Close
Faqja 24 prej 30 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 480 prej 593
  1. #461
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Kësaj breznie nuk do t’i jepet shenjë tjetër,

    përveç shenjës së Jonës.



    Pasi populli shkonte gjithnjë duke u bashkuar ai filloi të flasë:
    “Kjo brezni është brezni e keqe: po kërkon një shenjë!
    Porse nuk do t’i jepet shenjë tjetër,
    përveç shenjës së Jonës.
    Sikurse Jona u bë shenjë për ninivitët,
    ashtu edhe Biri i njeriut
    do të jetë shenjë për këtë brezni.
    Mbretëresha e Jugut ditën e Gjyqit do të ngrihet
    bashkë me njerëzit e kësaj breznie
    dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut
    për të dëgjuar urtinë e Salomonit.
    Dhe, ja, këtu është Dikush më i madh se Salomoni!
    Njerëzit e Ninivës, ditën e Gjyqit,
    do të ngrihen bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë,
    sepse u kthyen me predikimin e Jonës,
    dhe, ja, këtu Dikush më i madh se Jona!”

  2. #462
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Ai që lyp, i jepet.


    Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:
    Mos ua jepni qenve gjënë e shenjtëruar
    as mos i qitni para derrave margaritarët tuaj që,
    pasi t’i shkelin, të mos kthehen kundër jush e t’ju shqyejnë.”
    “Lypni e do t’ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni,
    trokitni e do t’ju çelet!
    Sepse, kush lyp, i jepet, kush kërkon gjen,
    e kush troket, i çelet.
    Dhe, a gjendet njeri ndër ju,
    që po i lypi i biri bukë, i jep gur?
    Ose, po i lypi peshk, i jep gjarpër?
    Po ja, pra, nëse ju që jeni të këqij,
    dini t’u jepni gjëra të mira bijve tuaj,
    aq më tepër Ati juaj që është në qiell,
    do t’u japë gjëra të mira atyre që ia lypin.
    Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit,
    bëjuani edhe ju atyre!
    Ja, vërtet Ligji e Profetët!”

  3. #463
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Shko e pajtohu më parë me vëllanë tënd.


    Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:
    nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më e madhe
    se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve,
    nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.”
    “Keni dëgjuar se u qe thënë të vjetërve:
    ‘Mos vra!’ Kush vret do të jetë përgjegjës para gjyqit.
    E unë po ju them: Kushdo zemërohet kundër vëllait të vet,
    do të jetë përgjegjës para gjyqit;
    e kush t’i thotë vëllait të vet: ‘Budalla’,
    do të jetë përgjegjës para Sinedrit;
    kush t’i thotë: ‘I marrë’, do të përgjigjet në zjarrin e ferrit.
    Pra, nëse e sjell dhuratën tënde për ta kushtuar në lter
    e aty të bie në mend se yt vëlla ka diçka kundër teje,
    lëre dhuratën tënde aty para lterit,
    shko e pajtohu më parë me vëllain tënd
    e pastaj eja e kushtoje dhuratën tënde!
    Rregullohu shpejt me kundërshtarin tënd
    sa të jesh ende në udhëtim me të,
    që kundërshtari të mos të të dorëzojë te gjykatësi
    e ky te rojtari i gjyqit, që të mos të ndryjnë në burg.
    Për të vërtetë po të them: s’do të dalësh prej andej
    para se ta paguash edhe paranë më të fundit.”

  4. #464
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Jini të përkryer

    siç është i përkryer Ati juaj që është në qiell.




    Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:
    “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Duaje
    të afërmin tënd’ e urreje armikun tënd.
    E unë po ju them: Duajini armiqtë tuaj,
    lutuni për ata që ju salvojnë,
    për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell,
    sepse Ai bën të lindë dielli i tij
    mbi të këqijtë e mbi të mirët
    e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët.
    Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan,
    çfarë shpërblimi meritoni?
    Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit?
    E nëse i përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj,
    çfarë bëni të veçantë?
    A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët?
    Jini, pra të përkryer
    siç është i përkryer edhe Ati juaj
    që është në qiell!”

  5. #465
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Ndërsa Jezusi po lutej, fytyra e tij iu shndërrua.



    Në atë kohë, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin
    e u ngjit në mal për t’u lutur.
    Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua
    e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima.
    Dhe ja, dy njerëz po bisedonin me të!
    Ishin Moisiu dhe Elia.
    Ata u dukën të rrethuar me lavdi
    e bisedonin me të për kalimin e tij
    nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem.
    Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi,
    por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij
    dhe ata dy burra që po qëndronin me të;
    dhe, ndërsa ata po ndaheshin prej tij,
    Pjetri i tha Jezusit: “Mësues, është mirë për ne
    të qëndrojmë këtu.
    Po bëjmë tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë!”
    Nuk dinte ç’thoshte. Ndërsa ky ende po fliste,
    ra një re dhe i mbuloi me hijen e vet.
    Kur hynë nën re, nxënësit i kapi frika.
    Prej resë u dëgjua një zë:
    “Ky është Biri im - i Zgjedhuri! Atë dëgjojeni!”
    Ndërsa ky zë po jehonte, Jezusi mbeti vetëm.
    Nxënësit heshtën dhe ndër ato ditë
    s’i treguan askujt çka kishin parë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 21-02-2016 më 04:19

  6. #466
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Falni e do të gjeni falje.


    Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:
    Bëhuni edhe ju të mëshirshëm
    sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.”
    “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni!
    Mos dënoni e nuk do të dënoheni!
    Falni e do të gjeni falje!
    Jepni e do t’ju jepet:
    masë e mirë, e dendur, e tundur,
    me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj:
    sepse me atë masë që të matni,
    do t’ju matet edhe juve në kthim.”

  7. #467
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Ata flasin e nuk veprojnë siç thonë.



    1 Në atë kohë,
    Jezusi i tha turmës dhe nxënësve të vet:
    “Në katedrën e Moisiut ndenjën skribët e farisenjtë.
    Pra, ju duhet t’i dëgjoni e të zbatoni gjithçka t’ju thonë,
    por mos bëni si bëjnë ata. Ata nuk veprojnë siç thonë.
    Ata lidhin barrë të rënda që mezi mund të barten
    dhe ua ngarkojnë njerëzve në krahë,
    kurse vetë as me gisht nuk i luajnë.
    Pastaj të gjitha veprat e veta i bëjnë me qëllim që t’i shohin njerëzit.
    Këndej i zgjerojnë filakteritë e veta
    dhe i zgjasin thekët.
    Në gosti dëshirojnë kryet e vendit,
    në sinagoga vendet e para,
    përshëndetjet në sheshe dhe të quhen prej njerëzve ‘rabbi’.
    Ju mos lejoni t’ju quajnë rabbi,
    sepse vetëm njëri është Mësuesi juaj,
    kurse ju të gjithë jeni vëllezër.
    Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë,
    sepse keni vetëm një Atë - atë që është në qiell!
    Gjithashtu mos lejoni t’ju quajnë udhëheqës
    - sepse keni vetëm një Udhëheqës - Krishtin!
    Më i madhi ndër ju le të jetë shërbëtori juaj.
    Sepse, kush krenohet, do të përvujtërohet
    e kush përvujtërohet do të lartësohet.

  8. #468
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Do ta dënojnë me vekje.



    Kur Jezusi po ngjitej në Jerusalem, i mori veçmas të dymbëdhjetët
    dhe udhës u tha: “Ja, po ngjitemi në Jerusalem
    dhe Biri i njeriut do t’u dorëzohet kryepriftërinjve e skribëve.
    Ata do ta dënojnë me vdekje, e do t’ua dorëzojnë paganëve
    për ta vënë në lojë, për ta frushkulluar e për ta kryqëzuar.
    Por ai të tretën ditë do të ngjallet.”
    Atëherë iu afrua nëna e bijve të Zebedeut me të bijtë
    dhe e përshëndeti me fytyrë për dhe për t’i lypur diçka.
    Jezusi i tha: “Çka dëshiron?”
    Ajo iu përgjigj: “Urdhëro që këta të dy, bijtë e mi,
    të rrinë në Mbretërinë tënde njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde.”
    Jezusi u përgjigj: “Nuk dini çka lypni. A mundeni ta pini ju kelkun që unë do ta pi?”
    “Mundemi!” - iu përgjigjën.
    Jezusi vijoi: “Me të vërtetë ju do ta pini kelkuntim,
    por të më rrini njëri në të djathtë e tjetri në të majtë,
    nuk është në dorë time t’jua japë, por do t’u jepet atyre,
    për të cilët u bë gati prej Atit tim.”
    Kur morën vesh dhjetë të tjerët, u zemëruan me dy vëllëzërit.
    Atëherë Jezusi i thirri pranë vetes e u tha:
    “Ju e dini se sunduesit zotërojnë mbi popujt e vet
    e princat e tyre i mbajnë nën pushtet.
    Porse, ndërmjet jush nuk duhet të jetë ashtu!
    Përkundrazi, ai që prej jush do të bëhet i madh,
    le të bëhet shërbëtori juaj, kurse ai që ndër ju
    dëshiron të jetë i pari, le të bëhet skllavi juaj,
    sikurse edhe Biri i njeriut, që s’erdhi për të qenë shërbyer,
    por për të shërbyer e për të flijuar jetën e vet
    si shpërblim për të gjithë!”

  9. #469
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Ti i gëzove të mirat e tua gjatë jetës sate,

    ndërsa Lazri të këqijat; tashti ky këtu gëzon e ti vuan.



    Në atë kohë, Jezusi u tha farisenjve:
    “Ishte një njeri i pasur që vishej me cohë të kuqe
    e me pëlhurë të çmueshme
    dhe gostitej shkëlqyeshëm si një ditë përditë.
    Kurse para derës së tij rrinte një skamnor,
    plot çibana, që quhej Lazër që dëshironte
    të ngihej me dromcat që binin nga tryeza e pasanikut.
    Madje edhe qentë vinin e ia lëpinin varrët.
    Vdiq skamnori e engjëjt e çuan në prehër të Abrahamit.
    Vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.
    Në ferr, ndër mundime të mëdha, çoi sytë
    e pa prej së largu Abrahamin dhe Lazrin në prehrin e tij
    e bërtiti: ‘O atë Abraham, ki mëshirë për mua
    e dërgoje Lazrin ta lagë majën e gishtit të vet në ujë
    e të ma flladisë gjuhën
    se po mundohem për së tepërmi në këtë flakë.’
    Abrahami iu përgjigj: ‘Mos harro, o bir,
    se ti i gëzove të mirat e tua gjatë jetës sate,
    ndërsa Lazri të këqijat;
    tashti, ky këtu gëzon e ti vuan.
    Por, për më tepër, ndërmjet nesh e jush
    është një humnerë e madhe,
    kështu që, edhe ata që do të donin
    të kalojnë prej këndej te ju, nuk munden,
    po ashtu edhe prej andej të kalojë këndej,
    s’mundet askush!’
    Pasaniku vazhdoi: ‘Atëherë, po të lutem, o atë,
    çoje Lazrin në shtëpinë e tim eti,
    se i kam pesë vëllezër
    e le t’i qortojë seriozisht që të mos vijnë
    edhe ata në këtë vend mundimesh.’
    Abrahami iu përgjigj: ‘Kanë Moisiun e profetët,
    le t’i dëgjojnë ata!’
    Pasaniku i tha: ‘Jo, o atë Abraham,
    por nëse shkon ndokush prej të vdekurish
    tek ata, veç atëherë do të kthehen!’
    Iu përgjigj: ‘Nëse, vërtet, nuk e dëgjojnë Moisiun
    e profetët, nuk do t’u mbushet mendja
    edhe nëse ndokush ngjallet prej të vdekurish. ’“

  10. #470
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim.


    Në atë kohë, Jezusi u tha kryepriftërinjve dhe skribëve:
    “Dëgjojeni shëmbëlltyrën tjetër:
    Ishte një zot shtëpie që kishte mbjellë një vresht.
    E thuri me gardh, punoi shtrydhësin e rrushit, ndërtoi kullën,
    ua dha vreshtarëve ta punojnë për gjysmë
    dhe shkoi në vend të huaj.
    Kur u afrua koha e të vjelave, dërgoi te vreshtarët
    shërbëtorët e vet për të marrë frytin që i takonte.
    Vreshtarët i kapën shërbëtorët:
    njërin e rrahën, një tjetër e mbytën
    e një tjetër e vranë me gurë.
    Prapë dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët,
    porse edhe atyre ua bënë ashtu.
    Në fund dërgoi të birin duke menduar:
    ‘Do të kenë nderim ndaj djalit tim!’
    Porse vreshtarët, kur e panë djalin i thanë njëri-tjetrit:
    ‘Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim
    dhe neve do të na mbesë pasuria e tij.’
    E kapën, e qitën jashtë vreshtit dhe e vranë.
    Tashti, kur të vijë i zoti i vreshtit,
    çka do t’u bëjë këtyre vreshtarëve?”
    Iu përgjigjën: “Të këqijtë do t’i shfaros keqas
    e vreshtin e vet do t’ua japë
    vreshtarëve të tjerë, të cilët do t’i japin frytin
    posa të vijë koha e të vjelave.”
    Jezusi u tha: “A nuk e lexuat asnjëherë në Shkrimin e shenjtë:
    ‘Guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit
    u bë guri i këndit; kjo është vepër e Zotit,
    sa mrekulli në sytë tanë!’
    Prandaj - po ju them - juve do t’ju hiqet dore Mbretëria e Hyjit
    e do t’i jepet një populli që i prodhon frytet e saj!”
    Kryepriftërinjtë e farisenjtë,
    kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij,
    e morën vesh se po fliste për ta.

  11. #471
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    E pashë Zotin e mi tha këto gjëra.


    Maria qëndroi jashtë te varri dhe qante. Ashtu, duke qarë, u
    përkul e shikoi në varr. Pa dy engjëj të veshur me petka të bardha ndenjur në
    atë vend, ku qe trupi i Jezusit - njëri te koka e tjetri te këmbët. Ata i thanë: “Pse
    po qan, moj burrneshë?” Ajo u përgjigj: “E morën Zotërinë tim e nuk di ku e
    vunë.” Si tha kështu, u soll prapa e pa Jezusin në këmbë, por nuk dinte se ishte
    Jezusi. Jezusi i tha: “Pse po qan, moj fisnike? Kë po kërkon?” Ajo, duke
    kujtuar se është kopshtari, i tha: “Zotëri, nëse e ke marrë ti, më trego ku e vure e
    tani po e marr unë.” “Mari!” - i tha Jezusi. Ajo u kthye e i tha hebraisht:
    “Rabbuni!” (- që do të thotë Mësues). Jezusi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se
    ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vëllezërit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati
    im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.” Maria Magdalenë shkoi dhe u lajmëroi
    nxënësve se e pa Zotërinë dhe se i tha këto fjalë.

  12. #472
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    Maria, hirplote, Zoti është me ty, në ty!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 04-04-2016 më 10:36

  13. #473
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Vargu biblik i ditës

    ‘Duhet të lindni përsëri

    Jezusi i tha Nikodemit: Mos u çudit që të thashë:
    ‘Duhet të lindni përsëri prej së Larti.’
    Era fryn në drejtimin që do; ia dëgjon ushtimën
    e nuk di nga vjen e kah shkon.
    Kështu ndodh edhe me secilin që lind prej Shpirtit.”
    Nikodemi e pyeti: “Si mund të bëhet kjo gjë?”
    Jezusi iu përgjigj: “Ti je mësues i Izraelit e nuk merr vesh kaq?
    Për të vërtetë, për të vërtetë, po të them:
    ne flasim çka dimë e dëshmojmë çka pamë,
    e megjithatë nuk e pranoni dëshminë tonë.
    Nëse nuk më besoni kur ju flas për gjëra që ndodhin në tokë
    si do të më besoni në qoftë se ju flas për gjërat e qiellit?
    Askush nuk u ngjit në qiell,
    përveç Birit të njeriut që zbriti nga qielli.
    Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi gjarprin në shkretëtirë,
    po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut,
    që kushdo të besojë në të ta ketë jetën e pasosur.

  14. #474
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,430
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Vargu biblik i ditës

    25-1- 2021: Mk. 16, 15–18


    LUTJA: PSALMI 116.

    Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha,

    madhërojeni së bashku, o popuj të gjithë!

    Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh,

    besnikëria e Zotit qëndron për amshim!



    UNGJILLI: Mk. 16, 15–18

    Dhe u tha:
    “Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve. Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s’do të besojë, do të dënohet.
    Shenjat që do t’i përcjellin ata që do të besojnë, janë këto: në emër tim do t’i dëbojnë djajtë, do të flasin gjuhë të reja; [në duar] do t’i marrin gjarpërinjtë e, nëse do të pijnë ndonjë gjë që sjell vdekjen, nuk do t’u bëjë keq. Do t’i vënë duart mbi të sëmurë, e këta do të shërohen”.



    LECTIO DIVINA-MEDITIMI-LUTJA.

    Sot është dita e konvertimit të Shën Palit. Në Ungjillin e Markut, Jezusi i ringjallur dërgon dishepujt e tij në një mision "në të gjithë botën" dhe "te çdo krijesë". Teksti nuk u shkrua nga Marku, është një shtesë e mëvonshme, edhe nëse është ende pjesë e ungjillit kanunor.
    Pali është një njeri i rëndësishëm në historinë e Jezusit që po lexojmë këtë muaj. Në fakt, Marku paraqet Jezusin që shpall një mbretëri të Zotit të themeluar në mëshirë për të gjithë, pa përjashtime. Por njerëzit nuk e kuptojnë, autoritetet fetare nuk e kuptojnë dhe komplotojnë kundër Jezusit për ta vrarë. Edhe familja e tij nuk e kupton. Edhe të Dymbëdhjetët, që i kishte pasur me veteten e me të cilët ai kishte biseduar për një kohë të gjatë, nuk e kuptojnë. Kur Jezusi vdes, gjithçka mund të marrë fund. Dhe Ungjilli i Markut në të vërtetë përfundon me hutimin e grave në varr (të cilat "ishin plot frikë dhe habi"), të cilat nuk i folën askujt për varrin bosh ("ata nuk i thanë askujt asgjë, sepse kishin frikë" (Mc 16, 8).
    Pastaj një hebre i zellshëm me emrin Saul, i cili në vitet e para të përhapjes së historisë së Jezusit qe dërguar për të përgënjeshtruar dishepujt e Jezusit dhe për t'i përndjekur ata, ka një përvojë mjaft të ngjashme me takimin personal që kishin pasur të Dymbëdhjetët. Takoi Jezusin personalisht, si vetë Pali tregon tre herë në Veprat e Apostujve. E takoi në errësirë, kur sytë e tij nuk shihnin asgjë. Ai e takoi me një zë: "Saul, Saul, pse më përndjek?". Zëri e thërret me emër, si zëri i një personi të gjallë. Zëri identifikon vetveten me viktimat, dhe e therriste atë me qëllim që ai të ndryshonte jetën e tij. Atë ditë Pali kuptoi se mbretëria e shpallur nga Jezusi është për të gjithë, se ndarjet janë anuluar në mishin e tij. N[mishin e Jezusit.

  15. #475
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,430
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Vargu biblik i ditës

    VULLNETI I ATIT TIM

    “Kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!”

  16. #476
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,430
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Vargu biblik i ditës

    JE NJË TOKË E MIRË?


    E ka edhe njerëz që e mbjellin farën në ‘tokë të mirë’.

    Këta e dëgjojnë Fjalën, e pranojnë dhe japin fryt:

    njëri tridhjetëfish, tjetri gjashtëdhjetëfish e tjetri njëqindfish.

  17. #477
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,430
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Vargu biblik i ditës

    NJË ATË QË ARSYETON NDRYSHE



    Çfarë lloj mbjellësi është ai që mbjell farë edhe atje ku rritet pak?

    A nuk është një humbje, një joefikasitet, një irracionalitet?

    Fara e mirë është e pakët, ajo duhet të hidhet vetëm atje ku mund të prodhojë fruta.

    Por mbretëria për të cilën Jezusi lajmëron ardhjen, hapet nga një Atë që arsyeton ndryshe
    .

  18. #478
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,430
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Vargu biblik i ditës

    Kush do të ngjitet mbi malin e Zotit

    e kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

    Ai që duart i ka të pafajshme e zemrën të pastër,

    ai që nuk e drejtoi shpirtin e vet në kotësi, ai që nuk betohet në gënjeshtër.

  19. #479
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,430
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Vargu biblik i ditës

    UDHËT E NJERIUT!


    Të gjitha udhët e njeriut janë të pastërta në sy të tij,

    por Zoti i shqyrton shpirtrat!

  20. #480
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,430
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Vargu biblik i ditës

    FUQIA E UNGJILLIT



    Për të vërtetë, mua nuk më vjen turp prej Ungjillit,

    sepse Ungjilli është fuqia e Hyjit për shëlbimin e atij që beson:


    (Rm. 1,16).

Faqja 24 prej 30 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2008, 14:49
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:36
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Fjalor Biblik - Albanian Biblical Dictionary
    Nga FJALORI në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2005, 17:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •