rrugėn drejt nė Kosovė ka shkue
    N‘ Fushė tė Kosovės ai dalke n‘ mejdan…
    Po aty…

    Varianti i kėngės pėr Luftėn e Kosovės tė vitit 1389, kėnduar nga rapsodi shqiptar, Hamėz Xhemė Bojkoviqi

    Varianti mė i fuqishėm pėr nga pėrmbajtja dhe mė i ndėrtuari astistikisht pėr Luftėn e Kosovės, ėshtė shėnuar nga studiuesi serb Glisha ( Gligorije) Elezoviq, nė rrethana paksa tė ēuditshme. Duke qenė nė njohuri se kėngėt pėr Luftėn e Kosovės ishin shumė tė pėrhapura te shqiptarėt, Elezoviq kishte dėgjuar pėr njė rapsod qė ndodhej nė burg, i dėnuar me vdekje nga regjimi serb. I kishin thėnė se rapsodi Hamėz Xhemė Bojkoviqi kėndonte variantin mė tė plotė tė kėsaj kėnge. Ai merr leje nga autoritetet e burgut dhe kontakton rapsodin shqiptar, asokohe rreth shtatėdhjetėvjeēar, i lindur mbase rreth vitit 1860. Ai pranon t‘i ia rrėfejė tekstin e kėngės, ”daskalit serb”, pa pasur mundėsi ta pėrcjellė me lahutė apo ēifteli. Elezoviq shėnon 513 vargjet epike heroike tė kėngės, i vetėdijshėm se teksti nga ana artistike stilistike kishte pėsuar shumė nė mungesė tė pėrcjelljes me ndonjė instrument. Duke folur pėr mėnyrėn si e kishte shėnuar kėngėn Elezoviq thotė:
    ( Visaret e Kombit I Shtypshkronja Nikaj, Tiranė, 1937. fq. 18.)
    Rrėfimi pėr Luftėn e Kosovės nė kėtė kėngė, sipas studiuesit Elezoviq, ėshtė mė i fuqishėm se variantet homonime serbe. Elezoviq ka konstatuar kėshtu, por nuk ka bėrė krahasime dhe nuk i ka shqyrtuar veē e veē motivet e kėsaj kėnge, e cila pa dyshim se mbetet krijimi popullor mė i pėrmbaruar pėr Milush Kopiliqin dhe pėr Luftėn e Kosovės tė vitit 1389.
    Nė mėnyrė qė lexuesi tė ketė sa mė shumė tė dhėna pėr kryetrimin e Drenicės, Milush Kopiliqi, po marrin nė shqyrtim dhe po i analizojmė tė gjitha vargjet ku spikatet figura dhe veprimet e kėtij trimi tė mesjetės. Kjo kėngė ėshtė botuar nė numrin e parė tė vėllimit Visaret e Kombit nė Tiranė, nė vitin 1937, nė vigjilje tė shėnimit tė 550- vjetorit tė kėsaj beteje.

    Betimi i Milush kopiliqit

    Milosh Kopiliqit ( mbreti) letėr i ka ēue,
    Drynat e nantė kralave, ti, me mi dorėzue,
    E teslim me m’i ba mue,
    Ose kemi me luftue,
    Ose luftė unė me ty kam.
    Letra Miloshit po i shkon,
    Mori letrėn Miloshi po e k’non,
    Kqyr grueja ēka i ka thanė:
    Ē’ ka Milosh letra shka po t’ kallxon?
    E Miloshi letrėn ja ka kallxue:
    Sulltani thotė n’ Kosovė na ka ardhė,
    Ai po lypė me ne me luftue,
    Edhe hallit nuk di si t’ ja bajmė.
    Gruaja mendjelehtė, Vukosava, e bija e prijėsit Llazar, e qesėndis burrin duke e mburrur dhe duke i thėnė se as mbreti i Turkisė nuk ka ēka tė bėn. Milushi hidhėrohet, dhe sipas kėngės i jep grusht tė fortė bashkėshortes duke ia thyer disa dhėmbė. Pa vonuar niset pėr nė Pejė ku asokohe ndodhej prijėsi Llazar, vjehrri i Milushit.
    Shpejt Miloshi koka ēue
    Se nė Pejė ai paska shkue,
    Aty kralit i ka kallxue
    Nė Prishtinė Sulltani ka ardhė,
    Luftė po lypė, ti qysh po thue,
    Qysh po thue, kralit i ka thanė,
    Kqyre krali ēka i ka thanė
    Ma mirė na bjen me u dorėzue
    Se me ta nuk mujmė me luftue
    Ai Miloshi ēka ka thanė:
    Kurrė teslim unė nuk i bahna
    Pa e therė tybe s’ kam me e lanė!
    ( po aty fq 13.).

    Milushi mashtron Llazarin

    Nė vazhdim tė kėsaj kėnge epike heroike, kėngėtari popullor rrėfen se si prijėsi Llazar do tė hulumtojė moralin e luftėtarėve tė ushtrisė sė Sulltanit. Ai, nga dervishėt dhe njerėzit e vet kishte mėsuar se ushtria turke ishte e moralshme. Andaj urdhėron prijėsit tė zgjedhin 30 vasha tė reja dhe tė bukura, nga tė gjitha krahinat e Drenicės dhe tė Kosovės, t’i veshin me rroba tė teleisura nė ar dhe serm, tė cilat do tė shkojnė dhe tė futen nė taborret e ushtrisė sė sulltanit. Milushi e pėrcjell situatėn nga afėr. Pas tri ditėve, nė kohėn kur 30 vajzat kthehen nga taborret e ushtrisė turke, Milushi me disa ushtarė tė tij besnikė, iu del nė rrugė dhe i pyet se si janė trajtuar nga ushtria turke. Vajzat tregojnė se askush nga ushtarėt nuk i kishte prekur. Ato kishin qėndruar kot, dhe nuk e kishin tėrhequr vėmendjen e ushtarėve. Milushi, i cili me ēdo kusht donte ta fuste nė luftė prijėsin Llazar dhe ushtrinė aleate tė ballkanasve, iu thotė 30 vajzave:
    Na te krali kur tė shkojmė,
    Po batė drejt ju me i kallxue
    T’ tanave kryet kam me jau shkurtue,
    Por ju kralit keni me i thanė:
    Dergjė e madhe asqerit i ka ra,
    Ishin lodhė tė tanė me dekė,
    Ne asqeri na ka kapė,
    Edhe paret na i ka marrė…
    Bashkė me to Miloshi te mbreti ka shkue.
    Qysh ish Turku oj ēika i ka pvetė:
    Aty ēikat ēka i kanė thanė:
    Dergjė e madhe iu kish ra, Ishin lodhė asqeri me dekė,
    Edhe neve na kanė kapė,
    Edhe dukatin na kanė marrė.

    Intriga qė kishte pėrgatitur Milush Kopiliqi, na jep tė kuptojmė jo vetėm urrejtjen qė shprehte ai kundėr ushtrisė invaduese turke, por edhe dėshirėn e madhe qė tė nxiste prijėsin Llazar dhe aleatėt ballkanas pėr luftė.
    Motivi i Milush Kopiliqit pėr tė luftuar kundėr turqve, sipas pėrmbajtjes sė kėsaj kėnge ėshtė i veēantė dhe nė asnjė nga kėngėt e tjera nuk ėshtė interpretuar decidivisht. Atė e quajnė tradhtar, ndėrsa ai ishte tepėr sedėrtar pėr tė pranuar atė pėrbuzje. Ai kishte kėrcėnuar vajzat se do t’ ua shkurtonte kokat po t‘i tregonin drejt mbretit, nga frika se Llazari do tė dorėzohej pa luftė. Milushi e dinte se ushtria turke ishte e fortė, e moralshme dhe mė e madhe nė numėr. Ai, ishte njė trim popullor shqiptar qė nuk e pranonte pėruljen, teslimin, e as pėrbuzjen dhe intrigat qė kurdiseshin nga princėrit e korruptuar dhe qyqarė tė asaj kohe. Fiksionit tė tij pėr ta vrarė sulltan Muratin fillimisht askush nuk i beson, edhe pse nė darkėn e fundit tė princave mė 14 qershor tė vitit 1389, prijėsi Llazar, vjehrri i tij, i kishte dhėnė pėr tė pirė verė nga kupa e tij e artė dhe i kishte thėnė:
    -Pi nga kupa ime edhe pse po tė thonė tradhtar!

    Milush Kopiliqi therr me hanxhar Sulltan Muratin

    Gjithnjė duke interpretuar kėtė variant tė kėngės shqiptare pėr Luftėn e Kosovės, kėngėtari popullor rrėfen momentin kritik kur Milush Kopiliqi ishte dukur te ēadrat e Sulltan Muratit, nė kohėn kur ende nuk dihej finalja e betejės, ndėrsa binin kokat e ushtarėve tė palėve ndėrluftuese. Kėngėtari popullor shqiptar Hamėz Xhemė Bojkoviqi nė variantin e kėsaj kėnge nuk pėrshkruan mėnyrėn e depėrtimit tė Milush Kopiliqit nė kapim armik. Ai nė njė moment tė caktuar ndodhet para ēadrave tė mbretit dhe i drejtohet sulltanit, i cili qėndronte nė pėlhurat e tij tė buta, i freskuar me ajrosje nga hyzmeqarėt:
    E Miloshi te mbreti ka shkue,
    Ēojke kambėn mreti me ja dhanė,
    Hanzxhar mretit Miloshi i ka ra,
    Dekun n vend mretin e kish lanė
    Mirė atkijes nė shpinė i ka ra
    Ka marrė udhėn edhe ka tfillue,
    Shumė asqeri mbrapa po e ndjekin
    Nuk po mujnė Miloshin me pre
    ( po aty fq.16.).

    Zbulimi i fshehtėsisė sė paprekshmėrisė fizike tė Milush Kopiliqit nga njė “shkinė plakė”
    Rapsodi martir, Hamėz Xhemė Bojkoviqi shtjellon edhe fundin tragjik tė heroit tė tij. Milushi, sipas tij, ishte trim mbi tė gjithė trimat. Ai kishte veshur rroba nė pancir hekuri. Edhe ati i tij ishte farkuar nė pancir, kėshtu qė ai bėnte kėrdinė mbi ushtarėt turq tė cilėt e ndiēnin, por nuk arritėn ta therin. Nė njė moment tė caktuar ushtarėve turq iu drejtohet njė shkinė plakė, e cila iu bėn me dije se Milushi ėshtė i paprekshėm nė ēdo pjesė tė trupit por e meta e fshehtėsisė ishte thembra e kėmbės sė atkijės sė tij. Po tė goditej nė thembėr, atkija do tė pėrplasej pėr tokė, ndėrsa Milushi mbante nė mustaqe ēelėsat e rrobave tė hekurta.
    Ja si e rrėfen kėngėtari popullor fundin tragjik tė Milush Kopiliqit
    Shumė asqeri mbrapa po e ndjekin…
    Po mundohen Miloshin me pre,
    Nuk po mujnė ata pėr me pre,
    Kur po shkojnė nė Babimos
    Nji shkinė plakė turqit e kanė gjetė,
    Ata shkinės i kanė kallxue,
    Ata shkinės i kanė thanė,
    Miloshi, Sulltanin na e ka therrė,
    Nuk po mundemi Miloshin me pre.
    Aty shkina ēka ju ka thanė,
    Ju Miloshin nuk mundeni me e pre,
    Se i veshun nė hekur ai asht,
    Edhe atkinė veshun n’ hekur e ka,
    N’ thundėr tė kambės atkinė ju me pre,
    Atėherė Miloshin ju tė gjallė e zini,
    Ju si n mujshi Miloshin me nxanė
    Ēelėsat e rrobeve n’ mustaqe i ka…
    ( po aty fq.17.)

    Kėngėtari popullor Hamėz Xhema, ndėr tė tjera, nė kėngėn tė cilėn nuk e kishte hartuar vetė, por e kishte mėsuar nė fėmijėri nga rapsodėt, ka veēuar kėtė element tė tradhtisė qė njė shkinė plak i bėn kryetrimit tė Drenicės dhe tė mbarė Kosovės. Ajo rrėfen fshehtėsinė e Milushit, dobėsinė e vetme, ashtu sikur ishte thembra e Akilit nė Iliadėn e Homerit. < id="6/" style="font-weight: bold;">Burimet pėr Betejėn e Kosovės tė vitit 1389

    googleearth280520091310.jpg

    Pėr shkencėn e historisė nuk ėshtė i njohur asnjė dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund tė saktėsohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datės 15 pėrkatėsisht i 28 qershorit 1389, ėshtė shpikje e kishės dhe e politikės serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njėsoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti i Kosovės.

    Ndodhja nė rrjedhė tė poshtme tė lumit Llap, nė verė tė vitit 1389, ėshtė moment historik pa asnjė ndikim pėr ndryshime tė marrėdhėnieve ekzistuese nė vendet e pėrfshira nė ngjarje. Kjo ndodhje nė historiografi depėrtoi ngadalė dhe u ngulitė me atributin Beteja e Kosovės dhe Beteja e Parė e Kosovės e vitit 1389, duke i pėrshkruar pėrmasa fantastike.
    http://www.alb-group.ch/Beteja%20e%20Kacanikut.jpg
    Lėnda burimore udhėpėrshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, qė i bėnė jehonė kėsaj ndodhje ėshtė e vėllimshme, por shumė kundėrthėnėse njėra me tjetrėn deri nė absurd. Vėrtet, kėto tė mira kulturore letraro-kronikale tė proveniencės sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frėnge e tė tjera, janė ngritur mė vonė, pėr qėllime politike tė palėve, me interes pėr afirmimin e hapave tė rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perėndimit dhe Lindjes sė krishterė, nė njė anė, dhe pėr afirmimin e kėrkesės pėr krijimin dhe forcimin e bedemit antiosman tė gjithėkrishterė, nė anėn tjetėr. Motivet fetare tė krishtera antiislame nė burimet europiane do tė forcohen veēanėrisht pas shekullit XVI, pikėrisht si produkt i lėvizjeve tė reja kulturore e politike nėn ēatinė e Humanizmit, tė Renesancės, tė Reformacionit dhe tė Kundėreformacionit. Pėrfundimisht deri nė kėtė kohė ndodhi kalimi masiv nė Islam i shqiptarėve ortodoksė shėnsavianė e shėnklimentianė nė ish-provincat romako-bizantine tė Dardanisė dhe tė Maqedonisė, qė pati pėr pasojė edhe depėrtimin e motiveve fetare islame nė kujtesėn historike shqiptare pėr Ndodhjen e Kosovės tė vitit 1389.

    Nė kėtė kumtesė nuk kam kohė as vend tė pasqyrojė kėtė ndodhje nė pėrplotėni, ngase pėr njė analizė kritike tė burimeve dhe tė literaturės duhet studim i veēantė monografik multidisciplinor. Pėr kėtu e konsideroj tė rėndėsishme vetėm evidencimin kohor tė kronikave lindore dhe perėndimore tė krijuara nė rrjedhė tė historisė nga fundi i viteve tė 80-ta tė shek. XIV deri nė fillim tė viteve tė 70-ta tė shek. XVII, me njė gjykim tė pėrmbledhur nė fund pėr ēėshtjet e hapura. Pėr burim tė parė tė proveniencės osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman pėr Betejėn e Kosovės, ėshtė poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije tė Anatolisė, e pėrfunduar mė 13 mars 1390. Ndėrkaq trajtimi kohor i ngjarjes nė Kosovė, mė 1389, nisi me veprėn “B?zm u rāzm” persisht tė Azis ibn Ardäshira Astr?b?dija, e pėrfunduar mė 1398.

    Ky krijues jetoi nė oborrin e njė emiri tė pavarur, ndaj e dha dritėn e gjelbėr pėr egzistimin e komplotit ushtarak nė taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, pėrkatėsisht vėllai, Sulltan Bajaziti I. Kjo dritė mė vonė do tė mjegullohet me versionet zyrtare pėr vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistė dhe historianė oborrtarė, nisur me veprėn “Menakib-name” tė Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkėkohėsi i ndodhjes. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413. Vepra e Fakihut u bė bazė e fortė pėr pretendimet e tjera historiografike osmane pėr ndodhjen nė Kosovė, mė 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e pėrfunduar mė 2 nėntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe mė tutje kronisti i quajtur Enver, nė veprėn “Düstür-name” tė viti 1464. Tri vjet mė pas u pėrfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri nė vitin 1467, i cili u mbėshtet kryesisht nė veprėn e Fakihut, tė cilėn e pėrfilli edhe historiani zulmėmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, nė veprėn e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, tė shkruar deri nė vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi nė Shkup nė vitet 30-50 tė shek. XV, ndaj veprėn e pasuroi edhe me tė dhėna nga kujtesa historike nė Kosovė. Mirėpo, me ndikim tė madh nė historiografinė botėrore do tė bėhet “Kitāb-i Cihan-nümā” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrė me tė dhėna fantastike.

    Kujtesa historike ballkanike pėr ngjarjen nė Kosovė, mė 1389, gjeti afirmim nė “Kronikėn turke tė Janiēarit” tė Mihail Konstantin - Ostrovicės, e shkruar nė vitet 1491/92, pėr nevojat e mbretit tė Hungarisė. Pas kėsaj kronike vije historia e rėndėsishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din - Bitlis, e pėrfunduar nė vitin 1505, ndėrkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevąrih-i āl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.

    Midis viteve 1490-1512, njė krijues anonim nga Edrenea e pėrshtati historinė e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive tė reja dhe vende-vende e stilizoi. Tani vijnė veprat historiografike osmane: “Tārih-i Ni?ancī” e Ramazan zade Mehmet Ēelebi - Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevārih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisė, e shkruar mė 1575. E kėtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferīdūn-it: “Mejm?ah-i nunshā?t-i Salātīn”, nė tė cilėn janė botuar letrat e sulltanėve, pėrfshirė edhe “Fermanin e Bajazitit I” - dėrguar kadiut tė Bursės nga Kosova pėr varrosjen e kufomės sė Muratit I. Sipas kėtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua pėr islamin, si plotėsim i dėshirės sė tij, nė mesin e muajit Shaban tė madhėrueshėm 791 tė hixhrit, pėrkatėsisht mė 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditėn e hėnė, mė 26 korrik dhe kishte 29 ditė, deri mė 23 gusht. Del se tragjikomendia nė “vendin Kosovė” ndodhi mė 8 ose 9 gusht 1389, datė tė cilėn nuk e gjejmė nė kronikat osmane tė hershme, as tė pėrfillur nga historiografia turke, e cila pėr datė tė Betejės sė Parė tė Kosovės e mbanė 20 qershorin 1389.

    Pėrafėrsisht tė mesit tė viteve tė 70-ta tė shek. XVI ėshtė edhe vepra: “Bad?’i ‘ul-waq?’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Tė dhėna me interes pėr ngjarjen e Kosovės tė vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi - Aliu, i cili shėrbeu nė Bosnjė, mė 1577, kurse kronikėn e rėndėsishme: “Künh-ül-ahbār” e shkroi midis viteve 1591-1599. Njė vepėr historiografike voluminoze midis kronikės dhe historisė me pretendime tė mėdha, ėshtė historia “T?hih-i Sollakzāde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit - Solakzade. Ndėrkaq, tė dhėna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe ballkanike pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, pėrjetėsoi nė kujtesėn turke dhe nė historiografinė osmane udhėpėrshkruesi i famshėm Evlie Ēelebi, nė veprėn madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovėn dhe vendin e ndodhjes i vizitoi nė vitin 1660/62. Pėr traditėn vendėse shqiptare tė Kosovės me interes pėr ngjarjen e Kosovės sė vitit 1389 ka lėnė edhe dervishi i Selanikut Ahmet Dede Lutfullah-Mynexhimbashi,nė veprėn: “Müneccimba?i Sahāif-ul-ahbar”, tė shkruar pas vitit 1672. Kėtu, tė themi kushtimisht, pėrfundon faza e historiografisė letraro-kronikale zyrtare osmane.

    Nė rrjedhė tė kohės, pėrkrah kronikave osmane, lindėn anuarėt dhe kronikat e proveniencės ballkanike dhe europiane pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389. Mirėpo, derisa para kronikave osmane nuk njohim asnjė dokument arkivor tė proveniencės lindore, vjetarėve dhe kronikave europiane pėr kėtė ngjarje, u kanė paraprirė informatat me shkrim tė individėve si pėrpjekje pėr tė informuar opinionin pėr ndodhjen. Informatėn e parė pėr Ndodhjen nė Kosovė e la gjakoni Ignjatie, mė 27 qershor 1389, pėrcjellės nėpėr Lindje i mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se nė popull po flitet pėr vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasėsin, as ditėn e vrasjes. Mė 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjės, Tvrtko I, e informoi komunėn e Trogirit dhe tė Firencės se ushtria e tij e ka thye ushtrinė osmane tė Muratit I. Nga pėrgjigjja e Firencės, mė 20 tetor 1389, nė Letrėn e Mbretit Tvrtko I, shihet se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime tė tjera pėr Betejėn e Kosovės. Ata Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gėzoheshin vrasjes sė Muratit I nga ana e 12 bujarėve tė besatuar, nga tė cilėt - “njėri prej tyre me shpatė e therri”.

    Kėtu e vlen tė thellohemi pak mė shumė nė tė dhėnat e proveniencės serbe. Tė theksojmė fillimisht se Kultin e Lazarit dhe Mitin serb tė Kosovės e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri nė fund tė shekullit XVI. Kisha serbe nė Perandorinė Osmane pėr Ndodhjen nė Kosovė u muar vetėm rreth dy muaj e gjysmė pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasė i kishės sė Shėn Onufrit tė Shumicės, lokalitet afėr Ravanicės, nė Shumadi, shkroi: “...Nė kėtė vit knez Lazarin e vranė turqit dhe Muratin serbėt”. Dhe, vetėm rreth dhjetė vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe njė shėnim tjetėr tė kishės serbe ku thuhej: “Sa gjėmė u bė nė vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zė ngoje emrat. Tani kjo kishė Tragjedinė Lazar-Murat mė nuk e zuri n’goje pėr rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Nė njė shėnim tė kėsaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisė sė krishterė “pėr shkak tė ikjes tė ca njerėzve serbė”. Emrin e vrasėsit tė Muratit nuk e pėrmendi asnjėri nga burimet kishtare serbe tė shek. XIV - XV. Emrin e vrasėsit tė Muratit I nuk e pėrmendi as Konstantin Filozofi nė Biografinė e Stefan Lazarit , mė 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Nė njėrin dhe nė tjetrin shkrim, vrasėsi i Muratit I quhej vetėm me atributin: “...njėfarė burri fisnik”, ndonėse kronikat osmane dhe europiane deri nė kėtė kohė pėr vrasės konsideronin Milosh Nikollė Kopiliqin - krahinar vendės kosovar, vasal dhe i njohur mirė nga afėr i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviēi nė veprėn “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit tė Milosh Nikollė Kopiliqit nė Tragjedinė e Kosovės tė vitit 1389 dhe nuk dha shenja pėr egzistimin e Kultit serb tė Lazarit dhe tė Mitit serb tė Kosovės.

    http://floart-press.blogspot.com/200...-obiliqin.html
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #426
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Amurath, duke u siguruar se ishte mbi konkursin dhe beteja e fituar, alighted nga kali i tij, dhe eci mbi kėtė fushė. Ajo ishte e mbuluar me mounds dėrmuese e vdekur dhe po vdes. Ai u shpreh, me mahnitje, se shkop e kufomave tė armikut burra ishin tė rinj pa mjekra. Vezir pėrgjigjur atij nė njė mėnyrė tė llogaritur pėr tė kėnaqur princ e tij, kur i fundit, duke vazhduar ligjėrimin e tij, tha: "Kjo ėshtė ende mė e ēuditshme se si unė mund tė mashtrohen nga njė vizion natėn e kaluar nė gjumė e mia, sepse methought pashė veten vrarė nga dora e njė armiku. " Nė atė ēast njė shqiptar, i cili vė thumbues terren nė agoni tė vdekjes, duke u fshehur mes vdekurit, duke i menduar nga pasuri tė veshjes sė tij dhe respekt tė madh pėr tė paguar atij nga pasuesit e tij, se ai ishte Sulltan, animuar nga mendimet e revenging vendit tė tij, papritmas filloi lart, dhe i zhytur kamė nė barkun e tij fitimtar tė .*

    Shkak tė kėsaj ngjarje nga Knolles ėshtė aq grafikisht dhėnė, se ajo e meriton tė regjistruar nė faqet tona: - "Njė ushtar i krishterė, i lėnduar dhe tė plagosur tė gjitha tė pėrgjakshme, duke parė Amurath, nė njė mėnyrė tronditėse u ngrit (si ajo e keqe ėshtė nga vdekja) nga njė grumbull tė njerėzve tė vrarė, dhe duke e bėrė ndaj tij, nga mungesa e forcės ra zhytėsit herė

    "Shqiptari u pre menjėherė nė copa copa, nė prani tė Bajazetit dhe Amuratit (Muratit I), ky i fundit vdes nė shtrat tė tij dy orė pas vrasesit."


    Burimi; http://www.google.com/books?id=fs8DA...fr&output=text
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 23-11-2009 mė 08:25
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1259434600



    Kenga serbe qe perkujton trimerine e shqiptare ne betejen e fushe Kosoves marr nga revista Allbanica.http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1259434932
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 28-11-2009 mė 14:59

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Fushė-Kosovės nė vitin 1389 nė Drenicė
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 480
    Postimi i Fundit: 09-10-2020, 21:05
  2. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  3. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  4. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •