Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 95

Tema: Inva Mula

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    E paste me jete dhe me shendet, cfare kurajo te besh femije ne kete moshe.

  2. #42
    Inva Mula dhe Ethem Ramadani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Pse flet/shkruan ne kete menyre ti ore?! Pirro je ti? Ncuq?! Dhe keep your mouth shut ! Shif punen tende e ska cte duhet se cben tjetra. Ne nje teme tjeter ku martoheshin me serb- predikoje qe eshte jeta e tyre.... Kshuqe mos u merr me llafe per jeten e tjetres! Kapish ?!
    me fal teta Pink po skane lidhje keto dyjA
    Pirro nuk jam une sepse se kam nivelin e tij e ve re ne shkrime apo jo
    po ty pse te dogji se mora vesh
    edhe nese e ke tenden du ta shaj dy here nga inati tashi
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Inva Mula dhe Ethem Ramadani
    Sa te kombinoka me burrin kusherira mi PINK
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #45
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Une se kam gje ate , por s'duroj dot kete mentalitetin tuaj. U nda tjetra me Pirron dhe mori nje burre tjeter, dhe i vure gjithe ato epitete. Fundja, jeta vazhdon, njerezit kur martohen- nuk lidhin kerthizat bashke per te qene forever ngjitur (pavarsisht se c'thuhet). Ka raste rrine ngjitur, ka raste qe vjen koha duhet te shkiten, se nuk rrine dot me ngjitur. lol. Ti jep opinionin tend si artiste , e jo se cben me jeten e saj personale. Hiqni dore nga thashethemet o popull llapazan.

    Eshte artiste me fame boterore. Sikur te kish Shqiperia si kjo me shume.. do ish mire. Po eshte e mbushur me losers.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Inva Mula

    Ky qeka burre me "nje hokė mend!" (pa ekzagjerim!) Inva, per mendimin tim, pa dashur ta paragjykoj(perkundrazi), e ka justifikuar "ndarjen..." pak a shume.

    -------------------------------------------


    Ramadani: Si e solli meditimi shtatėzaninė e Inva Mulės pas 16 vitesh





    “Mjekėt nuk e besonin shtatzėninė e Invės, e quajtėn njė mrekulli”
    “Ne duhet tė zbulojmė cilėt jemi. Kur tė zbulojmė cilėt jemi, atėherė kemi arritur njohjen e vetvetes. Duke kombinuar kapacitetet tona, mund tė arrijmė njė inteligjencė tė pėrkryer. Njerėzimi sot, nė mėnyrė kolektive, jeton mbi konceptet qė i ka dhėnė dikush tjetėr. Pra, ne jemi tė kushtėzuar nga konceptet qė tė tjerėt na kanė vėnė. Koncepti ėshtė tė shkojmė nė shkollė, tė martohemi dhe tė jetojmė brenda disa mureve. Kėto mure nė mendjen tonė janė mure qė nuk na lejojnė tė shkojmė nė tė panjohurėn. Pėr tė thyer kėtė mur, na duhet njė energji e jashtėzakonshme pėr tė parė ē’ka pėrtej…Dhe kėtė energji ta jep meditimi”. Kėshtu e fillon bisedėn me ne Ethem Ramadani, bashkėshorti i sopranos sė njohur, Inva Mula. Ēfarė e bėri atė njė nga shqiptarėt mė tė pasur, si arriti tė martohet me Invėn, njė grua qė e kishte admiruar nga larg pėr talentin e saj? Si ndihen tani qė po vjen nė jetė vajza e tyre? Lexoni intervistėn e tij.

    Ju keni arritur tė shihni pėrtej dhe ēfarė keni gjetur?
    Njeriu duhet tė ketė kėrkesa dhe mos tė ndalet kurrė nė zbulimin e ‘kush jemi’. Kur njeh veten dhe zbulon kush je, atėherė ke mundėsi tė dish cilėt janė tė tjerėt. Pa e njohur veten, nuk mund tė njohėsh tė tjerėt. Konkretisht, unė isha biznesmen dhe ambiciet e mia ishin pėr tė pasur njė shtėpi tė madhe, mjete financiare, pra pėr tė qenė i pasur materialisht. Kur i arrita kėto, e pashė se po mė mungonte paqja me veten, nuk isha i kėnaqur. Isha mbyllur nė ato konceptet e sė shkuarės, isha i pavetėdijshėm dhe nuk mund t’i gėzoja milionat qė kisha fituar. Nuk mė siguroi instrumenti para kėnaqėsinė apo sigurinė time. Duke qenė i pakėnaqur me veten e me dėshirėn pėr tė gjetur sekretin e pėr tė ditur se kush jam, fillova tė lexoj njė autor tė quajtur Dipak Ēopra, i cili nė librin e tij thoshte se pėr tė pasur shėndet, sukses apo lumturi, duhet tė meditojmė. Ai thoshte se tė gjitha jam i gatshėm t’i lė, pėrveē familjes sime dhe meditimit. Duke ditur se ky ėshtė njė emėr shumė i njohur nė fushėn e mjekėsisė dhe nė atė tė shpirtit dhe trupit, fillova tė mendoj se si tė organizoj jetėn time pėr tė medituar. I them sekretares sime qė tė ftojė Ēoprėn tė vinte dhe tė na mėsonte meditimin nė punė. Ai ishte shumė i ngarkuar dhe na dėrgon njė nxėnėsin e tij, z. Rave, i cili mė parė kish qenė i punėsuar si inxhinier nė IBM, por pasi takohet me Ēoprėn, e lė kėtė punė pėr t’u bėrė mėsues i meditimit. Z. Rave erdhi nė zyrat tona nė Slloveni, nė vitin 1997, ku tė githė tė punėsuarit kishin ftuar edhe familjet e tyre. Aty filluam tė meditojmė tė gjithė rreth tri ditė, gjatė tė cilave z. Rave na shpjegoi meditimin. Unė e dėshirova kėtė pėr tė gjithė, pasi misioni i njeriut nė jetė nuk ėshtė tė bėsh vetėm pėr vete, por tė bėsh edhe pėr tė tjerėt. Pas kėsaj kam medituar pėrreth 3 muaj. Pastaj shkova vetė aty ku Ēopra ligjėronte, nė Indi. Aty bėnim rreth 10 orė nė ditė meditim dhe tėrė ditėn duke dėgjuar Ēoprėn. Ishim rreth 450 veta, unė isha me gjithė ish-gruan time. Pėr 10 ditė rashė nė gjendje meditative. Ēopra mė tregoi edhe 7 ēakrat, qė gjenden nė trupin tonė – kėto janė kanalet energjetike nė trupin tonė dhe, nėse i hapim tė gjitha kėto, trupi ynė nuk sėmuret, pasi ne hapim veten drejt hapėsirės dhe dijes sė madhe.



    Ju arritėt nė fund tė kėtij 10-ditėshi ta zbėrtheni atė. Po njerėzit tė cilėt nuk e dinė se ēfarė ėshtė meditimi, si mund tė hyjnė nė botėn e tij? A ėshtė meditimi pėr tė gjithė?
    Zoti na ka dhėnė trupin, mendjen dhe shpirtin. Kėta tre komponentė, tė ndėrthurur me vetėdijen, e cila ėshtė burim ‘ndėrgjegjeje’. Kėtė na e ka dhėnė dikush, Zoti apo universi. Njeriu ka kėta komponentė – vetėdija ėshtė burim i shpirtit, i trupit dhe i mendjes. Shkollat na zhvillojnė mendjen, por nuk aktivizojnė zemrėn e as shpirtin. Pra ato nuk na mėsojnė tė kontaktojmė fushėn, ligjin, vetėdijen, apo edhe vetė Zotin. Pra, ne punojmė me mendje duke arritur ato qė kemi arritur, qė ekzistojnė sot nė botė, por jemi tė stresuar dhe tė sėmurė. Madje, e kemi pranuar sėmundjen apo tė qenėt sėmurė si njė gjendje normale. Por gjendja normale e njeriut ėshtė tė jesh i shėndoshė. Njerėzit tė cilėt kanė vetėdije tė lartė, nuk sėmuren, ata janė tėrė jetėn tė dashuruar me tė tjerėt, reflektojnė dashuri dhe kontribuojnė pėr tė tjerėt. Sistemi nervor i njeriut qė nė moshėn 3-vjeēare ka mundėsi tė meditojė. Meditimi ėshtė teknologjia e mendjes pėr tė qetėsuar mendjen. Tė gjitha problemet qė kemi nė jetė, rrjedhin nga mendja jo e qetė. Mendja e qetė ėshtė burim i kreativitetit, i dashurisė, i harmonisė dhe i shkencės. Mendja ka mundėsi infinite. Vetė universi ėshtė infinit dhe ėshtė nė ekspansion tė pėrhershėm. Zoti e ka krijuar qenien njerėzore pa kufij, pasi shpirti dhe mendja e tij ėshtė e pakufishme. Nėse nė trup jemi tė limituar, shpirti ėshtė fushė pa kufij.

    Ju nė ēfarė shkalle tė vetėdijes gjendeni tani?
    Unė edhe ti nė kėtė moment jemi nė shkallėn e vetėdijes nė gjendje tė zgjuar. Kur jam nė meditim, jam nė shkallėn e Zotit, por shumė shpesh arrij nė shkallėn unike, kur arrij tė kontaktoj tė gjitha ligjet e natyrės. Kjo ndodh kur mendja e njeriut e humb kohėn, pra kur jeton mendja pa kohė, trupi nuk plaket. Atėherė lindin idetė e mėdha, ke vizion tė madh dhe tė gjitha arritjet e njerėzve janė arritur nė momentet kur truri ka qenė i qetė. Kur truri ka qenė i qetė, i ka kontaktuar ato pjesė tė mendjes sė zgjuar. Mund tė kesh menduar se dikush po tė thėrret nė telefon dhe ai person tė telefonon. Ky ėshtė sinkronizim. Rrjedh nga 2 fjalė sinkron – organizim dhe kronos – koha. Pra, nė njė kohė tė caktuar ka sinkronizim nga universi. Nėse je nė gjendje meditative, me pak arrin shumė. Ne u kėrkuam bashkė nė gjendje meditimi dhe ja sot u takuam. Nuk jemi takuar rastėsisht (qesh).

    Nga kjo intervistė shumė lexues do arrijnė tė zbulojnė se sa e rėndėsishme ėshtė vetėdija dhe shumė prej tyre do tė donin tė zbulonin rrugėt qė tė ēojnė nė zbulimin e vetėdijes…
    Nė librin tim kam shkruar, bashkė me njė mikun tim kardiolog shumė tė famshėm, dhe kam shpjeguar se si mund tė arrihet shėndeti me anė tė meditimit dhe tė jemi tė pasur nga ana materiale. Unė i kam arritur tė dyja tek vetja dhe kam shėruar edhe njerėz tė tjerė me zemėr tė sėmurė, kur mjekėt nuk i jepnin mė shumė se 2 javė “kohė”. Njerėzit qė meditojnė shėrojnė veten dhe tė tjerėt. Gjithēka nė univers ėshtė inteligjencė. Nėse rri me njerėz qė meditojnė, pra qė janė tė qetė, atėhere lirohet njė hapėsirė pozitiviteti. Nėse rri me njerėz tė stresuar, njėkohėsisht ti merr hormone negative nė hapėsirė. Kėto janė fusha magnetike. Vetėm tė jesh nė prezencėn e dikujt, arrin tė ndiesh energjinė e tyre, pasi ajo nuk mund tė ndalet.

    A keni frikė nga plakja, po nga vdekja?
    A frigohet hapėsira? Jo. Pra, kur bėhesh shpirt, nuk ke frikė nga asgjė, ne frikėsohemi nga mendimet qė i krijojmė vetes. Kur i fshijmė konceptet dhe pranojmė qė nuk jemi tjetėr veēse vetėdije, atėhere nuk frikėsohesh. Ne jemi inteligjencė, energji dhe, kur e ke kėtė vetėdije tė lartė, atėhere kurrė nuk ke frikė, prandaj duhet tė meditojmė, pasi kur meditojmė bėhemi shpirtra. Unė meditoj mesatarisht 3 deri nė 4 orė nė ditė. Kėshtu edhe nuk plakesh. Nė njė revistė kishin shkruar se Inva ka marrė njė burrė tė vjetėr. Por mosha, ēfarė ėshtė? Ėshtė ajo qė je, dhe mosha ime ėshtė shumė e re. Kjo ka ardhur me anė tė ndaljes sė kohės me meditim. Asnjė njeri sot nė botė nuk vdes nga vitet e tepėrta, vdesin nga sėmundjet dhe nga aksidentet. Kėto janė burimi i vdekjes, dhe jo vitet. Prandaj ne kur e ndėrrojmė konceptin e moshės dhe pranojmė se nuk vdesim nga vitet, atėhere jeta jonė zgjatet, frika e vdekjes zhduket.

    Tek Inva ēfarė ju ka tėrhequr, ēfarė ju ēoi tek ajo? Ka qenė energjia, meditimi apo aftėsia?
    Nė nivelin fizik ka qenė rastėsia, pasi ka qenė rastėsi qė jemi takuar. Por, sipas meje, ajo ėshtė orkestruar nga simfonia mė e madhe e universit, pėr shkak tė synimit qė ne kemi dhe pėr shkak tė asaj qė jemi. Ēdo gjė qė ne arrijmė, ėshtė si pasojė e shkallės sonė tė vetėdijes. Nėse jetojmė nė shkallėn mė tė lartė tė vetėdijes, ne kemi shėndet perfekt. Prandaj si Inva, si fėmijėt e mi, si ēdo gjė qė unė kam sot, janė burim i sinkronizimit tė orkestrės universale. Gjėrat mė tė mėdha unė i kam arritur nė fazė meditative. Ne jemi takuar, sepse kemi vibruar nė univers dhe kėto vibrime janė orkestruar.

    Pak ditė mė parė kemi mėsuar pėr ardhjen nė jetė tė vajzės suaj. Mos ishte edhe kjo njė nga mrekullitė e meditimit?
    Absolutisht po. Inva ka kohė qė mediton dhe ka arritur tė zbulojė kėtė mrekulli duke qenė pranė meje. Njeriu mediton me njė qėllim dhe njė nga qėllimet tona ishte tė kishim njė fėmijė. Bėmė disa vizita nė mjekė tė ndryshėm dhe na thanė qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr njė grua qė ka 16 vite qė nuk lind, tė mbetet pėrsėri shtatzėnė. Unė pėrsėri besova te forca e universit dhe vendosėm qė tė mos bėhemi pesimistė dhe akoma mė pak t’u dorėzoheshim metodave tė reja tė shtatzėnive, sepse donim qė gjithēka tė vinte ashtu si Zoti e ka vendosur qė tė lindė njė fėmijė, dhe ia arritėm. Kjo ėshtė mrekullia e meditimit, aq sa edhe mjekėve u dukej e pabesueshme.

    A ishte nė preferencat tuaja tė kishit vajzė, po tė kemi parasysh qė fėmijėt e tjerė i keni vajza?
    Jo, pėr mua ishte njėsoj, njė fėmijė ėshtė dhuratė e Zotit, nuk ka rėndėsi gjinia. Inva kishte dėshirė tė ishte vajzė, njė dėshirė e kahershme e saj, meqė e ka njė djalė. Pra, nė kėtė rast, Invės iu plotėsua dėshira krejtėsisht.

    Meqė po flasim pėr mrekulli, pak javė mė parė Inva humbi nėnėn, njė njeri tė shtrenjtė, pra edhe koha kur kjo vajzė vjen nė jetė duket sikur kėrkon qė tė mos lėrė njė vend bosh…
    Logjika juaj ėshtė e saktė, gjėrat ndodhin ashtu si i duam ne dhe kur i duam ne. Mjafton qė tė kemi idetė e qarta se ēfarė kėrkojmė nė jetė.


    Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/01/1...#ixzz2I4VQWkpx

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Inva Mula

    E pacin me jete Ninen
    Dhe u dhente zoti fuqi se e kam te veshtire te imagjinoje nje 62 vjecare te vrapoje pas nje dy vjecare, ne ate moshe ta nxjerrin mesin dhe gjithcka qe ka perreth
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula

    Inva Mula dhe Genc Tukiēi triumf nė ‘Kings Place’

    27 Nentor 2014


    LONDĖR- Salla e Teatrit Kings Place, Londėr ėshtė pushtuar fuqishėm mbrėmjen e djeshme nga dy artistė shqiptarė, emrat e tė cilėve janė tė vlerėsuar dhe tė duartrokitur nė shumė skena prestigjoze.

    Interpretimi i sopranos tonė tė mrekullueshme Inva Mula e shoqėruar nė piano nga virtuozi tashmė Genc Tukiēi nė njė program ku spikatėn edhe interpretimet e Marjela Cingos, Elion Vejsiut, Melina Karajanit, dhe violinistit virtuoz anglez, Peter Sheppard Skerved e mbajtėn audiencėn thuajse pa frymė pėr mėse njė orė e gjysėm.

    Nė kėtė evenimet tė rėndėsishėm tė shqiptarėve nė Britani, ishin tė pranishėm Ambasadorė, Lordė, Parlamentarė, Lord Mayer of City of Westminster, muzikantė anglezė, publik i thjeshtė si dhe shqiptarė me banim nė Britaninė e Madhe.

    Nė program spikati vėēanėrisht poezia shqipe e De Radės, Naim Frashėrit dhe Ismail Kadaresė, pėrkthyer nė gjuhėn angleze dhe intepretuar nga Robert Wilton.

    Nė kėtė koncert recital nė prag tė festave tė nėntorit, pjesė e repertorit ishin vepra shqiptare por edhe tė huaja.

    “Njė mbrėmje e mrekullueshme shqiptare nė Londėr – aspak mė pak se njė triumf”, e ka cilėsuar ambasadori ynė nė Londėr.

    ‘Notes on Albania”-Shėnime mbi Shqipėrinė, ėshtė i dyti edicion qė organizohet me pjesėmarrjen e artistėve shqiptarė dhe britanikė qė kėtė vit u drejtua nga sopranoja jonė me famė botėrore, Inva Mula.

    (ma.ar/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/site/inva-m...e-kings-place/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-12-2014 mė 11:20

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula

    "Notes on Albania 2"

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-12-2014 mė 11:27

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula


  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula


  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula

    " Peshkataret e Perlave " - nje sfide e re !


  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula

    Ne prag te " Peshkataret e Perlave " ku Inva eshte edhe regjisore edhe protagoniste ne nje prej 3 neteve !


  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula


  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula


  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula


  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula

    Inva Mula me koncert nė Vjenė, pėrfshihen edhe shumė artistė tė famshėm shqiptarė

    “Vienna Salutes To Tirana”, ėshtė koncerti qė do tė mbahet nė Vjenė tė Austrisė, shkruan KultPlus.
    Artistja kryesore qė do ti paraprijė kėtij koncerti ėshtė Inva Mula, koncert i cili do tė ngėrthejė edhe shumė artistė tė rėndėsishėm shqiptarė si: Genc Tukici, Eno Peci, Olen Cezari e Gėzim Myshketa.

    Koncerti do tė mbahet nė shenjė tė marrdhėnies diplomatike mes Shqipėrisė dhe Austrisė, dhe kjo ngjarje artistike ėshtė mbėshtetė nga Ambasada e Shqipėrisė nė Vjenė dhe Ambasada e Austrisė nė Tiranė.

    Koncerti do tė mbahet sonte, nė Konzerthaus tė Vjenės, nė Mozart- Saal, me fillim nė ora 19:30./KultPlus.com

    http://www.kultplus.com/muzika/inva-...m-shqiptare-2/

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula

    Inva me Ninėn e vogel tek Rudina

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 07-02-2018 mė 09:58

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula

    Me Antonin bashke ne skene !


  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Inva Mula

    Inva shoqerohet nga Nina e Ana !


Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •