Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Blair

    TIRANE - Shqipëria po del një burim i frytshëm pune për miqtë dhe familjen Blair, me një kontratë ligjore për zonjën Blair dhe një punë për nipin e Alastair Campbell në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shkruan gazeta “The Telegraph”.

    Gazeta britanike shkruan se “vendi ballkanik i cili kohët e fundit është zbuluar se është i pasur me naftë dhe me gaz, duket se po mundëson përfitime të shumta për miqtë dhe familjen Blair”.

    “The Telegraph” shkruan se z. Blair është këshilltar për qeverinë shqiptare. Por tashmë, rezulton se bashkëshortja e tij, Cherie Blair, ka nënshkruar një kontratë me qeverinë e mëparshme, ndërkohë që edhe nipi i Alastair Campbell, ish-zëdhënës për mediat, ka gjetur një punë si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë.

    Zonja Blair ka nënshkruar një kontratë me vlerë 300 mijë paund për të këshilluar ish-qeverinë shqiptare pasi u miqësua me gruan e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, në një vizitë në Britani.

    Zonja Blair, e njohur në botë si avokate për të drejtat e njeriut, prezantoi Shqipërinë në një konflikt prej miliarda dollarësh me një firmë energjetike amerikane.

    Artikulli i plote
    Nga Robert Mendick dhe Besar Likmeta, The Telegraph

    Në pamje të parë, Shqipëria, një vend që përjetoi ish diktaturën e ashpër staliniste dhe një nga vendet më të varfëra në Evropë, duket se nuk mund të jetë tërheqëse për Tony Blair.

    Por The Telegraph ka arritur të zbulojë se vendi Ballkanik, ka zbuluar së fundmi një sasi të madhe nafte dhe gazi, e me sa duet është një vend që mund t’i sigurojë të ardhura të majme dinastisë Blair.

    Kjo gazetë ka arritur të zbulojë se si z. Blair është këshilltar në qeverinë socialiste Shqiptare. Tani ka dalë në skenë që edhe gruaja e tij Cherie ka arritur të sigurojë një kontratë ligjore me qeverinë paraardhëse; ndërkohë që nipi i Alastair Campbell, ish spin doktori i z. Blair, ka zënë një vend si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë.

    Z. Bair i është akorduar një kontratë me vlerë £300,000 për të këshilluar qeverinë Shqiptare pasi krijoi mundësinë e miqësimit të gruas së tij me ish kryeministrin e vendit Ballkanik ndërsa ai qe në Doëning Street.

    Z. Blair është i njohur në botë si një avokat i të drejtave të njeriut, është futur në një ankand miliona dollarësh për një kompani nafte amerikane.Kohët e fundit Blair është kthyer në një këshilltar të qeverisë Shqiptare. James Naish, nipi 25 vjeçare i z. Campbell, punon gjithashtu si një këshilltar i kryeministrit Rama.

    Qeveria e mëparshme Shqiptare përcaktoi Omnia Strategy, firmën ligjore të z. Blair, si mbrojtëse të çështjes së saj në gjykatën e arbitrazhit. Kosto e kësaj mbrojtje për qeverinë Shqiptare shkuan në $500,000 – rreth £300,000. Ende është e paqartë se sa nga kjo shumë i takon zyrës ligjore të Omnia Strategy për punën e saj.

    Pas një deklarate për shtyp të lëshuar pas përfundimit të çështjes – të cilën Shqipëria e fitoi – Zj. Blair tha: “Omnia Strategy ndjehet krenare që mundësoi mbështetjen e qeverisë Shqiptare në çështjen e saj pranë arbitrazhit.”

    Zj. Blair e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në 2010 si e ftuar e Liri Berishës, gruas së ish kryeministrit Sali Berisha.

    Zj. Blair udhëtoi drejt këtij vendi të varfër përmes një avioni personal të poseduar nga Rezart Taçi, një manjat nafte dhe një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.

    Z. Taçi është akuzuar se ka përdorur lidhjet politike- përfshi këtu edhe miqësinë me z. Berisha – për të përfituar naftën e rafinerive shqiptare. Ai tanimë e ka shitur rafinerinë.

    Çështja gjygjësore qe mes qeverisë Shqiptare dhe Sky Petroleum, një kompani nafte nga Teksasi, e cila pretendonte se kishte të drejtën për të eksploruar në tre fashot e tokës, në Shqipërinë jugore dhe qendrore. Autoritetet shqiptare e mbylli kontratën njëanshmërisht ndaj dhe Sky Petroleum filloi aksionin ligjor duke kërkuar $1 bilion (£600 milion) si dëmshpërblim.

    Omnia Strategy u bë pala mbrojtëse e Shqipërisë në çështjen e naftës në fund të vitit 2012. Vendimi për ta caktuar atë si mbrojtëse erdhi dy vjet pas udhëtimit në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, si e ftuar e z. Taçi dhe zj. Berisha në Korrik të 2010. Ndërkohë që Shqipëria e mbylli kontratën e saj me Sky Petroleum në Qershor 2010.

    Gjatë periudhës që zj. Blair vizitoi Shqipërinë, një nga zëdhënësit e saj u shpreh se ajo ka pranuar të udhëtoi falas përmes avionit të z. Taçi, një figurë e diskutueshme në Shqipëri i cili tani është nën investigim për pastrim parash, për t’i mundësuar asaj një angazhim më të madh në vendin ballkanik për shkak të kohës së shkurtër.

    Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo preu shiritin e një televizioni të cilin e kishte blerë z. Taçi. Gjatë qëndrimit të shkurtër, ajo vizitoi dhe një qendër për fëmijët autik, organizuar kjo vizitë nga zj. Berisha.

    Gjatë kësaj periudhe, zëdhënësi i zj. Blai u shpreh: “Zj. Blair është ftuar në Shqipëri nga zj. Berisha, gruaja e kryeministrit, që e ftoi atë të vizitonte qendrën për fëmijët autik që ajo nga ngritur në Tiranë.

    “Dy zonjat u takuan për herë të parë në 2006 kur zj. Berisha vizitoi Downing Street bashkë me të shoqin e saj dhe atje zbuluan se ndajnë të njëjtin interes për fëmijët që janë në nevojë.”

    Burri i zj. Berisha ishte ende kryeministër kur Omnia Strategy – që kishte hyrë në skenë prej rreth një viti- fitoi mundësinë e artë për të përfaqësuar Shqipërinë në çështjen gjygjësore.

    Seanca dëgjimore u bë gjatë javëve në vazhdim në London Court of International Arbitration gjatë Marsit 2013. Majin e shkuar grupi i gjygjtarëve vendosi se çështja ishte në favor të Shqipërisë, duke ia faturuar kostot Sky Petroleum për procesin. Kostot ligjore të Shqipërisë, sipas një raporti të plotësuar nga Sky Petroleum me US Securities and Exchange Commission, ishin më shumë se $500,000.

    Julia Yun Hulme, drejtore e Omnia Strategy, u shpreh: “Omnia Strategy u caktua si mbrojtëse e çështjes përmes një ftese të ardhur konform gjithë procedurave. Përfshirja e Omnia Strategy në çështje nuk është e lidhur me udhëtimin e kryer në korrik 2010. Omnia Strategy LLP është krijuar në Tetor 2011.”

    Ndërkohë që zj. Blair ka përfituar nga qeveria e shkuar Shqiptare, bashkëshorti i saj ka një miqësi të ngushtë me z. Rama, pasuesin e z. Berisha në kryeministri. Z. Blair, siç është përmendur dhe më parë nga The Telegraph, është emëruar si këshilltar nga z. Rama për të ndihmuar qeverinë e tij në përpjekjen e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian.

    Z. Blair ka mohuar se ai paguhet për punën e tij nga qeveria Shqiptare megjithëse është ende e paqartë nëse një palë e tretë po paguan atë për shërbimet e tij. Gjithashtu është e paqartë se kush e punësoi Z. Naish, djalin e motrës së z. Campbell. Z. Naish, një i diplomuar në Universitetin Oxford, e përshkruan veten si një këshilltar i “Kryeministrit të Shqipërisë” në network-un profesional LinkedIn megjithëse javën e shkuar qeveria Shqiptare insistoi që ai nuk kishte ofiqe zyrtare./diaryoftirana.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Bl

    Zbulohet këshilltari sekret i Edi Ramës

    TIRANE-James-Naish-2, Nipi i Alistair Campbell, ish- këshilltari për marrëdhëniet me publikun i Tony Blair, që këshilloi socialistët në fushatën e suksesshme zgjedhore, është punësuar nga qeveria shqiptare.

    Sipas burimeve brenda qeverisë dhe mesazheve të postuara në rrjetet sociale, 26- vjeçari, i diplomuar në Oxford, James Naish, është punësuar si këshilltar për zyrën e kryeministrit shqiptar në shtator, pasi Partia Socialiste mori pushtetin.

    Gjatë nëntë muajve të shkuar, Naish ka projektuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para në detyrë të qeverisë, duke koordinuar raportet e qeverisë, duke projektuar një model të qeverisjes së mirë për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalimet dhe të tjera komunikime për kryeministrin Edi Rama.

    Naish shkruan në profilin e tij në rrjetin social LinkedIn se ai po koordinon ndryshimet strukturore në 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministri, duke menaxhuar projektet e softuereve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e kryeministrit.

    Mes detyrave të tij të monitorimit dhe raportimit, Naish liston edhe krijimin e përditësimin e një matrice të politikave për të ndjekur më shumë se 600 premtime elektorale, mbajtjen e raporteve për kryheministrin dhe ndjekjen e progresit hap pas hapi për 19 ministri.

    Ai gjithashtu po ndihmon në ngritjen e dy zyrave të reja në Këshillin e Ministrave, një për mbajtjen e premtimeve dhe një njësi monitorimi.

    Përpara se të bashkohej me zyrën e kryeministrit, Naish ka punuar si analist dhe këshilltar për firmën britanike Eccenture, nga e cila ka marrë një periudhë shkëputje. I pyetur nga Balkan Insight, një zëdhënës i qeverisë, Endri Fuga, mohoi që Naish është këshilltar i kryeministrit.

    Megjithatë, një burim brenda zyrës së kryeministrit, që foli në kushtet e anonimatit, konfirmoi se Naish është duke drejtuar aktualisht njësinë e dorëzimit. Naish është djali i Elizabeth Naish, motrës së vogël të Alistair Campbell.

    Campbell ka punuar si këshilltar i Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, që sollën partinë e Ramës në pushtet. PS ka pretenduar në të shkuarën se Campbell ka punuar pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare.

    Megjithatë, punësimi i nipit të tij si këshilltar i qeverisë vë në pikëpyetje këto pretendime. Naish nuk është i pari i afërm i drejtuesve të laburistëve britanike që punon në Shqipëri.

    Firma ligjore e gruas së Blair, Omnia Strategy, u punësua nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë si këshilltare në një çështje arbitrazhi kundër Sky Ptroleum, një kompani nafte me qendër në Teksas. Zyra e Avokatit të Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës së Balkan Insight për të mësuar se sa është paguar kjo firmë.

    (a.n/Besar Likmeta/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Bl

    O shoket e Qeverise se Rilindjes,

    C'jane bre keto qe degjojme e lexojme? Ne Kryerilindasi na tha qe Tony Blair po ben pune vullnetare per Shqiperine, ai nuk paguhet fare nga Qeveria e Rilindjes. O shoku Rama, po ti na the ne socialisteve qe shoku Tony Blair e ben kete nga dashuria e madhe qe ka per Shqiperine e shqiptaret?

    Po edhe per Tony Blair na genjyet?

    E mire na e beni. Fajin e kemi ne qe u genjyem, e jo ju qe na genjyet.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-05-2014 më 09:55

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Bl

    shume te neveritshme kto propagandat
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Bl

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O shoket e Qeverise se Rilindjes,

    C'jane bre keto qe degjojme e lexojme? Ne Kryerilindasi na tha qe Tony Blair po ben pune vullnetare per Shqiperine, ai nuk paguhet fare nga Qeveria e Rilindjes. O shoku Rama, po ti na the ne socialisteve qe shoku Tony Blair e ben kete nga dashuria e madhe qe ka per Shqiperine e shqiptaret?

    Po edhe per Tony Blair na genjyet?

    E mire na e beni. Fajin e kemi ne qe u genjyem, e jo ju qe na genjyet.

    Albo
    Edi Rama ka folur per Tony Blair jo per gruan e tij. Ka dallim ketu
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6

    Për: “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Bl

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Zbulohet këshilltari sekret i Edi Ramës

    TIRANE-James-Naish-2, Nipi i Alistair Campbell, ish- këshilltari për marrëdhëniet me publikun i Tony Blair, që këshilloi socialistët në fushatën e suksesshme zgjedhore, është punësuar nga qeveria shqiptare.

    Sipas burimeve brenda qeverisë dhe mesazheve të postuara në rrjetet sociale, 26- vjeçari, i diplomuar në Oxford, James Naish, është punësuar si këshilltar për zyrën e kryeministrit shqiptar në shtator, pasi Partia Socialiste mori pushtetin.

    Gjatë nëntë muajve të shkuar, Naish ka projektuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para në detyrë të qeverisë, duke koordinuar raportet e qeverisë, duke projektuar një model të qeverisjes së mirë për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalimet dhe të tjera komunikime për kryeministrin Edi Rama.

    Naish shkruan në profilin e tij në rrjetin social LinkedIn se ai po koordinon ndryshimet strukturore në 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministri, duke menaxhuar projektet e softuereve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e kryeministrit.

    Mes detyrave të tij të monitorimit dhe raportimit, Naish liston edhe krijimin e përditësimin e një matrice të politikave për të ndjekur më shumë se 600 premtime elektorale, mbajtjen e raporteve për kryheministrin dhe ndjekjen e progresit hap pas hapi për 19 ministri.

    Ai gjithashtu po ndihmon në ngritjen e dy zyrave të reja në Këshillin e Ministrave, një për mbajtjen e premtimeve dhe një njësi monitorimi.

    Përpara se të bashkohej me zyrën e kryeministrit, Naish ka punuar si analist dhe këshilltar për firmën britanike Eccenture, nga e cila ka marrë një periudhë shkëputje. I pyetur nga Balkan Insight, një zëdhënës i qeverisë, Endri Fuga, mohoi që Naish është këshilltar i kryeministrit.

    Megjithatë, një burim brenda zyrës së kryeministrit, që foli në kushtet e anonimatit, konfirmoi se Naish është duke drejtuar aktualisht njësinë e dorëzimit. Naish është djali i Elizabeth Naish, motrës së vogël të Alistair Campbell.

    Campbell ka punuar si këshilltar i Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, që sollën partinë e Ramës në pushtet. PS ka pretenduar në të shkuarën se Campbell ka punuar pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare.

    Megjithatë, punësimi i nipit të tij si këshilltar i qeverisë vë në pikëpyetje këto pretendime. Naish nuk është i pari i afërm i drejtuesve të laburistëve britanike që punon në Shqipëri.

    Firma ligjore e gruas së Blair, Omnia Strategy, u punësua nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë si këshilltare në një çështje arbitrazhi kundër Sky Ptroleum, një kompani nafte me qendër në Teksas. Zyra e Avokatit të Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës së Balkan Insight për të mësuar se sa është paguar kjo firmë.

    (a.n/Besar Likmeta/BalkanWeb)
    hahaha e madhe kjo. keshilltar sekret, por eshte zbuluar nga postimet ne facebook gjith ky sekret i madh

  7. #7

    Për: “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Bl

    http://www.telegraph.co.uk/news/politics/tony-blair/11457121/Cherie-Blair-signs-deal-to-act-for-Albania-where-her-husband-is-official-adviser.html

    Nje artikull tjeter per ciftin Blair. Kane filluar qe me Berishen e vazhdojne me Ramen tani.

    Cherie Blair do jete avokatja e Shqiperise per nje ceshte 250 milioneshe, per nje kontrate qe e firmosi qeveria e vjeter duke ikur dhe e prishi e reja sa erdhi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Bl

    Ai vend ka mar fund. Dhe jo se ka varferi ekonomike po ka mare fund se ka mizerie njerezore. Mungojne personat inteligjent,ata qe jane nuk e kalojne shifren e gishtave te nje dore.

    Do ishte mire,edhe se ne ate vend miresia dhe gjerat llogjike nuk kane kuptim,qe kur behet nje kontrate me nje firme te huaj,do ishte llogjike qe çdo lloje kontrate me te huajt te miratohej dhe nga opozita,per vet faktin qe kur te vije ne qeveri nuk mund ta prishi kontraten. Se keto kontrata me te huajt kane nje kosto jashte çdo llogjike. Kushton; 1) Mosrealizimi. 2) Kushton demshperblimi. 3 ) Kushton edhe firma e huaj e avokatise.


    Se me shtet nuk kemi. Vendin e kemi te mbushur plot me jurist por nuk kemi asnje qe mund te dergohet jashte kufirit. Nga ana e intelektualitetit po i kthehemi izolimit te Enverit,edhe se ne ate injorance komuniste prap nga Shqiperia dilte ndonje jurist qe fitonte dhe ndonje gjyq jashte. Ne gjithe ate prapambetje kishte dhe ndonje Klanth Koçi,nuk ishin te gjithe Tom Doshi.

  9. #9

    Për: “The Telegraph”: Shqipëria, burim i frytshëm pune për miqtë e familjen e Tony Blair

    Edhe 150,000 euro te tjera per Cherie Blair nga qeveria shqiptare se 495,000 nuk mjaftonin

    http://www.balkaninsight.com/en/arti...ice-01-13-2016

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •