Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 56
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Question “Kosova”, Berisha kërkon mbështetjen e vendeve islamike

    (Shekulli)

    Kryeministri kërkon që Egjipti të ndikojë tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që ata ta njohin Kosovëntë pavarur në bllok.

    Egjipt- Kryeministri Sali Berisha, i cili ka nisur dje një vizitë dy ditore në Egjipt, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm Ahmed Abdul Geit. Gjatë takimit të zhvilluar, kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë për statusin e Kosovës dhe historinë e saj, duke i kërkuar Ministrit të Jashtëm, që Egjipti të impenjohet dhe të ndikojë tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë, që ata ta njohin Kosovën e pavarur në bllok.

    Ai i bëri ministrit të Jashtëm Abdul Geit një rezyme të qëndrimit të Shqipërisë lidhur me këtë çështje. Berisha u shpreh se plani Ahtisaari është zgjidhja më e mirë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin. Ky plan, - theksoi Kryeministri - përmban standardet më të larta për minoritetet në gjithë Europën dhe i garanton atyre të drejtat më të mëdha. Ne e pranojmë këtë standard të lartë, sepse rajoni ka ende plagë nga e kaluara e afërt. Kosova, - vijoi më tej Kryeministri, - nuk mund të mos jetë e pavarur, sepse historikisht nuk ka qenë pjesë e Serbisë. “Ajo ka qenë pjesë e Perandorisë Otomane dhe më pas është trajtuar si koloni nga serbët”,- shtoi ai. Duke u ndalur pikërisht tek statusi final, Kryeministri tha se zgjidhja nuk mund të shtyhet dhe pas 10 dhjetorit duhet të ketë një zgjidhje. “Pas kësaj, Kosova do shpallë pavarësinë në koordinim me SHBA-tëdhe vendet kryesore të BE-së”,- u shpreh ai.

    Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm Abdul Geit tha se Egjipti do të bëjë ç'është e mundur që çështja e Kosovës të jetë në qendër të vëmendjes në mbledhjen e ardhshme të Konferencës Islamike në Senegal, në mars të vitit 2008. Që Kosova të marrë pavarësinë e saj, duhet që ajo në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara të marrë edhe votat e 57 vendeve anëtare të Konferencës Islamike, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Megjithatë, kryeministri Sali Berisha kësaj here ka kërkuar mbështetjen e vendeve të tjera me prirje islamike me qellim që ato të ndikojnë në votimin pro shpalljes së pavarësisë, gjë që do të duket vetëm në muajin Mars të vitit të ardhshëm.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dade: Berisha, prirje fetare çështjes së Kosovës

    Arta Dade tha se Rezoluta e Konferencës Islamike, shpreh shqetësimin se moszgjidhja e çështjes së Kosovës krijon një precedent

    TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade ka akuzuar dje qeverinë shqiptare se po i jep një dimension fetar çështjes së Kosovës. Gjatë seancës plenare të pasdites së djeshme, Dade ka folur mbi një letër që ajo ka marrë nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, nën cilësinë e nënkryetares së Komisionit të Jashtëm parlamentar, lidhur me çështjen e Kosovës. Në këtë letër, tha Dade, ministri Basha ka ngatërruar Rezolutën e Konferencës Islamike të Islamabadit, me projektrezolutën që paraqiti Shqipëria, e cila nuk është marrë në konsideratë. “Ma dërgon mua me letër shoqëruese dhe më thotë, po ju vë në dispozicion rezolutën e kaluar në Konferencën Islamike”,- tha Dade, duke theksuar se, më e rëndë sesa një ngatërresë e projektrezolutës me rezolutën, është vetë përmbajtja e Rezolutës së Konferencës Islamike.

    Duke përmendur paragrafin e parë të kësaj rezolute, në të cilën thuhet se Konferenca Islamike tregon interes të jashtëzakonshëm për myslimanët në Ballkan, deputetja socialiste theksoi faktin se, në asnjë nga rezolutat që ka kaluar Parlamenti shqiptar nuk ka një dimension fetar, si ai në rezolutën e sipërpërmendur.
    Po sipas Dades, në këtë rezolutë shprehet shqetësimi i Konferencës Islamike se moszgjidhja e çështjes së Kosovës krijon një precedent. “Pra, kemi të bëjmë me versionin që vazhdon të mbështesë Rusia dhe Serbia, dhe vendet e tjera që e mbështesin”,- tha Dade. Ndërkohë, sipas saj, me shqetësues është fakti se, “në vend të mbështetjes së planit “Ahtisari”, kërkohet që edhe zgjidhja e konflikteve të tjera rajonale, të zgjidhet me të njëjtat mjete dhe mekanizma, sikurse edhe çështja e Kosovës”. Një gjë e tillë, theksoi Dade, tregon se kjo rezolutë barazon çështjen e Kosovës me raste të tjera të konflikteve rajonale, në një kohë që vendi ynë dhe shtetet partnere e konsiderojnë si rast të veçantë.

    Duke u nisur nga kjo përmbajtje e rezolutës, deputetja socialiste nuk ka lënë pa atakuar as kryeministrin Berisha, i cili dy ditë më parë ka kërkuar mbështetje nga Egjipti, me qëllim që vendet e Konferencës Islamike të votojnë në bllok për çështjen e statusit të Kosovës.

    “Kryeministri vete kërkon ndihmë për pavarësinë e Kosovës. Pikë së pari, duke i dhënë një dimension fetar çështjes së Kosovës, përveçse është e rrezikshme, Kryeministri i Shqipërisë i jep një dimension politikës sonë të jashtme, e cila ka mbetur ende pa u ratifikuar në këtë Parlament, madje që kur ishte vetë President, që është anëtarësuar Shqipëria në këtë konferencë, ky Parlament nuk e ka ratifikuar”,- tha ajo. Në këtë drejtim, nënkryetarja e Komisionit të Jashtëm i ka bërë thirrje Parlamentit që të ndërhyjë, duke theksuar faktin se ministri Basha ka kohë që nuk paraqitet në Komisionin e Jashtëm. “Kryetari i Komisionit të Jashtëm, i cili i përket mazhorancës, me sa duket se ka autoritetin e domosdoshëm që këtij komisioni t’i kthejë autoritetin e Politikës së Jashtme, e cila është uzurpuar nga struktura të tjera, që nuk kanë asgjë të përbashkët me Komisionin e kualifikuar të Politikës së Jashtme të këtij Parlamenti të nderuar”,- tha ajo.


    p.s. Do te ishte mire sikur kjo teme te shikohej nga anetaret jashte dimensioneve politike PD vs PS, por thjesht nga implikimet, apo konsekuencat ne lidhje me pavaresine e Kosoves, dhe politikes se jashtme shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 30-10-2007 më 16:01

  3. #3
    ... nuk mund të mos jetë e pavarur, sepse historikisht nuk ka qenë pjesë e Serbisë. “Ajo ka qenë pjesë e Perandorisë Otomane dhe më pas është trajtuar si koloni nga serbët”,- shtoi ai.
    Epo ti thuash Kosoves me pare pjese e Perandorise Osmane sesa Shqiperise une kete vetem nga kryeministri yne e degjoj. Ky ose eshte rrocke ose pastaj ben loje tjeter. Ne momentin kur Amerika jep mbeshtetje maksimale per Kosoven ky shkon e me perzihet dhe kerkon ndihme nga vendet islamike. Hej zot ruajna nga tanet se nga te tjeret ruhemi vete...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2007
    Postime
    39
    me pas aprovimin e ma shume se 50 shteteve qe jane pjese e konferences islamike asht shume e randsishme per mendimin tem,taiwani ekziston si shtet i pavarur sepse e njeh amerika e nja 20 shtete te tjera qe nuk dihet se ku jane,kurse kosova me pas ameriken disa shtete te randsishme europiane e plus vendet izlamike kishte qene shume mire

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Mendoj qe kjo nuk ka ndonje implikim te keq politik. Vete Amerika e inkurajon te qenit mysliman te shqiptareve per te thene qe kemi dhe miq myslimane etj etj. Rusia nga ana tjeter nuk eshte se po ngelet mbrapa ne kete drejtim. Putini vajti ne Iran dhe po i ben korte Iranit per plane te perbashket energjish atomike etj. Dmth ne kete rast ne do perdorim gjithe ndihmen qe mund te gjejme.

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nqs ben nje google: "Albania lobbying the Islamic Conference" gjen ca reagime "interesante." Nejse, per temen:

    -Ne nje kohe kur shqiptaret, dhe shume aleate te pavaresise se Kosoves, jane munduar ta trajtojne ceshtjen e pavaresise se saj ne baze te ethnicitetit, historise se lashte te popullit tone ne Ballkan, dhe te tjera kushte historike, me duket levizje e gabuar te kerkohet ndihme nga "vende me prirje islamike." Qarqet ekstreme te djathta ne Europe dhe US, plus oponentet e pavaresise do e kene me kollaj t'i bihen daulles: "An islamic state in Europe" etj.

    -Gjithashtu, sa efikase eshte kjo manuver? Ne fund te fundit, pengesa kryesore jane Kina, Rusia ne Keshillin e Sigurimit. Asambleja e OKB mund te votoje sa te doje unanimisht bile, dhe rezoluta do jete non-binding, nqs nuk votohet dhe nuk "veto-het" nga Keshilli i Sigurimit. (Psh, sot ishte nje vote ne Ansamblene e OKB kunder US te heqe embargon ndaj Kubes, vetem me 4 vota kunder, 1 abstenim, dhe 184 pro, rezolute kjo e votuar 16 vjete rresht. Aktualisht s'pine uje nqs nuk votohen nga Keshilli i Sigurimit.)

    -Per momentin pervec problemit me 2 anetare permanent te Keshillit te Sigurimit, kemi probleme me te pakten 2 anetare jo permanent: nje nga ta Indonisia qe eshte kunder pavaresise se Kosoves (vend myslyman por me rajone "disidente" qe kerkojne gjithashtu pavaresi.)

    -Nga ana tjeter, kemi presionin qe po i ben BE (por dhe US) sidomos Rusise duke ia bere te qarte qe ceshtja e Kosoves eshte ceshtje europiane, dhe se paqja ne rajon eshte prioritet. Cfare sinjali do jap mbeshtetja (ta zeme e plote) e KI? Qe ceshtja e Kosoves eshte prioritet, apo shqetesim i vendeve Islamike? Cilat do jene konsekuencat? (Sidomos ne lidhje me Cecnian ne Rusi)

    -Per me teper Konferenca Islamike s'eshte njohur te loze ndonje rol pozitiv ne problemet akute ne rajonin "ame" (Lindjen e Mesme.) Veshtire se do kene "efikacitet" ne rajonet periferike, si psh Ballkanin. Por me shqetesuese eshte projekt-rezoluta e tyre, e vene ne pah ne artikullin me lart, ku sipas se ciles, vendet e KI kerkojne qe Kosova te behet ceshtje precedente, kur US dhe BE po insistojne te kunderten qe eshte rast i vecante.
    M'u duk pas si ironik, apo si tallje fakti qe ndersa shqiptaret kerkojne te zgjidhet deri ne dhjetor 2007 pavaresia e Kosoves, kryeministri egjiptian premton se do ta shqyrtojne kete ceshtje ne mars te 2008.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Liona ata qe na etiketojne si shtet islamik (kryesisht qarqet serbo-greke) do vazhdojne ta bejne pavaresisht shoqerimit apo jo me shtetet islamike. Per kete punen e precedentit, nuk e shof gjekundi, pervec fjales se A. Dades. E perseris prape, mendoj qe kjo cytje e KI eshte me teper e inkurajuar nga Usa sesa ide e Sales. Mund te jem edhe gabim

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Mendoj qe kjo nuk ka ndonje implikim te keq politik. Vete Amerika e inkurajon te qenit mysliman te shqiptareve per te thene qe kemi dhe miq myslimane etj etj. Rusia nga ana tjeter nuk eshte se po ngelet mbrapa ne kete drejtim. Putini vajti ne Iran dhe po i ben korte Iranit per plane te perbashket energjish atomike etj. Dmth ne kete rast ne do perdorim gjithe ndihmen qe mund te gjejme.
    Nqs vihen sanksione ndaj Iranit, apo ne nje periudhe qe shume kompani europiane dhe amerikane po anullojne bizneset ne Iran (vlera e tyre te pakten 10 miliarde dollare) atehere jane Kina dhe Rusia qe perfitojne (ceshtje tjeter kjo, nje analize nga "The Economist" kete jave per te interesuarit.) Pra do te jete Irani qe do kete (dhe ka) nevoje per investimet, dhe jo anasjelltas. Qe te kete mbeshtetjen (sikur vetem financiare te ketyre dy vendeve) Irani s'ka per te votuar kunder Rusise apo Kines ne ceshtje te tilla (per te) anesore. Plus qe Irani, ashtu si dhe Rusia dhe Kina, ka probleme te ngjashme gjeopolitike, psh Kurdet.

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Dhe Berisha ben ate cka e urdherojne te tjeret prapa skene. Kur ju ketu beni gjith keto analiza, besoj se dhe vete kryeministri do kete 2 cope keshillues qe mendojne njelloj si ju.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Nqs vihen sanksione ndaj Iranit, apo ne nje periudhe qe shume kompani europiane dhe amerikane po anullojne bizneset ne Iran (vlera e tyre te pakten 10 miliarde dollare) atehere jane Kina dhe Rusia qe perfitojne (ceshtje tjeter kjo, nje analize nga "The Economist" kete jave per te interesuarit.) Pra do te jete Irani qe do kete (dhe ka) nevoje per investimet, dhe jo anasjelltas. Qe te kete mbeshtetjen (sikur vetem financiare te ketyre dy vendeve) Irani s'ka per te votuar kunder Rusise apo Kines ne ceshtje te tilla (per te) anesore. Plus qe Irani, ashtu si dhe Rusia dhe Kina, ka probleme te ngjashme gjeopolitike, psh Kurdet.
    Ok dalim qe kur ka ne mes interesa ekonomik dhe strategjike Rusise nuk i behet vone je mysliman apo i krishtere.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Dhe Berisha ben ate cka e urdherojne te tjeret prapa skene. Kur ju ketu beni gjith keto analiza, besoj se dhe vete kryeministri do kete 2 cope keshillues qe mendojne njelloj si ju.
    Me beso kryemistri can't afford keshillues si ne

  12. #12
    E verteta duhet thene ashtu sic eshte!
    Shqiptaret duhet te luajne cdo gur mbi dhe nentoke, per te bere te mundur realizimin e aspirates shekullore.
    Fakti qe Berisha kerkon ndihmen dhe perkrahjen e 57 shteteve te botes per njohjen e pavaresise se Kosoves, nuk perben ndonje precedent por e kunderta nese ai do te bente te kunderten do te ishte nje precedent.
    Shtetet perendimore te kryesuara nga SHBA dhe Anglia jane pro nje zgjidhje te favorshme per ceshtjen e Kosoves.
    Kush mbetet kunder njohjes se pavaresise se Kosoves?
    Blloku historik antishqiptar i kryesuar nga Rusia dhe politika e saj e ushqyer dhe e frymezuar nga idete pansllaviste.
    Rusia dhe vendet e saj satelite me frymezime mesjetare fetare, bejne sot propaganden me te eger kunder shqiptarevedhe ne kete mision ata nuk pertojne te perfshijne dhe "udheheqesitt" shpirterore, duke perhapur tezat se "po krijohet nje shtet islamik ne Ballkan" etj.
    Propaganda ruso-serbe po i perdor te gjitha mjetet per te penguar pavaresine dhe ne duhet te perdorim te gjitha mjetet per t'a realizuar ate.
    Eshte rasti i fundit per shqiptaret qe te realizojne aspiraten e tyre kombetare!
    Sirenat qe ushtojne si jashte ashtu dhe brenda vendit per gjoja "dhenjen e nje karakteri fetar" te problemit te Kosoves nuk jane gje tjeter vecse pershpirtjet e fundit te atyre qe nuk e kane dashur dhe nuk e duan realizimin e aspirates kombetare shqiptare.
    Pavaresi me cdo menyre!

  13. #13
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Liona ata qe na etiketojne si shtet islamik (kryesisht qarqet serbo-greke) do vazhdojne ta bejne pavaresisht shoqerimit apo jo me shtetet islamike.
    Duke lene menjane vendet ne rajon, nje nga kundershtaret kunder krijimit te Bosnies ishte Henri Kissinger, duke e cilesuar si gabim krijimin e nje shteti myslyman ne Europe. C'do te thote ai dhe te tille si ai nqs Kosoves i jepet e njejta ngjyre, apo nqs krijohet nga vete ne nje pershtypje e tille?

    Henri Kissinger mund te jete i pelqyer apo i urryer, por eshte figure me influence ne politiken amerikane.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Duke lene menjane vendet ne rajon, nje nga kundershtaret kunder krijimit te Bosnies ishte Henri Kissinger, duke e cilesuar si gabim krijimin e nje shteti myslyman ne Europe. C'do te thote ai dhe te tille si ai nqs Kosoves i jepet e njejta ngjyre, apo nqs krijohet nga vete ne nje pershtypje e tille?

    Henri Kissinger mund te jete i pelqyer apo i urryer, por eshte figure me influence ne politiken amerikane.
    Bosnja ishte para 10 vjetesh, Kosova eshte tani. Them se ka ndryshuar strategjia amerikane ne kete aspekt. Jam dakort qe Kissingeri eshte figure, po sikur nuk eshte aq influencues prej vitesh ne politiken e jashtme amerikane.

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Duke lene menjane vendet ne rajon, nje nga kundershtaret kunder krijimit te Bosnies ishte Henri Kissinger, duke e cilesuar si gabim krijimin e nje shteti myslyman ne Europe. C'do te thote ai dhe te tille si ai nqs Kosoves i jepet e njejta ngjyre, apo nqs krijohet nga vete ne nje pershtypje e tille?

    Henri Kissinger mund te jete i pelqyer apo i urryer, por eshte figure me influence ne politiken amerikane.
    Bosnja nuk ka asnje lloj ngjashmeri me Kosoven.
    Izetbegoviqi ra ne lojen e kurdisur nga Tuxhman dhe Milosheviq, qellimi te cileve ishte shperberja e saj dhe krijimi i Kroacise dhe Serbise se Madhe, gje qe edhe do te ndodhe ne te ardhmen.
    Perberja etnike dhe fetare e Bosnjes e bente dhe e ben te pamundur mundesine e krijimit te nje shteti "mysliman" ne Europe.
    Ne emer te spastrimeve etnike, jane shfrytezuar ndarjet fetare per te justifikuar krimet dhe genocidin e turpshem ne fundin e shekullit te 20-te.
    Sipas mendjes se disave ketu, i bie qe Mlladiq dhe Karaxhiq te shpallen heronj!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e lan
    Anëtarësuar
    18-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    17
    Me siguri qe shum shpejt Kosova do jete shtet i pavarur por Berisha tregoi edhe nje here qe vetem diplomat nuk eshte dhe nuk mund te behet.

  17. #17
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Me beso kryemistri can't afford keshillues si ne
    Jo ti mire e ke, ai do militante qe ti thone amin per cdo gje.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    darius..

    idea qe hedh saliu..se kosova ..ka qen pjese e perandorise osmane.. e pastaj u be koloni serbe..eshte shum diplomatike dhe efektive..
    nuk ka ketu gje per tu shqetsuar..
    pra thot saliu.. ose don te thote se.. kolonializmi ka marr fund.. pra te njihet kjo koloni e fundit ne europe.. bile dhe ne bote.. si shtet i pamvarur..

    te gjitha guret do luhen per kosoven..

    shyqyr qe kemi saliun tani..




    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 30-10-2007 më 18:03

  19. #19
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Ok dalim qe kur ka ne mes interesa ekonomik dhe strategjike Rusise nuk i behet vone je mysliman apo i krishtere.
    Patjeter. Quhet "realpolitik"

    Oponentet kryesore te pavaresise se Kosoves kane ne thelb ceshtjen e vendosjes se "precedentit" dhe si do te perdoret ne te ardhmen ne lidhje me konflikte te tjera gjeopolitike brenda apo verdalle tyre. Besimi fetar perkates eshte pastaj nje mjet (opium sipas Marksit) per mobilizimin e masave.

    Marrim psh doktrinen e "preemption" e adoptuar per here te pare ne historine amerikane nga administrata Bush. Si pasoje e asaj doktrine, e aplikuar ne Irak, atehere Turqia sot (qarqet brenda Turqise) sipas tyre, kane te drejte te plote te nderhyjne ne Irak (ne zonen Kurde) sipas kesaj doktrine sepse po cenohen interesat kombetare nga nje organizate e cilesuar terroriste, sipas BE dhe US.
    Dje Izrael me Libanin, sot Turqia me kurdet, neser Kina me Tauanin etj.

    Pak si jashte teme ky shembull, por thjesht per te ilustruar ceshtjen e precedentit ne ligjet/arenen nderkombetare.

  20. #20
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Per Darius:

    Do te ishte mire sikur kjo teme te shikohej nga anetaret jashte dimensioneve politike PD vs PS, por thjesht nga implikimet, apo konsekuencat ne lidhje me pavaresine e Kosoves, dhe politikes se jashtme shqiptare.
    E kisha lene kete shenim si postim me vete, pikerisht per nje ose disa anetare ketu qe do shkruajne llogje apo idiotlleqe partiake pa vlere, duke anashkaluar ceshtjen ne thelb.
    Nuk jam e tipit, "temen e hapa une, dhe ligjin do e bej vete" por brenda arsyes do te doja qe komente qe konsiderohen jashte teme (nga permbajtja dhe ofendimet) te fshihen.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 16:34
  2. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 20:06
  3. Problematika e vendeve te "Botes se Trete"
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:17
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •