Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Nga Artur ZHEJI

    Në fjalën e gjatë dhe monotone të Ramës, ku njoftoi live dhe përpara kamerave ndryshimet e ministrave, duke u bërë nga një fërkim në zverk, pas shkelmit në prapanicë, u kuptua nga reagimet e të pranishmëve se askush nuk dinte gjë më parë.
    Pothuajse përlotja e ish ministres Kumbaro dhe trishtimi i Lindita Nikollës, habia plot revoltë e Arben Ahmetajt, të xhiruara detaj pas detaji dhe me kujdes nga kamerat e ERTV, bënë të qartë se kryeministri, nuk e kish parë të udhës të njoftonte paraprakisht, të dënuarit me kokë-prerje, që do të qëroheshin me një goditje të vetme dhe me pak masazh me togfjalësha ngushëllues te qafa, pikërisht aty ku ndodh edhe këputja e kokës nga trupi…

    Simbas gojëve të liga të PS, që pas këtyre ndryshimeve në qeveri, u shtuan me shpejtësi, kryeministri këto ndryshime i ka këshilluar vetëm me Lindën, këshilltaren e jetës dhe të qeverisjes, që konkuron sëfundmi edhe Endri Fugën.
    Ndryshime priteshin, Rama e provoi njëherë në mënyrë konsensuale në Shtatorin që shkoi, por nuk ja doli dot dhe më pas, vendosi të veprojë sipas zakonit: Pa parathënie e pa paralajmërim, pa të parë në sy dhe pas kurrizit”…

    Dhe ish 7 copë ministrat e ministret, që u larguan nga Teatri Politik, përjetuan live, si të ishin 7 kukulla në duart e kukullaxhiut kryeministër…

    Në të vërtetë, këtë pjesë, Rama e ka merak vetë dhe e qan mjeshtërisht nga ana aktoriale, duke përdorur një zë të mbytur e pak bas, e pak të përzishëm e solemn njëkohësisht, që procesi i kokë-këputjes së kukullave, të ngjajë më shumë me të kundërtën e vet, sidomos kur KM-ja, herë pas here shtonte me kumbim zyrtar: “do të ngarkohen me detyra të tjera shumë të rëndësishme”…

    Kur në të vërtetë, me siguri, shumica dërmuesve e të larguarve, nuk do të bëhen kurrë më ministra në jetën e tyre dhe sigurisht kjo nuk do të jetë ndonjë humbje e madhe, për hir të Zotit! Përkundrazi!

    Madje vetë largimi i tyre, nga teatri i kukullave të qeverisjes, në këtë periudhë skandalesh dhe protestash të njëpasnjëshme, i hedh kokëprerët ish ministra, mes dy zjarresh, mes ambicies së pakufi, të atyre që i zëvendësojnë dhe të pakënaqësisë popullore që kërkon “fajtorë” për të shqyer dhe për të mallkuar.

    Ndërkohë që mjeshtri i kukullave, i vetmi që ka zë e figurë në atë paradë të heshturish që vetëm dëgjojnë, që nuk debatojnë, që nuk hapin gojë dhe që, në shtangien e tyre, u lejohet vetëm të përloten, hedh sytë në boshllëk dhe jep në mënyrë të njëpasnjëshme lajmet e mynxyrshme, që janë vendimet e tij të plotfuqishme.

    Në të vërtetë, Rama duhet falenderuar, sepse na jep mundësinë që “live”, të shohim eksperimente psikologjike, se deri ku dhe deri sa, mund të përkulet, të përdhoset dhe të asgjësohet, personaliteti njerëzor i individit, në emër të karrierës dhe të ardhurave që sjell ajo.

    Poshtërimi publik që u bëri KM-ja, është gjithmonë në favor të tij, sepse jep iluzionin “popullit”, se e ka “lexuar” me themel, protestën e tij, nga “Astiri” e deri te studentët…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Si e shpëtoi Rama veten duke goditur aksin Gjiknuri-Ahmetaj

    Nga Habjon Hasani
    Pas shpërthimit të skandalit në Unazën e Re me falsifikimet e kompanisë DH-Albania, Edi Rama e gjeti veten në mes të një vorbulle korruptive të befasishme dhe të rrezikshme për të, por ai u tregua tepër i vëmendshëm ndaj këshillave që i erdhën prej miqve vendas dhe të huaj, të cilët i thanë: “Kap momentin, shfarose metastazën”.
    Zullumi korruptiv solli telashe serioze, por ama shfaqi në horizont dhe mundësinë për të larë hesapet me aksin më problematik dhe ndoshta më të kompromentuar në qeverinë Rama, aksi Gjiknuri-Ahmetaj.
    Damian Gjiknuri përflitej çdo ditë në media për lidhjet me kllounin e një sekti të çuditshëm indian, por kjo historia e indianit ishte thjesht një fabul komike që sado mund ta diskretitonte Gjiknurin, nuk e cënonte dot seriozisht atë.
    Sepse Gjiknuri kishte thurur një rrjet të pashoq mbrojtësish në korridoret e pushtetit por edhe në media. Ai ishte bërë i paprekshëm dhe kishte arritur të kompleksonte dhe opozitën.
    Dy janë kolllonat kryesore ku u mbështet fuqia e Damian Gjiknurit.
    -E para ishte Klani Aleksandër Frangaj –Samir Mane – Gjikuria shpk.
    -E dyta ishte studioja ligjore Celibashi-Visha-Mediu.
    Gjiknuri ishte i vetmi ministër i qeverisë Rama që gëzonte imunitet maksimal nga media, por dhe opozita dukej sikur përtonte të merrej seriozisht me të.
    Rolin kryesor për këtë imunitet e ka luajtur biznesmeni Samir Mane, ai ka qenë protektori më i fuqishëm i zotit Gjiknuri, madje nëpërmjet influencës që Samir Mane ushtron në Top-Channel, disa javë më parë ai i bëri një “dhoro” Gjiknurit, kur Top Channel shfaqi një dokumentar diskretitues për Fatmir Xhafajn. Ky i fundit kishte hetuar katërcipërisht aferën e ‘Unazës së Re’ dhe pas kësaj Gjiknuri me Ahmetaj i kishin shpallur luftë frontale Xhafajt.
    Rënia e Fatmir Xhafajt, e çoi në zenith aksin Gjiknuri-Ahmetaj. Dukeshin më të pushtetshëm dhe më të fuqishëm se kurrë.
    Ata kishin çdo gjë, Edi Ramën e kishin rrethuar, shokut Gramoz dhe mikut të tij Xhafaj ia kishin vënë këmbët në një këpucë, kishin TV-Klanin, Top Channel-in, kishin në dispozicion gjithë ndikimin politik që ofron një oktapod si Samir Mane, por kishin në mbështetje dhe një studio ligjore strategjike, e cila u ofronte skema të posaçme pune.
    Ka qenë studioja ligjore Celibashi-Visha, ajo që e stërviti Gjiknurin për të punuar me projekte speciale, nëpërmjet një skeme elementare: Nëse do ta kompleksosh opozitën, atëherë fut në lojë dhe oligarkë të lidhur me opozitën. Kaq e thjeshtë.
    Gjiknuri nuk ia përtoi, ai nuk kishte asnjë kompleks për të zbatuar këtë formulë, frytet i voli shumë shpejt, ishte ndoshta ministri më i kompromentuar i Edi Ramës, por më pak i investiguari, ose aspak i investiguar, sepse gjithë sa përflitej Gjiknuri ishte ai muhabeti i kllounit indian, kryesisht në portale, asgjë më tepër.
    Historia e Gjiknurit mori tjetër rrjedhë, kur në mënyrën më të befasishme për Ramën, u zbulua se një prej kompanive të tenderit të Unazës së Re, kishte falsifikuar dokumentacionin.
    Top Channel dhe TV-Klan, u vunë menjëherë në lëvizje, këto dy televizione raportuan menjëherë dhe me intensitet faktin se kompania DH-Albania ishte e lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, por nëse i analizon kronikat këtyre dy televizioneve, në asnjërën prej tyre, nuk përmendet emri i Damian Gjiknurit.
    Ishte i paprekshëm në TV Damiani, por imuniteti mediatik i këtij ministri nuk mjaftonte, pasi skandali i Unazës së Re e kishte ekspozuar tërësisht.
    Pas shpërthimit të këtij skandali, Gjiknuri ishte i vetëdijshëm se koha punonte kundër tij, ai u tregua racional dhe i angazhoi miqtë e tij të fuqishëm që të ndikonin pranë kryeministrit, me qëllim që Gjiknuri pas shkarkimit si ministër, të kapë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
    Në të njëjtat siklete si Gjiknuri është dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj, por ky është disi më komod, pasi përtej nivelit të kompromentimit që mund të ketë pasur, ende nuk i është bërë publike ndonjë aferë e këtyre përmasave.
    Duket sikur dhe ‘Tigri’ e ka kuptuar se ca kohë pushim të bëjnë mirë, të përtërijnë, mjafton që të mos jesh epiqendër e ndonjë cikloni korruptiv në media.
    Edi Rama duket se është i fituari i vetëm pas një viti ku lufta e klaneve në PS arriti kulmin.
    Ai frenoi Fatmir Xhafën, e shkarkoi dhe nuk e la të ‘kafshonte’ më tej. Ndërsa fati ja solli që klanin rival të Xhafës, klanin Gjiknuri-Ahmetaj, ta frenonte në momentin më të papritur, atëherë kur u plasi skandali i befasishëm me Unazën e Re.
    Ishte një skandal tepër kompromentues, që Edi Rama e konvertoi në një mundësi për të rivendosur ekuilibrat mes klaneve që e rrethojnë.
    Të gjitha këto zhvillime të befta në konjukturën qeveritare, u realizuan ndërsa në sfond dëgjoheshin brohorimat e studentëve që kërkonin shkarkimin e Lindita Nikollës. Edhe këtu qëlloi me fat Edi Rama.
    Vuri në dispozicion gjithë bateritë mediatike për t’u marrë me studentët nga mëngjesi deri në mbrëmje, ndërsa prej mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit, kryeministri shqyrtonte vetëm skemat e konfigurimit të qeverisë së re dhe mënyrën se si do të zgjidhte problemin e tij real:
    Neutralizimin e aksit Gjiknuri-Ahmetaj. / Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Njeriu i Soros/ A është ministri i ri i Jashtëm “miell serb”?

    Gent Cakaj, djaloshi lindur e rritur në Kosovë, të cilin Edi Rama e ka përzgjedhur si Ministër të Jashtëm të Shqipërisë, në vendlindjen e tij njihet si “djali i birësuar i Baton Haxhiut”. Madje, portali “kukunews”, në një tregim humoristiko-politik, tregon se si drejtori i Klan Kosova dhe njëkohësisht këshilltari më i ngushtë i Edi Ramës, iu drejtua familjarëve të Cakaj për ta birësuar zyrtarisht.
    Përtej kësaj situate humoristike nga Kosova, caktimi i Gent Cakaj në postin e kryediplomatit shqiptar nuk është aspak për të qeshur. Përkundrazi, situata mund të rezultojë shumë serioze për diplomacinë shqiptare, si edhe për rolin e saj në rajon e më gjerë.
    Gent Cakaj është një investim politik i Baton Haxhiut tek Edi Rama. Fillimisht, analisti i ri politik u promovua në studiot e Klan Kosova të drejtuar nga Haxhiu e më pas, po nëpërmjet kësaj lidhje, Cakaj emërohet zëvendësministër i Jashtëm në dikasterin e drejtuar deri më tani nga Ditmir Bushati. Në janar të vitit 2018, ai merr shtetësinë shqiptare.
    Shumë shpejt Cakaj pritet të marrë çelësat e zyrës së Bushatit, duke nxitur dyshime në radhët e diplomatëve dhe politikanëve shqiptarë në të dy anët e kufirit. Gent Cakaj ka disa probleme individuale, si mosha e re, mungesa e përvojës, përdorimi i dobët i gjuhës angleze, shumë e domosdoshme në pozicion e tij, si edhe mos-pajisjen me “certifikanë sigurie”, e nevojshme për pjesëmarrje në takimet e ministerialeve të NATO-s.
    Por, këto mangësi individuale të kandidatit të Ramës për Ministër të Jashtëm mund të jenë të rikuperueshme. Ajo që shqetëson diplomatët në Tiranë e Prishtinë është qëndrimi që ai do të mbajë, sidomos për çështjen e teorisë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve me Serbinë”, e cila nuk është gjë tjetër vetëm se një plan për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.
    Teoria e “shkëmbimit të kufijve” mbështetet fort nga dy persona në Kosovës-Thaçi dhe Baton Haxhiu, “mentori” i ministrit të ri të Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj. Në një opinion, publikuar në Gusht 2018 në median kosovare, Baton Haxhiu ka deklaruar se “Veriun e Kosovës duhet ta lëmë të ikë”.
    Kjo qasje e Thaçi-Haxhiu kundërshtohet fuqimisht në politikën kosovare. Por, nga Tirana zyrtare, nga vetë Edi Rama, ka një heshtje shurdhuese mbi këtë çështje. Për shumëkënd, qëndrimi neutral i Ramës është një dëshmi se ai është në favor të tezës së mbrojtur nga Hashim Thaçi e Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për “korrigjimin e kufijve” (lexo: shkëmbim territoresh).
    Qëndrimi i Edi Ramës “pro” projektit Thaçi-Vuçiç forcohet akoma më shumë nga fakti se “kumbari” i diskutimeve ndërmjet presidentit kosovar e atij serb është miku i kryeministrit shqiptar, Xhorxh Soros, nëpërmjet levave të tij në Ballkan.
    Me logon “Soros” lidhet edhe vetë Ministri i ri i Jashtëm, Gent Cakaj. Ne media jane publikuar gjatë ditës së Premte të dhëna që lidhin Cakaj me KFOS (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Kosovën-Soros).
    Në këtë pikë, “puzzle” bëhet më i plotë. Kryeministri Edi Rama, mik i Sorosit, nëpërmjet këshilltarit të tij Baton Haxhiu, nxitës i paktit Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh, I konsideruar në Kosovë edhe si “spiun i serbëve”, emëron Ministër të Jashtëm Gent Cakaj, pinjoll i Soros-it dhe “beniamin” i Haxhiut.
    Diplomacia shqiptare ka një rol thelbësor në çështjet rajonale e sidomos ato që lidhen me Kosovën. Diskutimet për shkëmbim territoresh kanë përfshirë një numër të lartë zyrash diplomatike ndërkombëtare, të cilat, natyrisht, diskutojnë edhe me autoritetet shqiptare qëndrimet e tyre mbi këtë çështje.
    A do të jetë Gent Cakaj një “informues” për autoritetet serbe dhe Soros-in mbi qëndrimet dhe opinionet e zyrtarëve ndërkombëtarë për tezën Thaçi-Vuçiç për “korrigjim kufijsh”? Ky është shqetësimi real që kanë sot diplomatët shqiptarë e kosovarë, të cilët njohin qëndrimin e Edi Ramës e Baton Haxhiut mbi projektin e presidentëve të Kosovës e Serbisë.
    Vini re: Ky shkrim është pronësi intelektuale e Bold News
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Kete futjen e ministrave te rinj a te padegjuar (pergjithsisht pa eksperience) o e ben nje Kryeminister budalla ose e ben nje Kryeminister qe nuk ka frike nga situata e krijuar.

    Dhe kam frike qe eshte kjo e dyta,qe Rama megjithe situaten e krijuar nga protesta e studenteve e ndjen veten akoma shume te forte; si perball elektoratit,si perballe partise ku tashme nuk degjohet as edhe nje gjysem kritike,dhe sidomos perballe opozites qe sa here qe ka nje proteste kunder qeverise aq me shume mbetet ne hije opozita.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Kete futjen e ministrave te rinj a te padegjuar (pergjithsisht pa eksperience) o e ben nje Kryeminister budalla ose e ben nje Kryeminister qe nuk ka frike nga situata e krijuar.

    Dhe kam frike qe eshte kjo e dyta,qe Rama megjithe situaten e krijuar nga protesta e studenteve e ndjen veten akoma shume te forte; si perball elektoratit,si perballe partise ku tashme nuk degjohet as edhe nje gjysem kritike,dhe sidomos perballe opozites qe sa here qe ka nje proteste kunder qeverise aq me shume mbetet ne hije opozita.
    Mund te jene te dyja, pavaresisht se propaganda apo levizjet e Rames ne politike jane bere gjithmone te mire studjuara dhe kalkuluara. E vetmja gje qe i ka munguar se fundmi, mbas futjes ne xhep te medias dhe drejtesise, jane dyshja ambasadore Lu-Vllahutin.

    Me reagimin e studenteve, me banoret e Astirit, me artistet kundra shembjes se teatrit, i ka ngel sharra ne gozhde.
    Pershkallezimi i ketyre protestave do tregoje se deri ne çfare niveli do perkulet sulltani. Per momentin ka arrit 90grade ne lartesine e Erjon Braçes...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Mund te jene te dyja, pavaresisht se propaganda apo levizjet e Rames ne politike jane bere gjithmone te mire studjuara dhe kalkuluara. E vetmja gje qe i ka munguar se fundmi, mbas futjes ne xhep te medias dhe drejtesise, jane dyshja ambasadore Lu-Vllahutin.

    Me reagimin e studenteve, me banoret e Astirit, me artistet kundra shembjes se teatrit, i ka ngel sharra ne gozhde.
    Pershkallezimi i ketyre protestave do tregoje se deri ne çfare niveli do perkulet sulltani. Per momentin ka arrit 90grade ne lartesine e Erjon Braçes...

    Frika e Rames supozohet se duhet te jete nje force e re qe i prish kete sistem ekonomik dhe politik.Kjo force e re nuk duket ne horizont,nuk ka nje force qe te jete jo kundra sistemit por nuk ka edhe asnje force sociale a politike qe te jete kundra Rames. Nga ketu mbase vjen edhe moskokçarja e Rames...

    Protesta e studenteve,ndryshe nga protestat e tjera,eshte ne thelb nje proteste e forte ekonomike. Ka forcen e saje si çdo proteste ekonomike ku gjen mbeshtetje ne popull por ka dhe limitin e vete si nje proteste qe mundet te kufizohet a te perçahet me disa pazare a premtime...

    As Astiri dhe as Teatri nuk jane protesta kundra Rames (se nuk jane as kundra sistemit),proteste e forte kunder Rames qe protesta e Kukesit qe Rama e shtypi me force dhe me pare.

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Une shoh qe Rama cdo gje kerkon ti marr vet peegjegjesite dhe kjo mund te jete edhe si paaftesia e ministrave gje qe beri edhe ndryshimin.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Frika e Rames supozohet se duhet te jete nje force e re qe i prish kete sistem ekonomik dhe politik.Kjo force e re nuk duket ne horizont,nuk ka nje force qe te jete jo kundra sistemit por nuk ka edhe asnje force sociale a politike qe te jete kundra Rames. Nga ketu mbase vjen edhe moskokçarja e Rames...

    Protesta e studenteve,ndryshe nga protestat e tjera,eshte ne thelb nje proteste e forte ekonomike. Ka forcen e saje si çdo proteste ekonomike ku gjen mbeshtetje ne popull por ka dhe limitin e vete si nje proteste qe mundet te kufizohet a te perçahet me disa pazare a premtime...

    As Astiri dhe as Teatri nuk jane protesta kundra Rames (se nuk jane as kundra sistemit),proteste e forte kunder Rames qe protesta e Kukesit qe Rama e shtypi me force dhe me pare.
    Protestat e fundit jane thellesisht politike. Nese arrijne qellimin, sistemi e ka marre tronditjen.
    Prandaj Rama po tenton me çdo menyre ta arrije zgjidhjen nepermjet pazarit. Ai eshte koshient se po kapituloj perpara kerkesave te studenteve, mos-shembjen e teatrit, etj, hyne ne fushen e se drejtes. Dhe po u hap kjo loje, jane pafund grupet apo shtresat e caktuara te gatshme te reagojne kundra te ashtuquajtura« reformat e sukseshme ».
    Keshtu qe mbetet per tu pare sa do pershkallezohen protestat..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Protestat e fundit jane thellesisht politike. Nese arrijne qellimin, sistemi e ka marre tronditjen.
    Prandaj Rama po tenton me çdo menyre ta arrije zgjidhjen nepermjet pazarit. Ai eshte koshient se po kapituloj perpara kerkesave te studenteve, mos-shembjen e teatrit, etj, hyne ne fushen e se drejtes. Dhe po u hap kjo loje, jane pafund grupet apo shtresat e caktuara te gatshme te reagojne kundra te ashtuquajtura« reformat e sukseshme ».
    Keshtu qe mbetet per tu pare sa do pershkallezohen protestat..
    Ndryshimet ne qeveri ndodhen me shume per te mbuluar skandalet e radhes se sa per pasoje te protestes studentore. Ishin ndryshime te parashikuara sidomos per te ndryshuar rruge ne "reformat e sukseshme" qe po i dalin nje deshtim total.
    Eshte e vertete qe Rama nuk mundet te shpenzoje "leket e sistemit" as per studentet e as per mosprishjen e teatrit sepse nuk do kete me perkrahjen dhe financimet nga vete grupet qe kontrollojne sistemin.
    Pershkallzimin e protestes e shikoj te veshtire sepse nuk ka nje force a mendim politik.Nuk ka nje kauze politike si p.r.sh,denimin ose largimin e perfituesve o hajduteve politik.Nuk ka nje ideal, a ide ose rruge te re politike qe te ngjisi ne popull,qe te shikohet edhe si njefare çlirimi ose edhe ndryshimi nga kjo periudhe 25 vjeçare.

    Megjithate duhet pare,sepse nuk i dihet me protestat,vet protesta e studenteve qe diçka e papritur.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

    Shqiperine mund ta shpetoje vetem ish fisi i Taulanteve i shperbere tashme por qe rrojne gjithmone jugut dhe ne te ngrohte apo jo ne lageshtiren e tiranes. Keta jane kukulla te enkelejdeve, gjak gjerman, qe nga gjon buzuku, enveri, e deri te veliaj!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •