Mire e the aty, tani jane hapur shume e shume dritare, mirepo nese i marrim shkrimet turke atehere ata jane me te saket sa i perket edhe betejes edhe Miloshit qe disa nuk guxojne ta quajn "Kopil" mirepo nese degjojmi kenget Arbereshe, aty ke kengen me titull "moj Kopile" qe tregon se eshet origjine shqipe e pa luharshme.
problemi eshte se ne jemi zgjuar me vones, serbet kane patur kontakte me heret se ne me popuj tjer ju ia kane arritur ti pervetsojne para neve popujt tjere permes kengve te tyre se Milloshi ku jo ne te gjitha rastet keto kengė jane te quditshme kur i lexon sot nje shqiptar, te them te drejten une i kam lexuar ne gjuhen frenge....
Mirepo ē'eshte interesante se ne keto kenge serbe per origjinen e Milloshit ata thojne se ishte nje "kopil" ku e ema e tij e kishte bere me nje arap ?
Pra eshte ēudi kjo, nga vjen kjo ide ?
Milloshi ne femini shoqerohej me heroin serb, Marko Kraleviē, pastaj edeh me nje tjeter, nje Relja, qe banonte diku tek Uzhiza apo Rashka, ku qe te tre se bashku shkojne ti lypin doren, motres sė Lekė Vojvodes (Princit ) te Prizrenit, vashes me te bukur qe kishte bota me emrin Rosanda....
Pra si e shifni, para betejes se Kosoves ndoshta ka aptur edhe martesa mes dy popujve ndoshta ne raste te rralla si ky ne kete kenge serbe.
Mirepo s'po nalemi tek martesa por po e analizojmi erin e Milloshit, te Lekes deh motres se tij Rosanda qe per mua eshte emer i rrallė...
A thua serbet e kan krijuar kete rapsod pa kurrfare mbeshtetje apo ka diēka te vertete ketu ?
Me kete vertetohet se Dukagjini, e gjysma e kosoves ishte nen dominimin e shqiptarve me Prizrenin si kryeqender, e dyta Milloshi nuk ishte serbe, thuhet ne kenge nenen ekishte serbe e babain arap, nje kalimtar, pa emer keshtuqe Milosao rritet pa e njohur babain e tij...
Mos ndoshta kete arapin serbet ne kenge e ndryshojn ne vend "arbanas" me kohen apo per ti humbur fijen i thojne se ishte arap ?
Ose edhe pytja tjeter eshte; pse athua serbet ne kete kenge nuk thojne se ishte kopil por qe i ati i tij na ishte nje kalimtar serbė ?
Kurse tek gojdhenat tona popullore thuhet se Milloshin e vogėl e gjeten ne nje udhkryq si kopil qe e kishte humbur dikush( e verteta eshte se keshtu behej ne mesjet ) mirepo u rrite tek nje familje shqiptare ku mori emrin fshati emrin Kopiliq
ne saje te nje kopili.
Keshtu tregohet tek ne origjina e tij, qe shihet se ka mjegull ne te dy anet, serbet thojne se eshte kopil, po edeh ne nuk e mohojmi kete ne popull qe ishte kopil. Tjeter gje eshte se nga na dolen keto faktet tjera se babai i tij quhej Nikolle, nese eshte e trasheguar gojarishte deri me tani brez pa brezi atehere eshte nje mrekulli, neve sot nuk po jemi ne gjendje te caktojmi nje dat te saket se kur ka lindur Skenderbeu e lere me po mbajmi ne mend se nga cila familje dhe si quhej babai i Millosh Khabilouitz...sepse keshtu quhej ne vitin 1531 nga Wegraysz, pra 140 vite pas vdekjes se tij, e ndryshe eshte pse serbet e ndrruan ne Obiliq, vetem pse ti iket emri i "peles" qe tek serbet quhet "kobila" ...?
Si e shifni pra, ne dy rastet i iket emrit te rrenjes "kopil" qe autori dhe udhepershkruesi gjerman e quan Kabilouiē ! Ketu ka dallim ne mes "kopil" dhe "kabil" si rrenje, "obil" nuk me duket se ka nje domethenje ne shqipe e sa per ne serbe nuk e di fare se ēdo thote kjo "obil" ?
Misteri i emrit te tij dhe origjines mbetet ende te kerkohet...por para se te gjithash kam deshir te dij se nga vjen burimi se ai quhej Mehillė ?
E kam permendur edhe diku tjeter se ne vitin 1989 nje eperditshme serbe pat botuar kronika perendimore dhe turke mbi betejen e kosoves deh ne nje kend autori nxjerr edhe nje shkrim italian qe mjerishte nuk po arrij ta gjej..;aty shkruante; Sulltan Muratin e vrau nje Dardanac me emrin Milosao di Kopiliēi....!
Jam ne kerkim te ketij burimi e sa vite se po e gjetem me siguri se do mesojmi gjera edhe me te hollsishme per jetene tij...
Une jam i bindur se Milosao eshte rritur ne territorin shqiptar dhe me siguri qe ka folur shqipė, edhepse serbet kishin pushtuar kosoven qe nga viti 1217 ne kohen e Nemanjes kjo nuk do thote se e kishin pushtuar tere kosoven e sotme sepse ne regjistrat bizantine ceket shpeshe here se lumi Sitniza ishte qe ndante bizantin nga pushtuesit serbe qe posa kishin zbritur naga Rrasa(rascia, qyteti mbi rrasa)...
shendet
Presim reagimet tuaja
Krijoni Kontakt