Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 126
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Gjykata shqyrton çështjen Fazliç, i rikthehen pronat, ai nuk eshte me nen hetim

    TemA

    Ortakja e Argitës, Flutura Kola, pagoi 1,75 milionë euro nga Qipro për Damir Fazlliç

    Damir Fazlliç, shtetasi boshnjak i ndaluar dje në Bosnjë në prani të komandantit boshnjak të Srebrenicës, Otiç, këshilltari më konfidencial i kryeministrit, Sali Berisha, ka biznese të përbashkëta ose në bashkëdrejtim me njeriun e familjes së Lulëzim Bashës dhe ka bërë transferta të dyshimta parash nga Qipro në Tiranë me ndihmën e bashkortakes së Argita Berishës.

    Gazeta “TemA” do të botojë sot një dosje të plotë të këtij aktiviteti që bashkon kupolën e pushtetit në Shqipëri, me një trafikant rajonal shumë të përfolur, mbi të cilin rëndojnë shumë akuza.

    Kush është Damir Fazlliç

    Fazlliç ka lindur në Foca të Bosnjës, më 26 shtatorin e vitit 1975, me babanë boshnjak dhe nënën serbe. Damir Fazlliç përfaqëson sot një nga biznesmenët me njohjet dhe lidhjet më të fuqishme në Ballkan. Në Bosnjë dhe Serbi zoti Fazlliç shihet si një personazh misterioz. Dy gazeta boshnjake kanë investiguar për një kohë të gjatë aktivitetin e zotit Fazlliç, ndërsa ky i fundit rezulton në disa lidhje të fuqishme biznesi dhe klanore me njerëzit më të pushtetshëm të regjimit të Millosheviçit. Sipas këtyre investigimeve, rezulton se zoti Fazlliç ka patur mbështetje të madhe nga ish-shefi i policisë sekrete (dhe numri 2 i regjimit të Millosheviçit) Jovica Stanisiç. Në fakt, e ëma e tij, Jovanka, ka qenë kushërirë e dytë me zotin Stanisiç dhe ka punuar si sekretare e tij deri nga fundi i viteve ‘80, kur familja u shpërngul dhe emigroi në Londër. Pikërisht në Londër ka marrë shkas dhe anglishtja e tij e përkryer. Në vitin 2003, ai u ndalua nga policia boshnjake dhe u mor në pyetje lidhur me relatat e tij me Milorad Ulemek (Legija). Ulemek ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç dhe autoritetet serbe kishin të dhëna se Fazlliç e fshihte atë në Bosnjë. Në telefonin e Fazlliç u gjend si numri i Ulemek-ut, ashtu dhe ai i kryeministrit të vrarë. Fazlliç kishte një miqësi të fortë me Ulemek-un, pasi ky i fundit i kishte shpëtuar lëkurën disa vite më parë, kur bosi i kontrabandës së cigareve në Ballkan, Stanko Subotiç, donte ta eliminonte atë gjatë garës për privatizimin e një fabrike të rëndësishme duhani në Serbi. Por zoti Fazlliç është ndjekur penalisht në Bosnjë dhe Kroaci për pastrim parash dhe evazion fiskal, ndërsa investigimet e medieve boshnjake e sjellin atë në vëmendje edhe për trafikun e armëve, si pasojë e disa bashkëpunimeve të tij në Rusi dhe Serbi. Fazlliç ka një miqësi të fortë dhe me Hasan Çengiç, ish-ministër i Mbrojtjes në Bosnjë, i cili është i njohur për rrjetin e gjerë të trafikantëve të armëve, me të cilët ka konsoliduar bashkëpunimin në vite. Gazetarët boshnjakë që e kanë investiguar dhe kanë shkruar për zotin Fazlliç, e përshkruajnë atë si një mjeshtër të marrëveshjeve miliardere. Sipas tyre, Fazlliç nuk bëhet kurrë pjesë integrale e marrëveshjes, atij i pëlqen të pajtojë palët dhe të mbajë përqindjen e fitimit. Ai e ka zgjedhur lojën e tij, i pëlqen të bëjë komisionerin. Madje, Fazlliç nuk ka shumë qejf as asetet dhe pasuritë e patundshme, lekët i pëlqejnë të thata dhe shpejt e shpejt.

    Kupola e pushtetit, Argita Berisha - Lulëzim Basha - Damir Fazlliç

    Damir Fazlliç është një serb boshnjak i kontraktuar i kompanisë BG&R në Shqipëri, në mbështetje të Partisë Demokratike në fushatën elektorale të vitit 2005. Pasi mbaroi fushata, ekipi i BG&R iku. Damir Fazlliç u kujdes që shumica e ekipit të armiqësohej me Sali Berishën dhe ekipin drejtues të PD dhe mbeti i vetëm në Tiranë. I lidhur fort me Lulëzim Bashën, në atë kohë zëdhënës i fushatës elektorale të PD, Fazlliç krijoi javën e parë të pushtetit të PD brenda dy ditëve tri kompani, me statut të njëjtë, seli të njëjtë dhe administrator të njëjtë. Selia ishte shtëpia e vjehrrit të Lulëzim Bashës, statutet janë të gjitha tipike, me aktivitet të përgjithshëm tregtar dhe administrator i të gjithave është Erion Isufi, kunati i vetëm i Lulëzim Bashës. (Vëllai i gruas së tij).

    Firmat e krijuara brenda dy ditësh janë si më poshtë:

    Firma: “Virtu Acquisitions”, e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi; Adresa: Rr. “Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4.

    Firma: “SRF Developments”, e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi; Adresa: Rr. “Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4

    Firma: “Crown Acquisitions”, e regjistruar më 20 shtator të vitit 2005, administrator: Erion Isufi (deri më 4 qershor 2007)

    Pra, siç shihet, brenda dy ditësh janë formuar tri kompani, me administrator Erion Isufin, kunati i Lulëzim Bashës, pronar Damir Fazlliç, dhe seli të njëjtë te rruga “Shinasi Dishnica, që rezulton të jetë pronë e vjehrrit të Lulëzim Bashës.

    Ngjashmëritë vazhdojnë edhe me statutet dhe qëllimet e këtyre firmave, të cilat kanë ekzaktësisht të njëjtin grup objektivash. Kryesisht këto firma synonin operimin në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike, tregtare dhe financiare për ndërmarrjet, por edhe tregtimin, import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm. Kësisoj, është e qartë se, ndërsa kunat kishte ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike, Erion Isufi vendosi të bëjë administratorin e tri firmave që zhvillonin projekte ndërtimi dhe urbane, por dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme.

    Nga të tri këto kompani, “Crown Acquisitions” ka pasur më shumë fat. Ajo mori niptin për konsulencë tregtare dhe u regjistrua në tatime. Siç shihet dhe nga faksimilet, ajo nuk ka bërë asnjë aktivitet tregtar në Shqipëri deri në vitin 2007. Ka marrë rregullisht gjoba nga sistemi i tatimeve, dhe nuk ka vrarë mendje të shkojë të bëjë ndonjë deklarim atje. Siguria e pushtetit i ka dhënë krah.

    Rasti fatlum është paraqitur në një periudhë shumë të dyshimtë. Në maj të vitit 2007, Damir Fazlliç vendos ta shesë këtë kompani te një kompani qipriote. Shuma është marramendëse, 1 milion e 750 mijë euro. Dhe kjo në një kohë kur kompania nuk ka asnjë kapital financiar dhe asnjë aset në formën e pasurive të paluajtshme. I vetmi ndryshim ishte se kishte ndërruar zyrat me qira nga lagjja e vjehrrit të Lulëzim Bashës te dy kullat në bulevard së bashku me kunatin e Lulëzim Bashës.

    Shitja e dyshimtë e kompanisë në Qipro

    Në maj të vitit 2007, pronari Fazlliç dhe administratori Erion Isufi vendosin ta shesin kompaninë te një kompani qipriote. Shitja u krye zyrtarisht më datën 9 korrik 2007, me vendim gjykate, nr. 34011/2, të gjyqtares Majlinda Doga për llogari të një firme të regjistruar në Nikozia të Qipros, e cila quhet “Altaria Research Limited”.

    Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola, bashkëpronare e studios “Kola& Malltezi”. Dokumentet tregojnë se firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që në datën 14 maj 2007 (kohë në të cilën administrator ishte z. Isufi), ndërsa avokatja Kola më datën 20 qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma “Crown Acquisitions” u shit për një vlerë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës.

    Por në tatime zbuluam se firma ende vazhdonte të ishte e regjistruar në emër të Damir Fazlliç. Madje të dhënat nga tatimet tregojnë se kjo firmë nuk ka derdhur asnjë qindarkë në arkën e shtetit. Firma nuk kishte asnjë aset dhe nuk ka paguar kurrë ndonjë detyrim tatimor, madje nuk ka paguar as 10 përqindëshin e TVSH për kontratën e shitjes

    Flutura Kola ka filluar të operojë në fushën e avokatisë dhe konsulencës që prej 8 tetorit të vitit 2005, datë në të cilën, zonja Kola së bashku me juristen tjetër, zonjën Argita Malltezi, regjistruan në Tiranë studion ligjore “Malltezi&Kola”. Megjithatë, praktika e kësaj studioje tregon se vetëm dy muaj pasi u themelua, dy ortaket u ndanë. Në bazë të dokumenteve zyrtare rezulton se në të njëjtën datë (15 dhjetor 2005), zonjat Flutura Kola dhe Argita Malltezi janë paraqitur tek e njëjta notere (zonja Flutura Pustina, shoqe e tyre, gruaja e Andi Tomës, drejtor i Rrugëve), për të regjistruar dy firma konsulence më vete. Për pasojë, u formuan dy firmat “Malltezi& Associates” si dhe “Kola&Associates”. Ndonëse dy ortaket filluan të operonin më vete, ato ndajnë të njëjtën zyrë që kanë deklaruar se kanë blerë bashkë, ekzaktësisht në të njëjtin apartament në adresën: “Rruga e Barrikadave”, Pall. Ndërtim Vila, Ap. 7.

    Akti i shitjes është depozituar në QKR, por jo në tatime. Paratë janë marrë, por tatimi nuk është paguar. Nuk dihet në ç’mënyrë është bërë pagesa, cash ose me çek, por e sigurt është se ajo është përdorur për të sjellë 1 milion e 750 mijë euro nga Qipro në Tiranë.

    Treshja që ka realizuar këtë ka lidhje me Lulëzim Bashën, Argita Berishën dhe Damir Fazlliç, këshilltarin konfidencial të Sali Berishës.

    Hijet serbo-boshnjake mbi kompaninë qipriote

    Kompania qipriote “Altaria Research Limited” vepron formalisht në Qipro, dhe ka në përbërje të saj 1200 aksione, të cilat përfaqësohen nga dy gra secila nga gjashtë aksione. Forma e aksionerëve është anonime dhe e paverifikueshme. Në mbledhjen që ka bërë kompania për të autorizuar Flutura Kolën për blerje të kompanisë së Fazlliç në Shqipëri, del se është thirrur si sekretare e mbledhjes një pronare e një kompanie tjetër “Skaysee” me Merin Janulla, e cila ka firmosur autorizimin. Dyshimet shkojnë më tej, pasi kompania që ajo përfaqëson është në listën e zezë të OKB për trafik armësh në Afrikë.

    Por kjo do të jenë objekt i hetimit të mëvonshëm të redaksisë sonë. Ajo që është prezente, ka të bëjë me faktin se një treshe e fortë në pushtet, Lulëzim Basha, Argita Malltezi dhe Damir Fazlliç, janë shumë të përfshirë në biznes me njëri-tjetrin. Të gjithë asistencën ligjore dhe për kompanitë e tjera Fazlliç-it ia ka dhënë studioja e Argitës. Kështu, 1 muaj pasi kishte bërë këtë shitje të rreme, më 10 shtator të vitit 2007, zoti Fazlliç autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Joana Qeleshi, që të regjistronte në emër të tij firmën “Alpha”. Zonja Qeleshi në këtë periudhë ka punuar si avokate në studion “Kola&Associates”, në pronësi të avokates Flutura Kola. Madje, Damir Fazlliç zgjodhi si kontabiliste për firmën “Alpha” zonjën Shpresa Breçani, e cila është mbesa e kryeministrit Berisha dhe kushërirë e parë me juristen Argita Malltezi. Më tej akoma, gjithë përkthimet dhe përkthyeset mbajnë ose mbiemrin Basha ose Isufi, që janë përkatësisht mbiemrat e Lulëzim Bashës dhe Xhaferr Isufit, vjehrrit të tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    merua e njihka mire kte fazlliqin.. qysh kur ky flliqan i paska filluar flliqsinlliqet ne tirane.. pra ktu e e 4-5 vjet me pare..
    mirpo ahere ish ne nje lunder merua me keta e nuku na tha gje neve popullit..

    ..



    ja cthot vet merua sot me la pak m... me shu...

    ..


    --------

    tema


    Damir Fazlliç, ashtu si e kam njohur

    Nga Mero Baze

    Unë e njoh personalisht Damir Fazlliç. Shpresoj ta kem takuar në të njëjtën ditë për herë të parë me Sali Berishën, nëse ky i fundit nuk është shtirur në atë takim të parë në Uashington, në janar të vitit 2005. Kompania amerikane BG&R e kishte atë të kontraktuar si specialist për Ballkanin dhe ai do të bënte pjesë në ekipin që do të ndihmonte fushatën elektorale të PD në vitin 2005. Pasi u lidh kontrata dhe u vendos që BG&R do të ishte krah PD, Fazlliç kërkoi që të kishte një person kontakti në Tiranë. KOP sa ishte formuar, kishte gjithsej dy javë. Lulëzim Basha ishte një emër që e njihnin shumë pak. Ndërsa unë e kisha në majë të gjuhës emrin e tij për t’ia dhënë si person kontakti, Fazlliç e shqiptoi gati njësoj me mua.

    - Ai më duhet, - tha.

    U çudita nga njiheshin, por nuk më bëri ndonjë përshtypje të keqe. Si dy ballkanas që kishin emigruar të dy në Evropë dhe në Ballkan, nuk ishte çudi njohja e tyre. Por BG&R u largua që në korrik. Damir Fazlliç, përkundrazi shtoi miqësinë me Lulëzim Bashën dhe kunatin e tij, i cili nuk di pse rrinte gjithmonë dy hapa pas tyre ose hapte derën e makinës. Në shtator të vitit 2005, në javën e dytë të pushtetit të PD, ata ishin shumë të qartë në planin e tyre. Do bënin pará. Damir Fazlliç hap tri firma brenda dy ditëve, në të cilat ka gjithmonë administrator kunatin e Lulëzim Bashës, Erionin. Të tria i ka shitur më vonë. Një në Qipro dhe dy pjesërisht te një ish-lojtar i Partizanit të Beogradit. Nuk ka shumë rëndësi transferimi i parave dhe shkeljet fiskale. Më e rënda në gjithë këtë histori është fakti që pushteti lëviz nga Lulëzim Basha tek Argita dhe Damiri. Avokatet e rekomanduara prej saj, si Kola apo Qeleshi, janë përpilueset e letrave të kompanisë, noterja Pustina, e cila punon tashmë me Shkëlzenin, është noterja e kompanisë, Breçani, mbesa e Berishës, është ekspertja kontabël e kompanisë, Enkelejda Isufi, kushërira e kunatit të Lul Bashës, është përkthyesja e dokumenteve...kështu, në një zinxhir pa fund lidhjesh të mbyllura brenda një sekti që lëviz nga Basha, tek Argita dhe Fazlliç, vërtitet gjithë historia e kupolës së pushtetit të Sali Berishës.

    Në fund të vitit 2005, më ndodhi një incident personal me të. Qeveria e Kosovës po përpiqej të kontraktonte BG&R për lobim rreth çështjes së pavarësisë. Bëhej fjalë për një shumë 1,5 milionë dollarë. Ibrahim Rugova, i cili ishte në ditët e fundit të jetës së tij, nuk arriti dot të bindte UNMIK për pagesën zyrtare, ndërsa nuk pranonte që pagesa të bëhej nën dorë, siç propozonte Fazlliç. Palët u ndanë dhe brenda BG&R. Për të marrë situatën nën kontroll, Fazlliç shkon në Beograd dhe nënshkruan një marrëveshje joformale me zëvendëskryeministrin serb, ku thuhej se BG&R do të bëjë lobim për qeverinë e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Çmimi ishte dyfish dhe kushtet më të lehta. Pala tjetër brenda BG&R më nisi kopjen e spekulimit të Fazlliçit dhe më shpjegoi se kjo nuk ishte e vërtetë, por Fazlliç ishte duke bërë presion mbi qeverinë e Kosovës, se, nëse nuk firmosnin paratë, ai do lidhej me serbët.

    Ishte e rëndë për Berishën, se ishte njeri popullor në Kosovë. Nipi i Stanisiç po bënte presion ndaj qeverisë së Rugovës, ku kishte hyrë me kartëvizitën e Berishës. Ja nisa me e-mail Berishës kontratën tip të Damirit me zëvendëskryeministrin serb. Nuk pata asnjë përgjigje. Nuk e kishte hapur fare për tri ditë. Kur befas kontrata u botua në “Gazeta Shqiptare”. U trondita thellë, pasi i vetmi person që e kishte në e-mail isha unë dhe Sali Berisha. Pyeta sekretaren e tij se kush e hapte e-mail-in profsberisha@albaniaonline.net. Më tha që vetëm ajo dhe ndonjë këshilltar i marrëdhënieve publike. Më përmendi Sejaminin si më të mundshmin. Nuk pyeta më.

    Atë ditë në mbrëmje isha në debat në TV “Klan” me Edi Ramën. S’kisha qenë kurrë në debat me të dhe kisha frikë se do bëhesha nervoz.

    Debati nisi në mënyrën më të paparashikuar për mua. Edi Rama po ashtu kishte në dorë marrëveshjen e BG&R me Serbinë, dhe e nisi debatin me të. E ndërpreva pa takt dhe nisa të shpjegoj që është një mashtrim. Berisha vetë ishte hutuar nga shpjegimi im dhe pas debatit më tha se “ku i dija të gjitha ato”. I thashë se ia kam nisur me e-mail, por ka përfunduar te “Gazeta Shqiptare”. Nuk më dha kurrë një shpjegim për këtë, edhe pse e kuptoja sikletin e tij.

    Dy ditë më pas i shkova në zyrë dhe i çova atë që mund të quhej dosja “Fazlliç”. Ishin një tufë shkrimesh në shtypin boshnjak dhe serb që e akuzonin për mashtrime financiare, lidhje me Legijan që ka vrarë Xhinxhiçin, por ndonjë mendjelehtë e akuzonte dhe për spiun britanik.

    U kap te kjo e fundit.

    - Janë mendje të mbyllura, - tha. - Nuk e shikon që i thonë spiun britanik?!

    - Jo të gjithë, - i thashë. - Vetëm një. Të tjerët i thonë hajdut dhe vrasës.

    - Mos i merr seriozisht, - tha.

    E kisha harruar Damir Fazlliçin, dhe pse më shfaqej shpesh në bulevard, dy hapa para kunatit të Lulëzim Bashës, i cili ndërronte vazhdimisht makina me mbi 100 mijë euro. Një ditë, në vitin 2006, aty nga fillimi, m’u shfaq përballë dhe më tregoi se kishte sjellë Tom Ridge si këshilltar të Berishës.

    - Do t’i bije dhe Klintonin, - tha, - nga fillimi i janarit 2007.

    - Shumë mirë, - i thashë dhe u ndava me të.

    Ndërkohë që po punoja për të hetuar një dosje korrupsioni të tmerrshme në Telekom, konstatova se miliona euro transferoheshin te një kompani private interneti, pronari i së cilës kishte sjellë drejtorin e Telekomit nga emigrant prej SHBA, në Tiranë. Drejtori, Ilirian Kuko, nga ana e vet ishte një person në kërkim në shtetin shqiptar, pasi kishte ikur pa paguar 250 mijë dollarë që ia kishte marrë një banke. I revoltuar shkoj te kryeministri i vendit dhe i tregoj se drejtori i Telekomit nuk mund të tolerohej më. I tregova për vjedhjet.

    - E di, - tha, - por kam frikë se ka bërë gabim auditi im. Duhet korrigjuar ai raport, se nuk është korrekt.

    Pastaj m’u desh t’i tregoj se drejtori i Telekomit ishte një hajdut që ishte në kërkim dhe duhej arrestuar.

    - Mos boto gjë, se po e kapa, do ta fus në burg.

    I zënë ngushtë, mori telefonin dhe filloi të flasë anglisht. Po fliste me Damirin. Po i kërkonte atij t’i binte ato letrat që i kishte premtuar për Telekomin. Pas kësaj biseda u mbyll dhe nuk mora vesh gjë se si do ta hetonte. Damirin në të vërtetë fillova ta shikoj më shpesh me Shkëlzenin. Ky i fundit ishte bërë njëfarë drejtori Juridik në “Eagle Mobile”, kompania e fjetur celulare e Telekomit në atë kohë. Nuk e di çfarë ndodhi, por sulmet ndaj privatizimit të Telekomit u stopuan dhe pas disa muajsh u lidh marrëveshja. Drejtori që unë kisha merak, as u kritikua, as u shkarkua, as u ndëshkua. Iku i lirë, duke larë borxhet dhe duke fituar miliona të tjera.

    Më pas, në verën e vitit 2006, një ish-mik i Fazlliçit, pjesëtar i BG&R, Hank Jones, vjen në Tiranë me një biznesmen grek. Kërkonte njëfarë studimi mbi hidrocentralet mbi Vjosë. Më kërkoi disa takime me kryeministrin dhe ministrin e Energjitikës. Berisha i priti shumë mirë dhe i çoi te Bojaxhiu. Ky po ashtu i priti mirë dhe vendosën të flisnin konkretisht, kur ata të nisnin studimin.

    Disa ditë më vonë më rastis një takim me Lulëzim Bashën dhe ai po turfullonte ndaj një njeriu të rrezikshëm. Quhej Hank Jones.

    - Ai ka ardhur fshehurazi në Shqipëri, - tha, - dhe dikush e ka çuar te Berisha

    - Unë e kam çuar, - i thashë. - Me sa mbaj mend, ishte mik i Damirit.

    - Jo, të ka mashtruar, - tha. - Nuk është mik i Damirit. Ai do të bëjë biznes këtu, po sa të jem unë gjallë, nuk e lë.

    Kishte një hakërrim që nuk do ta besoje, po të mos e shikoje. Ai, njeriu që qesh dhe që është gjithmonë buzagaz, papritur ishte bërë bishë. Dikush i kishte hyrë në bahçe.

    U çudita nga agresiviteti. Në të vërtetë, nuk ishte ashtu fare. Unë ia kisha rregulluar gjithë takimet, por ai vetë ishte një ndërmjetës për biznesmenin grek, një nip i ish-presidentit Stefanopulos.

    Si përfundim, projekti i tij u bllokua. Asnjë hap nuk u bë për të bërë studimin mbi Vjosë. Asnjë leje nuk u dha prej ministrisë. Më vonë, mësova se një kompani austriake, pas së cilës qëndronte “konsulenca” e studios “Malltezi” dhe Damiri, po bënte një studim “të plotë” mbi Vjosën. Lulëzim Basha dukej po ashtu më i qetë.

    M’u dha rasti ta ritakoja një javë më pas. I shkova në zyrë me Mitro Çelën dhe Filip Çakullin. Llazar Angjeli, një kushëri i afërt i Filip Çakullit dhe pak më i largët me Anastas Angjelin, kishte një problem serioz. Po i prishnin një pikë karburanti në autostradë në dalje të rrugës për në Rinas. Ai thoshte se e kishte gjithçka me leje.

    Shkuam të tre bashkë te Lulëzim Basha. I shpjeguam problemin shkurt, me humorin e Filipit dhe brutalitetin tim. I thashë se Angjeli mendon se ti po ia prish politikisht. Nëse e ke politikisht, mos e bëj, se ti nuk ke qenë në Shqipëri, dhe nuk e di kush është ai biznesmen. I tregova se Sali Berisha në vitin 2004 kishte premtuar publikisht se nuk do ta prekte biznesin, pasi, siç kishte thënë ai, “nuk kemi punë me Llazi Angjelin, por me Anastas Angjelin”.

    Basha u duk i prerë. “E ke gabim, - tha. - Nuk kam asgjë politikisht, por teknikisht. Dhe një thes me pambuk sikur të vësh atje, duhet hequr e jo më karburanti. Është jashtë kondicioneve teknike”.

    Na e mbushi mendjen të treve që duhej prishur. Mua më mbajti më vete nga pas, si për t’u treguar dhe më konfident dhe po ashtu ma rimbushi mendjen që duhej prishur. Ia thamë me dhimbje Llazit. Një muaj më pas isha në Sarandë me Filipin, kur kamerieri na dërgoi nga një uiski falas.

    - E keni nga Llazi, - tha.

    Përshëndetëm Llazin me zemër të thyer, se s’i kishim mbaruar punë. Por ai dukej i qeshur.

    - Unë budallai desha të merrem me ju, - tha. - Ju jeni për të prishur punë. Unë ju nisa ju, ngaqë ka dalë fjala që këta të doktorit nuk marrin lekë. Ku e dija unë që këta merrnin, por jo nga ju.

    Ngelëm pak si të hutuar, derisa Llazi na tregoi se e kishte zgjidhur punën me lekë. Dhe karburanti në fakt, edhe pse nuk është një thes pambuku, siç tha Basha, është në vendin e duhur. Kunati i Lulëzim Bashës dukej po ashtu më i krekosur rrugëve. Dhe me makinë të re po ashtu.

    Ideja se Lulëzim Basha ishte një hajdut m’u bë fikse. Rasti ishte shumë ilustrues. Damir Fazlliç ishte aty, nëse i duhej për ndonjë pazar të madh. Rruga Durrës-Kukës ishte në proces tenderimi dhe ai po e ruante rastin e ri. Kunati i tij ndërkohë ishte kthyer në zëvendësministër që jepte tenderat e rrugëve. Klasifikonte kush ishte e mirë dhe kush e keqe, sipas afinitetit që krijonin me të. Fazlliç po merrej me firmën konsulente, ndërsa kunati me nënkontraktorët shqiptarë. Nga pala shqiptare u gjet firma “Riviera”, një kompani thuajse jashtë çdo standardi për ndërtim rrugësh, ndërkohë që dhjetëra kompani serioze ishin në garë. Konsulenti ndërkombëtar “Ecorys Netherland BV”, u gjend nga Holanda, andej nga vinte Basha dhe kunati i tij. U bë një lëmsh i vërtetë, pasi vendimi i parë që mban datën 10.07.2006 (korrik) ka caktuar si konsulente “Ecorys Group”, në një kohë kur në datën 14.06.2006 (qershor) me VKM 481, përmendet kjo shoqëri, e cila ka bërë propozimet për kriteret e klasifikimit të tenderit ndërkombëtar për rrugën Rrëshen-Kalimash (pra, një muaj para caktimit me VKM, konsulenti “Ecorys Group” është përmendur në VKM nr. 481).

    Ky skandal mund të mos tregojë thelbin e korrupsionit në atë rrugë, por thelbin e arrogancës dhe vendimeve të parapërgatitura nga dyshja Basha - Fazlliç.

    Ndërkohë që zgjedhjet lokale po trokisnin, Lulëzim Basha ishte përgatitur të ishte kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës. Së paku, Berisha kishte lënë të kuptohej kjo publikisht. Me këtë madje kishte justifikuar dhe prishjen e “Zogut të Zi”. Kjo e fundit ishte një kombinim perfekt i një interesi thjesht personal të njeriut më të afërt të djalit të kryeministrit, Shkëlzenit, me shëmtinë që kishte ai mbikalim.

    Kur e mësova arsyen reale pse po prishej, pata një trishtim, por, kur mendoja që duhej prishur si i shëmtuar, ndjehesha më mirë. Por s’mund të rrija pa ia thënë publikisht.

    Në debatin që kishim po në “Opinion” me Sali Berishën, e pyeta:

    - A mund ta na e shpjegosh thjesht, si të lindi ideja për ta prishur “Zogun e Zi”? T’u fiksua vetë, apo ta sugjeroi dikush që është diçka e shëmtuar?

    Pyetja ishte fare e thjeshtë. Ai u turbullua pak dhe sajoi diçka.

    - S’e mbaj mend mirë, - tha, - më erdhi një letër në zyrë, më thoshte që ky është një turp ...

    Ishte krejt i paqartë.

    Të nesërmen ndodhi diçka që më bëri të mendohem. Fahri Balliu, miku im i gazetës “55”, më tha i shqetësuar se ajo pyetja ime ishte më e poshtra.

    - Pse? - i thashë. - Ajo ishte pyetje e thjeshtë, informative.

    - Po, po, - tha. - Po ndaj ishte e poshtër.

    Nuk ia vura shumë veshin. Por në mbrëmje, një miku im i vjetër i fakultetit më thirri i shqetësuar në telefon.

    - Duhet të të takoj patjetër, - tha. - Kam një muhabet për ty.

    Muhabeti m’u duk shumë idiot. Ai paskësh qenë në një klub me emrin “Fiesta” me tri shokë të Shkëlzenit që nuk e dinin se ky ishte miku im dhe kishte dëgjuar me veshët e tij se “Mero Baze po fut hundët në punët tona, po do t’ia tregojmë vendin atij dhe njerëzve të tij rrotull Berishës”.

    M’u duk bisedë shumë paranojake. E pyeta kush ishin të tjerët. Më tha emrin e Rafit dhe një bodyguard-i të Shkëlzenit që paskësh pallatin te “Zogu i Zi”. Por ata s’kishin folur. Kërcënuesi qenkësh një kalama i vogël që ky s’ia dinte emrin, se i thërrisnin “Qukap“.

    Më erdhi për të qeshur, dhe e falënderova. Mos u bë merak i thashë, janë muhabete rrugësh.

    Në fakt, ky episod m’u kujtua ndërkohë që po zgjidhej kandidatura e PD për zgjedhjet në Tiranë. Për shkak të heroizimit që i ishte bërë prishjes së “Zogut të Zi” prej Bashës, mendonim se ai do ishte kalorësi përballë Ramës. Bisedat filluan të ndërrojnë dhe Fazlliç ishte përditë e më shumë në zyrën e Berishës. Dalja e Bashës në zgjedhje e eliminonte atë nga skena. Humbja thuajse e sigurt dhe ndërprerja e pazareve me rrugët që ishin monopol i dyshes Isufi-Fazlliç ishte një alarm. Sali Berisha pranoi skemën e tyre. Fare papritur ai bëri sikur s’e kishte vendosur kush do ishte kandidat dhe po shikonte përditë e më shumë nga Olldashi. Ky i fundit luajal me të, e pranoi, dhe pse e dinte se do ishte e vështirë. La dy mandate dhe u fut në garë.

    Fazlliç u rishfaq në Tiranë. Tashmë, me dy a tri amerikanë të tjerë që i paraqiste po si konsulentë. Bombardimi ishte ekstrem. Sokol Olldashi u la në hije dhe fushatën e mori përsipër Sali Berisha. Ishte ajo që donte Edi Rama. Ai çdo ditë dilte i përgjigjej Berishës, kurse Ed Shalësi, Sokol Olldashit. Fazlliç dhe amerikanët e tij ngulnin këmbë se ishte në rregull.

    Ndërkohë, brenda PD inati ndaj Olldashit ishte si valë zemërimi. Të gjithë e identifikonin atë gabimisht me pushtetin e Berishës, pa qenë askush. Ata që ishin realisht pushteti i tij, ishin po ashtu kundër Olldashit. Nuk kam parë në asnjë fushatë elektorale aq shumë armiq nga një parti kundër kandidatit të tyre. Kishte kundër KOP-in në bllok, udhëhequr nga Basha, kundër në bllok votat e qytetarëve të vjetër të Tiranës, të identifikuar si mbështetës të zemëruar të Bamir Topit, i cili deri në atë kohë ishte lënë thuajse rrugëve pa asnjë pjesë në pushtet, kishte kundër njerëzit pa pushtet brenda PD, se mendonin që ky ishte i përkëdheluri i pushtetit. Kishte me vete vetëm Sali Berishën personalisht, i cili mendonte se mund ta ndihmonte duke e marrë fushatën përsipër. Fazlliç ishte shumë i shqetësuar, pse unë isha shumë afër Olldashit. Mendonte se diçka po bënim që ai të fitonte. Dhe unë përpiqesha t’ia shtoja dyshimin sa herë më pyeste, edhe pse e shihja që ishte betejë e humbur. Sa herë më dilte para, më pyeste: “A do fitojmë?” Dhe unë i thosha, po.

    Botimi në gazetën “Shekulli” e një liste personash në kërkim që ia atribuonin Olldashit si miq të tij ishte banal për ne që e dinim të vërtetën, por ndihmonte klimën kundër tij. E dija që mund ta kish dërguar Geri Kokalari, se ai kishte listat të tilla në dispozicion. Por Kokëdhima më la të kuptoj se kishte ardhur nga dikush afër Berishës dhe larg Olldashit. Kokalari thjesht ishte përdorur si postier.

    Olldashi humbi thellë dhe Fazlliç m’u zhduk nga sytë bashkë me amerikanët e tjerë. Për disa ditë kisha ndjesinë që, nëse më dilte para ai ose Basha, mund të humbisja kontrollin. Por ai s’më doli më. Dhe rrallë e më rrallë e shihja. Nga mesi i vitit 2007, zakonisht rrinte te “Sheraton” me Sejaminin, një këshilltar të Berishës, dhe sa herë gjendej këtu dhe Tom Ridge. Dukej që i kishin punët e tyre në rregull. Ishte koha kur Shkëlzeni po ashtu filloi të shpeshtojë qëndrimet në “Sheraton” me Fatmir Mediun. Ishte një kohë në pranverë të vitit 2007 që rrinin thuajse bashkë natë e ditë dhe zbrisnin nga e njëjta makinë. Ishte një kohë që Fazlliç dukej i qetë dhe me punët në terezi. Është koha që tashmë shikoj se ai ka mundur të shesë një kompani pa asnjë bilanc, pa asnjë aset dhe pa asnjë veprimtari financiare, 1 milionë e 750 mijë euro një kompanie fantazmë në Qipro që përfaqësohet në Shqipëri nga bashkëpronarja e studios së Argita Berishës, Flutura Kola. Ishte vërtet kohë e mirë për të. Që atëherë s’e kam parë më. Dje, dëgjova prapë që e arrestuan, ndaj shkrova këto rreshta.

    -----
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 05-10-2008 më 11:57

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Budallalleqet e radhes te gazetave. Qellimi...? Te behet sa me shume tym. Me sa duket sa me teper te afrohen zgjedhjet aq me shume artikuj te tille do kemi. Per te ardhur keq: TEMA eshte shnderruar ne nje shtojce e gazetes shekulli. Megjithate njerezit dine te dallojne te verteten nga tymi i genjeshter.

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Ky Mero Baze eshte brenda politikes dhe ja njeh kulisat. Ka histori interesante ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Fazliç, Faksimilet e regjistrimit te bizneseve ne Shqipëri

    Damir Fazliç është arrestuar nga policia boshnjake të premten në mbrëmje, bashkë me ish-komandantin serb të Bosnjës, Naser Oriç, i gjykuar nga Haga për krime gjatë luftës së Bosnjës. Damir Fazlic njihet si biznesmeni i shumëdiskutuar i Sarajevës dhe njeriu që ndihmoi vrasësin e kryeministrit Gjingjiç. Ai është cilësuar nga policia si një ndër eksponentët e një grupi të krimit të organizuar, që merrej edhe me shantazhe financiare. Menjëherë pas lajmit të arrestimit të Fazlic, Neës24 dhe Gazeta Shqiptare nxorrën në dritë dokumentat origjinale që vertetojne aktivitetin e biznesmenit boshnjak në Shqiperi. Në këto dokumenta zbulohen dhe lidhjet e ngushta të Fazlic me njerez te afërt me politikën. Nga dokumentat mësohet se janë të pakten 3 aktivitetet që janë hapur prej tij dhe Erjon Isufit, kunati i ministrit të jashtëm, Lulezim Basha fill pas zgjedhjeve te 2005, ku fituese doli PD. Faksimilet e mëposhtme janë dokumentat me të cilat Fazlic ka regjistruar bizneset ne Gjykatat shqiptare. Fazlic i hapi dokumentat me shtetasin Erjon Isufi, kunati i Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulezim Bashës.



    Ndryshuar për herë të fundit nga RaPSouL : 05-10-2008 më 21:01
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464


    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464


    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ..........................
    Sui generis

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    NUk eshte cudi qe ne Shqiperi regjistrohen dhe persona me te vjeter se Mathusaleu. Ky Fazllici mbi 300 vjec njeri dhe na regjistrohet ne gjykate....

  10. #10
    Pa hyre ne shume thellesi duhet te saktesohen disa gjera:

    - Naser Oric nuk eshte nje ish-komandant serb, por nje ish-komandant boshnjak qe luftoi me trimeri kunder krimineleve serbe.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Naser_Ori%C4%87

    - Ne cilin ligj thuhet se nje person sic eshte Fazlic nuk ka te drejte te hape biznese ne Shqiperi dhe te emeroje perfaqesues ke te deshiroje ai?

    Ne fund te fundit keto jane vendime legale (ndonese me gabime foshnjarake ne data dhe adresa).

    Megjithate sic thote Brari duhen degjuar dy kumbonat per te arritur ne saktesi te pergjigjeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-10-2008 më 15:51

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha në Kuvend: Fazlliç është miku im. Për të jam gati për mocion debati!

    Kuvendi nisi sot pasdite me debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me skandalin e fundit të lidhjes së kryeministrit Berisha me Damir Fazlliç. Ky i fundit konsiderohet si super-sekseri i Ballkanit dhe është akuzuar për mashtrim financiar dhe trafik armësh nga prokurori e Bosnjës. Kryeministri Berisha ka reaguar duke thënë se është i gatshëm të përballet me PS dhe mocionin e kërkuar prej tyre. Madje Berisha tha se ai është i gatshëm të sjellë edhe Fazlliç në Shqipëri por kjo, sipas kryeministrit, nuk i leverdis opozitës.

    TIRANË - Në minutat e para të seancës së pasdites në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Berisha ka deklaruar se pret me padurim mocionin për debat kërkuar nga Partia Socialiste. “Zonja kryetare po të betohem që e pres me kënaqësinë më të madhe atë mocion. Vetëm dua që të përgatiteni për transparencën më të madhe të historive të këtij vendi të arkivës së krimit. Unë vetëm kaq dua. Kam mbajtur një heshtje që mezi e kam mbajtur”.

    Në këtë mënyrë i është përgjigjur kryeministri Berisha akuzave të opozitës për lidhje të tij me Damir Fazlliç, serbo-boshnjakun e arrestuar për mashtrim financiar dhe trafik armësh. Më tej Berisha tha se do të ftojë Fazlliç në Shqipëri dhe do të zbardhë të vërtetat. “Unë ju sjell këtu Damir Fazlliç”, tha Berisha duke shtuar se sipas tij opozita nuk e do një gjë të tillë.

    Me ironi kryeministri Berisha tha se është i gatshëm për debat dhe madje falënderon Ramën që e nxiti për të thënë të vërtetën. Një e vërtetë që sipas tij ai ka prej kohësh që e mban. “Unë di shumë gjëra po nuk i them”, tha Berisha përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

    Në lidhje me këtë kryetarja e grupit parlamentar të PS Valentina Leskaj e ka cilësuar këtë deklaratë një fyerje për parlamentin dhe një kërcënim të kryeministrit Berisha. “Berisha të ftojë Fazlliç në Shqipëri, ne nuk trembemi nga e vërteta”, ka deklaruar Leskaj. Të gjithë folësit e opozitës që kanë marrë fjalën gjatë seancës kanë hedhur akuza të rënda në adresë të kryeministrit për lidhjet e tij me Fazlliç.

    Nënkryetari i Grupit të PS, Braçe ka zbardhur lidhjet që sipas tij ekzistojnë mes kryeministrit dhe të afërmve të tij me Fazlliç. Braçe ka listuar një sërë emrash të cilët sipas tij kanë bërë të mundur që Fazlliç të pastrojë para në Shqipëri dhe ka kërkuar hetimin e kësaj mega afere.
    “Fazlliç ka hapur 3 firma në një ditë në Shqipëri por në total ai ka 5 firma në vendin tonë. Këto firma Damir Fazlliç i ka hapur fill pas ardhjes së partisë Demokratike në pushtet”, deklaroi Braçe në seancë. Në vijim ai i ka kërkuar nëpërmjet një apeli që të autoriteteve të zbatimit të ligjit që të hetojnë këtë xhiro kriminale.

    Sot, burime shumë të besuara i konfirmuan “Balkanweb” se ajo ka hapur një hetim për faktet e denoncuara nga media për bizneset e Fazlliç në Shqipëri.


    (a.s/Balkanweb)
    Sui generis

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BE, operacion antimafie në Ballkan

    Pas arrestimit të Damir Faslliç, Brukseli do të mbështesë një aksion të gjerë kundër trafikantëve të armëve, drogës dhe duhanit

    Bashkimi Evropian sapo ka nisur një operacion të madh antikrim në të gjithë Ballkanin, i cili me kapjen e Damir Faslliçit ka inauguruar vetëm fillimin e tij. Brukseli, nëpërmjet strukturave të tij, të koordinuara nga Komisioni Evropian, Presidenca e BE-së, si dhe përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe shtetet e Ballkanit, ka iniciuar dhe mbështetur një aksion që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Objektivi: Shkatërrimi i "baronëve" të krimit të organizuar, duke i dërguar ata para drejtësisë. Rrugët: Mbështetja e institucioneve të vendeve ballkanike që zhvillojnë luftën ndaj krimit të organizuar dhe përkrahja e fuqishme logjistike dhe financiare, si dhe me asistencë teknike për të koordinuar veprimet e të gjitha vendet. Shtrirja e operacionit: Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Maqedoni.


    Goditja


    Bashkimi Evropian, i cili është faktikisht "protektori" i Bosnjë-Hercegovinës, ka iniciuar dhe mbështetur superoperacionin antikriminal në vendin ballkanik, ku ka në dorë autoritetet politike, ato policore, si dhe trupat ushtarake. BE mbikëqyr qeverisjen vendore nëpërmjet Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë Special për Bosnjë-Hercegovinën, drejton luftën ndaj krimit, nëpërmjet misionit policor të Bashkimit Evropian, si dhe trupën ushtarake EUROFOR. Arrestimi i Damir Faslliçit u bë pas një sporti të fuqishëm të policisë federale boshnjake dhe Prokurorisë nga Bashkimi Evropian, i cili ka inkurajuar autoritetet vendase për të vazhduar "gjuetinë ndaj baronëve të krimit".


    Shqipëria


    Brukseli, prej kohësh ka "shtyrë" autoritetet shqiptare drejt një lufte më të fortë dhe konkrete ndaj krimit të organizuar. Në raport-progresin për vitin 2008, i cili do të shpërndahet në fillim të nëntorit, lufta ndaj krimit do të jetë në ballë të kushteve ndaj qeverisë. Por, përveç kësaj, strukturat e Bashkimit Evropian pritet të mbështesin fuqishëm edhe në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me Policinë e Shtetit, një operacion për të arrestuar pjesëtarët më të mëdhenj të rrjeteve kriminale ndërkombëtare, siç janë trafiku i armëve, i drogës, i cigareve, por edhe i aktiviteteve të tjera kriminale, të cilat i kanë siguruar sasi të mëdha parash dhe lidhje të fuqishme me nivele të larta të politikës dhe administratës shqiptare.

    Zbulimi

    Trafiku i armëve ballkanike, nga Gjeorgjia në Armeni e Azerbajxhan








    Lufta në Gjeorgji nisi të nxjerrë dalëngadalë "Petët e lakrorit" të një tregtie të fuqishme të armëve që është zhvilluar në terrenin e Ballkanit. Shefi i shtabit të ushtrisë ruse deklaroi në mediat ndërkombëtare se Tbilizi ishte furnizuar me armë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia etj. Dalja e një fakti në nivele kaq të larta shtetërore ka shtyrë strukturat e Bashkimit Evropian për të hetuar lidhjet e trafikut ndërkombëtar të armëve që kanë pasur si terren rajonin e supermilitarizuar të Ballkanit. Duke qenë prej kohësh terren luftërash dhe urrejtjesh të mëdha, rajoni ynë ka qenë një nga depot më të mëdha të armatimit dhe municionit gjatë viteve. Por vitet e fundit, këto armë nisën të dalin nga Ballkani, duke furnizuar terrenet e reja të luftimit, siç ishte Gjeorgjia, Armenia, apo Azerbajxhani. Por ajo që ka shqetësuar më shumë Brukselin është pikërisht fuqizimi i grupimeve kriminale të tregtisë së armëve, që gjithnjë e më shumë po merrnin në dorë qeveritë dhe klasën politike të vendeve të Ballkanit. Trafikantët e armëve janë në krye të listës së ndërmarrjes së madhe antikrim të nxitur nga BE-ja.


    Serbi

    Misteri i vrasjes së dy agjentëve


    Një vrasje e dy ish-pjesëtarëve të shërbimit sekret ushtarak serb ka rikthyer dyshimet për eliminime të dëshmitarëve të aktiviteteve kriminale dhe bashkëpunëtorëve të Gjykatës Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës. Siç thekson radioja serbe B92, vrasja e dy ish-pjesëtarëve të ish-ushtrisë jugosllave, Dragan Jakovljeviç dhe Drazhen Milovanoviç, që u eliminuan katër vite më parë, ende nuk është sqaruar edhe pas dy hetimeve komplete. Dy ish-pjesëtarët e strukturës sekrete ushtarake të njohur si "Karash" u vranë më 5 tetor të vitit 2004 në rrethinat e Beogradit. Në hetimet për këtë çështje është marrë edhe FBI-ja amerikane, e cila ka ndjekur një ekspertizë të plotë dhe të pavarur. Vrasja e dy pjesëtarëve të ish-shërbimit ushtarak sekret serb, sipas mediave serbe, është e lidhur me dëshminë e tyre për rrjetet kriminale ballkanike, si dhe bashkëpunimin me gjykatën e OKB-së kundër krimeve të luftës.


    Faslliç lirohet me kusht dhe largohet nga territori i Bosnjës


    Biznesmeni figuron në listat e Interpolit për lidhjet me krimin


    Biznesmeni i njohur boshnjak, Damir Faslliç, është liruar me kusht nga autoritetet federale të Bosnjë-Hercegovinës, pasi ka paguar një sasi të madhe parash si garanci. Burime të Prokurorisë Federale të Bosnjës kanë lajmëruar për mediat lirimin me kusht të Damir Faslliç, një ndër biznesmenët mbi të cilin rëndojnë dyshime të mëdha për lidhje me botën e krimit të organizuar. Policia vendase nuk ka sqaruar nëse Faslliç ka paguar për lirinë me kusht, por të njëjtat burime thonë se Damir Faslliç do jetë nën hetim jo vetëm për mashtrim financiar, por dhe trafik armësh. Shoqërimi i Faslliç mjaftoi që shtypi vendas të zbardhë praninë e tij në Shqipëri me një numër biznesesh fitimprurëse, duke provuar dhe implikimin e ministrave shqiptarë të qeverisë aktuale me atë që është cilësuar si trafikanti më i madh i Ballkanit.

    Operacioni i policisë boshnjake i finalizuar para dy ditësh me kapjen e 8 personave, mes të cilëve Damir Faslliç, Naser Oriç, ish-komandanti serb i Bosnjës i gjykuar nga Haga për krime lufte dhe dy bashkëpunëtorë të tyre për mashtrim financiar, ka lënë në liri me kusht disa prej tyre, mes të cilëve edhe Damir Faslliç.

    Ende nuk ka të dhëna nga policia Federale e Bosnjës nëse Faslliç ka paguar për lirinë me kusht, por burime të Prokurorisë Federale të Bosnjës thonë se Faslliç do jetë nën hetim jo vetëm për mashtrim financiar, por dhe për trafik armësh, në një rrjet ku dyshohet se kanë lidhje edhe krerët më të lartë të vendit ballkanik, i cili u përfshi në një luftë të egër gjakatare në fillim të viteve ‘90. Në kushtet e "arrestit me burg" do të vazhdojë të jetë Naser Oriç, një ish-i akuzuar i Hagës dhe komandant boshnjak mysliman i kohës së luftës në Srebenicë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Zahira Oriç. Në burg vazhdon të jetë një tjetër i akuzuar, Dzermin Kadriç. Ndërkohë, pas marrjes në pyetje u lanë të lirë Nedim Sahinpasiç, Damir Faslliç, Mujo Mandiç, i ashtuquajturi Mandza, si dhe Branislav Cvjeticanin Sviç.

    Ndërkohë, mësohet se policia federale e Bosnjës ka vazhduar aksionin për kapjen e personave të tjerë të implikuar në krimin e organizuar, mes të cilëve ishte dhe Damir Faslliç.

    Konfirmimi

    Policia e Bosnjës ka konfirmuar për "Top Channel" ndalimin e personit që shkaktoi mjaft polemika në Shqipëri për shkak të dyshimeve të hedhura vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij, jo vetëm politike, me drejtuesit e mazhorancës aktuale. Në një prononcim për "Top Channel", zëdhënësi i policisë së Bosnjë-Hercegovinës, Robert Cvrtak, deklaroi se gjatë operacionit janë arrestuar dy persona dhe janë shoqëruar dy të tjerë, njëri ndër ta Damir Faslliç. "Ajo që dua t‘u them është se në kohën e operacionit kemi arrestuar dy persona që janë kapur në kryerje të veprës, por edhe dy persona të tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në momentin që është kryer aksioni. Është e vërtetë që Faslliç ka qenë një nga këta të shoqëruarit", është shprehur Cvrtak.

    Përfshirja


    Lidhja e boshnjakut si lobist i fuqishëm me politikën shqiptare



    Pas tragjedisë së Gërdecit në Shqipëri, emri i Faslliçit u bë i ditur nga disa media shqiptare edhe si ndërmjetësi mes MEICO-s e Delijorgjit nga njëra anë, me shoqërinë e Diverolit për tregtinë e fishekëve në Afganistan. Faslliç është i njohur në vendin tonë edhe për lidhjet e tij me qeverinë shqiptare, veçanërisht me Partinë Demokratike. Gjatë vitit 2005, Damir Faslliç ishte ndërmjetësi kryesor për lidhjen e kontratës mes Partisë Demokratike dhe kompanisë BG&R, e cila ishte konsulentja zyrtare e kësaj partie në fushatën elektorale. Pas fitores së kësaj partie në zgjedhjet elektorale, Faslliç filloi të bëhej gjithnjë e më shumë i pranishëm në Shqipëri dhe sipas burimeve të medias, ai ka qenë ndërmjetësi kryesor për të sjellë në vendin tonë shumë firma, të cilat janë marrë kryesisht në fushën e ndërtimeve dhe të karburanteve. Ai konsiderohej prej kohësh si mjaft i dyshuar, për shkak të bizneseve të shumta ndërmjetësuese, ndërsa në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë emri i tij figuron si pronar i disa aktiviteteve private. Emri i tij është shënuar në zyrat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) si pronar i firmës ROMPETROL DISTRIBUTION ALBANIA, e cila merret me tregti karburantesh me shumicë dhe pakicë. Nën të njëjtin emër, Faslliç ka regjistruar edhe një subjekt tjetër për shitjen e karburantit. Ndërsa shoqëria e tretë e regjistruar prej tij është CROWN ACQUISITIONS, e cila është e regjistruar në vitin 2005. Shoqëria e katërt që figuron në emrin e Faslliç në QKR është subjekti ALPHA.




    E majta


    Opozita akuzon Kryeministrin Berisha për lidhje me Faslliç


    Braçe: Biznesmeni misterioz, aktivitet jolegal në Shqipëri


    Arrestimi i biznesmenit boshnjak, Damir Faslliç, ka bërë që opozita t‘u rikthehet sërish akuzave ndaj Kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ka renditur dje disa nga akuzat korruptive që opozita mendon se kanë lidhje me biznesmenin Faslliç dhe Kryeministrin Berisha e ministrin Basha. Duke u ndalur në fakte konkrete, Braçe është shprehur se opozita disponon një material me rreth 800 faqe, në të cilin janë të evidentuara të gjitha shkeljet e bëra nga biznesmeni boshnjak në vendin tonë, veprime që janë kryer sipas tij në mbështetje me qeverinë dhe Kryeministrin Berisha. Sipas Braçes, shtetasi Damir Faslliç ka kryer në Shqipëri aktivitete të paligjshëm, jolegale, deri kriminale. Ka ndërtuar lehtësisht pesë firma këtu, tre brenda dy ditësh, dy prej të cilave brenda një dite, tre në ortakëri të plotë me familjarë shumë të afërt të ministrit të shtetit, Lulëzim Basha. Të gjashta kompanitë, në statut kanë një objekt, tregun e pasurive të paluajtshme, tregun e ndërtimeve dhe çdo gjë tjetër që varej nga ajo ministri. Në tre prej tyre emëron administrator kunatin e ministrit të Punëve Publike dhe Ndërtimit, Lulëzim Basha, Erion Isufi. Një vit më parë, në qershor të 2007-ës, nis procedurën e shitjes së njërës prej 6 kompanive bonjake, kompanisë "Croun Acquisitions", veprimtaria e së cilës është tërësisht në errësirë për autoritetet legale të shtetit. Partneri blerës gjendet në Qipro, kompania "Altaria Research Limited", veprimtaria e së cilës është tërësisht në errësirë për institucionet legale të shtetit. Në Tiranë blerësi nuk vjen, nuk sjell as përfaqësues, por më 14 maj i jep prokurë të posaçme dhe fuqiplotë avokates Flutura Kola, e deklaruar si ortake e Argita Malltezit, në një dëshmi publike të saj në një televizion kombëtar në vitin 2007. Mbyllin shitjen për plot 1.7 mln euro në korrik të vitit 2007. Kjo edhe pse kompania nuk ka asnjë aset të deklaruar në autoritetet e ligjit në Shqipëri. Kontratën e shitjes nuk e firmos asnjë qipriot, por shqiptarja Flutura Kola. Një muaj nga shitja, Damir Faslliç krijon një tjetër kompani të re në Tiranë, të gjashtën, ALPHA quhet, regjistrimin e së cilës e bën avokatja Joana Qeleshi, në institucionet e shtetit figuron si punonjëse e avokates tjetër Flutura Kolës, dhe emëron si kontabiliste znj. Shpresa Breçani, e njohur sot e gjithë ditën si mbesa e Sali Berishës.


    Shqip
    Sui generis

  13. #13

    Berisha: duhet te pergatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vend

    Berisha e Fazllic: Jemi miq, e kemi per nder
    Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.

    Shekulli Online
    Hene, 06 Tetor 2008 21:39:00
    Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga nje destinacion qe identifikohet si Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.

    Ne nje kontakt me nje korrespodent te medias shqiptare ne Londer, Fazllic, ka thene se "lajmet e perhapura per te ne Tirane" jane shpifje, por nuk ka pranuar te komentoje arrestimin dhe akuzat e ngritura per te nga prokuroria ne Bosnje.

    Fazllic ka shtuar ne te njejtin prononcim se "e ka per nder qe eshte miku i Berishes"

    Po kaq i nderuar dhe i betuar ne miqesi eshte shfaqur po sot kryeministri i vendit. Ne sallen e Parlamentit, ku ishte thirrur nje interpelance nga opozita, me tonet e tij te zakonshme euforike, Berisha ka thene qe "e ka per nder qe eshte miku i Fazllic" dhe se eshte gati te shkoj ne mocion per te dhe se "duhet te pergatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vendi".

    Fazllic akuzohet nga Prokuroria e vendit te tij, per pastrim parash, trafik armesh dhe nje sere akuzash te tjera, nderkohe qe nga Tirana ai ka bere transferta dhe shitje kompanish fantazme me forma noteriale prane familjes se kryeministrit.

    Shekulli



    Aleanca ruso-serbe, pas pavaresise se Kosoves dhe pas ngjarjeve ne Gjeorgji, ka gjetur cuditerisht zedhenes te politikes se saj, pikerisht pjese te opozites ne Shqiperi!

    Pas fotove nudo te Edi Rames, tashme ka ardhur koha te botohen ngjarjet nudo te te gjithe atyre politikaneve shqiptare qe jane te lidhur me krimin dhe trafikun ballkanik dhe ate nderkombetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-10-2008 më 17:07

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    merua i bazes sot i ka te pakten 2 vila 3 katshe ne golem..
    kte ma konfirmoj nje person qe i dinte mire emrat e pronareve te vilo gratacielave te golemit..

    le te na sqaroje merua se nga cilet "fazlliqa" i morri parate ..per te pasur keto vila qe kushtojne qindra mijra euro..

  15. #15

    Mesymja e spiunazhit rus ne ish-Europen Lindore. A ben Shqiperia pjese?

    Akuzat çeke kundër spiunëve rusë nxitin stuhi politike


    Pothuaj 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Evropa Qendrore është bërë sërish vatër e spiunimit ndërkombëtar. Raportet e fundit të shërbimeve çeke të informimit kanë alarmuar për operacione të dendura të rusëve dhe shërbimeve tjera të spiunimit në vend, që kryesisht kanë lidhje me radarin amerikan për mbrojtje raketore që do ndërtohet afër Pragës. Por, raportet kanë nxitur një stuhi politike, me opozitën e qendrës së majtë që akuzon qeverinë se ka politizuar këto shërbime para votimit mbi radarin në Parlament dhe para zgjedhjeve të kësaj vjeshte.

    Në raportin e tij vjetor të 25 shtatorit, Shërbimi Çek i Kundërzbulimit (BIS) tha se agjentët rusë po punonin për të nxitur opinionin publik kundër sistemit amerikan të radarëve. "Aktivitetet e spiunëve rusë në Republikën Çeke aktualisht po arrijnë një nivel të lartë të intensitetit", - ka thënë BIS. Në një raport të ndarë të 29 shtatorit, Shërbimi çek ushtarak i Informimit VZ duket se mbështet deklaratat e BIS-it, kur thotë se vitin e kaluar ka vërejtur "interesa konkrete" të shërbimeve të huaja - përfshirë ato iraniane, për të marrë informata mbi radarin e mbrojtjes anti-raketore, qe do ndërtohet 90 km larg Pragës. Asnjëri raport nuk përmend nëse është shkelur ndonjë ligj çek. Qëllimi i përgjithshëm i Rusisë në Çeki, shkruan BIS, mund të jetë dobësimi i NATO-s dhe i BE-së dhe arritja të paktën pjesërisht e rivënies së “ish-perimetrit të sigurisë” së Moskës në Evropën Qendrore. Gjenerali në pension, Andon Sandor, ka qenë ish-drejtor i VZ-së. "Stacioni i radarëve nuk paraqet ndonjë kërcënim ushtarak për rusët - ata e dinë këtë; me potencialin e tyre nuklear, kjo nuk përbën kurrfarë kërcënimi. Por, ka të bëjë me sferën e influencës, dhe duke pasur një radar amerikan në territorin tonë, mendoj se kjo edhe është momenti i fundit i përfundimit të periudhës kur rusët mund të shkonin kudo në territorin tonë", - tha Sandor.

    Raporti i BIS-it thotë se shërbimi informativ rus, shpesh nën velin diplomatik, është munduar që të ndikojë politikanët dhe mediat çeke kundër vendosjes së radarëve. Raporti thotë se spiunët rusë kanë kërkuar që të infiltrojnë dy grupe civile në Republikën Çeke, te të cilat opinioni sheh një kundërshtim të madh ndaj radarëve.

    Grupi kryesor çek që kundërshton radarët, "Jo Bazave", ka mohuar lidhjet me rusët. Por, Sandor thotë se Rusia, që udhëhoqi invazionin e Paktit të Varshavës kundër Çekosllovakisë në vitin 1968 dhe dikur kishte dhjetëra mijëra trupa të stacionuara atje, ka një histori të gjatë të operacioneve të suksesshme të spiunimit në tokat çeke.

    "Për rusët do të ishte shumë dobiprurëse vetëm po të shpërndahej se radari dëmton ambientin, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e popullatës që jeton përreth dhe se ai mund të shkaktojë aksidente ajrore apo gjëra si kjo. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Ata mund të financojnë organizata të ndryshme, që janë kundër radarëve. Dhe, mund ta bëjnë në atë mënyrë sa organizatorët të mos e zbulojnë fare", - tha Sandor. Mediat kanë cituar po ashtu mundësinë që spiunët rusë të blejnë tokë afër zonës ushtarake në Brdys, ku do të ndërtohet radari.

    Zëvendësministri çek i Mbrojtjes, Martin Barak, ka thënë në televizionin çek se BIS dhe VZ në mënyrë aktive janë duke penguar që tokat rreth Brdys të bien në duar të gabuara.

    Në Çeki, për radarin ka kundërthënie. Me gjithë nënshkrimin e dy marrëveshjeve me SHBA-të për vendosjen e radarit, qeveria e qendrës së djathtë e Mirek Topolanekut nuk ka shumicën në Parlament për të përkrahur iniciativën amerikane. Parlamenti pritet të votojë për këtë çështje në vjeshtë.

    Opozita socialdemokrate kundërshton radarin, puna e të cilit do të jetë e ndërlidhur me sistemin e mbrojtjes raketore në Poloninë fqinje. SHBA-ja ka përsëritur se sistemi ka për qëllim mbrojtjen nga sulmet e mundshme, p.sh. nga Irani.

    Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, Anatoly Nogovitsyn, ka thënë se duke pranuar sistemin amerikan, Çekia dhe Polonia mund të bëhen subjekt i sulmit ushtarak, madje edhe bërthamor. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, partitë politike në Çeki mbesin të ndara.

    Ish-kryeministri, socialdemokrati Jiri Paroubek, ka akuzuar qeverinë se i ka drejtuar shërbimet e informimit kah gjetjet, nga të cilat do të përfitojnë politikat e tij.

    Disidenti antikomunist, Petr Uhl, që tani përkrah opozitën, pajtohet me këtë.

    "Është çështje politike para zgjedhjeve dhe është e zakonshme - pala kundërshtare mundohet të gjejë diçka negative, që e dëmton palën tjetër, që populli të mos votojë për të", - thotë Uhl.

    Në vitet e fundit, shërbimi informativ çek ka paralajmëruar për rritjen e aktiviteteve të spiunëve të huaj në vend. Por, Uhl thotë se këto akuza i kujtojnë të kaluarën, kur çdokush që kishte kontakte me të huajt, akuzohej se po punonte kundër qeverisë komuniste.

    Raportet e BIS-it dhe VZ-së është dashur të shqyrtoheshin nga Komiteti i Mbrojtjes i Dhomës së Ulët të Parlamentit, por për shkak të politizimit të tyre, janë shtyrë pas zgjedhjeve rajonale dhe lokale të 17 tetorit. Sandor beson se shërbimet e informimit po ofrojnë vlerësimin e tyre të drejtë për situatën e sigurisë.


    06/10/2008

    Standard

  16. #16
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pa hyre ne shume thellesi duhet te saktesohen disa gjera:

    - Naser Oric nuk eshte nje ish-komandant serb, por nje ish-komandant boshnjak qe luftoi me trimeri kunder krimineleve serbe.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Naser_Ori%C4%87

    - Ne cilin ligj thuhet se nje person sic eshte Fazlic nuk ka te drejte te hape biznese ne Shqiperi dhe te emeroje perfaqesues ke te deshiroje ai?

    Ne fund te fundit keto jane vendime legale (ndonese me gabime foshnjarake ne data dhe adresa).

    Megjithate sic thote Brari duhen degjuar dy kumbonat per te arritur ne saktesi te pergjigjeve.
    Ska gje te keqe nese nje person hap biznese ne shqiperi por ama ky fazlliqi akuzohet per korrupsion dhe evazion fiskal. Nje njeri me kaq shume pikepyetje ka hapur biznese ne shqiperi dhe ka emeruar si administrator nje person qe nuk eshte dosido por eshte kunati i ministrit Basha. Zoti Basha apo dhe zoti Berisha meqenese e ka mik kane cfare quhet "konflikt interesi" qe ne vendet perendimore po te dali nje skandal i tille personat publike japin menjehere doreheqje. E kuptoj qe ne shqiperi kjo nuk ndodh.
    Nqs zoti Berisha, basha e te tjere qeverisin me "duar te pastra" ata duhet ti deklaronin qe kur fituan pushtetin se me cfare aktivitetesh biznesi merren familjaret e tyre sic behen ne te gjitha vendet perendimore. Me sa kam vene re Berisha dhe Basha kane komunikim te dobet me kuneterit e tyre se Basha nuk e dinte qe Kunati ishte ortak me ket Fazlliun dhe Berisha nuk e dinte qe Kunati i punonte ne Gerdec. O politikan pyetini nganjere kuneterit me se merren?

  17. #17
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    merua i bazes sot i ka te pakten 2 vila 3 katshe ne golem..
    kte ma konfirmoj nje person qe i dinte mire emrat e pronareve te vilo gratacielave te golemit..

    le te na sqaroje merua se nga cilet "fazlliqa" i morri parate ..per te pasur keto vila qe kushtojne qindra mijra euro..
    O brari lene mer Bazen se nje cope gazetari eshte dhe ska gje ne dore. Mos u mundo kot te terheqesh vemendjen nga cfare eshte e rendesishme se nuk i ha njeri ato se le nom per zotin.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Le te plasin shpifesit e keqinj..

    ..e verteta eshte kjo qe thote Lulzim Basha:

    E vërteta e shpifjeve të Ramës, mashtrimin e ka ushqim

    Lulzim BASHA

    Prej dy ditësh zoti Rama po feston shpërndarjen dhe kompletimin e një tjetër shpifjeje, me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Prej dy ditësh fytyra e së keqes dhe ndërgjegjia e së ligës dalin para opinionit, duke bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, duke tjerrur me zell pëlhurën e intrigës, gënjeshtrës, duke gatuar me ngazëllim çorbën e helmatisur të trillimit që prej kaq vitesh e dekadash është specialitet i tyre. Fytyra e vrerosur e së keqes u shfaq po sërish sot, përpara shqiptarëve, duke mbllaçitur gënjeshtrën që vetëformoi dhe shpërndau me infrastrukturën që do t'ia kishte zili edhe vet Sigurimi i Shtetit, pasi arkitekti i së djeshmes vjen dhe na flet për të ardhmen.

    Fillimisht, dëshiroj t'u përgjigjem shpifjeve dhe akuzave ndaj meje dhe familjes sime. Le të regjistrohet se nga kjo foltore unë deklaroj sot, me përgjegjësi të plotë, se zoti Fazlliç nuk ka marrë asnjë qindarkë nga fondet dhe asetet publike gjatë drejtimit tim në ministritë përkatëse. Po kështu, pa paragjykuar lirinë dhe të drejtën e çdokujt për të zhvilluar ndërmarrjen ekonomike dhe lirinë e ndërmarrjes në Shqipëri, deklaroj se mes zotit Fazlliç dhe meje apo familjarëve të mi, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë takim, nuk ka asnjë biznes të përbashkët dhe asnjë aktivitet ekonomik. Le të vuajë nga histeria zoti Rama dhe më pas hijet e tij, i cili akoma nuk i ka thënë shqiptarëve se për çfarë konkretisht e akuzojnë, çfarë ligji është shkelur, çfarë vepre është konsumuar.

    Çdo pretendim i kundërt, përsa më sipër është i pavërtetë, çdo kush që pretendon të kundërtën, shpif dhe mashtron. Por njeriu, i cili nuk mundi të thoshte një fjalë të mirë për Shqipërinë, kur ajo i afrohet çdo ditë e më shumë anëtarësimit në NATO, atij që i dridhet buza kur vendi renditet në listat e transparencës dhe progresit, ai që me çdo hap që Shqipëria hedh drejt të ardhmes, vrapoi sot të shqiptojë mashtrimin e radhës së imagjinatës së tij perverse. Përkrah tij sot qëndronte e keqja, nga e cila po ndahet ky vend, e kaluara, ajo e kriminelëve që dhunonin qytetet dhe fshatrat, rrugët dhe hapësirat publike, fëmijët dhe prindërit tanë, përkrah tij qëndronin trafikantët dhe vrasësit që udhëtonin me makinat zyrtare të pushtetarëve, që mbillnin dhe korrnin drogën dhe ndanin fitimet.

    Pas krahëve të tij janë 8 vjet korrupsion, e një kapje e shtetit e panjohur për Evropën dhe hapësirën euroatlantike. Bashkë me të dhe përkrah tij ishin sot të gjithë ata që përparimin e vendit e frenuan duke vjedhur dhe abuzuar me taksat dhe doganat me një pushtet të pakontrolluar. Kemi pas një njeri që bënte si i marrë me vdekjen e një njeriu, që nëpërkëmb çdo forcë njerëzore për interesin e tij politik. Ai që nuk u nda dot asnjë natë nga nata e pafund e të kaluarës së tij, vjen sot dhe nëpërkëmb të ardhmen e një Shqipërie që po ripërtërihet çdo ditë. I ndërgjegjshëm se ai dhe hijet e tij nuk kanë të ardhme, i ka dorëzuar prej kohësh betejën e alternativave politike, që sot stolis litarin e debatit politik. Ai dhe hijet e tij e kanë zëvendësuar këtë debat në një fushatë demigruese për shqiptarët, shpifjesh dhe mashtrimesh të mirëpaguar dhe mirëorganizuar.

    Mashtrimi dhe gënjeshtra është prodhimi final i politikës së ndërtuar të zotit Rama, qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten se çdo ditë që dëgjojnë atë sallatë përzierjeje midis të ardhmes dhe të shkuarës, kjo fushatë histerike e së keqes do të bëhet më e tërbuar se një ditë më parë. E mbajtur dhe e mirëushqyer, e keqja po përgatit të mashtrojë mbi këtë vend. Trumbetat e betejës po trokasin përsëri, kjo është një betejë së cilës jo vetëm duhet t'i ikim, sepse përballja me të keqen është virtyti më i madh i një njeriu. Jemi përballur më përpara dhe jemi shkëputur nga kthetrat e krimit dhe mafias dhe sot po realizojmë aspiratat shekullore të integrimit. Çdo shqiptar krenohet kur vendi ynë në arenën ndërkomëbatre merr ftesën në NATO, nga e kaluara e hidhur vijmë në vlerësimin për progresin e reformave. Si ministër i Jashtëm, jam afër këtij vlerësimi dhe krenohem me përparimin e bërë. Por, sa herë që ndodh kjo, del fytyra e vrerosur e së keqes, e cila nxin sa herë që Shqipëria vlerësohet. Fytyra e së keqes kërkon ballafaqimin dhe nuk i ikim këtij ballafaqimi, nuk jam unë ai që paguan për të mbyllur dosjet e panumërta që e ndjekin hap pas hapi. Dhe së fundmi, meqë zoti Rama iu referua edhe rrugës Durrës-Kukës, më lejoni të them se kjo është rruga me të cilën krenohet çdo shqiptar, është rruga që më zbardh mua dhe të nxin ty, se do të jesh korbi i rrugës, sot dhe përgjithmonë!

    *******

    ..u bindet tani ju o njerez te keqinj qe dini vetem te shpifni..
    ..po per Fazlliqin cfar do thoni..he cfar do thoni tani ..kur vete kryeministri e tha me gojen plot qe e kam mik..he flisni ..flisni po te doni po nuk ju a hapi Sala , juve dosjet qe keni ne lidhje me mafian..rrini mer urte dhe mos u ndjeni fare..apo perfitoni se Ai nuk po ben gje tani..po ta dini se po e merzitet ju a ben te gjitheve publike aktivitetin mafioz qe keni ore longaraqe
    ..ju jeni ene dhi e zgjebosur ene bishtin perpjete ..dhe me cin pra me Sal Berishen..nuk ju osht mush menja qe me Salen nuk e krruni dot.

    Sala eshte tmerri i korrupsionit dhe sa kohe qe don Sala me nejt kryeminister te gjithe te korruptumit do te dridhen nga tmerri se nje dite Kryeministri mund ti demaskoje..dhe ta dini se Sala e bon ..po ta merzisni shume..

    ..qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 06-10-2008 më 21:45

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne fakt.. fare sme pelqejne keto punet me bgr-tera a brg-tera.. e fazlliqa..
    nje parti shqiptare qe kerkon votat e shqiptareve.. duhet te perballet shqiptarisht me popullin e vet..
    te kerkosh ndihme nga kompani te huaja te specializuara per fushata politike e ti paguash ato sa frengu pulen.. tregon se parti te tilla nuk ndihen mire..se kan rrjedhur ne mendime e idera e vizione.. e se lideret e tyre jan kokboshe..
    ne qe votojme pd-ne qe nga fillimi.. nuk duam tja dime fare per bgr-terat e huazuara.. qofshin ato amerikane..
    ne e votojme pd-se jo se ka flamuj a parulla te shtypura jashte me llustra apo se po keshillohen si te zbukurohen nga te huajt..
    ne e votojme pd-ne sepse doli nga populli.. nga aspirata demokratike e pushkatuar ne 50 vitet e ndyra enveriste..
    e votojme pd-ne qe te jete jo vetem alternativa e deshiruar prej dekadash por dhe si mbrojtese nga rikthimi i djallezuar i mafies enveriste-kanibale ne pushtet..
    kaq mjafton qe saliu ta dije se votat qe ka.. qe morri nga fillimi e deri me sot.. nuk i erdhen nga fazlliqet e brg-terat.. por nga shpirti i atyre njerzve te mrekullushem.. atdhetaro demokrate..
    pra ato miljona te hedhura andej jan nje gomarllek e nje paftyresi anti demokratike.. nga ana e lidershipit te pd-se..

    tu vije turp nga keto pislleqe prapa shpines se demokratit te thjeshte e te ndershem qe e do PD-ne.. pa i kerkuar asnji kacidhe..


    ..

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr po reflekton pak o brar
    Ta dish qe pd qe e do as shume ti mos kujto se se duam edhe ne. Po e duam vertet sic ka emrin jo me Saline ne krye qe felliqesira pas felliqesirash po i dalin me ate kursin e dhjere te regresit qe po ben.
    Doli gerdeci, fazllicet qe per ironi te fatit bend pjese direkt ne grupin famekeq te zemunit.
    Te vije kamekryq ne shqiperi nje serb e te pushtoje qeverine e te bleje ministra eshte kulmi i abuzimit te pushtetit dhe ska mekat qe ta leje kete poshtersi.
    Shyqyr o brar qe po e kupton qe e kemi jo me pd po me ate pjese qe po ben pis shqiperine.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2004, 00:14
  3. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •