Marketing- reklama & publiciteti

Tema: Marketing- reklama & publiciteti

  1. Maska e *Lorisa*

    *Lorisa* said:

    Question Marketing- reklama & publiciteti

    Pershendetje te nderuar forumistShqiptar!

    Duke shikuar neper media te ndryshme kur vjen minutazhi i reklamave shume media e shkruajne "MARKETING", dikush dhe "PUBLICITET" a ne fakt behet fjale per REKLAME.

    Pse nuk bejne dallim dallim rreth ketyre 3 fjaleve kur jane krejtesisht te ndryshem?

    Po ju a beni dallim dhe a e shihni se jane gabim edhe ate media me emer ne vendin tone dhe ne rajon?
    Lumturia nuk vjen vetė, atė duhet ta krijojmė ne.
     
  2. Maska e dibrani2006

    dibrani2006 said:
    Lorisa mos shiko shum REKLAMĖ se te bejne keq ehehehhe(shaka)ke me se te drejte LORI.

    Mediat ne Kosove e shkruajn MARKETING kurse ne Shqiperi PUBLICITET, Marketing mund te thosha qe eshte ne gjuhen sllavishte, kurse PUBLICITET ne gjuhen italishte frengjishte e te tjera.

    REKLAMĖ ndoshta eshte me mire.
     
  3. Maska e *Lorisa*

    *Lorisa* said:
    Fjala MARKETING - eshte ne gjuhen internacionale por eshte term i gjere.

    PUBLICITETI - e ben te njohur ekzistencen e nje produkti apo te nje sherbimi dhe duke kuptuar rreth produktit konsumatori mund ta blej ose me fjale te tjera publiciteti nenkupton cdo forme papagese dhe e planifikuar ne shpallje publike per ndonje risi apo lajm nga zhvillimet e fundit te kompanise.

    REKLAMA - prezanton mesazhin para konsumatoreve potencijal dhe para konsumatoreve aktual, me qellim qe ti stimuloj ata qe me cdo kusht ta blejne produktin e reklamuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 05-10-2008 mė 19:55
    Lumturia nuk vjen vetė, atė duhet ta krijojmė ne.
     
  4. Maska e dibrani2006

    dibrani2006 said:
    Lorisa me te vertete eshte teme e qelluar, dhe duhet diskutuar per nje teme te tille Mediat gabojne ēdo here dhe si perfundim e ha populli.
     
  5. ari.ani said:
    po ca me prit e dashur ,kur gjuha shqipe po humbet ne c`do aspekt te jetes.
    kena qejf me kopju i cik si bojne t`jashtmit.
    po te shikosh stacionin tv alsat kur japin lajmet ,ka mese 3-vjet,qe ate nju jorkun (new york)e kane te shkruar gabim.
    nese keto te dyja do te ishin te vetmen s`do ta vrisja "mendjen" ,por... duhet me i kap i cik veshin atyre ,redaktoreve qe lejonje te perdoren jo vetem terma gabim por dhe te huaja .
     
  6. ujori2005 said:
    Ske cu bene shqiptare jan. Ketu ne kosove, RTK, pa lere se eshte edhe tv publik pastaj, e shkruan Marketing, ndersa dukagjini thot ''publicitet'', tash per tash ''tv21'' perdor termin ''reklama''(me te drejt). Kjo do vazhdoje derisa redaktoret e ketyre mediumeve te mesojn diqka per ekonomin. Une do ju sugjeroja ketyre mediave te shfletojn vetem nje liber te thjesht marketingu, madje jo nje per vetem te shkojn tek permbajtja dhe ta kerkojn faqen qe shpjego fjalet ''marketing'', ''reklame'', dhe ''publicitet''.

    Pershendetje per lorisen qe i eshte kujtuar per kete teme.
     
  7. Maska e brandon

    brandon said:
    Marketingu ka te beje me me gjithcka qe ndodh qe nga procesi i prodhimit , e deri te shitja, duke perfshire ketu trasportin, amaballazhimin, magazinimin, publicitetin, financimin, vendin e shitjes , e deri tek komunikimi me klientin.
    Publiciteti qe duhet te jete pak a shume si reklama, lind nga nje nevoje tregtare teper precize:
    duhet te bindesh njerezit qe te kene nevoje per nje produkt , edhe pse , kjo nevoje, pa kete produkt, nuk do te shfaqej ndoshta kurre .
    Rasti me i thjeshte eshte ai i etjes pas nje ndeshje futbolli. Per ta shuar ate do te mjaftonte edhe nje shishe uje ( apo edhe uje cesme). Por ja qe kujtimet publicitare qe kemi pare dhe degjuar na sugjerojne qe te proferojme nje pije qe ka shume buleza dhe ndoshta nje ngjyre te bukur qelibari.
    Behet fjale per gjera te panevojshme ( nuk eshte ngjyra dhe bulezat qe na heqin etjen por lengu qe kompeson ate qe kemi humbur ne formen e djerses), e megjithate reklamat dhe imazhet neper revista na kane mesuar qe ta konsiderojme aq te kendeshme gudulisjen e bulezave,qe te vjen ne gryke ,gjate pijes, sa qe konsiderohet e "domosdoshme".
    Por kjo nuk mjafon! Qe garancia e kenaqesise , e nje pije, te jete absolute , duhet qe pija te jete e nje fare marke, te quhet ne nje fare menyre , dhe qe shishja te kete nje fare forme!
    La vida es un carnaval
     
  8. Hardware said:
    Publiciteti dhe Reklama jane segmente te marketingut mirpo kan dallim mes veti.
    Reklama osht Marketing, mirpo marketingu osht shum ma shum se sa vetem nje reklam.
    kurse dallimi mes reklames dhe publicitetit eshte edhe ajo se reklama behet me pagese, kurse publiciteti nuk paguhet si p.sh. perderisa rrin me nje mik apo mikeshe dhe i tregon per forumin shqiptar se eshte nje forum i mir se ja vlen te hysh dhe ti, ne kete rast ti ke bere publicitet edhe pse askush nuk te paguan per kete.
     
  9. Maska e brandon

    brandon said:
    Dy jane funksionet e publicitetit: Te stimuloje ne publik nevojen e nje fare objekti , pasi te arrihet kjo , te adresoje me shume vemendjen e tij ne drejtim te nje firme , se sa te nje tjetre.
    Te krijosh nevojen eshte bere e nevojshme (pas revolucionit industrial,ne Angli) , ne fillim te viteve teteqind , kur industria ishte ne gjendje te prodhonte me shume se sa publiku ishte i interesuar per te blere.
    E vetmja menyre ,per te shitur mallrat dhe boshatisur magazinat , ishte ajo qe ti lindje deshiren njerezve per te blere edhe pse ata mund te mos kishin asnje nevoje , por qe duheshin bindur per "domosdoshmerine" e zoterimit te nje fare produkti. Nepermjet reklames apo publicitetit pak rendesi ka!
    Po atehere pse pikerisht ate lloj marke?
    Kujt mund ti kujtohet ajo reklama me presantuesin amerikan e "Wrestling"-ut, Dan Perterson, ne lidhje me pijen: 'Lipton Ice Tea'. Te ndodh gjithmone,kur ben vape, ke etje , pas nje ndeshje futbolli , apo kur "tallesh" ne bar , me batuten e prezentatorit, duke bere shoket per te qeshur, dhe duke shijuar pikerisht ate pije!
    Sepse sapo mendojme nje lloj pije ne memorien tone lulezojne mesazhe precise publicitare.
    Eshte vetem nje shembull, por mekanizmi eshte gjithmone i njejti.
    Ne se behet fjele per nje pale atlete 'NIKE','Rebook', stereo, makine , banane chiquita,,,,,,,,,,,,etj ,pak rendesi ka!
    La vida es un carnaval
     
  10. Maska e *Lorisa*

    *Lorisa* said:
    Citim Postuar mė parė nga Hardware Lexo Postimin
    Publiciteti dhe Reklama jane segmente te marketingut mirpo kan dallim mes veti.
    Reklama osht Marketing, mirpo marketingu osht shum ma shum se sa vetem nje reklam.
    kurse dallimi mes reklames dhe publicitetit eshte edhe ajo se reklama behet me pagese, kurse publiciteti nuk paguhet si p.sh. perderisa rrin me nje mik apo mikeshe dhe i tregon per forumin shqiptar se eshte nje forum i mir se ja vlen te hysh dhe ti, ne kete rast ti ke bere publicitet edhe pse askush nuk te paguan per kete.
    Pikėrisht, kėtu qėndron dhe problemi se shumė media elektronike pėrdorin fjalėn PUBLICITET gjate emetimit tė ndonjė porosie propaganduese.
    Lumturia nuk vjen vetė, atė duhet ta krijojmė ne.