Pas vizitës që i bëri vendlindjes së saj Korçës ku edhe u nderua me titullin ambasadore për kulturë dhe dhënies së nënshtetësisë nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ylli shqiptar i Holivudit Eliza Dushku, ka vizituar sot edhe Tetovën.
Ajo e mbuluar me shami, dhe në shoqëri të aktorit tetovar, Blerim Destani, fillimisht vizitoi Xhaminë e larme dhe më pas edhe Teqenë Arabati BABA në Tetovë.
“Deshëm të bëjmë një dokumentar për Shqipërinë dhe e dimë se Maqedonia është shtëpia e shumë shqiptarëve si Nënë Tereza, Leka i Madh, dhe jam shumë krenare ta tregoj këtë në dokumentar pra të tregoj përvojën time këtu. Gjithë jetën time në Amerikë shumë njerëz as që e dinë se ku gjendet Shqipëria ata se gjenin dot as edhe në hartë. Më thonin je armene, u thosha jo jam shqiptare pra e kam me rëndësi këtë”, deklaroi Eliza Dushku.
“Do jetë edhe xhamia e pashës në dokumentar sepse kemi incizuar edhe një kishë, kështu që është një kënaqësi për mua t’i prezantoj xhaminë 500 vjet të vjetër të Tetovës dhe së shpejti do del dokumentari që do e shoh e tërë bota sa të bukura janë vendet shqiptare”, u shpreh Blerim Destani, aktor.
Krijoni Kontakt