Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Lali Eri si “Neroni i Romës”, vër flakë e ngul kulla

    Nga Boldnews.al

    I plotfuqishmi Erion Veliaj që se ndan lopatën nga dora, ka ndryshuar strategjinë e zhvillimit për Tiranë, nga projekti “mbill një pemë” ka kaluar në: “Ngul një kullë”. Aty pranë zonës me dy objekte kulturore të mbrojtura, Xhamisë së Et’hem Beut dhe Sahatit, Lali Eri ka vendosur të ngrejë një kullë, 24 kate.

    Gjithçka nisi pas një zjarri të rënë në mes të ditës dy javë më parë, me djegien e “bar sahatit”, pronarët pretendentë të së cilit janë ende në proces gjyqi. Lali Eri shijonte flakët si “Neroni në Romën e lashtë” dhe nën pirgun e thëngjijve, sot po hidhen themelet e një kulle të madhe.

    Ngjashmëritë mes Perendorit famëzi Neronit të Romës dhe Lali Erit, lidhen në disa pika. Pasioni i Neronit për garat me karroca dhe për teatrin ishte i madh, ndërsa Lali ka pasion garat me biçikleta, bojatisjen e qytetit, apo shfaqjen çdo ditë në media, ndërsa tifozllëkun për teatrin e lidh kryesisht me shembjen e atij ekzistues dhe ngritjen e një të riu, gjithnjë me kulla përbri.

    Edhe Neroni fort i ri erdhi në pushtet, me shumë prentime e pretendime, por do mbahet mend për djegien e Romës për të shkaktuar konflikt civil. Lali është më sqimatar, askush mos guxojë të mendojë se Lali është “piroman” i lindur. Jo, ai është fans i çdo djegie me qëllim ngritjen e kullave.

    Kryebashkiaku kërkon një tokë truall dhe kur nuk ka shesh të lirë, ai i vë flakën, ditën apo natën, sipas kohës që kanë xhelatët e trashëgimisë kulturore. Tymi i dalë edhe nga mandatet e djegura të deputetëve të opozitës i ka dhënë lehtësi edhe më shumë Lali Erit për të ndërtuar botën e tij reale me kulla e beton.

    Projekti kishte te paktën një vit që qarkullonte, por në bashki punët kanë radhë… Fillimisht duhej hartuar një ligj i veçantë që kompanisë private “Fusha sh.p.k” ti jepej leje për shtatë kulla bri Teatrit Kombëtar. Kaq nuk mjafton, prap kërkon kulla në një nga zonat më të mira të Tiranës dhe këtë herë e arriti me zjarr.

    Kryetari që martohet një herë, por bën dy dasma dhe djeg dy herë shaminë e beqarit, është vizionar, koha është e gjitha e tij, askush nuk e kundërshton, edhe atëherë kur ngrohet nga flakët që i hap rrugë ndërtimit të objekteve shumëkatëshe
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Lali Eri si “Neroni i Romës”, vër flakë e ngul kulla

    I ka qef Erion Veliaj keto pislliqet,vdes te mashtroj pak popullin,dhe nuk eshte per tu habitur sikur kjo venia e zjarrit te jete vet si ide e Erionit.

    Ku dreqin do te ndertojne kete kulle,nuk ka as vend qe mundet te ndertohet nje kulle e tille,le qe pastaj do mbuloj komplet sahatin....Do behet si ai pallati qe eshte bere perball Drinit,qe sa her qe ben fotografi bustin e Skenderbeut (nga ana Bankes) te del ndonjeri ne ballkon qe po nder breket.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lali Eri si “Neroni i Romës”, vër flakë e ngul kulla

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    I ka qef Erion Veliaj keto pislliqet,vdes te mashtroj pak popullin,dhe nuk eshte per tu habitur sikur kjo venia e zjarrit te jete vet si ide e Erionit.

    Ku dreqin do te ndertojne kete kulle,nuk ka as vend qe mundet te ndertohet nje kulle e tille,le qe pastaj do mbuloj komplet sahatin....Do behet si ai pallati qe eshte bere perball Drinit,qe sa her qe ben fotografi bustin e Skenderbeut (nga ana Bankes) te del ndonjeri ne ballkon qe po nder breket.
    Me i çik fat del dhe nonjona tu nder tangat me sutjenat..
    Eshte bo Tirona si Kandahari edhe noi fshat i humbur ne azi duhet te jete me i restrukturuar.
    Gjithe ne brezi para 90-es, do themi 'Tirana, na ishte njehere'..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Lali Eri si “Neroni i Romës”, vër flakë e ngul kulla

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Me i çik fat del dhe nonjona tu nder tangat me sutjenat..
    Eshte bo Tirona si Kandahari edhe noi fshat i humbur ne azi duhet te jete me i restrukturuar.
    Gjithe ne brezi para 90-es, do themi 'Tirana, na ishte njehere'..
    Dali nonjona duke nder tangat ja bo edhe hallall por me shum propabilitet te del kokrra e katunarit duke ndrer penevreket...

    Me ter men qe eshte bo si Kandahari,ku nuk ka edhe nje njeri qe te ket nje plan urbanistik per ate qytet.Jo vetem nga ana e memorjes a te mbrojtjes por edhe ndonje qe te mendoj qe qyteti ne radhe te pare eshte publik,eshte i te gjitheve,nuk eshte vetem i kujt i ve zjarrin a shkaterron per te ndertuar kulla.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •