Si duket edhe ne kete aspekt ne nuk jemi duke par , por duhet qe nje organizate nga jashta si PNUD te na drejtoj ne kete duke na sygjeruar se me te verete ne veendin ton eshte ne rritje e siper varferia.Por nje fjale e menqur thot:"Nje pune qe duket , kallauz nuk do"por nejse per lideret dhe udheheqesit tan shtetror kjo si duket eshte shume e vogel.
PNUD: Në zonat rurale varfëria në nivel të lartë
TIRANE (19 Dhjetor) - Një raport i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) në Tiranë, bën të ditur se varfëria në Shqipëri, është e përqëndruar në zonat rurale, ku 4 në çdo 5 veta janë të varfër. Sipas këtij raporti, të publikuar në "Raportin e zhvillimit njerëzor, Shqipëria 2002, sfidat e qeverisjes vendore dhe zhvillimit rajonal", përgatitur për Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD), botim i vitit 2002 në Shqipëri vihen re, nivele të larta të varfërisë si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane, dhe se te varfërit e zonave rurale janë shumë më të varfër se ata të zonave urbane. Raporti në fjalë thekson se, dallimet e theksuara të mirëqënies ndërmjet zonave urbane dhe rurale shprehen qartë në shpërndarjen e të ardhurave. "Rreth 48 për qind e njerëzve që punojnë në bujqësi jane te varfër, dhe rreth 28 për qind e banorëve të zonave rurale bëjnë pjesë në kuintilën e fundit të niveleve të të ardhurave", citohet në këtë raport të HDCP-së. Sipas raportit në fjalë, të realizuar nëpërmjet një anketimi, individët e anketuar mendojnë se për plotësimin e nevojave të tyre bazë, duhet të kenë mesatarisht pothuajse dyfishin e të ardhurave që ata aktualisht marrin, ndërsa 17 për qind e të anketuarve janë shprehur se "me të ardhurat që marrin mund të jetojnë pa probleme". dxh/ko (BalkanWeb)
--------------------------
----------------------------
Fier: Vetëhelmohen katër vetë me fotoksinë, dy prej tyre vdesin
FIER (20 Dhjetor) - Katër veta janë vetëhelmuar në qytetin e Fierit brënda 24 orëve. Dy prej tyre kanë gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore për jetën. Mbrëmë në spitalin e qytetit ka mbërritur në gjendje të rëndë 46- vjeçari Syrja Hosha, baba i pesë fëmijëve, por mjekët nuk arritën t' i shpëtonin jetën. Të njëjtin fat ka patur edhe një 21 vjeçare, e cila edhe pse ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital u ka kërkuar mjekëve që ta linin të vdiste dhe jo ta shpëtonin. Po dje një 22-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, banuese në një fshat të Rroskovecit, është vetëhelmuar me fotoksinë por për të, mjekët kanë shpresë se do të jetojë. Sipas News24 vetëm pak minuta më parë në spitalin e qytetit, ka mbërritur një 18-vjeçare e cila në gjendje të rëndë depresioni ka pirë fotoksinë për t' i dhënë fund jetës. Shkaku i këtyre vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje janë depresioni dhe kushtet e rënda ekonomike në të cilat jetojnë këta njerëz. dxh/ko (News24/BalkanWeb)
---------------------------
-----------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt