Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Një person 25 vjeç është vrarë nga Policia e Shteti në orët e para (01: 45) të 8 dhjetorit në Tiranë.
    Siç bën të ditur policia e Shqipërisë 25 vjeçari nuk i është bindur urdhërit të tyre që të ndalej.

    “Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, shërbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.
    Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.
    “Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri. I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K. R., 25 vjeç i cili ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Po ashtu policia njofton se lidhur me ngjarjes është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

    “Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Punonjësi i policisë shtetasi N. H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.”, përfundon njoftimi./21Media

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Vrasja e të riut, gazetari: Pamjet e kamerave të sigurisë janë zhdukur.

    I riu Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga pas shpine nga një punonjës i Forca Shqiponja të Policisë së Tiranës.
    Policia ka ndryshuar disa herë version në lidhje me ngjarjen, ndërsa polici i arrestuar është shprehur se kishte pasur frikë, sepse i riu kishte pasur diçka në dorë.



    Por gazetari i kronikës së zezë, Driçim Çaka hedh dyshime të mëdha, pasi sipas tij pamjet e kamerave të sigurisë janë fshehur, zhdukur pas ngjarjes.


    Ai shkruan se i riu, nuk ka pasur asnjë armë.


    Postimi i plotë i gazetarit Driçim Çaka:

    Policia e Shtetit vrau një djalë të ri të pafajshëm.
    Në asnjë moment nuk dallohet në kamerat e sigurisë se ai i drejtoi armën policëve.
    Në asnjë moment nuk u pa që ai të sulmonte policët.
    Në asnjë sekuencë të kamerave që u fshehën, ai nuk shfaq kërcënim, por vetëm ikën me vrap.
    Po po, ikën me vrap nga frika e një gjobe karantine ndoshta…
    Edhe nëse kishte pistoletë (duke besuar versionin e Policisë), ai e kishte hedhur shumë më parë, prandaj polici nuk kishte pse ta qëllonte.
    Efektivi i Policisë nuk qëlloi në ajër, nuk zbatoi procedurën duke e qëlluan në këmbë.
    50 metër ishte larg 25-vjeçari nga dera e banesës. Fati deshi që rruga t’i pritej në mes dhe nga kush: Policia e Shtetit, ata që duhet të na mbrojnë.
    Arrestimi I policit është minimalja që duhet bërë. Përgjegjësia është akoma më e madhe…

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Vrasja e të riut 25 vjeçar nga punonjësi i Policisë së Shtetit është ngjarje e rëndë sa më s'ka.

    Policia e Shtetit është organi që ne i kemi besuar mbrojtjen e jetës dhe shëndetit. Është struktura që i kemi besuar dhe monopolin e përdorimit të forcës, por kjo gjithmonë në përputhje me ligjin.

    Nga të dhënat rezulton se viktima nuk ka gjuajtur ndaj punonjësve të policisë. Ka marë dy plumba. Një në kokë dhe një në shpatull. Qartësisht goditjet kanë qenë në pjesën e sipërme të trupit, pra goditje në zonën ku ndodhen organet vitale të njeriut.

    Gjithashtu nga të dhënat paraprake zyrtare nga SHÇBA në Policinë e Shtetit rezulton se viktima ka ikur me vrap, pra është goditur nga pas duke u larguar pa përbërë rrezik real për jetën e punonjësve të policisë.

    Këto veprime në pamje të parë dukshëm vijnë në kundërshtim me ligjin nr. 108/2014 "Për Policinë e Shtetit", nenet 8 dhe 9 të ligjit nr. 72/2014 "Për përdorimin e armëve të zjarrit", nenin 14 të VKM-së nr. 839 datë 14.10.2015 për miratimin e rregullores "Për përdorimin e armëve të zjarrit".

    Veprimet e paligjshme të një pjesëtari të Policisë së Shtetit nuk e bëjnë me faj Policinë e Shtetit në vetëvete, mos zbardhja e të vërtetës po.

    Vrasja e sotme kërkon zbardhje. Ky ishte limit që nuk duhej kaluar. Duhet reagim.

    Emri:  FB_IMG_1607555147767.jpg

Shikime: 765

Madhësia:  53.3 KB
    Emri:  FB_IMG_1607555144533.jpg

Shikime: 624

Madhësia:  41.2 KB

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Vrasja e Klodian Rashës, dorëhiqet Sandër Lleshaj! Reagon Rama: Faleminderit për përkushtimin, punën

    Pas vrasjes së Klodian Rashës nga një punonjës policie, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen. Ka qenë fillimisht kryeministri Edi Rama i cili ka njoftuar se Lleshaj i ka dhënë dorëheqjen që ditën kur ndodhi ngjarja, por sipas tij i ka kërkuar që të priste për një takim ballë për ballë.


    Së fundmi ka qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka reaguar në rrjetet sociale duke dhënë arsyet e dorëheqjes së tij, ku mes të tjerash shkruan se Klodiani u vra padrejtësisht.

    Kryeministri Rama në facebook:

    #RESPEKT e #FALEMINDERIT për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër��” shkruan Rama.

    Ndërkohë më parë Lleshaj, shkruante në Facebook:

    Deklaratë e Ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj
    Tiranë, 10.12.2020
    Edhe pse në jetën time kam pasur shumë detyra të rëndësishme shtetërore, kurrë nuk kam luftuar apo bërë përpjekje të posaçme për të marrë ndonjërën prej tyre. Të gjitha kanë ardhur si produkt rrethanash të caktuara, ku unë kam qenë i thirrur.
    Kur u thirra nga Edi Rama për të kryer detyrën e ministrit të brendshëm në vitin 2018, isha krejt i vetëdijshëm për atë që më priste. Duhej të ecja në një fushë të minuar herët, që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar.
    U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue.
    Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi.
    Isha i qartë se e gjithë përpjekja ime do të ishte vetëm në funksion të konsolidimit të shtetit shqiptar, dhe se pikërisht për këtë arsye, do të isha në shënjestrën e atyre që shtetin shqiptar e luftojnë sistematikisht që nga dita e krijimit të tij. Në se nuk i njihni, mundohuni të kujtoni ata që vënë zjarr mbi institucionet e Shqipërisë, vrasin dhe plagosin policët e saj, që e vjedhin, e shajnë dhe e shëmtojnë pa mëshirë atë.
    Nuk kam pasur për asnjë çast iluzionin se unë do ta ndryshoj ministrinë apo Shqipërinë. Megjithatë jam përpjekur me të gjitha energjitë e mia për të lënë një gjurmë normaliteti në ushtrimin e detyrës.
    Pas dy vjetësh, deklaroj me përgjegjësi të lartë se Shqipëria është një vend më i sigurtë, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit. Kjo tablo nuk është meritë e imja, por e qytetarëve shqiptarë, e policëve shqiptarë dhe e gjithë atyre që punojnë përditë për Shqipërinë.
    Në të njëjtën kohë, ata që historikisht e kanë vrarë, djegur, vjedhur, dhunuar, turpëruar dhe shëmtuar Shqipërinë, po përpiqen sot që të gjejnë një pretekst për të nisur një sulm të ri kundër vendit, në vijim të përpjekjeve për ta mbajtur atë në gjendje amullie dhe larg trungut amë europian.
    Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë.
    Ministria e Brendshme është pozicionuar menjëherë drejt, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e punonjësit të policisë që sollën vdekjen e një qytetari, duke bërë kështu një akt elementar përgjegjshmërie, por edhe të pazakontë në historinë e re të vendit.
    Qytetarët e Shqipërisë nuk mund të harrojnë kurrë se ata, që sot ngrenë gishtin për të akuzuar dhe dorën për të goditur, më 21 janar 2011 vranë katër qytetarë, plagosën qindra të tjerë, në një kasaphanë politike barbare në mes të kryeqytetit, dhe e thelluan më tej mynxyrën, duke shkatërruar provat e krimit shtetëror dhe duke refuzuar madje edhe zbatimin e urdhrave të prokurorëve për arrestimin e autorëve, gjë e panjohur në ndonjë vend normal. Nuk mund të harrohen ata që kurrë nuk kërkuan as ndjesë për masakrën që dirigjuan vetë dhe që vijojnë edhe sot që ta quajnë të drejtë këtë turp të madh përpara Zotit, popullit dhe shtetit shqiptar.
    Përballë përpjekjes së autorëve të 21 janarit 2011 për të kërkuar sot një pretekst të ri për të mbjellë dhunë mes shqiptarësh bazuar mbi një episod tragjik dhe fatal, si dhe me vetëdijen e plotë se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.
    Nuk kam dashur në asnjë çast që sjellja ime në krye të Ministrisë së Brendshme t’i ngjajë asaj të shumë të tjerëve dhe sidomos asaj të autorëve të masakrave të 1997-ës, të 1998-ës dhe veçanërisht të 2011-ës.
    Ndaj jam sot pafundësisht i lumtur që arrita të provoj përpara çdo shqiptari se unë nuk jam si ata. Jo. Nuk jam si ata.
    Edhe pse, që nga dita e parë e marrjes së detyrës, më është dashur të përballoj një seri aktesh të dhunës histerike apo të angazhohem për policë të plagosur në detyrë nga verbëria e dhunës antishtet, asnjëherë nuk u ngjita gjatë protestave tek snajperët në tarracën e Kryeministrisë, siç bënin pa turp autorët e 21 janarit, asnjëherë nuk lejova përdorimin e armëve në protestat politike, asnjëherë nuk mora në mbrojte ndonjë polic apo person tjetër që shkeli ligjin dhe asnjëherë nuk u kërkova të tjerëve ndonjë standard që nuk e zbatoja vetë.
    Janë këto arsye që më kanë bindur se TANI ËSHTË MOMENTI për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011.
    Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar.
    Përgjatë më shumë se dy vjetëve në krye të Ministrisë së Brendshme, u përpoqa dhe arrita të ndryshoj për mirë shumë gjëra dhe e mbyll misionin tim me rekordet më të mira historike në fushën e rendit dhe të sigurisë publike në 30 vjetët e fundit të historisë së Shqipërisë.
    U identifikova me vetëdije me çdo polic të Shqipërisë dhe i mbeta besnik këtij standardi. Edhe sot besoj se tek punonjësit e policisë qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm, për sa kohë ministri pajtohet dhe pranon sjelljet apo qëndrimet e këtyre punonjësve.
    Të gjitha gjërat që arrita të bëj në shërbim të konsolidimit të shtetit shqiptar janë hipoteka ime e rëndësishme që më bëjnë sot personalisht të ndihem mirë përpara qytetarëve shqiptarë dhe plot mirënjohje për kontributin e gjithë personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe atë të bashkëpunëtorët e mi.
    Në të njëjtën kohë, u përpoqa dhe arrita që të mos ta ndryshoj veten time. Mbeta ai që isha, me të njëjtën strehë familjare, me të njëjtën familje, me të njëjtët miq. Nuk mora asgjë nga posti, përveç pagës që ishte më e ulët se të ardhurat që kisha përpara se të bëhesha ministër, nuk bleva, nuk shita, nuk ndërtova, nuk……
    Të gjitha këto gjëra që nuk bëra janë sot pasuria ime e pafundme që më bën të ndihem i fortë si shkëmb, i pastër si dritë dhe jashtëzakonisht i qetë.
    E di fort mirë se shumëkush nuk është dakord sot me këtë vendim. Por megjithatë dëshiroj t’i garantoj ata se vendimi im vjen pikërisht në respekt të tyre dhe aspak si reagim ndaj atyre që e shajnë, shëmtojnë, vjedhin apo e djegin këtë vend.
    Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës,por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që jane fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë.
    Ky akt vjen edhe si shenjë falënderimi për Kryeministrin Edi Rama, i cili besoi tek unë, duke ruajtur përherë një marrëdhënie në radhë të parë shumë njerëzore, pastaj edhe gjithnjë intelektualisht sfiduese dhe profesionalisht krejt të ndershme.
    Dhe se fundi, por jo nga rëndësia, kjo është edhe shprehje dashurie, pse jo edhe një urim për Krishtlindjet, ndaj familjes time, asaj shumë të madhes, të madhes dhe të voglës, për të cilët mungova pothuajse krejtësisht për më shumë se dy vjet dhe që, megjithatë, vijuan të më duan e të më mbështesin si gjithmonë fort dhe pa kushte.

    ZOTI E BEKOFTĒ SHQIPËRINË!
    Top Channel

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Lleshaj nuk ka dhene doreheqjen pas vrasjes se kryer, por vetem pas protestave. Teoria e frikes eshte edhe arma e pushteteve politike per t`i rezistuar kohes. Para ekzekutimit,kur geringu ne gjyqin e nurembergut u pyet se si eshte e mundur te manipulohej populli gjerman, teper i kulturuar u pergjigj: Shume e thjeshte, futi friken popullit dhe e ke ne dore t`a sundosh sa te duash.dhe kjo vlen per fashizmin,komunizmin, "demokracine",etj. Vetem revoltat e ketyre diteve thyen pak friken e pushtetit, prandaj u terhoq rama dhe detyroi lleshajn per doreheqje. Ky eshte nje hap pozitiv, te pakten dikush ju kundervu pushtetit te forces dhe frikes.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Ushtrohet dhune mbi gazetarin Tedi Blushi (xhoi malesia) brenda dhe jashte komisaritatit.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-01-2021 më 17:32
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Studenti Marjo Boja masakrohet nga "policia"

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-01-2021 më 17:32
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Protesta po kthehet politike dhe kjo gje po e dematizon situaten. Ne fillim kerkuan doreheqjen e ministrit dhe ndodhi, tani pse duhet te vazhdoje?

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Protesta po kthehet politike dhe kjo gje po e dematizon situaten. Ne fillim kerkuan doreheqjen e ministrit dhe ndodhi, tani pse duhet te vazhdoje?
    Duhet te vazhdoje sepse jane masakruar studente, jane arrestuar dhe rrahur gazetare dhe mbahen neper komisariate me dhjetra djem dhe vajza.
    Kjo do te thote se diktatura vazhdon, qellimi eshte te vritet frika nga pushteti, cilido qofte ky. Ky pushtet te vret. Ata qe vazhdojne jane per te gjithe.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Kryeredaktori i "Koha jone" rrihet dhe ndalohet.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-01-2021 më 17:33
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Kjo duhet të ishte sjellja e policisë dje dhe sot e jo dhuna shpesh herë në disproporcion me sjelljen e protestuesve.
    Policia e gjitha, nga i pari e deri tek u fundit duhet të kërkonin falje për jetën e marrë padrejtësisht nga kolegu i tyre.
    Duhet të përulen para atyre që punojnë e paguajnë taksa që policia ti mbrojë e jo t'u marrë jetën.
    Por përulja nuk mund të vijë kur drejtimin e ka një qeveri e cila arrogancën e ka kthyer model qeverisës dhe dhunën mjet për zgjidhjen e çdo problemi.
    Dhuna sjell dhunë!

    Emri:  FB_IMG_1608068960081.jpg

Shikime: 559

Madhësia:  61.3 KB

  12. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Mes lotësh, babai i Klodian Rashës dhuron paratë për shërimin e vogëlushes nga Shkupi

    Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, ka vendosur të dhurojë të gjitha paratë që i janë mbledhur si ndihmë pas vdekjes së të birit për kurimin e vajzës së vogël nga Shkupi, Adisa, që vuan nga skoliozë, dhimbja e së cilës është paraqitur këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, që transmetohet në News24 dhe RTV Dukagjini.

    Në një lidhje për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, i ati i 25-vjeçarit të ndjerë ka rrëqethur me fjalët e tij, teksa ka shprehur dhimbjen e madhe që i ka lënë vrasja e të birit, duke thënë se ishte një bombë që nuk përjetohet.
    “Ju falënderoj që ndatë dhimbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra përpjesë. Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhimbjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim. Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianit, se ai cfarë pati e mori me vete. Të mundohemi të shërojmë një zemër nëne, një zemër prindi, një plagë. Apeli im është mos lëndoni nëna, mos lëndoni zemra, mos merrni jetë. Duke falënderuar babain e artistit Noizy e të gjithë ata që më kanë ndihmuar, kam vendosur t’ia dhuroj paratë vajzës, që po dergjet. Të gjitha ndihmat për Klodianin t’i kalojnë shërimit të asaj vajze. Zoti e shëroftë. Plagë të tilla mos përjetoftë askush”, tha i ati i të ndjerit, transmeton balkanweb.



    lvis Naçi: Jemi gjithë shumë të emocionuar këtu, na i mbushi sytë dhe zemrat me lot.

    Qazim Rasha: Jam pa fjalë, çdo zemër të shërohet, asnjë zemër të mos lëndohet. Çdo nënë të gëzojë, çdo fëmijë të jetojë. Zoti i begatoftë zemrat e çdo shqiptari, asnjë familje mos e provoftë. Mundohuni të shëroni zemra, mos u mundoni të plagosni zemra.

    Elvis Naçi: Çdo donacion që bëhet sot të shkojë për shpirtin e Klodit e të shkojnë për Adisën e vogël. Zoti ju bekoftë edhe ju Qazim pas asaj sprove që kaluat!

  13. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Nje njeri me vlera te jashtezakonshme njerezore! Ky njeri eshte shpresa se e mira dhe vlera akoma qenka gjalle! Faleminderit qe ekziston o njeri i madh. Jeni nje shembull per te gjithe ne, i madh e i vogel. Allahu jua lehtesofte dhimbjen familjes dhe Klodiani qofte i Xhenetit!

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Nje akt i tille, te kujton se perse ai vend e ai popull nuk ecen dot perpara. Nje shtet qe drejtohet nga nje psikopat klinik qe merr urdhrat e Sorrosit qe te bllokoje gjithe jeten e vendit dhe shkeli me kembe gjithe lirite dhe te drejtat e qyetareve te atij vendi. Justifikimi? Pandemia e prodhuar ne laboratoret kineze.

    Si mund te qellosh e vrasesh nje 25 vjecar, ne kulmin e jetes se tij? Eshte njesoj si te vrasesh shpresen e te ardhmen e atij vendi.

    Dhe ajo me e keqja, ku mund te perplaset qytetari i thjeshte per te gjetur te drejten e tij? Nje shtet i kapur nga mafia dhe kriminelet qe e bejne drejtesine sic duan. Ajo qe harrojne eshte se ka nje Zot, qe i degjon e shikon te tera. Dhe drejtesia e Tij duket si e vonuar, por nuk eshte aspak e vonuar.

    Te gjithe ata qe mbyllin qytetaret e vendit me vendime qeverie neper shtepira, dhe ndersejne policet si qener rrugace rrugeve qe te vrasin qytetaret, e kane prere bileten e tyre pa kthim ne ferr.

    Ngushellime familjes dhe Zoti i dhente te riut shqiptar prehje ne ate boten tjeter, qe nuk e gjeti ne vendin e tij.

    I riu 25 vjecar shpetoi, po mjerre ju te tjeret qe jetoni ne ate vend!
    Albo

  15. #15
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Akte te tilla ndodhin kudo ne bote e jo me larg ne Amerike qe mbahet per shtet demokratik, u vra nje Afroamerikan, nga dora e nje polici.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Akte te tilla ndodhin kudo ne bote e jo me larg ne Amerike qe mbahet per shtet demokratik, u vra nje Afroamerikan, nga dora e nje polici.
    Nuk mund te heqesh dot paralele mes George Floyd ne Amerike, dhe 25 vjecarit ne rruget e Shqiperise. Dhe po ta shpjegoj pse:

    1. George Floyd ishte i droguar ne kohen e arrestimit me nje nivel te larte droge ne gjak, qe shume mire mund te kish sjelle vdekjen e tij, edhe pa shkelmin ne zverk te policit.
    2. George Floyd u raportua ne polici nga pronari i nje dyqani privat, pasi kerkonte te blinte mall me para fallco.
    3. George Floyd u arrestua nga policet, VETEM pasi pronari i dyqanit mori ne telefon policine te raportonte nje shkelje.
    4. George Floyd nuk e kish per here te pare qe perplasej me policine, ai kish nje histori shkeljesh.

    Sigurisht, qe forca e ushtruar nga policet ndaj tij nuk eshte e justifikueshme, prandaj dhe policet e gjejne veten nen akuze sot.

    1. Djaloshi 25 vjecar nuk ishte as i droguar dhe as kriminel ordiner.
    2. Djaloshi shqiptar nuk po kryente asnje krim apo shkelje ne momentin e vdekjes.
    3. Krimi i tij per te cilin u vra eshte se shkeli rregullin antikushtetues te shtetrrethimit qe Qeveria shqiptare ka nxjerre.
    4. Polici qe u perlesh me 25 vjecarin dhe donte ta ndalonte ate, dhe e vrau ate ne fund, ne mendjen e tij po ndiqte qorrazi urdhrat e eproreve dhe Qeverise se tij.

    Tani beji pyetjet vetes:

    - A po e gjen polici apo eproret e tij veten ne akuzen e ligjit sot?
    - A e ka hequr Qeveria shqiptare vendimin antikushtetues te shtetrrethimit qe u pengon lirite kushtetuese qytetareve te atij vendi?
    - A e ke pare apo degjuar kreun e Qeverise shqiptare te kerkoje falje familjes, policise dhe gjithe qytetareve te atij vendi per shkeljet e lirive te tyre?

    Nese do te marresh nje shembull me vend nga Amerika, merr shembullin e policeve dhe sherifeve qe refuzojne te zbatojne vendimet e cmendura antikushtetuese te eproreve te tyre, governatoreve te shteteve, ne lidhje me pengimin e qytetareve qe te levizin e mblidhen lirshem, apo mbajtjen e maskave ne shtepite e tyre. Sic ka police qe jane qener rrugace qe kafshojne sa here qe i zoti thote "Kapsssss" ka edhe police qe jane burra e qytetare me mend e thone hapur: "Jo, une nuk do te zbatoj nje vendim te cmendur te Edi Rames pasi bie ndesh me lirite kushtetuese te qytetareve te ketij vendi. Dhe une betimin e kam bere ne mbrojtje te Kushtetutes dhe lirive te qytetareve te ketij vendi, e jo ndaj kapricove te njerezve ne pushtet!"

    Ne asnje vend te botes, nuk ke per te gjetur nje rast ku nje qytetar 25 vjecar humb jeten e tij pasi shkeli vendimin antikushtetues te qeverise mbi shtetrrethimin! Vetem ne Shqiperi! Ose me mire te themi, vetem ne Shqiperine e udhehequr nga nje njeri maniak si Edi Rama!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-01-2021 më 13:56

  17. #17
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vritet nga policia 25 vjeçari në Tiranë

    Ngjarja ishte e njejte, vrasje nga dora e shtetit vetem situatat ishin te ndryshme.

    Sa i perket vrasjes, nese ti e beson se ai djale kishte dale te blinte cigare ne oren 2 te nates, une nuk e besoj dot sepse e di fare mire cfare behet dhe rrihet ne ato ore te vona.
    Por kjo nuk e justifikon aspak vrasjen dhe veprimin e policit qe sjane aspak aty ku duhet te jete policia.

    Dhe per qendrimin ne qivirise, ke me shume se te drejte llum per 30 vjet dhe do vazhdoje deri sa te jete kjo klase politike.

Tema të Ngjashme

  1. Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
    Nga stern në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-11-2011, 11:09
  2. Bënin foto për “Facebook”, vritet gabimisht 19-vjeçari
    Nga Edvin83 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 10-05-2010, 06:22
  3. Refuzoi fejesën e vajzës, vritet me 6 plumba 46-vjeçari
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 10-09-2008, 00:06
  4. Kurbin, vritet 65-vjecari se i rrahu femijët
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2007, 19:23
  5. Vritet 16 vjecari - ngaterrohet per kafshe te eger
    Nga Hyllien në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •