Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 183
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Eh enver enver, si nuk del ndonje njeri ta hedhe ne ere varrin e ketij te mallkuari!
    Jo me pse ta hedhi ne ere! Poshte atij guri te varrit qendrofte shpirti i tij, se po u hodh ne ere varri kushedi kujt i injektohet shpirti dhe na ringjallet perseri.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shënimi i 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës në Prishtinë sfidoi mendjet e robëruara dhe të harlisura të titizmit


    Mbajtja e Akademisë përkujtimore në shënim të 100-vjetorit të lindjes së prijësit komunist shqiptar, Enver Hoxha zgjoi më pak reagime sesa mund të kenë pritur organizatorët, të cilëve iu përket merita kryesore për këtë ngjarje, e cila aktualisht me manifestime të ndryshme po shënohet edhe në Tiranë, Gjirokastër dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

    Për mendjet e lira dhe sovrane përkujtimi i një përvjetori të tillë është krejtësisht normal, meqë Enver Hoxha, dashur pa dashur, është një personalitet i pamohueshëm i historisë së Shqipërisë, por edhe i kombit shqiptar në përgjithësi.
    Mirëpo, kjo ngjarje ka sfiduar disa nga mendjet e robëruara të titizmit të ringjallur në Kosovë dhe të kolaboracionistëve, të cilët edhe luftën e UÇK-së kanë bërë përpjekje ta identifikojnë me ideologjinë revolucionare të Enver Hoxhës.
    Megjithatë, nga dhjetëra mijëra gazetarë sa ka Kosova dhe nga qindra mediume, vetëm tre, katër “gazetarë” kanë reaguar me paraqitje tashmë të njohura dhe vetëm një gazetë nostalgjike e titizmit, e emërtuar Ekspress, simotër e Ekspresit të Beogradit, ka komentuar këtë ngjarje, duke nxjerrë nga naftalina zhargonin e dikurshëm të UDB-së dhe të titizmit kundër, sikur thuhet “diktatorit më të madh të botës”, Enver Hoxha.

    Nuk e vlen barra qiranë të merresh shumë me opinionet e këtij lloji të gazetarëve, tashmë të njohur për opinionet dhe qëndrimet e tyre përçarëve, fyese e denigruese jo vetëm kundër Enver Hoxhës, por edhe kundër UÇK-së dhe krahut të luftës çlirimtare në përgjithësi. Por është e natyrshme të sqarohet se kush janë këta dhe çfarë prejardhje ideologjike mbështesin.
    Është i njohur opinioni ynë me aktivitetet kolaboracioniste të Baton Haxhiut, në esencë aktivitete antishqiptare, sidomos në fund të viteve ’90, kur ky Batoni po bënte përpjekje të aranzhonte një takim të kreut të regjimit të Milosheviqit, me klasën titiste të Mahmut Bakallit dhe të një segmenti të LDK-së.
    Për këtë aktivitet të tij, kolaboracionist, ka shkruar gjerë e gjatë edhe Veton Surroi, i cili edhe e ka ngritur, e ka financuar dhe për një kohë të gjatë e ka mbajtur edhe nën kontroll këtë Batonin e papërmbajtur.
    Këtë akt të tij, jo vetëm një herë e ka apostrofuar edhe një ish ministër serb i ish-Qeverisë së Kosovës.
    Për këtë akt, disi në mënyrë të turbullt, ka shkruar edhe vetë Batoni, i cili po ashtu kishte kërkuar nga lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” që ta paralajmëronte protestën në organet e UDB-së, më 1 tetor të vitit 1997, meqë sipas tij, Serbia ishte shtet dhe kishte ligjet e veta, të cilat duhej të respektoheshin edhe nga shqiptarët. Sesi iu kishte përgjigjur Albin Kurti me këtë rast, këtij Batonit, këtë e di opinioni e më së miri e di vetë Batoni. Batoni dikur kishte ndërsyer bashkëmendimtarë të tij të bashkëpunonin me Hagën kundër luftëtarëve të lirisë, ndërkohë që publikoi emrin e një bashkëpunëtori, në përpjekje për ta larë vetën, por as kjo nuk mbeti pa u hetuar nga Tribunali i Hagës.

    Qëndrimi i tij dhe i të tillëve kundër Enver Hoxhës vetëm sa e shton respektin e njerëzve për Enverin. Po ta lavdëronin Enverin, Batoni, Migjeni, Shkëlzeni dhe soji i tillë, me siguri se shumë kush do të irritohej.
    Një zëdhënës kujdestar i luftës kundër gjuhës letrare, kundër ish të persekutuarve të regjimit të Titos dhe të Milosheviqit, i njohur për lidhjet e tij të hershme mbase edhe aktuale me pobratet e Beogradit, Migjen Kelmendi, por ashtu nuk ndal turrin e tij pa cipë duke bërë krahasime groteske, anormale, pse jo edhe qesharake. Makineria e Titos, Rankoviqit dhe Milosheviqit ka vrarë qindra mijëra myslimanë në Bosnje, dhjetëra mijëra kroatë, qindra, mijëra shqiptarë, ndërsa regjimi i Enver Hoxhës nuk ka vrarë as edhe një shqiptar të Kosovës, as edhe një serb apo malazez të vendit tonë. Krahasimet e tilla nuk i besojnë as maskarenjtë e llojit të tij. Sa për vrasjet dhe likuidimet e kundërshtarëve politikë, që kanë ndodhur në kohën e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, kjo është pjesë e historisë, që nuk lidhet drejtpërdrejt me Kosovën, dhe për këto vrasje e likuidime ka kush ankohet. Nuk kanë mbetur këta njerëz në një pozitë aq të mjerë, sa Migjen Kelmendi e Baton Haxhiu t’ iu tregojnë se kush iu paska vrarë baballarët apo vëllezërit e tyre. Këta kanë bërë çmos dhe kanë ndërsyer sa kanë mundur, por nuk besoj të ketë arritur asgjë në këtë drejtim me shkrimet tyre gjithnjë skandaloze dhe sensacionale.

    Çka fshihet pas turrit të këtyre dy mjeranëve dhe disa mjeranëve të tjerë të gazetarisë së sotme?

    Njerëzit njëdimensionalë e shohin botën vetëm nën prizmin e paragjykimeve të tyre. Të tillët, mendojnë se janë të thirrur për ta ndrequr familjen, rrethin e tyre apo edhe shoqërinë, vetëm sipas bindjeve dhe shijeve të tyre. Të tillët, dikur kafshonin, meqë ishin pjesë e regjimit antishqiptar, që kafshonte, burgoste, vriste dhe masakronte shqiptarët atdhe dhe liridashës. Sot këta mund ta derdhin rrëke mllefin e tyre, por nuk mund të kafshojnë, meqë me luftën tonë çlirimtare dhe fitimtare, me përkrahjen e botës demokratike dhe të NATO-s, Kosova njëherë e përgjithmonë është liruar nga kafshimet, vrasjet, e masakrimet e policisë dhe ushtrisë serbe dhe të një segmenti të bastardëve.
    Andaj edhe janë mjeranë këta pionierët e Titos, Rankoviqit e Milosheviqit. Këta i japin vetes të drejtë të shprehen me shumë simpati për Josip Broz Titon, sikur ka bërë redaktori i këtij “Ekspresit”, Shkëlzeni i Mehmet Maliqit, ( kryeudbashit dhe shqiptarë-vrasësit shumë të njohur për shqiptarët liridashës të Kosovës), në 25-vjetorin e vdekjes së Titos. Por këta nuk kanë guxim, për ta shënuar në sallën e Kuqe të pallatit të Rinisë dhe Sporteve ditëlindjen për Marshall Titon, jo sepse frikësohen, jo sepse nuk do t’ iu lejohej salla, por sepse e dinë mirëfilli se salla do të mbetej bosh.
    Andaj, duke parë sallën e mbushur përplot me pjesëmarrës në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, këta dhe soji i këtyre, ndihen të bezdisur, të sëkëlldisur, të hallakatur deri në marrëzi e çmenduri. Dhe mllefin e tyre të mjerë e shfryjnë, ku tjetër, pos në gazetat e tyre, natyrisht për lexuesit dhe bashkëmendimtarët e tyre. Një pjesë të mllefit e shfryjnë nëpër forume të ndragëta, apo duke dërguar kërcënime anonime. Askush më nuk druan nga kafshimi i tyre, meqë koha e sundimit sllav dhe e bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë ka perënduar njëherë e përgjithmonë.

    Radio Kosova e Lirë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Komunikatë për mjetet e informimit dhe opinionin e gjerë







    Më 10 tetor 2008 Klubi Politik “Afrim Zhitia” organizoi dhe mbajti në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në 100-vjetorin e lindjes, Akademinë Politike “ENVER HOXHA PËR KOSOVËN”.

    Të ftuar për të marrë pjesë e për të folur ishin ish-presidenti i Shqipërisë, z. Ramiz Alia, dhe udhëheqësi i demonstratave të vitit 1981, ish-i burgosuri politik, deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Hydajet Hyseni.

    Ish-presidenti Ramiz Alia, si i ftuar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”, e ka vizituar selinë e klubit, ku është pritur nga babai i heroit Afrim Zhitia, axha Osman, nga vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliu dhe nga Kryesia e Klubit.

    Gjatë vizitës ish-presidenti ka vizituar dhomën muze të Afrim Zhitisë, ku është njohur nga afër me biografinë e udhëheqësit të madh të luftës ilegale politike, dhe është shënuar në librin e përshtypjeve.

    Në faqet e shtypit të disa gazetave ditore dhe TV-të lokale ka filluar dhe po vazhdon një fushatë e ulet denigruese.

    Ua përkujtojmë të gjithëve se koha e diferencimeve ka përfunduar me largimin e Serbisë pushtuese nga Kosova dhe se jemi duke jetuar në kohë moderne e demokraci, prandaj nuk ka më gijotinë ku priten kokat e kundërshtarëve politikë.

    Kërkojmë që për figurën e Enver Hoxhës dhe kontributin e Tij për Kosovën të flasin e të shkruajnë historianët e njohur dhe Instituti i Historisë së Republikës së Kosovës.


    Klubi Politik “Afrim Zhitia”
    Ismet Sylejmani, kryetar

    Prishtinë, 16.10.2008
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ESHTE ora 1.30 dhe nuk kam ndermend te merrem me ket paranjojakun.
    gocen ,nuset e cunave ku i ka .a se harrova Nexhin tja jap njiher ne goje.
    te me falni per fjalorin.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    --

    Kërkohet hapja e dosjeve jo vetëm për bashkëpunëtorët, por për krerët kriminal të Sigurimit


    Si e gjykoj unë intervistën e Nexhmie Hoxhës


    - Zoti Butka, së shpejti, në Parlament do të diskutohet projekt-ligji për dosjet. Ç'mendim keni ju për hapjen e tyre?


    Është një veprim politik i vonuar. Unë qysh në vitin 1992 kam kërkuar hapjen e dosjeve. Për kushtet e atëhershme, kur Shqipëria kalonte nga një sistem politik totalitar në një sistem demokratik dhe kur, krahas ndryshimeve të mëdha, shfaqeshin edhe rreziqe për shkak të krimeve monstruoze të komunizmit dhe sidomos të Sigurimit të Shtetit, të urrejtjes të përgjithshme që mund të shkonte edhe në hakmarrje, në kushtet e një shteti ligjor të munguar dhe të qytetarisë së deformuar për gjysmë shekulli, unë atëherë shpeha mendimin e kufizimit të hapjes së dosjeve vetëm për atë kategori të shoqërisë shqiptare, që merrte përgjegjësi politike e pushtetore (deputetët, titullarët e drejtuesit e pushtetit qëndror dhe lokal, punonjësit e përfaqësive diplomatike etj.).

    Gjatë vitit 1991 dhe muajve të parë të vitit 1992, u zhdukën dhe u dogjën shumë dosje që komprometonin kapot e Sigurimit të Shtetit dhe rrjetin e tyre kriminal. Për muaj të tërë në Arkivin e Ministrisë së Brendshme (atëherë pranë Urës së Tabakëve) u dogjën dosje e dokumente që komprometonin Sigurimin e Shtetit (aq sa lagja "Ali Demi" tymosej e nxihej çdo ditë nga bloza e dokumenteve që digjeshin) dhe që unë e kam denoncuar në Parlament. Po ashtu, nga Ministria e Brendshme u dërguan udhëzime në gjithë degët e Punëve të Brendshme të Rretheve që të asgjësoheshin dokumentet përkatëse, sidomos ato që lidheshin me figura kryesore të politikës së ditës.

    Edhe një ligj, i ashtuquajturi "antigenocid" që u miratua, nuk funksionoi siç duhej, sepse mjaft figura të ish-Sigurimit të Shtetit, vazhduan të merrnin dhe të marrin edhe sot e kësaj dite pjesë në Parlament apo në detyra të tjera të rëndësishme.

    Veç kësaj, Sigurimi i Shtetit, pas stepjes së ditëve të para, e mori veten dhe punoi nën rrogoz, por edhe në sipërfaqe, për të minuar proceset demokratike e kombëtare dhe për të përbaltur figurat emblemë të Shqipërisë. Mjafton të përmendim ngjarjet tragjike të vitit 1997 të provokuara nga ish-Sigurimi i Shtetit, konfrontimet e vitit 1998 me rastin e vrasjes së Azem Hajdarit, sulmet që vinin që nga Shqipëria e deri në ShBA (ku u stehuan e zunë vend mjaft ofiqarë të Sigurimit të Shtetit) kundër shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë, vetëm se ai asnjëherë nuk u komprometua e nuk u frikësua nga Sigurimi i Shtetit, por edhe për kontributin e tij të veçantë e të kthjellët në çështjen kombëtare, veçanërisht në atë të lirisë së Kosovës.


    - Po sot, të njëjtin mendim keni?


    Jo. Jam për hapjen e të gjitha dosjeve, pa asnjë kufizim. Të pastrohet një herë e mirë e keqja. Fakti që nuk u bë katarsis, që nuk u bë patrimi i të keqes që lidhej sidomos me krimet e Sigurimit të Shtetit, si pjesë e diktaturës komuniste, fakti që mjaft bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit gjenden ende në institucionet e rëndësishme të shtetit, partitë politike, mediat, kulturën, botimet etj dhe zhvillojnë një veprimtari intensive të dëmshme, fakti që krimet e komunizmit ende nuk janë ndëshkuar, bëjnë të domosdoshme hapjen e dosjeve për gjithë kategoritë e bashkëpunëtorëve, duke nisur nga krerët e Sigurimit që urdhëronin apo bënin krimet dhe deri tek bashkëpunëtorët e siguruar nëpërmjet dhunës. E theksoj këtë, sepse është synim dhe përpjekje për të trajtuar vetëm bashkëpunëtorët-viktima dhe jo kriminelët e vërtetë.

    Hapja e dosjeve vetëm për ish-bashkëpuntorët e rekrutuar nën presion, apo për klasifikimin e bashkëpuntorëve në "të mirë" e "të këqinj" dhe mospërfshirjen në ligj të kriminelëve të Sigurimit të Shtetit, përbën një precedent të rrezikshëm. Kërkohen të hapen dosjet për viktimat e atij sigurimi famëkeq të shtetit komunist, për ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë! Disa kanë vdekur në tortura, disa të tjerë janë gjymtuar dhe nuk kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtorë, duke vdekur nëpër burgje e kampe internimi. Ndokush mund të ketë pranuar për të shpëtuar jetën e tij apo dhunimin e familjes. Dihet mirë dhuna e përdorur, janë publikuar torturat e tmerrshme që janë aplikuar kundër tyre për t'i bërë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Unë kam publikuar 12 lloje torturash që përdoreshin rëndom nga Sigurimi i Shtetit. Dhe deklarimet apo nënshkrimet nën torturë nuk quhen faj.

    Prandaj, të hapësh dosjet për këta fatkeqë e viktima, do të thotë t'i ridënosh apo t'i vrasësh sërish, moralisht e shpirtërisht. Mendo se ç'probleme do të sjellin këto veprime në shoqëri, në familje dhe në vetë personat në fjalë.

    Para disa ditësh, i burgosur politik U.K, që e kaloi jetën nëpër qeli sepse nuk u mposht asnjëherë, më thoshte se nuk kishte kërkuar kurrë dhe nuk donte asnjë lloj dëmshpërblimi për vuajtjet e burgut, sepse, sipas tij, shpërblimi për qëndresën ia cënonte personalitetin dhe fisnikërinë. Vuajtja nuk është meritë, që të shpërblehet, është fatkeqësi. Mirëpo tani, që do të hapen dosjet, më thoshte ai, jam i detyruar të shkoj nëpër zyra që të mbledh dokumentet e duhura, sepse po të mos interesohem, do të mendojnë se kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit!

    Një tjetër ish- i burgosur, që ka humbur sytë nga torturat, më thoshte që e kish hedhur nënshkrimin pa e parë se ç'ishte shkruar ngaqë nuk shihte më. "Ma vunë penën në dorë dhe më thanë të nënshkruaj këtu! Tani, fëmijët që më respektojnë për vuajtjen time në burg dhe për humbjen e vështrimit nga torturat, do të zhgënjehen nga unë dhe kjo për mua do të jetë një vdekje e dytë"

    Hapja e dosjeve me ligj në vendet e tjera ish-komuniste është bërë me kohë dhe ka dhënë rezultate pozitive. Rezoluta e Këshillit të Evropës ka kërkuar dekomunistizimin e shoqërisë në vendet ish-komuniste. Madje ka rekomanduar krijimin e një komiteti shtetëror që duhet të merret me dekomunistizimin e teksteve shkollore, të propagandës, të hartimit të ligjeve për dosjet sekrete, për dënimin e krimeve të komunizmit etj.

    Në Shqipëri nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, vetëm është miratuar në Parlament në parim Rezoluta e Këshillit të Evropës. Vetëm Kaq.

    Shkrimtari i shquar Ismal Kadare, disa ditë më parë, ka ritheksuar: "Fakti që sot Shqipëria për turp të saj, ende po lëkundet t'i hapë ose jo arkivat e fshehta, të dënojë ose jo krimet e komunizmit, dëshmon më së miri katastrofën morale që ky vend pranoi si një kalendar të përditshëm. Një vend që refuzon të shqyrtojë ndërgjegjen e vet, tregon se nuk ka asnjë vullnet t'i thotë lamtumirë së keqes, rob i së cilës ka qenë.






    Si u pushkatua Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare me vendim të Komitetit të Nexhmijes


    Si e vrau Enver Hoxha, Bahri Omarin


    Uran BUTKA


    Jo vetëm unë. E gjithë shoqëria shqiptare është shqetësuar dhe e cënuar nga kjo propagandë e shtuar që bëhet sidomos nëpërmjet mediave televizive, medias së shkruar, botimeve dhe aktiviteteve të tjera, që kërkojnë të ringjallin enverizmin dhe fantazmën e urryer të Enver Hoxhës, kriminelit më gjakësor të të gjitha kohërave. Kjo përpjekje është një krim tjetër po aq i madh që bëhet në kohën e sotme, kur shqiptarët kanë nevojë për mesazhe paqeje, dashurie, pune, bashkëpunimi dhe integrimi euro-atlantik.

    Dëgjuam para disa ditësh intervistën e Nexhmije Hoxhës në televizionin Top Channel. Çdo njeri ka të drejtë të shprehë mendimet e tij, por jo të dizinformojë dhe të lëndojë publikisht një popull të tërë, në mënyrë të veçantë, mijëra e mijëra viktima të krimeve të Enver Hoxhës. Ajo duhet të ulë kokën e të heshtë, sepse është edhe vetë fajtore dhe nëse flet, së pari duhet t'u kërkojë atyre falje, gjë që ajo dhe bashkëpunëtorët e tjerë të E. Hoxhës të zhytur në krime, nuk e kanë bërë dhe refuzojnë ta bëjnë.

    Në vitin 1996, në një përkujtimore të viktimave të nazizmit në Barmash, korrik 1943, ambasadori gjerman në Tiranë, Disdorn, kërkoi ndjesë në emër të popullit dhe qeverisë gjermane për viktimat e nazistëve 50 vjet më parë dhe u kujdes për realizimin e një projekti për ndërtimin e rrugëve dhe një ujësjellësi të fshatit Barmash, financuar nga qeveria gjermane. Gjest fisnik.

    Disa ditë më parë, u mblodh në Romë Kuvendi i tretë i Juristëve-shkrimtarë evropianë dhe i kërkoi falje poetit Visar Zhiti, për dënimin monstruoz, dhënë nga kolegët e tyre shqiptarë gjatë diktaturës. "Unë, si jurist, - tha kryetari i shoqatës evropiane, Gennaro Francione, - e ul kokën tani dhe, po të kisha togën e gjykatësit këtu, do t'ia jepja Visar Zhitit". Një gjest tjetër tronditës qytetarie e drejtësie njerëzore.

    Sa poetë, shkrimtarë e njerëz të kulturës gllabëroi diktatura e E.Hoxhës, si Trifon Xhagjika, Astrit Delvina, Bilal Xhaferri, Genc Leka, Vilson Blloshmi dhe së fundmi edhe Avzi Nela, që e varën në litar me firmën e Ramiz Alisë në vitin 1985 dhe askush nuk ka kërkuar falje për vdekjen e tyre mizore! "S'kemi pse të kërkojmë falje! - thotë Nexhmija, ndërkohë që edhe ajo është fajtore, si pjesë e nomeklaturës komuniste, si pjesë e Komitetit Qëndror të Partisë, që urdhëronte krimet. Për krimet e komunizmit Nexhmija bëri fajtor Koci Xoxen, i cili, sipas saj, vrau intelektualët pa dijeninë dhe dëshirën e Enver Hoxhës. Nga gjyqi i Koci Xoxes në vitin 1949, del se ai, si kriminel injorant e xhahil që ishte, kishte vrarë shqiptarë të pafajshëm, por urdhërat i kishte marrë nga komandanti, E. Hoxha. Nexhmija mashtron dhe dizinformon publikisht kur thotë se Enver Hoxha nuk ishte për pushkatimin e Bahri Omarit, por s'kishte ç'të bënte se atë e vrau Koci Xoxe.

    Le ta provojmë me dokumentet e kohës.

    Nako Spiru, i cili edhe më parë kishte denoncuar vrasjet politike, i shkruante Tarasit (Enver Hoxhës): "Populli nuk i kupton mirë vrasjet politike. Mushketa dhe Kosturi nuk gëlltiten nga populli. Atentati kundër Bahri Omarit, gjithashtu ka qenë i tepërt. Ç't'i bësh? Ja që nuk i pranojmë". Kritikave dhe vërejtjeve të Nako Spirut në letrat që këmbejnë, E.Hoxha përgjithësisht u përgjigjet dhe justifikohet: "Për Bahri Omarin ti shkruan në letër dhe më mirë le të kuptosh se, je i mendimit të kundërt me atentatin që është bërë kundër tij. Kjo, shok, është një gabim për ty. Atentati kundër Bahriut ka qenë shumë me vend, por natyrisht duhesh të matej mirë që të dilte me sukses".

    Nexhmija! Kjo letër e Enverit, e shkruar me dorën e tij, ndodhet në Arkivin e Shtetit, Fondi 14, dosja 77, v.1943. Pra, Enveri pohon me gojën e vet se ishte në dijeni të atentatit kundër Bahri Omarit, se ai atentat për ta vrarë Bahri Omarin ka qenë me shumë vend, por ndjente keqardhje që nuk pati sukses! Madje e kritikon Nako Spirun, që kishte mendim të kundërt për atentatin "Kjo, shok, është një gabim për ty!"

    Bahri Omari, burri i motrës së tij, që e kishte mbajtur në shtëpi Enver Hoxhën në vitet e luftës, e kishte mbrojtur dhe ndihmuar me para, gjithashtu në shtëpinë e tij strehohej edhe teknika e PKSH e të tjera. Ndërkohë, Enveri vë njerëz për ta vrarë Bahriun me atentat dhe pas krahëve. Enver Hoxha s'ishte gjë tjetër, veçse një terrorist i paskrupullt. Së dyti, edhe pas pushkatimit të Koci Xoxes, krimet, masakrat masive dhe lufta e klasave u bënë edhe më të përbindshme për 40 vjet me radhë. Kush i bëri këto krime e këtë genocid? Të marrin vetëm një shembull.

    Nuk kishin kaluar as dy vjet nga pushkatimi i Koci Xoxes dhe u realizua nga Enver Hoxha e klika e tij kriminale, masakra e përgjakshme me pretekstin e hedhjes së një dinamiti në oborrin e ambasadës sovjetike. Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit dhe të Enver Hoxhës, më kundërligjore dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj. Arestimet, pushkatimet dhe burgimet masive nuk kishin asnjë lidhje me këtë incident dhe asnjë lidhje me ndonjë akt tjetër terrorist. Këto ishin arrestime dhe dënime politike - përgatitur qysh më parë nga Sigurimi i Shtetit dhe Ministria e Brendshme dhe të realizuara në një kohë të caktuar nga Byroja Politike e KQ i PPSH dhe Enver Hoxha, që ishin të implikuar direkt në këtë masakë

    U pushkatuan 22 intelektualë të shquar nga gjithë hapësira shqiptare, pa gjyq e pa fakte ligjore, duke u mohuar edhe të drejtën e fjalës, të mbrojtjes, të apelimit. E vendosi E.Hoxha dhe kupola e Partisë vrasjen e njerëzve të pafajshëm, vetëm për terror. Ky ishte edhe motivimi politik i kupolës komuniste për masakrën me pretekstin e "bombës" në ambasadën sovjetike. "Të arrestojmë 100 ose 150 vetë dhe të pushkatojmë nja 10 ose 15 prej tyre, pa marrë parasysh ligjet në fuqi". Pra, ishte vetë Partia, vetë pushteti politik, që shkelnin ligjet dhe kryenin një krim shtetëror, një terrorizëm shtetëror, një genocid me përmasa të mëdha për motive politike e pushtetore. Në vendimin e Byrosë Politike, përveç pushkatimeve e burgimeve pa gjyq, u vendos që të bëhej një operacion masiv spastrimi, të persekutoheshin e internoheshin persona e familje "reaksionare". Nuk është fjala për persona apo familje të implikuara në ndonjë akt terrorist ose veprim antipushtet, por për familje "reaksionare", që do të thoshte familje borgjeze: familjet e ish-ballistëve, legalistëve, demokratëve, opozitarëve, disidentëve, ushtarakëve; familjet borgjeze të ish-tregtarëve, pronarëve, nëpunësve, intelektualëve që kishin studiuar në Perëndim; familjet e atyre personave që ishin dënuar apo burgosur nga pushteti popullor, që ishin arratisur apo emigruar nga Shqipëria etj. Menjëherë nisën arrestimet, qysh në datën 20 shkurt 1951 dhe në ditët në vazhdim të muajit shkurt, por edhe në muajt e tjerë të vitit 1951. Arrestimet masive bëheshin natën, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjitha krahinat e tjera, për të goditur e asgjësuar "reaksionin" dhe për të terrorizuar gjithë popullin. Ligjet që ekzistonin dhe organet e drejtësisë mbeteshin krejt formalë. Çdo gjë urdhërohej nga kupola partiake, ndërsa organet e drejtësisë e përligjnin këtë përdhosje të ligjit, madje angazhoheshin dhe e dhunonin edhe vetë, sipas urdhërave që merrnin nga E.Hoxha. Nuk kishte asnjë shenjë të shtetit ligjor, nuk kishte asnjë fije drejtësi, madje as procese gjyqësore të mirëfillta. Gjithçka ishte e inskenuar, e montuar, e manipuluar. Makina e partisë-shtet punonte me gjakun e viktimave të pafajshme. Një nga këto viktima ishte edhe Sabiha Kasimati. Sabihaja ishte një intelektuale e kompletuar, që kishte studiuar në Perëndim, një shkencëtare dhe filozofe që e njihte mirë thelbin dhe shfaqjen e panatyrshme e çnjerëzore të sistemit totalitar komunist, i cili po vendosej në Shqipëri. Ajo u dëshpërua thellësisht nga goditjet e rënda që po u jepeshin intelektualëve të vendit, veçanërisht atyre që kishin studiuar në Perëndim, mjaft nga të cilët ishin kolegët e saj. Gjyqet ushtarake dënonin me pushkatime dhe burgime të rënda elitën shqiptare. Ajo u trondit veçanërisht nga pushkatimi i drejtorit të saj, shkencëtarit Selaudin Toto, si edhe i varjes në litar e pushkatimit të intelektualëve të shquar opozitarë Gjergj Kokoshi, Suad Asllani, Sulo Klosi, Shefqet Beja, Riza Dani etj, veçanërisht nga dënimi i shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari dhe i shoqes së saj, Tika Tezha. Kështu, Sabihaja filloi të shprehte pakënaqësinë për regjimin dhe për Enver Hoxhën, shokun e saj të klasës në Liceun e Korçës. Ishte E.Hoxha që e futi emrin e Sabihasë në listat e vdekjes.

    Sabihaja ishte e re, e bukur, inteligjente, paqësore, shkencëtarja e parë shqiptare, ndoshta edhe pedagogia e Nexhmie Hoxhës në Institutin femëror "Nana Mbretneshë". Atë e dënoi me vdekje jo një gjyq i caktuar, sepse gjyq nuk u bë, por Komiteti Qëndror i Partisë (Plenumi i KQ i mbledhur në datën 19-26 shkurt 1951), ku ju, zonja Nexhmie, ishit anëtare e rëndësishme. A nuk ndjeheni sadopak në faj për vdekjen e saj jonjerëzore? A s'mund të kërkoni të paktën ndjesë vetëm për Sabiha Kasimatin, zonja Nexhmie? Kjo do t'u bënte mirë të gjithëve, në vend që t'i lëndonte. Do t'ju bënte mirë edhe juve vetë.


    --


    Kush janë nostalgjikët e vërtetë të diktatorit?!

    Bislim Ahmetaj

    Pasi majmunët të mërzitur me çka po u shihnin sytë në botën e njerëzve, që sfiliteshin në aksione dhe zbore, në punë të rënda dhe të papaguara, me këngë në gojë dhe me barkun bosh, me mungesë të bukës së përditshme dhe të lirisë për të menduar, pasi u bënë dëshmitarë të ekzekutimeve pa gjyq dhe gjyqeve të montuara, të burgimeve të gjata dhe të internim-dëbimeve masive, pasi filluan të shohin se të gjithë burrat visheshin njëlloj, i prisnin flokët njëlloj, mendonin njëlloj e po ashtu edhe të gjitha gratë, fëmijët, pleqtë dhe plakat. Ata, majmunët, të neveritur nga kjo shfaqje makabre vendosën ta braktisin në mënyrë demostrative teorinë darvinjane të shndërrimit në njerëz.

    Bota e tyre majmunore ishte njëmijë herë më e pasur se jeta e njerëzve nën komunizëm. Diktatori, edhe pse i dashuruar pas teorisë darvinjane të shndërrimit të njerëzve në majmunë dhe anasjelltas, duke qenë paranojak dhe delirant, i lipsej t'ia kalonte Darvinit, të shpikte një teori origjinale të vetën. Ai vendosi të aplikojë teorinë e krijimit të "njeriut të ri", të njeriut majmun (të më ndjejnë majmunët e pafajshëm dhe shoqatat që veprojnë në laminë e mbrojtjes së tyre për fyerjen që po u bëj tani në kohë lirie). Afër pesëdhjetë vite sundim të një populli që vetëm në pak vite e kishte pas sundimtarin bashkëkombas të vetin, ai mundi dhe diti ligësisht ta shfrytëzonte atë nacionalizëm të ndrydhur për shekuj dhe ta përdorte për dhunimin e çdo lirie, kudo që ajo do të tentonte të fshihej. Tre breza të lindur, të rritur e të formuar në diktaturën e pashembullt të Enver Hoxhës, pa mëdyshjen më të vogël që do t'i prodhonin mostrat e veta që sot quhen nostalgjikët e diktatorit.

    Në më të shumtën e rasteve, nostalgjikët janë nga shtresa e njerëzve të paaftë, produkte të veprave pesëvjeçare, të nxanun në turne të treta, nëpër fabrikat dhe uzinat e vendit, të rritur me bukë e vaj, me nga një shall në qafë, herë shallë pioneri e herë aksioni, që kanë mbajtur nëpër gjokse nga dhjetë e dymbëdhjetë "S" (për brezin e sotëm lipset të përkthehet simboli "S", ai ishte shkronja "S"e alfabetit në ngjyrë të kuqe, plastikë e egër me përmasa sa gishti i madh i dorës, që qepej në ato bluzat e arnuara. "S"-të zakonisht i "meritonin" ata që dilnin të parët në aksionet vullnetare, të parët në spiunimin e shokëve, të parët në servilizmin dhe nënshtrimin ndaj komisarëve dhe sekretarëve të Partisë, ata që kishin shumë "S", do të thotë sulmues, ishin kontigjenti i njerëzve që rekrutoheshin ose anëtarë Partie ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit).

    Këta "Pavëla" që spiunonin baballarët kur u shpëtonte ndonjë ... gjatë edicionit qëndror të lajmeve, apo padisnin nënat e tyre në çetën e pionerit apo organizatën e rinisë, kur ato i luteshin Zotit t'ju jepte bukën e përditshme për monstrat që kishin mbajtur në bark e që po i rrisnin si ushtarë të revolucionit, që ushqehej me jetët dhe vuajtjet e djemve dhe vajzava më të arsimuar, më të spikatur të kombit, ishin të zgjedhurit dhe të preferuarit e diktaturës dhe diktatorit. Sot kjo kategori përbën nostalgjikët e sistemit të kaluar. Këta, nostalgjikët e diktatorit dhe të diktaturës, kanë ndenjur si gjithë të tjerët nëpër radha të gjata në të ftohtin e dimrit dhe në zhegun përvëlues të verës për të marrë një bukë që sot s'e hanë as derrat. Por si duket, ngaqë kanë mbetur nostalgjikë të asaj kohe, nëpër ato radha të neveritshme dhe tejet të lodhshme, ata kanë kultivuar shijet e tyre përverse të homoseksualitetit dhe manjakërisë.

    Kujtoni pak radhët e qumështit, hyrjet në autobuzat urbanë apo nëpër kinemat e qyteteve??!! Këto viktima të varfërisë dhe mizerjes, personazhe të denja për romanin "Të mjerët" të Viktor Hygosë, sot ngjajnë si gërmadha, kalbësira, dështakë, si njerëz pa atdhe që enden kthinave të errëta të viteve të diktaturës. Këta, nostalgjikët, nën komandën e njerëzve të krisur dhe të depersonalizuar, janë thjesht një fasadë për të mbuluar ajsbergun ku kanë gjetur strehë peshqit e mëdhenj, që dirigjuan e drejtuan vendin për pesëdhjetë vite diktaturë. Këta nostalgjikë që shfaqen nëpër ekrane televizive dhe nëpër mediat e shkruara janë maska më e mirë e atyre që e kanë bluar dhe po e vazhdojnë ta bluajnë këtë vend. Këto monstra që na paraqiten në ekrane të TV-ve janë të ekzaltuar që babai i tyre ideologjik, por jo vetëm ideologjik (ata, jo atëherë, por edhe sot e kësaj dite, do të ishin të lumtur pa skaj sikur të ishin bijtë jashtë kurore të diktatorit), mbushka një shekull që nga dita kur ka lindur për të nxirë jetën e shumicës së bashkëkombasve të tij.

    Është gjëja më e natyrshme që e veja e diktatorit, si bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë në krime me të, ta mbrojë dhe ta paraqesë si udhëheqës të lavdishëm, e kundërta do të ishte e panatyrshme. E panatyrshme është t'i ngacmosh plagët e njoma të qindra mijëra familjeve që kanë vuajtur nën diktaturë. E panatyrshme është t'i kushtohet kohë televizive në mediat kombëtare bëmave kobzeza të diktatorit dhe t'i paraqesësh ato si vepra humaniste. Realisht, në subkoshiencë kërrkush s'ka qenë i lumtur nën diktaturë. As diktatori, as familja e tij. Ai s'kishte miq, ai kishte veç armiq dhe kundërshtarë. Krejt bota e tij e vogël ishte e mbushur me njerëz që donin ta vrisnin, t'i zinin vendin, ta helmonin. Ai vetë, i mbërthyer nga paranoja e frikës për gati tridhjetë vite, nuk guxoi t'i kapërcente kufijtë shtetërorë. Kur sot më shumë se 1/3 e shqiptarëve në rrugë legale apo ilegale e kanë paur rastin të shohin së paku një vend perëndimor nga ato që ia pinin gjakun proletariatit.

    Edhe lëvizjet brenda vendit për të dhe prej makinës shtetërore që i organizonte kanë qenë një makth i vërtetë. Bashkëpunëtorët apo shërbëtorët kanë jetuar midis ankthit tragjik të mbijetesës dhe përkushtimit të pështirë, për të shërbyer me devocion për realizimin e ëndrrave të çmendura që shihte ose që presupozohej që mund t'i shihte diktatori. Fati tragjik i paraardhësve i kishte shndërruar ata në minj, që në çdo cep dhome shohin të ngrehur nga një çark dhe në çdo dalje i pret nga një maçok i zi. Një gjë ka qenë absolutisht e sigurtë për ta, vdekja ose burgu që i priste. Sot, këta ish-bashkëpunëtorët (shërbëtorët) veçmas bijtë e bijat e tyre, nuk i sheh të shfaqen si nostalgjikë apo mbrojtës të diktaturës apo të diktatorit, ata i janë qepur ekonomisë së tregut, partive politike, OJF-ve dhe projekteve, ngrenë lart flamurin e demokracisë dhe të ekonomosë së tregut. I kanë shtrirë gishtat e mbledhur grusht dhe mund të nderojnë edhe ndryshe, si moda e partisë që përmbysi mbretërinë e tyre.

    Këta, bashkëpunëtorët kryesorë në krime të diktatorit, janë më shumë se të kënaqur që ka një grup monstrash që ju shërben si mburojë dhe shfaqen si nostalgjikë të regjimit më të pashpirt që ka njohur historia e komunizmit në krejt lindjen. Ky është dhe duhet të jetë shqetësimi i shoqërisë shqiptare, i intelektualëve të vërtetë, i medias, i politikanëve që e mbajnë veten për të djathtë dhe jo ai grup i vogël njerëzish të deformuar gjenetikisht.



    rd

  6. #46
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    120
    Ata ne TVSH na thane Enveri emancipoj shqiptarin, Enveri zbukuroi Shqiperine
    ne nuk duhet te besojme

    Ju thoni Envere vrau shqipetaret, Enveri shkatrroi Shqiperine
    ne duhet te besojme

    Ata thone Enveri ishte patriot
    ne nuk duhet te besojme

    Ju thoni Enveri ishte tradhtar
    ne duhet te besojme

    Ata thane ne kohen e Enveri te drejtat e njeriut mbroheshin deri ne maksimum
    ne nuk duhet te besojme

    Ju thoni te drejtat e njeriut u shkelen si nuk u shkelen gjekundi
    ne duhet te besojme

    kjo eshte ideologjia juaj por pse duhet tu besojme juve ne???
    pasi ju e bete shqiperine berrllog??
    pasi ju e bete shqiperine kanalizim??
    pasi ju nenshtruat armikut??
    pasi ju shkoni ne gjami dhe i faleni terrorit??
    pasi ju shkoni ne kishe dhe i luteni krimit??
    pasi ju shkaterruat qdo vlere te shqiptarit dhe poshteruat sa nuk mund te poshtrohet me shqiperine??
    pasi ju ndertoni pallate te shemtuara ne mes te rruges??
    pasi ju denoni pa fakte veprimtarine e Enverit??
    pasi ju nuk mund te dalloni socializmin nga stalinizmi??
    apo pse duhet tu besojme ne juve, e jo filmimeve te TVSH??
    a nuk do ishte pakez idiotsi tu besojme juve????

    NDYTESIRA!!!

  7. #47
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Eh enver enver, si nuk del ndonje njeri ta hedhe ne ere varrin e ketij te mallkuari!
    Keto s po meren me komunistet e gjalle e jo me me te vdekurit

  8. #48
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Keto s po meren me komunistet e gjalle e jo me me te vdekurit
    Komunizmi eshte kancer qe pushtoi shoqerine tone per 50 vjet, dhe tani thjesht eshte shnderruar ne forma tjera qe e bejne te duket ndryshe...Pa u eliminuar ky kancer nuk ka perparim e zhvillim masiv ne Shqiperi...

  9. #49
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Sigurisht qe s ka perparim.Qe nuk eshte eleminuar ka prova te dukshme si psh gjygjet per duhan ne vitet 90 e jo gjygje per genocid masiv.Psh Rumania kur e hodhi Causheskun e pushkatoi me gjygj publik kurse Ramiz Alia shkon e ben qejf ne Dubai

  10. #50
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Vetem ne nuk po e hedhim kete hap te rendesishem per te ardhmen tone.

  11. #51
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Sigurisht qe s ka perparim.Qe nuk eshte eleminuar ka prova te dukshme si psh gjygjet per duhan ne vitet 90 e jo gjygje per genocid masiv.Psh Rumania kur e hodhi Causheskun e pushkatoi me gjygj publik kurse Ramiz Alia shkon e ben qejf ne Dubai
    Ndersa Cekia dhe Gjermania ndaloi pjesemarrjen ne Administrate publike e politike te gjithe atyre qe kishin edhe lidhjen me te vogel me komunizmin, ndaloi deri edhe mesuesit qe kishin dhene mesim marksizem-leninizem..ndersa Shqiperi e Moldavia nuk e bene kete gje--perfundimi, Gjermania e Cekia perparuan, Shqiperia e Moldavia mbeten vendet me te varfra ne Evrope. Populli shqiptare duhet te zgjedhe mes perparimit ose qendrimit vendnumero ne komunizem...

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    ,,PRTI ENVER JEMI GADI KURDOHERE"
    Apo nuk ishte ky sllogani i Shqiptarve ne Shqiperi?Pse kaq shum quditeni po ka mbet ndoj krimb qe ende e mban at slogan!
    Skemi nevoj per keto ironi Bydhe,on do ti them ti gjith Kosovareve qe e dun Enverin dhe na provokojne nervat ,edhe ju te mire i keni pas serbet hajt pra drejtesi .

    SERBET=ENVER ,kush na lendon eshte i lendim ,prej meje nuk kam me meshire.

  13. #53
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Kushtrim ke mundesi tja fshish? nese jo, mos u merr me ate.ka shku per lesh.

  14. #54
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Masakra e Tivarit

    Masakra e Tivarit është një masakër që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.

    Kur nazistë ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për tu dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsejtë 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës për ta zvogëluar rrezikun e çfarëdo rezistence ndaj autoritetit serb/jugosllav që do të vendosej në Kosovë.

    Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosen me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe.

    Grupi i parë prej 3,700 vetash u nis më 24 Mars 1945. Grupi i dytë me 4,700 vetë u nis me 26 mars dhe marshoj për katër ditë në vijën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen. Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth.Më pas turma urdhërohet të ngitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat. Një raportim drejtuar Misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670. Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.

    Mbijetuesit e masakrës besojnë se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsejtë 4300 veta. Enver Hoxha më 1955 përmend 1,000 të vdekur “në territorin shqiptar”. Aleksandër Rankoviçi, në kongresin themelues të Partisë Komuniste të Serbisë më 8-12 maj 1945 ka deklaruar se ”udhëheqesit e eshalonit [grupit] e nxiten revoltën midis shqiptarëve”, duke planifikuar të vrisnin “ 40 shqiptarë për një luftarë të vrarë”, duke vazhduar se “udhëheqesit tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë”.


    p.s Dmth viktimat kane kaluar ne territorin shqiptar nen mbikqyrjen e komunisteve shqiptare me komisar Ramiz Aline ne ate kohe
    TURP plehra komuniste

    Ju meritoni
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Skemi nevoj per keto ironi Bydhe,on do ti them ti gjith Kosovareve qe e dun Enverin dhe na provokojne nervat ,edhe ju te mire i keni pas serbet hajt pra drejtesi .

    SERBET=ENVER ,kush na lendon eshte i lendim ,prej meje nuk kam me meshire.
    Po ti moj saura pse nevrikosesh deri ne kete mase?Nuk duhet te biesh ne kete "dere" sa te sulmosh "kosovaret" dhe te na marresh per te tjere,pra ne te njejte jemi.Dhe atehere kurmendon se ke sulmuar shqiptaret e Kosoves deri diku ke sulmuar edhe veten.
    Mos humb nervat me tipa si llapi dhe te tjere qe lartesojne figuren e Enverit,ata aq dine aq flasin.Jane te gjithe politikaj te deshtuar komuniste bolshevik.

    Dhe une te garantoj se jan nje grupe shume e vogel pa marre parasyshe se qirren aq shume.Jan vetem nje fundrrine e rezistences se dikurshme qe patem ne Kosove.

  16. #56
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Duhet t'ju kujtoj anetareve qe bejne reklamim apo propagande per figuren e Enver Hoxhes apo komunizmit se kjo gje eshte e ndaluar si moralisht ashtu dhe me ligj. Ne Gjermani ndalohet thjesht te permendesh emrin e Hitlerit, ndersa ketu duan te na e ringjallin prape, papapa...

  17. #57
    Mission Impossible Maska e sun_shine
    Anëtarësuar
    23-06-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    16
    UNe nuk di qe ka filluar te festoj dikush ne Prishtine per kete edhe pse nga Prishtina po shkruaj.... me vije keq shume nese po... une kam qene disa here ne Shqiperi dhe kam disa te familjes qe kane ikur atje para 50-60 vitesh.... me vije te qaj per ta dhe vuajtjet e tyre qe ende i vuajne.

    Mnedoj qe ai duhet te kujtohet vetem si nje lider i kohes se tij dhe qe nuk i ka sherby te mires se popullit atje.
    I don't regret what I said, I only regret what I didn't say.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    ...... Ndërsa në datën 15 tetor do të ketë në Tiranë, në Muzeun Kombëtar një konferencë, ku do të vijnë komunistë nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe ku do të marrin pjesë partitë komuniste nga Greqia, Belgjika, Franca, Italia, Ekuadori e Republika Domenikane.

    Sa qeka ngushtu rrethi

    V.F.L.P
    Ndryshuar për herë të fundit nga OO7 : 17-10-2008 më 09:00

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    preng.. po ju sillet rrotull litari..
    u mblodhet me festue 100 vjetorin e msusit sepse ashtu bashke merrni zemer.. ju kanibalet qe ndihmuat serbine me masakrue femijet e kosoves.. ju vrasesit e luftareve te uck e farkut.. ju qe ne uck dolet me burgos luftaret e jo me qellue mbi arkanat.. ju qe thirret ne prita te ngjashme si ato te vlor 1942-43 .. dhjetra luftare trima e trimeresha.. ju qe iket ne rogner mbasi u siguruat se popullin e rugoves..pra 2,5 milion shqiptaret e kosoves po i masakron milloshi.. mbasi u bindet se.. rugovistet.. shumica e kosoves..burra gra e femij.. rane ne bajoneten tenkun e mitralozat e shkaut..
    ather e quajtet te kryer detyren e vjeter..me pa kosov te shkretuar pa shqiptar.. e me i raportue kte sukses lokes nexh e baces miz.. e shokit klos.. .

    fale imperializmit amerikan.. qe enveri yt desh te na e perjetsoj si armik.. ai popull u kthye ne vatren shekullore.. e ju te turperuar dolet nga vrimat o faqezinj..

    mos kujtoni se do mbese pa hetim e gjykim.. vrasja e xhemes..
    presidenti sejdiu e dekoroj nji dit ahmet krasniqin.. qe ju e vrate ne pabesi..

    pra nuk e kini te gjate..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-10-2008 më 10:21

  20. #60
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    PRISHTINE-Kanë startuar aktivite tet për 100-vjetorin e udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. Kështu, dje në Prishtinë është organizuar një tubim nga shoqata politike "Afrim Zhitja", me emrin "Enver Hoxha dhe Kosova". Sot në Ferizaj organizohet një konferencë me titull "Enver Hoxha, burri më i madh i kombit". Por siç na tregon kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare, Hysni Milloshi, "në gjithë qytetet e Shqipërisë dhe degët e Partisë Komuniste po zhvillohen aktivitete të ndryshme. Aktivitete po organizohen edhe në Danimarkë në datat 15-16, një konferencë për jetën dhe veprën e Enver Hoxhës si person i madh i lëvizjes komuniste, apo seminare në Spanjë, Francë, Gjermani, etj". Në datën 12 tetor, në orën 10, në Gjirokastër do të organizohet një miting i madh ku do marrin pjesë komunistët e qytetit, po edhe nga Përmeti, Tepelena, Saranda, etj. Ndërsa në datën 15 tetor do të ketë në Tiranë, në Muzeun Kombëtar një konferencë, ku do të vijnë komunistë nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe ku do të marrin pjesë partitë komuniste nga Greqia, Belgjika, Franca, Italia, Ekuadori e Republika Domenikane.


    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    Ky eshte me gjithe kuptimin e fjales "LAJM".
    Ka lezet te degjosh, lexosh, shikosh lajme te kesaj kategorie, klikon ne forum dhe te rregullohet dita qe ne mengjez..... .
    Ju q...... c'ju permban fara e fisit, ne kuptimin pozitiv te fjales..... .
    Per ata qe u pelqen ta marin nga prapa, me metoden Enver.
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •