Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 43
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    117 shqiptarët që heqin dorë nga nënshtetësia

    Muaji maj rezulton si muaji kur janë lënë më shumë nënshtetësi shqiptare. Në dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë muajit që lamë pas kanë dorëzuar pasaportën shqiptare 117 shtetas shqiptarë. Ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2008, numri i shqiptarëve që kanë lënë nënshtetësinë arrin në 303. Por nuk janë vetëm qytetarë të zakonshëm ata që lënë nënshtetësinë. Mes tyre është dhe emri i këngëtares së njohur, Alida Hisku.


    Dy persona në një ditë

    Nëse numëron numrin e dekreteve të Presidentit, rezulton se mesatarisht dy shqiptarë në ditë lënë nënshtetësinë. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Por pjesa më e madhe është bërë për bashkim familjar dhe për shkak të martesave. Shumica janë emigrantë që e kanë ndërtuar jetën e tyre në shtetet ku janë dhe vendosur, dhe preferojnë të marrin nënshtetësinë e vendit mikpritës. Ndërsa numri i atyre që kërkojnë nënshtetësinë shqiptare është shumë herë më i vogël. Brenda të njëjtës periudhë kohore, prej pesë muajsh, janë 34 persona që kanë kërkuar të marrin pasaportën shqiptare. Një pjesë e tyre janë nga trevat jashtë kufijve shtetërorë, si Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi. Por nuk mungojnë dhe shtetas të vendeve të tjera që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar për arsye familjare ose biznesit.
    Dokumentet për të marrë nënshtetësinë
    Janë tetë dokumente që duhen për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Si fillim duhet një kërkesë zyrtare që i drejtohet Presidentit, ku jepen arsyet se përse bëhet kjo zgjedhje. Më pas dokumentet personale, si certifikata e lindjes origjinale dhe dokumentet e qëndrimit në Shqipëri për 5 vjet, si dhe akti i pronësisë ose banesës ku jeton. Gjithashtu nevojitet dhe kontrata e punës, një dokument për të ardhurat financiare, si dëshmia e penalitetit nga shteti i origjinës.

    Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare në muajin maj

    1. Christina Lazaros Chekimidis (Chekimidou)
    2. Alexandros Lazaros Chekimidis
    3. Joan Kostaq Dalla
    4. Ervin Qemal Tota
    5. Margarita Vangjel Xhabafti (Gjoni)
    6. Bujar Eqerem Xhaferi
    7. Sara Bujar Xhaferi
    8. Lindita Napolon Xhaferi (Duro)
    9. Dritan Elez Qoshi
    10. Fatbardha Xhezair Hoxha (Ismaili)
    11. Sindy Irsan Hoxha
    12. Albin Irsan Hoxha
    13. Christ Irsan Hoxha
    14. Sulo Nexhip Salianji
    15. Fabiola Sulo Salianji
    16. Fabian Sulo Salianji
    17. Rajmonda Rushit Salianji (Çela)
    18. Fatime Mithat Kucaj (Saliu)
    19. Donika Stavri Kratellari
    20. Rudina Jeton Strazimiri
    21. Dritan Petrit Baholli
    22. Shkëlqim Sali Zagani
    23. Kujtim Sejdin Lisaj
    24. Elida Ramiz Weimer (Demirlika)
    25. Fatmir Hektor Çaçi
    26. Nils Fatmir Çaçi
    27. Jordis Fatmir Çaçi
    28. Majlinda Iljaz Çaçi (Tola)
    29. Dritan Hetem Xhezairaj
    30. Eduart Nazri Abdija
    31. Altin Çelo Duraj
    32. Harri Petro Mishtari
    33. Klajdi Albert Bleta
    34. Barbora Klajdi Bleta
    35. Klodiana Iljaz Kalemaj
    36. Jeta Isuf Shkalla
    37. Peggy Shkalla
    38. Kevin Shkalla
    39. Floresha Adem Çobani
    40. Gentiana Avdyl Doda (Komina)
    41. Gianna Qazim Doda
    42. Erini Zikuli Dima (Karanxha)
    43. Klodjan Abdyl Ismaili
    44. Altin Hekuran Kaja
    45. Shpëtim Kasem Shkurti
    46. Ervi Shpëtim Shkurti
    47. Geard Gezim Kupe
    48. Rudens Mustafa Turku
    49. Jonela Shpëtim Likaj (Herri)
    50. Eduard Idriz Korbi
    51. Vojo Rrapush Barjamaj
    52. Gëzim Lahim Daci
    53. Nikolin Gjergj Çobani
    54. Fatmar Fikret Bala
    55. Fatbardha Rexho Selmani (Sinani)
    56. Merita Hysen Durishta (Schmit)
    57. Odeta Albert Nimonaj (Pëllumbi)
    58. Lorin Dervish Nimonaj
    59. Ardit Dervish Nimonaj
    60. Rezarta Tomor Reimann (Meço)
    61. Arben Idriz Delija
    62. Silvana Gëzim Lehnert (Mansaku)
    63. Evis Agim Hoxhaj
    64. Leonard Llukan Plepi
    65. Artur Selahedin Maxhuni
    66. Elton Bashkim Çaushmenaj
    67. Dhurata Jonus Pojana
    68. Valentin Besnik Pajaziti
    69. Korab Adem Domi
    70. Engjellushe Ali Shehu
    71. Mimoza Hekuran Boci (Lamçe)
    72. Gentjan Vangjel Koçollari
    73. Jay David Gentjan Koçollari
    74. Nurije Rexhep Zhupi
    75. Ronaldo Artan Zhupi
    76. Silvester Artan Zhupi
    77. Rezart Isuf Klemme (Reka)
    78. Mustafa Liman Dervishi
    79. Ylber Xhevat Teluka
    80. Shpendi Bilal Samarxhiu
    81. Gëzim Elmaz Rakipi
    82. Jannina Gëzim Rakipi
    83. Joni Gëzim Rakipi
    84. Mimoza Nesip Kaçi
    85. Gentian Isuf Osmani
    86. Edlira Luftim Fejzaj (Doko)
    87. Ylli Sali Mustafa
    88. Etleva Gani Hoxha
    89. Servet Luan Bejko
    90. Lindita Mustafa Roth (Gjinushi)
    91. Alida Rasim Hisku-Keune (Hisku)
    92. Diana Reshit Kraus (Zela)
    93. Fatri Rustem Qordja
    94. Silvia Edmond Xheneti
    95. Senada Edmond Xheneti
    96. Kastriot Rexhep Dapi
    97. Liljana Llukan Ëalter (Dine)
    98. Bledar Shyqyri Levanaj
    99. Saimir Jaho Koca
    100. Piro Niko Ëeber (Gjini)
    101. Leonard Pajtim Banushaj
    102. Daniela Imer Goralczyk (Ballushi)
    103. Dilaver Shahin Hysa
    104. Agron Etem Mustafa
    105. Drita Llazi Mustafa (Mino)
    106. Erion Beqir Dervishi
    107. Ardian Shpëtim Domi
    108. Alessio Ardian Domi
    109. Andi Kujtim Çako
    110. Dashamir Gëzim Tufa
    111. Erjon Kudret Metoja
    112. Valentina Pal Ndoj (Gurzaku)
    113. Alfa Shaban Ramadanov (Cania)
    114. Gëzim Kasem Kupe
    115. Raimonda Jakup Kupe (Kasemi)
    116. Glen Gëzim Kupe
    117. Sonila Fadil Rusi (Gjata)


    Alida Hisku: Talenti që u hoq nga skena për një ditar

    Ka 30 vite që nuk këndon më në skenën shqiptare e megjithatë emri i Alida Hiskut ka mbetur si yll i muzikës. Këngëtarja që në moshë të re u bë e njohur për publikun shqiptar, duke marrë disa herë çmimin e parë në festivale, ka lënë pak ditë më parë nënshtetësinë shqiptare. Që prej vitit 1991, ajo jeton në Gjermani dhe tashmë me dekretin e Presidentit Topi është bërë një shtetase e rregullt gjermane. Debutimin e parë në skenë Hisku e bëri në festivalin e 12-të, me këngën “Si agim i kuq” dhe “Shoku ynë”. Festivali i 13-të ishte kulmi i suksesit për të. Alida Hisku mori çmimin e parë me këngën “Vajzat e fshatit tim”. Një këngë që edhe sot mbahet mend si një nga më të mirat që u bënë gjatë kohës së diktaturës. Ndërsa më pas do të kthehej në një ikonë të muzikës së lehtë, duke bashkëpunuar me kompozitorët më në zë të kohës. Këngët më të njohura të saj janë: “Nëpër ditët tona”, “Buka e duarve tona”, “Dasmë në fshat”, “Këngët e rinisë”, “Kasollja e Galigatit”, “Ti që ke në sy lirinë”, “Njerëzit e agimeve”, “Flaka e betimit”. Por në kulmin e karrierës së saj nisin dhe sulmet e para nga regjimi. Një ditar që mbante me vete gjatë praktikës që bënte në Sarandë u bë shkak i gjithë persekutimeve që iu bënë asaj më pas. Ajo u largua nga skena dhe vuajti për shumë kohë persekutimi deri sa me hapjen e sistemit emigroi në Gjermani. Hisku së fundi nxori dhe një album me këngët e saj me titull “Kthim”.



    T.O
    Sui generis

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare në muajin maj
    ***
    13. Christ Irsan Hoxha
    ***

    Hajde emer hajde...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Te kesh nje nenshetesi te dyte nuk do te thote te heqesh dore nga nenshtetesia ametare, te pakten keshtu eshte ne Britani. Gjithsesi, eshte zgjedhje personale e njerezve. Alida Hisku eshte kengetare e vjeter e kenges Shqiptare dhe ka kenge te mrekullueshme. Per shtetas si kjo nuk me vjen fare mire qe heqin dore nga nenshtesia Shqiptare.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    se shpejti do e heq dhe vete se
    vajta te rregjistroje femijet dhe me tha konsulli qe perfaqeson shtetin shqiptare se ska qu duhet femijeve pashaporta shqiptare pasi kane ate amerikane dhe angleze dhe shqiptarja ste hyn ne pune madje donin meshume letra se vete anglezet dhe amerikanet per te me dhene neshtetsin e femijeve qe u takon nga prindrit shqiptare por sic duket kjo eshte shqiperia sot

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Ne shume vende, pervec Anglise, Amerikes, Kanadase dhe Australise, kryesisht ne Europe duhet te heqesh dore nga nje nenshtetesi per te pasur mundesi te kesh nenshtetesi te atij vendi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Ne shume vende, pervec Anglise, Amerikes, Kanadase dhe Australise, kryesisht ne Europe duhet te heqesh dore nga nje nenshtetesi per te pasur mundesi te kesh nenshtetesi te atij vendi.

    jo o motra jo sishte kjo po jane konsullat tane ne angli mund te kesh me shume se dy nenshtetsi po ashtu dhe ne amerike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    se shpejti do e heq dhe vete se
    vajta te rregjistroje femijet dhe me tha konsulli qe perfaqeson shtetin shqiptare se ska qu duhet femijeve pashaporta shqiptare pasi kane ate amerikane dhe angleze dhe shqiptarja ste hyn ne pune madje donin meshume letra se vete anglezet dhe amerikanet per te me dhene neshtetsin e femijeve qe u takon nga prindrit shqiptare por sic duket kjo eshte shqiperia sot
    Po ti more burre perse i le fajin konsullit e Shqipnise?
    100 konsulla te coheshin ne kambe,nuk do i leja femijet pa nenshtetesi shqiptare.Atehere kur nuk ka asnje mundesi tjeter,mund edhe te kuptohet,por arsyetimi qe ke dhene ti per mua eshte shume i zbeht.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Po ti more burre perse i le fajin konsullit e Shqipnise?
    100 konsulla te coheshin ne kambe,nuk do i leja femijet pa nenshtetesi shqiptare.Atehere kur nuk ka asnje mundesi tjeter,mund edhe te kuptohet,por arsyetimi qe ke dhene ti per mua eshte shume i zbeht.
    kerkojne para e letra qe do me duhen vite ti beje sepse ka vite jashte dhe skam njeri ne shqiperi pastaj ligji ekziston po ata sduan te punojne dhe une si bej dot me zor se mbrohen nga ligji

  9. #9
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    landi45 ka te drejte mbi ndryshkun e burokracise qe egziston neper zyrat e autoriteteve Shqiptare. Perdorin te njejte taktike qe kane perdorur gjate periudhes se komunizmit. Por neshtetesine Shqiptare prap se prap nuk do e heqja, nese do me jepej e drejta ti mbaja te dyja nenshtetesite. Nuk eshte fare mire te ndjehesh i huaj ne vendin ku ke lindur.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #10
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    dhe vllai im e ka heq shqiptaren dhe ka mor gjermonen dhe une me motren te dyja gjermone e kemi mire mo e kan bo kur paskan pasur mundsin...se ke pashaport tjeter nuk do te thot gje, ne zemren dhe gjakun e kemi shqiptare
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ikin shiptaret e shkrete jashte se ne vendin e tyre sbejne dot hajer.
    E kur diskutohet per te hequr shtetesine zbejne naze po nga halli
    Duan te ardhura per te jetuar familjet e tyre e nuk shtrohet tryeza me mashtrimet e salive dhe nanove.

  12. #12
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Eh, ne emigrim na iku jeta, jemi te detyruar te marrim edhe nenshtetesi te huaj. Shtet te ndyre qe kemi.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Po shtetesin shqiptare pse e heqin,apo u rendon mbi shpatull.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Po shtetesin shqiptare pse e heqin,apo u rendon mbi shpatull.
    Shume shtete nuk e pranojne dyshtetesine. Kusht per te marre nenshtetesine vendase eshte qe te heqesh ate te origjines. Po keshtu veprojne edhe ndaj shtetasve te vet - nqs psh nje gjerman merr nenshtetesine amerikane, ai e humbet automatikisht ate gjermane si dhe privilegjet qe sjell ajo.

    Meqe kjo dukuri eshte e veshtire te luftohet, atehere une pres minimumi dy gjera nga shteti shqiptar:

    - te tregohet i barabarte me shtetet e tjera, dhe tua heqi privilegjet qe sjell nenshtetesia shqiptare gjithe atyre shqiptareve qe hoqen dore nga ajo (nenshtetesia)
    - lehtesimi i procedurave per ata shqiptare ne emigracion qe deshirojne tu japin nenshtetesine shqiptare femijve te tyre. Ajo e tanishmja eshte gjate, shtrenjte dhe e nderlikuar.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin

    Alida Hisku: Talenti që u hoq nga skena për një ditar

    ...Një ditar që mbante me vete gjatë praktikës që bënte në Sarandë u bë shkak i gjithë persekutimeve që iu bënë asaj më pas. Ajo u largua nga skena dhe vuajti për shumë kohë persekutimi deri sa me hapjen e sistemit emigroi në Gjermani. Hisku së fundi nxori dhe një album me këngët e saj me titull “Kthim”.



    T.O

    Jo ore jo se nuk u hoq nga skena per nje ditar aspak. Ditarin ajo e mbante dhe i krijoi probleme por nuk ishte ai shkaku aspak. Ajo ishte imorale dhe u denua per ate gje dhe jo per ditarin. Se nga ja fusin ca lajme keta gazetaret shqiptare nje zot e di po brezi i viteve 80-te e mban mend mire skandalin e Alides me dashnorin qe ja gjeten ne lavatricen e shtepise ndersa burrin e saj (muzikant ne Ansamblin e Shtetit) e kishte me sherbim jashte shtetit ne Finlande. Dhe kjo gje beri goxha buje ne ate kohe. Dihet si ishte mentaliteti dhe po ashtu dhe sistemi. Ata te martonin me zorr e jo me te falnin tradhetira, sidomos nga ato qe benin buje.

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Ne shume vende, pervec Anglise, Amerikes, Kanadase dhe Australise, kryesisht ne Europe duhet te heqesh dore nga nje nenshtetesi per te pasur mundesi te kesh nenshtetesi te atij vendi.
    Edhe Amerika me sa di unë e ka me ligj që duhet të heqësh dorë nga nënshtetësia që ke kur merr pasaportën amerikane. Megjithatë e kanë vetëm në letër, nuk e vën në zbatim.

  17. #17
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Jo ore jo se nuk u hoq nga skena per nje ditar aspak. Ditarin ajo e mbante dhe i krijoi probleme por nuk ishte ai shkaku aspak. Ajo ishte imorale dhe u denua per ate gje dhe jo per ditarin. Se nga ja fusin ca lajme keta gazetaret shqiptare nje zot e di po brezi i viteve 80-te e mban mend mire skandalin e Alides me dashnorin qe ja gjeten ne lavatricen e shtepise ndersa burrin e saj (muzikant ne Ansamblin e Shtetit) e kishte me sherbim jashte shtetit ne Finlande. Dhe kjo gje beri goxha buje ne ate kohe. Dihet si ishte mentaliteti dhe po ashtu dhe sistemi. Ata te martonin me zorr e jo me te falnin tradhetira, sidomos nga ato qe benin buje.
    Burri i saj ka qen alamet djali.kur kan fat kto shtremset 1.50

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    More ata qe jetojn jashtë Shqiperisë dhe qe ju kerkohet nga shteti aktual te lirohen nga shtetesia Shqiptare, disi i arsyetoj.

    Por çfarë te bëjm me Shqiptaret qe jetojn ne Shqiperi, saktesishte ne Himare dhe rrethinë, ku haptazi kerkojn te ndrrojn shtetesin e tyre Shqiptare per te u bërë Grek.

    Kjo eshte per t'u brengosur se jo nje kengetare Shqiptare qe punon e vepron ne Gjermani.

    Me respekt
    Flag

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    ME falni per "injoranzen"time por un nuk po marr vesh duhet te heqesh nenshtetsin shqiptare ...un kam pashaport italiane dhe shqiptare po asnjeri sme ka then gje per te dorzuar ate shqiptaren...cdo njeri ka te drejt te mbaj dy nenshtetsi
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga TOKIO HOTEL Lexo Postimin
    ME falni per "injoranzen"time por un nuk po marr vesh duhet te heqesh nenshtetsin shqiptare ...un kam pashaport italiane dhe shqiptare po asnjeri sme ka then gje per te dorzuar ate shqiptaren...cdo njeri ka te drejt te mbaj dy nenshtetsi
    Italia mbase nuk e ka rregull, po mesa di unë ka shumë shtete që e kane. Gjermania më duket e ka dhe e zbaton këtë rregull. Mesa kam lexuar flas, po ndonje nga Gjermania mund ta doj më mirë këtë punë.

    Megjithatë ka lloj lloj rastesh me shqiptarët e shkret. Jo gjyqe jo ashtu jo kshu, se besoj se e bëjn për qef që shkojnë deri në Shqipëri e shkojnë nëpër zyrat e shtetit për të hequr nënshtetësinë.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •