Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 95

Tema: Inva Mula

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2004
    Postime
    12
    Mund vetem te them: TE LUMTE NE QE E KEMI.
    E dashte Zoti e nderojme ashtu siq na e nderoi kombin.

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kisha fatin e rralle ta takoja kur ishte ne Tetove.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Inva Mula

    Avni Mula, artisti me emrin e heroit

    Nga emri i Avni Rustemit, tek ai i Inva Mulės





    Jonuz hallaci pėr BBC

    Artisti i Popullit, Avni Mula, nė moshėn 80-vjeēare ėshtė ende virtuoz dhe aktiv. Shkallėt e TOB-it ai i ngjit ēdo ditė ku takohet me miqtė e tij tė vjetėr e tė rinj. Njeriu qė vetė dhe familja e tij i ka dhėnė mė shumė se ēdo artist shqiptar, duke e prezantuar atė dhe nė mbarė skenat dhe teatrot botėrore, ende nuk i ėshtė ndarė notave dhe pentagrameve. Kėngėt dhe krijimet e tij nė opera janė unikale dhe tė pavdekshme. Shumė prej tyre si "Kėngėt e atdheut tim", apo "Valsi i Lumturisė", janė hite tė muzikologjisė shqiptare. Mula jo vetėm i mori Moskės diturinė dhe arsimimin nė muzikė, por dhe njė nga vajzat mė tė bukura ruse Ninėn, njė artiste unikale dhe kjo nė gjininė e operas, qė u bė pėrjetėsisht shqiptare dhe nuk u nda prej tij as nė kohėt e luftės sė ftohtė, kur vetėm tė mendoje mirė pėr rusėt dėrgoheshe nė ferr. Avni Mula me dy vajzat e tij muzikante pianisten Adelina dhe sopranon me fame botėrore Invėn, ka dobėsinė mė tė madhe pėr qytetin e tij, Gjakovėn, prej tė cilės iku fare i njomė. Shkodra i dha fėmijėrisė sė tij krenarinė dhe talentin e tė qenit artist i kombit tė vet. Njeriu kampion i ēiklimzit, nxėnės i Fishtės, shpejt do tė braktiste timonin e biēikletės pėr t'i hyrė rrugės sė artit. Epoka Mula ėshtė e papėrsėritshme nė asnjė variant. Rrallė kush nė botė i ka dhėnė kulturės sė kombit tė vet sa gjigantėt Mula. Vetė kompozitor dhe kėngėtar, dy vajzat muzikante, bashkėshortja po ashtu. I sė njėjtės linjė dhe gjenezė familjare ėshtė dhe Osman Mula e vajza e tij Evisi. Nė njė intervistė pėr BBC-nė shqip, Mula ka rrėfyer pėr herė tė parė shumė sekrete tė jetės dhe artit tė tij qė nga emri qė e trashėgoi prej Heroit tė Popullit, Avni Rustemi, emėr qė do tė transformohej mė tej nė emrin e Invės, por i kthyer mbrapsht.

    Z.Mula ku keni lindur?
    Unė kam lindur nė Gjakovė, mė 4 janar tė vitit 1928. Nė fakt unė kam lindur nė 1926, por babai ynė nė atė kohė pėr tė mos shkuar ushtar nė kohėn e Zogut, na ndryshoi 2 vjet ditėlindjen. Datėlindjen dhe emrin tim e kam nga daja im, nė atė kohė kur kam lindur se ka qenė shoku i ngushtė armėsh, ose propotin, siē thuhet atje, me Avni Rustemin, Heroin e Popullit tonė, nė atė kohė ai ka qenė dhe deputet nė Kosovė. Nė atė kohė familja ime ishte rreshtuar pėrkrah forcave demokratike dhe Avni Rustemit. Unė e kam pėr krenari qė e kam mbajtur emrin e kėtij heroi. Madje mė kujtohet kur shkova nė Gjirokastėr nė Libohovė, nė vendlindjen e Avniut, u njoha me ata njerėz qė kishin adhurim tė madh pėr mua se unė nė njėfarė mėnyre unė pėr ta isha Avni Rustemi, heroi ynė. Unė do ta mbaja dhe duhet ta mbaj me nder kėtė emėr. Unė nuk do ta mbaj me pushkė, por me muzikėn time, me artin dhe zėrin tim.
    I detyruar nga rrethanat e asaj kohe ju latė Gjakovėn dhe u vendosėt nė Shkodėr. Tė kalosh fėmijėrinė nė Shkodėr nuk ėshtė pak?
    Shkodra ėshtė njė qytet i jashtėzakonshėm dhe unė kam kujtime tė shkėlqyeshme. Nė kohėn time qyteti nuk kishte hotel. Shkodra familjen tonė e priti me bujari dhe mė gjithė tė mirat. Unė kam pas fatin qė jam lidhur me muzikantin dhe pedagogun tim Prenkė Jakova. Ai mė ka mėsuar muzikėn mua. Njė njeri i mrekullueshėm qė njihet si elita e muzikės shqiptare. Ishte i vetmi qė shkruante vetėm shqip pa i marrė borxh askujt. Ka shkruar me zemėr dhe jetėn e tij. Edhe Fishtėn e madh kam pasur njohje personale dhe mėsues. Njė njeri qė e kam adhuruar, muhabetli, i zoti, patriot. Ēdo fjalė qė ai thoshte ishte e lidhur me atdheun dhe me jetėn e tij. E shkruara e tij ishte homeriane. Mė pas nė Shkodėr isha pjesėtar i ēiklizmit tek Vllaznia, madje kampion, megjithėse aty ku bėnin ēiklizėm ne nuk i kishim rrugėt e duhura, duhesh me bė shumė ndalesa, madje me ndėrpre ēiklizmin dhe me kaluar urat nė kėmbė me biēikletė nė dorė se nuk kishte as ura. Ishte luftė, por edhe nė luftė muzika dhe sporti nuk ndalen.
    Mė pas e latė Shkodrėn dhe biēikletėn?
    Po erdha nė Tiranė, nė korin e ushtrisė ku pėr 6 vite kam studiuar autodidakt. Pastaj na u dha mundėsia qė unė bashkė me disa tė tjerė tė studiojmė nė konservatorin "Peter Licajkovski" nė Moskėn nė vitin 1952. Kur unė u dėgjova bashkė mė shokėt e mi nga pedagogėt nė Moskė kishte njė komision tė klasit tė lartė. Nė vitin 1953 vdiq kompozitori i famshėm rus Perkofievi. Unė kam asistuar nė simfoninė e fundit tė tij tė shtatėn. Atėherė kujtoj se kishin ardhur pak njerėz, vetėm 200. Por fjalėt e Perkifievit ishin brilante. "Me tė vėrtetė kanė ardhė pak me ndigjue simfoninė time, por ama kanė ardhur 200 luanė". Unė mė pas njoha Shustakoviēin, Haqiturianin, Prekofievin. Tė gjithė ishin njerėz tė mrekullueshėm nga ēdo pikėpamje. Dėshira e tyre ishte tė ndihmonin Shqipėrinė. Ne morėn dije atje, me diplomė tė artė. Erdhėm nė Shqipėri e hapėm shkollėn tonė me Ēesk Zadenė, Tish Dainė, Pjetėr Gacin, Ibrahim Tukiqin, Gjoni Athanas, Lukė Kacajn etj.
    Nė Moskė ju u njohėt dhe mė bashkėshorten tuaj Ninėn, prej sė cilės nuk jeni ndarė asnjė moment?
    Ne nuk e dinim se do tė prisheshin mė vonė njerėzit, politika dhe koha luajnė rolin e vet. Nina kishte ardhur pėr tė studiuar nė konservator, ishte nga Izhev, njė qytet nė Ural. Qyteti ishte vendi i prodhimit tė tė famshmeve katiushka, qė u pėrdorėn nga sovjetikėt kundėr gjermanėve, por ishte dhe vendlindja e Licakjkovskit. Ajo qė na njohu ne ishte muzika. Ajo njohje dhe muzikė ne na bashkoi. Nina mėsoi dhe shqipen dhe shqiptarė nė Moskė nuk e thėrritnin thjesht Nina, por motra Ninė.
    Si ia shprehėt nė gjuhėn ruse dashurinė pėr tė parėn herė Ninės?
    -Fjala "lublu" ėshtė tė dua nė gjuhėn ruse.
    Mė pas shumė ēifte sovjeto-shqiptarė u ndanė. Ju qėndruat gjithmonė bashkė, njė lidhje ndoshta legjendare?
    Ne kemi shikuar punėn tonė dhe nuk jemi marrė me politikė. Ne nuk na ka prekė as nuk na ka prishė kėrkush punė dhe as jetėn tonė. Ne kurrė nuk kemi menduar se do tė ndahemi ndonjėherė pėr arsye se na lidhėn pėrjetėsisht muzika, dashuria dhe dy vajzat tona muzikante Adelina dhe Inva.
    Nga dy artistė Avni dhe Nina do tė lindte njė gjeni qė sot trondit skenat dhe operat e botės, Inva Mula.
    Bethoveni thotė talenti lind, por do punė, djersė dhe sakrifica. E ne na pėrgatit shpirtėrisht, moralisht dhe atdheun tonė si shqiptar ėshtė Inva. Dhe pėr ēudi tė madhe ajo kur lindi unė pa dashje i dhashė njė emėr Inva, me kthy mbrasht emrin Avni. Unė nė atė kohė po shkoja nė Vienė, gruaja ishte nė maternitet. Mė tha si t'ia vė emrin fėmijės qė do tė lindė. Unė i thashė n.q.s lind djalė, se njė vajzė e kemi, vendosi emrin ti se e ke radhėn, n.q.s ėshtė vajzė, unė pata shkruar njė copė letėr emrin dhe pata ikur. Kur vij nga Viena fryn era dhe bie nga dritarja ajo letra kur shoh se Inva ishte emri Avni. Kėshtu i mbeti dhe e gėzoi e ta gėzojė pėr tėrė jetėn vet.
    Ju keni interpretuar nė skenat mė tė njohura tė botės dhe padyshim tė Shqipėrisė?
    Ja kėtu jam nė njė foto bardh e zi, qė sot ka shumė vlera. Kam marrė ēmimin e parė nė kėngėn e kaēurrelės…, "dhe ika nėpėr pyje pritave me tela, s'mė hiqeshin nga mendja tė verdhat kaēurrela…" Historia e njė vaze qė dashuron njė partizan. Nė kėtė koncert ishte konferencier Pjetėr Gjoka, Artist i Popullit dhe merrte pjesė dhe Ibrahim Tukiqi. Operan e parė qė kam bėrė unė ėshtė qė nė vitin e tretė tė konservatorit tė Moskės nė Balshoi Teatėr, ėshtė "Figaro" e Rosinit nga opera "Berberi i Seviljes". E kam kėnduar dhe me zonjėn time Ninėn, e kam kėndur kudo. Ndėrsa kam shkuar dhe bė Verona, e kudo.
    Nė njė foto tjetėr jeni me Invėn duke kėnduar me lule nė duar...
    Po jam nė Gjakovė. Sa herė shkoj unė atje pėrlotem. U premtova se do tė vij bashkė mė Invėn nė njė koncert tė madh. Unė shkrova dhe njė kėngė pėr Gjakovėn. Isha borxhli pėr tė shkruar nė kėtė qytet. Bashkė me korin e madh tė qytetit. Mu kujtua nėna ime qė sa herė e merrte malli pėr Gjakovėn dhe bėnte pite ose kulpite siē i thonė nė Gjakovė, ajo gjithmonė qante dhe pitja pėrzihej me brumė, ujė dhe me lotėt e saj. Edhe mu bashkė me tė mė dilnin lotėt. Ajo ishte pite magjike, "lulzon fusha, lulzon mali bukuri ka ra nė sevda pėr atė kėngė mė ka marrė malli…". Ndėrsa nė Gjakovė unė fillova fill pa orkestėr me kėngė "…lulzon fusha, lulzon mali bukri, ka ra nė sevda". Kėtu ishin brumi i melodisė qė mora nga kėnga e nėnės, por unė nė kėtė koncert shtova edhe diēka tjetėr "…moj Gjakovė sa m'ka marrė malli, iket kėngė du me ta kėndu …", edhe mė pas futet kori bashkė me Invėn. Ishte diēka e jashtėzakonshme. Unė jam gjakovar dhe e kam nder qė jam prej atij qyteti dhe e dua aq shumė sa nuk ka fjalė me e thanė.
    Ēfarė ėshtė repertori juaj?
    Kam mbi 25 opera. Kam kėnduar 200 opera. Nė 1961 erdhi njė urdhėr dhe u eliminuan pak a shumė operat. Unė iu futa kompozimit me "Agimet Shqiptare", kėshtu fillova si muzikant me mbi 1000 mijė kėngė, opera. Shumė prej tyre kanė marrė ēmime. Muzika ime ėshtė e lidhur shumė me popullin tim dhe asnjėherė nuk kam lėnė pa pėrmendur fjalėn atdhe. Ndoshta se unė jam brumosur me edukatėn familjare, ku fjala atdhe ka qenė diēka e madhe, p.sh. njė poezi qė pret gėrsheta dhe shkon pėr tė luftuar. I thonė nėnės sė vet "…nė tė marrtė malli pėr mua dil ndigjo krisma nga mali, nė mu kalbtė rripi i pushkės, nėno moj, nė shi nė erė, do ta lidh nė ball tė luftės me gėrshetin tim tė prerė…".
    Dua tė them vetėm njė fjalė dhe nėpėrmjet jush, nė BBC, se dhe ju keni pasur njė sigėl nga Bethoveni. Muzika ėshtė e pavdekshme ėshtė madhėshtore prandaj duajeni muzikėn siē e kam dashur unė se vetėm pėrfitime do keni dhe jo humbje. Kjo ėshtė jeta ime, muzika ime.
    Jeta juaj nuk mbaron kėtu, ajo bashkė me krijimtarinė tuaj vazhdon...
    Po vazhdon megjithėse unė po i afrohem tė 80-ve. Ende kam fuqi dhe energji pėr tė shkruar muzikė pėr vendin tim. Elegjia dhe hiti i familjes Mula ėshtė "Valsi i Lumturisė."


    tirana observer

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Avni = Inva

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Avni Mula, artisti me emrin e heroit

    Nga emri i Avni Rustemit, tek ai i Inva Mulės


    Jonuz hallaci pėr BBC

    Z.Mula ku keni lindur?
    Unė kam lindur nė Gjakovė, mė 4 janar tė vitit 1928. Nė fakt unė kam lindur nė 1926, por babai ynė nė atė kohė pėr tė mos shkuar ushtar nė kohėn e Zogut, na ndryshoi 2 vjet ditėlindjen. Datėlindjen dhe emrin tim e kam nga daja im, nė atė kohė kur kam lindur se ka qenė shoku i ngushtė armėsh, ose propotin, siē thuhet atje, me Avni Rustemin, Heroin e Popullit tonė, nė atė kohė ai ka qenė dhe deputet nė Kosovė.

    I detyruar nga rrethanat e asaj kohe ju latė Gjakovėn dhe u vendosėt nė Shkodėr. Tė kalosh fėmijėrinė nė Shkodėr nuk ėshtė pak?
    Shkodra ėshtė njė qytet i jashtėzakonshėm dhe unė kam kujtime tė shkėlqyeshme.


    Nė njė foto tjetėr jeni me Invėn duke kėnduar me lule nė duar...
    Po jam nė Gjakovė. Sa herė shkoj unė atje pėrlotem. U premtova se do tė vij bashkė mė Invėn nė njė koncert tė madh. Unė shkrova dhe njė kėngė pėr Gjakovėn. Isha borxhli pėr tė shkruar nė kėtė qytet. Bashkė me korin e madh tė qytetit. Mu kujtua nėna ime qė sa herė e merrte malli pėr Gjakovėn dhe bėnte pite ose kulpite siē i thonė nė Gjakovė, ajo gjithmonė qante dhe pitja pėrzihej me brumė, ujė dhe me lotėt e saj. Edhe mu bashkė me tė mė dilnin lotėt. Ajo ishte pite magjike, "lulzon fusha, lulzon mali bukuri ka ra nė sevda pėr atė kėngė mė ka marrė malli…". Ndėrsa nė Gjakovė unė fillova fill pa orkestėr me kėngė "…lulzon fusha, lulzon mali bukri, ka ra nė sevda". Kėtu ishin brumi i melodisė qė mora nga kėnga e nėnės, por unė nė kėtė koncert shtova edhe diēka tjetėr "…moj Gjakovė sa m'ka marrė malli, iket kėngė du me ta kėndu …", edhe mė pas futet kori bashkė me Invėn. Ishte diēka e jashtėzakonshme.

    Unė jam gjakovar dhe e kam nder qė jam prej atij qyteti dhe e dua aq shumė sa nuk ka fjalė me e thanė.
    Ēfarė ėshtė repertori juaj?

    tirana observer
    Pėrshėndetje nga Gjakova pėr Avniun e Invėn.

    Nė Radio Gjakova shpesh emetohen kėgėt e juaja e sidomos kjo pjesa qė e pėrshkruani nė fund tė tekstit kur keni kėnduar pa orkestėr.

  5. #25
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Inva Mula, koncert lirik nė Paris

    Ne kuader te prezantimit te disa ikonave te Muzeut “Onufri” te Beratit

    Nje koncert lirik i sopranos se njohur shqiptare, Inva Mula, do te organizohet me 5 shtator ne Paris (France), ne kuader te prezantimit te disa ikonave te rralla te Muzeut “Onufri” te Beratit ne “Salle des Actes” ne seline e UNESCO-s (5-14 shtator), ku eshte dorezuar dosja e qytetit per pranimin ne listen e trashegimise boterore te UNESCO-s. Programi i ketij koncerti perbehet nga pjese lirike shqiptare si dhe arie nga Alessandro Stradella: Pietą, Signore! Fernando J. Obrados: Coplas de Curro Dulce, Léo Delibes: Les Filles de Cadix.

    Mula shoqerohet ne kete koncert nga kuarteti Gaudi, drejtuar nga violoncelisti shqiptar Arben Skenderi, i cili prej disa vitesh interpreton muzike dhome dhe ka punuar se bashku me sopranon e njohur ne realizmin e albumit “Muzike tradicionale shqiptare”, ku diva e muzikes operistike interpreton rreth 13 kenge te repertorit te arte shqiptar.

    Sopranoja e njohur, Inva Mula, e cila lindi me 1963 ne Tirane, ka nje aktivitet shume te ngjeshur artistik dhe ka debutuar me sukses ne operat me te njohura ne bote. E bija e Avni Mules (bariton) dhe ruses Nina (soprano), Inva Mula hyri ne rrugen e muzikes qe e vogel. Ndoqi studimet ne Liceun artistik “Jordan Misja” dhe me pas ne Konservatorin e Tiranes. Nga viti 1990-te Mula jeton ne Paris (France) prej nga niset per koncertet e saj te shumta kudo ne bote. Ajo ka kenduar role te medha te operas boterore si Violeten, Antonia, Xhilden ne skenat prestigjioze si Metropolitan te Nju Jorkut, Operan e Parisit, Vjenes etj.

    Prej disa vitesh ajo merr pjese aktive ne jeten artistike te Shqiperise. Jane te njohura koncertet e saj ne Butrint (Sarande) ne jug te vendit, sikunder edhe pjesemarrja e saj ne spektaklet me ne ze qe jane organizuar vitet e fundit. Sopranoja Mula u be e famshme me pjesemarrjen e saj ne muziken e filmit “Elementi i peste” i regjisorit Luc Beson, me aktoret Bruse Willis dhe Milla Milovic. Ajo ka marre pjese ne koncerte dhe me tenorin e famshem spanjoll, Placido Domingo. Koncerti i saj zhvillohet kesisoj ne kuader te punes qe po behet per pranimin e qytetit muze te Beratit ne listen e trashegimise boterore te UNESKO-s, ku tashme ben pjese edhe qyteti i Gjirokastres.

    ATSH

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kur e pashė per here te pare filmin "The Fifth Element" dhe degjova zerin e Plavalagunas (The Diva), mendova wow kjo vertet vetem aliene mund te jete se me ze te tille qe te con ne bote tjeter nuk egzistojne njerez. Por kur lexova se zeri ishte i Inva Mules u magjepsa akoma me shume dhe sigurisht mu be shume qejfi ...


    Pervec kolones zanore tek "The fifth element" Inva ka luajtur gjithashtu dhe ne filma te tjere si:

    Médée ne 1996 si Dircé
    La Jolie fille de Perth ne 1998 si Catherine Glover
    Falstaff ne 2001 si Nannetta
    Rigoletto ne 2001 si Gilda
    Giuseppe Verdi's Rigoletto Story ne 2005 si Gilda



    p.s. Ju pershendes me http://www.youtube.com/watch?v=UKTtaP0Z0Gc
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 03-09-2006 mė 00:35

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2009
    Postime
    2
    inva mula eshte ni kengetare shum e mir e lum shqipria dhe kosova se e kena nje yll si inva mula suksese shum inva mula tung valentina

  8. #28
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Rrėfimi i Inva Mulės, karriera dhe jeta private: Ja pse kėrkova divorcin nga Pirro



    Ne nje interviste ekskluzive per emisionin “Studio e hapur” te gazetares Eni Vasili, artistja me fame boterore Inva Mula rrefen nga Parisi mbi karriren dhe jeten e saj private. Ne kulmin e karrieres se saj Inva Mula do te ēele sezonin e ri artistik 2009-2010 te Operas Kombetare te Parisit. Ja dhe intervista e plote:

    Vetėm pak ditė mė parė u bė publike se sezoni i ri 2009-2010 i operas sė Parisit do tė hapet nga ju dhe kjo ndodh pėr herė tė parė qė njė artiste shqiptare tė hap kėtė sezon. Si ndjeheni pėrballė njė evenimenti tė tillė, dhe me pas si e arritėt kėtė, cili ėshtė sekreti?

    Ishte njė kontratė e nėnshkruar dy vite mė parė, pėr publikun e gjerė u bė e ditur njė javė mė parė, nė konferencėn e shtypit qė u dha nė ambientet e operas “Garnier”. Ishte njė interesim i jashtėzakonshėm jo vetėm nga shtypi francez nga artėdashėsit francez, por nga gjithė shtypi internacional. Nuk ėshtė thjesht njė vėnie e re, janė shumė komponentė tė cilėt pėrmbledhin kėtė pritje pa durim tė kėsaj vepre. Nė radhė te parė “Mirej” ėshtė njė vepėr qė bėn pjesė ne repertorin francez. Dikur nė operan komike ka qenė njė opera qė luhej ndoshta disa herė nė javė, dhe pėr 25 vite me radhė kjo opera nuk u luajt mė. Arsyet asnjė nuk i di, por ka mbetur ne memorien e artėdashėsve pikėrisht muzika e bukur e Sharl Guno, i cili ėshtė kompozitori qė ka shkruar “Romeo e Zhuljeta” dhe “Fausti”, por opera “Mirej” mbeti ne repertorin francez si njė vepėr e cila nuk mund tė prekej, dhe njė nga arsyet kryesore ishte se ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė gjetur interpretėt e kėsaj vepre. Ėshtė njė vepėr shumė e vėshtirė teknikisht dhe sigurisht qė personazhi kryesor qė unė do luaj “Mirej” ėshtė njė gėrshetim i teknikės vokale, i forcės interpretative pėr asrye se vepra mbaron me nota shumė tragjike edhe njė lirizmi qė pėrshkon operan nga fillimi nė fund. Pra, janė disa komponentė dhe pėr kėtė arsye nuk gjendej edhe interpretuesi. Ju do tė thoni qė pretendoj qė tė jem njė interpretuese e denjė, kėtė nuk e di akoma. Jam nė njė punė kolosale e cila ka filluar me kohė dhe nė cdo moment tė ditės, apo tė natės kur unė mendoj pėr kėtė vepėr jam jashtėzakonisht e zėnė, pasi pėr tė arritur deri atje kam shumė projekte tė tjera, tė cilat duhet ti mbaroj deri nė muajin shtator. Ju do mendoni qė pėr mua ky ishte njė fat qė ndodhem nė kėtė vepėr dhe nė kėtė hapje sezoni. Nė fakt, ėshtė ose do tė thoja qė po korr frytet e njė punė e njė karriere 20-vjecare dhe fakti qė mė kanė zgjedhur pėr tė hapur sezonin e Parisit tregon qė edhe ecuria e karrierės sime ka patur njė ritėm pėr tė mė sjellė nė kėtė kreshendo kaq tė rėndėsishme sic ėshtė hapja e kėtij sezoni.

    Nė fakt gjatė kėtyre ditėve nė Paris ne jemi njohur me reflektimin qė shtypi pati ndaj njoftimit se operan e Parisit do ta hapni jo nė kėtė sezon. Nje reflektim i konferencės pėr shtyp nė tė cilin Nikola Zhoel thoshte se mė parė gjeti interpretuesen dhe pastaj operan. Cfarė do tė thotė kjo?

    Nė radhė te parė jam shumė e nderuar, pėr arsye se Nikola Zhoel i cili merr edhe stafetėn si njė drejtor i ri pėr pesė vitet e ardhshme tė operės “Garnier” dhe operės “Bastije”, nė radhė tė parė ai ėshtė njė artist i mrekullueshėm, ndoshta njė nga artistėt mė tė mėdhenj francez kontemporan, ėshtė regjizor i madh. Ai ka vėnė nė skenė shumė vepra nė tė gjithė teatrot mė tė rėndėsishėm nė botė. Me Nikolla Zhoel unė kam patur njė bashkėpunim shumė tė ngushtė, kam vėnė nė skenė 9 vepra tė punuara nga ai, dhe sigurisht kjo ėshtė pėrzgjedhja personale qė ai ka bėrė pėr arsye se mė nė fund kemi nė operan e Parisit jo njė administrator, por njė artist i cili nė radhė tė parė di tė zgjedhė anėn artistike dhe pastaj tė tjerat. Kjo nuk ka ndodhur mė parė, pasi opera ka qenė e drejtuar nga njerėz shumė tė aftė profesionalisht qė ishin menaxher shumė tė mirė tė teatrove, por nuk kishin mundėsi tė jepnin gustot e tyre personale nė zgjedhjen e artistėve, dhe kjo e fundit ėshtė gjėja kryesore pėr njė teatėr pastaj vijnė anėt e tjera teknike. Pra, mė nė fund ėshtė Nikolla Zhoel i cili merr pėrsipėr tė ketė nė skenė artistėt mė tė cilėt ai ka punuar deri mė sot, ata qė pėlqen dhe ata qė mendon qė do sjellin nė kėtė teatėr dicka tė re, freski dhe ndoshta do lėnė gjurmė nė kėto vitet qė ai do drejtoj operan e Parisit. Ndaj dhe ndjehem shumė e nderuar qė kjo pėrzgjedhje ėshtė bėrė nga njė artist nė radhė tė parė, dhe jam shumė e nderuar gjithashtu se kam kolegė tė mrekullueshėm tė cilėt do mė shoqėrojnė nė kėtė vepėr. Unė jam protagonistja e veprės por kam edhe kolegė, shefi i orkestrės qė ėshtė edhe ai njė nga personalitetet e muzikės franceze, pra, jam shumė mirė e rrethuar.

    Nikolla Zhoel ju cilėson juve si njė nga sopranot mė tė mira lirike franceze

    Kjo ka njė dopio sens pėr arsye se unė vėrtet zhvilloj karrierėn time, gjithmonė e kam mbajtur veten si njė artiste shqiptare, kudo e dinė qė jam njė artiste shqiptare duke qenė se kam dhėnė shumė nė muzikėn franceze nė interpretimin e shumė roleve franceze dhe kam edhe njė nacionalitet tė dyfishtė, nė kėtė rast pėr ambientet e muzikės franceze u pėlqen qė tė mė cilėsojnė tė tillė. Por ishtė vėrtetė njė dopio sens pėr arsye se nė mes tė gjithė gazetarėve, pasi tha kėtė frazė qė isha ‘kėngėtarja franceze’ kėrkoi tė mė pėrshėndeste nė shqip ai i disa disa tė tilla dhe mė tha Mirėdita nė mes tė njerėzve. Unė nuk isha nė sallė por kjo krijoi njė ilaritet.

    Kjo qetėson disi krenarinė shqiptare.

    Absolutisht.

    Pėr artin shqiptar ėshtė njė ngjarje historike qė njė artiste shqiptare hap sezonin e operas mitike tė Parisit, ėshtė njė kontribut pėr artin shqiptar, pėr imazhin e Shqipėrisė. Sa koshiente jeni ju pėr kėtė arritje?

    Sigurisht jam me kėmbė nė tokė. Kam arritur deri nė kėtė moment dhe nuk ėshtė ndonjė kaprico e momentit e dikujt qė mė jep besimin pėr tė hapur operan e Parisit, por edhe pėr ta vazhduar mė tej, se pas 10 netėve tė “Miresė” unė do tė pasojė me opera “La Bohemė” dhe janė edhe gjashtė netė tė tjera. Do jem sėrish nė sezonin 2009-2010 me operan “Tregimet e Hofmanit “ tė Ofenbahut , qė do jenė 10 netė tė tjera. Nė historinė e operas franceze nuk ka ndodhur ndonjėherė qė njė kėngėtare tė mbajė mbi supe tre produksione, ėshtė hera e parė dhe njė arritje shumė e rėndėsishme nė karrierėn time, por ėshtė njė arritje e rėndėsishme pėr artin shqiptar. Dhe unė jam krenare pėr kėtė, jam koshiente.

    Pra, Mirej nuk ėshtė opera e vetme, do tė pasohet me tė tjera. Aktualisht jeni me produksionin e operas “Karmen”, mė pas me “Rigoleton” nė Madrid, mė pas akoma nė Tuluzė mė “Faust”. Si e pėrballoni kėtė ritėm?

    As unė vetė nuk e di si e pėrballoj. Jam nė njė moment tė vėshtirė pėr arsye se koha ėshtė shumė e shkurtėr nė raport me ndėrmarrjet qė unė kam marrė . Pėr tė arritur gjithė kėto gjėra duhet njė sakrificė e jashtėzakonshme, nuk kam mė absolutisht as 5 minuta pėr gjėrat e mia tė pėrditshme, pėr jetėn time private, pėr tė marrė pushime, duhen vetėm pėrgatitje, pėrgatitje pa fund dhe jo vetėm aq por kam nė skenė pėr tė luajtur role qė janė shumė tė rėndėsishme. Dje ishte opera “Karmen” ku unė luajta, sot jam mes jush dhe nesėr pėrsėri jam nė shfaqje, pra, ėshtė vetėm njė ditė pushim mes dy shfaqjeve, dhe kjo ditė ėshtė pushim pėr zėrin por jo pėr mendjen se mė duhet tė punoj pėr veprėn e ardhshme. Ėshtė njė ritėm i jashtėzakonshėm pėr arsye se unė vetė e kam marrė pėrsipėr kėtė ritėm ndoshta ėshtė mė shumė se sa duhet por do mundohem ta bėj deri nė fund.

    Nuk ėshtė vetėm ritėm, janė edhe sfida tė njėpasnjėshme, janė opera tė mėdha. Me cfarė emocioni keni?


    Unė gjithmonė kam menduar se me kohėn ai emocioni, ose ndryshe ajo frika qė ka cdo artist do tė pakėsohet por po shikoj qė nuk ėshtė fare e vėrtetė. Sa mė shumė ngjit shkallėn e karrierės mė shumė tė rritet pėrgjegjėsia dhe nuk ke mė asnjė moment mundėsi qė tė gabosh pasi njerėzit presin, kanė shumė besim dhe vijnė tė shohin, jo njė kėngėtarė tė re e cila jep dicka tė re dhe ndoshta deri diku niveli mund tė jetė modest. Jo, vijnė pėr tė parė njė kėngėtare tė konfirmuar dhe janė tė sigurt se do ta gjejnė njė nivel tė tillė. Kjo ėshtė vėshtirėsia. Unė nuk kam asnjė mundėsi qė tė jem e zakonshme, duhet tė jem nė top, duhet tė jem nė kulmin e mundėsive tė mia, prandaj sfida ėshtė e jashtzakonshme dhe prandaj emocioni ėshtė i jashtėzakonshėm, dhe gjithė ky emocion tė ha nga brenda dhe nuk je asnjėherė i qetė. Je gjithė kohės me mendje si mund ta bėsh mė mirė si mund tė sfidosh me publikun qė ke cdo natė pėrballė.

    Kėtė verė jeni ftuar nė njė festival shumė interesant pėrkrah tė famshmit Alanja me njė tjetėr pjesė po kaq tė dashur tė repertorit “Paliaci”. Cfarė ėshtė ky eveniment, ku jeni me pėrgatitjet e tij?


    Ėshtė festivali mė i rėndėsishėm qė jepet kėtu nė Francė cdo verė, jepen dy produksione dhe ėshtė njė arenė e jashtėzakonshme, njė teater antik, ka njė kapacitet prej 10 mijė vendesh, ėshtė njė teatėr i stilit romak, por ka njė tė vecantė qė nuk e ka askush tjetėr, pėr publikun ėshtė nė formėn e njė arenė, ndėrsa pėr skenėn nė formėn e njė muri tė lashtė tė mrekullueshėm, ku cdo gjė bėhėt pa dekor dhe me akustikėn orgjinale tė kėtij muri, dhe jemi tė varur nga kushtet atmosferike, dikur ka erė, dikur ka ujė, dikur ka hėnė, dikur ka ftohtė, ėshtė vėrtetė njė sfidė edhe me kohėn, mė kushtet atmosferike. Por ky festival ka njė magji pėr arsye se ėshtė i shumėpritur jo vetėm nga kritika, por ka publik nga gjithė bota dhe opera “Paliaci” nuk ėshtė dhėnė nodnjėherė nė kėtė festival. Pėr mua ėshtė njė vepėr e re nuk e kam luajtur mė pėrpara. Jam edhe pėr kėtė vepėr nė pėrgatitje dhe mė duhet shumė punė akoma pėr tė arritur deri nė premierė qė do tė jetė e transmetuar drejtpėrdrejt mė datėn katėr gusht nga televizioni francez.

    Jo vetėm “Paliaci” do transmetohet nga televizioni francez por edhe hapja operas se Parisit me “Mirej”, kjo ndodh rrallė apo jo?

    Natyrisht, nė operan e Parisit nuk janė transmetuar asnjėherė direkt, janė filmuar pėr tu transmetuar mė vonė tė montuara dhe tė pėrpunuara, por nuk kanė patur asnjėherė efektin e direktit. Dhe ėshtė hera e parė qė hapet sezoni i ri operistik me njė vepėr kaq tė bukur dhe kaq tė dashur pėr publikun sic ėshtė “Mirej”. Ėshtė hera e parė qė kjo vepėr nė orėn 20:30 do tė transmetohet nė kanalin me prestigjioz nė televizionin francez, nė direkt. Shpresoj me suksesin e vet, me defektet e veta, por tė paktėn me emocionin qė ngjall direktja.

    Gjithė kėto produksione pėr tė cilat folėm a do tė pasohen me njė CD qoftė kjo edhe pėr publikun shqiptar?

    Absolutisht.Unė kam mbaruar pothuaj 80% tė repertorit, incizimet kanė filluar nė muajin mars. Kanė qenė incizime me orkestren filarmonike tė Zagrebit, nė sallėn mė tė bukur tė Zagrebit qė quhet Lisincki, ėshtė njė akustikė e mrekullueshme, ėshtė njė sallė pėr 2500 veta, dhe unė e kisha nė dispozicion pėr tė regjistruar diskun tim, i cili do tė dalė nė vigjilje tė kėtij evenimenti. Mė ka ngelur 20% e diskut dhe pėr kėtė po kėrkoj edhe kohėn kur ta mbaroj pasi mė kėtė ritėm ėshtė shumė e vėshtirė edhe tė udhėtoj edhe tė mbaroj kėtė disk, i cili ka dhe ai rėndėsinė e vet.

    Folėm pėr gjithė kėto produksione qė tė cojnė sa nė njė shtet nė tjetrėn, sa nė njė opera nė tjetrėn. Si e gjeni kohėn?

    Kohėn nuk e gjej, e kėrkoj. Gjithmonė mė mungon dhe cdo ditė mė duket sikur mė ngelet dicka pa kryer, por do tė thoja qė ky ėshtė realiteti, mundohem qė ti kryej sa mė mirė gjėrat, ndoshta do ishte mė mirė qė tė mos kisha marrė kaq gjėra pėrsipėr, por tani ėshtė tepėr vonė qė tė kthehem prapa.

    Sa e kėnaqur jeni pėr kėtė moment tė jetės suaj profesionale? Sa e lumtur jeni?


    Sic e thashė edhe mė parė, lumturia pėr arritjet dhe gjithė kjo pėrgjegjėsi qė kam mbi supe janė tė dyja, ekzistojnė tė dyja tek mua. Jam e lumtur po ta kthej kokėn pas, por them qė nuk ėshtė shumė ajo qė kam bėrė. Janė dy ndjenja tė cilat ekzistojnė dhe shpresoj qė do tė ekzistojnė gjithnjė, por ėshtė shumė e vėshtirė tė ndjehem komplet nė sadisfaksion pėr atė qė kam bėrė se jam gjithmonė nė kėrkim tė mė tė mirės dhe shpresoj qė mė tė mirėn tė mos e gjej asnjėherė, sepse nė momentin qė do e kem gjetur nuk do kem pėr cfarė tė ėndėrroj.

    Inva unė ju uroj suksese pėr tė gjitha kėto produksione qė folėm dhe qė ju i keni pėrpara . Por tani pyetjet e mia do tė marrin njė drejtim tjetėr. Ju deri sot keni heshtur sa i takon jetės suaj private, ndonėse shtypi shqiptar ka pėrfolur shumė rreth njė ndarje tė mundshme me Pirro Cakon. Sė pari do tė doja tė dija pse kjo heshtje e gjatė dhe sė dyti nėse ėshtė e vėrtetė kjo a do tė pranonit ta thyeni heshtjen me mua, dhe pėr tė folur me zemėr nė dorė?

    Sigursht qė kam heshtur pėr jetėn private se ka qenė private dhe nuk kam dashur kurrė qė ajo tė bėhet publike. Sot do ta thyej heshtjen, dhe jam shume e lumtur qė jemi pėrballė pėr tė folur dicka tė sinqertė dhe pėr mos tė lėnė qė jetėn timė private ta tregojnė tė tjerėt me imagjinatėn e tyre, me thashethemet e tyre dhe me gjėra qė nuk janė fare tė vėrteta. Pėr mua ėshtė shumė e ėvshtirė qė ta thyej kėtė heshtje, pėr arsye se nuk kisha marrė kurrė njė vendim pėr tė bėrė publike jetėn time private pėr artėdashėsit, por ndoshta kam edhe ndonjė detyrim ndaj tyre. Duke qenė se mua mė shikojnė gjithmonė nė skenė ku artisti duhet tė tregoj njė forcė shumė tė madhe, pėr tė mposhtur paragjykimet dhe emocionet dhe tė dalė fitimtare cdo natė nė skenė. Duke mė parė nė kėtė prizėm ndoshta shikojnė nė personazhin tim njė femėr shumė tė fortė ,e cila nuk ka frikė nga gjithcka.Mbrapa Invės, artistes qė ju shikoni fshihet njė femėr e brishtė, e cila ka momente shumė tė vėshtira personale tė cilat janė momente qė kanė filluar prej kohėsh nė jetėn time. Jam munduar ti riparoj, nuk e di, nuk ia kam arritur qėllimit, dhe jam munduar gjithashtu ti fsheh dhe ti mbaj pėrbrenda. Ju mund tė mė pyesni dhe unė do vendos pikat mbi gjėrat qė unė kam nevojė ti bėjė publike.

    Flitet se keni bėrė njė kėrkesė pėr divorc nga bashkėshorti juaj. Ėshtė e vėrtetė kjo dhe nėse po cilat janė arsyet dhe shkaqet qė jua cuan deri kėtu?

    Po, ėshtė e vėrtetė. Kam bėrė njė kėrkesė pėr divorc, dhe ka qenė ky njė vendim i marrė mė shumė vėshtirėsi. Unė kam vitė qė kam njė raport shumė tė vėshtirė me Pirron, njė raport i cili nė njė moment tė caktuar tė jetėve tona ndryshoi, dhe mori njė formė pėr tė cilėn duhet tė jepja njė zgjidhje tė tillė. Por pėr tė arritur deri nė kėtė zgjidhje kanė qenė shumė etapa tė jetės sime dhe ka qenė shumė e vėshtirė, kam qenė e konsultuar, e rrethuar nga miqtė. Kam menduar shumė, shumė, shumė dhe sot nėse kjo gjė bėhet e ditur pėr publikun qė kam kėrkuar divorcin duhet tė mendojnė tė gjithė pėrse e kam bėrė, cmė ka shtyrė qė e kam bėrė dhe sa kohė kam qė kam reflektuar pėr njė vendim tė tillė.

    Na i tregoni tė gjithė kėto.

    Unė kam patur njė jetė tė shkėlqyer, njė dashuri tė jashtėzakonshme, tepėr romantike. Ka qenė njė nga dashuritė qė edhe pėr publikun ka qenė njė nga dashuritė nga ato tė parat qė nuk harrohen, nė bankat e shkollės dhe mendoja, ėndėrroja dhe isha e sigurt qė kjo gjė do tė vazhdonte gjithnjė. Mirėpo jeta tregoi se njerėzit zhvillohen nė kahe tė ndryshme gjatė jetės, ka momente tė vėshtira, mundohemi tė rregullojmė gabimet, mundohemi ti pėrshtatemi njėri-tjetrit deri nė njė pikė ku nuk mban mė dhe shikon qė rrugėt janė hapur shumė dhe janė devijuar nga njėri-tjetri. Historia ime me Pirron ka qenė njė nga mė tė bukurat, deri nė 2005 kur Pirro vendosi qė tė shkonte tė frekuentonte Shqipėrinė dhe aty tė mundohej tė zhvillohej nga ana profesionale. Ky ka qenė njė vendim qė ne e morėm sėbashku dhe isha absolutisht dakord pėr njė gjė tė tillė, pėr arsye se Pirro ėshtė njė djalė shumė i talentuar, i cili ka ėndrra tė jashtėzakonshme pėr tė arritur nė fushėn e muzikės dhe ka talentin e duhur pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, ndaj ka qenė njė vendim i dyfishtė, dhe uėn isha shumė e lumtur qė Pirro ndante jetėn e tij ndėrmjet Tiranės qė e do aq shumė dhe Parisit. Deri nė momentin kur kėto ndarje ishin shumė tė gjata pėr arsye se edhe unė profesionalisht duhet tė udhėtoja jashtėzakonisht shumė, dhe frekuentimi qė Pirro bėnte nė Tiranė nuk ishte mė si mė pėrpara por zgjaste jashtėzakonisht shumė. Atėherė filluan edhe carjet e para tė familjes sonė. Jam munduar dhe jemi munduar ti riparojmė, ju mund tė imagjinoni qė kėto ndarjet e gjata sjellin edhe pasojat e tyre. Disa herė jemi munduar ti riparojmė duke filluar nga e para, kemi thėnė pėr arsye se na dukej e cuditshme qė ne qė ndanim gjithcka bashkė dhe ishim shumė tė lumtur nuk arrinim mė tė gjenim gjuhėn e pėrbashkėt. Kanė qenė nga tė dy palėt shumė pėrpjekje pėr ta rifilluar nga e para, deri nė momentin kur nė dhjetor tė 2007 Pirro me vullnetin e tij vendosi tė ikė pėr herė tė parė dhe tė fundit pėrfundimisht nga shtėpia, nga familja, kur them shtėpia nga Parisi. Ishte vullneti i tij, ishin lutjet e mia pėr mos ta bėrė njė gjė tė tillė, por e pashė qė ai vendim ishte pjekur nė kokėn e Pirros dhe ai duhet ta realizonte. Qė nga ky moment, pra, 27 dhjetori 2007 unė Pirron nuk e kam parė mė, nuk kam folur kurrė me tė dhe nuk jemi takuar asnjėherė.

    Keni tentuar ta bėni?

    Kemi tentuar nė mes miqve tė pėrbashkėt tė mundohemi edhe njėherė ta riparojmė njė gjė tė tillė, por me sa duket kishtė ardhur njė moment ku ishte e vėshtirė tė riparoje, pasi vendimi i Pirros pėr tė ikur pėrfundimisht ishte vėrtet shumė i pjekur dhe unė nuk kisha asnjė rrugėdalje tjetėr vecse ta pranoja njė gjė tė tillė. Ndaj dhe sot ėshtė e hera e parė qė po ju them qė nuk kam dashur kurrė qė familja ime tė prekej dhe tė prishej. Isha gati tė bėja cdo lloj sakrifice pėr arsye se familja ėshtė pėr mua gjėja mė e shtrenjtė dhe ka qenė burimi i qetėsisė sime shpirtėrore, ka qenė burimi dhe frymėzimi qė unė kisha. Shkoja dy ditė nė shtėpi, ndoshta vetėm 24 orė, merrja atė ngrohtėsi qė mė jepte Pirro dhe djali dhe shkoja e lumtur nė produksionet e mia. Ishtė shumė e vėshtirė pėr mua dhe ka qenė njė moment tepėr, tepėr i vėshtirė qė tė pranoja qė kjo familje nuk ekzistonte mė. Kanė qenė momente tė vėshtira. Ku unė humba zėrin dhe kam anulluar shumė kontrata, tė cilat ndoshta i keni ndjekur edhe nė shtyp. Asnjėherė nuk kam thėnė tė vėrtetėn, kam thėnė e sėmurė, me grip, nuk kam thėnė arsyen e vėrtetė pėr arsye se ajo ishte jeta ime private dhe kėtu asnjėri nuk me prekte kėtė jetė private, u mbylla nė vetvete nuk e tregova kurrė as nė shtypin shqiptar. E mbajta nė heshtjen, nė dhimbjen time pėr familjen tonė, pėr dashurinė tonė dhe pėr djalin tonė.

    Ju cilėsoni si arsyen kryesore faktin qė Pirro u largua nga shtėpia. Por kanė qenė tė shumta edhe komentet e tjera nė shtypin shqiptar si p.sh edhe pse Pirro ka deklaruar qė jetonte nė shkėlqimin tuaj dhe jo nė hijen tuaj, por ėshtė komentuar nė shtyp se ai ka patur njė depresion tė rėndė pėr shkak tė pamundėsive tė talentit tė tij pėr tė vazhduar mė tej. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?



    Unė kam qenė shumė e lumtur kur Pirro ėshtė shprehur nė kėtė mėnyrė se mė dukej njė nga shprehjet mė tė bukura qė mund tė tė bėjė njė bashkėshort qė tė do, dhe njė burrė fundja fundit. Duhet tė kuptojmė dicka, pozicioni i njė burri qė rri nėn shkėlqimin e njė gruaje nė karrierė nuk ėshtė shumė komod, sidomos pėr mentalitetin dhe temperamentin ballkanik dhe mediterran, por qoftė edhe kėtu nė Francė. Ėshtė shumė e vėshtirė pėr njė burrė qė gjithnjė tė jetė burri i ... atėherė ndoshta Pirro nė fillim e ka pranuar dhe ka qenė shumė i lumtur por mė pas ndoshta ka qenė njė lloj handikapi pėr personalitetin e tij dhe ndoshta kjo e ka vrarė dhe erdhi deri nė momentin ku donte ta abandononte tė qėnit nėn shkėlqimin e gruas dhe tė merrte shkėlqimin e tij personal, qė nė aspektin si artiste e kuptoj jashtėzakonisht mirė. Ėshtė shumė e vėshtirė tė bėsh njė karrierė dhe tė kesh nė krah njė njeri qė je nė njė familje dhe bėni tė dy karrierė, ėshtė njė konkurrencė pa qenė konkurs, ėshtė njė pozitė shumė e vėshtirė dhe ndoshta kjo ėshtė njė nga arsyet qė Pirro donte tė abandanonte pikėrisht kėtė pozitė pėr tė marrė pozitėn e vet nė shoqėri, nė art , me muzikėn e tij dhe pėr tė qenė Pirro Cako.

    Meqė jemi nė komentet e shtypit, flitet prej kohėsh qė Pirro ka njė lidhje tjetėr dashurie me njė vajzė tė cilės i ka kushtuar njė kėngė qė u bė hit verėn e kaluar. Gjitha kėto gjėra thuhen nė shtyp, dhe tani qė flasim thuhet se ėshtė nė njė udhėtim mė vajzėn nė fjalė? A keni komente pėr kėtė?

    Nuk kam komente, pasi nuk mė takon tė komentoj pėr jetėn private tė Pirros, kėto gjėra i kam dėgjuar, gjithnjė janė nė kuadrin e thashethemeve, nė kuadrin e gazetave, unė asgjė nuk di dhe nuk duhet mė ta di njė gjė tė tillė. E vetmja gjė uroj qė Pirro tė jetė i lumtur, qė Pirro tė gjej paqe, tė gjej ekuilibėr nė jetėn e tij dhe tė jetė i dashuruar.

    Nė shtypin shqiptar ėshtė komentuar se keni qenė ju arsyeja dhe shkaktarja kryesore e prishjes sė martesės suaj.


    Pasi kam bėrė pėrpjekje qė kjo kėrkesė tė ishte nga tė dy palėt, por me sa duket nuk pranuan nga pala tjetėr, ėshtė njė vendim i menduar, i reflektuar, i konsultuar me miq, me specialistė dhe nė radhė tė parė me zemrėn time. Kam tentuar qė kjo kėrkesė tė ishtė nga tė dy palėt pėr arsye se mendoja qė edhe Pirro kishte kėtė dėshirė qė ne tė shkėputeshim ligjėrisht dhe ajo ishte bėrė dhe ne vetėm duhet tė ligjėrojmė shkėputjen tonė. E pashė qė nuk kishte mė vend pėr pėrpjekje, gota ishte thyer dhe gjithė kohės ishim munduar ti ngjisnim copėzat por tani nuk i gjenim mė. Nė qoftė se doni tė dini formulimin qė unė i kam bėrė padisė ėshtė pėr shkak se ne nuk jetonim mė sėbashku, martesa e ka humbur kuptimin. Nuk ėshtė absolutisht, ėshtė kėrkesa mė paqėsore qė mund tė ekzistojė pėr tė ligjėruar atė qė ka ndodhur.

    Nė shtypin shqiptar lakoheni ju si shkaktare e prishjes sė martesės pėr shkak tė njė marrėdhėnie tjetėr qė keni. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?

    Ėshtė njė mashtrim, njė deformim i tė vėrtetės. Dhė unė sot pėrpara jush dua vėrtet tė vendosen gjėrat nė vend. Nuk mund tė abuzohet me njė tregim tė tillė pėr shkak se nuk qėndron aspak. Ndoshta u ashpėrsova pėr tė treguar pikėrisht se sa mė ka prekur ky informacion i cili ka qenė edhe lajtmotivi i gjitha shkrimeve nė gazetat shqiptare. Pėr asnjė gjė nė botė, pėr asnjė njeri nė botė nuk do kisha prishur familjen time, nuk do ta kisha prishur as 20 vjece, nė atė moment kur nuk mendojmė shumė, dhe jo sot qė pėr mua ka qenė burimi i frymėzimit tim dhe burimi i gjithckaje tė bukur qė unė kisha qoftė nė jetėn time private, qoftė nė profesionin tim. Dhe unė kurrė nuk kam vėnė profesionin mbi familjen, dhe tė dyja jam munduar ti ekuilibroj dhe ti menaxhoj tė dyja qė ato tė rrinin dhe tė frymėzonin njėra-tjetrėn. Kjo ėshtė njė gjė qė nuk mund ta mbaj mbi supe, ėshtė njė gjė e padrejtė. Nė kėto momente kam vetėm gati njė urrjetje pėr ato njerėz qė nuk dinė tė respektojnė punėn dhe jetėn e njė njeriu qė mundohet tė bėjė mirė nė jetė, qė mundohet tė punoj me ndershmėrinė mė tė madhe, me sakrificat mė tė mėdha dhe mė nė fund tė ketė dhe tė mbaj mbi supe njė thashethem i cili ėshtė krejtėsisht i gėnjeshtėrt.

    Meqė juve ju pėlqen tė vini pikat mbi I, kush ėshtė Zoti Ethem Ramadani pėr ju, ku dhe si e keni njohur?


    Zoti Ramadani ėshtė lakuar gjithė kėtė periudhe nė gazetat shqiptare. Nė radhė tė parė mė ka ardhur keq mėnyra se si ėshtė komentuar ky personazh. Nė muajin mars kur ndodhi historia e Gėrdecit dhe mė pas kam lexuar pėr herė tė parė si zoti Ramadani erdhi me dėshirėn e tij nė Shqipėri pėr tė kontribuar nė atė katastrofė dhė pėr tė ndihmuar sadopak ato familje tė varfra qė kishin humbur gjithcka. Ka bėrė pėrpjekje tė jashtėzakonshme humanitare nė Shqipėri, nė Kosovė pėr gjithė shqiptarėt kudo qė janė, dhe kanė qėnė kėto, gjithmonė anonime, pėpjekje tė tij personale, tė pakomentuara nga shtypi dhe do tė thoja qė zoti Ramadani ėshtė njė nga filantropėt mė tė vullnetshėm shqiptarė, gjėra qė nuk i kemi parė diku, dhe mė pas ai bėri njė xhest tė jashtėzakonshėm duke dhėnė disa cmime pėr 15 artistė shqiptarė. Ishte njė xhest qė nuk kishte precedencė, ishtė njė xhest nga mė tė bukurat qė mund ti bėhet njė artisti, i cili ka bėrė njė karrierė dhe ėshtė paguar shumė pak pėr atė qė ka bėrė, sot ėshtė pensionist, bėhėt njė njeri i zakonshėm, njė njeri qė ndoshta duhet tė numėroj dhe paratė nė fund tė muajit, dhe papritmas njė njeri humanitarė kėrkon qė kėtyre njerėzve tu jap njė shpėrblim modest, duke qenė se kėto njerėz kishin ndėrtuar nė vite njė konto emocionale nė kėtė njeri. Pra, ishte njė xhest i jashtėzakonshėm qė nuk e kishim parė mė parė. Nuk e kam njohur zotin Ramadani absolutisht nė kėtė periudhė, vetėm kam dėgjuar dhe njohja me tė ka qenė rastėsisht nė fund tė muajit shtator nė njė festė familjare, dhe mė pas jemi takuar nė muajin tetor tė vitit 2008 pikėrisht pėr tė marrė njė vendim tė pėrbashkėt nė krijimin e njė fondacioni shqiptar, i cili do ndihmonte mė nė fund talentet e reja, njė fondacion qė filloi tė lėshontė bulėzat e para tė kėtyre iniciativave qė gjithmonė i kisha ėndėrruar dhe nuk i realizoja dot, dhe nė kėtė rast ishtė njė takim shumė i rėndėsishėm i cili ėshtė bėrė me 5 tetor kėtu nė Paris dhe ėshtė njė nga takimet mė tė bukura, nė kuptimin si mund tė bėhet arti pjesė e biznesit dhe e kundėrta biznesi tė ndihmojė artin. Ka qenė njė nga ėndrrat e mia pėr tė realizuar disa projekte duke qenė se gjithnjė mė ėshtė varur mbi supe slogani i misionares sė artit shqiptar kudo nė botė dhe gjithnjė ndjehesha nė pamundėsi pėr tė realizuar projekte, tė cilat nė Shqipėri ndoshta kushtojnė shumė dhe sot pėr sot shteti shqiptar nuk ėshtė nė gjendje qė ti realizojė. Duke parė ndjenjėn e filantropizmit tek zoti Ramadani i kėrkova dhe personaliteti im, dėshirat e mia dhe ajo iniciativė qė kishte filluar prej kohėsh tė flinte nė mendjen time, pashė qė ishtė njė njeri qė mund ti realizonte kėto gjėra, dhe atij i filluan bulėzat e para tė kėtij fondacioni. Sot pėr sot ėshtė njė fondacion qė ende nuk e kemi shpallur nė shtyp pėr arsye se shtypi nuk na la kohė qė ta bėnim kėtė pasi na vuri epitetet tė tjera tė cilat duhet ti sqarojmė pėrpara njė kauze kaq tė rėndėsishme sic ėshtė kjo e fondacionit. Nė kėtė rast kemi ndėrtuar bordin ku bėjnė pjesė intelektualėt mė tė shquar shqiptarė, jo vetėm nė Shqipėri por kudo ku flitet shqip. Duke qenė se ėshtė njė kombinim i shkėlqyer mes artit dhe biznesit nuk ngelet vetėm nė kuadrin e biznesmenit Ramadani, por ėshtė njė iniciativė qė po shtrihet edhe nė biznese tė tjera, pra, do tė jetė njė fondacion i shkėlqyer pėr artin shqiptar dhe pėr tė ndihmuar iniciativat private, gjėra qė janė shumė tė vėshtira pėr tu realizuar nė Shqipėri. Ideja ime ka qenė kjo, kur kam ardhur nė Francė pėr herė tė parė, kam ardhur me 50 dollarė dhe nuk kisha ku tė mbėshtetesha pėr tė realizuar ėndrrėn time, pėr tė ardhur sot dhe pėr tė kėnduar nė operėn e Parisit, dhe unė e di sa talente ka Shqipėria, unė e di sa mundėsira janė nė kėtė popull kaq tė talentuar pėr tė bėrė dicka, por gjithmonė mungon mbėshtetja. Dhe kėtė mbėshtetje unė kam dashur gjithmonė ta kem, por financiarisht nuk ia kam arritur qėllimit dhe ky ishte kombinimi dhe ishte takimi me 5 tetor, i imi dhe i zotit Ramadani. Pra, ne sot flasim pėr njė fondacion shumė tė rėndėsishėm dhe nėse shtypi shqiptar, dhe nėse thashethemet duan ta kombinojnė dhe duan tė flasin qė prishja e familjes sime ka ardhur nga mua dhe pikėrisht nga kjo lidhje, ėshtė komplet e gėnjeshtėrt.

    Meqė kemi ardhur nė fund tė kėtij rrėfimi pėr cfarė ju vjen mė tepėr keq nė gjithė kėtė histori?


    Sigurisht qė mė vjen keq nė radhė tė parė pėr thyerjen e ėndrrės qė njė dashuri duhet tė jetojė pėrgjithnjė, gjė qė unė mendoja qė e kisha, por ja qė cdo gjė paska limitin e vet dhe gjėrat ndryshojnė nė jetė. Kjo ėshtė gjėja qė mė vret mė shumė dhe kjo ėshtė dhimbja qė unė kam.

    Inva si e shikoni tė ardhmen tuaj tani dhe cfarė kėrkoni mė tepėr nga jeta?


    Nė gjithė kėtė histori personi i cili ėshtė lėnduar dhe po lėndohet nga kjo ndarje ėshtė djali, ėshtė Antoni, dhe ka qenė njė moment shumė i vėshtirė pėr mua pse ndodhi nė familjen tonė tė mrekullueshme, mund tė kishte edhe njė ndarje e cila pėr atė erdhi nė mėnyrė tė papritur pasi djali nuk i dinte gjithė kėto konflikte qė unė kisha me Pirron. Detyra ime kryesore ėshtė qė tė mbroj nė shpirtin e tij atė ndjenjė tė bukur, e cila ėshtė thyer pėr ti parė tė dy prindėrit sėbashku. Gjėja qė unė sot uroj ėshtė qė djali tė rritet pėrkrah babait tė tij dhe do bėj gjithcka pėr kėtė, tė rritet pėrkrah babait tė tij pėr tu bėrė burrė, dhe pėrkrah nėnės sė tij pėr ti dhėnė zemėr.

    Inva ju falenderoj pėr gjithcka na treguat. Pėr kėtė rrėfim tė sinqertė dhė pėr gjithė emocionet qė na transmetuat duke rrėfyėr nė kėtė mėnyrė jetėn tuaj.

    Unė ju falenderoj pa masė pėr ardhjen tuaj, pėr interesimin qė keni pėr artistin shqiptar dhe pėr emocionin qė ju patėt nė rrėfimet e mia.

    Intervistoi: ENI VASILI
    ALSAT
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #29
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Njė disk me arie klasike nga Inva Mula

    Ėndrra e bukur e Inva Mulės

    "Inva Mula - Il Bel Sogno", Botimet Virgin Classics. Sapo ėshtė hedhur nė qarkullim kjo CD me repertor frėng dhe italian, tė regjistruara me Orkestrėn Filarmonike tė Zagrebit (Zagreb Philharmonic Orchestra), nėn drejtimin e Ivo Lipanovic-it.

    Sopranoja shqiptare sapo ka hapur sezonin 2009-'10 tė Operės sė Parisit me rolin kryesor nė "Mireille", operė tragjike e shek. tė XIX kompozuar nga Charles Gounod, histori e shkruar nga poeti i provansės, nobelisti Frederik Mistral. Njė dashuri e papėrmbushur midis Mirelės, njė vajzė e pasur dhe Vinsentit, njė djalė i varfėr.

    Deri mė 14 tetor, Mula kėndon historinė e Mirelės nė Palais Garnier, njė vepėr qė rrallė vihet nė skenė, e zgjedhur pėr simbolikė nga Nicolas Jowl, njėherėsh regjisor, pėr tė inauguruar mandatin e tij nė krye tė Operės sė Parisit. Pikėrisht tek kjo operė Mula e ka filluar karrierėn si koriste para se tė bėhej "diva".

    Albumi "Il bel sogno" hapet me dy arie nga "Mireille": "Trahir Vincent" dhe "Voici la vaste". Sėrish nga Gounod-ja, prej operės "Faust", ajo kėndon ariet "Il etait un roi de Thule.. Ah! je ris" dhe "Il ne revient pas". Nga Massenet arien "Adieu, notre petite table" nga opera "Manon" dhe "Dis moi que je suis belle" nga "Thais".
    Kaq ėshtė repertori frėng, pėr kėto dhe pėr tė tjera jashtė kėtij albumi, Inva Mula ėshtė cilėsuar "njė nga mė tė mirat soprano "frėnge" tė ditėve tė sotme."

    Puccini zė vend kryesor me ariet "Chi il bel sogno di Doretta" aria e Magdės nga opera "La Rondine", arie qė i ka dhėnė emrin albumit tė Mulės; dy arie nga "La Boheme", "Si, mi chiamano Mimi" dhe "Donde lieta usci", dhe nga opera buffa "Gianni Schicchi" arien e mrekullueshme "O mio babbino caro".

    Dhe nė fund Verdi jo arie nga tjetėr opera se "La traviata": "Addio del passato" dhe "Č strano! č strano!...Ah! fors č lui".
    Janė tė gjithė personazhe femėrorė, tė cilave Mula u jep ndjeshmėri tė zjarrtė dhe dinjitetin e plagosur tė heroinave tė sakrifikuara.



    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Pa kja na paska zbardh faqen,i lumte goja Inva Mules dhe te rroje sa malet tona,e pershendes nga zemra.

  11. #31
    Inva Mula pushton "Campoamor" me tingujt shqiptarė

    Sopranoja e njohur shqiptare rikthehet nė skenėn e teatrit "Campoamor" tė Asturias. Koncerti i saj recital mė 27 janar ėshtė pritur me entuziazėm nga publiku dhe mediat spanjolle. Sopranoja Inva Mula kishte zgjedhur qė nė kėtė recital tė shumėpritur pėr dashamirėsit e saj nė Spanjė tė shoqėrohej nga njė tjetėr shqiptar, pianisti Genc Tukiēi.

    Mungesa e Mulės nė stafin e interpretėve tė "La Bohčme"-ės sė Puccini-t nė sezonin e kaluar artistik nė operėn e Oviedos, mediat spanjolle e quajtėn si borxh qė ajo i kishte publikut asturian. Prezenca e shqiptares nė rolin e Mimisė nė kėtė opera, garantonte sukses tė plotė tė pjesės. Dhe tė mėrkurėn, kur ajo i 'lau borxhin' qė i kishte Oviedos, u demonstrua pėrse prania e saj do tė thotė sukses. Dy ariet qė i pėrkasin kėsaj opere e qė ishin nė pjesėn e parė tė programit tė recitalit tė saj, e bėnė pėr vete publikun i cili kishte mbushur vendet e sallės.

    Me sfond tė sė kaluarės sė "Campoamor" dhe kostum tė zi, Mula e hapi programin e recitalit me "Tri sonetet e Petrarch", qė mbajnė firmėn e Franz Liszt. Nė repertorin e kėngėve ndėr tė tjera kishte zgjedhur dhe "Pace non trovo", "Benedetto sia'l giorno", "I'vidi in terra angelici costumi". "D'onde lieta usci", aria qendrore e Mimit nė aktin e tretė tė "La Bohčme", mbylli pjesės sė parė tė koncertit. Pas pushimit, pianisti shqiptar Genc Tukiēi luajti disa "Variacione mbi njė temė shqiptare", duke paralajmėruar kėshtu muzikėn popullore, me tė cilėn Mula, tashmė e veshur me rroba ngjyrė bezhė, habiti, surprizoi dhe bėri pėr vete audiencėn. Pesė kėngėt me tė cilat sopranoja jonė pėrshkroi nė Asturias folklorin e vendit tonė, i paraprinė "Variacioneve me temė spanjolle", pėrsėri tė luajtura nga Genc Tukiēi. Pas muzikės popullore Mula iu rikthye edhe njėherė klasikes, duke interpretuar pesė kėngė tė tilla tashmė nė spanjisht. Ky ėshtė koncerti i fundit recital nė Operan e Oviedos, nė pritje tė sezonit tė ardhshėm tė Inva Mulės.

    GSH/BalkanWeb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a mund te dime se cileve artiste (15 thote Inva) zoti ramadani u ka dhene cmime dhe cfar kuptojne keto cmime?

    suksese Inves..

    do ishte mire qe ajo te dije te trajtoje nje problem qe lind mbas ndarjes se saje me cakon..

    qe femija e saje.. te kete mundesi te ledhatohet edhe nga cakua vete.. po dhe nga gaqua me grua sikurse nga avniu me grua..

    kjo eshte art me vehte..

  13. #33
    Sopranoja Inva Mula, dirigjenti Ermir Krantja, tenori Josif Gjipali janė disa nga artistėt e njohur shqiptarė, me tė cilėt Teatri Kombėtar i Operės dhe Baletit do tė hapė siparin e sezonit artistik tetor-dhjetor 2010. Nga data 1 deri mė 6 tetor nė skenėn e kėtij teatri do tė ngjitet premiera e operės "Pėrrallat e Hoffmanit" me libret tė Jacques Offenbach. Kjo do shėnoje edhe njė rikthim tė sopranos sė njohur Inva Mula nė skenėn shqiptare, e cila kėtė radhė do jetė edhe regjisorja e kėsaj pjese. Njė tjetėr figurė e artit shqiptar, qė do tė ngjitet nė skenėn e Teatrit tė Operės gjatė kėtij sezoni, do tė jetė edhe dirigjenti Ermir Krantja, i cili do tė vijė nė Tiranė pėr tė drejtuar orkestrėn pėr njė koncert qė do tė mbahet pėr nder tė sopranos Tefta Tashko Koēo nė 100-vjetorin e lindjes sė saj. Ky koncert i parashikuar tė mbahet mė 25 tetor, do tė ketė nė program repertorin e sopranos sė madhe lirike shqiptare. Kalendari artistik i Teatrit tė Operės dhe Baletit deri mė dhjetor tė kėtij viti parashikon edhe aktivitete tė tjera si premierėn e operės "Othello", njė bashkėpunim ndėrmjet Teatrit "Verdi" tė Triestes, Operės sė Splitit dhe TOB-it.

    BalkanWeb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #34
    TKOB, Inva Mula rikthehet magjishėm nė shtėpi

    Kur gjithė salla u ngrit nė kėmbė duke e duatrokitur, Inva Mula u gjunjėzua ne skenė dhe shijoi pėr disa sekonda atė reagim tė publikut qė duket se i kishte munguar pėr gati 20 vite. Sopranoja interpretoi me nivel artistik tre role nė premierėn absolute tė operės “Pėrrallat e Hofmanit” , duke kapėrcyer nė kėtė rikthim nė Tiranė, njė aventurė profesionale.
    Inva Mula: “Jam shumė e lumtur qė shijova duartrokitjet e ngrohta tė publikut. Kjo ishte njė aventurė pėr mua, por merita ėshtė e tė gjithė stafit”.
    Mula u shfaq nė skenė me rolin e parė, atė tė Olimpias, kulmin e tre kantatave e preku me rolin kryesor tė Antonias, dhe e mbylli me kurtizanen Xhulieta, tė treja tė dashurat e poetit Hofman interpretuar nga Luka Lombardi. Njė provė e kaluar me sukeses edhe pėr mexosopranon Vikena Kamenica, me njė rol qė e mbajti gjatė gjithė kohės nė skenė. Bas baritone, Nikolas Kavalier u mirėprit gjithashtu nga publiku shqiptar. “Pėrrallat e Hofmanit” me regji tė francezit Stefan Rosh, do tė shfaqet deri mė 7 tetor, ndėrsa sopranoja Inva Mula do tė interpretojė edhe tė dielėn. Opera e cila ēeli sezonin nė Tiranė, pėrveē muzikės sė mrekullueshme tė Zhak Ofenbah, dhe atmosferės tė fillim shekullit tė 19- tė, ishte njė risi sa i takon vėnies sė veprave franceze e mbėshtetur nga banka Societe Generale.
    Hubert De Saint Jean: “Ishte njė shkėlqim kjo vepėr qė erdhi nė Tiranė. Kėtė lloj shkėlqimi pėrpiqet tė pėrcjellė nė Tiranė “Societe General”.

    Klan TV
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #35
    Inva Mula, sukses me Violetėn nė Kinė

    Sopranoja me famė botėrore Inva Mula ka korrur pėrsėri duartrokitjet dhe admirimin e artdashėsve kinezė, kėtė herė me interpretimin e shkėlqyer nė rolin e Violetės, nė operėn “Traviata” tė Xhuzepe Verdit. Vėnė nė skenė nga Teatri Nacional i Artit nė Pekin, nė njė version krejt tė ri, nga Henning Brokhaus, regjisor dhe dramaturg i famshėm gjerman, opera e njohur e Verdit ka qenė njė surprizė e bukur pėr sopranon shqiptare, e cila pėrveē njė skene moderne dhe origjinale, ka gjetur si pjesė tė ekipit edhe mjeshtrin e madh tė kėngės lirike, baritonin spanjoll Huan Pons, me tė cilin ka pasur disa bashkėpunime. Inva Mula ka performuar nė rolin e Violetės nė dy shfaqje, ku natėn e parė ka pasur si partner nė rolin e Alfredos, tenorin e ri, por tė spikatur italian, Leonardo Caimi dhe Huan Pons nė rolin e babait tė Alfredos. Ndėrsa nė natėn e dytė, pėrkrah Inva Mulės kanė interpretuar dy nga artistėt mė tė shquar kinezė tė Teatrit tė Operės, Ding Yi dhe Liao Chaoyong. Siē ėshtė shprehur vetė Inva pėr shtypin e kėtushėm, produksioni i “Traviatės” nga Teatri Nacional i Pekinit ka qenė njė ndėr mė tė mirėt qė janė vėnė nė skenat botėrore. Njė ndėr risitė e tij ka qenė efekti i veēantė vizual, me skenėn qė ndryshohej si nė njė prodhim kinematografik, ndėrsa njė pasqyrė 246 m2 nė sfond, siē thotė Inva, pėr herė tė parė i ka dhėnė mundėsinė qė njėkohėsisht me spektatorėt, tė shikojė edhe interpretimin e saj, duke krijuar njė kontakt mė tė afėrt me publikun. Por Inva Mula flet me admirim edhe pėr nivelin e lartė tė interpretimit tė korit tė Teatrit tė Operės kineze, pėr ekzekutimin perfekt tė orkestrės dhe dirigjentin e saj, bashkėpunimi me tė cilėt bėri tė mundur triumfin e padiskutueshėm si protagoniste kryesore nė kėtė eveniment tė rrallė artistik. Nė fund tė dy shfaqjeve, sopranoja jonė ėshtė duartrokitur gjatė nga publiku jo vetėm pėr vokalin e shkėlqyer, por edhe interpretimin dramatik dhe plot ndjenjė tė Violetės.
    Media kineze e ka vlerėsuar si surprizėn mė tė madhe dhe mė tė bukur pjesėmarrjen e sopranos shqiptare nė rolin e Violetės nė operėn “Tranviata” dhe ėshtė ndalur gjatė nė karrierėn e saj artistike, duke theksuar faktin se Inva Mula ka lindur dhe ėshtė formuar si artiste nė Shqipėri, nė njė familje artistėsh, ndėrsa sot, nė gati 30 vjet tė jetės artistike, ajo ka arritur majat mė tė larta tė operės botėrore, duke interpretuar pėrkrah artistėve mė tė mėdhenj nė skenat mė tė famshme tė botės. Por artistja shqiptare gjatė ditėve tė qėndrimit nė Pekin ka treguar edhe pėr ndjenjat e miqėsisė qė ushqen pėr popullin kinez, aq sa gjatė njė konference shtypi i ka habitur gazetarėt e pranishėm kur ka filluar tė kėndojė njė kėngė kineze tė viteve ‘60, tė cilėn e kishte mėsuar nga babai i saj, Avni Mula. Pėr mė tepėr, ajo tregoi se sot ka njė mik kinez, babai i tė cilit gjithashtu dikur kishte qenė mik me babanė e saj dhe qė ajo e mėsoi rastėsisht nga njė fotografi qė i tregoi miku i saj kinez. Njė miqėsi, qė siē u tha Inva gazetarėve, ka vazhduar nga njėri brez tek tjetri. Kjo ėshtė hera e tretė qė artistja shqiptare Inva Mula vjen nė Pekin dhe performon pėr publikun kinez. Pėr herė tė parė, nė vitin 2003, ka marrė pjesė nė njė festival ndėrkombėtar tė muzikės dhe njė vit mė vonė po nė njė tjetėr festival ka qenė protagoniste kryesore nė operėn “Romeo dhe Zhuljeta”, me rolin e Zhuljetės. Inva Mula ka vendosur tashmė njė bashkėpunim konstant me institucionet artistike nė Kinė, duke prezantuar tek artdashėsit kinezė, jo vetėm njė artiste shqiptare tė pėrmasave ndėrkombėtare, por edhe duke ringjallur traditėn e shkėmbimeve artistike mes dy vendeve.

    Pėrgatiti Iljaz Spahiu
    Pekin, mė 20 shkurt 2011

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. #36
    Inva Mula: Pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė do bėj njė aktivitet madhėshtor

    Pasi ka bėrė njė vizitė disa ditore nė Shqipėri, artistja e famshme Inva Mula nuk e ka lėnė pas dore edhe Kosovėn, sidomos tani qė ka edhe njė arsye mė shumė, tė takojė miqtė edhe familjarėt e z.Ramadani siē e thėrret dhe ajo vetė. Nė intervistėn e mėposhtme artistja shpreh kėndvėshtrimin e saj mbi nivelin e artit shqiptar dhe tregon pėr dashurinė qė ka pėr Kosovėn…
    Zonja Inva, cilat janė arsyet e qėndrimit tuaj nė Kosovė?
    Nė fakt kam ardhur thjesht pėr njė vizitė, ose pėr njė detyrim miqėsor dhe pėr tė takuar disa miq. Gjithmonė kur jam nė Shqipėri kam dėshirė tė vij edhe nė Kosovė.

    Po raportet tuaja me Kosovėn cilat janė?
    Raportet e mia me Kosovėn janė raporte qė kanė ekzistuar gjithnjė. Ju e dini qė babai im ėshtė gjakovar dhe unė qė e vogėl kam dėgjuar pėr Kosovėn. Njė pjesė tė familjes e kam pasur nė Gjakovė, njė pjesė nė Prishtinė dhe kam pasur njė hallė, e cila ma ka ushqyer kėtė dashuri dhe qė pos kėsaj dashurie, ajo kishte edhe njė mall tė madh pėr Kosovėn, sepse gjysma e familjes i kishte ngelur kėtu. E mbaj mend hallėn time, e cila gjithnjė me lot nė sy mė ka folur pėr Kosovėn dhe kjo ishte pjesė e fėmijėrisė sime, sot jam e lumtur qė nuk ka mė lot mes njerėzve tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Komunikimi mes nesh sot ėshtė i mrekullueshėm, falė edhe kėsaj rruge qė kemi. Lidhja ime me Kosovėn ėshtė njė lidhje qė ėshtė brenda vetes sime.

    Kjo mė shumė ndoshta tani qė keni krijuar dhe njė lidhje tė rėndėsishme, ose tė them ndryshe jeni bėrė nuse e Kosovės?
    Sigurisht qė kjo shton atė intensitetin e miqėsisė qė ne kemi, por nuk ėshtė ajo kryesorja. Nuk ėshtė qė kjo lidhje e ka krijuar, por ndoshta e ka shtuar kėtė dashuri pėr Kosovėn. Unė sot kam mė shumė miq. Zoti Ramadani, ka njė rend tė gjerė shoqėror dhe familjar dhe mė vjen shumė mirė qė ajo dashuri qė unė kam pasur, ėshtė intensifikuar edhe me kėtė lidhje.
    Sa mendoni qė njiheni nė Kosovė?
    Kudo qė jam unė kam edhe fansat e mi, nė mesin e tė cilėve janė edhe shumė tė rinj kosovarė. Unė nuk e kam ndarė asnjėherė publikun nga Shqipėria dhe publikun nga Kosova. Ai ėshtė tepėr i pranishėm. Mendoj se nė Kosovė njerėzit vėrtet mė ēmojnė dhe unė ju detyrohem. Prezenca ime artistike ėshtė pak e mangėt kėtu...

    Ndoshta kjo edhe pėr shkak tė mungesės sė njė tradite nė muzikėn klasike?
    Kėrkesa kam pasur, por ndoshta kjo ka ndodhur mė shumė pėr shkak tė axhendės sime tė ngjeshur. Unė edhe nė Shqipėri kur kam pasur aktivitete, gjithmonė kam thėnė se vepra ime ėshtė ajo qė unė bėj jashtė vendit. Nė kėtė rast edhe emocioni dhe pėrjetimi ėshtė gjithmonė mė i madh dhe edhe shqiptarėt ndjehen mė krenarė. Nė konceptin tim ėshtė qė shqiptarėt tė ndjehen krenarė mė atė qė unė krijoj nė botė, sikurse edhe unė ndjehem krenare me tė arriturat e shqiptarėve tė tjerė nė botė.

    Zonja Inva, mė thoni cilat janė projektet tuaja sot?
    Gjatė kėtij muaji do tė qėndroj pak mė gjatė nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Ėshtė njė lloj pushimi qė i kam dhėnė vetės. Kėtė herė do tė jem mė shumė me familjen. Nėse dikur kam qėndruar mė sė gjati pesė ditė, tani do tė rri gati njė muaj. Por i kam realizuar tashmė dy projekte nė Francė, tė cilat qenė tė gjata e tė vėshtira dhe mė kanė kėrkuar shumė mund. Njėra nė operėn e Parisit dhe tjetra nė operėn e Avinjonit tė Francės.
    Nė janar sėrish i filloj aktivitetet, duke nisur me operėn e Vjenės, atė tė Barcelonės dhe nė operėn e Parisit, pėr t'i vazhduar aktivitetet nė muajt e verės, me festivalet e rėndėsishme tė Dubrovnikut dhe Lubjanės, nė shtator jam nė operėn e Bolonjės e kėshtu me radhė. Pa harruar sigurisht se viti i sivjetshėm ėshtė njė vit i rėndėsishėm, njė vit jubilar. Nėntori ėshtė muaji i 100-vjetorit tė pavarėsisė dhe kėtė muaj e kam lėnė tė lirė pėr t'iu kushtuar aktiviteteve tė shėnimit tė kėsaj date, nė Shqipėri dhe pse jo edhe nė Kosovė. Dua tė bėj njė aktivitet madhėshtor qė do tė pėrfshijė edhe artistė tė tjerė. Njė prodhim timin jo vetėm si interprete, por edhe si koncept, kjo pėr tė bėrė detyrėn dhe borxhin qė unė kam ndaj kombit.

    Edhe njė pyetje pėr nivelin e kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, si iu duket?
    Koncepti i kulturės shqiptare ėshtė shumė i gjerė. Unė them se ne duhet tė analizojmė, tė studiojmė se pse kultura shqiptare ka pėsuar kaq dėme, nė pėrgjithėsi. Nėse do tė flas pėr kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi, duhet tė flas pėr kulturėn qė zhvillohet jo vetėm nė Shqipėri, por edhe pėr atė qė zhvillohet jashtė trojeve shqiptare. Vetė historia jonė ka qenė njė histori e dhimbshme qė e ka ndarė kombin. Kultura nė Shqipėri ka pėsuar njė goditje tė madhe nė kohėn e diktaturės, duke qenė e orientuar nga realizmi socialist dhe nė atė kohė, shumė artistė detyroheshin qė tė krijonin sipas diktateve.
    Tani ėshtė momenti qė shqiptari tė shprehet lirshėm. Unė kujtoj se shqiptarėt nė pėrgjithėsi janė shumė tė talentuar. Ndoshta populli shqiptar do tė rimėkėmbėt edhe nga ana financiare, tė jetojė mė mirė dhe ta shprehė talentin e tij, pa censurė, ashtu siē e meriton.
    Gjatė kohėve tė fundit ka pasur disa artistė qė me vlerat e tyre kanė depėrtuar suksesshėm nė botė, duke e kthyer vėmendjen e opinionit botėror pėr vlera tė qėndrueshme tė kulturės shqiptare.
    Artisti ka njė rol shumė tė rėndėsishėm dhe nuk pėrfaqėson vetėm vetveten, por edhe kulturėn e kombit tė vet. Artisti ka njė detyrim, i cili i kthehet nė pasqyrė si vlerė e kombit tė vet. Unė e kam provuar mbi supet e mia. Kam pasur shumė paragjykime, sepse bota nuk e njihte artin shqiptar. Kam marrė mbi supe diēka pėr tė cilėn nuk isha e pėrgatitur, por qė mu vu mbi supe dhe jam shumė e lumtur qė sot ka artistė nga Shqipėria dhe nga Kosova, qė i pėrfaqėsojnė denjėsisht vlerat e artit shqiptar nė botė. Ne jemi ambasadorėt e kulturės shqiptare dhe ata qė e pėrēojmė mesazhin shumė shpejt. Arti e ka kėtė veti, qė ėshtė njė mesazh imediat, i momentit. Atė qė politika duhet ta bėjė pėr vite pėr kombin e vet, njė artist e bėn vetėm me njė performancė.
    Marrė nga "Zėri i Kosovės".- GSH
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #37
    Inva Mula, Rikthimi nė skenė1 muaj pas lindjes

    Sopranoja Inva Mula edhe pse ėshtė duke pritur ardhjen nė jetė tė vajzės sė saj tė parė me bashkėshortin Et’hem Ramadani, nuk i ka lėnė pas angazhimet e karrierės artistike. Vetėm njė muaj pas lindjes, ajo do tė ngjitet nė skenėn e Festivalit tė Muzikės Klasike “Choregies Orange” qė zhvillohet nė teatrin antik “Orange”, nė njė nga monumentet mė tė bukura nė Francė, qė vjen si dėshmi e epokės romake. Nė kėtė skenė do tė shfaqen nė fillim tė muajit korrik dy nga operat mė tė famshme tė Puēinit, “La Boheme” dhe “Turandot”. Sipas AFP-sė, sopranoja shqiptare Inva Mula do tė interpretojė rolin e saj mė tė dashur, Mimi nė operan “La Boheme” qė ēel dhe festivalin mė 7 korrik. Programi i festivalit ėshtė bėrė publik pak ditė mė parė, ēka do tė thotė dhe rikonfirmim nga ana e Inva Mulės qė do tė jetė pjesė e projektit tė vėnies nė skenė tė kėsaj opere. Ndėrkohė qė duket se sopranoja edhe pse shtatzėnė, ėshtė e angazhuar nė provat e koreanit Myung-Whun Chung qė do tė vėrė nė skenė kėtė opera. “Ylli i skenave operistike, sopranoja Inva Mula ėshtė mėsuar tashmė me rolin e Mimi-t te opera ‘La Boheme”, – shkruan AFP. Kjo opera i ėshtė besuar dirigjentit Jugut Myung-Whun Chung nga Koreja e Jugut, i cili do tė drejtojė Orkestrėn Filarmonike tė Radio-Francės. “Kjo opera qė ndėrthur gėzimin, dashurinė dhe dėshpėrimin, do tė ngjisė nė skenėn e teatrit antik sopranon shqiptare Inva Mula nė krah tė baritonit Tézier Ludovic, si dhe bas-baritonin italian Marco Spotti, i cili pėr herė tė parė merr pjesė nė kėtė festival dhe pėrkrah dy yjeve si Inva Mula dhe Tézier Ludovic”, – shkruan AFP. Festivali operistik “Choregies Orange” zhvillohet nga data 7-31 korrik, por biletat pėr publikun janė shitur tashmė dhe programi i festivalit ėshtė publikuar pak ditė mė parė nė njė konferencė pėr shtyp. Opera tjetėr e Puēinit “Turandot” do tė drejtohet nga Michel Plasson dhe Orkestra Kombėtare e Francės. Programi i festivalit pėrfshin dhe vepra tė tjera nga Mozarti, Rossini, por dhe koncerte tė muzikės lirike. Rezervimet e biletave pėr kėtė festival janė mbyllur qė nė tetor tė 2011-ės. Ky festival ėshtė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme qė daton qė nė vitin 1860 dhe ėshtė festivali mė i vjetėr nė Francė. Skena antike ku zhvillohet ky festival mban rreth 9.000 spektatorė dhe ėshtė njė nga skenat qė renditet nė vendet e para pėr sa i pėrket akustikės. Pėrdorimi i kėsaj skene pėr shfaqje muzikore filloi tė pėrhapej aty rreth vitit 1971 dhe nė kėtė skenė janė ngjitur kėngėtarėt mė tė mėdhenj lirikė tė tė gjitha kohėrave.

    MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #38
    Inva Mula sjell nė jetė Ninėn e vogėl nė klinikėn ku lindi Karla Bruni

    Sopranoja shqiptare me famė botėrore Inva Mula u bė nėnė ditėn e djeshme. Nė orėt e paradites erdhi nė jetė vajza e ēiftit Mula-Ramadani, qė trashėgon emrin e sė gjyshes, e larguar nga jeta nė funddhjetori tė vitit tė kaluar. Inva ka bėrė njė lindje normale dhe Nina e vogėl gėzon shėndet tė plotė. Mėsohet se spitali nė tė cilin sopranoja ka sjellė nė jetė tė bijėn ka qenė ai ku ka lindur edhe gruaja e Presidentit francez, Carla Bruni, nė tetor tė vitit 2011. Bashkėshorti i sopranos, Ethem Ramadani, i cili kishte kohė qė e priste me emocion kėtė lindje, i ka qėndruar pranė gjatė lindjes. Miqtė francezė dhe shqiptarė tė ēiftit i kanė kėnduar vajzės: “Elle est neé la petite Nina”, njė kėngė e improvizuar qė nė shqip pėrkthehet “Lindi Nina e vogėl”. Nina, ėshtė fėmija i dytė i sopranos, pas djalit qė ka nga martesa e parė me kompozitorin dhe kėngėtarin Pirro Ēako.

    Shtatzėnia e Inva Mulės

    Vetėm nė muajin e pestė tė shtatzėnisė u bė publik lajmi se ēifti i ri, Mula-Ramadani, do tė bėheshin prindėr. Kjo sepse Inva pėrherė ka preferuar t’i mbajė tė fshehta ngjarjet nė jetėn e saj private. Nga shumė njerėz, po edhe nga vetė ēifti, shtatzėnia nė moshėn 49-vjeēare u konsiderua si njė mrekulli. Inva Mula dhe Ethem Ramadani janė martuar nė vitin 2009, nė Kėshtjellėn e Davidit, njė nga mė tė bukurat nė Jerusalem, njė ngjarje e cila edhe pse u pėrpoq tė ishte e fshehtė, nuk kaloi pa vėmendjen e duhur nė media. Vetėm njė muaj pas lindjes, ajo do tė ngjitet nė skenėn e Festivalit tė Muzikės Klasike “Chorégies d’Orange”. Nė kėtė skenė do tė shfaqen nė fillim tė muajit korrik dy nga operat mė tė famshme tė Puēinit, “La Boheme” dhe “Turandot”. Sopranoja shqiptare Inva Mula do tė interpretojė rolin e saj mė tė dashur, Mimi, nė operan “La Boheme”, qė ēel dhe festivalin mė 7 korrik.

    MAPO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    E la PIRRON per leket e atij
    pfffffff e pash te opinion tamam si kurve bordellosh tregonte lidhjen e saj
    zoti ramadani thoshte fevziu
    zoti ramadani thoshte dhe kjo
    jepna nji pasaporte kosovet kares
    JO SEKS PARA MARTESE

  20. #40
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Pse flet/shkruan ne kete menyre ti ore?! Pirro je ti? Ncuq?! Dhe keep your mouth shut ! Shif punen tende e ska cte duhet se cben tjetra. Ne nje teme tjeter ku martoheshin me serb- predikoje qe eshte jeta e tyre.... Kshuqe mos u merr me llafe per jeten e tjetres! Kapish ?!

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •