Close

Rezultati i Sondazhit: A u shitën ndeshjet e Kombëtares Shqiptare?

Votues
16. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    14 87.50%
  • JO

    1 6.25%
  • NUK SHITET FLAMURI I KOMBIT

    1 6.25%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #-19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    A u shitën ndeshjet e Kombëtares Shqiptare?

    Përshëndetje

    Dite rë rënda për sportin shqiptar në përgjithësi, e futbollin në veçanti. Pas largimit të trajnerit të përfaqësues sonë, kroatit, Otto Bariç, i cili dha dorëheqje, tani kombëtarja jonë akuzohet nga lideri i Shqipëris, kryeministri Sali Berisha për shitje ndeshjes; UEFA shpall hetim për KS Besën e Kavajës, e cila dyshohet se ka shitur ndeshjet në Evropë...etj, etj. Pra, tmerr! Shkurt e shqip më thoni: Si mendoni i ka shitur kombëtarja jonë ndeshjet, apo thjesht ato humbjet që ka pësuar kanë qënë të merituara? Temës i bashkëngjitet edhe një sondazh publik.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #-18
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Palla sem ha.....se mos kemi me pas naj shans me u kualifiku me ato ftyra

  3. #-17
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    mendoj Që Nuk Janë Shitur pasi Që Nuk Shitet Flamuri I Kombit.
    Problemi Ndoshta Ka Qene Te Lojtarët.
    Jam 100% I Bindur Se Ndeshjet Nuk janë Shitur

  4. #-16
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437
    Une mendoj qe i kan shitur ndeshjet sepse kot nuk ishte larguar Otto Bariqi , ai ishte nje trajner shum i mir

  5. #-15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Normal qe i kane shitur...

    Shqiptaret gjithmon kane qene dhe do te jene te etur per para e jo per ndonje sukses ne cfardo aspekti!
    Sui generis

  6. #-14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca do te thote shitur??????
    une them kan lujt a motivim vetem te largojne baricin
    pastaj ne sjemi brazili se rumania kurdo ti rras 6 petlla prap
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #-13
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    ?lejohen femrat??
    Mesa di dhe kam degjuar, arsyet pse ata kane luajtur ne ate menyre, ka qene qe te hiqnin tranjerin, pra Barichin. Arsyet ende si di.
    Njekohesisht degjova nje fjale se futbollistat e kombetares nuk ishin paguar; sa e vertete eshte nuk e di.
    Respekte!
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  8. #-12
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga rexha-2007 Lexo Postimin
    Une mendoj qe i kan shitur ndeshjet sepse kot nuk ishte larguar Otto Bariqi , ai ishte nje trajner shum i mir
    Ai kishte deklaruar se Shqiperia do te fitonte 4Pike ne 3 a 4ndeshjet e rradhes. Gje qe nuk e arriti, prandaj Barich u largua, sepse ne kohen e tij te proves, ai duhet te arrinte 4Pike, perndryshe do duhej te largohej nga Kombtarja.
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  9. #-11
    loja eshte shitur dhe kete e dine te tere populli se eshte shitur per para . mire edhe pse nuk patem shance per kualifikim nuk eshte dashur shitur loja

  10. #-10
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    pse ja vejn fajin oto baric ai ska faj po i gjith faji eshte i kombetares tone qe jane futbollista pa gjak qe nuk lujn me shpirt se nuk ju intereson se ne kampjonatet ku luajne jasht shqiperise lujn si qenat se i fluturojne nga ekipet i kam pare ndeshjet e kombetares por vetem ne ndeshjen me greqin kan lujt shum mire po me kto te tjerat mos me keq.po shqiptaret per lek cfar nuk bejne .............jo te gjithe mos me keqkuptoni e kemi per futbollin

  11. #-9
    nje pooooooo te madhe
    sduan tja din per flamur keta lojtar qe kemi
    se skan seder

  12. #-8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bariç: Në kombëtare, 2 lojtarë shisnin ndeshje

    Erdhi në krye të kombëtares shqiptare në korrikun e vitit 2006 dhe që kur kishte bërë listën e parë, kishte marrë vërejtje për të mos futur disa lojtarë, të cilët mbanin "firmën" e të dyshuarve për manipulime të ndeshjeve. Gjë që nuk thuhet nga një person i zakonshëm, por nga vetë Oto Bariç, ish-trajner i kombëtares shqiptare, i cili në një rrëfim të djeshmin në të përditshmen kroate "Jutarnji List" është zhveshur nga dozat e diplomacisë. Bariç ka pranuar se kishte marrë porosinë që disa futbollistë, të cilëve u kishte dalë emri për keq, të mos i thirrte në kombëtare. Por kroati pranon se nuk ishte nxituar dhe kishte larguar vetëm disa prej tyre, por nuk kishte arritur të shmangte dy të tillë. Rrëfimi i djeshëm ngre vërtetë pikëpyetje, ndërkohë që shumë i rëndë është edhe deklarata e Bariçit, se ai e kishte marrë vendimin për t'u larguar që përpara ndeshjes me Bjellorusinë.
    Akuzat
    Oto Bariç nuk përmend emra, por di shumë gjëra në lidhje me lojtarët që i drejtoi për 16 muaj. "Unë e di se dikush nga lojtarët ka qenë pjesëmarrës në përfundime të çuditshme të ndeshjeve. Madje, mua më kanë sugjeruar që t'i largoj nga kombëtarja, mirëpo dy nga të dyshuarit për përzierje nuk arrita t'i eliminoja", ka thënë Bariç për "Jutarnji.hr", të premten. "Megjithatë, falë Zotit, aventura ime shqiptare është e përfunduar", ka shtuar më tej ish-tekniku kuqezi. Në lidhje me deklaratën e dhënë nga Kryeministri Berisha, që tha se kombëtarja drejtohej nga një grup mafioz e që shet ndeshje, Bariç shprehet se "nuk e di këtë, por nëse Kryeministri apo ministri i Sporteve në Shqipëri kanë fakte, atëherë le t'i nxjerrin".
    Dorëheqja
    Pas humbjes 6-1 në Rumani, Oto Bariç dha dorëheqjen, por në të vërtetë një vendim i tillë duhet të kishte ardhur që përpara ndeshjes me Bjellorusinë, më 17 nëntor në Tiranë. Por, ka qenë takimi me Presidentin Topi ai që i ka kthyer mendjen kroatit. "Para një muaji pata vendosur ta braktisja detyrën e trajnerit të Shqipërisë, mirëpo më patën thirrur sërish, ndërkohë që unë kisha arritur një marrëveshje me Dinamon për t'u bërë skaut i tyre. Më caktuan një takim me Presidentin e Republikës, një fans i futbollit, i cili kishte respekt për mua dhe më këshilloi që të qëndroja edhe dy vjet të tjera", ka rrëfyer Bariç. "Unë pata vënë tri kushte, njëri nga të cilët kishte të bënte me përmirësimin e kushteve financiare për ndihmësin tim Slavko Kovaçiç. Kur pas tri javëve u ktheva në Tiranë, asnjëra nga kushtet nuk ishte respektuar", është shprehur më tej Bariç.
    Sui generis

  13. #-7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Erjon Bogdani: Nuk ka shitje ndeshjesh, faji është i yni

    Nëse ka një lojtar, i cili duhet hequr mënjanë për dy humbjet poshtëruese të kombëtares, është sulmuesi Erion Bogdani, si gjithnjë konstant në lojën e tij, pavarësisht se në eliminatoret e Euro 2008 arriti të shënonte vetëm një gol. Veterani i kuqezinjve flet hapur për zhgënjimin e madh që u la tifozëve ndeshja me Bjellorusinë dhe ajo me Rumaninë. Humbjet e fundit i cilëson si një mësim të mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Shortin e eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010 ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin 1, bashkë me Portugalinë, Danimarkën, Suedinë, Hunagrinë dhe Maltën, ai e konsideron jo dhe aq të vëshitrë.“Er-Bomber” shpreh edhe dëshirën e tij për shortin e eliminatoreve të ardhshme duke deklaruar se do të donte të ishte Italia, pasi atje ka shumë vite që luan dhe jeton. Por duke lënë pas këtë, në intervistën e dhënë nëpërmjet telefonit ai jep mendimin e tij edhe për problemet e kombëtares, të ardhmen e saj dhe akuzat e tifozëve. Përjashton mundësinë që në ekip ka klane dhe kur e pyet, 30-vjeçari mohon direkt: “Nuk bëhet fjalë. Eshtë më mirë të pyesni të rinjtë, të cilët kanë gjetur një ambient të ngrohtë dhe disa prej tyre kanë zënë direkt formacionin.” Në fund, ai nuk harron të theksojë se trajneri i ri duhet të mendohet mirë për largimin e futbollistëve veteranë. Ndërkaq, “Bogu” flet edhe për formën që është duke kaluar te skuadra e Livornos dhe pengun që ka, pasi ende nuk ka aritur që të gjejë golin në këtë sezon.

    -Në opinionin sportiv ende po flitet për dy takimet e fundit të kombëtares. Ka akuza, madje të rënda nga tifozët dhe qeveritarët. Kombëtarja në 10 ndeshje pësoi 8 gola, ndërkohë që në dy të fundit, plot dhjetë. Ç’farë mund të na thoni për këtë shpërfytyrim?

    -Bjellorusia dhe Rumania na dha një mësim të mirë për të ardhmen. Këto dy humbje ishin poshtëruese për ne dhe tifozët. Të gjithë janë zhgënjyer nga loja jonë dhe me të drejtë, sepse me Bjellorusinë nuk na falej të humbisnim. Mendoj se i bëmë gropën vetes, pasi e morrëm shumë lehtë dhe u futëm në fushë sikur e kishim të fituar ndeshjen. Bjellorusia kishte një ekip të mirë dhe na mundi me meritë. Futbolli ka surpriza dhe fitorja e Luksemburgut në Bjellorusi e dëshmon qartë këtë. Me Rumaninë ishim të gjithë shumë dobët dhe u shpërfytyruam si ekip. Tani e mira është që të lëmë pas çdo gjë dhe shikojmë për një të ardhme më të mirë. Por nuk duhet të paragjykohemi.

    -Ndërkohë, tifozët kuqezinj, MTKRS dhe kryeministri Berisha akuzojnë për shitje të këtyre dy ndeshjeve...

    -Këto nuk janë aspak të vërteta. E them me bindje se asnjë nuk mund ta shesë flamurin shqiptar. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Mua më vjen keq që tifozët dhe të tjerët mendojnë kështu. Po rikujtoj ndeshjen me Rumaninë në Tiranë. Kur ne humbëm 0-2 në “Qemal Stafa”, ata përsëri na akuzuan. Duhet të jenë më realistë, sepse të gjithë dinë të luajnë futboll dhe jo vetëm Shqipëria mund të të befasojë. Kam disa vite që aktivizohem në kampionatin italian dhe kur kemi mundur Milanin apo Interin, që janë ekipe të mëdha, asnjë nuk është akuzuar që ndeshja ka qenë e shitur. I respektojmë tifozët për mbështetjen e pakursyer, por të tilla aludime nuk duhet të ketë, sepse janë në dëm të ekipit.

    -Flitet se në kombëtare ka klane...

    -Nëse opinioni sportiv mendon kështu dhe nuk e beson, atëherë le të pyeten lojtarët më të rinj, jo ne veteranët. Të rinjtë që kanë ardhur në ekip, kanë çarë menjëherë, madje disa prej tyre tashmë janë pjesë e formacionit bazë. Nëse do të kishte klane, atëherë do të ndodhte e kundërta.

    -Pas këtyre dy humbjeve është folur se në kombëtare klima nuk ka qenë e ngrohtë midis lojtarëve...

    -Për mua kjo nuk logjikë. Normalisht do të ketë probleme, por jo të thuhet se pas këtyre dy takimeve të fundit në ekip mungon ngrohtësia. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Klima ka qenë e mirë dhe lojtarët në kombëtare kanë të njëjtin objektiv. Për këtë i garantoj të gjithë, sepse në nuk ka klane apo qëllime të veçanta.

    -Si e shikoni të ardhmen e Shqipërisë dhe a mendoni që disa lojtarë e kanë mbyllur ciklin?

    -Mendoj se pasi të vihet trajneri i ri, ai duhet të shikojë mirë, që kush ja vlen dhe kush nuk ia vlen në ekip. Nuk është aq e lehtë të largosh nga kombëtarja lojtarët veteranë. Sot luajnë ata që kanë një gjendje të mirë dhe mosha nuk duhet të shikohet. Që të largosh lojtarë, atëherë duhet të kesh më të mirë.

    -Trajneri Oto Bariç dha dorëheqjen. Fiton apo humb Shqipëria nga kjo?

    -Varet kush do të vijë, sepse edhe me Brigelin kështu thamë, por me ardhjen e Bariçit ekipi zhvilloi lojra të mira. Tani duhet të presim trajnerin e ri dhe me çfarë mendimi do të vijë ai.

    -Trajneri i ri, mendoni se duhet të jetë shqiptar apo i huaj?

    -Atë në dorë e ka presidenti dhe them se do të bëjë zgjedhjen më të mirë. Unë kam gati 10 vjet që jam larguar nga Shqipëria dhe nuk mund të flas me kompetencë për trajnerët vendës. Mund të them se në krye të kombëtares duhet të jetë një trajner i aftë dhe me eksperiencë. Të tillë në qarkullim ka, kështu që i ngelet Federatës të diskutojë dhe të vendosë për një njeriun e duhur.

    -Si e mendoni shortin e eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010 dhe deri ku mund të arrijë Shqipëria?

    -Nuk më duket edhe aq i vështirë, për arsye se në grup mund të na binin skuadra të forta dhe me traditë në arenën ndërkombëtare, si Italia, Gjermania apo Anglia. Këtë herë na kanë rënë kombëtaret e vendeve nordike, që janë skuadra të mira, gjithashtu edhe Portugalia, që mund të jetë favorite e grupit. Mendoj se mund të bëjmë surpriza, sepse nuk është ndonjë short i vështirë. Këto takime duhet t'i përgatisim njësoj sikur do të përballemi ndaj Holandës apo Anglisë. Tani duhet të jemi realistë që në futboll nuk ka shumë ndryshime. Edhe Hungaria me Maltën, që duken si skuadra të kalueshme, mund të surprizojnë këdo kundërshtar. Futbolli i njeh të gjitha dhe tani nuk mund të them se deri ku mund të arrijmë.

    -Cila ishte dëshira e Bogdanit përpara hedhjes së shortit?

    -Faktikisht, kisha shumë dëshirë të binte Italia, duke qenë se qëndroj dhe aktivizohem këtu, plus që edhe tifozët në Shqipëri do ta dëshironin këtë. Gjithsesi, në aspektin sportiv them se duhet të jemi të kënaqur me këtë grup dhe ç’është më e rëndëishme të bëjmë maksimumin tonë, për të arritur një vend sa më të mirë.

    -Gjatë merkatos së verës, emri i Bogdanit u lakua shumë herë në media, në një kohë që keni pasur oferta nga klube të mëdha jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj...

    -Vendosa vetëm në momentet e fundit që të kaloja te skuadra e Livornos. Këtu ndihem mirë dhe jam duke u paraqitur mirë në takimet që kam zhvilluar. Synimi ynë është që ta arijmë të qëndrojmë në Seria A dhe besoj se do ja arijmë qëllimit pasi skuadra po paraqitet shumë mirë nga ndeshja në ndeshje.

    -Janë zhvilluar shumë javë nga fillimi i këtij sezoni, në një kohë që “Bogu” ende nuk po “shpërthen”...

    -Ende e kam peng këtë gjë dhe po më mundon nga java në javë. Dihet tashmë që sulmuesi ka për detyrë ta dërgojë topin në rrjetë, por deri më sot nuk kam arritur ta bëj një gjë të tillë. Jam duke punuar nga java në javë, ashtu siç jap maksimumin tim në çdo ndeshje, ashtu që të shënoj edhe gola. Kam pasur raste, por më ka munguar edhe fati. Besoj se shumë shpejt do të dal te goli, është vetëm një çështje kohe.

    -Është folur në media se në janar mund të ndryshoni skuadër...

    -Unë jam në kontratë me skuadrën e Kievos, e cila më ka huazuar për një sezon te skuadra e Livornos. Ashtu siç e thashë, këtu ndihem mirë dhe nuk e kam menduar largimin, aq më tepër që është shumë shpejt për të folur pasi duhen edhe tre javë që të përfundojë kampionati për këtë vit kalendarik. Më pas do të shoh se ç’farë do të bëj.

    Gazeta SOT.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #-6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kombëtarja e shitur?! Dëshmi nga FSHF

    Kush mendon se konflikti i radhës MTKRS-FSHF do të shuhet, sikundër ai para një viti, gabohet. Një gjë të tillë e vërteton ministri i Sporteve, Ylli Pango, i cili ka pohuar dje për “Tirana Observer” se jo vetëm që shteti do t’i shkojë deri në fund kësaj meseleje, por ai ka siguruar edhe dëshmi të reja mbi shitblerjet e ndeshjeve akoma më komprometuese. Sipas tij, ish-nëpunës të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë dhënë tashmë dëshmitë e tyre mbi gjithë “pazaret” që ka bërë federata dhe kombëtarja gjatë viteve të fundit.
    “Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune. Shqiptarët duhet të njohin të vërtetën një herë e mirë. Të dinë se çka ndodhur me kombëtaren e tyre. Ne, përveç dëshmive të disa futbollistëve të kombëtares, kemi siguruar edhe nga ish-drejtues të federatës më së shumti, por edhe zyrtarë aktualë janë ofruar për të zbardhur gjithë të vërtetën”, ka thënë ministri Pango. I galvanizuar edhe nga intervista e ish-trajnerit të kombëtares, Oto Bariç, në mediat kroate, ku ai pohonte se ndeshjet ishin manipuluar, ministri Pango ka shpjeguar se dita-ditës do të dalin deklarata të tjera, të cilat do vënë me shpatulla pas murit përgjegjësit.

    “E kam lexuar me kujdes intervistën e Bariçit, por personalisht mendoj se nuk ka thënë as më shumë e as më pak nga çfarë dija. Por natyrisht një deklaratë e tillë, e dalë nga goja edhe e trajnerit, ka shumë vlerë”, ka vazhduar Ylli Pango. I pyetur se cila do të ishte rruga që do të ndiqte ministria, ai sqaroi se për momentin një komision i ngritur në MTKRS po hetonte dhe mblidhte të gjitha faktet dhe dëshmitë. “Kemi ngritur një komision, i cili do të qartësojë gjithçka, pikë së pari për qeverinë dhe më pas do t’i drejtohemi prokurorisë, duke qenë shumë të sigurt mbi akuzat dhe pretendimet tona”, ka përfunduar Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.

    Bariç nga Kroacia: Ndeshjet ishin të shitura

    Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Bariç “ndezi” shtypin shqiptar ditën e premte teksa në të përditshmen prestigjioze kroate “Jutarnji List” deklaronte se ndeshjet e kombëtares ishin shitur. “Unë e di se dikush nga lojtarët ka qenë pjesëmarrës në përfundime të çuditshme të ndeshjeve. Madje, mua më kanë sugjeruar që t’i largoj nga kombëtarja, mirëpo dy nga të dyshuarit për përzierje nuk arrita t’i eliminoja. Megjithatë, falë Zotit, aventura ime shqiptare është e përfunduar. Nuk e di këtë, por nëse Kryeministri apo ministri i Sporteve në Shqipëri kanë fakte, atëherë le t’i nxjerrin”, citohet Bariç në këtë intervistë. Madje 75-vjeçari deklaronte se do të kishte ikur nga Shqipëria gjithsesi, por takimi me presidentin Topi kishte ndikuar për të qëndruar. “Unë pata vënë tre kushte, njëri nga të cilët kishte të bënte me përmirësimin e kushteve financiare për ndihmësin tim Slavko Kovaçiç. Kur pas tri javëve u ktheva në Tiranë, asnjëra nga kushtet nuk ishte respektuar. Mendova të mos rinovoja dhe të largohesha, por në takim me presidentin Topi ndryshova mendim”, përfundon Bariç.

    Bariç nga goja e FSHF: Nuk pati ndeshje të shitura

    Ndërkohë një tjetër Bariç, këtë herë nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk vonoi dhe një ditë më vonë përgënjeshtrojë gjithçka. “Jo nuk kam thënë kështu, dhe ju lutem thoni të vërtetën, sepse këto ditët e fundit disa gazetarë flasin dhe shkruajnë në emrin tim, dhe në qoftë se kjo vazhdon, unë nuk do flas më me gazetarë shqiptarë. Unë kam thënë që dy ndeshjet e fundit nuk ishin të shitura. Gjatë kohës që isha trajner i kombëtares së Shqipërisë nuk ka pasur ndeshje të shitura. Unë kam thënë që përpara shumë kohësh kam dëgjuar që 2-3 lojtarë shqiptarë shesin ndeshjet. Jo ndeshjet e kombëtares, por ndeshjet e klubeve ku ata luanin, dhe për këtë ata janë dënuar nga federata”, citohet Bariç në sajtin e internetit të federatës. Më tej kroati tregon edhe miqësinë shumë-shumë të ngushtë të tij me presidentin Armand Duka. “Dua të them që marrëdhëniet me zotin Duka janë të shkëlqyera. Ai është munduar që të më krijojë kushte sa më të mira për të punuar. Ne jemi kuptuar mirë me njëri–tjetrin në çdo aspekt të punës time si trajner”, citohet Bariçi i Federatës Shqiptare të Futbollit.

    Ministria pret përgjigjen zyrtare të UEFA mbi hetimin

    Megjithëse janë fokusuar më tepër në hetimet dhe mbledhjen e fakteve mbi shit-blerjet e ndeshjeve të kombëtares, ministria është nën akthin e pritjes së përgjigjes edhe nga UEFA. Institucioni evropian nuk është prononcuar ende zyrtarisht letrës së MTKRS-së dërguar javën e kaluar ku i kërkonte nisjen e hetimeve edhe kësaj të fundit për dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare.

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #-5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    ore mire qe u shiten keto ndeshjet
    po kush i bleu xhanem
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  16. #-4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    NUK SHITET FLAMURI I KOMBIT

    po ca do shesin kto barbonat keto per i dreke lejn ndeshjen mereni me mend ca bajn per paret keto lejn dhe b..............

    PS: na felliqen fare me rumanin

    shnet.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  17. #-3
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    POedhe ate nga futbollistet.Turpi madh cfare gjaku kane keto...
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  18. #-2
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anëtarësuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    Po u shitet turp per FSHF ky skandal !
    Jufka ime ...

  19. #-1
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Citim Postuar më parë nga KaLajsi Lexo Postimin
    Po u shitet turp per FSHF ky skandal !


    Ne te njejtin mendim jam dhe une.
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •