Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Eliza Dushku zbulon Shqipërinë: Dear Albania

    Basha takon Eliza Dushkun: I propozoj të jetë ambasadore e Tiranës




    TIRANË- Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku e cila ka luajtur disa filma shume te njohur në Hollivud po viziton që prej ditës së djeshme Tiranën. Sot aktorja e njohur për frymën e atdhedashurisë, është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha.

    Në një deklaratë të përbashkët për mediat Basha i ka propozuar asaj të jetë ambasadore ndëri e Tiranës, në kuadër të promovimit të Shqipërisë në botë.

    “Unë jam shumë i lumtur që Eliza ndodhet sot në Tiranë dhe besoj se flas edhe në emër të gjithë qytetarëve të Tranës, që e kemi pritur këtë vizitë me shumë kënaqësi. Të gjithë jemi entuziastë për vizitë ne saj. Pavarësisht që do shërbejë për ta vendosur Tiranën fillimisht në hartën turistike të botës. Kam pasur nderin t’i propozoj sot dhe kënaqësinë që ajo pranoi, të jetë ambasadore nderi e Tiranës në botë e ngarkuar për artet, kulturën dhe turizmin”, u shpreh Basha menjëherë pas takimit me aktoren.

    Ndërsa aktorja ka bërë dhe njëherë me dije projektin e saj për të promovuar në botë turizmin shqiptar. “Shqipëria është vend turistik. Kam vizituar deri tani Tiranën dhe njerëzit këu janë shumë të mirë. Do filloj turin nga Korca për të promovuar turizmin shqiptar me anë të një dokumentari”, shtoi aktorja.
    Eliza theksoi se në këto orë qëndrimi në Tiranë ka takuar mjaft njerëz, madje ka qënë dhe në klube nate. “Më bëri përshtypje sesa njerëz të sjellshëm dhe të bukur ka këtu”.
    Aktorja shprehet se ka besim se Basha eshte kryebashkiaku i duhur per Tiranen.
    “Kam besim se kryetar Bashkie është i ndershëm dhe do realizojë cfarë ka premtuar dhe unë do të bëj të pamundurën ta ndihmoj për cfarë i kam premtuar, qe te promovoj Tiranen kudo”.
    Me pas ne nje takim brenda ne zyre, Basha i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”.

    Kryebashkiaku e informoi aktoren e njohur për programin që ai ka për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë. Kryetari i Bashkisë e njohu me planet për përmirësimin e cilësisë së jetës, për krjimin e hapësirave të gjelbërta, ndërtimin e më shumë shkollave, si dhe për përpjekjet për ta bërë Tiranën një destinacionin tërheqës për turizmin dhe biznesin.
    Basha e shoqëroi Eliza Dushkun në vizitën që ajo bëri tek Muzeu dhe Sahati i Tiranës si dhe bëri me të një shëtitje në Bulevardin e Tiranës.

    Aktorja Eliza Dushku u shpreh e kënaqur për këtë vizitë në Shqipëri dhe deklaroi se turin e saj do e fillojë nga qytetit i Korçës, ku do të paraqitet dokumentari për promovimin e turizmit për vendin. Më pas Dushku, do të vijojë vizitën e saj në qytete të tjera të Shqipërisë.

    Aktorja Eliza Dushku ka lënë pas angazhimet kinematografike në Hollivud dhe është rikthyer në Shqipëri, në vendin e të parëve të saj, por kësaj here më një mision. Për 10 ditë me radhë, e shoqëruar nga një grup xhirimi amerikan, aktorja 31 vjeçare do të udhëtoj nëpër Shqipëri për të dokumentuar bukuritë dhe vlerat e vendit të origjinës që e përmend me krenari sa herë që i jepet rasti.
    Bashkë me Elizën në realizimin e dokumentarit për Shqipërinë do të kontribuojnë dhe artistë të tjerë me famë botërore si soprano Inva Mula, fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.
    Eliza u lind më 30 dhjetor 1980 në Boston. Babai i saj është shqiptar nga Korça, ndërsa nëna daneze

    Dushku firmosi dje pas mbërritjes në aeroport kërkesën e saj për të pasur pasaportë shqiptare, per te qenë kështu edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.

    (d.b/m.a/BalkanWeb)

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-02-2021 më 01:32

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Bravo Eliza plus bashes
    Partizoni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shum pun ka Basha , nese e ka ndermend me i realizu premtimet , sguxon te humbe asnje dit, pun pun vetem pun.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Ndonje foto te elizes ne tirane a ka, se na ka marre malli ta shohim njehere?

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Kryetaret e bashkive jane burokrate.Edhe drejtoret e drejtorive ne bashkite jane burokrate.Punen e bejne zarat e vegjel.
    Ajo Eliza eshte nje artiste pa peshe,as nuk len mbrese ne role as nuk e mbush ekranin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-08-2011 më 21:16
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Eliza dhe dekoltetë e saj te një seri në White Collar



    Oooopppssss ,,,she did it again lol

    http://www.whedon.info/IMG/jpg/eliza...-set-hq-02.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 09-08-2011 më 10:27
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Per ke mund te quhet fitore e madhe?

    Per Dushkun qe takoi Bashen apo per Bashen qe takoi Dushkun????

    Dilem.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Po per Bashen, se sa basha te tjere ka pare ajo. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Po per Bashen, se sa basha te tjere ka pare ajo. Lol
    Pse Basha ska pare Eliza te tjera???LoL
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Pse Basha ska pare Eliza te tjera???LoL
    Ajo ka pare better, trust me.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #11
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Ajo ka pare better, trust me.
    Po e the ti as e vej me ne dyshim.

    Nejse rendesi ka qe u takuan edhe personalisht mu ka bere shume qejfi se kjo tregon se te dyja palet jane shume ambicioze.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  12. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tek 'White Color' e kish shume te vogel rolin, gjithsesi me pelqeu. Plus network i beri goxha reklame.

    S'eshte aktorja me e madhe ne Hollywood, por gjithsesi eshte njeri publik ketu ne Amerike dhe mban akoma lidhje me Shqiperine. Endorsement (s'po di si ta them ne shqip kete) i saj ne lidhje me turizmin ne Shqiperi, mund te jete me perfitim nga te dyja palet. Jam e sigurt qe ajo do marri nje lloj pagese nq se ben dicka te tille, dhe nga ana tjeter Shqiperise i behet reklama ne Bote per turizmin. S'ka asgje te keqe.

    Sa per artikullin, mu duk shume i dobet. Sikur po lexoja pjese nga ai humori ku thote Nafija 'Eshte nje nder i madh per mua...'!

  13. #13
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    si tha lajza basha osht burr i nershem hahahahahahahahahaha

    lajza osht i kalama kopshi. basha osht ke grupi modh
    no glove no love

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Tek 'White Color' e kish shume te vogel rolin, gjithsesi me pelqeu. Plus network i beri goxha reklame.

    S'eshte aktorja me e madhe ne Hollywood, por gjithsesi eshte njeri publik ketu ne Amerike dhe mban akoma lidhje me Shqiperine. Endorsement (s'po di si ta them ne shqip kete) i saj ne lidhje me turizmin ne Shqiperi, mund te jete me perfitim nga te dyja palet. Jam e sigurt qe ajo do marri nje lloj pagese nq se ben dicka te tille, dhe nga ana tjeter Shqiperise i behet reklama ne Bote per turizmin. S'ka asgje te keqe.

    Sa per artikullin, mu duk shume i dobet. Sikur po lexoja pjese nga ai humori ku thote Nafija 'Eshte nje nder i madh per mua...'!
    Po 42 minuta është komplet një seri e White Collar.Nga dy minuta në total,7 iu dhanë Elizës,dhe mirë luajti. Vetëm se Ingllishten,se fliste mirë jo . Mu duk shumë e rëndë në të folur.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  15. #15
    po me zezakun u takua BAsha?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  16. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga thirsty Lexo Postimin
    po me zezakun u takua BAsha?
    Per cilin eshte fjala, ate qe mori pjese ne "DSW"?!?

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    keta korcartet vetem duan te fitojne para
    vjen bellushi nga amerika dhe ben para me reklama ne tirane; te njejten gje edhe kjo elisa

  18. #18
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Po 42 minuta është komplet një seri e White Collar.Nga dy minuta në total,7 iu dhanë Elizës,dhe mirë luajti. Vetëm se Ingllishten,se fliste mirë jo . Mu duk shumë e rëndë në të folur.
    BV seriozisht e ke per anglishten e saj ahaha ajo ka lindur ketu edhe flet perfect por keta nga NY & boston kan pak dialekt. Thirst zezakun nuk e kishte me vete lol por theksoj qe ai nuk pelqen tatuazhet. Nuk eshte se ka ndonje karriere marramendese ne amerike por eshte e degjuar. Ajo mund te fitoj dicka por rendesi ka qe tregohet goce patriote kudo qe ka shkuar e ka pranuar qe eshte shqiptare plus shume shqiptare e kane lene nenshtetsin kjo qe vetem te atin ka e kerkoj. I like her. Sigurisht qe ka mundesi te gjej nje partner me te mire por eshte jeta e saj personale her choice.
    I LOVE GOD

    j&g

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Per cilin eshte fjala, ate qe mori pjese ne "DSW"?!?
    Cfare eshte DSW?


    \ kete dashnorin e kesaj Elizes
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  20. #20
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808


    Më falni që dola nga tema por më interesoi kjo gjëja e tatuazheve të saj. A mos vallë edhe kjo është duke përdorur tatuazhet në letër çamçakëzi që fëmijët përdorin apo cka është puna e saj dhe tatuazheve?
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Eliza Dushku
    Nga Fiori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 21-01-2021, 10:21
  2. Dear Albania
    Nga Pogradecari në forumin Informatikë dhe Internet
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2016, 23:47
  3. Eliza Dushku
    Nga Taulant-Dardani në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-08-2011, 01:10
  4. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-08-2011, 03:58
  5. Eliza Dushku
    Nga Lekë Rezniqi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 14:43

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •