Kryeministri Rama e ka braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo. Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilir Babaramo.
Report TV
Kryeministri Rama e ka braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo. Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilir Babaramo.
Report TV
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-04-2021 më 14:28
Report TV
Vetem gazetar qe nuk jane keta, pavaresisht sjellja e Rames nuk mund te justifikohet.
Edi Rama ne mendjen e tij kujton se shqiptaret nuk kane te drejte te dine apo te pyesin kryeministrin e tyre se si eshte duke i shpenzuar taksat e tyre apo si eshte duke punuar per ta. Kjo duket tek bezdisja e tij nga pyetjet e gazetareve, edhe kur vete e shkon ne nje televizion qe i mban anen atij. Kjo tregon edhe perbuzjen dhe percmimin qe ai ndjen karshi qytetareve te atij vendi, per llogari te te cileve ai gjoja punon.
Por me e bukura eshte kur e pyeten: Pse nuk pranon ftesen e Lulzim Bashes dhe Ilir Metes per debat publik ne kete fushate?
I zene ngushte, doli edhe tha: "nuk ekziston nje tradite e tille politike ne vend". Me pak fjale, une nuk dal te debatoj me kundershtaret e mi politike para syve dhe vesheve te elektoratit shqiptar, pasi nje tradite e tille nuk ekziston ne keto 30 vjet. Dhe me kete qe tha, tregoi se sa Rilindas i madh eshte per shqiptaret! Njeriu qe i vuri titullin e madh vetes Rilindas para 8 vjetesh, sot nuk ka kurajon as te beje ate me elementaren: te debatoje balle per balle e sy me sy me kundershtaret e tij politike, per problemet qe has vendi.
Te jesh kryeminister i vendit e te mos u japesh pergjigje pyetjeve te gazetareve dhe te mos besh debat publik ne nje skene televizive me kundershtaret e tu politike ne nje fushate elektorale, do te thote te mos respektosh elektoratin tend, ata njerez qe ti u kerkon votebesimin me vote.
Albo
“Hajde me gjithë ‘të fortët’ e tu”, Meta fton Ramën në përballje televizive: Bëhu njëherë trim, hë të keqen!
Presidenti Ilir Meta fton në përballje televizive, mbrëmjen e sotme, kryeministrin Edi Rama.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, në ditën e fundit të fushatës elektorale, Meta i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete”.
Mesazhi i Metës:
Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut! Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu. Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti. Vetëm të lutem më thuaj! Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi. Të lutem më thuaj! Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!
Balkanweb
Krijoni Kontakt