Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pyetja jote eshte shume me vend. Problemi me ata qe e "mbeshtesin protesten" me fjale e nuk dalin te protestojne, eshte se ata e presin qe ndryshimin t'ua sjelli politika, opozita, Basha, Filani, Fisteku, Amerika, Evropa, bota. Nuk e kuptojne qe Rama po u shkaterron jo vendin, po u shkaterron familjen.

    Ne proteste kish dale edhe nje socialist qe i dha voten Rames. Ka pune te mire ne Tirane. Ben nje jete me te mire se 90% e shqiptareve fale punes e te ardhurave. Kur nje tjeter socialist qe punon per te e pa ne proteste, e pyeti:

    - Te me kishin thene qe ti kishe dale te protestoje nuk do ta kisha besuar. Po tani qe te poqa vete ne proteste prape nuk nuk arrij ta besoj qe ti ke dale te protestosh.

    - Perse habitesh? - ia kthen socialisti.

    - Ti ke biznes, pune, jeton si mbret. Une e di shume mire qe ti je socialist.

    - Po, ashtu eshte.

    - Pse ke dale ne proteste atehere?

    - Te dy femijet e mi jane ne gjimnaz. As djali dhe as vajza nuk duan te vazhdojne shkollen ketu. Duan te ikin prej ketej sic po ikin gjithe shoket e shoqet e tyre.

    - Ti ke para t'iu japesh edhe shkolle jashte!

    - Nuk eshte puna tek paraja. Eshte puna se une e time shoqe do te ngelemi si qyqe ne Tirane. Nuk kane per tu kthyer me ne kete vend...

    Albo
    Edhe une e kam mbeshtet protesten, jo vetem kete, por edhe protesta te tjera, si ajo e Teatrit, apo te organizuara nga grupime te ndryshme ne te kaluaren.
    Ndoshta per momentin e perballoj mire jetesen, ndonese dikur benim qejf dhe kursime pak me shume, me te njejten rroge.
    Mirepo shendetesia, arsimi, cilesia ajrit, gjykatat (qe mos ja paft kush deren), etj, jane te degraduara, gati gati jo funksionale.
    Ndaj gjykoj qe duke ushtruar presion ndaj çdo qeverie dhe duke patur rrotacione sa me te shpeshta edhe ne vitet qe do vijne, do kemi shprese qe kjo klase politike do pastrohet.
    Sigurisht qe nese ndodh eshte nje proçes i gjate e do marri jo pak, por shume kohe..

    PS: Per momentin, Rama eshte nje e keqe qe duhet shkulur, e rradhen do e kene ata mbas tij!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Mos i thuj ashtu Albos...

    ......

    Albo, esht e vertete qe Basha ka merita, edhe qe po paguan koston e betejes per dekrimilazimin....
    Por, por, asgje nuk e justifikon "tradhtine" e cadres...

    ......

    Sero i dogjen mandatet derrokratet?
    Bravo u qofte!!!

    Hajde ishalla u mushet menja edhe ktyne sucialistave te djegin mandatet!

    Qe keshtu bashke si jane te digjen e te pervlohen ne ferr...
    Pse thuaj qe nuk e di Albo qe shoku Basha shitet per dy lek !
    Do ta shikosh edhe kesaj radhe qe me "pak pazar" (te bere nga shoku Sali) do ta harrojne dhe djegjen e mandateve. Pak fare duhet,nja dy tre tendera e dy tre bashki.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Pse thuaj qe nuk e di Albo qe shoku Basha shitet per dy lek !
    Do ta shikosh edhe kesaj radhe qe me "pak pazar" (te bere nga shoku Sali) do ta harrojne dhe djegjen e mandateve. Pak fare duhet,nja dy tre tendera e dy tre bashki.
    Serafimo,

    E ke vene re qe gjithe partite opozitare jane bashkuar e dalin ne nje krah e ne nje rresht me Bashen?
    E ke vene re qe numrat e njerezve ne keto protesta jane te tilla qe ne shesh nuk kane dale vetem "demokratet" por edhe shume "socialiste" apo te majte, qe ia kane dhene voten Rames ne te kaluaren?

    Eshte ceshtje kohe per ata pak socialiste me mend qe kane ngelur ne PS, qe te kuptojne qe Rama u ka marre peng partine. Do te degjosh zerat e socialisteve te kerkojne largimin e Rames me fort se zerat e Bashes e Berishes.

    E keqja ne Shqiperi ka fytyren e Edi Rames. Ai nuk perfaqeson nje njeri apo politikan, ai perfaqeson sekserin e krimit te organizuar ne ate vend, te cilet i futi ne politike e parlament, e te cileve po u ofron imunitetin ndaj ligjit. Ai kriminalizoi politiken, ai kriminalizoi gjithe institucionet kushtetuese te vendit, ai kriminalizoi gjithe shoqerine shqiptare duke e kthyer gjithe Shqiperine ne Lazarat.

    Prit, prit se nuk ke pare gje akoma... po flejte me ate mendje, ke per tu cuditur e shokuar shume me ato qe do te rrjedhin me pas. Nese Rama zgjedh perplasjen me njerezit ne rruge, fati i tij eshte ai i Haxhi Qamilit tek Ura e Lanes ne Tirane.

    Albo

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafimo,

    E ke vene re qe gjithe partite opozitare jane bashkuar e dalin ne nje krah e ne nje rresht me Bashen?
    E ke vene re qe numrat e njerezve ne keto protesta jane te tilla qe ne shesh nuk kane dale vetem "demokratet" por edhe shume "socialiste" apo te majte, qe ia kane dhene voten Rames ne te kaluaren?

    Eshte ceshtje kohe per ata pak socialiste me mend qe kane ngelur ne PS, qe te kuptojne qe Rama u ka marre peng partine. Do te degjosh zerat e socialisteve te kerkojne largimin e Rames me fort se zerat e Bashes e Berishes.

    E keqja ne Shqiperi ka fytyren e Edi Rames. Ai nuk perfaqeson nje njeri apo politikan, ai perfaqeson sekserin e krimit te organizuar ne ate vend, te cilet i futi ne politike e parlament, e te cileve po u ofron imunitetin ndaj ligjit. Ai kriminalizoi politiken, ai kriminalizoi gjithe institucionet kushtetuese te vendit, ai kriminalizoi gjithe shoqerine shqiptare duke e kthyer gjithe Shqiperine ne Lazarat.

    Prit, prit se nuk ke pare gje akoma... po flejte me ate mendje, ke per tu cuditur e shokuar shume me ato qe do te rrjedhin me pas. Nese Rama zgjedh perplasjen me njerezit ne rruge, fati i tij eshte ai i Haxhi Qamilit tek Ura e Lanes ne Tirane.

    Albo
    Rama e ka zgjedhur me kohe perplasjen me njerezit,po per fat te keq te shqiptareve nuk e ka lene PD te perplaset me njerezit. Aman,se vetem Bashen si revolcionar nuk imagjinohet dot...
    Edhe kjo pune eshte si "çadra" me ca miliona, dy tre drejtori dhe Meten president edhe kjo pune do zgjidhet.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Albo, te jete deri ketu ne kemi hyre ne evrope, por nuk jane te gjithe si ky socialisti qe i do femijet te lidhur pas vetes. Ka familje qe s`arrijne 3 vafte zoteri. Kudo ne evrope dhe amerike nuk rrojne bashke me femijet, apo jo? C`ka bere kjo klase politike per sa rrojne me 500 leke ne dite, jane 28 vjet, (pa leri ti keta socialistet biznesmene qe shkruan)!!!!!!! E di ti sa eshte pasuria e politikaneve (nga e majta ne te djathte????), shiko vetem pallatin e liderit te djathte qe perfitoi shperblimin prej 12 milion euro..., kur masa e familjeve s`arrijne dot muajin. Na qenkan vene ne krahe te qytetareve keta!!!!! Cfare hipokrizie thjesht per karriket dhe parate e tyre. Cfrytezojne naivitetin e njerezve qe i ndjekin. Po mire ja bejne ketij populli qe i voton
    Nese nuk te pelqen alternativa e opozites, dil ne kunderproteste ndaj saj, ne mbeshtetje te Qeverise Rama. Dhe shiko se si ata fukarenjte qe nuk ngopin dot barkun me buke, do te vdesin nga uria e do t'ia heqin vetes. Shiko edhe si gjithe rinine e shoqerine rreth teje qe e braktis ate vend ne mase. Si tha Ajnshtajni, cili eshte perfuzimi i budallallekut? Te besh te njejtin eksperiemnt te deshtuar ne menyre te perseritur, dhe te presesh nje rezultat me te mire. Pas pese vjetesh ne pushtet, Rama deshtoi totalisht.

    Ka edhe budallenj te pandreqshem ne kete bote qe nuk mesojne as kur vuajne ne kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-02-2019 më 15:05

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Lubonja: Lëvizje demokratike shpëton shqiptarët! Ndërkombëtarët, pjesë e problemit

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aktualitetin politik në vend si dhe djegien e mandateve nga opozita. Lubonja u shpreh se problemet e shqiptarëve duhet ti zgjedhin vetë shqiptarët me levizje demokratike dhe jo ndërkombëtarët.

    “Rrugëdaljet mund të jenë të shumta. Varet ku na nxjerr dalja. Daljet janë të ndryshme. Të tjera dalje mendon kryeministri, të tjera opozita dhe të tjera qytetarët. Rrugëdalja do të thotë rikthim në normalitet. Çështja e rrugëdaljes është pak komplekse. Gjykimi që kam unë për ndërkombëtarët besoj e ata janë më të lumtur për status quon. Unë i konsideroj si pjesë e problemit më shumë sesa e zgjidhjes.

    Zgjidhjen duhet ta gjejmë vetë. Turqia, Polonia ka probleme, por nuk u bëjnë thirrje ndërkombëtarëve. Ne kemi gjithmonë këtë defekte se themi Amerika, por ka shumë Amerika. Ka Amerikë të Trump të Clinton etj. Ashtu është edhe Evropa me shumë faqe. Shqipëria është ende nën sundimin e establishmentit të vjetër. Brukseli është identifikuar si establishment i vjetër. Shqipëria përdor narrativën e tranzicionit drejt Evropës. Ne na thonë keni bërë ca hapa, por duhet të bëni më shumë. Unë mendoj se nuk kemi bërë hapa para”- tha Lubonja ne nje lidhje direkte me emisionin “Opinion” ne News 24.

    I pyetur se si do shkojë situtat poltike mes palëve nëse do ketë luftë pa kompromis apo një pikë takimi mes palëve, Lubonja u shpreh se më shumë mundësi mund të ndodhë e dyta.

    “Ka më shumë mundësi që mund të arrihet një pikë takimi mes palëve, por varet me çfarë rrethanash dhe kushtesh. Çfarë do fitojë njëra palë dhe pala tjetër. Por nuk përjashtohen edhe skenarë më të vështirë siç është skenari që Rama të vazhdojë në rrugën e partisë shtet dhe partisë e tjera të mbeten jashtë sistemit. Nuk dimë nëse mund të lindë gjë e re apo jo sepse edhe nëse lind ndonjë gjë e re është destinuar të vdesë. Nga Lëvizjet mund të pritet vetëm diçka që mund të jetë më konsistente dhe qe të jetë më e fortë. Jemi në një kërcim në errësirë që nuk e dimë ku do bien këmbët. Unë jam skeptik se mund të na shpëtojnë ndërkombëtarët. Duhet të shpëtojmë vetveten me lëvizje demokratike”- tha Lubonja.

    Sipas Lubonjës dhuna që ndodhi në protestë, pati efekte sepse tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe se Ramën do ta destabilizonte një heqje e mbështetjes së ndërkombëtarëve.

    “Dhuna që u ushtrua pati një efekt se tërhoqi proxhektoër se çfarë po ndodh në shtëpi. Shqiptarët herët ose vonë do të shpërthejnë. Ramën do ta destabilizonte një heqje e mbështetjes së ndërkombëtarëve. Ai po mundohet që kjo të mos ndodhë. Rama e donte opozitën si fasadë, por vendimmarrjet e tij kanë qenë të njëanshme. Kriza është një krizë imazhi e Shqipërisë që nuk e dimë se sa mund ta turpërojnë Ramën. Por ai nuk e njeh turpin. Kemi rastin e Astirit. Ai hoqi nja 7 ministra për të treguar që unë jam i ndjeshëm. Ai bën operacione fasadë”- tha Lubonja.

    Syri

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Protesta a opozitës, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit, jemi në krah të qytetarëve të thjeshtë!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nese nuk te pelqen alternativa e opozites, dil ne kunderproteste ndaj saj, ne mbeshtetje te Qeverise Rama. Dhe shiko se si ata fukarenjte qe nuk ngopin dot barkun me buke, do te vdesin nga uria e do t'ia heqin vetes. Shiko edhe si gjithe rinine e shoqerine rreth teje qe e braktis ate vend ne mase. Si tha Ajnshtajni, cili eshte perfuzimi i budallallekut? Te besh te njejtin eksperiemnt te deshtuar ne menyre te perseritur, dhe te presesh nje rezultat me te mire. Pas pese vjetesh ne pushtet, Rama deshtoi totalisht.

    Ka edhe budallenj te pandreqshem ne kete bote qe nuk mesojne as kur vuajne ne kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes.

    Albo
    Ta thashe edhe nje here se nuk jam pro rames, jam kunder sistemit, klases politike, qe e keqperdor dhe abuzon ne menyre te llahtarshme. Ky eshte eksperimenti i deshtuar, pra, sistemi i keqperdorur nga politikanet per 28 vjet. Nuk e di per cilet "budallenj" e ke fjalen, shpresoj mos e kesh per mua i nderuar. Sidoqofte, ti e di mire se duhet te kthej faqen tjeter, ne kete rast, nisur nga besimi im (dhe yti). Duket qe nuk e je i qarte per situaten aktuale ne keto 28 vjet, pasi nuk jep gjendjen e sakte. Nuk them per zgjidhjen se ajo eshte e veshtire. Ideja jote pro bashes ne te gjitha menyrat eshte pjese e asaj qe thua ti, pra te kthehet ne bumerang, sepse eshte pjese e problemit 28 vjecar, jo zgjidhja. Tifozlleku ne politike eshte fatkeqesi. Une nuk jam tifoz, sepse kam llogjiken dhe i shoh gjerat realisht. Nuk pres pra gje te mire nga keta qe drejtojne, e kam sqaruar qarte qendrimin tim. Besoj se ne kete rast nuk jam pjese e budallallekut. Nuk po shtoj me shume. (mos gjykoni qe te mos gjykoheni).
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •