Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Antarsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Exclamation fare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?

    VETEM 3% E LENDES SE HISTORISE SE SHQIPTAREVE, USHQEN NDERGJEGJEN KOMBETARE TE BREZIT TE RI

    Para disa muajve u shkrua shume ne shtyp per rishikimin e historise.A duhet vazhduar ky debat ? Sa i rendesishem eshte roli i historise ne jeten e nje populli ?
    Studiuesi i mjeshterise se Historise, Marc Bloch shprehet : Te mos kuptuarit e se tashmes, lind ne menyre te pashmangshme nga mosnjohja e se kaluares (f.52 MB). Historia na tregon gjurmet qe duhet te ndjekim ne jete , arsyeton ne menyre filozofike Marlin Barleti. Pra njohja e Historise, per do popull, percakton kushtet me te mira per ruajtjen, zhvillimin dhe ecjen perpara te nje kombi.
    Shqiptaret, qe jane pasardhes te Thrako-Ilireve, e me heret akoma te pellazgeve qe shenojne agimin e lindjes se shoqerise njerezore, kane fatin te kene nje nder historite me te gjata dhe me te pasura te botes europiane e me gjere, me ngjarje dhe figura historike.
    Sa studiohet dhe me fare cilesie realizohet ky studim i Historise ne shkollat tona te ciklit te ulet dhe te mesem ?
    Nga klasa e katert fillore deri ne mature, femijet tane gjate nente viteve , per historine e po pullit te tyre, mesojne me nje mesatare vjetore prej afro 3% te te gjithe lendes se historise. Nje histori e tille e dhene me pikatore ka vetem nje rrjedhoje : kombetarizimin.
    Nga nje veshtrim mbi problemet e verejtura ne tekstet e historise te klases se katert deri ne mature, mund ti grupojme ne dy kategori : 1- Te karakterit shkencor dhe 2- Te karakterit politik.
    Nuk dua te filloj te numeroj pasaktesira te tipit kohor si p.sh. perdorimi i bakrit ne kl 4 shenohet 6000 vjet, ne kl 5 na jepet 5000 vjet dhe ne vitin e 4 gjimnaz 3500 vjet. Apo ne informacione te gabuara si : per te permbushur deshirat e tyre, njerezit e lashte filluan te besonin ne magjite per ti shpetuar te keqijave (kl 4). Ndoshta autori ngateron magjistaret e xhunglave me Orakujt e lashtesise, detyra e vetme e te cileve qe te percillnin ne forme peshperimash vendimet e perendive duke parashikuar se do tiu ndodhte ne nismat e tyre. Apo koncepte te gabuara si Ata (njerezit primitive) pelqenin te bukuren dhe filluan edhe vete te krijojne gjera te bukura (kl 4) per te shpjeguar se si filluan te vizatojne njerezit e lashte neper muret e shpellave. Sigurisht do psikolog do te jepte nje shpjegim te qarte se kush lindi i pari veprimi apo ndjenja.Historianet tane, kane aritur te numerojne edhe banoret e trojeve te lashta shqiptare para 3000 vjetesh (500 mije,sipas tyre). Valle kane numeruar pellazget, iliret apo shqiptaret e sotem, dhe ku shtriheshin keto troje te lashta shqiptare ?
    Nje nga problemet madhore te diskutueshme, qe perfshin te gjithe librat e historise, eshte pasqyrimi i lashtesise se larget.
    Studiuesit e huaj i kane dhene shume emra kesaj periudhe qe llogaritet ne disa mijra vjet: parahistori, bota para helene, para indo-europiane e me shume kursim pellazgjike. Pra, kjo periudhe pafundesisht me e madhe se sa do te jete bota klasike greke si shprehet Arif Mati, nje nga studiuesit qe shquhet per saktesine e materialeve historike te sjella ne librin e tij Shqiperia Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen , ne tekstet e shkolles perfaqesohet vetem me disa rrjeshta. Duke perdorur shprehjet thuhet , mendohet , mund te themi se shqiptaret rjedhin prej pellazgeve, historianet tane qetesojne ndergjegjjen e tyre prej studiuesi para fakteve te shumta qe vertetojne jo vetem shtrirjen e gjere gjeografike ne Ballkan, Europe, Azi te Vogel, Afriken veriore si dhe te gjithe ishujt e Egjeut, por dhe faktin se ishin keta pellazge qe krijuan besimet, artin, shkrimin dhe hodhen bazat e shkences moderne te mevonshme (shih Thoti fliste shqip XH.Katapano) dhe se qe ne shk.i19-te quhej i padiskutueshem fakti se shqiptaret (nje race e patrazuar) rridhnin nga kjo popullsi e lashte.
    Duke i trajtuar pellazget si popuj mitike (legjende), historianet harrojne se perpara syve te tyre, ne flamurin tone kombetar, shqiponja e zeze eshte nje simbol i pellazgeve i ardhur ne ditet tona (krahas shume deshmive te tjera) nga Zeusi i Dodones pellazgjike dhe i percjelle nga Akili, Aleksandri i Madh, Pirro, Skenderbeu dhe shume mbreteri me zanafille pellazge si Karli i Madh i Frances, Napoleoni e deri ne Ameriken e larget. Sigurisht ky sqarim per flamurin, nuk gjendet ne librat tona te historise.
    Ne fakt nje periudhe kaq e gjere kohore dhe me kaq kontribute per periudhat e mevonshme nuk mund te fshihej aq kollaj nga historia e shkruar. Kjo periudhe PELLAZGJIKE u tjetersua dhe u perfshi ne periudha shume me te vonshme greke , romake apo egjiptiane .
    Per rrjedhoje, ne te gjitha tekstet ngjarjet e pershkruara nga Homeri grek te ndodhura qe ne shk.e XIII p.k. tek Iliada , kane ndodhur nga lufta e grekeve te ardhur nga Argosi, Athina dhe Sparta greke e qytete te tjera te Greqise me trojanet dhe ku perendite greke si Athinane, Artemisen,Aferditen me ne krye Zeusin grek qe me se fundi ja dhane fitoren Akilit, Agamemnonit, Menelaut grek . Se mitet e lashta greke u perhapen deri ne ditet tona dhe se zanafilla e njohurive, artit, ndertimit, besimit ishte bota greke e me vone ajo romake nga ku Thrako-Iliret pellazgjike, nuk rreshten se mesuari per te besuar, ndertuar shtepite dhe teatrot.
    Por fare na thone historianet e lashte ?
    Herodoti(shk.e V p.k.) : Helenet mesuan nga pellazget artin e punimit te bronxit, ndertimin e qyteteve dhe fortifikimit (f.340 DHP)
    Flavius Jozefi (viti37 pas Krishtit) Ne te vertete kam gjetur se nder greket gjithshka eshte e mevonshmeme kete une nenkuptoj themelimin e qyteteve, shpikjen e arteve dhe hartimin e ligjeve, por nga te gjitha gjerat, me e vonshmja , apo qe nder ta mungon, eshte meraku per te shkruar (f.14 AM)
    Asnje tregues, madje me i vogli, nuk ka provuar ekzistencen e grekeve para shk.VIII(f.15 AM)
    Vete Homeri ,historiani i pare i shoqerise njerezore nuk i ze ne goje as greket dhe as Greqine ne te dy veprat e tij, sepse si pohojne historianet e shekujve te mevonshem ,ne ate kohe i gjithe Ballkani banohej nga fiset e shumta pellazge me emertime te shumta.
    Tani shtrohet pyetja : Kur historianet e lashte pohojne se ne kohen e luftes se Trojes fiset nderluftuese ishin pellazge dhe se greket muaren shume me vone prej tyre perendite, artin, ndertimin si dhe shkencat , perse nxenesit shqiptar duhet te mesojne njohuri te pambeshtetura ne shkencen historike ? Perse nuk flitet per Dodonen e famshme pellasgjike (ne Camerine
    Thesprote) dhe simbolet, mitet dhe qytetrimin e saj te cilin, germimet arkeologjike e kane barazuar me ate te Mikenes ?(kl 5 e pershkruan me 7 fjale).
    Ne asnje nga tekstet e historise nuk thuhet se te vetmet popullsi te Ballkanit zanafillor me emertime Ilire, Maqedonase, Thrake, Epirote si dhe degezimet e shumta te tyre ishin te nje etnie THRAKO-ILIRE te trungut pellazgjik me te njejtin moral , e qe flisnin dialekte te se njejtes gjuhe PELLAZGE te trasheguar ne ditet e sotme me gjuhen shqipe.
    Si u shpjegohet nxenesve gjuha shqipe ?
    Sa per gjuhen shqipe, neper tekstet e historise qe studiojne nxenesit shqiptar i vetmi karakterizim qe i behet eshte si nje gjuhe qe nuk ka lidhje me asnje gjuhe tjeter me gjithese hyn ne grupin e gjuheve indo-europiane .Se gjuha ilire nga rjedh shqipja dhe aq me pak pellazgjishtja nuk njihen dhe se gjuha etruske deri me sot nuk eshte deshifruar dot.
    Si eshte e mundur valle qe jemi kaq te ndryshem dhe te veante nga te gjithe ? Mos valle jemi aliene ?
    A thua valle se historianet tane, nuk jane ne dijeni se qe me 1961 Z.Majani dhe me 1984 N.Falaski (Vlora) i bene Etrusket te flasin dhe enigma e tyre mori fund ?
    Qe ne vitin 1984 studiuesi i shume disiplinave shkencore, arbereshi Xhuzepe Katapano botoi librin e tij studimor Thoti fliste shqip ku i uditur edhe vete nga rezultati i kerkimeve te tij ne zberthimin e hieroglifeve egjiptiane shprehet :
    Te dashur miq lexues e Vellezer Arbereshe, Egjipti i lashte eshte plot me fjale shqipe, duke filluar nga emri i Kreut te Shtetit: Faraon,qe do te thote fisi jone (fara = fare, fis, soj,prejardhje; one = e jona), pra njerezore.
    Faraoni emeronte Keshillin e te Dhjeteve (i ngjashem me kabinetin e Qeverise se Demokracive moderne), me dekret mbreteror, te quajtur UDJA,etimoni i se ciles eshte, pa asnje dyshim, fjala e shqipes dhe e arberishtes :UDHE-A qe do te thote pikerisht : rregull, norme, ligj, komunikim, arsye, drejtesi(f.55 XHK)
    Thot-i themeluesi i shkences se lashte, fetare sa dhe laike, krijuesi i muzikes e shkrimit, e ka ndertuar alfabetin hieroglifik fonetik duke patur si eles gjuhen shqipe (f.16 XHK)
    Por edhe ne shtypin shqiptar keto vitet e fundit kane dale shume shkrime dhe libra si ato te C.Xhunges, A.Mollaj, A.Matit, P.Zheit, R.de Angely, E.Kocaqit, A.Kola, e shume te tjereve,shqiptar e te huaj, qe deshmojne lidhjen e gjuhes shqipe me gjuhet e sotme europiane po dhe me ato te lashta qe nuk perdoren me.
    Shqipja barbare eshte Nena e gjuhes se Homerit, Eskilit, Horodotit dhe Tuqiditit si dhe gjuhes se famshme te njohur si dialekti i Atikes ! Domethene eshte gjuha e lashte e para ardhesve tane me te lashte, pellazgeve (f186 AK)
    Po te pyesni emigrantet tane qe punojne ne te gjitha shtetet e Europes do tiu japin shembuj te shumte te fjaleve me rrenje ose qe kane kuptim ne shqip, e qe gjenden ne perdorim ne keto vende.
    Pra gjuha shqipe jo vetem nuk eshte indo-europiane , apo paleoindo-europiane (emertime te pa bazuara historikisht) por duke qene pasuesja e drejtperdrejte e gjuhes pellazgjike ka lidhje te shumta fjalesh e rrenjesh te perbashketa, gramatikore dhe sintaksore me te gjitha gjuhet europiane qe u formuan mbas ndryshimesh te shumta nder shekuj tek pasardhesit e popullsise pellazge. Gjurme te gjuhes pellazgo-shqipe i gjejme edhe tek popujt e tjere te mevonshem qe u vendosen ne tokat e banuara nga pellazget.
    Lind natyrshem pyetja se, mire nxenesit e fillores, po ata me moshe me te rritur qe i lexojne keto libra te blera neper librari, si do ta presin valle shpjegimin e mesuesve ne shkolle per gjuhen qe ska lidhje shqipe ?
    Si trajtohet ne tekstet e historise ndryshimi dhe ngjashmeria e tradites, gjuhes, kultures etj. te shqiptareve me popujt e tjere te Ballkanit?
    Qindra dhe mijera vjet me pare shqiptaret visheshin ne menyre te atille qe dalloheshin nga popujt e tjere (f.61 kl.4) Cila valle te qe kjo mode e pellazgeve dhe kush ishin te tjeret ? Sepse para mijera vjetesh ne Ballkan e me gjere kane jetuar vetem pellazget.
    Tradita, kultura dhe menyra e jeteses se shqiptareve, sipas teksteve te historise jane te ndryshme me popujt e tjere te Ballkanit, por nuk flitet se ku e ka bazen historike ky ndryshim dhe me cilen popullsi, dhe ku verehen ngjashmerite dhe pse.
    Sigurisht qe kombi shqiptar, ka nje kulture, gjuhe, tradite te tijen (specifike) qe dallon nga popujt e sotem te Ballkanit. Por po aq e vertete eshte qe po ne gjuhe, folklor, tradita ka edhe afrime, fakt qe nuk permendet ne tekstet tona.
    Haberland pohon se ne Shqiperi gjenden pothuajse te gjitha kostumet qe perdoren ne Ballkan. Ai shton se ndikimi i popullsive te lashta thrako-ilire dallohet me lehtesi ne kostume, ne rite dhe zakonet e Ballkanit, Europes qendrore, Italise se jugut (nga Roma deri ne Sicili e Kalabri) te Epirit, te ishujve te Egjeut, te Thrakes, pereth Dardaneleve, nga deti Marmara deri ne Galipoli dhe nga pak kudo neper Azi te Vogel (f.75 AM)
    A thua qe studiuesit tane te historise nuk e kane vene re kete ngjashmeri dhe u mesojne femijeve shqiptare se me te gjithe jemi te ndryshem historikisht ?
    A do ta pranojne valle shkruesit e teksteve te historise te shkollave tona tezen, se kjo ngjashmeri vjen jo aq nga hua-marrjet dhe hua-dhenjet e popujve te sotem te Gadishullit, se sa nga nenshtresa pellazgjike qe u percolli te ardhurve te mevonshem ne Ballkan, jo vetem elemente te gjuhes por edhe te zakoneve, riteve ,miteve, folklorit etj ?
    Vallja me e bukur e Greqise se sotme eshte vallja ame dhe kangjeli (f.343 AK)
    Ne fakt ajo qe i dallon shqiptaret me popujt e tjere te Ballkanit eshte fakti se ndjenja kombetare per ta, ne te gjitha koherat historike, ka qene mbi besimet dhe ndjenjat fetare.
    Duke lexuar mbi ndryshimin midis popullsise shqiptare dhe popullsive te tjera qe bashkejetojne sot ne Ballkan (te dhene me argumenta jo shkencore dhe historike), te vjen ne mend Doktrina e perjashtimit te shqiptareve nga rajoni e mbeshtetur mbi do tipar te ndryshem te tyre : ne pikpamje etnike, kulturore,fetare (f.316.SH.S) te propoganduar ne revisten greke Nemesis dhe te aresyetuar nga studiuesit serb.
    Pra historia, duhet shpjeguar e plote dhe me vertetesi, e jo e qethur me gersheret e dhenve.
    A do te vazhdojne te mesojne nxenesit shqiptare nje histori qe nuk ndryshon ,ne kundershtim me ligjin e zhvillimit, dukuri e te gjitha shkencave ?
    Nga sa shihet per historine e lashtesise ka shume kundershti, dukuri normale per te gjitha shkencat e tjera. Ne fatkt nepermjet kundershtive dhe shtrimit te shume tezave mbi te njejtin problem, shkencat gjejne rrugen e drejte per te ecur perpara, per tu zhvilluar.
    Ky debat midis tezave te ndryshme per te njejtin problem mund te zhvillohet neper Kuvende, Konferenca, programe televizive apo faqet e shtypit. Por uditerisht, me gjithe botimet dhe studimet e shumta qe kane sjelle mendime te ndryshme nga ato qe studiohen neper te gjitha nivelet e shkolles sone per gjuhesine dhe historine shqiptare, nuk eshte bere asnje debat ne asnje nga format e mundshme te thena me lart.
    Duhet pohuar se debati shkencor ne shtypin tone, deri tani eshte zevendesuar me shkrime me mallkime te tipit sharlatan ! drejtuar historianeve serioze dhe keshilla dashamirese qe historine e vertete te shqiptareve duhet tua leme ta shkruajne komshinjte, se e shkruar nga shqiptaret ajo nuk ka besueshmeri(Gazeta shqiptare Milosao dt.7.10.2007)
    Si mund ta shpjegojme kete mungese debati duke ditur se kemi dy Akademi te Shkencave shqiptare ?
    A nuk eshte nje nga problemet thelbesore te tyre te ndjekin zhvillimet e studimeve brenda dhe jashte vendit mbi gjuhesine dhe historine tone te autoreve shqiptar dhe te huaj?
    Sa nga keta studiues qe kane nxjerre librat e tyre neper librarite e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise apo vendeve te tjera mbi gjuhen dhe historine shqiptare jane ftuar ne zyrat apo sallat e ketyre Akademive per te folur e debatuar mbi studimet e tyre me koleget e tyre te Akademise apo Universiteteve?
    Sa ndikon politika ne shkencen historike ?
    Ne fakt, nje pjese e madhe e ketyre problemeve te karakterit shkencor jane te lidhura me probleme te karakterit politik. Trysnia e raporteve politike te dites eshte e ndjeshme ne punen e historianeve dhe gjuhetareve pamvaresisht perkufizimit te studiuesit Marc Bloch, se historianet duhet te jene te sinqerte .
    Ne librin e Historise te klases se 7, ne Kap.7,3 mbi Revolucionin grek shtjellohet se Intelektualet greke kishin filluar te mendonin per nje shtet kombetar grek. Revolucioni u zhvillua ne tri etapa se u dallua edhe Bubulina ne betejat e flotes detare etj.
    Ne rradhe te pare lufta kunder pushtuesit osman nuk qe nje revolucion por nje lufte lirimtare.
    Dhe para se te japim mendimin tone per kete lufte, le te lexojme se fare kane shkruar disa nga studiuesit te kesaj ngjarjeje.
    Eshte nje fakt i pamohueshem se ne tokat qe me vone formuan shtetin Grek jetonin nje shumice banoresh thesprot (ame) dhe arvanitas.
    Pas shekullit 14 ne Greqi elementi mbizotrues jane arbereshet. (f.363 AK)
    Ne kohen kur Greqia fitoi pavaresine, ne Athine nuk flitej tjeter gjuhe perve shqipes (f305 SF)
    Lamartini, duke folur per familjen qe u kujdes per te ne Greqi sa kohe qe ishte semure,thoshte fare qarte familje shqiptare si te gjitha, ne te gjithe vendin (Greqi) . (f.8 KK)
    Pukevil: (shqiptaret) kane qene autoret kryesore jo vetem te pavaresise se mbreterise, por edhe te perparimit te saj ekonomik, pa te cilin Greqia nuk do te mund te ngrihej as moralisht, as materialisht. (f.37 MF)
    Ulqinaket kane luftuar ne kryengritjen greke (f.194 SF)
    Pra kjo popullsi shqiptare me shpirt liridashes u ngrit te luftonte pushtuesit turq, per nje jete te lire ne trojet e tyre.
    Emrat e medhenj te kapedaneve shqiptare si Kanari (pese here kryeminister i Greqise moderne), Karaiskaqi, Andruco, Dhiako, Isko, Pallaska,Griva, Mjauli, Bakola,Bubulina, Kriezoti e shume te tjere si i famshmi Marko Boari apo Foto Xhavella jane heronjte e vertete te 21.
    Nuk numerohen se sa heronj te Panteonit te historise sone kane gjak iliro-shqiptar shprehet ne Fjalorin enciklopedik Ilios profesor Kumari.
    Me 15 janar 1821 nen perpjekjet e Odise Andrucos e patrioteve te tjere formohet Aleanca Kombetare nje marreveshje e shqiptareve ortodoks dhe mysliman per te luftuar se bashku edhe me greket kunder turqve. Kryengritja e popullit grek nisi dhe u vulos me kete marreveshje historike me 15.01.1821 (f.462 AK). Por me vone nuk behej me fjale per nje lufte lirimtare kunder turqve halldupe po per nje lufte fetare, te cilen e drejtonin jo me kapedanet dhe prijesit popullore por despotet, fanariotet dhe te tjere te ardhur nga jashte nga njera ane (luftetaret shqiptare-shenimi im) hidheshin kundra turqve nga ana tjeter eliminoheshin nga vete aleatet e tyrelufta u shnderua ne civilo-fetare.(f.458AK) Me pak fjale kjo eshte pasqyra e kesaj lufte te 1821 te cilen e kemi thjeshtezuar duke u mjaftuar vetem me emrin e Bubulines dhe disa datave dhe e quajme revolucion grek .
    Kur fshesa fshin vlerat dhe figurat historike ne tekstet e historise.
    Nje dukuri shume e dukshme ne tekstet e historise eshte modestia ne paraqitjen e epokave dhe ngjarjeve. Keshtu nuk permendet gjekundi se ishte fisi dardan i ilireve qe zbuloi dhe praktikoi i pari perdorimin e hekurit qe perben nje revolucion ne jeten prehistorike.
    Pelestet (ilire-shenimi im) lane ndikim me te madh ne fqinjet e tyre ne veri,fenikasit. Fenikasit trasheguan nga pelestetperdorimin e hekurit dhe mjeshterine e lundrimit (f.18 MM) mjeshteri qe i beri fenikasit zoter te detrave dhe tregetaret me te medhenj te botes se lashte.
    Po nga modestia ne tekstet tona te historise nuk permendet roli i madh qe kane luajtur shqiptaret ne jeten politike, ushtarake, kulturore, shoqerore, civilizuese e modernizuese te shume shteteve. Po ta nisim nga Iliret e deri ne ditet tona do te na duhej nje liber vetem me emra.
    Shqiperia ka qene hambari ku greket, romaket, bizantinet e turqit kane marre njeri pas tjetrit .(f.74 MF)
    Nuk po permend Pape,Shenjtore, Kryekomandante, Mbreter e Perandore, Pashallare ,Kryeministra e burra shteti, artiste,ndertues ,bamires e personalitete te shume fushave te tjera qe konrtibuan ne Itali, Greqi, Turqi e me gjere ne Europe dhe Egjypt, Siri, Irak, Libi etj.(shembuj te shumte kemi edhe ne ditet tona, qe e uan shqiponjen pellazge deri edhe ne Hene ).
    Figurat me te shquara te shqiptareve qe dhane kete ndihmese jashte territoreve te kombit te tyre, gjithashtu duhet te zene vend ne historine tone (qofte edhe me pjese leximi apo materiale plotesuese). A duhet femijet tane ta njohin kete kontribut te popullit te tyre ne Ballkan,Europe e me gjere ?
    Mangesi e dukshme ndihet edhe per figurat historike edhe ne ngjarjet e ndodhura brenda trojeve shqiptare ne tekstet e kl.4 vitin e 3 gjimnaz.
    Perpjekjet per shkollen dhe gjuhen shqipe Rilindasit e kane quajtur, lufte.
    Ne tekstet e historise pothuajse nuk ndihet lufta shume vjeare e popullit shqiptar per ruajtjen dhe perhapjen e gjuhes shqipe si dhe per eljen e shkollave ne territoret e banuara nga shqiptaret.
    Nje lufte e gjate, dhe e karakterizuar nga perndjekjet, burgimet, terrori dhe vrasjet e heronjve te saj si Naum Veqilharxhi, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi e shume te tjere. Kjo lufte perbente nje nga veprimtarite kryesore te Rilindesve tane.
    Armiku kryesor i gjuhes shqipe ka qene kisha ortodokse (greke), ky eshte nje fakt qe nuk mund te mohoet.
    Kishat jane motorrat politike me te fuqishem ne Gadishullin Ballkanik dhe epshet e qemotshme te ballkanasve gjejne shprehjen e tyre me te hidhur nen veladonin e fese. (f.64 ED)
    Kur zhduket lufta lirimtare e popullit tone gjate Luftes se dyte Boterore.
    Dhe po e mbyll kete veshtrim te pjesshem mbi tekstet e historise me pasqyrimin e Luftes se dyte Boterore ne vitin e 3 gjimnaz .
    Ne Kapitullin 9,1 shohim se si pasqyrohet kjo lufte kunder agresionit fashist ne Jugosllavi, Rumani,Bullgari dhe ku nuk mungon as edhe lufta Italo-Greke.
    Dhe e gjej Shqiperine ne vitet 1945 deri 90 te perfaqsuar me afro dy faqe. Mos valle nje gabim i shtypshkronjes ?
    Shqiperia eshte i vetmi vend ballkanik qe e zhvilloi dhe e fitoi luften kunder fashizmit me gjakun e bijve te vet pa asnje ndihme te huaj. Dihet gjithashtu se kjo lufte nisi si nje lufte lirimtare kunder pushtuesit, tradite mijeravjeare e popullit tone. Kthesa ne nje revolucion social eshte nje ngjarje qe ze vend ne historikun e kesaj lufte dhe perben nje pjese te historise se shqiptareve.
    Mangesite per sa i perket sasise se informacionit, materiailit fotografik, emrave te figurave te shquara te historise sone jane te ndjeshme ne tekstet e historise (kl.4 deri ne vitin e3 gjimnaz). Reduktimi ne disa rrjeshta per periudha te rendesishme, numerimi thjesht i datave dhe ngjarjeve si dhe pershkrimit me pothuajse dy rrjeshta te luftes se madhe qe populli shqiptar beri per gjuhen shqipe (kl 4- vitin e 3 gjimnaz) e zbehin shume rolin e shkences se historise shqiptare qe mesojne nxenesit tane.
    Historia, ne fushen e saj nuk ben perzgjedhjen e fakteve per ti pasqyruar, perndryshe, ku do te qendroje roli i saj njohes per brezat e ardhshem ? Historia nuk mbulohet, sheqeroset apo transformohet dhe as duhet te harrohet, sepse ata qe harrojne te kaluaren, si na e kujton George Santayaana, jane te detyruar per ta perseritur ate .

    Si perfundim, nje histori e dhene si koncentrat kimik, e pa debatuar me te gjitha tezat e shtruara nga studiues te ndryshem, e percjelle sipas shijeve politike dhe pa kontrollin shkencor te informacionit qe jep, nuk do te mund te realizoje ate qellim qe na e ka perkufizuar Barleti yne : Te tregoje gjurmet mbi te cilat duhet te ecin brezat e ardhshem !.



    Fatbardha Demi
    9.10.2007




    MB Marc Bloch Mjeshtria e Historianit
    DHP - Dhimiter Pilika Pellazget, origjina e jone e mohuar
    AM - Arif Mati Shqiperia, Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen
    XHK - Xhuzepe Katapano Thoti fliste shqip
    MF - Mithat Frasheri Shqiptaret
    SF - Sami Frasheri Shqiptaret
    ED - Edith Durham Brenga e ballkanasve
    AK - Aristidh Kola Arvanitasit
    KK - Kastriot Kaupaj Kanari, heroi am i kryengritjes greke
    MM - Muhamed Mufaku Shqiptaret dhe bota arabe
    SHS - Shaban Sinani Ura dhe Keshtjella

    Tekstet e shfrytezuara:

    Kl.4 Autoret:V.Kuri, R.Gjini
    Kl.5 Autoret :V.Kuri, R.Zegolli, B.Jubani
    Kl.6 Autoret :T.Treska, M.Derguti
    Kl.7 Autoret :Ll.Filo, P.Thengjilli, B.Kola
    Kl.8 Autoret :Ll.Filo, J.Marko, E.Hyskaj, J.Jani
    V.1 gjimnaz Autoret :R.Gjini, L.Terihati, M.Zeqo, I.Sulo
    V.2 gjimnaz Autoret :Ll.Filo, P.Thengjilli, I.Sulo, M.Zeqo, R.Gurakuqi
    V.3gjimnaz Autoret :Ll.Filo, G.Sala, I.Sula, P.Dibra, M.Zeqo, L.Terhati
    V.4 gjimnaz Autoret:M.Korkuti,P.Thengjilli, G.Shpuza, F.Rama, Xh.Gjeovi, D.Sadikaj,
    A.Lalaj.
    Ne vend te emrave te autoreve te teksteve te historise mund te perdoret shenimi:

    Materiali eshte bazuar ne tekstet e historise ,per ciklin e ulet te shk. Emin Duraku dhe te mesem te shk. P.N.Luarasi

  2. Anetart m posht kan falenderuar BARAT pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Antarsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,185
    Nuk po merrem me gjithe ate histori te pershkruar ne artikull, sepse nuk jam ne gjendje t`i gjykoj te gjitha ngjarjet. Por po marr vetem nje thenje te artikullit, ate ku sipas autores, Kisha Orthodhokse (Greke) paska qene armiku kryesor i gjuhes shqipe dhe nuk jepet asnje fakt per kete.
    Ketej rrjedh nje deduksion mese i qarte.

    Armiqesia e disa njerezve (sidomos ne qarqet nacionaliste) me Kishen Orthodhokse dhe Orthodhoksine ne pergjithesi!

    Keta arrijne deri aty sa te na flasin edhe per boshte orthodhokse (Athine-Beograd-Moske), e per fantazira te tjera, duke implikuar Kishen Ortthodhokse e cila eshte Nje, ne ceshtje te cilat nuk kane te bejne aspak me kete Kishe.
    Keta njerez (nacionaliste ekstremiste), vetem sa nuk e shprehin hapur qe po te kishte mundesi te zhdukej nga faqja e dheut Kisha Orthodhokse dhe orthodhokset.
    Ketu hyjne edhe disa politikane si Sabri Godo, Pellumb Xhufi, Sabit Brokaj, etj., te cilet kane dale hapur duke kerkuar largimin e Kryepiskopit +Anastas nga Shqiperia, duke share shenjtoret tane si Shen +Kozmai dhe Shen +Joan Vladimiri, etj., ikonat e te cileve kene vendin e tyre te nderuar ne Kishen Orthodhokse.

    Autorja e ketij artikulli me mbiemrin Demi (came myslimane), e shpreh me se miri mllefin ndaj Kishes Orthodhokse, pavaresisht se permend ketu vetem Kishen Greke, kur e ben fajtore padrejtesisht dhe e akuzon pa fakte si armike te gjuhes
    shqipe.

    Keto shtresa qe kane filluar te aktizohen shume (edhe ne kete forum), duhet te kuptojne se toleranca fetare eshte nje nga meritat me te medha te popullit tone dhe te mos e shkelin ate, se ne fakt vetem vetes se tyre i bejne keq.
    Ndryshuar pr her t fundit nga ilia spiro : 02-03-2009 m 10:28

  4. Anetart m posht kan falenderuar ilia spiro pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    Toleranca fetare nuk do te thote verberi fetare apo kthim koke nga ana tjeter kur elementa te caktuar te fese (lexo klerike) ne vend ti sherbejne Perendise, i sherbejne agjendave te caktuara dhe marrin pjese ne menyre aktive ne ndrydhjen e dijes e te kultures se nje populli. Ti mos u bej avokat i Kishes Greke se e para ketu eshte nenforum historie dhe jo fetar. E dyta nese ti je ortodoks atehere mbaj besimin tend pa e perzjere me fajin e te tjereve qe si ty ndajne te njejtin besim por jo te njejtin karakter. Mos hajde ketu te besh papagallin e kishes se nuk i behet vone njeriu. Nuk zhbehet historia pse nuk i pelqen Ilias qe Kisha Ortodokse Greke ka mbajtur qendrim armiqesor ndaj Shqiperise. Disa nga ata qe kane shkruar keto fakte kane qene ortodokse, disa te lindur e rritur ne Greqi, disa te huaj e disa shqiptare. Nuk i thuhet dot te bardhes e zeze se keshtu vetem genjen veten tende.

  6. #4
    cmitizuese Maska e zerbina
    Antarsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Tamam qe mesohet histori false. Thuhet se feja islame eshte imponuar me detyrim, kur dihet publikisht se shqiptaret e adoptuan ate me deshire.

  7. Anetart m posht kan falenderuar zerbina pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  8. #5
    Ne fakt duhet ta kishin saktesuar ti Zerbina qe feja myslimane u pranua me deshire ne Bathore se keshtu i pelqen nordikeve me gjithe Zerbinen ne krye...

  9. Anetart m posht kan falenderuar Darius pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Antarsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,185
    Citim Postuar m par nga Darius Lexo Postimin
    Toleranca fetare nuk do te thote verberi fetare apo kthim koke nga ana tjeter kur elementa te caktuar te fese (lexo klerike) ne vend ti sherbejne Perendise, i sherbejne agjendave te caktuara dhe marrin pjese ne menyre aktive ne ndrydhjen e dijes e te kultures se nje populli. Ti mos u bej avokat i Kishes Greke se e para ketu eshte nenforum historie dhe jo fetar. E dyta nese ti je ortodoks atehere mbaj besimin tend pa e perzjere me fajin e te tjereve qe si ty ndajne te njejtin besim por jo te njejtin karakter. Mos hajde ketu te besh papagallin e kishes se nuk i behet vone njeriu. Nuk zhbehet historia pse nuk i pelqen Ilias qe Kisha Ortodokse Greke ka mbajtur qendrim armiqesor ndaj Shqiperise. Disa nga ata qe kane shkruar keto fakte kane qene ortodokse, disa te lindur e rritur ne Greqi, disa te huaj e disa shqiptare. Nuk i thuhet dot te bardhes e zeze se keshtu vetem genjen veten tende.
    I nderuar Darius!

    Une po shfaq vetem mendimin tim dhe nuk jam apologjet i ndokujt tjeter vec te vertetes historike dhe per keta ne postimet e mia kam perdorur fakte dhe dokumenta e nuk kam folur kot.
    Ketu nderhyra sepse autorja ka futur Kishen Orthodhokse, ne histori, duke e akuzuar pa fakte.
    Meqe keni dyshim per mua une po bej edhe nje identifikim te vetes sime qe te dihet se kush jam (ilias mos me thuaj te lutem):

    Identiteti: I Krishtere Orthodhoks
    Shtetesia: Shqiptare
    Kombesia: Shqiptare
    Lindur: ne Kryeqytet (Tirane) para 50 vjetesh
    Origjina e familjes: Gjirokastra, Korca dhe Leskoviku.

    Qe ky eshte forum i historise dakord. Dhe qe ti po me sugjeron qe ne kete forum te mos e permend me ceshtjen e fese, perseri dakord.

    Por nuk kam dale per t`i mbushur mendjen njeriu, por po shfaq mendimin tim, e duke perdorur fakte, se dakord qe eshte forumi shqiptar, por edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, qe une po mbroj ketu, shqiptare eshte.
    Nuk duhet te me fyesh Darius, sepse nuk kam fyer njeri deri me sot. Te japesh mendimin tend nuk eshte te jesh "papagall".

    Sidoqofte do te perpiqem te zbatoj sugjerimet tuaja!

  11. Anetart m posht kan falenderuar ilia spiro pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  12. #7
    Ilia autorja e shkrimit ka hedhur ne fund te tij gjithe referencat. Pra nuk ka sajuar gje nga koka. Ti permend faktet po une pervec nje opinioni tendin nuk lexova asnje te ashtuquajtur fakt. Dhe ketu e riperseris me force qe ky nenforum quhet nenforumi i Historise dhe si i tille mbeshtetet ne faktet historike e jo ne deshirat personale te njerit apo te tjetrit.

    p.s. Nuk te thashe qe quhesh Ilias por thashe nuk i pelqen Ilias (drejtshkrimi baze i shqipes).

  13. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Antarsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar m par nga zerbina Lexo Postimin
    Tamam qe mesohet histori false. Thuhet se feja islame eshte imponuar me detyrim, kur dihet publikisht se shqiptaret e adoptuan ate me deshire.
    Akademia e Bathores e nxori kt konkluzion?
    Life's too short to remove USB safely.

  14. #9
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Antarsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Mosha
    43
    Postime
    1,184
    Kundr mallkimit t gjuhs shqipe - Petro Nini Luarasi


    Si shqiptar q jemi Shqip ne duhet t msojm
    Dhe Zotin, t drejt kemi,
    Ne gjuhn shqipe ta lvdojm.

    Epo ju gjuhn ton
    Doni ta humbisni fare
    Dhe me mallkim e me nm
    Shprehni ta shpini n varre.

    S’m vjen rnd nga priftrinjt
    Q s’ din ’ bjn e ’punojn,
    I urdhrojn t zinjt
    Q gjuhn shqipe ta mallkojn.

    Po krye-priftrinjt e tyre
    Nkmbs t’ orthodoksis
    Shum pun prej mynxyre
    Bjn kundr Shqipris!

    T mallkojn njerzin
    T nmosin gjuhn ton,

    T prajn Shqiprin,
    Zoti mos e past thn!

    Thon s’ ditka Krishti shqip
    Dhe shqip-fjal s’ pret prej nesh,
    Vetm n gjuhn greqisht
    T dgjon e t mban vesh!

    Kto e shum t tjera,
    Q dgjon n kish brenda
    Dhe na mallkojn pr hera
    Gjuhn ton q s’ ua k’ nda.

    S’ kan frik as turprohen
    Q prmojn Perendin,
    Po mburren edhe lvdohen
    Sepse shrbejn Grejqin!

    Gjuhn e kemi ton
    T vjetr dhe t vyer,
    Nga Perendia ish thn
    Q ta ruajm t klqyer.

    Ne ndihme te debatit solla ketu kete poezi te nje martiri te Gjuhes Shqipe.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  15. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Antarsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Mosha
    43
    Postime
    1,184
    Citim Postuar m par nga zerbina Lexo Postimin
    Tamam qe mesohet histori false. Thuhet se feja islame eshte imponuar me detyrim, kur dihet publikisht se shqiptaret e adoptuan ate me deshire.
    Jo vetem qe na u imponuame force dh me jatagan, por as sot sna lene mizat rehat qe shkojne dhe shkollohen ne Rijad dhe duan te na kthejne 2000 vjet pas.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  16. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Antarsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Historia e Sotme Buron nga Koncepti TreDimenzional (Sllav,Turk,Politik) "

    Matrapazlleqet me te medha rreth Perpilimit te nje Dokumenti Zyrtar Historik ,mund te verehen me rastin e Historis se re te Kosoves. Do te shifni se si do botohen Libra Hisorie neper Shkolla ,me motive partiake ,duke u munduar qe e gjithe Meritat e luftes te ja mveshin ose Rugoves apo Thaqit apo edhe Haradinaj.

    Keto ndryshime Kontraste mund te verehen ,tek ateher kur te zhduken keto gjenerata qe e shijuan historin me syt e tyre.
    Ndryshuar pr her t fundit nga fisniku-student : 02-03-2009 m 11:19
    "Idea sht Kshilltari m i mir i Veprs"

  17. #12
    Nuk eshte imponuar Islami me aq force jo. Te mos harrojme qe konvertimi ne mase i shqiptareve filloi andej nga fundi i shek 17 dhe fillimi i shek 18 (gati 2 shekuj me vone pasi gjithe territori i Arberit ra nen sundimin Osman). Pastaj ishte dhe ana financiare qe vete Perandorise Osmane nuk u interesonte te kishte shume taksapagues muslimane, duke qene se keta te fundit paguanin shume me pak se te krishteret. Fakt tjeter qe Islami su perhap me aq dhune ishte se ne gjithe Ballkanin Shqiptaret dhe boshnjaket u bene te vetmit qe u konvertuan ne shumice muslimane. Une me teper dyshoj ne "virtytin" oportunist te Shqiptareve sesa thjesht nenshtrim te dhunshem ndaj fese muslimane.
    ABCDDhEFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 grma)

  18. Anetart m posht kan falenderuar brooklyn2007 pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  19. #13
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Antarsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,682
    Citim Postuar m par nga Darius Lexo Postimin
    Ne fakt duhet ta kishin saktesuar ti Zerbina qe feja myslimane u pranua me deshire ne Bathore se keshtu i pelqen nordikeve me gjithe Zerbinen ne krye...
    Ska faj.Do e kete studiuar historine e Shqiperiser nepermjet librave te Turqise.
    Historine e Shqiptareve e bejne Shqiptaret e jo Turqit oj goce.l
    Feelings change - memories don't.

  20. Anetart m posht kan falenderuar mia@ pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  21. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Antarsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,682
    Citim Postuar m par nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nuk eshte imponuar Islami me aq force jo. Te mos harrojme qe konvertimi ne mase i shqiptareve filloi andej nga fundi i shek 17 dhe fillimi i shek 18 (gati 2 shekuj me vone pasi gjithe territori i Arberit ra nen sundimin Osman). Pastaj ishte dhe ana financiare qe vete Perandorise Osmane nuk u interesonte te kishte shume taksapagues muslimane, duke qene se keta te fundit paguanin shume me pak se te krishteret. Fakt tjeter qe Islami su perhap me aq dhune ishte se ne gjithe Ballkanin Shqiptaret dhe boshnjaket u bene te vetmit qe u konvertuan ne shumice muslimane. Une me teper dyshoj ne "virtytin" oportunist te Shqiptareve sesa thjesht nenshtrim te dhunshem ndaj fese muslimane.
    Me fal te te vij Serbi ty ne Shqiperi apo ndonje pushtues tjeter ti do e pranosh me deshire fene e pushtuesit? Nuk ka llogjike per mua.
    Ndryshuar pr her t fundit nga mia@ : 02-03-2009 m 11:26
    Feelings change - memories don't.

  22. #15
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Antarsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    perse nuk bejme nje krahasim te vogel se c'shkeuajne librat e historise (per shkolla) ne vendet fqinje te Shqiperise ..............a nuk do te ishte nje krahasim i drejte..../
    falsiteti dhe mefshtesia duke u perzier me fshehje qellimdashese devijime dhe arrnnime te historise jane pasoje e vijes politike me te cilen akademiket dhe historianet tane u perfshine ne keto 70 vitet e fundit .......
    mospasja e nje platforme dhe nje mbeshtetje ekonomike te nevojsheme per kerkime dhe zbulime ne c'do librari dhe arkiva ane e mbane botes, per ta pasqyruar historine e vendit tone ashtu sic e faktojen dokumentat e kohes, do te vazhdoje te mbaje peng kete histori FALSE E TE CUNGUAR......
    Ndryshuar pr her t fundit nga cool_shqype : 02-03-2009 m 11:30

  23. Anetart m posht kan falenderuar cool_shqype pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  24. #16
    Citim Postuar m par nga dea_07 Lexo Postimin
    Me fal te te vij Serbi ty ne Shqiperi apo ndonje pushtues tjeter ti do e pranosh me deshire fene e pushtuesit? Nuk ka llogjike per mua.

    Nuk eshte ceshtje deshire Dea, por nevoje. Disa kane nevoje me teper per tu konvertuar, gje qe shtyhet gjithmone nga interesat personale. Turqit pushtuan gati gjysmen e Evropes deri ne Poloni e Sllovaki (edhe ketu ka minoritet musliman), por nuk te rastis te gjesh muslimane shumice si ne Shqiperi e Kosove. Pse?!
    ABCDDhEFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 grma)

  25. #17
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Citim Postuar m par nga zerbina Lexo Postimin
    Tamam qe mesohet histori false. Thuhet se feja islame eshte imponuar me detyrim, kur dihet publikisht se shqiptaret e adoptuan ate me deshire.
    24 fushata ushtarake: 3 i udhehequr nga vete sultani me 100.000 ushtarte.
    Afershit 100.000 refugjate ne Itali: prejardhja e arbereshve te sote.
    Mijera dhe mijera e kerkuan strehimne malet.
    Keta me pelqim e me sakrifica e kane shpetuar fene katolike te tyre.

    Mijera dhe mijera eksportuar ne vende te ndrishme te Perandorise osmane: pikerisht nga principati i kastrioteve: keta "me deshire" e kane pranuar izlamin.

    Mijera dhe mijera importuar ne disa vende e Shqiperise, per ta populluar perseri.
    Keta ishin izlame.

    Mijera dhe mira kane shkuar ne Amerike, ne... Ata e kane shpetuar fene.

    Ne tirane mund t'i gjesh e t'i lexosh librat e Kastriotit Myftarajt, mbi Nacionalizmin shqiptar e nje tjeter me titullin Kalvari i gjysme hene. Janw shume domethenese.

    Me simpati: crici_01

  26. #18
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Citim Postuar m par nga fisniku-student Lexo Postimin
    "Historia e Sotme Buron nga Koncepti TreDimenzional (Sllav,Turk,Politik) "

    Matrapazlleqet me te medha rreth Perpilimit te nje Dokumenti Zyrtar Historik ,mund te verehen me rastin e Historis se re te Kosoves. Do te shifni se si do botohen Libra Hisorie neper Shkolla ,me motive partiake ,duke u munduar qe e gjithe Meritat e luftes te ja mveshin ose Rugoves apo Thaqit apo edhe Haradinaj.

    Keto ndryshime Kontraste mund te verehen ,tek ateher kur te zhduken keto gjenerata qe e shijuan historin me syt e tyre.
    Fisnik student, je nje fenomen. Me fjalen tridimenZionalitet, apo tridimeZional ti i zgjidh te gjithe probleme! Bravo.

    Me simpati: crici_01

  27. #19
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Antarsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,682
    Citim Postuar m par nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nuk eshte ceshtje deshire Dea, por nevoje. Disa kane nevoje me teper per tu konvertuar, gje qe shtyhet gjithmone nga interesat personale. Turqit pushtuan gati gjysmen e Evropes deri ne Poloni e Sllovaki (edhe ketu ka minoritet musliman), por nuk te rastis te gjesh muslimane shumice si ne Shqiperi e Kosove. Pse?!
    Ata e ben politiken te tille qe Shqiptaret e varfer te nderronin fe qe te arrinin te mbijetonin.Per Shqiptaret feja nuk ishte shume e rendesishme.Turqit gjeten me shume mbeshtetje nga tradhetaret e Shqiperise,sesa ne vendet e tjera.Mendimi im ky.
    Feelings change - memories don't.

  28. Anetart m posht kan falenderuar mia@ pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  29. #20
    Citim Postuar m par nga dea_07 Lexo Postimin
    Per Shqiptaret feja nuk ishte shume e rendesishme.
    Me kete fjali permblidhet e gjitha esenca e asaj qe thashe me lart.
    ABCDDhEFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 grma)

  30. Anetart m posht kan falenderuar brooklyn2007 pr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Sul Hotla (1875-1947), Nj Jet Pr Shqiprin
    Nga strong_07 n forumin Bashkpatriott e mi n bot
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Si mund t ulet ndikimi grek n shqipri ?
    Nga Anton n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqis, 1912-2007
    Nga BARAT n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili sht synimi i AKSH-s?
    Nga Faik n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •