Djema ju përshendes të gjithëve. Ndoshta një kërkesë e tillë është bërë edhe më herët por të paktën unë nuk munda të gjejë për këtë edhe postova një temë të tillë.
Dëshiroj të krijoj një program të thjeshtë në Microsoft Access, në mënyrë qe t'ia mbaj kontabilitetin firmes sime.
Nga ju dëshiroj që të më tregoni se si vendoset TVSH-ja në mënyrë automatike pra kur shes një produkt automatikisht të klasifikon TVSH-në si dhe te nxjerrë fitim NETO si dhe Bruto Fitimin.
Dhe krejt ne fund kur deshiroj të përmbyll dyqanin, brenda ditësh të mi tregojë komplet rezultatet finale se sa kam FITIM NETO, sa kam FITIM BRUTO ose ma mire të themi ta barazoj bilancin ditor ose mujor e pse jo edhe vjetor.
Besoj që jemi të qartë
Do të kishte qenë mirë e shumë mirë sikurse të më tregonit se çfarë të dhënash t'i krijoj tabelat, p.sh. Emri i mallit, Sasia, TVSH-ja etj etj.... pra të mi tregojë kush se cilat tabela t'i krijoj si t'i emëroj si dhe ti lidhi ato......
Krijoni Kontakt