Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 95 prej 95

Tema: Inva Mula

  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    " Inva Mula ka njė lajm te mirė pėr gjithė tė rinjtė me zė tė bukur "

    ….Ishte njė shkrim i Tirana Post. al nė Prill , mbi pregatitjet pėr Festivalin MIK tė muajit tė ardhshėm ne Korēė.

    http://www.tiranapost.al/inva-ka-nje...e-ze-te-bukur/


    Festivali “MIK” shpall audicion pėr kėngėtar

    Festivali i njohur i cili organizohet nga sopranoja Inva Mula ka hapur audicion pėr kėngėtarė lirikė nga mosha 20 deri nė 30 vjeē - shkruante KultPlus asokohe.

    Ky audicion zhvillohet pėr tė qenė pjesė e mbrėmjes “Inva and new friends”27 korrik nė Korēė.

    …………

    /KultPlus
    https://www.kultplus.com/muzika/fest...-per-kengetar/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 20-06-2019 mė 09:38

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    https://www.youtube.com/watch?v=xkeniY6KGhw


    Sopranoja Inva Mula rikthehet me Festivalin ‘Mik’ nė Korēė

    Artistja bėn bashkė nė Korēė artistė shqiptarė, si Jani Papadhimitri, Mirjam Tola, Genc Tukiēi dhe Florian Vlashi, tė cilėt krijimtarinė e tyre e kanė zhvilluar jashtė vendit.


    Festivali Mik, rikthehet nė edicionin e dytė nė qytetin e serenatave, nė Korēė. Sopranoja Inva Mula kėsaj here na rrėfen se artdashėsit vendas edhe tė huaj, pėrrreth pesė ditėve tė festivalit do tė gjejnė nė kėtė qytet muzikė cilėsore dhe artistė tė njohur, ku mes tyre janė edhe violinisti Jani Papadhimitri, sopranoja Mirjam Tola, pianisti Genc Tukiēi dhe violinisti Florian Vlashi.

    Vitin e kaluar patėm nderin qė ta hapnim festivalin me figurėn e Tefta Koēos, kėsaj here ia kemi kushtuar familjes Papadhimitri natėn e parė, nė nderim tė motrave Zengo, piktoreve tė para shqiptare, Androniqi e Sofie Zengo”, thotė Mula.

    Gjatė kėtij viti nuk do tė mungojė muzika klasike, ajo spanjolle, stili vjenez dhe gjithēka do tė mbyllet me serenata, ku do tė performojnė rreth 50 artistė sė bashku nė Pazarin e Korēės.

    Nėse vjet kemi pasur “Korēėn, si Parisin e vogėl”, sivjet kėtė ia kemi dedikuar Spanjės, sepse unė kam kėnduar nė shumė teatro spanjollė. Kudo qė kam shkuar kam parė se Spanja ėshtė shumė e pasur, diēka karakteristike do tė doja qė tė ishte Flamengo spanjolle, qė tregon mė shumė pėr muzikėn, sepse gėrshetohen instrumenti dhe poezia bashkė”, shprehet Mula.

    Festivali “Mik” nis nė datė 24 korrik edhe zhvillohet nė qytetin e Korēės.


    Valeria Dedaj - Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/sopranoj...n-mik-ne-korce
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-07-2019 mė 18:02

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    “MIK” rikthen divėn e muzikės, Inva Mula: Shqipėria meriton mė shumė skena e teatro

    Anila Dedaj - Koha Jone

    Fustani ėshtė i lulėzuar nga ngjyrat e stinės, ndėrsa e kaltra e vathėve perlė nxjerr nė pah tiparet e trashėguara nga ikona ruso-shqiptare, Nina.

    E kuqėrremta e kėpucėve fine ia bėn lėvizjet edhe mė elegante teksa pėrpiqet qė tė jetė pranė tė gjithėve. Pėr zonjėn e madhe tė skenės, Inva Mula, edhe jeta artistike pasurohet mė tepėr me mirėnjohje e fisnikėri, ndaj bashkėpunėtorėve u drejtohet me tė parat fjalė: “Faleminderit! Ju jeni tė gjithė miqtė e mi!”

    Nėse pėr vite me radhė lartėson emrin e Shqipėrisė nė teatrot botėrore, tani qė arrin tė gjejė mė shumė kohė fizike, pėrpiqet tė jap kontributin e saj e t’i dhurojė nga kjo magji edhe skenės shqiptare, jo vetėm si artiste.

    Edhe pse fillimisht kish menduar, qė pėr edicionin e dytė tė festivalit “MIK” (Music international festival 24-28 korrik) qė kėsaj here mbahet nė qytetin e serenatave, tė kujdesej vetėm pėr udhėheqjen artistike, pas njė kėmbėnguljeje tė madhe tė dashamirėsve tė saj, vendosi tė ngjitet nė skenė. “Publiku ka dėshirė tė mė dėgjojė duke interpretuar, por edhe unė kam nevojė pėr tė”, tregon Mula pėr “Panoramėn”.

    Inva, riktheheni me edicionin e dytė tė “MIK”, kėsaj here nė Korēė. Ēfarė ju nxit qė t’i pėrkushtoheni mė njė entuziazėm tė tillė festivaleve tė muzikės nė Shqipėri?

    Janė forca tė brendshme, tė cilat artisti i ka si nėnshtresa. Kontributi im vjen si artiste por jo vetėm, e megjithatė, nė tė gjitha rastet, ajo qė mė nxit ėshtė njė dėshirė e madhe pėr t’i dhėnė sa mė shumė artit edhe nė vendin tim. Kėsaj here, mendova qė artin pėrmes “MIK II” ta ēonim edhe pėrtej kryeqytetit. E adhuroj Korēėn, kėtė vend-djep tė kulturės, si qyteti i serenatave, pėr qetėsinė edhe mikpritjen qė dhuron, ndaj mendova se e meritonte njė festival ndėrkombėtar.

    Pėr t’i dhuruar perla tė muzikės klasike, por edhe tė zhanreve tė tjera. Pėrpos kėsaj, kjo ide erdhi edhe nė mėnyrė shumė instiktive, qė edhe nė rrethe tė dėgjohej ky zhanėr nė njė festival tė tillė, qė tė jemi realist, Korēės i mungon, madje edhe Tiranės. Nė kėtė iniciativė, unė kam pėrgjegjėsinė profesionale, por krahas kėtyre marr njė sadisfaksion tė madh si artiste dhe si njeri. Janė tė gjithė kėto elemente qė ēojnė kėtė festival pėrpara.

    Nė kėtė edicion tė dytė tė “MIK II”, u keni lėnė njė hapėsirė tė konsiderueshme edhe tė rinjve, pėrfshirė studentė tė Universitetit tė Arteve. Kujdesin ndaj tė rinjve e keni treguar edhe nė spektakle si “Virtuozėt”. Sa premtues ju duket brezi i ri i muzikantėve?

    Jam shumė sensibėl kur flitet pėr artistin e ri. Mendoj, se ka artistė qė janė tė shkėlqyer, artistė, qė skenėn e kanė si “Olimpin” e tyre e qė e shikojnė ēdo natė nė ėndėrr. Kėshtu qė t’i krijosh mundėsinė njė artisti tė ri, qė tė ngjitet, ta prekė kėtė “Olimp” nga afėr, do tė thotė qė ke kontribuuar nė jetėn e tyre.

    Dhe mendoj qė brezi i ri do tė jetė mirėnjohės pėr kėtė gjithė jetėn, pėr faktin se dikush mendon qė t’i ngjisė nė skenė. Duke qenė se Shqipėria ėshtė njė vend shumė i vogėl dhe ka shumė pak skena e teatro, dhe ato qė janė pėrqendrohen kryesisht nė Tiranė, ėshtė disi e vėshtirė qė njė artist i ri ta gjejė veten. Kėshtu qė tė marrė pjesė nė njė festival internacional, nė krah tė artistėve me pėrvojė dhe emėr, ėshtė njė mundėsi e artė pėr ta.

    Dua tė theksoj, se nė tė tilla festivale, apo iniciativa tė tjera kulturore, ne, ata qė i riorganizojnė, janė gjithashtu pėrfitues tė energjisė sė kėtyre tė rinjve. Ne marrim nga spontaniteti, freskia e tyre, entuziazmi pėr tė ecur pėrpara. Kėshtu qė ky ėshtė njė gėrshetim shumė i bukur.

    Dhe ideja pėr tė pėrfshirė nė kėtė festival edhe “miq tė rinj” mė lindi duke biseduar me Suzana Turkun, e cila gjithmonė ėshtė nė mbėshtetje tė tė rinjve. Duke parė njė nga koncertet e saj tė fundit, mendova: Po! Kjo do tė jetė formula! Ne do tė kemi nė natėn “Inva dhe new friends” miq tė rinj, qė kanė dėshirėn t’i afrohen festivalit tonė.

    Edicionin e parė tė festivalit e nisėt me njė homazh ndaj kėngėtares Tefta Tashko, ndėrsa kėsaj here ndaleni te Papadhimitrajt. Ēfarė ju ngacmoi nga kjo familje artistėsh?

    Ėshtė njė familje qė gjithashtu ka njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė art. Duke nisur nga mamaja dhe tezja e dy vėllezėrve Papadhimitri, qė janė tė famshmet, motrat Zengo (Sofia dhe Androniqi). Ndėr piktoret e para shqiptare, qė kanė edukuar njė brez tė tėrė. Jani Papadhimitri vjen nga Kanadaja bashkė me dy vajzat e tij, duke krijuar njė trio shumė interesante. Po ashtu, i vėllai Vangjushi, luan nė orkestėr nė Greqi dhe vjen me dy fėmijėt e tij muzikantė. Pra, kemi njė gėrshetim kaq tė rrallė tė muzikės, tė historisė, traditės e kulturės, tė cilin e gjetėm nė Korēė.

    Po krijoni gjithnjė e mė shumė pika lidhjeje nė Shqipėri, me “MIK”, “Virtuozėt”, biznesin tuaj etj.. Mos ndoshta tė gjitha kėto, bėjnė qė tė i afroheni qėndrimit afatgjatė nė Tiranė?

    Mendoj se njeriu kur do tė kontribuojė, tė jetė kreativ ndaj ideve tė reja edhe nė vendin e tij, mundohet ta gjejė kohėn. Pėr mua, mė herėt, tė isha kaq e pranishme fizikisht ka qenė pak e vėshtirė, pėr shkak tė aktivitetit tė ngjeshur. Mirėpo, nė kėtė periudhė tė jetės, i kam kushtuar mė shumė vėmendje dėshirave tė mia pėr tė krijuar, edhe kohėn ngulmoj ta gjej. E organizoj nė mėnyrė tė tillė qė krahas tė tjerave, tė mundohem tė jap njė kontribut timin. Por unė nė gjithė kėtė, edhe marr. Madje mė shumė marr sadisfaksion!

    Pėrmendėm brezin e ri, djali juaj po afirmohet nė muzikė. Thonė se edhe talenti trashėgohet, a ka shfaqur Nina e vogėl prirje ndaj kėngės, muzikės?

    Ende nuk mund ta them me siguri, ėshtė shumė e vogėl. Arti ėshtė i tillė, ku ėshtė parėsore qė tė vijė sė brendshmi, si pasojė e njė dėshire personale. Pėrpos kėsaj, talenti ėshtė i domosdoshėm, sikurse edhe puna e madhe. Janė edhe shumė elementė tė tjerė!
    E ardhmja do tė tregojė nėse Nina do tė ketė qasje ndaj muzikės, ndėrsa djali vazhdon nė fushėn e artit.

    E kemi parė nė skenė te “Peshkatarėt e perlave”, si dhe nė tė tjera evente, duket tepėr energjike sikurse edhe ju. Mos ndoshta pas kėsaj fshihet edhe sekreti i teknikave meditative tė zotit Ramadani?

    Mendoj se energjia ėshtė njė element qė e ka nė natyrėn e vet. Unė gjithė jetėn kam qenė shumė energjike, madje, edhe mė shumė se sa duhet. Ky ėshtė njė moment kur gjithė kėtė energji dua ta kanalizoj, sepse edhe energjia e tepėrt, nėse nuk menaxhohet si duhet, tė lodh mė shumė se sa duhet. Pasi, pa e kuptuar mund tė marrėsh pėrsipėr mė shumė, nga ēka realisht mundesh fizikisht. Por, sigurisht qė mėnyrat mė tė mira pėr ēlodhjen e njeriut janė mėnyrat meditative. Janė mėnyrat e njohjes dhe respektimit tė vetvetes, duke i kushtuar kohėn e duhur.

    U vu re njė tendencė ndoshta e juaja, qė me “MIK II” tė merreshit mė tepėr me pjesėn e udhėheqjes artistike. Qe dėshira e bashkėpunėtorėve dhe nevoja e publikut pėr t’ju parė nė skenė qė triumfoi?

    Duke qenė se aktiviteti im kėtu nė Shqipėri, pėr momentin, ėshtė pėrqendruar te festivali “MIK”, unė mendova tė mos kėndoja, pra, nė njė farė mėnyre tė mos pėrsėrisja vetveten. Por ndaj kėsaj ideje, dolėn tė gjithė kundėr, duke kėmbėngulur qė unė tė isha nė skenė. Atėherė, mendova se kishin tė drejtė, nuk mund ta bėja kėtė festival, pa marrė pjesė edhe vetė, pasi jo vetėm qė publiku ka nevojė tė mė shikojė teksa interpretoj, por edhe unė kam nevojė pėr tė.

    Kėshtu qė sė bashku me Genc Tukiēin, do tė sjellim perlat e muzikės operistike, tė kanconetave italiane, si dhe njė homazh ndaj Michel Legrand, kompozitorit tė madh francez, njė nga shtyllat kryesore tė filmit hollywood-ian, qė u nda nga jeta nė janar tė kėtij viti. Koncerti do tė ketė shumė pika interesante, njė potpuri tė shumė zhanreve, ku secili prej tyre do tė krijojė momente speciale.

    Keni interpretuar nė teatrot mė prestigjiozė ndėrkombėtarė. Si ndiheni kur ktheheni nė Shqipėri dhe interpretoni nė po tė njėjtat skena?

    Fatkeqėsisht, kemi po ato! Mirėpo, Shqipėria do tė meritonte mė shumė skena, kjo edhe sepse artistėt te ne janė tė shumtė nė numėr. Pėrpos kėsaj, prania e skenave bėn qė tė dalin edhe artistė tė tjerė. Do dėshiroja shumė qė ta shikoja vendin tim nė tė ardhmen, me shumė teatro. Ku ēdo natė njerėzit tė kenė ku tė shkojnė pėr tė parė shfaqje, kjo jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė rrethe. Dua shumė qė njerėzit tė jenė sa mė pranė muzikės, artit e kulturės. Ėshtė arti qė bėn fėmijė mė tė mirė, shoqėri mė tė mirė. Si dhe njerėz mė tolerantė!

    Ndėrkohė, krahas skenės shqiptare, po dėgjojmė gjithė e mė shumė tė flitet pėr emra si Ermonela Jaho, Blerta Zhegu, Enkelejda Kamani, Irid Dragoti etj.. Si e shikoni suksesin e kėtyre sopranove nė skenat ndėrkombėtare?

    Jam shumė e lumtur pėr kėtė, dhe mund tė them qė: arti nuk ka zinxhirė! Nuk ka zinxhirė qė e lidh artistin, dėshirėn e tij pėr tė ēuar pėrpara artin e tij. Dhe sa mė shumė tė kėrkojė nga vetja, aq mė shumė gjen. Edhe kombi shqiptar, fatmirėsisht, prodhon shumė talente. Jam shumė entuziaste qė ka ardhur kjo ditė, qė ne tė pėrjetojmė momente ku artisti shqiptar tė korrė sukses kudo nė botė.
    Nėse flasim pėr sukses, ju jeni padyshim njė nga artistet mė tė suksesshme shqiptare. Pėr njė njeri qė arrin kulminacione tė tilla, cilat mund tė jenė pritshmėritė, dėshirat, objektivat pėr tė ardhmen?
    Tė zbuloj tė panjohurėn! Jo vetėm unė, por ēdo njeri nė kėtė jetė shkon drejt tė panjohurės, drejt sfidave. Unė kam kuriozitetin e madh pėr jetėn, pėr tė realizuar ēka ende nuk e kam bėrė. Dhe janė kėto sfida tė vogla qė i bėj Invės, tė cilat mė nxisin tė bėj pėrpara.

    Si ndiheni kur vini nė Shqipėri, veēanėrisht nė momente tė tilla kur e gjen Tiranėn pak nė kaos, tė zhurmshme?

    Sigurisht qė kur je pjesė e njė shoqėrie, nuk mund tė jesh as indiferente ndaj problemeve, asaj qė ndodh pėrreth. Unė mendoj se Shqipėria, shoqėria shqiptare meriton qė tė jetojė nė paqe. Pėr kėtė do dėshiroja qė tė gjithė tė gjenin mėnyrėn e komunikimit. Mendoj se komunikimi midis njerėzve ka humbur dhe pėr kėtė ndiej keqardhje tė madhe. Shpresoj qė tė krijohen kėto ura tė munguara dialogu, qė tė kuptojmė se ku jemi.

    Janė tė shumtė tė rinjtė, veēanėrisht sopranot e reja qė ju kanė si model. Cilat janė disa nga ingredientėt e suksesit qė do tė zbulonit pėr ta nė formėn e njė kėshille?

    Sigurisht qė arti kėrkon pėrkushtim. E nėse dedikimi mungon, nuk ka art tė mirėfilltė. Dhe nė gjithė kėtė rrugėtim, sfidat do tė jenė tė jashtėzakonshme.

    Me rritjen e pritshmėrisė sė njerėzve ndaj artistit, do tė shumėfishohen edhe sfidat. Atėherė e vetmja gjė qė mund tė na bėjė tė fortė pėr t’i kapėrcyer ėshtė puna e vazhdueshme. Kjo punė normalisht do tė ketė lodhje, por mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė bėn tė ndihesh mirė me veten. Dhe duke qenė mirė me veten, bėhesh i vetėdijshėm pėr vlerat qė ke. Kėshtu qė pėrkushtimi qė artisti i dedikon profesionit e bėn tė ecė pėrpara. Mirėpo, nė gjithė kėtė rrugėtim, duhet qė artisti, por edhe ēdo i ri tjetėr tė pozicionojė vetveten nė mėnyrė inteligjente. Pozicionimi i vetvetes nuk do tė thotė tė tregohesh mendjemadh ndaj tė tjerėve, por tė rrisėsh kėrkesat ndaj vetes.

    Cekėt kapėrcimin e vėshtirėsive. Ēfarė e ka bėrė Invėn qė pas ēdo sfide profesionale apo personale, tė ringrihet?

    Dashuria pėr jetėn!


    https://www.kohajone.com/2019/07/09/...kena-e-teatro/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-07-2019 mė 12:50

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin

    Nė prag tė Festivalit - Edicioni I Dytė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-07-2019 mė 09:23

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin

    “Inva and Friends” - Korrik 2018

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula



    INVA MULA – Jeta e njė sopranoje midis skenave botėrore dhe familjes

    Emisioni “Kush e Ngriti Flamurin” ėshtė transmetuar pėr herė tė parė nė vitin 2012 prezantuar nga gazetarja Monika Stafa.

    Ky ėshtė njė prodhim i Top Channel i krijuar nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė e synon tė risjellė nė vėmendje tė publikut ata shqiptarė qė me punėn e tyre, kanė nderuar emrin e Shqipėrisė.

    E ftuar nė emisionin e datės 25 Nėntor 2012 ėshtė sopranoja e famshme Inva Mula. Karriera e suksesshme si soprano nė botė e ka bėrė atė ndėr promovueset mė tė shquara tė shqiptarėve qė kanė karrierė nė arenat nderkombėtare.


    “Kush e Ngriti Flamurin” / "Nostalgji" / Top Channel Albania.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula



    INVA MULA – Vlerėsohet nga ITALIA me " URDHRI I YLLIT TĖ ITALISĖ "

    Artistja E Madhe rrėfen emocionet .

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula



    " A Show " – INVA MULA

    Interviste nga Adi Krasta - Syri TV .

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    https://www.youtube.com/watch?v=Tj8Wwtz-dU8

    “Mik Festival” - Aktivitetet Kulturore pas pandemise

    ABC News Albania - Qershor 2021


    Nga Leontina Nika

    Sopranoja e njohur Inva Mula, ka iniciuar prej 4 vitesh Festivalin Ndėrkombėtar “Mik festival”.

    Ky edicion sipas saj ėshtė shumė i rėndėsishėm, pasi vjen pas pandemisė dhe si dritė shprese. Nga ana tjetėr, ėshtė konceptuar si njė kombinim zhanresh tė muzikės dhe artit.

    “Pėr 18 muaj sikur na ėshtė mbajur goja dhe aktiviteti nė skenė dhe kjo datė e “Mik Festival” pėrkon dhe me njė hapje tė bukur tė tė gjitha aktiviteteve artistike dhe kėtė herė ia kemi kushtuar artit gjerman”, shprehet ajo.

    Muaji korrik bashkon emra tė mėdhenj tė muzikės, ndėrthurur me historinė dhe kulturėn e qytetit tė Korēės dhe rrethinat.

    “Kjo buqetė e bukur e “Mik Festval” ka pėr qėllim tė mos profilizohet nė njė zhaner tė muzikės, por tė jetė njė fresk me faqe tė vėrteta tė zhanerave tė ndryshėm ku bashkohen tė gjitha artet bashkė”, thotė ajo.

    Violinisti virtuoz Olen Cesari thotė se, nuk mund tė rrinte pa u pėrfshi nė kėtė festival, pasi do tė interpretojė nė Ishullin e Maligradit.

    Udhėtimi muzikor do pėrfshijė edhe tingujt e filmave italian. Ndėrsa pianistja Ardita Bufaj do tė luajė muzikėn e filmave shqiptarė.

    “Pėrkrah do tė kem edhe aktoren e njohur Zamira Kita e cila do tė interpretojė nėpėrmjet fjalės disa nga fragmentet dhe batutat mė tė bukura”, thotė ajo.

    Njė vend tė veēantė zė edhe promovimi i turizmit.

    “Mik Festival” pėr 4 netė radhazi do tė sjellė muzikė shqiptare, gjermane, greke, italiane si dhe sfilatė mode.


    /abcnews.al/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-08-2021 mė 18:13

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    Njė rrėfim nga MIK Festival pėr miqtė e familjen

    https://www.youtube.com/watch?v=R2hT5g0sgRE



    INVA MULA : Nė Korēė dikur me babain, sot me time bijė, i tregova udhėtimin tim nė Qafė-Thanė

    Inva Mula ishte ndėr tė parat artiste shqiptare qė pasi iku nga Shqipėria preku skenat e mėdha ndėrkombėtare operistike. Ndonėse bijė e dy artistėve nė zė ne vend, jashtė kufijve ajo do t’ia niste nga e para. Sot, pohon se nuk e di si ia ka dalė. Vite mė pas, si nė njė rikthim nė Itakė, ajo risjell gjithēka ēka marrė nga ato skena, pėr t’i rikrijuar nė skenat shqiptare, nga ajo e Teatrit tė Korēės, nė sheshin nė krah tė kishės sė Rehovės nė Kolonjė e mandej pranė kishės sė Shėn Mėrise nė Maligrad, nė Prespė dhe po aq nė Pazarin e Korēės.

    Nė njė intervistė pėr News 24 ajo zbulon gjithė organizimin e festivalit, nga kori Pax Dei i Zana Turkut te muzika e filmave pėr fėmijė, nga artistėt e Operas sė Berlinit te muzika greke. Gjithēka nė 4 net tė Festivalit tė saj Muzika Internacionale nė Korēė. Intervista zbulon destinacionet dhe destinet; dikur shkonte me tė atin Avni Mula shkonte tė merrte pėr tė parėn herė vlerėsimin me ēmim tė parė. Dhe si dikur i ati atė, ajo ēon sot tė bijėn, Ninen, nė tė njėjtat udhė. “Vite mė parė erdha me babain nė Korēė. Mbahej festivali Tefta Tashko Koco ku u vlerėsova me ēmim tė parė. Ishte hera e parė qė merrja ēmim dhe erdhėm me babain me autobus. Unė u bėra keq. Udha ishte e gjatė dhe mė zuri makina. E lamė tė ikte sepse unė nuk po bėhesha me mirė. Mu kujtua ky udhėtim me babain kur po kaloja me Ninėn (e bija) dhe i tregova se kėtu kisha kaluar me babanė. Ka disa pika qė janė si pika referimi, qė janė njė nostalgji e brendshme qė kemi nevojė ta trashėgojmė. E marr Ninen me vete qė ta shohė se Shqipėria ėshtė e bukur. Dhe brezi i Nines do ta shijojė. Shqipėria bėhet e bukur me art tė vėrtete”, thotė Inva Mula. Ajo vėren se: “Njeriu ne jete pėrshkon disa trajektore qė nuk e di, qė nuk i ka programuar. Unė asgjė skam programuar nė jetė. Dhe i them vetes si ika dhe bėra gjithė kėtė karrierė? Dolėm nga njė Shqipėri qė ishte… Dolėm tepėr tepėr tepėr tė papėrgatitur dhe ku e gjetėm gjithė atė forcė pėr tė pėrballuar atė botė tė madhe”.


    Ballkan Web

    https://www.balkanweb.com/nje-rrefim...ne-qafe-thane/

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula



    INVA MULA - O Moj Bukuroshe

    KlanArena - Mars 2021

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula



    INVA MULA - Unė moj ty tė kam dashtė

    KlanArena - Mars 2021

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula



    Inva Mula thyen heshtjen: Edhe 99 vjeē, nė TKOB nuk do tė shkoj si spektatore

    Tirana Post - Shtator 2021

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    https://www.youtube.com/watch?v=rH6YGTMdXeA

    Rudina - “Mik Festival” 5 vite nė Korcė - INVA MULA zbulon surprizat

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Inva Mula

    https://www.youtube.com/watch?v=vBY19d2T5pk

    Rikthehet MIK festival - Edicioni i Pestė nė Korēė, Artistė shqiptarė dhe tė huaj

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •