Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Haradinaj i vendos Ramës “kufirin te thana”: Mos u përzje me punët tona!

    Darka e shumëpërfolur në shtepinë e re të Hashim Thaçit duket se nuk e ka lëkundur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është i prerë për të mos ndryshuar kufijtë e Kosovës pavarësisht presionit që bën presidenti Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Pressing” në televizionin “T7”, Haradinaj zbuloi se ishte Rama ai që kishte iniciuar këtë darkë të parashikuar fillimisht në Tiranë dhe që më pas u mbajt në Prishtinë.

    “Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë, por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dijmë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh. Ka qenë në tërësi bisedë e dinjitetshme”, – tha Haradinaj që shkoi edhe më tej me zbulimin e prapaskenave.

    Kreu i qeverisë së Kosovës tha se e shihte të paarsyeshëm zellin e disa politikaneve dhe gazetarëve për të ndryshuar kufijtë.

    “Janë këta që shkojnë dhe u ofrohen atyre në Bruksel dhe Beograd me formula. Nuk u ka thënë askush ta bëjnë. Unë vetë nuk kam marrë nga askush prej SHBA një indicie që të favorizojë një variant.

    Presidenti Hashim Thaçi dhe gazetari Baton Haxhiu nuk kanë arsye të na bindin se ky është opsioni i duhur. Ne nuk jemi të paditur. E shoh Baton Haxhiun të involvuar në axhendë të tejskajshme. Për të na bindur për diçka që nuk është e nevojshme.

    Nuk e kuptoj misionin e zotit Haxhiu që është angazhuar të na shpjegojë sa i mirë është ky, apo ai opsion. Ai është gazetar dhe mund të ketë opinionet e tij, por nuk mund të kërkojë të bindë politikanët për idetë e tij” – tha Haradinaj.

    Por cili është roli i Edi Ramës në këtë situatë? Haradinaj tha se Rama është angazhuar dhe e ka shprehur qëndrimin e tij në tavolinë, por duhet të ndalë lotimin pasi vendimin për kufijtë e Kosovës e marrin politikanët e Kosovës.

    “E respektoj mendimin e secilit. Rama le të thotë të vetat. Përgjegjësia e tij është Shqipëria. E shoh në rregull deri tani, por nuk duhet t’i japë vetes më shumë ngarkesë sa mund të mbajë. Ne jemi vetë këtu vendimmarrës” – tha prerë Haradinaj. Kryeministri i Kosovës thotë se Rama dhe Thaçi po armiqësohen me vendet kyçe të BE me qëndrimin për ndryshimin e kufijve.

    “Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë të jenë të përkahur nga vendit kyçe të BE. Kemi interesa strategjike me disa vende të BE. Sot ideja e kufijve bie ndesh me interesat e këtyre vendeve. Nuk e di, a e bëjnë me vetëdije apo jo?

    Aktualisht lidershipi i Shqipërisë dhe Kosovës ndodhen në pozita të kundërta me atë që po mendon BE. Nëse presidenti ynë flet për kufij, kjo nuk i vjen mirë Merkelit. Vuçiçit ia kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve.

    Nëse do flasim për ndryshim kufijsh duhet me i dhënë tokë të Kosovës Serbisë dhe unë nuk kam guxim ta bëj këtë. E ka thënë qartë Kushtetuta” – tha Haradinaj. ©LAPSI.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Haradinaj i vendos Ramës “kufirin te thana”: Mos u përzje me punët tona!

    Ky Haradinaj te jepte pershtypjen se qeveria e tije ishte kot, por po ndodh e kunderta,po tregohet nje kryeminister qe nuk eshte i shantazhueshem,dhe per nje politikan shqiptar eshte nje gje e rralle . Rama jo qe nuk duhet degjuar por duhet injoruar komplet. Tjeter pike plus e Haradinajt eshte se deri tani po qendron jo veten presionit te BE.se por edhe presionit amerikan,ku presidenca Tramp po tregohet nje presidence diletante edhe me keq se ajo e Obames.

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Haradinaj i vendos Ramës “kufirin te thana”: Mos u përzje me punët tona!

    Idej e ndryshimit te kufijve nuk eshte ide euro-amerikane. Ku dihet nga e ka importuar thaci dhe ky i joni qe do te behet president i shqiperise se "madhe". Idera utopike qe s`kane per te ndodhur kurre pervecse ne nje evrope te bashkuar. Rama te shikoje punet e vendit qe s`po vene hic mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 08-02-2019 më 14:34
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Haradinaj i vendos Ramës “kufirin te thana”: Mos u përzje me punët tona!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ky Haradinaj te jepte pershtypjen se qeveria e tije ishte kot, por po ndodh e kunderta,po tregohet nje kryeminister qe nuk eshte i shantazhueshem,dhe per nje politikan shqiptar eshte nje gje e rralle . Rama jo qe nuk duhet degjuar por duhet injoruar komplet. Tjeter pike plus e Haradinajt eshte se deri tani po qendron jo veten presionit te BE.se por edhe presionit amerikan,ku presidenca Tramp po tregohet nje presidence diletante edhe me keq se ajo e Obames.
    E vertete ndoshta shprese idiote qe diçka do ndryshonte me administraten e Trump qofte edhe ne perqasjen e gabuar te Obames me faktorin ISIS, qe s’na prek shume neve.
    Por me duket se po shkojme nga shiu ne bresher me Trump..

    Amerika duke pare Kinen armik kryesor ne vend te Rusise, po na i shton telashet.. E kam pak veshtire ta kuptoj sesi nje administrate e tere republikane fokusohet kryesisht te sanksionet ne burse drejtuar Kines dhe duke neglizhuar ndikimin perminent rus ne ballkan.
    Madje po t’i vesh aktualisht ne peshore administrata e Obames ia rrembeu ruseve Maqedonine, kurse Trump e shikon me menefregizem ballkanin!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Haradinaj i vendos Ramës “kufirin te thana”: Mos u përzje me punët tona!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Idej e ndryshimit te kufijve nuk eshte ide euro-amerikane. Ku dihet nga e ka importuar thaci dhe ky i joni qe do te behet president i shqiperise se "madhe". Idera utopike qe s`kane per te ndodhur kurre pervecse ne nje evrope te bashkuar. Rama te shikoje punet e vendit qe s`po vene hic mire.
    Ne fakt Rama eshte koshient qe edhe kesaj here do ngeli ne klas tek hapja e negociatave, dhe njesoj si Thaçi qe i trembet gjykates se Hages dhe jo vetem, kerkon me duket nje rrugedalje nga Amerika...
    Por eshte e tmerrshme ta mendosh, qe faktori shqiptar dikur loboj dhe kontribuoj ne ndaljen e ekspasionit çetnik ne Ballkan, sot shkon e lobon ne krah te lobisteve serb ne New York (jo Washington) dhe BE...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Haradinaj i vendos Ramës “kufirin te thana”: Mos u përzje me punët tona!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    E vertete ndoshta shprese idiote qe diçka do ndryshonte me administraten e Trump qofte edhe ne perqasjen e gabuar te Obames me faktorin ISIS, qe s’na prek shume neve.
    Por me duket se po shkojme nga shiu ne bresher me Trump..

    Amerika duke pare Kinen armik kryesor ne vend te Rusise, po na i shton telashet.. E kam pak veshtire ta kuptoj sesi nje administrate e tere republikane fokusohet kryesisht te sanksionet ne burse drejtuar Kines dhe duke neglizhuar ndikimin perminent rus ne ballkan.
    Madje po t’i vesh aktualisht ne peshore administrata e Obames ia rrembeu ruseve Maqedonine, kurse Trump e shikon me menefregizem ballkanin!!
    E vertete,po shkojme nga shiu ne bresher,Trampi po e shikon boten vetem nga aspekti ekonomik po e harron fare politiken. Eshte fokusuar tek pazaret me Kinen dhe nuk i intereson asgje tjeter,imagjino "qe shiti" dhe kurdet...lere pastaj se sa i intereson Kosova dhe Ballkani.

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Haradinaj i vendos Ramës “kufirin te thana”: Mos u përzje me punët tona!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ne fakt Rama eshte koshient qe edhe kesaj here do ngeli ne klas tek hapja e negociatave, dhe njesoj si Thaçi qe i trembet gjykates se Hages dhe jo vetem, kerkon me duket nje rrugedalje nga Amerika...
    Por eshte e tmerrshme ta mendosh, qe faktori shqiptar dikur loboj dhe kontribuoj ne ndaljen e ekspasionit çetnik ne Ballkan, sot shkon e lobon ne krah te lobisteve serb ne New York (jo Washington) dhe BE...
    Lobon per ate qe e paguan me mire. Gjithsesi haradinaj na ka dhene ndihme ne shqiptareve, duke i thene kryeministrit "shihni punet tuaja". Politikanet tane (te Shqiperise e kam fjalen) duhet te lobojne ne rradhe te pare per shqiptaret (e Shqiperise) se per ate i kane marre votat.
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •