Close
Faqja 13 prej 35 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 350
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    me yje dhe fjalėn “Shqipėri”. Monedhave tė prera mė vonė u ėshtė shtuar ndonjė kalli gruri. Gjejmė simbolin e Skėnderbeut me kalė, pėrkrenaren e Skėnderbeut dhe shpatėn, apo njė malėsor duke kėrcyer vallen e shpatave. Ndėrkaq, ndryshon vendi i printimit tė monedhave dhe kartėmonedhave, nga BRSS nė Kinė, Hungari, apo Paris. Pas ’68-ės, larmia e figurave mbi monedha bėhet e larmishme. Ndeshim njė punėtore duke vjelė rrush, njė punėtor dhe njė fshatar, duke mbajtur njė pishtar, njė ushtar me pushkė, Kalaja e Gjirokastrės, Butrinti, emblema e Lidhjes sė Lezhės, Portin e Durrėsit, njė tren duke dalė nga tuneli etj.
    Monedhat e emetuara pas vitit 1992 janė mė pak fantazioze, ndonjė kurorė me gjethe, dy duar tė takuara, harta e Shqipėrisė, portreti i Teutės, portreti i Davidit (emetuar me rastin e 500-vjetorit tė statujės sė Davidit) etj.
    1.Njė kartėmonedhė e vitit 1964, me vlerė 25 Lek, emetuar nga Banka Kombėtare e Shqipėrisė. Nė "figurat" e parave fillojnė e shfaqen "heronjtė" e socializmit, fshatarėt, punėtorėt, autokombajnat e traktorėt.

    2.Kartmonedhė me vlerėn 2 Lek, prerje e vitit 1940. veē mbishkrimeve dygjuhėshe, nė shqip dhe italisht, mban nė faqen e sipėrme portretin e Aleksandrit tė madh.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kartėmonedhat
    Pėr shkak edhe tė hapėsirės, kartėmonedhat tė linin mė shumė dorė pėr t’i mbushur me simbole. Kartėmonedhat e hedhura nė qarkullim nė vitin 1926 janė shumė interesante. Ato kanė karakter shumė kombėtar, kostume popullore e ura. Kėshtu, nė kartėmonedhėn 5 frangėshe gjejmė njė fėmijė tė veshur me kostum kombėtar nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr Urėn e Vezirit mbi lumin Kir, nė tė tjera prerje gjejmė veē djalit me kostum popullor dhe vlerės sė shkruar nė shqip dhe italisht, nga ana tjetėr shohim urėn mbi Drin, afėr Shkodrės, qė bashkon Bahēallėkun me Tabakėt, Urėn e Gomsiqes nė krahinėn e Pukės, njė katund afėr Shkodrės, me kodrat e Tepes e lumit Drin.
    Nė kartėmonedhat e prera nga viti 1930-1943, gjatė kohės sė pushtimit fashist gjejmė vetėm shqiponjėn dykrenore dhe stemėn mbretėrore
    Kartėmonedhat e para tė hedhura nė vitin 1945 ishin nė formėn e ēeqeve. Nga ’46-’47 gjejmė portretin e Skėnderbeut dhe njė shqiponjė. Pas ’49-ės fillojnė e shfaqen ushtarėt me pushkė e gratė me kallinj gruri. Nė ’64-ėn, kur ndėrtimi i Shqipėrisė socialiste ka marrė “hov”, ia beh ura me shina treni sipėr dhe njė makinė, pastaj njė traktor, njė partizan me flamur nė dorė, njė turbinė hidrocentrali, njė fshatare duke mbledhur fruta, njė tezgjahiste, njė kompleks industrial, njė grup njerėzish, qendra e Tiranės, portreti i Naim Frashėrit, njė ndėrtesė e papėrfunduar njė pushkė dhe njė kazmė, njė autokombajnė, dy naftėtarė.
    Pas rėnies sė diktaturės, nė monedhat e pas vitit 1992 mbi faqet e kartėmonedhave tona kanė sunduar portretet e

    1.Njė kartėmonedhė e vitit 1964, me vlerė 50 Lek, emetuar nga Banka Kombėtare e Shqipėrisė. Nė sfond, njė brigadė partizanėsh, qė marshojnė fitimtarė dhe koka e Heroit Kombėtar, Skėnderbeut.

    2.Njė prerje e vitit 1945, ndėr tė parat e emetuara nė Shqipėrinė e pasluftės, qė siē shkruhet mbi tė, qarkullonte vetėm nė territorin shqiptar. Njė kartėmonedhė me vlerė 100 frangėshe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pas rėnies sė diktaturės, nė monedhat e pas vitit 1992 mbi faqet e kartėmonedhave tona kanė sunduar portretet e figurave kombėtare, si Skėnderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashėri, Pjetėr Bogdani, Fan Noli, ndėrsa nė anėn e pasme Kalaja e Krujės, ndonjė libėr, njė qiri, fjalėt e Naimit, ndėrtesa e shpalljes sė pavarėsisė, pamje e kishės katolike etj.

    1.Njė prerje me vlerė 5 mijė Lek, emetim i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, nė vitin 1996. Mbi tė shquhet njė portret jo shumė tradicional i Heroit Kombėtar, Skėnderbeut.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Prerjet e monedhave nė qytetin Ilir
    31 03 2011
    Gėzim Llojdia

    “Deri tani janė gjetur dhe pėrcaktuar 56 monedha qė i pėrkasin kėsaj periudhe. Kėtu bėjnė pjese 9 monedha bronzi mollose te tipave mburojė-rrufe dhe Pallas-shqiponjė, tė prera para v. 342 p.e. s, njė monedhė bronzi e Aleksandėr Mollosit”…

    Gėzim Llojdia *

    Monedhat nė Amantia i kanė gjetur me shumicė pas gėrmimeve tė para nė kodrinėn qė zė syri i diellit dhe deri mė vonė. Lidhur me gjetjet e monedhave nė kėtė qendėr ilire informatat mė tė sakta i sjell Skėnder Anamali, por Hasan Ceka ka informacione tė vlefshme pėr ekzistencėn e tyre, qarkullimin etj. S. Anamali shkruan pikėrisht kėshtu nė botimin ‘Iliria’ tė vitit 1972 ose nė njė periudhė kohore qė i pėrket 35 viteve tė mbetura pas. Gjatė kėrkimeve tė bėra nė rrėnojat e Plocės janė mbledhur rreth 400 monedha te ndryshme, nga tė cilat, pjesa me e madhe janė gjetur nga fshatarėt.

    Klasifikimi i tyre nė njė katalog ka dhėnė mundėsi tė fitojmė njė pamje mbi qarkullimin monetar nė Amanti dhe lidhjet e marrėdhėniet, qe ky qytet ka pasur me vende e qytete te ndryshme. Monedhat kapin njė periudhė prej 800 vjetėsh, duke filluar nga shek. IV p.e.s. deri nė shek. IV e.s. Njė pjesė dėrmuese e tyre i pėrkasin 4 shekujve tė fundit tė mijėvjeēarit tė I p.e.sonė. Edhe nė monedhat dhe nė qarkullimin e tyre, sikurse nė fusha tė tjera tė jetės ekonomike e kulturave tė Amantisė, dallojmė periudha tė ndryshme. Duke pasur parasysh rrethanat, qė lejuan qarkullimin monetar nė kėtė qytet ne kemi pėrcaktuar kėto tri faza:

    1. Periudha para fillimit tė prera monetare tė Amantisė nga shek. IV p.e. sonė deri nė mesin e shek. III p.e.sonė. Deri tani janė gjetur dhe pėrcaktuar 56 monedha qė i pėrkasin kėsaj periudhe. Kėtu bėjnė pjese 9 monedha bronzi mollose te tipave mburojė-rrufe dhe Pallas-shqiponjė, tė prera para v. 342 p.e. s, njė monedhė bronzi e Aleksandėr Mollosit (342 326 p.e.s), 5 monedha bronxi maqedone tė Filipit tė II dhe njė Aleksandrit, njė monedhė e qytetit tė Epirit Eleia e tipit Pegaz-Tredhėmbėsh e prerė para v. 340 p.e. sonė, 4 monedha argjendi tė Korinthit njė tridahme e tipit Athina-Pegaz dhe tri drahme tė tipit Aferditė*Pegaz, tė prera midis v. 400-338 p.e.s., 14 moneta tė Korkyrės, nga tė cilėt 6 drah*me argjendi tė tipit Amfore-yll tetė cepash tė prera para v. 300 p.e.s. dhe 8 bronxe tė ndryshėm tė prera midis v. 300-229 p.e.s, 18 monedha argjendi tė Dyrrahut tė tipit Herakli-Pegaz (v. 320-270 p.e. sonė), njė monedhė ėargjendi gjysmė drahme e Istiesė sė Eubesė e tipit Menade Nymfe (v. 313-265 p.e. sonė, njė bronx. i qytetit Neapol tė Kampanjės i tipit Apollon — Dem i prerė para v. 340 pc. sonė dhe njė bronz i Agathokliut te Sirakuzės, qė i pėrket periudhės sė dytė. v 310-307 p.e.s.

    Sikurse shihet nga monedhat qe radhitėm me lart, nė periudhėn e parė nė Amanti qarkulluan monedha me prejardhje nga vende tė ndryshme. Numri i tyre nuk ėshtė i madh. Rrugėt e ardhjes sė tyre ne qytetin e Amantisė kane qenė tė ndryshme. Pa lėnė nė njė anė qėllimin pėr tė cilin janė prere monedhat, disa prej tyre duhen veēuar dhe lidhen mė tepėr se me njė veprimtari ekonomike me ngjarje tė ndryshme politike. Me gjithė mungesėn e tė dhėnave burimore, ka tė ngjarė, qė pėrveē rrugės tregtare, prania e monedhave maqedone tė Filipit 11 e tė Aleksandrit dhe atyre mullose duhet parė e shtjelluar me ngjarjet politike, qė prekėn nė atė kohe viset jugore tė Ilirisė, domethėnė vartėsinė e Amantisė nga Epiri, ndoshta edhe nga Maqedonia. Me fushatat e epirotėve nė Italinė e Jugut. Kėtu nuk pėrfshihen monedhat e mbledhura nga K. Paci, i cili pėrmend nė koleksionin e, tij pėrveē monedhave romake, ekzemplarė tė Amantisė, Ambrakisė, Epirit e Sirakuzės as edhe ato tė mbledhura nga L.M. Ugolini. Gjithashtu nuk janė pėrfshirė edhe monedhat e gjetura nė kėto 5 vjetėt e fundit. Nė rrethana tė tjera erdhėn nė Amanti monetat e Korinthit, Korkyres, Dyrrahut, Istiesė dhe tė Eleias. Korinthi e Korkyra qysh herėt kishin vendosur me krahinat jugore tė Ilirisė marrėdhėnie mjaft tė rregullta. Pėr t’i zhvilluar edhe mė tej kėto marrėdhėnie, ata ngritėn nė brigjet ilire koloni tė tyre. Korinthi e Korkyra vazhduan shkėmbimet me hinterlandin ilir edhe kur kolonitė e tyre Apollonia e Dyrrahu, tė fuqishme ekonomikisht, hodhėn nė tregun ilir monedhat e tyre. Ato bėjnė tregti me viset ilire jo vetėm nėpėrmjet kolonive, por edhe drejtpėrsėdrejti. Nė kėtė periudhė monedhat e tyre zėnė ende njė vend tė mirė nė qarkullimin monetar, vend tė cilin do ta humbasin vetėm mė vonė. Njė vend tė dorės sė parė zėnė nė kėtė periudhė, qytete tė tjera ilire, monedhat e qytetit tė madh tė Adriatikut lindor, tė Dyrrahut. Kėto monedha janė tė gjitha tė tipit Herakli-Pagaz. Monedha e argjendtė e tipit Herakli-Pegaz ėshtė njė monedhė tė cilėn Dyrrahu e nxori nė treg pėr tė qarkulluar kryesisht nė krahinat e brendshme tė Ilirisė sė Jugut, ku gjendet kurdoherė me shumicė. Njė monedhé tjetėr, qė qarkulloi shumė ne njė kohe me kėtė monedhė tė Dyrrahut ėshtė ajo e Istiesė; nė Amanti ajo ėshtė e rrallė, por nė krahinat fqinjė ėshtė gjetur me shumicė. Kėto janė monedhat, qė qarkulluan ne Amanti nė periudhėn e parė. Materiali numizmatik nuk na ēon pėr te shek. IV p.e.s; kjo ėshtė koha kur qyteti nuk ėshtė ende i fortė ekonomikisht. Por duke filluar nga mezi i shek. III p.e.s. nė Amantin e lulėzuar qarkullojnė mėshumė monedha; njė ngjarje qė ka ndikuar nė kėtė, ka qenė shkėputja e qytetit nga vartėsia politike e Epirit.

    2. Periudha e prerjeve monetare arnante, nga mezi i shek. III p.e.s. deri nė shek. I p.e.s. Kėsaj kohe, qė i pėrgjigjet jo vetėm periudhės se prerjeve monetare te Amantisė, por edhe asaj ku qarkullojnė mė shumė monedha, i pėrkasin 31; copė monedha. Vendin e pare nė kėtė kohė e zėnė monedhat e Lidhjes epirote (tė formuar pas rėnies sė mbretėrisė) me 141 ekzemplarė. Tė gjitha janė prej bronzi me pėrjashtim Tė njė monedhe tė tipit Zeus-Dione-rrufe. Nė bronzet mbizotėron tipi Artemis-majė heshtė, dhe pas tij tipet Zeus-rrufe, Dione-trikėmbėsh dhe Heraicli-toputė. Fill pas monedhave epirote vinė ato amante, 91 copė tė gjitha prej bronxi; mė tė shumta ata tė tipit Zeus-rrufe e Zeus-Dione-gjarpėr, Artemis-flakse dhe mė tė pakta ato tė vonat tė tipit Zeus-rrufe me emrin (Sostrion. Monedhat e Bylisit fqinj pėrfaqėsohen nga 8 ekzemplarė me tepėr tė tipit kokė djaloshi-shqipe. Nga monedhat e Orikut, tė tipit Apollon-Obelisk janė gjetur 17 copė. 13 copė janė monedhat e Ambrakisė me dy tipe, Dione-Obelisk e Apolion-Obelisk. Nga qyteti ilir Olympe janė 4 monedha, dy tė tipit Apollon-Obelisk dhe dy tė tjera tė tipit kokė djaloshi-gjarpėr. Monedhat e Amantisė, Bylisit, Onkut, Ambrakisė dhe tė Olympes janė tė njėkohshme dhe fillimet e qarkullimit tė tyre hidhen me ēlirimin nga vartėsia e mbretėrisė epirote. Nė Amanti janė gjetur 27 monedha apolloniate, midis tė cilave edhe denar i tipit Apolion-Nymfe. Nė monedhat apolioniate ka tipe tė ndryshme; mė tė shumta janė ato tė shek. lI-I p.e.s. Monedha tė tjera qė qarkulluan nė Amanti nė kėtė kohė janė 7 bronze tė Dyrrahut (Herakli-hark, topure, mill. Helios-anijė dhe Zeus-trikėmbės), njė bronzi Filipit tė V maqedon, njė bronx i tipit Zeus-anije i Korkyrės, dy bronze, Apollon-topure tė qytetit Sardes tė Azisė sė Vogėl. Monedha romake republikane janė gjetur vetėm 4 copė, tre denarė tė shek. I p.e.s. dhe njė subarat, po kėsaj kohe. Ajo ēka bie nė sy nė gjetjet monetare tė periudhės sė dytė nė Amanti ėshtė dalja nė qarkullim e monedhave tė qyteteve tė ndryshme tė Ilirisė. Monedhat maqedone pėrfaqėsohen vetėm nga njė ekzemplar i Filipit tė V. Korinthi nuk pėrfaqėsohet fare, pothuajse nė tė njėjtėn gjendje ėshtė edhe Korkyra. Edhe monedha e Dyrrahut nuk e ka mė atė fuqinė e vjetėr; bronzet qė ky qytet nxori pėr hinterlandin ilir nuk i zunė vendin e gjysmė drahmeve t’argjendta Herakli*Pegaz. Nga monedhat e reja, qė gjenden nė Amanti nė kėtė periudhė janė se pan prerjet vendase; por ashtu sikurse shėnuam gjatė numėrimit tė monedhave tė kėsaj periudhe tė dytė pėrkrah, madje nė numėr mė tė madh, gjenden monedhat epirote. A duhet marrė kjo shfaqje si dėshmi e vartėsisė ekonomike e amanteve nga fqinjėt e tyre jugore? Jemi tė mendimit qė, pėr kohėn qė bėhet fjalė, kur Amantia dhe qytete tė tjera tė Ilirisė sė Jugut presin monedha tė tyre, nuk ka pasur njė vartėsi politike e ekonomike, mbasi Epiri si shtet kishte humbur fuqinė e vjetėr ushtarako-politike. Ka me tepėr tė ngjare qė Amantia, pėr pozitėn e saj tė favorshme né marrėdhėniet tregtare midis krahinave nė yen tė Vjosės dhe atyre nė jugė tė saj, ka luajtur njė rol kryesor. Kėtė pozitė ajo e mbajti deri nė ngjarjet e v. 168 p.e.s., kur Epiri u shkatėrrua dhe u plaēkit nga ushtria romake tė Pal Emilit. Nė periudhėn nga mesi i shek. III deri nė mesin e shek. II p.e.s. pėr njė shekull, Amantia pati marrėdhėnie tė mira tregtie me qytetet fqinje, tė cilat sikurse ajo, tė pavarura politikisht, kishin nxjerrė nė treg monedhat e tyre autonome. Pranė Amantisė janė Bylisi, Olympe e Oriku. Mė nė jug ėshtė Ambrakia. Qyteti mė i largėt ėshtė Sardea ne Azinė e Vogėl. Pėr tregtinė e Amantisė qenė tė rėnda pasojat e luftės sė tretė iliro-romake, nėnshtrimi i Epirit dhe fundi i mbretėrisė Maqedoni tė Perseut. Njėra pas tjetrės u mbyllėn punishtet e shumė qyteteve qė pėr me se njė shekull kishin prerė monedha. Nė kėtė kohė dhe me vonė Amantia si njė qytet i lirė i forcon lidhjet me Apolloninė. Kėto lidhje i shohim Jo vetėm nė monedhat apolioniate tė shek. II e I p.e.s. qė qarkullojnė nė Amanti, por edhe te prerjet monetare tė fundit amante nė Zeus-rrufe, dhe me emėr nėpunėsi dhe njė tip tjetėr me Apolon-obelisk qė imitojnė prerjet apolloniate. Vlen tė shėnohet se nė kėtė periudhe, nė raport me monedhat e tjera, monedhat romake republikane janė ende tė pakta. Mbyllja e punishteve nuk solli njė zhdukje tė plotė tė qarkullimit tė brendshėm tė monedhave vėndase; nga ana tjetėr pėrderisa monedhat romake republikane janė ende te pakta nuk mund te thuhet nėse kjo gjendje ėshtė e rastit apo prove e njė qarkullimi tė kufizuar tė monedhave romake.

    3. Periudha pas pushtimit romak-shek. I-IV erės sonė. Monedhat, qė i pėrkasin kėsaj kohe, Janė kryesisht ato perandorake romake. Deri tani prej tyre janė gjetur gjithsej 14 copė. Midis tyre katėr monedha argjendi-njė kuinar e tre denarė-tė Augustit, Trajanit, Antonin Piut dhe Probit. Pjesa tjetėr pėrbėhet nga bronze tė ndryshme tė Augustit, Germanikut, Agripines, Antonin Pout, Faustinės sė Madhe, Luc Vent dhe tė Maksimian Herkulit e Krispit. Midis tyre duhet vėnė edhe njė bronz i Apolonisė me fytyrėn e Karakallės. Shihet qartė se nė gjetjet monetare tė Amantisė periudha perandorake pėrfaqėsohet dobėt, jo vetėm nė krahasim me periudhėn e lulėzimit tė Amantisė, por edhe me atė tė fillimit tė qarkullimit monetar nė kėtė qytet. A duhet menduar se shekujt e parė tė perandorisė, e gjejnė Amantin tė dobėsuar ekonomikisht? Sigurisht qė qyteti nuk duhet tė ketė pasur atė lulėzim qė pati nė shekullin Ill-I p.e.s. Gjetjet arkeologjike, sė paku ato tė dy shekujve tė parė, megjithėse jo aq tė shumta, nuk tregojnė pėr njė rėnie kaq tė madhe tė Amantisė. Edhe nė ato pak monedha perandorake tė gjetura nė Ploce kėto dy shekuj nuk janė aq tė varfėr. Asgjė pėrfundimtare nuk mund tė thuhet pėr shek. III e IV. Monedha e fundit qė qarkullon nė Amanti i pėrket fillimit tė shekullit 1 erės sonė.

    *Anėtar i akademisė evropiane tėarteve.
    NOA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 01-04-2011 mė 01:28

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    gabim..................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 01-04-2011 mė 01:27

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Monedha Kelte(gale)(235-268)te ndodhura ne Osjek.
    2.Monedhe(Sestertius )te mbretit Hadriani (117-138)Osjek
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 01-04-2011 mė 05:51

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Monedhe(sestercij)e shekullit 2 ers.Osjek
    2.Monedhe (tetradrahma) Argjendi Thrake. (Maroneja) e shekullit 2 para e.son
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 01-04-2011 mė 05:41

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Grumbull Monedha te mbretit Romake Hadrian (117-138) Osjek(kroaci)
    2.Monedha te arta te perandorit romake Elagabal(218-222) dhe te Aleksander Sever (222.-2
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Monedhe e Skordise e shekullit 3-2 p.er.s.
    2.Luftetaret Skordise te shek. 2 pes.
    SKordiset ishin nje fise Iliro-Kelte te cilet kan banuar ne Panoni rrethe Lumit Danub,Sava Dhe Drava.
    Sipase shkrimeve ata kan jetuar ne fillime te shekullin III pes.
    Sipase Strabonit ata ishin Thrake.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 01-04-2011 mė 06:51

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    1.Monedhe e Skordise e shekullit 3-2 p.er.s.
    2.Luftetaret Skordise te shek. 2 pes.
    SKordiset ishin nje fise Iliro-Kelte te cilet kan banuar ne Panoni rrethe Lumit Danub,Sava Dhe Drava.
    Sipase shkrimeve ata kan jetuar ne fillime te shekullin III pes.
    Sipase Strabonit ata ishin Thrake.
    Gabim asnji trohe trake,pore ilire -kelte

Faqja 13 prej 35 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. A mund tė deshifroni kėto skica tė vjetra?
    Nga nikas nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 09:49
  3. 7 dorėshkrimet mė tė vjetra nė botė tė Besėlidhjes sė Re !
    Nga Lexuesja nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2005, 04:35
  4. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 13:16
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •