Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Enver Hoxha, djali i Bimbashit boshnjak

    Zbulohet! Enver Hoxha, djalė i Bimbashit


    KASTRIOT MYFTARAJ

    http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=11587

    Nė kėto 17 vite dje ėshtė hedhur nė tregun shqiptar botimi mė sensacional. “Jeta e fshehtė e Enver Hoxhės”, shkruar nga Kastriot Myftaraj, zbulon lindjen e errėt tė diktatorit shqiptar, si dhe fėmijėrinė e tij tė pėrbuzur, si djalė kopil i komandantit turk, Bimbashit. Historitė orale tė mbėrritura deri nė ditėt e sotme nga Gjirokastra e viteve 1908, si dhe dėshmitarė tė asaj kohe, por duke shfrytėzuar edhe nėnkuptimet e shkruara nga vetė Enver Hoxha nė librat, i kanė dhėnė mundėsi Myftarajt tė zbulojė pjesėn mė misterioze, tė panjohur deri mė sot, se cili ishte Enver Hoxha, nėna e tė cilit e lindi duke u bėrė dashnore e Bimbashit. Si e pėrjetoi Enveri fėmijėrinė e tij, pėrbuzja e tij pėr babanė zyrtar, Halil Hoxhėn dhe tallja e mėhallės si Enveri i dy Halilėve (Halil Musa Bej ishte emri i komandantit turk). Por ky libėr voluminoz prej 500 faqesh, nuk ndalet vetėm kėtu. E gjithė historia e vėrtetė e fshehur e jetės sė Enverit rrėfehet si dėshmi e munguar e biografisė sė diktatorit





    Nė fillim tė vitit 1908, nė Gjirokastėr, ashtu si nė tė gjitha qytetet e Turqisė Evropiane kishte komitete tė fshehta xhonturke, tė cilėt kishin filluar tė bėheshin aktive, me synimin pėr tė marrė pushtetin me puē. Autoritetet osmane kishin rėnė nė gjurmė tė kėsaj veprimtarie dhe bėnin gjithēka pėr t’i kapur konspiratorėt. Por, njė pjesė e madhe e zyrtarėve tė Turqisė Evropiane qenė, ose pjesė e konspiracionit xhonturk, ose dashamirės tė tij, ose thjesht nuk donin tė vepronin kundėr tij, sipas parimit oriental se s’dihet ē’sjell e nesėrmja, prandaj ta kemi mirė me tė dyja palėt. Nė shėnjestėr tė kėtyre komiteteve xhonturke qenė zyrtarėt osmanė, tė cilėt tregoheshin tė zellshėm nė pėrndjekjen e xhonturqve.

    Njė zyrtar i tillė ishte Bimbashi i Gjirokastrės, komandanti i xhandarmėrisė, Halil Musa beu, njė boshnjak. Dihet se boshnjakėt qenė njerėzit mė besnikė tė sulltanit nė Turqinė Evropiane. Halil Musa beu ishte bėrė tmerri i xhonturqve dhe pas hetimeve tė tij pritej qė tė arrestonte gjithė konspiratorėt kryesorė xhonturq nė Gjirokastėr, tė cilėt do ta ēonin nė gjurmė tė krerėve tė konspiracionit nė Janinė, Manastir dhe Selanik, ku ishte koka e konspiracionit. Prandaj u mor vendim nga konspiratorėt qė bimbashi tė eliminohej. Por, vrasja duhej tė kamuflohej sikur bėhej pėr ēėshtje nderi nga shqiptarėt, qė tė largohej dyshimi nga xhonturqit.

    Halil Musa beu, njė burrė i gjatė, i bukur, ezmer, ishte njė feminist i njohur, pėr tė cilin tregoheshin shumė histori rozė, kėshtu qė kjo gjė nuk ishte e vėshtirė tė sajohej njė legjendė e tillė. Nė janar 1908 konspiratorėt i ngritėn njė kurth “Kazanovės” boshnjak. Nuk ishte asfare gjė e lehtė tė kishe njė histori dashurie me njė femėr myslimane nė njė qytet me doke konservatore osmane, si Gjirokastra, ku femra mbahej mbyllur nė shtėpi, dhe jashtė shtėpisė dilte vetėm pėr tė shkuar pėr vizitė, nė mjedise femėrore tė caktuara, me raste e shoqėruar. Bimbashi pėr tė bėrė aventurat e tij tė dashurisė, pėrdorte njė mėnyrė dinake. Bimbashi rekrutonte si spiunė dhe bashkėpunėtorė shėrbėtorėt qė shoqėronin nuset e bukura dhe ata, nė bashkėpunim me nusen, i ēonin kėto nė takimin e dashurisė. Kjo ishte e lehtė, se femrat qenė tė mbuluara dhe nuk njiheshin. Njė nga kėta njerėz tė bimbashit qe edhe Mehmet evgjiti, shėrbėtori i familjes sė vėllezėrve Hysen dhe Halil Hoxha. Mehmet evgjitin e pėrmend edhe Enver Hoxha. Nė 12 prill 1979, Enver Hoxha, nė njė bisedė me Simon Stefanin, Sekretarin e parė tė Komitetit tė Partisė tė Pėrmetit, tha ndėr tė tjera:

    Nė shtėpinė time, Ramon e Shamon qė ishin evgjitė, i kishim si tė shtėpisė. Plaku im, kur dėrgonte mėmėn time te nėna e saj, kur ajo ishte nuse e re e sapomartuar, i thoshte njėrit prej evgjitėve qė quhej Mehmet: “Merre Gjylon dhe ēoje”, pa pyetur ishte natė apo ditė, aq besim kishte.

    Mehmet evgjiti e ēonte Gjulon, nusen e Halilit, nė takimet e dashurisė me bimbashin, i cili nė kėto raste maskohej si dervish. Gjuloja ishte njė grua e bukur, shtatgjatė, qė e kishin martuar qė nė djep, me njė burrė tė shkurtėr, tė shėmtuar, tė lehtė nga mendtė, tė cilin nuk e donte. Nė 27 prill 1979, Enver Hoxha do tė thoshte nė mbledhjen e sekretariatit tė Komitetit Qendror, duke folur pėr filmin shqiptar «Dollia e dasmės sime».

    Nė filmin qė pėrmenda, tregohen nė mėnyrė prekėse zakonet e popullit tonė, tregohet jeta e nėnave tona, tė cilat i fejonin qė nė djep. Aty unė pashė edhe jetėn e nėnės sime. Njė ditė gjyshi im, babai i nėnės, siē mė kanė treguar, rrinte i mėrzitur nė kafe.

    -Ē’ke more Jonuz, pse rri kėshtu i vrenjtur?, - e kishte pyetur vėllai i gjyshit tim nga ana e babait.

    -Po ē’tė kemi, mė lindi vajzė, - i qe pėrgjigjur gjyshi.

    -O..., punė e madhe, ta marr unė pėr djalin tim.

    -Po ti s’ke djalė, - i ishte pėrgjigjur gjyshi.

    -Nuk kam unė, por im vėlla, Nexhipi, ka Halilin -dhe aty pėr aty e kishin vendosur e i kishin dhėnė dorėn njėri-tjetrit! Gjyshi qe kthyer shpejt i gėzuar nė shtėpi dhe u kishte thėnė familjarėve: e fejova ēupėn me tė birin e Nexhip Hoxhės. Kaq e kishte pasur fejesa e nėnės sime me babanė tim. Tė tilla ngjarje na kujtohen nė kėtė film.

    Ėshtė shumė domethėnėse se Enver Hoxha kėtu nuk tregon as respektin mė tė vogėl pėr babanė, duke thėnė diēka si: megjithėse nė kėtė rast nėnės sime i doli mirė, por nė shumicėn e rasteve kėto lloj fejesash qenė fatkeqe pėr vajzat. Merret vesh, kėtu Enver Hoxha shpreh refuzimin dhe pėrēmimin e nėnės sė tij ndaj burrit tė saj, gjė tė cilėn Enveri e ka perceptuar qartė qė nė moshė tė vogėl.

    Nėna e Enverit, tė cilėn e thėrrisnin shkurt «Gjulo», emrin e plotė e kishte Gjulistan, qė do tė thotė nė shqip «bahēe trėndafilash» (nė tė folmen gjirokastrite «bashtė»). Kur Gjuloja u rrit dhe u bė e gjatė (pėr standardet gjirokastrite ku pėrgjithėsisht njerėzit janė tė shkurtėr), dhe e bukur, ndėrsa Halili u bė i shkurtėr dhe i shėmtuar, gjirokastritėt filluan t’i quajnė «Gjulistani dhe Bostani», sipas vargjeve tė Saadi Shirazit. Gruaja e re, kuptohet se ishte e gatshme pėr aventura me oficerin e bukur. Emri «Halil» nė arabisht do tė thotė «mik». Nėse Gjuloja kėrkonte njė mik, bimbashi dukej si i destinuar pėr kėtė. Konspiratorėt xhonturq qė i ranė nė gjurmė kėsaj historie dashurie, i sollėn punėt nė atė mėnyrė qė mulla Halili, burri i Gjulos, ta zbulonte ēiftin e dashnorėve. Dikush pagoi njė fėmijė pėr t’ i dhėnė mulla Halilit njė letėr tė shkruar turqisht ku i thuhej qė tė shkonte nė iks vend, se atje e shoqja e tij bėnte dashuri me Mehmet evgjitin. Halili shkoi nė vend, por atje gjeti bimbashin tė kamufluar. Bimbashi ishte i armatosur dhe Mulla Halili nuk ishte burrė trim. Bimbashi e kėrcėnoi dhe ai e mbylli gojėn. Por, ndėrkohė, nė vend ishin mbledhur njerėz, tė lajmėruar s’dihet nga kush, qė prisnin tė shihnin se cilėt qenė dashnorėt. Bimbashi ēoi Mehmet evgjitin tė lajmėronte zėvendėsin e vet, kėshtu qė erdhi policia, e cila i largoi kureshtarėt dhe bimbashi doli i shoqėruar nga njerėzit e vet. Mė pas, kur u err, dolėn dhe Gjuloja e mbuluar me ēarēaf, me Mulla Halilin.

    Kjo ngjarje u mėsua gjithandej. Njerėzit talleshin duke thėnė: «Halil pėr Halil, Gjuloja e shkretė u ngatėrrua». Njerėz tė dėrguar nga xhonturqit shkuan dhe i thanė mulla Halilit se duhet tė vepronte pėr tė vėnė nderin nė vend dhe i ofruan para, me nėnkuptim qė tė paguante njė vrasės, pėr tė vrarė bimbashin. Por mulla Halili nuk qe njeri i kėtyre punėve. Koka e bimbashit nuk qe si shalqinjtė qė ai provonte duke i qėlluar me thua. Mulla Halili nuk guxonte tė ndėshkonte as tė shoqen se familja e gruas ishte e pasur dhe e fuqishme, dhe nuk e duronte turpin. Aq mė tepėr qė tė afėrmit e Gjulos ndiheshin me faj qė njeriu me tė cilin e fejuan qė nė djep vajzėn e tyre qė kur u rrit u bė e bukur dhe e gjatė, doli njė xhuxh idiot dhe i shėmtuar. Atėherė xhonturqit i kėrkuan Ēerēiz Topullit, i cili qe i lidhur me xhonturqit, dhe nė vjeshtė do tė ishte bashkė me ta nė Manastir, qė ta vriste bimbashin, duke lėnė tė kuptohej se ishte vrasje pėr nder. Ēerēiz Topulli, i cili qe njė luftėtar trim dhe burrė i ndershėm pranoi, por nuk deshi tė ketė dorė vetė drejtpėrdrejt nė kėtė krim, prandaj dhe gjatė atentatit qėndroi larg, nė Bregun e Teqes. U gjendėn dy njerėz tė njohur si vrasės me pagesė, Hito Lekdushi, nga Lekdushi i Tepelenės dhe Bajram Ligu nga Prongjia, tė cilėt e qėlluan bimbashin nė orėn 11 e 15 minuta, nė 9 mars 1908 (25 shkurt sipas kalendarit tė vjetėr), para shtėpisė ku ai rrinte nė lagjen “Hazmurat”.

    Nė fakt autoritetet osmane, njė pjesė e mirė e tė cilėve qenė njerėz tė xhonturqve, reaguan nė mėnyrė shumė tė ngathėt pas krimit tė bujshėm. Ata nuk bėnė represion pas vrasjes, madje nuk internuan as familjen e Ēerēiz Topullit. Lufta e famshme e Mashkullores, ku u rrethua Ēerēizi me njė pjesė tė ēetės (gjashtė vetė), ndodhi vetėm mė 18 mars, pra pas nėntė ditėsh, dhe jo si rezultat i njė operacioni kėrkimor, por pas njė informate. Fakti qė ēeta gjendej nė Mashkullorė, nė shtėpinė e pjesėtarit tė ēetės Zeman Haskaj (Mashkullore), kur shtėpitė e anėtarėve tė ēetės kaq pranė qytetit, sigurisht qė do tė mbaheshin nė mbikėqyrje, tregohen se ata nuk ndiheshin tė rrezikuar nga autoritetet osmane. Mėnyra se si u bė rrethimi, dhe se si u zhvillua lufta, tregon se ndėr rrethuesit kishte xhonturq qė nuk donin t’u bėnin keq tė rrethuarve dhe tė tjerė qė donin t’i kapnin, ose t’i asgjėsonin, por qė nuk mund ta bėnin kėtė, derisa kishte tradhti brenda radhėve tė rrethuesve. Derisa ndėr tė rrethuarit nuk qe asnjė nga atentatorėt, kjo bėri qė turqit tė heqin rrethimin. Kėnga e famshme e betejės, nė versionin e parė ka qenė:

    Te rrapi nė Mashkullorė,

    foli Ēerēizi me gojė,

    mylazim largo taborrė,

    tė kuqemi, tė bėhemi me bojė,

    pėr horrllėqe nuk e kem’ zakonė,

    burra me namuz na thonė.

    Fakti qė Ēerēizi me tė vetėt, madje hynė nė qytetin e Gjirokastrės pas dy ditėsh, tregon se ai qe nė marrėveshje me njė pjesė tė autoriteteve osmane. Gjirokastritėt qenė njerėz paqėsorė dhe atje nuk qe shkrehur kurrė njė pushkė kundėr forcave osmane. Prandaj, kjo luftė bėri bujė tė madhe. Gjirokastritėt Luftėn e Mashkullores e quajtėn thjesht «Lufta e Gjulos».

    Muajt kaluan njėri pas tjetrit dhe nė verė u hap lajmi se Gjuloja ishte shtatzėnė. Pjesės mė tė madhe tė njerėzve kjo gjė iu duk si njė tjetėr shaka e rėndė. Derisa Gjuloja nuk kishte dalė mė ndėr shtėpitė e miqve dhe fqinjėve pas skandalit me bimbashin, ky thashethem vazhdoi tė fryhej. Tash njerėzit prisnin se kur do tė lindte Gjuloja, pėr tė bėrė llogari keqdashėse Nė rast se ajo do tė lindte nė tetor, atėherė nuk kishte dyshim qė fėmija do tė ishte i bimbashit, derisa nga shkurti nė tetor qenė pikėrisht nėntė muaj. Pikėrisht nė tetor, nėntė muaj pas skandalit tė Gjulos me bimbashin, Gjuloja lindi djalė. Pėr tė gjithė tashmė nuk kishte dyshim se fėmija ishte i biri i bimbashit.

    Sipas traditės, tė porsalindurit duhet t’i kishin vėnė emrin e gjyshit, Nexhip, derisa edhe vėllait tė madh tė tij, i patėn vėnė emrin Beqir, sipas emrit tė xhaxhait tė babait. Nexhmije Hoxha thotė se babai zyrtar i Enver Hoxhės, Mulla Halili donte t’i vinte djalit tė parė tė Enverit emrin «Beqir»:

    Unė me anenė ia kemi gjetur, duam t’ia vėmė Beqir (nė kujtim tė djalit, qė u kishte vdekur). Unė ngriva, s’mė pėlqente gjėkundi ky emėr. Me Enverin kishim rėnė dakord t’ia vinim Ilir. Enveri, duke qeshur, mė shkeli syrin dhe i tha: «Mirė, ia vėmė Beqir, por do t’ i vėmė edhe njė emėr tė dytė... Ilir». Xhaxhai e mori nė duar, i kėndoi diēka, njė «dua», qė nuk e morėm vesh se ē’donte tė thoshte dhe pastaj i foli nė vesh tri herė «Beqir, Beqir, Beqir».

    Por, kur u lind Enveri, duke parė rrethanat e lindjes, nuk e gjetėn me vend t’i vėnė emrin «Nexhip». Meqenėse porsa ishte bėrė revolucioni xhonturk (nė korrik) heroi i tė cilit ishte Enver beu, tė porsalindurit i vunė emrin «Enver». Emrin ia vuri Iljaz Hoxha, njė konspirator xhonturk, qė do tė ishte mėsuesi i Enver Hoxhės nė shkollėn fillore. Ėshtė domethėnėse qė Enver Hoxha edhe kur rrėfen nė kujtimet e veta episodin se si i vunė emrin, i referohet tregimit tė nėnės dhe jo tė babait:

    Xha Iljazi ma kishte vėnė mua emrin kur linda. Pleqtė e thirrėn, siē mė ka thėnė aneja, dhe i thanė tė mė vinte emrin. Ai bisedoi me ta dhe sė toku zgjodhėn emrin «Enver». «Iljazi ta kėndoi nė vesh, pastaj e mbajtėm pėr drekė» mė thoshte aneja.

    Nuk ėshtė ironi e vogėl qė, i porsalinduri i cili mori emrin e heroit tė revolucionit, ishte nė fakt i biri i mbrojtėsit fanatik tė ancient regime, bimbashit besnik tė sulltanit! Por, gjithsesi, nė njė sens tė sigurt, i porsalinduri e kishte merituar emrin, duke kontribuar nė revolucionin xhonturk, qė kur ishte nė barkun e nėnės. Nė Gjirokastėr tė porsalindurin e quajtėn me ironi «Enveri i Halilėve», meqenėse edhe babai i vet legal, edhe babai i vet biologjik, quheshin «Halil». Me kalimin e viteve gjirokastritėt do tė gjenin tek djali qė rritej shenjat se ai nuk qe i biri i Halil Hoxhės, por i Halilit tjetėr, bimbashit. Enver Hoxha do tė bėhej i gjatė, ndėrsa i ati legal ishte i shkurtėr. Enver Hoxha do tė bėhej ezmer ndėrsa i ati i tij qe i bardhė, ashtu dhe nėna. Enver Hoxha ėshtė nė realitet i biri i bimbashit Halil Musa beut. Nė fėmijėri ai i kishte vuajtur shumė talljet e shokėve pėr kėtė gjė, dhe kjo kishte bėrė qė tek ai tė kultivohej njė ndjenjė refuzimi ndaj tė atit, njė resentiment ndaj tij.

    Enver Hoxha, nė kujtimet e veta, flet shumė dhe me dashuri pėr xhaxhanė, pėr tė cilin thotė se e thėrrisnin «baba», ndėrsa pėr babanė e vet legal nuk shpreh asnjė sentiment, me pėrjashtim tė njė episodi kur flet nė pėrgjithėsi pėr familjen, me rastin e ndarjes nga familja, kur shkoi nė Liceun e Korēės:

    Mė nė fund dita e gėzuar erdhi, por megjithėkėtė zemrėn e kisha prapė tė trishtuar, pse mė vinte keq qė do tė lija vetėm xhaxhanė, anenė, Sanon, tė dashurit e mi, qė i doja dhe mė donin me gjithė shpirt. Ishte hera e parė qė ndahesha prej tyre, mė dukej sikur i lija nė mes tė katėr rrugėve. Ata vetėm mua mė kishin, nga mua pritnin, tek unė e shikonin tė ardhmen e tyre. E gjithė bota e tyre isha unė.

    Ėshtė shumė interesante se Enver Hoxha, pėr babanė e vet nuk tregon asnjė episod qė t’i ketė mbetur nė mendje nga fėmijėria dhe rinia. Nuk thotė as se si e pėrjetoi ikjen e babait zyrtar nė emigracion, nė SHBA, kur Enver Hoxha ishte 6 vjeē (diēka duhet tė mbante mend), as se e merrte malli pėr babanė, dhe as tregon pėr ndjenjat e tij kur babai u kthye nga SHBA nė 1919, kur Enver Hoxha ishte 11 vjeē. Nga kujtimet e veta pėr moshėn e vegjėlisė, kuptohet se Enveri i vogėl ishte krejt ndryshe nga fėmijėt e emigrantėve tė tjerė dhe nėna e tij qe krejt ndryshe nga gratė e emigrantėve. As nėna dhe as djali nuk kishin mall pėr burrin dhe babanė emigrant, qė gjendej pėrtej oqeanit nė SHBA. Enveri nuk tregon nė kujtimet e veta asnjė episod qė ai ta pyeste nėnėn se kur do tė vijė babai, ku tė thoshte se e ka marrė malli pėr babanė, ose qė nėna t’i thoshte se sa bukur do tė ishte kur tė kthehej babai dhe sa gjėra tė mira do t’i sillte. As mė pas nuk tregon asnjė episod pėr babanė. Nė kujtimet babanė e pėrmend shumė rrallė dhe vetėm kur ėshtė fjala pėr para. Kėshtu, ai shkruan pėr kohėn kur shkoi nė liceun e Korēės, nė 1927, nė moshėn 19 vjeē:

    Xhaxhai mori borxh dhe mė bėri njė pallto tė trashė pėr dimėr dhe njė palė kėpucė.

    Po pėr kėtė kohė, kur shkoi nė Liceun e Korēės, ai shkruan:

    Mbetej kasketa, «uniforma» e vetme e liceut. Ia rropa kokėn xhaxhait dhe ai porositi babanė e Samuel Ēifutit qė ma solli nga Janina.

    Dhe pėrsėri:

    Xhaxhai, kur kishte, si tė ndodhte, mė jepte nga njė gjysmė o njė lek ditėn. Ky ishte gjithė «hashllėku» im i studentit.

    Nė kujtimet e Enver Hoxhės biseda e parė me babanė legal ėshtė nė 1927, nė moshėn 19 vjeē, pėrsėri pėr para:

    Xhaxhai nuk mungoi tė mė thoshte:

    «Shih, Enver, ti e di qė ne jemi tė varfėr, pare nuk kemi tė tė dėrgojmė, prandaj nuk ke ē’kėrkon nga ne. Unė do tė jap njė napolon hashllėk, ruaje mos e prish kije pėr ndonjė hall tė keq». Dhe me kėtė rast mė bėnte llogaritė qė «mora borxh kaq dhe kaq mė bėnė kėpucėt, kaq kėmishėt, kaq ēorapet, kaq kapelloja, kaq navlloja», «rruga deri nė Korēė» etj.

    Por Enver Hoxha sjell nė kujtimet e veta shumė sentimente tė vetat tė fėmijėrisė dhe rinisė pėr njerėz tė ndryshėm tė rritur, tė moshės sė babait tė vet zyrtar, deri edhe pėr Vehip Qorrin, lypėsin qė i binte fyellit dhe bėnte bejte. Nė kujtimet e veta thotė se kur kthehej nė Gjirokastėr, me pushimet e shkollės, si kur ishte nė Lice nė Korēė, ashtu dhe kur ishte nė Francė, shkonte tė takonte Vehip Qorrin:

    Vehipi kishte njė vesh tė ēuditshėm. Ai ma njihte zėrin edhe kur mė humbiste nga sytė pėr vite tė tėra. Kėshtu kur kthehesha nga Korēa apo nga Franca, bile edhe kur u ktheva nga lufta dhe vajta pas kaq vjetėsh nė Gjirokastėr, ngjiste e njėjta gjė me tė. Mjaftonte t’i thosha:

    -Vehip, si tė kam me shėndet?

    Ai shtangej pėr njė moment nė vend, mė shikonte i gėzuar me ata sy tė zbrazėt dhe i gėzuar mė pėrgjigjej, pa i thėnė kush isha:

    -Ah, erdhe Enver?

    Asgjė kaq tė ndjerė nuk do tė gjeni nė kujtimet e Enver Hoxhės pėr babanė e vet zyrtar, Halilin, madje nuk do tė gjeni asgjė sadopak tė ndjerė. Enver Hoxha, nė ditarin e vet nuk shkruan asnjė rresht pėr vdekjen e babait, por shkruan pėr vdekjen e Iljaz Hoxhės, mėsuesit tė tij tė shkollės fillore dhe njėkohėsisht kushėririt tė babait tė vet. Mė 24 mars 1960, Enver Hoxha shkruan nė ditar:

    Mė lajmėruan vdekjen e xha Iljaz Hoxhės (83 vjeē) nga Gjirokastra, mėsuesit tim tė parė. I dėrgova telegram ngushėllimi gruas sė tij.

    Duket qartė se Enver Hoxha ka njė ndjenjė refuzimi, njė resentiment ndaj tė atit tė vet zyrtar. Enver Hoxha nuk e ka pėrmendur kurrė publikisht tė atin e vet, nė fjalimet e veta ndryshe nga ē’ka bėrė me nėnėn. Mė 27 maj 1969, Enver Hoxha, nė fjalimin qė mbajti nė mitingun nė fshatin Picar (fshati i Shefqet Peēit), nė pjesėn e Kurveleshit qė ėshtė nė Gjirokastėr, fjalim ky qė nė veprat e tij u botua me titullin: «Labėria- njė nga kolonat e ēelikta tė Partisė», tha:

    Kur isha vogėl nėna mė thoshte: «Enver, o djalė, kėtė djathė, qumėsht e mish qė tė rritin, prodhojnė labėt; kėta drunj e kėtė kongjill qė po tė vė nė mangall pėr tė ngrohur duart nė dimėr, qė tė mund tė shkruash e tė mėsosh dhe qė kėtė dituri ta vėsh nė shėrbim tė popullit kur tė rritesh, bėjnė labėt; kėtė lesh me tė cilin tė bėj ēorapet e fanellat, si dhe leshin e palarė, qė, pasi ta spėrkat me raki, ta vė nė gjoks kur tė ftohesh, e marrim nga labėt». Tė gjitha kėto fjalė tė nėnės zienin nė atė kohė nė kokėn time tė vogėl, por dalėngadalė e duke u rritur fillova edhe unė tė kuptoja jetėn.

    Por Enver Hoxha kėtu nuk thotė qė babai t’i ketė folur pėr trimėrinė e lebėrve dhe historinė e tyre. Kjo ėshtė domethėnėse. Enver Hoxha, pėrveēse e pėrmend nė shumė episode tė ndjera, nė kujtimet e veta, e pėrmend publikisht nė letrėn e pėrshėndetjes qė i ēon nė 1963 shkollės sė vet (gjimnazit), me rastin e 40-vjetorit tė ēeljes. Ky resentiment i Enver Hoxhės ndaj tė atit ra nė sy dhe u bėnė dy sajesa nė 1983 dhe nė 1984 nė botimet e tij. Kur u botua vepra 38 e Enver Hoxhės, nė 1983, u pa se Enver Hoxha, nė 16 tetor 1968, kishte thėnė nė njė bisedė me njė grup grash mes tė cilave ishte dhe nėna e Pal Mėlyshit:

    Edhe babai im, megjithėse plak, kur mori vesh se si u vra Pali tha: «I lumtė kėtij djali trim qė ra nė krye tė detyrės pėr mbrojtjen e interesave tė atdheut».

    Po‚ ē’ kishte tė bėnte kėtu fakti qė babai i tij ishte plak, apo se u lodh qė tha kėto fjalė? Gjithsesi, nuk duket e besueshme qė Mulla Halili tė kishte folur kėshtu. Ai nuk mori pjesė nė asnjė lloj mėnyre nė lėvizjen antiosmane edhe pse moshėn dhe shėndetin i kishte tė mirė pėr kėtė gjė.

    Pastaj, duket se pėrsėri pėr tė kompensuar mungesėn, Enver Hoxha e pėrmend babanė nė njė libėr me kujtime tė botuar nė 1984, pėr njė episod qė ai ia kishte treguar kur Enver Hoxha u rikthye nė Tiranė, nė nėntor 1944:

    Pak ditė pasi nė Berat qe krijuar e shpallur Qeveria jonė Demokratike, e kishte ndalur nė rrugė njė i njohur i vjetėr, ballist dhe gjithė qesėndi i kishte thėnė:

    «E, o Halil, si e ndien veten tani qė u bėre babai i zotit kryeministėr?».

    «Si gjithė vegjėlia», i qe pėrgjigjur qetė-qetė babai dhe, pa ia zgjatur, kishte bėrė tė vazhdonte udhėn, por ai e kishte zėnė pėr krahu. «Je qerrata i madh ti Halil, bėn mirė qė s’e vret pėrpjetė, se e di mirė qė Qeveria e djalit tėnd s’e ka tė gjatė». «Ē’thua, more edepsėz!», ia kishte kthyer babai, por ballisti kishte vazhduar: «E pse, kjo qeveri, me nder, e bythėgrisurve qė po vijnė nga malet, kjo qeveri e rigonit do ta nxjerrė nė selamet Shqipėrinė!»

    «Jazėk! Ia ktheva, - mė tregonte plaku. - Qeveria s’ėshtė e djalit tim, por e popullit, more edepsėz i edepsėzėve, dhe do tė rrojė sa tė rrojė populli!...».

    E gjithė kjo ėshtė njė pikė uji nė kujtimet oqeanike tė Enver Hoxhės, por edhe kėtu nuk ka ndjenjė. Enver Hoxha nuk tregon asfare pėr takimin me tė atin pas kthimit nga lufta.

    Gjithashtu, Enver Hoxha, edhe pse pėrmend nė kujtimet e veta gjyshen e vet nga babai, e cila thirrej Jeko, dhe qė jetonte gjatė fėmijėrisė sė tij, nuk pėrmend asgjė pėr vdekjen e saj dhe si e pėrjetoi atė. Sigurisht gjyshja nga babai, nuk shprehte ndonjė dashuri pėr Enverin e vogėl, tė cilin e shikonte si dėshmi tė turpit tė familjes, prandaj dhe Enveri nė kujtimet ia kthen me tė njėjtėn monedhė, duke pėrmendur me dashuri Rabo jevgėn dhe jo gjyshen e vet. Por ekzistojnė dhe gjėra tė tjera qė tė bėjnė tė besosh se Enver Hoxha ishte biri biologjik i bimbashit Halil Musa beu. Bashkėshortja e Enver Hoxhės, Nexhmije Hoxha shkruan nė kujtimet e saj:

    Disa nga familjarėt e Enverit kishin pas vuajtur nga migrena (dhimbja e kokės), dy nga motrat e tij e kishin trashėguar, kurse Enveri fatmirėsisht jo.

    Enver Hoxha kishte tre motra, dy nga tė cilat del se vuanin nga migrena. Derisa ai nuk vuante, ka shumė mundėsi qė migrenėn ato ta kishin trashėguar nga babai i tyre, ndėrsa Enveri nuk e kishte marrė, pėr shkak se ai nuk ishte i biri biologjik i Halil Hoxhės, por i Halilit tjetėr, bimbashit.

    Nė moshėn 65 vjeē, Enver Hoxha pėsoi njė infarkt tė miokardit, gjė qė praktikisht e shkatėrroi shėndetin e tij deri nė fund tė jetės, pas 12 vjetėsh. Me kėtė ai nuk i ngjau babait tė tij qė pati shėndet tė mirė dhe jetoi 92 vjeē. Madje, kėtė gjė nuk mund tė thuhej se e trashėgoi nga nėna, e cila gjithashtu jetoi 92 vjeē.

    Djali i porsalindur, me emrin qė i vunė, dukej sikur ishte njė revolucionar i predestinuar. Ai lindi nė njė vit revolucionar, mori emrin e njė prijėsi revolucionar dhe praktikisht kontribuoi nė revolucion, qė para se tė lindte. Por, duke konsideruar se ai qe biri biologjik i njė gardiani konservator tė ancient regime, tek djali i ri dukej se kishte mė tepėr njė predestinim falstafian. Rrethanat e lindjes sė tij dhe emri qė i dhanė duket se qenė njė kombinacion bizarr, ironik, qė parathoshte njė jetė prej revolucionari fals, nė njė dualitet «Taras»- «Herman».

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Poezi pėr Enver Hoxhėn





    Fadil SHYTI

    DRITĖ LIRIE!


    (Kushtuar Partisė Komuniste tė Shqipėrisė e themeluar nga strategu Enver Hoxha
    me shokėt e shoqet e tij tė idealeve ēlirimatre)


    Kjo dritė e verboi fashizmin, kjo dritė e verboi kolaboriacionizmin


    Kur trojet shqiptare, po rėnkonin
    nga thundra e robėrisė,
    Mė 8 Nėntor 1941, flakėroi –sulmoi dritė-rrufeja,
    Mbi armiqtė, nė qiellin e Shqipėrisė!

    Rinia heroike shqiptare,
    Po betohej me grushtat lart!
    Komandant, Enveri i tha jo reaksionit,
    Kur vėrsulej egėrsisht, kur zvarritej pėrēartė!

    Qemail Stafė shkodrani,
    Po e jepte kushtrimin:
    Ta luftojmė fashizmin!
    Ta bėjmė ribashkimin!

    Lokemadhja Bije Vokshi,
    Me revolver e bomba nė duar,
    Si Shote Galica e Norė e Kelmendit,
    Ju bėnte roje flakadanėve, pėr lirinė e vendit!

    Emin Duraku, ylli i Kosovės Kreshnike,
    Do lidhej si gjaku me zemrėn,
    Nė qėndresė kundėr nazi-fashizmit,
    Pėrkrah rinisė heroike!

    Nexhmije Hoxha, dibranja guximtare,
    Erdhi si Shqiponjė nė Konferencėn e Partisė,
    Do tė luftonte tėrė jetėn krenare,
    Pėrkrah "Shpatit", viganit tė Shqipėrisė!

    Buzėqeshi si dielli, andej nga Peza,
    Babė Myslimi me shokė;
    Kur e freskoi lajmi si era:
    Rinia nė Tiranė, po betohej pėr kėtė tokė!

    Haxhi Lleshi, dibrani si shkėmb mali,
    Po i bashkonte malėsorėt:
    Do luftojmė pėr liri, o vdekje,
    Deri t“i shporrim gjakėsorėt!

    Si vetėtimė mbi male e qytete,
    Pėrhapej betimi: armikut do ia bėjmė fora!
    Vojo Kushi guerilas, shtrėngonte armėt,
    Godiste Hysni Kapo, andej nga Vlora!

    Lufta e forcoi besėn,
    Lufta e kėrkoi qėndresėn,
    Lufta kishte dhembje-gjaku!
    Lufta, e rriste shpresėn!

    Lufta e vrau robėrinė!
    Lufta e vrau tradhtinė!
    Lufta ēlirimtare, aspiroi fitoren!
    Ta gėzojmė lirinė!...

    U therrėn keq, gjakatarėt kryeneēė:
    Bishat e Hitlerit, breshkaxhinjtė e Musolinit,
    Ikėn andej nga erdhėn:
    U strukėn nė Romė si qyqet,
    U mbytėn turpshėm nėn gėrmadhat e Berlinit!

    Ata qė popujve liridashės,
    Tmerrshėm, vrershėm ua nxinė jetėn:
    I mbuloi tmerri dhe vreri:
    Prandaj, e vranė veten!

    Gjysmė shekulli Drita e 8 Nėntorit,
    I ngrohu shqiptarėt, nėpėr botė:
    Fikja e kėsaj drite tė madhe:
    Kurrėn e kurrės, nuk arrihet dot!


    Suedi, Mė 8 Nėntor 2006
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    po ai i ka dhen provat per kopil, seshte nevoja per artikulle e poezi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    prandaj i ka ngjit berishes me fazlliqin, do jet edhe ky ndonje nip i bimbashit kusho i enverit

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Shqiperia, i paska shqiptaret te paket ne numer, te pakten gjenetikisht.
    Na doli dhe Enveri, bastard boshnjaku.......
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    po kastrioti basdard i kujt eshte?

    se mos o bir oficeri, dhe ku i dihet c'ushtar ka punu token
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendoj qe kjo teme me krejt shkrimet ne vazhdim.. te hiqet..

    per enverin le te diskutojme politikisht.. historikisht e filozofikisht..

    cenimi i dinjitetit te familjeve te nderuara gjirokstrite.. nuk eshte ne nderin tone..


    myftari le te diskutoje e investigoje per enverin si politikan.. pa cenuar familjaret e rrethin farefisnor..

    moderator.. ben mir te veprosh..



    ..

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-10-2008
    Vendndodhja
    Atje ku duhet
    Postime
    13
    Edhe ky na doli kopi neve?
    Pse pak kopila kishim ne?
    Oh e mjera Shqiperi se po vuan vetem nga kopilat.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Po Keshtu Eshte Tani E Nxoren Edhe Kopil Se Qe Nga 90 E Deri Tani E Kan Bo Sic Iu Ka Dasht Qefi ....
    Dhe Kush Se Te Gjith Ata Qe I Kane Lepire Bithen E Pire Shu***n.....
    Bravo Ju Lumt....... Burra Te Vertete .....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2008
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    111
    U mbush forumi me shkenctare te ........................!!!!!!!!

  11. #11
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Tani me gjithe keto tema per Enverin qe i beni, sipas mendimit tim keni akoma nostangji per xhaxhin por nuk dini si ta shprehni'dihet me mire shprehet ne kapitalizem se sa ne socializem, ne socializem ka qen e domosdoshme te duash xhaxhin ose perdryshe parapushkatim, kurse ne kapitalizem e ndieni mungesen e xhaxhit'sespe ka pasur edhe te hidhura edhe te mira?,Por tani e shpallet edhe kopil haj medet' po ju tani e dini se xhaxhi eshte kopil?!, ai ka qene kopil nga dita e pare qe ka lindur dhe deri ne fund te jetes se tij.
    Po keta tani qe jane opozite dhe pozite keta jane kopila me te deshtuar nga dita qe kane lindur dhe deri ne fund te jetes do te jen te deshtuar.

  12. #12
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Eshte marre nje vendim nga qeveria shqiptare, qe eshtrat e Enver hoxhes ti varrosin ne Kosove.Ju ka marre malli !!!!!!!!!!!!!!???????Ja u kena fal.

  13. #13
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Jam i mendimit se nje pjese e madhe e shqiptareve nga te gjitha anet e kufirit ne ditet e sotme nuk jane ne gjendje ta kuptojne ate qe disa ende e kuptojne me fjalen "E-Ho". Emri "Enver" ishte drite e shpreses se idealeve tona me te sinqerta kombtare per dekada me radhe.

    Per hire te jeteve, te gjakut dhe te viteve te panumerta burgimi te eger te patrioteve shqiptar; qe vdiqen ne vuajtje dhe lane koket e tyre neper burgjet sllave vetem pse permenden emrin e Enverit, simbolit perfaqsues te shtetesise dhe pavaresise shqiptare ne ato kohe; per hire te nderimit ndaj idealit te tyre qe simbolikisht lidhet me kete fytyre, une jam i mendimit qe nje teme e tille eshte fyese dhe krejtesisht e pavend.

    Disa nuk e dijne, as nuk mund ta imagjinojne kurre ne jete se cfare kuptimi kishte ta degjoje nje ze shqiptar nga shteti meme fshehtesisht ne valet e perdredhura te radios qe sikur vinin nga fundi i botes e jo disa kilometra me larg, per te ngrohur zemrat e thyera te patrioteve tane...

    Emri "Enver" dhe cdo qe qe ka lidhje me te eshte/ishte abstrakcion, sublimat, nderlidhje e cdo gjeje qe kishte te bente me Shqiperine dhe idealin tone, por asgje me te ne person, por ai si person i gjalle i asaj simbolike e bente edhe me te kapshem, me real, dhe me shpresedhenes idalin tone. Une kurre nuk kam qene komunist, madje komunizmin e kam kuptuar me teper si nje rregullim shteteror si femi qe kam qene. Ndersa propaganden komuniste si nje aktivitet qe kish per qellim mbushjen e hapesires boshe neper media. Bosh te mbushur me bosh. E perjetoja si ves te shoqerise, si per dicka qe ata kishin nevoje te flisnin, si dicka qe kishin nevoje te perserisnin vazhdimisht, si nje qark i mbyllur ekolalie...

    Prandaj po perseris, se nuk eshte e pelqyeshme te pergojohet emri i tij per simboliken e te cilit njerezit kane dhene jeten...

    E di qe shumkujte nuk do t'i pelqejne keto fjale te shkruara nga une. Por i lush qe kete shkrim te mundohen ta shohin nga kjo prizme e panjohur qe pata per qellim ta ndricoja.

    *******

    Per shkrimin te cilin ne fakt nuk e lexova; Ja nje varg nga ata qe me rane ne sy rastesisht.
    cit.:"Enver Hoxha kishte tre motra, dy nga tė cilat del se vuanin nga migrena. Derisa ai nuk vuante, ka shumė mundėsi qė migrenėn ato ta kishin trashėguar nga babai i tyre, ndėrsa Enveri nuk e kishte marrė, pėr shkak se ai nuk ishte i biri biologjik i Halil Hoxhės, por i Halilit tjetėr, bimbashit."

    Ky autori eshte pak turp t'i thuhet se Migrena quhet semundje femrore, dhe jane shume te rralle mashkujt qe vuajn prej saj. Bile edhe femrave u kalon pas klimaksit dhe nuk lengojne me sepse ka lidhje me te permuajshmet te cilat mashkujve nuk u vijne.

    Miftaraj paska deshire te bej para me nje liber insinuatash te paqena te kicit e bombastikes se lige gazetareske te komercializmit bosh.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  14. #14
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Shqiperia, i paska shqiptaret te paket ne numer, te pakten gjenetikisht.
    Na doli dhe Enveri, bastard boshnjaku.......
    Jo zotni e ke shume gabim

    Shqypnia i ka Shqiptaret e pakte ne pushtet dhe jo kund tjeter.

    A i ke pa ndaj here shumica jane mulata me sy te varur, tipar mongoloid magjypo bastarde.

  15. #15
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Wow!
    Ne Shqiptarėt jemi minoritet nė Shqipėri
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  16. #16
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    jo kopil KRYYYYYYYEEEEEEEEKOPIL!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ki kastrioti paska komplejsin e kopilave dhe edi ramen e ka nxjer kopil te ahmet zogut kurse Sali Berishen kopilin e Drago Bezllicit nje specialisti jugosllav qe shkoi ne mlsi per te rritur rendimentin e misrit.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anėtarėsuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Eshte marre nje vendim nga qeveria shqiptare, qe eshtrat e Enver hoxhes ti varrosin ne Kosove.Ju ka marre malli !!!!!!!!!!!!!!???????Ja u kena fal.
    te lumte pushka shoku.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Eshte marre nje vendim nga qeveria shqiptare, qe eshtrat e Enver hoxhes ti varrosin ne Kosove.Ju ka marre malli !!!!!!!!!!!!!!???????Ja u kena fal.
    mire e the drague,

    Baptist, une e kuptoj prizmin tend me te cilin e shikon ti enverin,
    por dhe ti e di prizmin tone me te cilin e shohim enverin,
    ai qe shtypi dhe shfrytezoi shqiptaret per 50 vjet, qe nga nje kohe kur greku vinte dhe punonte argate tek ne, pra vinte refugjat, kaloi ne situaten ku ne duhet te shkojme refugjat tek fqinjet tane.
    Sa jane vrare e burgosur e internuar nga ai sistem gjoja me luften kunder "grupeve armiqesore"?
    E di ti si jetonin shqiptaret ne ate kohe, punonin sa per nje kafshate buke gjithe diten si kafshe pune. E di ti se te vetmet raste kur furnizohej dyqani i fshatit me ndonje frut te krimbur ishte ne raste festash, nje apo 2 here ne vit.
    Qe kur kishe ditelindjen duhet ti merrje leje kryetarit te kopratives per te therur nje pule?
    Ja ky eshte prizmi jone.

    Nuk shoh aspak pse duhet ta lidhesh shtetin nene me enverin. Shqiperia u ndertua nga shqiptaret, nuk punoi enveri, punuan baballaret dhe gjyshrit tane, dhe valet e radios qe ti degjoje, dhe zerat, dhe programi i radios, ishte pune e shqiptareve, jo enverit, keshtu qe nuk mund ta justifikoj kete simpati te madhe qe keni ndaj tij.

    Une nuk e kam jetuar ate kohe, kam kaluar vetem 5 vjet ne ate periudhe, dhe nga prizmi im ato 5 vjetet e para te jetes sime ishin me te bukurat dhe kam nostalgji, por kur degjoj absurditetet qe me tregojne ata me te medhenj se une per kohen qe kaloi, atehere nuk kam se si te simpatizoj enverin.

    Ku shkonin gjithe ato para qe fitonte diktatori nga eksporti i mallrave qe prodhoheshin ne vend? Me siguri nuk i blenin shqiptaret.
    I trasheguan bijte e enverit, ata te cilet dhe sot e kesaj dite kane monopolin e ekonomise shqiptare, ata qe kane ne dore kompanite me te medha ne shqiperi.

    e ka mire qyshi im, o enver qeni, i burofte varri m*t

  20. #20
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Shijoeni pakes kete kenge.

    http://it.youtube.com/watch?v=Nc61LjJ5URQ

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Boshnjaket e Shijakut.
    Nga Brari nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 01:33
  3. Video per Sanxhakun e Nishit-Viti 1904
    Nga Gjelosh PRekaj nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 22:21
  4. Peshkopi ortodoks Artemje kėrkon luftė nė Kosovė
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 13:55
  5. Djali i regjisorit tė mirėnjohur boshnjak, konvertohet ne Islam
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 05:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •