Postuar më parë nga
ikthus
marre nga post#2 Dar_di
Ato qe thua jane kontradiktore , qe te pelqen libri prof.Buxhovit,por s`je dakort me tezen pellazge te mbeshtetur nga ai, gje qe eshte fondamentale.
Pellazgët - Shqiptarët(Naim Frasheri)
Ishte një ditë,
që pellasgjitë.
Posi një dritë,
mbuluan dhenë.
Duall ng' Asia,
si mizëria,
dhe me ania,
e hodhë denë.
Pas pakë herë,
duke përzjerë,
ca me të tjerë,
bënë elinët.
Dhe duke ndarë,
syresh një farë,
si ka të ngjarë,
bëri llatinët.
Edhe të tjerët,
e më të ndjerët,
Të papërzjerët,
Pellasgjinj mbenë
Maqedhoninjtë,
e ilirinjtë,
e mollosinjtë,
gjith' ata qenë.
Dhe ata janë,
prindërtë tanë,
pastaj na thanë.
Na shqipëtarë.
Mundim të themi
ne ata jemi,
atë gjak kemi,
si dhe shtyparë.
Thot' Herodoti,
Në Tomor zoti ,
shtëpi qëmoti ,
kishte Dhodhonë ,
eshtë m'e vjetër ,
ngaha çdo tjetër,
shumë më tepër,
Kjo gjuha jonë.
Ne kurdoherë ,
burra të ndjerë ,
edhe të vlerë ,
jemi treguar;
me Grekërinë ,
dhe me Persinë,
me gjith' Asinë ,
kemi lëftuar.
Me Lekën vamë,
muntmë Daranë,
datën i dhamë
gjithë Asisë.
Burr' u dëftyem,
të gjith' i thyem,
përmbys e kthyem ,
fron' e Persisë.
Të tërë dhenë,
den' e sterenë,
sa kombe qenë,
në këmb i vumë ,
dhe mbretëruam,
kudo që shkuam,
tekdo lëftuam,
vëndin e zumë.
Me Pirron vamë,
Romës i ramë,
llatint' i vramë
e i tmeruam;
me Skënderbenë,
Tyrqve sa qenë,
u dhamë dhenë ,
dhe i dëbuam.
Kush i goditi ,
posi petriti ,
e i cfiliti ,
Tyrqit, barbarët?
bota s'kuxonte ,
që t'u qëndronte,
po kush lëftonte?
ne shqipëtarët.
Pastaj u ndruam,
se s'kupëtuam ,
dhe nuk e çquam ,
të mirën tënë ,
gjaknë për botë ,
e derthmë kotë,
njeri ç'të thotë?
Nuk ishte thënë!
Mbajtmë Tyrqinë,
ngjallmë Greqinë,
ndihm' Italinë.
Po Shqipërinë?
Pse s'u munduam?
Për kë lëftuam?
Neve ç'fituam?
Ç'kemi taninë?
Krijoni Kontakt