Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1

    Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    I denuari Admir Tafili eshte arratisur sot pasi la qeline me leje dalje nga autoritetet e burgut të Shën Kollit.
    Vellezerit Admir dhe Genci Tafili te denuar me nga 25 dhe 20 vjet burg per plagosje dhe vrasje policesh, ne rrethana te paqarta siguruan leje për një vizitë në shtëpi në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër, por prej Admir Tafili eshtë arratisur. Në momentin e arratisjes, në banesë ndodhej edhe i vëllai Genci, por ky i fundit nuk është larguar.
    Përmes një deklarate për mediat Drejtoria e Burgjeve sqaron se i dënuari me 20 vjet heqje lirie ka mundur të arratiset nga dhoma e gjumit ku po qëndronte bashkë me bashkëshorten.
    "Leja do të kryhej në datën 02.10.2010, nga ora 09.00 deri në orën 18.00, nën shoqërimin e forcave të policisë të I.E.V.Penale Lezhë.Në datën 02.10.2010 është bërë shoqërimi i dy të dënuarve për në familjen e tyre. Në orën 11.30 të dënuarit kanë mbërritur në familjen e tyre dhe rreth orës 15.10 nga forcat e policisë që po e shoqëronin është konstatuar se i dënuari Admir Tafili është larguar nga nga banesa e tij, nëpërmjet dhomës së gjumit ku po qëndronte bashkë me bashkëshorten" thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Burgjeve.

    E paqarte sesi i arratisuri i ka shpëtuar kontrollit të policisë që ruante banesën, dhe me e paqarte akoma eshte se si kane siguruar leje dy persona te njohur per rrezikshmërinë që paraqisnin.
    Admir Tafili akuzohet për plagosjen e ish-shefit të krimeve në Malësinë e Madhe, Prelë Pjetrushin, në vitin 2001 dhe ndodhej në qeli prej korrikut 2002.
    Genc Tafili eshte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish drejtorit të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në korrik të vitit 2000. Gjatë operacionitku mbeti i vrarë kolonel Arben Zylyftari, u vra edhe i ati i vellezerve, Bahri Tafili, i kerkuar per vrasje. Emrin e Arben Zylyftarit e mban sot Akademia e Rendit ne Tirane.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Arratisja, 10 të arrestuar

    03/10/2010 12:00

    Prokuroria e rrethit të Shkodrës ka prerë 10 fletë arreste për arratisjen e të dënuarit Admir Tafili.
    Tetë policë të grupit të shoqërimit, shefi i policise së burgut të Shënkollit, si edhe mjeku i burgut janë prangosur nën akuzen e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, drejtori i burgut është shkarkuar nga detyra.

    Nga hetimet paraprake te prokuroreve te Shkodres u dol ne perfundimin se kishte elemente te mosrespektimit te rregullave per ruajtjen e nje te burgosuri qe kishte perfituar liri disa oreshe per takim me familjen e tij. Nga hetimet e prokurorise nuk rezulton te kete nje bashkepunim apo dhenie rryshfeti, por vetem humbje te vemendjes ne krye te detyres si edhe mosrespektim te menyres per vezhgimin dhe ruajtjen e te burgosurit.

    Policia e Shkodres e ndihmuar edhe nga forca te specializuara te kerkimit te personave me precedente kriminale eshte duke vazhduar operacionin per gjetjen e 41 vjecarit Admir Tafili. Policia ende nuk ka humbur shpresat per gjetjen e tij edhe pse kerkimi ka nisur te pakten me tre ore vonese, nje kohe kjo mjaft e madhe qe i ka dhene mundesine Admir Tafilit t’i largohet shume shtepise se tij.

    Fillimisht policia ka krehur zonen ne afersi te liqenit dhe me pas ka kryer hetimet per largimin e mundshem me ane te ndonje varke. Tafili mendohet te kete dale nga shtepia e tij rreth ores 12 e 15 minuta te mesdites, ndersa alarmi per ikjen e tij eshte dhene ne oren 15, cka i ka dhene rreth tre ore perparesi ne largimin e tij.

    Edhe per policine ne perqindjen me te madhe Admir Tafili eshte larguar jashte kufijve shqiptare. Ne shtepine e tafileve ne Kiras, pervec vellait 41 vjecar ndodhej edhe Genc Tafili, i denuar per vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, i cili po ashtu kishte perfituar nje leje nga ora 9 deri ne 18 te se shtunes. Edhe pse me burgim te perjetshem, Genc Tafili nuk eshte arratisur. Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, Admir Tafilit i kishin mbetur dhe rreth nente vjet heqje lirie.

    I denuar me 25 vjet heqje lirie, Admir Tafili eshte arrestuar ne vitin 2001 dhe akuzohet t’i kete bere prite per qellime hakmarrjeje ish shefit te Malesise se Madhe, Pjeter Petrushi, te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin, Bahri Tafilin. Admir Tafili gjate ketyre viteve eshte transferuar shpesh nga njeri burg i sigurise se larte ne tjetrin, me i fundit i te cilit ishte kalimi nga burgu i Burrelit ne burgun e Shenkollit.

    top-channel

  3. #3
    Arratisja e Admir Tafilit, komandohet drejtori i ri i burgut në Shënkoll, Lezhë
    ANILA DUSHI | 04/10/2010 | LAJM I FUNDIT | 49 KOMENTE | SHARE | - +
    UPDATE- Shkëlqim Kalemi është komanduar sot drejtori i ri i burgut të Shënkollit në Lezhë. Vendimi është marrë pas shkarkimit të një dite më parë të Mark Lleshit, i cili u hoq nga detyra si masë ndëshkuese pas arratisjes së Admir Tafilit.


    Dje prokuroria e Lezhës preu 10 fletë arresti për 8 punonjësit e policisë së burgjeve të cilët shoqëruan të burgosurin Admir Kalemi si dhe arrestoi drejtorin e sigurisë së burgjeve dhe mjekun e burgut të Shënkollit.


    Arratia
    Kanë marrë vetëm disa orë leje nga drejtoria e burgjeve pasi kishin nënën e sëmurë në gjendje të rëndë, por njëri prej dy vëllezërve është larguar dhe akoma nuk është bërë e mundur kapja tij. Admir Bahri Tafili, 38 vjeç, i cili vuante dënimin me 22 vjet burgim në burgun e Shënkollit në Lezhë, mësohet se për herë të parë pas 8 vitesh burgim ka marrë leje për disa orë për të shkuar pranë familjes së tij në lagjen "Ahmet Haxhia" që njihet dhe me emrin Udhakryq. Leja e marrë ka qenë e veçantë pasi nëna e tij ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Përveç Admirit i është dhënë leje dhe vëllait të tij, Genc Tafili, i cili vuan dënimin me 25 vjet si bashkëpunëtor në vrasjen e Arben Zylyftarit. Të shoqëruar nga një furgon policie i burgut të Shënkollit, ata kanë hyrë në banesën që ndodhet në brendësi të disa rrugicave, por kur ka mbaruar afati i lejes, Admir Tafili nuk ka dalë. Policët që do ta merrnin kanë hyrë në banesë, por aty kanë gjetur vetëm Gencin, ndërsa familjarët kanë pohuar se ai ka dalë për t'u rikthyer në burg.
    Policët e Shënkollit që do ta ruanin e rikthenin në burg , kanë dhënë alarmin dhe kanë kontrolluar në banesë por pa mundur ta gjejnë. Forca të shumta të drejtorisë së policisë së Shkodrës, FNSH-ja si dhe RENEA e mbërritur nga Tirana kanë filluar kontrollet në shumë banesa ku dyshohej se ishte strehuar Mir Tafili, personazh i njohur për policinë e Shkodrës. Pavarësisht nga postblloqet e shumta që janë ngritur në çdo cep të qytetit, dhe nga kontrollet që vijojnë, deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte bërë e mundur kapja e 38-vjeçarit.


    Pistat
    Sipas të dhënave që jepen jozyrtarisht lidhur me ngjarjen e djeshme, dyshohet se ai e ka bërë më përpara planin e arratisjes dhe ka disa pista lidhur me mënyrën e largimit të tij. Policia mendon se ai ka përdorur ndonjë tunel të nëndheshëm që nuk lidhet me banesën e tij drejtpërdrejt, por ka shfrytëzuar faktin se shtëpia e tij ndodhet në një pozicion e rrethuar me bahçe të banesave të tjera nga ku dilet në vende të ndryshme. Një tjetër pistë është ajo e maskimit të Tafilit dhe largimit të tij nga dera, edhe pse aty ishin 13 uniforma blu me furgonin që i kishin sjellë. Policia është përqendruar në kapjen e tij dhe burime pranë saj shprehen se lidhur me mënyrën e largimit të Tafilit do të hetohet më pas, ndërsa tani gjithçka është përqendruar në kapjen e tij.


    Të afërmit: Nuk do të dorëzohet
    Lidhur me këtë ngjarje familjarët e Tafilit pohojnë se ikja e tij ka qenë e papritur. Kimete Tafili, nëna e Admir Tafilit, tregon se dy djemtë e saj kanë marrë leje dhe kanë ardhur të shtunden në orën 10 të shoqëruar nga policia, pasi ka qenë i sëmurë djali 15-vjeçar i Mirit, i cili është me probleme zhvillimi të vonuar, gruaja e tij dhe vetë Kimetja. "Ndërsa kemi qenë në kuzhinë duke gatuar, burrat kanë qëndruar në dhomë duke biseduar dhe me të afërm të tjerë që kishin ardhë për t'i takuar, ndërsa Miri ka pirë disa birra njëra pas tjetrës. Ai ka dalë dhe ka shkuar tek shtëpia e tij e cila ndodhet në brendësi të bahçes së familjes. Ne kujtuam se shkoi tek e shoqja dhe policët ndodheshin në verandë. Nuk e dimë nga doli, por duhet të ketë dalë nga dera, në verandë dhe u ka thënë policëve se do çmallet me shtëpinë pasi nuk e ka parë tash 8 vjet. Genci u shqetësua duke thënë ku iku Miri, pse po vonohet, si nuk di me ndejtë me njerëz. Kur u vonua Genci u çua ta kërkonte, por ai nuk ishte. Genci ka filluar duke bërtitur duke thënë më preu në besë mua, preu në besë policët, ma ka bërë keq dhe kaloi në gjendje të tillë që i binte murit me kokë e me grushte dhe kanë qenë policët që e kanë kapur nga krahët.
    Nuk e dimë nga ka ikur. Dimë që ka shkuar tek shtëpia e tij. U mërzit shumë duke parë djalin dhe ka pirë, madje ishte i zbehtë në fytyrë dhe i tensionuar. I thashë se çfarë ke, por m'u përgjigj se e kam nga emocionet se e shoh shtëpinë pas kaq vitesh. Mendoj se i ka ikë truri se ka qenë dhe i pirë. Por nuk besoj se do të dorëzohet. Kam frikë se do të përfundojë si i ati", - rrëfen nëna e tij, Kimetja. Ndërsa gruaja e Mir Tafilit duke qarë vetëm tregon se një ditë më përpara e ka porositur të blejë verë pasi do vinte me leje. Ajo gjithashtu pohon se ai nuk do të dorëzohet.


    Admir (Mir) Tafili ka qenë i dënuar për plagosjen e rëndë të ish-drejtuesit të policisë Prel Pjetrushi, ngjarje kjo e ndodhur më 21 dhjetor 2001. Kapja e tij është bërë nga policia e Shkodrës më 1 korrik 2002 në banesën e tij pasi kishin dështuar disa operacione të mëparshme për kapjen dhe ai ishte ndër personat e shumëkërkuar. Dy ditë përpara se të kapej nga policia ai ishte vetëplagosur me një granatë aksidentalisht, duke marrë plagë të lehta në fytyrë e këmbë. Kjo ka bërë që policia të bjerë në gjurmët e tij dhe më 1 korrik e ka rrethuar, ndërsa ai nuk ka pranuar të dorëzohet, por ka qëlluar me armë mbi policinë. Duke shkëmbyer zjarr ai ka mundur të spostohet rreth 100 metra nga banesa e tij tek një banesë tjetër e pabanuar dhe pas rreth 30 minutash luftë me policinë është kapur pasi i janë mbaruar fishekët. Në operacion kanë marrë pjesë dhe FNSH-ja e blinda policie, nisur nga fakti se babai dhe vëllai i Mir Tafilit akuzoheshin për vrasjen e drejtorit të policisë së qarkut të Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje kjo e ndodhur më 2 gusht 2000 afër banesës së familjes Tafili.
    Mir Tafili ka qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur vrasja e babait të tij ku ka pasur precedentë penalë dhe ka qenë i dyshuar për vrasje që nuk janë dokumentuar. Në dhjetor të vitit 2001 ai ka qëlluar mbi ish-shefin e krimeve të Malësisë së Madhe, Prel Pjetrushin, pasi pretendonte ai kishte qëlluar dhe vrarë babanë e tij gjatë operacionit të 2 gushtit 2000 kur u vra dhe drejtori Zylyftari. Mir Tafili njihet si person me rrezikshmëri të lartë, që përdor çdo lloj armatimi, përfshirë dhe minat me telekomandë dhe që nuk dorëzohet lehtë.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    si ka mundsi qi nuk asht arratise bashke me vllane edhe ky tjetri qi asht i denum me burgim t'perjetshem? te dy kan ken ne shpi me leje. shume e çuditshme.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    si ka mundsi qi nuk asht arratise bashke me vllane edhe ky tjetri qi asht i denum me burgim t'perjetshem? dy kan ken ne shpi me leje. shume e çuditshme.
    Kjo ka qen strategjia qe kan perdorur.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    Vrasjet në Shkodër, Sokol Koçiu kundër Prel Pjetrushit

    Ish-komisar Sokol Koçiu: Arben Zylyftari nuk u vra nga Tafilët

    Bahri Tafili u vra pasi u dorëzua, djali u shpëtua nga dy efektivë policie që e morën në mbrojtje. Sokol Koçiu: “Kam shumë pjesë nga ajo dosje dhe mbi të gjitha edhe ekspertimin mjeko-ligjor të trupit të Zylyftarit"


    Publikuar më 11.01.2014 | 10:36

    Nikoleta Kovaçi

    Plagosja në Suedi e djalit të Luan Tafilit, vetëm 12 vjeç, ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen në ngjarjet e përgjakshme që e kanë fillesën më 2 gusht të vitit 2000, në Shkodër. Që prej asaj dite janë katër persona të vrarë, një i plagosur, dy persona të burgosur dhe tashmë në skenë del edhe masakrimi i një fëmije.

    Prej 14 vitesh, familja Tafili bën përgjegjës vetëm një person; ai është Prel Pjetrushi. E ndërsa ata akuzojnë ish-funksionarin e policisë si përgjegjës, ky i fundit e sposton përgjegjësinë në një rang më të lartë.

    Ai akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë ish-drejtuesin e policisë dhe më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Koçiun, si inskenuesin e akuzave pas vrasjes së kolonel Arben Zylyftarit dhe vrasjes e Bahri Tafilit, babait të Admir dhe Genci Tafili.

    Duke folur nga SHBA, Pjetrushi akuzon ish-funskionarët e lartë të asaj kohe. Në një prononcim për gazetën “Shekulli” mbrëmjen e djeshme jep jo vetëm një tjetër version mbi ngjarjen e 2 gushtit në Shkodër, por publikisht i shpall “betejë’ Pjetrushit për tu përballur në lidhje me atë ngjarje dhe të vërtetat e saj.

    Koçiu bën me dije se Pjetrushi ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa Bahri Tafili është pushkatuar dhe nuk është vrarë në shkëmbim zjarri. Ai mohon në mënyrë kategorike që koloneli të jetë vrarë nga arma e Tafilëve, ndërsa hedh hije dyshimi se agravimi i situatës mes Pjetrushit dhe Bahri Tafilit ka të bëjë me faktin e zotërimit të Liqenit të Shkodrës.

    Mirëpo, ajo çka vijon të mbetet misteri më i madh i gjithë kësaj masakre, ku shteti gjithnjë e ka anashkaluar, është fakti se përse Bahri Tafili nuk ishte thirrur kurrë të dëshmonte në lidhje me akuzën që i ishte ngritur për një vrasje.

    2 gusht 2000

    Sokol Koçiu, ish-prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme në kohën e vrasjes së Zylyftarit dhe të Bahri Tafilit e kujton atë kohë si ditën që u nis për Shkodër për të hetuar ngjarjen.

    Sipas tij, është pritur në urën e Bahçallëkut nga disa shkodranë, miq të tij dhe është vënë në dijeni se ishministri i Brendshëm, Spartak Poçi kishte dhënë urdhër që mos t’i vihet në dispozicion asnjë lloj materiali në lidhje me vrasjen e kolonelit dhe të Tafilit. “Unë nuk e di se çfarë ka thënë Prel Pjetrushi për mua, por unë di diçka se mund të ballafaqohem me të kur të dojë në lidhje me atë ngjarje.



    Kam shumë pjesë nga ajo dosje dhe mbi të gjitha edhe ekspertimin mjeko-ligjor të trupit të Zylyftarit. Unë kur kam shkuar në vendin e ngjarjes, paçka se aty nuk kishte më vendngjarje, pasi Zylyftari ishte sjellë i plagosur nga vendi ku ishte qëlluar deri në afërsi të dritares së një kasolleje kali, brenda së cilës gjendeshin Bahriu bashkë me Gencin.

    Plaga që ka marrë Zylyftari ishte nga lart- poshtë, çka do të thotë edhe sikur të ishte në pozicionin e dritares, plumbi nuk mund të hynte nga lart poshtë pasi vendi në të cilin ka ndodhur vrasja e tij gjendej më lart dhe se nga ai drejtim nuk kishte asnjë lloj dritareje kasollja ku ishin vendosur ata.

    Gjithashtu është e vërtetuar se Bahri Tafili është vrarë pasi është dorëzuar dhe ka dalë nga kasollja bashkë me Gencin. Ka fakte, dëshmi dhe dëshmitarë në lidhje me atë moment.



    Do të ishte vrarë edhe Genci dhe Prela e di mirë se kush e ka shpëtuar që mos të vritet. Pasi është qëlluar Bahriu, Gencin e kanë futur në mes dy efektivë policie dhe i kanë thënë Prelës se ky nuk preket”.

    Shkaqet e përplasjeve sipas Koçiut

    Gjithçka, sipas tij, ka nisur për faktin e monopolit të trafikut në liqen. “Dëgjova se Prela kishte thënë nëpër media se ai kërkohej për grabitje rrjetash të peshkut në Liqenin e Shkodrës. Asnjëherë, Bahri Tafili njihej në zonë si personi që gjuante peshk për gjatë gjithë kohës dhe shiste po në breg të Liqenit.

    Por Pjetrushët, me në krye Prelën, meqë ky ishte me policinë dhe ishte e vetmja mënyrë për të bërë të mundur edhe mbrojtjen e njerëzve të tij, kishin gjithë hallin të ishin të pacenueshëm në Liqen, pasi aso kohe luhej edhe trafiku dhe ishte mundësia për të bërë kalime nga më të ndryshmet, si klandestinë, por edhe lëndë narkotike. Unë e di që Bahriu ka qenë i kërkuar në lidhje me një vrasje të një djali, vrasje që është bërë në kushtet e vetëmbrojtjes, por asnjëherë për grabitje apo ndonjë krim tjetër.

    Gjithashtu aso kohe, Bahri Tafili, edhe pse policia e kishte në kërkim, gjithnjë ka vijuar të jetë në punën e tij, në peshkim bashkë me djemtë dhe nuk është fshehur kurrë gjersa iu rrethua shtëpia dhe u vranë dy vetë. Jam i gatshëm të përballem me Prel Pjetrushin për këtë ngjarje”.

    Nipi i Admir Tafilit jashtë rrezikut për jetën

    Nipi i Admir Tafilit sulmohet pasditen e 31 dhjetorit në një qytet të Suedisë. Fillimisht mediat vendase bënë me dije se djali ishte i një personi të dënuar në Shqipëri dhe se ishte arratisur nga burgu kohëve të fundit, por në të vërtetë bëhej fjalë për djalin e Luanit, vëllait tjetër të Admir Tafilit, i cili pas ngjarjeve të fundit, ku Admiri qëlloi dhe u mori jetën dy vëllezërve të Prel Pjetrushit, ai ka shkuar në Suedi bashkë me familjet e tyre dhe kanë kërkuar azil.

    Sipas mediave suedeze bëhet me dije se djali tashmë është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që në lidhje me plagosjen e tij, kanë reaguar për mediat edhe Admir dhe Genci Tafili të cilët kanë bërë direkt përgjegjës për atë sulm vetëm Prel Pjetrushin. Policia suedeze ende nuk ka mundur të arrestojë agresorin e të miturit, paçka se ka të dhëna mjaft të sakta në lidhje me pamjen vizive të autorit të krimit të rëndë.

    “Koçiu i tha Admirit se Prela të ka vrarë babanë”

    Prel Pjetrushi: “Mir Tafili nuk më ka telefonuar, po të vërtetohet, ia fal gjakun e vëllezërve”

    I indinjuar për thëniet e vëllezërve Tafili, Prel Pjetrushi argumenton në mënyrë krejt tjetër nisjen e sherrit me familjen e Tafilëve. Ai tregon se nuk i ka njohur kurrë dhe me Admir Tafilin ka folur në telefon, vetëm kur Admir Tafili i ka kërkuar falje për atentatin që i ka bërë në afërsi të shtëpisë së tij. Madje sipas tij, në atë telefonatë Miri i ka treguar se atentatin e bëra pasi më ka thënë Sokol Koçiu se ti më ke vrarë babanë.

    Z. Pjetrushi, ju i keni thënë shumë prej gjërave që dini dhe mbani mend në lidhje me ngjarjet që fatkeqësisht kanë sjellë viktima. Por ju keni akuzuar Sokol Koçiun në lidhje me gjithçka ka ndodhur pas 2 gushtit të vitit 2000. Pse?

    Ai, bashkë me një injorant si Mit`hat Havari janë përgjegjës. Ky i fundit është injorant dhe e njeh mirë veten se si ka qenë dhe është. Përgjegjës bëj drejtpërdrejtë pikërisht Sokol Koçiun. Ai ka inskenuar gjithçka në lidhje me mua dhe nuk e kuptoj se çfarë arsyeje ka patur. Mua ma ka thënë vetë Admir Tafili kur më ka telefonuar, atëherë kur më bëri atentatin e jo para se të më vriste vëllezërit, se këtu gënjen, se Sokol Koçiu i kishte thënë se i kam vrarë unë të atin.

    Është akuzë e rëndë kjo që po bëni ndaj Sokol Koçiut, edhe ai ka qenë në detyrë aso kohe?

    Po, por është e vërtetë se ai është inskenuesi. Dy muaj para se të vriteshin dy vëllezërit e mi ka dalë në një televizion të Shkodrës dhe ka thënë se unë kisha prishur vendin e ngjarjes, unë kisha dhënë urdhër të vriten, unë kisha organizuar gjithçka që kishte ndodhur atë ditë.

    Vrasjet e vëllezërve të mi, duket se nisen pikërisht pas atij emisioni. E keni në internet intervistën e tij, gjendet lehtë. Pastaj dy javë para se të vriten Nika dhe Gjovalini, dy vëllezërit, në shtëpinë time kanë shkuar tre persona, një femër dhe dy burra dhe iu kanë thënë familjarëve të mi se do të vrasim Nikën, se Prela është i fortë.

    I njohën familjarët tuaj ata njerëz?

    Femra ka qenë bashkëshortja e Admir Tafilit, ata dy të tjerët çfarë rëndësie kanë.

    Z. Pjetrushi, e mbani mend përse ishte shpallur në kërkim Bahri Tafili?

    Ishte për një pengmarrje. Ai në vitin 1998 pati marrë peng një djalë nga Trushi dhe për lirimin e tij pati kërkuar 10 milion lekë të vjetra. Vëllai i pengut nuk i solli lekët dhe Bahriu e vrau djalin.

    Ku u mbajt pengu?

    Nuk e di, a në shtëpi a në ndonjë vend tjetër, por me sa më kujtohet që kam dëgjuar aso kohe u tha se është mbajtur diku në Kiras.

    Po në lidhje me vjedhjen, çfarë kishte vjedhur Tafili?

    Kishin denoncuar nja shtatë – tetë veta në lidhje me grabitjet e rrjetave në Liqenin e Shkodrës. Në momentin që na u dha emri atëherë doli që ky person ishte me rrezikshmëri të lartë dhe ishte i shpallur në kërkim edhe për vrasjen dhe se ishte i dënuar me 22 vite burg. Atëherë jemi mbledhur dhe kemi diskutuar me drejtorin për të hyrë në operacion për arrestimin e tij. Donim ta kapnim në flagrancë duke vjedhur po nuk ia arritëm, atëherë kemi rrethuar shtëpinë.

    Admir Tafili ka thënë se iu ka telefonuar para vrasjes së vëllezërve tuaj, e vërtet?

    Asnjëherë. Ja ku po ta them; ta vërtetojë dikush që jam telefonuar nga ai njeri dhe unë do t’i fal gjakun e vëllezërve. I kam marr të gjithë tablatet e telefonave të mi dhe ia kam vënë në dispozicion të hetimit.

    Ndonjë apel, meqë keni përfshirë edhe emra funksionarësh të lartë policie?

    Vetëm kaq; iu bëj thirrje gjithë kolegëve dhe punonjësve të policisë që të ruhen nga lloji i Sokol Koçiut dhe i Mit`hat Havarit. Si ata ka prapë në radhët e tyre dhe do të ketë fatkeqësisht gjithmonë.

    Kronologjia e përplasjes së dy familjeve

    Që nga ajo pasdite e 2 gushtit të vitit 2000, e deri më sot, ngjarja e ndodhur në shtëpinë e Bahri Tafilit, mbase është ngjarja më e përfolur në dy dekada.

    Çfarë i shtyu palët deri në një hasmëri të pafre? Ç`ndodhi vërtet ditën e 2 gushtit në shtëpinë e Bahri Tafilit? Si u vra kolonel Arben Zylyftari, por edhe si dhe pse u vra Bahri Tafili, në sytë e të birit, ndërsa kishte hedhur armën në kasollen e kalit të fqinjit, tri shtëpi larg së vetës?!

    Këto pyetje në të vërtet kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa me 18 mars të tri viteve më parë, Admir Tafili do të tregohej i “pabesë” me policinë dhe me dy njerëz të pafajshëm për tu hakmarrë ndaj Prel Pjetrushit, jo vetëm për vrasjen e të atit, por edhe për burgun e Gencit, për sjellen e Prelës, sipas tyre në mënyrë jo të denjë me nënën, gruan dhe nusen e vëllait të tij, momentin ku në oborrin e fqinjit të Tafilit do të vriteshin dy persona.

    Kimetja nëna e tij e ka rrëfyer shpesh herë ngjarjen e parë kur u qëllua mbi Bahri Tafilin në Shkodër, nga dy persona që kishin ardhur nga Trushi të vrisnin Mirin në vitin 1998.

    Gjithçka sipas saj kishte nisur për një makinë të vjedhur. Miri e gjeti makinën e shokut të tij dhe ua çoi, pasi ajo rezultonte e humbur. Të rinjtë kanë nisur të akuzojnë njëri-tjetrin dhe sherri mes tyre kishte degjeneruar deri në atë masë, sa dy persona nga Trushi do të kërkonin të vrisnin Mirin.

    “Bahriu punonte në Shirokë. Dy djemtë e Trushit me një motor ishin nisur ta vrisnin Mirin. Takojnë në Shkodër Bahriun, qëllojnë mbi të, por ai mundi të shpëtonte. Nxjerr armën dhe në kushtet e vetëmbrojtjes qëllon mbi ta. Njëri vdes dhe tjetri shpëton”.

    Pas kësaj vrasjeje, mësohet se në policinë e Shkodrës ka qenë një denoncim për Bahri Tafilin, por sipas gruas së tij: “vetëm ditën e vrasjes kanë ardhur dy policë në shtëpi dhe pastaj s`ka ardhur askush më, deri ditën që erdhi Prel Pjetrushi.

    Bahriu punonte përditë në Shirokë, e nuk shkoi kush ta arrestonte. Që kur kishte ndodhur ngjarja ai nuk ishte mbyllur brenda dhe as fshehura asnjë ditë, ndrysa policia kurrë nuk solli një urdhër-arest në shtëpinë tonë për të”.

    shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-01-2014 më 18:07

  7. #7

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    Havari: Pjetrushi bandit, e përjashtova nga policia

    » Dërguar më: 11/01/2014 - 06:30

    Në një intervistë për "GSH", Mit'hat Havari tha se Prel Pjetrushi, ish-shefi i Krimeve në Malësinë e Madhe, është një bandit, që drejtonte bandat e armatosura dhe dogji dy herë Shkodrën. "Nën terrorin e armëve dhe të dhunës, Prel Pjetrushi kishte krijuar një frymë terrori dhe askush nuk i kërkonte llogari. Mesa duket, mënyra e të drejtuarit tim i krijoi probleme, e bëri të ndihet i pasigurt. U fut me dhunë në zyrë bashkë me grupin e vet, duke më kërcënuar. 'Duhet të ikësh nga Shkodra. Nuk të njohim ne për drejtor policie'. Bënë presione të kësaj natyre. U trondita dhe vendosa në moment lirimin e tyre nga detyra", - shprehet Havari, i cili atëherë mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Sipas Havarit, Pjetrushi duhej të ishte në bankën e të akuzuarve, jo të gradohej major. Por sipas tij, ka vetëm shpjegim, fakti që Pjetrushi ka mbështetje politike. Në intervistën e gjatë për "GSH", Havari tha se nga bisedat që ka bërë me kolonel Arben Zylyftarin, ka mësuar prej këtij të fundit se Prel Pjetrushi e kishte kërcënuar.

    gazeta shqiptare

  8. #8

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    Pjetrushi: Havari, anëtar i bandës së Admir Tafilit

    » Dërguar më: 11/01/2014 - 06:31

    Klodiana Lala

    Prel Pjetrushi, ish-shef Krimesh në Malësinë e Madhe, e cilëson Mit'hat Havarin, një emër i njohur në Policinë e Shtetit, si pjesëtar të bandës së drejtuar nga Admir Tafili. "Dua t'i kthej përgjigje dhe Mit'hat Havarit, këtij pjesëtari të bandës së Tafilëve", tha Pjetrushi për "GSH", nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton prej 12 vitesh. Një ditë më parë, Havari e cilësoi Pjetrushin si bandit që dogji Shkodrën në '98 dhe, sikurse theksoi, duhej të ishte vënë para drejtësisë për të dhënë llogari për krimet që kishte kryer dhe jo të gradohej major. Ish-zyrtari i policisë së Shkodrës, Pjetrushi, në një histori të gjatë konfliktesh dhe gjakmarrjeje me Admir dhe Genci Tafilin, vendos të reagojë sërish dhe t'i përgjigjet Havarit. "Ne si punonjës të policisë e sidomos sektori i policisë kriminale, kemi marrë informacion nga shtypi i përditshëm i asaj kohe se Mit'hat Havari do të emërohej drejtor i policisë së Shkodrës. Para kësaj detyre ai ka qenë drejtor policie në Berat; i paaftë totalisht për të kryer punën që i besoi shteti, u fut në konflikt me popullin, derisa e çoi vetin të merret peng. Ditën e parë që u prezantua në Shkodër si drejtor policie nga ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, sapo ka shkuar në zyrë, ka kërkuar që të ndiqte strategjinë e punës së tij në Berat, duke na thënë: 'Qytetarëve të Shkodrës do iu shpërthejmë dyert ashtu siç këta shpërthyen depot'. Ne si punonjës policie ishim totalisht kundra strategjisë së tij. Mbas asaj i kemi kërkuar që të godasim kontingjentin kriminal. Unë personalisht, mbas 5 ditëve që ai u emërua në Shkodër, kam zhvillue një takim me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, ku i kam kërkuar largimin e tij nga Shkodra. Të gjitha informacionet nga intelektualët e Shkodrës kërkonin largimin e tij ose organizimin e protestave popullore për largimin e tij. Atëherë ministria nuk reagoi për largimin e tij dhe pas tri ditëve filluen protestat deri në sulmin ndaj komisariatit dhe banë largimin e tij përfundimisht", - shprehet Pjetrushi.

    AKUZA PER KOÇIUN

    Mandej, Pjetrushi e cilëson Havarin si pjesëtar të bandës së Tafilëve. "Mit'hat Havari asht përdor nga kryetari i bandës së Tafilëve, Sokol Koçiu, ku e akuzoj personalisht për deformimin e operacionit të policisë së ngjarjes së 2 gushtit 2000, ku mbeti i vrarë Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Më datë 17 nëntor të vitit 2002, rreth orës 1 pas mesit të natës, një vit pas plagosjes sime, më ka marrë në telefon Admir Tafili nga Burgu 313 dhe më ka kërkuar falje për plagosjen time, më ka thënë Sokol Koçiu bashkë me një person tjetër i cili nuk jeton ma, se Prel Pjetrushi e ka vrarë babain tuaj. Dy muaj para se të vriteshin vëllezërit e mi, Sokol Koçiu ka përgatitur një emision me figurë, ku deformon komplet operacionin dhe vendin e ngjarjes. Të gjitha këto deformime janë ba në bashkëpunim me familjen e Tafilëve, si dhe kam me dhjetëra informacione se Sokol Koçiu ka frymëzuar familjen e Tafilëve (duke deformuar ligjet mbi Policinë e Shtetit, ku ka akuzuar me za dhe figurë se përgjegjës për këtë ngjarje asht ministri i Brendshëm i asaj kohe, Spartak Poçi, i cili ka urdhëruar, sipas tij, që Sokoli të mos shkojë në vendngjarje). Së fundi, kësaj bande iu bashkue dhe Mit'hat Havari", përfundon reagimin e tij Pjetrushi.

    VRASJA E BAHRI TAFILIT

    Në intervistën që dha për "GSH" 4 ditë më parë, Pjetrushi tha se Bahri Tafili është vrarë me një plumb rikoshet. "Plumbi që ka vrarë Arben Zylyftarin ka qenë rikoshet, në telat e dritares së kasolles. Plumbi e ka kapur në zemër Arben Zylyftarin. Ka qenë plumb rikoshet. Mbasi është bërë ekspertimi balistik i armëve, rezultoi se arma që ka nxjerrë këtë plumb që ishte në zemrën e drejtorit Arben Zylyftari, ishte e Bahri Tafilit. Kjo është e vërtetuar nga tri ekspertiza. Nuk është zbardhur vrasja e Bahri Tafilit. Nuk ka dalë kurrë asnjë emër i veçantë për vrasjen e tij", tha Pjetrushi.

    gazeta shqiptare

  9. #9

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    Prel Pjetrushi, Koçiu: Një ministër i hoqi emrin nga lista e kriminelëve

    Ish policët nën akuzë nga Prel Pjetrushi

    TIRANE- Menjëherë pas deklaratave të forta nga Amerika të Prel Pjetrushit, ka reaguar ish-Oficeri i Policisë së Shtetit Sokol Koçiu, i cili pohon personalisht nuk është takuar dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me shtetasin Pjetrushi. Koçiu sqaron se deklaratat e tij janë tërësisht të pabaza dhe se sa për akuzat që bën në lidhjet televizive, i kërkon një debat tjetër televiziv ku sipas Koçiut, të dyja palët të përballen direkt me pretendimet e tyre. “Unë këtë person nuk e njoh fare dhe se kam takuar asnjëherë. Tani ky njeri del dhe më përmend emrin dhe bën akuza të rënda.

    E ftoj që në çdo moment të përballet me mua, për ato që thotë. Ai nga Amerika me Skype dhe unë në studjon e televizionit. Bujrum, të pranojë e të flasë. Unë të them dhe ato që kam për çështjen e vrasjes së Zylyftarit”-ka pohuar Sokol Koçiu. Më tej ky i fundit shton se në deklaratat e dhëna në një emision investigativ, nuk ka shtrembëruar asnjë ngjarje, por ka thënë të vërtetën, ashtu siç ka ndodhur. Koçiu nënvizon se në vitin 1998 Prel Pjetrushi ka qënë i shpallur në kërkim kombëtar nga Interpoli, për akuza të rënda kundër personit. “Fshirja e emrit nga lista e personave të kërkuar dhe futja e tij në polici, ka prapavijë politike, dhe unë personalisht e di se kush nga ministrant e asaj kohe e ka bërë një gjë të tillë”-shprehet Koçiu.

    Zoti Koçiu, emri juaj është përmendur nga Prel Pjetrushi, duke ju akuzuar si anëtar i bandës së Admir Tafilit. A keni ju ndonjë koment për këto deklarata?

    Prel Pjetrushin nuk e kam takuar dhe as kam komunikuar ndonjerë me këtë njeri. Nuk e di si ka marrë guximin dhe më ka përmendur emrin në trasmetimin televiziv. Këtë njeri unë e ftoj që të rilidhet sërisht me “Skype” në televizionin tuaj dhe unë do jem i gatshëm të debatoj nga studio, për çfarë akuze apo paqartësi që Pjetrushi ka. Unë jam i gatshëm të debatoj dhe me dokumenta konkrete, nëse mundësohet një gjë e tillë. I them Prel Pjetrushit, të rilidhet me “Skype” dhe të ballafaqohet me mua, Sokol Koçiun, meqënëse më përmendi dhe emrin.

    Pjetrushi ju akuzoi si anëtar të bandës së Tafilajve, duke bërë një lidhje që për një periudhë kohe ju keni qëndruar në burg me Genci Tafilin, vllain e Admir Tafilit?

    Meqënëse pretendon se ka shumë prova se unë jam anëtar i bandës së Tafilajve, le ti thotë, mos lëshojë fjalë në erë. Ndaj ju them, që me këtë njeri duhet të ballafaqohem direkt, në mënyrë që ta mësojë dhe ai se kush është Prel Pjetrushi, nëse nuk e ka mësuar këtë gjë për veten e tij. Ju them vetëm kaq, që gjatë kohës kur kam shërbyer në Policinë e Shtetit, kujtoj që ky njeri në vitin 1998 ishte në kërkim ndërkombëtar për akuza kundër personit, por të urrojë ministrin që i fshiu emrin. Emri i tij është fshirë nga një ministër i asaj kohe nga lista e të kërkuarve dhe më pas njeriu që kërkohej nga policia, u bë shef krimesh në policinë e Shkodrës. Unë e di dhe emrin e ministrit që urdhëroi fshirjen e emrit të tij, po kam dëshirë tia them Pjetrushit në ballafaqim.

    Gjatë kohës së shërbimit tuaj në polici,keni pasur ndonjë konflikt me ish-shefin e Krimeve në Shkodër Prel Pjetrushin?

    Jo. Nuk e kam takuar asnjëherë dhe as kam komunikuar ndonjer me të.

    Në deklaratën e tij, Pjetrushi ju akuzon se keni organizuar plagosjen e Prel Pjetrushit në Shkodër, duke përdorur Agim Tafilin. Sa e vërtetë është kjo?

    Këto janë përralla. Unë s’kam marrë pjesë dhe nuk kam organizuar ansjë plagosje. Se si del në këto pëprfundime vetëm Pjetrushi e di. Këto akuza nuk mund të kundërshtohen me intervista të veçuara, ndaj i them Pjetrushit që të rilidhet dhe njëherë me televizionin tuaj, ku të flasë direkt me personin që e ka akuzuar nga andej ku jeton.

    Plagosja e fëmijës,Suedia heton hakmarjen

    I mituri Bahri Tafili, nipi i Admir Tafilit vazhdon të qëndrojë në gjëndje kritike për jetën, si pasojë e plagëve të marra me thikë nga personat e ende të paidedntifikuar nga policia Suedeze. Hetimet janë përqëndruar në pistën e hakmarjes, dhe se shumë persona janë marrë në pyetje, me qëllim zbardhjen e emrit të autorit të krimit. Fill pas kësaj ngjarje Admir Tafili dhe Genci Tafili nga burgu akuzuan direkt Prel Pjetrushin, duke e konsideruar këtë të fundit si organizatorin kryesor të hakmarjes në tentativën e vrasjes së nipit të tyre, vetëm 12-vjeçar. Dy Tafilët, i kërkuan Pjetrushit të heqë dorë nga fëmijët dhe gratë, dhe ta zgjidhë çështjen pikërisht me ata të dy. Ndërkohë nga ana tjetër, ka reaguar Pjetrushi duke pohuar se ai nuk kishte lidhje në atentatin në Suedi, duke e pëjashtuar veten publikisht nga kjo ngjarje. Pavarësisht kësaj, Tafilajt janë të bindur se tentative e vrasjes së fëmijës, është organizuar nga Prel Pjetrushi.


    Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

    Redaksia Online - See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet....xh1RsIMy.dpuf

  10. #10

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    Prelë Pjetrushi: Koçiu dhe Havari tradhtuan policët

    Postuar më: 11 Janar, 2014 tek Kronike

    Prel Pjetrushi, me anë të një lidhje me nga SHBA-ja për një nga mediat vizive, ka lëshuar dje akuzën e rëndë se Sokol Koçiu dhe Mit’hat Havari, dy ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, janë pjesë e bandës së Admir Tafilit, që kanë tradhtuar policët në misionin e tyre fisnik. Pjetrushi reagoi mbi deklaratat nga ish-drejtuesi i policisë së Shkodrës, Mit’hat Havari në një media, ndërsa kërkoi hapjen e dosjes së vrasjes së Arben Zylyftarit. “Me Tafilët i kam sqaruar të gjitha, unë nuk merrem me fëmijët”, tha ai.

    dita

  11. #11

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Arratisja e Admir Tafilit, komandohet drejtori i ri i burgut në Shënkoll, Lezhë
    ANILA DUSHI | 04/10/2010 | LAJM I FUNDIT | 49 KOMENTE | SHARE | - +
    UPDATE- Shkëlqim Kalemi është komanduar sot drejtori i ri i burgut të Shënkollit në Lezhë. Vendimi është marrë pas shkarkimit të një dite më parë të Mark Lleshit, i cili u hoq nga detyra si masë ndëshkuese pas arratisjes së Admir Tafilit.


    Dje prokuroria e Lezhës preu 10 fletë arresti për 8 punonjësit e policisë së burgjeve të cilët shoqëruan të burgosurin Admir Kalemi si dhe arrestoi drejtorin e sigurisë së burgjeve dhe mjekun e burgut të Shënkollit.


    Arratia
    Kanë marrë vetëm disa orë leje nga drejtoria e burgjeve pasi kishin nënën e sëmurë në gjendje të rëndë, por njëri prej dy vëllezërve është larguar dhe akoma nuk është bërë e mundur kapja tij. Admir Bahri Tafili, 38 vjeç, i cili vuante dënimin me 22 vjet burgim në burgun e Shënkollit në Lezhë, mësohet se për herë të parë pas 8 vitesh burgim ka marrë leje për disa orë për të shkuar pranë familjes së tij në lagjen "Ahmet Haxhia" që njihet dhe me emrin Udhakryq. Leja e marrë ka qenë e veçantë pasi nëna e tij ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Përveç Admirit i është dhënë leje dhe vëllait të tij, Genc Tafili, i cili vuan dënimin me 25 vjet si bashkëpunëtor në vrasjen e Arben Zylyftarit. Të shoqëruar nga një furgon policie i burgut të Shënkollit, ata kanë hyrë në banesën që ndodhet në brendësi të disa rrugicave, por kur ka mbaruar afati i lejes, Admir Tafili nuk ka dalë. Policët që do ta merrnin kanë hyrë në banesë, por aty kanë gjetur vetëm Gencin, ndërsa familjarët kanë pohuar se ai ka dalë për t'u rikthyer në burg.
    Policët e Shënkollit që do ta ruanin e rikthenin në burg , kanë dhënë alarmin dhe kanë kontrolluar në banesë por pa mundur ta gjejnë. Forca të shumta të drejtorisë së policisë së Shkodrës, FNSH-ja si dhe RENEA e mbërritur nga Tirana kanë filluar kontrollet në shumë banesa ku dyshohej se ishte strehuar Mir Tafili, personazh i njohur për policinë e Shkodrës. Pavarësisht nga postblloqet e shumta që janë ngritur në çdo cep të qytetit, dhe nga kontrollet që vijojnë, deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte bërë e mundur kapja e 38-vjeçarit.


    Pistat
    Sipas të dhënave që jepen jozyrtarisht lidhur me ngjarjen e djeshme, dyshohet se ai e ka bërë më përpara planin e arratisjes dhe ka disa pista lidhur me mënyrën e largimit të tij. Policia mendon se ai ka përdorur ndonjë tunel të nëndheshëm që nuk lidhet me banesën e tij drejtpërdrejt, por ka shfrytëzuar faktin se shtëpia e tij ndodhet në një pozicion e rrethuar me bahçe të banesave të tjera nga ku dilet në vende të ndryshme. Një tjetër pistë është ajo e maskimit të Tafilit dhe largimit të tij nga dera, edhe pse aty ishin 13 uniforma blu me furgonin që i kishin sjellë. Policia është përqendruar në kapjen e tij dhe burime pranë saj shprehen se lidhur me mënyrën e largimit të Tafilit do të hetohet më pas, ndërsa tani gjithçka është përqendruar në kapjen e tij.


    Të afërmit: Nuk do të dorëzohet
    Lidhur me këtë ngjarje familjarët e Tafilit pohojnë se ikja e tij ka qenë e papritur. Kimete Tafili, nëna e Admir Tafilit, tregon se dy djemtë e saj kanë marrë leje dhe kanë ardhur të shtunden në orën 10 të shoqëruar nga policia, pasi ka qenë i sëmurë djali 15-vjeçar i Mirit, i cili është me probleme zhvillimi të vonuar, gruaja e tij dhe vetë Kimetja. "Ndërsa kemi qenë në kuzhinë duke gatuar, burrat kanë qëndruar në dhomë duke biseduar dhe me të afërm të tjerë që kishin ardhë për t'i takuar, ndërsa Miri ka pirë disa birra njëra pas tjetrës. Ai ka dalë dhe ka shkuar tek shtëpia e tij e cila ndodhet në brendësi të bahçes së familjes. Ne kujtuam se shkoi tek e shoqja dhe policët ndodheshin në verandë. Nuk e dimë nga doli, por duhet të ketë dalë nga dera, në verandë dhe u ka thënë policëve se do çmallet me shtëpinë pasi nuk e ka parë tash 8 vjet. Genci u shqetësua duke thënë ku iku Miri, pse po vonohet, si nuk di me ndejtë me njerëz. Kur u vonua Genci u çua ta kërkonte, por ai nuk ishte. Genci ka filluar duke bërtitur duke thënë më preu në besë mua, preu në besë policët, ma ka bërë keq dhe kaloi në gjendje të tillë që i binte murit me kokë e me grushte dhe kanë qenë policët që e kanë kapur nga krahët.
    Nuk e dimë nga ka ikur. Dimë që ka shkuar tek shtëpia e tij. U mërzit shumë duke parë djalin dhe ka pirë, madje ishte i zbehtë në fytyrë dhe i tensionuar. I thashë se çfarë ke, por m'u përgjigj se e kam nga emocionet se e shoh shtëpinë pas kaq vitesh. Mendoj se i ka ikë truri se ka qenë dhe i pirë. Por nuk besoj se do të dorëzohet. Kam frikë se do të përfundojë si i ati", - rrëfen nëna e tij, Kimetja. Ndërsa gruaja e Mir Tafilit duke qarë vetëm tregon se një ditë më përpara e ka porositur të blejë verë pasi do vinte me leje. Ajo gjithashtu pohon se ai nuk do të dorëzohet.


    Admir (Mir) Tafili ka qenë i dënuar për plagosjen e rëndë të ish-drejtuesit të policisë Prel Pjetrushi, ngjarje kjo e ndodhur më 21 dhjetor 2001. Kapja e tij është bërë nga policia e Shkodrës më 1 korrik 2002 në banesën e tij pasi kishin dështuar disa operacione të mëparshme për kapjen dhe ai ishte ndër personat e shumëkërkuar. Dy ditë përpara se të kapej nga policia ai ishte vetëplagosur me një granatë aksidentalisht, duke marrë plagë të lehta në fytyrë e këmbë. Kjo ka bërë që policia të bjerë në gjurmët e tij dhe më 1 korrik e ka rrethuar, ndërsa ai nuk ka pranuar të dorëzohet, por ka qëlluar me armë mbi policinë. Duke shkëmbyer zjarr ai ka mundur të spostohet rreth 100 metra nga banesa e tij tek një banesë tjetër e pabanuar dhe pas rreth 30 minutash luftë me policinë është kapur pasi i janë mbaruar fishekët. Në operacion kanë marrë pjesë dhe FNSH-ja e blinda policie, nisur nga fakti se babai dhe vëllai i Mir Tafilit akuzoheshin për vrasjen e drejtorit të policisë së qarkut të Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje kjo e ndodhur më 2 gusht 2000 afër banesës së familjes Tafili.
    Mir Tafili ka qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur vrasja e babait të tij ku ka pasur precedentë penalë dhe ka qenë i dyshuar për vrasje që nuk janë dokumentuar. Në dhjetor të vitit 2001 ai ka qëlluar mbi ish-shefin e krimeve të Malësisë së Madhe, Prel Pjetrushin, pasi pretendonte ai kishte qëlluar dhe vrarë babanë e tij gjatë operacionit të 2 gushtit 2000 kur u vra dhe drejtori Zylyftari. Mir Tafili njihet si person me rrezikshmëri të lartë, që përdor çdo lloj armatimi, përfshirë dhe minat me telekomandë dhe që nuk dorëzohet lehtë.

  12. #12

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit


  13. #13

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit


  14. #14

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit


  15. #15

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit


  16. #16

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    Dosja e Arben Zylyftarit, ja si u vra drejtori i Policisë

    “Shekulli” boton për herë të parë dokumentet e hetimit të vrasjes së 2 gushtit 2000
    Përballja e deklaratave të Pjetrushit dhe Genc Tafilit në Prokurori. G. Tafili: “Babai doli pa armë me duart lart dhe u qëllua”


    Publikuar më 12.01.2014 | 8:18

    Nikoleta Kovaçi

    -Nëse do të hetohej plotësisht vrasja e Drejtorit të Policisë, Arben Zylyftari, nuk do të kishte vijuar armiqësia dhe gjakmarrja mes ish oficerit të policisë, Pjetrushi dhe familjes Tafili nga Shkodra. Prokuroria nuk ka arritur të thellohet tek ngjarja e 2 gushtit të vitit 2000, duke lënë pas mistere dhe detaje të pazbardhura. Kjo bëhet e qartë pas shkëmbimit të replikave mes të gjitha palëve të pasqyruara edhe nga gazeta “Shekulli”. Redaksia ka siguruar dosja me hetimet e ngjarjes ku u vra kolonel Zylyftari dhe shtetasi Bahri Tafili. Për këtë ngjarje të rëndë vuan dënimin Genc Tafili, që atëherë ishte 22 vjeç. Ai është dënuar me 25 vite burg për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, por ka kërkuar vazhdimisht rigjykimin e çështjes. Sipas konkluzioneve të prokurorisë bëhet me dije se, Zylyftari humbi jetën nga një plumb rikoshet, që kishte dalë nga një armë automatike, por nga ekspertimi i gjurmëve të gishtave mbi armë ka rezultuar se ato nuk i përkasin të pandehurit Genci Tafili. Sipas ekspertimit, shenja përkon me gishtin e unazës së dorës së djathë të babait të tij, Bahri Tafili. Gazeta “Shekulli” sjell të plotë ngjarjen e rindërtuar nga prokuroria dhe dëshminë e dhënë nga ish komandantin e grupeve të gatshme të policisë, Prel Pjetrushi, për ngjarjen, ku edhe vetë hetimi evidenton mospërputhje ose pjesë të pashpjeguara të mekanizimit të ngjarjes. Pas vrasjes së Bahri Tafilit dhe dënimit të të birit, Genc Tafilit, në një hakmarrje të përgjakshme u plagos Prel Pjetrushi dhe më vonë iu vranë dy vëllezërit e tij. Që të tri aktet kanë autor Admir Tafilin, ku duhet nënvizuar se, njëri nga vëllezërit e Pjetrushit ka qenë vetëm 16 vjeç.

    Konkluzionet e prokurorisë

    “Me datë 2 gusht 2000, rreth orës 14.30 forcat e policisë së Shkodrës nën drejtimin e shefit të policisë kriminale, dëshmitarit Astrit Veshaj, me katër grupe të gatshme, së bashku me komandantin e grupeve të gatshme, dëshmitarin Prel Pjetrushi, janë nisur në drejtim të lagjes “Ahmet Haxhia”, janë futur në rrugën me drejtim Udhakryq-Livadhe për patrullim me objekt kryesor për verifikim të parkingjeve, nëse ka ose jo automjete te vjedhura, pasi mbi bazën e informacioneve mjetet e vjedhura mund të ishin strehuar në këtë lagje, pasi njihej nga policia si zonë me probleme të tilla. Kur mjetet e policisë kanë hyrë në rrugicën që të çon tek shtëpia e të pandehurit Genc Tafili, kanë vënë re një burrë të moshuar që është larguar me vrap, se ka parë makinat e policisë. Një nga agjentët e policisë kriminale, i paidentifikuar nga hetimi, ka thënë: Ky personi që u largua me vrap është në kërkim për vrasje. Janë thirrur forcat dhe policia ka qëndruar para shtëpisë ku kishte hyrë personi që iku. Dëshmitari Prel Pjetrushi i ka thënë shefit të krimeve se personi i larguar me vrap është i kërkuar për vrasje. U vendos të hyhej dhe policia ka hyrë nga muret rrethuese brenda shtëpisë. Policia ka vënë re se personi i larguar dhe një person i ri, rreth moshës 25 vjeç, morën diçka në dyshemenë e korridorit që dukeshin si armë kallashnikov dhe hynë në një dhomë që dukej përballë me një derë dhe u ngjitën lart në tarracën e shtëpisë. Tek dera ka dalë një grua me dy nuse dhe ka thënë se nuk ka njeri tjetër në shtëpi dhe se dy persona kundrejt pagesës e ruanin shtëpinë për shkak jemi në gjak, ndërkohë që burri ndodhej në Greqi te vajza.

    Hyrja në shtëpi

    Në fundin e korridorit ishit një banjo e ndarë në dy pjesë, ku njëra ishte me dalje në tarracë me shkallë hekuri. I është thënë njërit prej policëve që të ngjitej në tarracë dhe polici sapo ka hipur lart dhe ka çuar me dorë kapakun e tarracës, dikush nga lart ka hapur zjarr me breshëri, duke thënë mos hipni lart se do t’ju vras. Në këto rrethana duke parë që situata u rëndua dhe policia nuk duhej të tërhiqej, shefi i krimeve ka urdhëruar që shtëpia të mbahej në rrethim duke qëndruar vetë në banesë dhe gjithashtu ka komunikuar në radio me drejtorin Arben Zylyftarin duke i kërkuar të sillte forcat speciale. Dy personat e armatosur kanë kaluar nëpër tarracat e shtëpive dhe janë vendosur në një kasolle kali, pronë e dëshmitarit Sherif Leka. Duhet theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe të lëvizjes nuk ka patur asnjë shkëmbim zjarri. Bahri Tafili dhe i pandehuri Genc, janë pozicionuar me armë në penxheren e kasolles së kalit me mendimin për t’i shpëtuar rrethimit të policisë. Gjatë veprimeve të dy të armatosurve, pjesëtarët e tjerë të familjes kanë qenë të grumbulluar në një dhomë në shtëpi nën mbikëqyrjen e policisë.

    Prokuroria: Ja skena ku vra Arben Zylyftari

    Në vendin e ngjarjes ka mbërritur drejtori Arben Zylyftari. Drejtori ka zbritur nga makina bashkë me shoferin dhe shoqëruesin e tij, në një largësi prej 100 metrash, duke kontrolluar rrethimin e policisë. Sipër tarracës së kasolles së kalit kishin hipur me zvarritje disa policë të armatosur dhe të maskuar. Në deklarimet e të pandehurit është thënë se bashkë me të atin kishin kuptuar se sipër tarracës kishte njerëz. Në një kohë me Zylyftarin ka shkuar në vendin e ngjarjes edhe shefi i rendit, dëshmitari Adriatik Alimadhi. Me drejtorin në vendngjarje është takuar edhe shefi i FNSH-së Gjelosh Gjana. Policia iu ka bërë thirrje të rrethuarve të dorëzoheshin, por nuk është marrë asnjë përgjigje prej tyre. Ndërkohë drejtori me shoferin dhe shoqëruesin e tij kanë lëvizur në këmbë për nga perëndimi dhe kanë dalë në pikën më të lartë nga ana perëndimore, rreth 20 metër larg kasolles së kalit. Që nga kjo pikë janë vënë re policë me maska të shtrirë barkas mbi tarracën e kasolles së kalit në pozicion luftimi. Në atë kohë Zylyftari ka komunikuar në celular me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe pikërisht në atë moment u dëgjua një e shtënë e vetme arme dhe të gjithë forcat e policisë kanë rënë në pozicion barkas. Në atë moment dëshmitari Ernest Paluku, që ka qenë në krah të majtë të drejtorit, ka dëgjuar Aben Zylyftarin që tha: Oh, Nest, më vranë. Kur ka rënë në tokë, drejtori ka hequr celularin dhe i ka thënë Ernestit që të lidhej me Ministrinë e Brendshme, për të nisur urgjentisht një helikopter për t`i dhënë ndihmën e shpejtë. Duke qenë në pozicion barkas dhe duke u përpjekur për t’i dhënë ndihmën drejtorit, është qëlluar me breshëri automatiku nga dritarja e kasolles së kalit në drejtim të policëve që ishte në afërsi të drejtorit. Në këto rrethana është vënë re vendi nga qëllonin të rrethuarit. Punonjësit e policisë nuk kishin mundësi të qëllonin pasi mbi kasolle ishin forcat e policisë, që iu bënin thirrje të dyshuarve të dilnin nga kasollja. Ndërkohë që Ernest Paluku dhe Gjelosh Gjanaj, po përpiqeshin të fusnin të plagosurin në mikrobus është hapur zjarr nga kasollja mbi mjet duke e nxjerrë jashtë përdorimit. Është afruar mikrobusi i dytë dhe si rezultat i mbulimit me zjarr nga policët e tjerë, është arritur të futet trupi i drejtorit nga dera e prapme në mjet, pasi dera e pasagjerit ka qenë përballë dritares së kasolles nga ku hapej zjarr. Koha, nga momenti i plagosjes deri në momentin e largimit të mikrobusit, ka qenë 7-9 minuta. Në spital, në sallën e operacionit, drejtori i policisë ka vdekur.

    Dosja: Bahri Tafili u vra me armë në dorë

    Një nga momentet më të diskutueshme është edhe vrasja e Bahri Tafilit, personit që askush nuk dëshmon që ka dijeni për mëbyrën e vrasjes së tij. Sipas prokurorisë, Bahriu ka lënë të birin në kasolle dhe ka dalë përjashta duke qëlluar me breshëri ndaj policisë dhe rreth 8 metër nga dera është vrarë. “Pas transportimit të drejtorit për në spital, FNSH-ja ka rimarrë veten duke marrë pozicione luftimi dhe pas 2-3 minutash, Bahri Tafili, ka dalë me armë në dorë nga kasollja duke bërë hapa përpara dhe duke qëlluar në drejtim të policisë, për të çarë rrethimin dhe disa metra larg kasolles si kundërpërgjigje nga policia ka mbetur i vrarë. Kurse i pandehuri Genc Tafili, pas pak ka kërkuar që të dorëzohej. I është kërkuar nga policia që të hidhte armën nga dritarja dhe i pandehuri Genc, pasi hodhi armën ka dalë me duart lart duke iu afruar policisë. Më pas është shoqëruar në komisariatin e policisë Shkodër”.

    Babai hodhi armën dhe doli me duart lart

    I pandehuri Genc Tafili që në deklarimet e para në hetim dhe në vazhdimësi ka shpjeguar se: “Ndërkohë që kemi qenë brenda në kasollen e kalit, babait iu bllokua automatiku dhe më dha mua automatikun e tij dhe më tha futi karikatorin tjetër dhe mori automatikun tim. Atëherë unë mbusha automatikun e tij me një karikator dyshe. Baba përsëri qëlloi me automatikun që më mori mua dhe aty u plagos lehtë në kokë, se e pashë të larë në gjak. Baba tha: Ruaju se më duket se kam plagosur një polic”. Deklarimet e të pandehurit që thotë se: “Babai hodhi automatikun nga penxherja dhe u dorëzua me duart lart dhe u vra nga policia, kurse unë kam lënë automatikun në kasolle dhe kam dalë me duart lart për tu dorëzuar, kundërshtohen nga deklarimet e dëshmitarëve okularë në vendngjarje dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes.

    Pas vrasjes së Zylyftarit, drejtova operacionin

    Prel Pjetrushi në prokurori ka deklaruar se, “I thashë Pjetër Çunit që të ngjitej në tarracë dhe sapo hipi lart në shkallë dhe çoi me dorë kapakun një person hapi zjarr me breshëri nga tarraca dhe tha: “mos hypni lart se do t`ju vras”. Me radio mora vesh se sipër tarracës ishte një djalë i ri që hapi zjarr te kapanxha. Këta mi tha në radio agjenti Kujtim Çardaku, bashkë me shoferin e shefit të krimeve Paulin Koçi të cilët kishin parë nga jashtë personin duke qëlluar me armë. Pyeta të zonjën e shtëpisë se kush hapi zjarr në tarracë dhe ajo më tha se janë dy roje që na ruajnë banesën pasi jemi në gjak dhe mos hyni në banesë së do t`ju vrasin. Duke u nisur nga situata e rënduar vendosëm që të kërkonin forca të tjera dhe unë i thashë shefit të krimeve që të kërkonte forcat e F.N.Sh. Gjatë kësaj kohe që po përgatiteshin forcat për të ardhur ka ndërhyrë Drejtori i Policisë, Arben Zylyftari, me radio, më ka marrë mua dhe shefin e krimeve duke na porositur që të kujdeseshim për forcat pasi do të vinte edhe ai atje. Gjatë kësaj kohe para se të vinin forcat, personi që ishte ne tarracë me xhup me vija zbriti nga tarraca. Këtë e mësova me radio nga rrethimi që ishte përjashta, nga Kujtim Çardaku. Pasi zbriti nga tarraca nuk u pa më nga forcat e policisë personi, ai djali i ri pasi ishte terreni i mbuluar me pemë dhe shtëpitë ishin ngjitur afër me njëra-tjetrën. Pjesëtarët e familjes ishin grumbulluar në një dhomë nën mbikëqyrjen e policisë. Unë mora atë gruan për të parë bodrumin dhe ajo nuk pranoi. Në këtë kohë kam dalë nga banesa dhe jam sjellë rreth e rreth rrethimit duke pozicionuar forcat në rrethim në mënyrë që personat kriminelë të mos depërtonin jashtë rrethimit dhe jam futur përsëri në banesë. Në këtë kohë ka ardhur edhe Drejtori i Policisë, Arbeni bashkë me forcat e FNSH-së, shefin e rendit Adriatikun dhe shefin e shtabit të Ndërhyrjes së Shpejtë, Gjelosh Gjanaj dhe dëgjova në radio se edhe drejtori kishte dhënë porosi që të poziciononin forcat e FNSH-së. Në këtë moment unë nuk e kam takuar fare drejtorin pasi isha në banesë me disa forca të tjera e shefin e krimeve duke mbajtur në mbikëqyrje bodrumin dhe pjesëtarët e familjes. Mbas 5 minutash dëgjuam një krismë teke me armë zjarri që u pasua me shumë krisma armësh të tjera me breshëri nga të dyja palët. Kam dëgjuar në radio se është plagosur Drejtori i Policisë që ishte i shtrirë përtokë. I kam thënë një shoferi të një mjeti të FNSH-së që të afrohej e të merrte të plagosurin, në këtë moment shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar dhe është dëmtuar mikrobusi i policisë, thyer xhamat dhe këputur kablli i baterisë së tij. Ka ardhur një mjet tjetër edhe unë bashkë më një polic në makinë kam mbuluar me zjarr me qëllim sigurimin e forcave të tjera gjatë dhënies së ndihmës drejtorit. Sqaroj se në momentin që kam mbuluar me zjarr kam qenë në distancë rreth 10 metra larg dritares së stallës ku qëllohej me automatik me breshëri nga autori i krimit. Sqaroj se në këtë moment ishin dy policë në tarracën e stallës me maskë që i kisha vendosur unë më parë. Pasi është marrë drejtori me makinë edhe është dërguar në spital dhe pas këtij momenti kam qenë unë drejtues i operacionit pasi shefi i krimeve vazhdonte të qëndronte në banesën e autorit të krimit. Pasi u largua drejtori, spostova forcat mbrapa. Rreth 20 metra larg stallës nga ku u qëllua drejtori zura pozicion luftimi, kërkova forcat e FNSH-së që ishin të shpërndara pas tulatjes prej ngjarjes që ndodhi dhe i vura në pozicion luftimi rreth kasolles ku ishte autori i krimit dhe dhashë urdhër që të mos vepronin me armë pa komandë në mënyrë që të mos dëmtoheshin forcat nga shkëmbimi i zjarrit. Mas një qetësi dy tre minutëshe Bahri Tafili doli me armë në dorë duke qëlluar në drejtim të policisë për të çarë rrethimin dhe policia iu kundërpërgjigj me zjarr. Rreth 5 m larg kasolles mbeti i vrarë, kurse personi tjetër kërkonte që të dorëzohej. Nga të gjitha forcat, më i afërt me stallën, nja 12 metra përballë derës së saj isha unë dhe i kërkova personit që të hidhte armën nga dritarja, ku aty kishte mbetur edhe një kalë i vrarë. Hodhi armën dhe doli nga stalla me duart lart. Këtij i vumë prangat dhe e shoqëruam për në komisariatin e policisë. Pas kësaj menjëherë u thirr grupi hetimor për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Sqaroj se kufoma e autorit të krimit ka patur të veshur xhupin që ia ka dhënë i biri, ky i fundit e ka pasur të veshur në tarracën e banesës së vet në momentin e largimit për në kasolle”.

    shekulli

  17. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    Cfare jane keto lajme kot...u arratis cuni xhajes se kunatit,te vrasesit te Avni Rustemit!!!!!!!!! lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Arratiset nga burgu vëllai i vrasësit të kol. Arben Zylyftarit

    kurr ska mu marr vesh e verteta e ndoshta shume krena tjera kann me shku
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •