Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Në zonat rurale varfëria në nivel të lartë

    Si duket edhe ne kete aspekt ne nuk jemi duke par , por duhet qe nje organizate nga jashta si PNUD te na drejtoj ne kete duke na sygjeruar se me te verete ne veendin ton eshte ne rritje e siper varferia.Por nje fjale e menqur thot:"Nje pune qe duket , kallauz nuk do"por nejse per lideret dhe udheheqesit tan shtetror kjo si duket eshte shume e vogel.

    PNUD: Në zonat rurale varfëria në nivel të lartë


    TIRANE (19 Dhjetor) - Një raport i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) në Tiranë, bën të ditur se varfëria në Shqipëri, është e përqëndruar në zonat rurale, ku 4 në çdo 5 veta janë të varfër. Sipas këtij raporti, të publikuar në "Raportin e zhvillimit njerëzor, Shqipëria 2002, sfidat e qeverisjes vendore dhe zhvillimit rajonal", përgatitur për Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD), botim i vitit 2002 në Shqipëri vihen re, nivele të larta të varfërisë si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane, dhe se te varfërit e zonave rurale janë shumë më të varfër se ata të zonave urbane. Raporti në fjalë thekson se, dallimet e theksuara të mirëqënies ndërmjet zonave urbane dhe rurale shprehen qartë në shpërndarjen e të ardhurave. "Rreth 48 për qind e njerëzve që punojnë në bujqësi jane te varfër, dhe rreth 28 për qind e banorëve të zonave rurale bëjnë pjesë në kuintilën e fundit të niveleve të të ardhurave", citohet në këtë raport të HDCP-së. Sipas raportit në fjalë, të realizuar nëpërmjet një anketimi, individët e anketuar mendojnë se për plotësimin e nevojave të tyre bazë, duhet të kenë mesatarisht pothuajse dyfishin e të ardhurave që ata aktualisht marrin, ndërsa 17 për qind e të anketuarve janë shprehur se "me të ardhurat që marrin mund të jetojnë pa probleme". dxh/ko (BalkanWeb)
    --------------------------
    ----------------------------

    Fier: Vetëhelmohen katër vetë me fotoksinë, dy prej tyre vdesin



    FIER (20 Dhjetor) - Katër veta janë vetëhelmuar në qytetin e Fierit brënda 24 orëve. Dy prej tyre kanë gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore për jetën. Mbrëmë në spitalin e qytetit ka mbërritur në gjendje të rëndë 46- vjeçari Syrja Hosha, baba i pesë fëmijëve, por mjekët nuk arritën t' i shpëtonin jetën. Të njëjtin fat ka patur edhe një 21 vjeçare, e cila edhe pse ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital u ka kërkuar mjekëve që ta linin të vdiste dhe jo ta shpëtonin. Po dje një 22-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, banuese në një fshat të Rroskovecit, është vetëhelmuar me fotoksinë por për të, mjekët kanë shpresë se do të jetojë. Sipas News24 vetëm pak minuta më parë në spitalin e qytetit, ka mbërritur një 18-vjeçare e cila në gjendje të rëndë depresioni ka pirë fotoksinë për t' i dhënë fund jetës. Shkaku i këtyre vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje janë depresioni dhe kushtet e rënda ekonomike në të cilat jetojnë këta njerëz. dxh/ko (News24/BalkanWeb)
    ---------------------------
    -----------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beqari002 : 20-12-2002 më 19:54
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Varferia eshte kudo,ajo eshte jo vetem ekonomike.
    Ne zonat rurale eshte me tragjike,kalo pak periferine e Tiranes dhe prek me dhimbje kete realitet,ne se do te shkoni me tutje,eshte me mire te mos e provosh.
    Nqs Tirana do te investonte psh per unazen e madhe,sigurisht do te kishte nje ndryshim kete e shohim ne nje segment te saj qe lidh rrugen e Durresit me te Kvajes,ne te dy krahet jeta ka levizur dhe njerezit jane vetepunesuar.Por me sa duket me e rendesishme eshte te lyhen pallatet me nje boje dhe shije piktori ekstravagand se me ngjyrat e arkitektit,packa se ato na lodhin edhe me shume,dhe nje stres me shume.
    Vendet e punes te premtuara nga Nano 350.000 ne Vlore dhe parate 100% u hasrruan,edhe Magbulja tha per te ndihmuar Nanon ne 2001 se do hapim 250.000 vende pune,perseri nje publicitet ne varferine shqiptare.Drita per te marre nga qeveria e Berluskonit,perseri publicitet.Nje popull ne krize besimi,edhe grate e kullave Hawai kur ju luteten first ledit Xhoana,moren sinqeritetin te moshes se saj qe i ftoi ti drejtohen zotit.
    Te gjithe do ti drejtohemi zotit,ndoshta do ta ndihmoje kete popull te lodhur,qe nga shkemb graniti buze adriatikut,hengri bar pa shkelur parimet,mbeti pa uje dhe buke sic tha nje shoqe nne Berat per Nanon vetem qe shoket socialist te jene mire me njeri tjetrin,te merren vesh se ka per te gjithe pasuri kombetare dhe te mos merren me Mirin e Xhikes dhe te Kashtes qe tha i madhi Nano,dhe te presim marreveshjen e asocimit per te hyre me ne fund ne Europe,pasi u lodhem me dy gishta lart.

Tema të Ngjashme

  1. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Berisha: Qeveria në ndihmë të familjeve që marrin ushqimet me lista
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-04-2016, 20:25
  3. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  4. Pertej mjerimit dhe deshperimit te popullit
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 07:42
  5. 80% e popullsise ne zonat rurale jeton ne varferi
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •