Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret dhe e gropos në shtëpi! Trupi i pajetë

    Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret dhe e gropos në shtëpi! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë!



    Një ngjarje makabër është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.


    Sipas informacionit të dhënë nga policia mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit Klodian Calamani, është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 8 vjeçar .

    Fëmija është denoncuar i zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë.

    Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes në fshatin Daullas, Klodian Çalameni, 38-vjeç, i cili ishte fqinjë me familjen e 8 vjeçarit, të gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

    Çalameni është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij, pasi babi dhe vëllai i tij janë në burgjet e Greqisë, ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

    Gjatë ditës së sotme 8 vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biccikletën e 38-vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime te policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

    Vetëm pak minuta më vonë është ndaluar 38 vjeçari, i cili sipas burimeve të Top Channel mësohet se e ka pranuar krimin makabër.

    Vogëlushi është identifikuar si Mateo Vllasia, 8 vjeç dhe ishte në klasën e tretë, ndërsa trupi i tij i pajetë ndodhet në spitalin e morgut të spitalit dhe po punohet për të zbuluar më tej rreth ngjarjes.

    “Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

    Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

    Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj”, thuhej në njoftimin e bërë nga policia.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Detaje të reja nga vrasja makabre e 8 vjeçarit në Fier/ Ky është autori, babanë e vëllanë e ka..

    Detaje të reja nga vrasja makabre e 8 vjeçarit në Fier/ Ky është autori, babanë e vëllanë e ka në burg në Greqi. Ja si ra policia në gjurmët e tij (FOTO)

    Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier, pasi një fëmijë është gjetur i pajetë. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi dyshohet se është personi që ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë të miturin 8-vjeçar, i cili ishte i zhdukur ditën e sotme.


    Top Channel ka mësuar se 38 vjeçari është fqinje me familjen e 8 vjeçarit, Mateo Vllasia, të gjetur pa jetë dhe është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

    Gjatë ditës së sotme 8 vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38 vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime të policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

    Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38 vjeçari Klodian Calameni, i cili mësohet se e ka pranuar vrasjen.

    Trupi i 8 vjeçarit të pajetë ndodhet në morgun e spitalit dhe po punohet për të zbuluar se në çfarë mënyre është kryer vrasja.

    Emri:  WhatsApp-Image-2021-11-16-at-8.19.02-PM.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  23.7 KB

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret dhe e gropos në shtëpi! Trupi i pa

    Ky eshte rast i dyte i tij, pasi me nje kerkim te thjeshte ne google del se ai ka bere te njejten gje 10 vite me pare. Komplet faji i shtetit qe e le te lire kete monster
    https://www.gazeta-shqip.com/2012/10...nga-dy-fqinje/

    Dëshmia rrënqethëse e një të miture, që u mbajt peng e u torturua nga dy fqinjë

    Arrestimi - Kapet pas 6 vitesh kërkim bashkëpunëtori i dytë i krimit, Florian Vasiu, që e ngacmonte të miturën
    Rrëfimi - Ç?ju kam bërë, çfarë problem keni me mua?!" Ajo ka tentuar sërish të dalë, por Klodiani i është përgjigjur se ajo nuk do të ikte nga aty dhe e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt

    Vetëdëmtimi - Klodiani ka marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë Nertilën, e cila i është shmangur. Agresori ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën

    Dy agresorët i ngritën kurth dhe pasi e futën në shtëpi e rrahën. E kërcënuan se do t?i prisnin me biçak gjoksin

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret dhe e gropos në shtëpi! Trupi i pa

    Dhe te mendosh qe ky do te ushqehet nga sot e tutje me taksat tona!

    Ta varin per gjuhe me çengel dhe ta lene ti dali shpirti copa copa.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret dhe e gropos në shtëpi! Trupi i pa

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Dhe te mendosh qe ky do te ushqehet nga sot e tutje me taksat tona!.
    Dhe me trajtim dhe ushqim me te mire se shume njerez qe punojne. Ketu nuk ka drejtesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 18-11-2021 më 09:50
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret dhe e gropos në shtëpi! Trupi i pa

    Nuk e ka te gjate, keni per ta pare.

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret dhe e gropos në shtëpi! Trupi i pa

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Nuk e ka te gjate, keni per ta pare.
    Kjo perseri nuk eshte e drejte dhe quhet krim nese behet individualisht. Duhet shteti urgjentisht te beje denimin e perjetshem te paamnisueshem me kushtetute, ose te ktheje denimin me vdekje.
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Babai vret bijen qe nuk shkoi ne shtepi per 3 dite
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 12-06-2022, 15:43
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 18:42
  3. Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja
    Nga Lumo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:48
  4. Fier, përmbyten 100 shtëpi në qytet
    Nga Drini_i_Zi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 06:55
  5. Fier, 61-vjeçari mbjell kanabis sativa në derë të policisë
    Nga AlbaneZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-01-2008, 06:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •