Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 68
  1. #1

    Bashkim Kopliku: Votoni per te keqen me te vogel, votoni per PS

    Pas PD-sė, edhe LSI-ja me pinjollėt?!


    07/03/2009

    Bashkim Kopliku

    Surprizė: kryetari i LSI-sė, “djaloshi” Ilir Meta, iu vėrsul kryetarit tė PS-sė, “djaloshit” Edi Rama, duke e akuzuar si antikomunist, e njėkohėsisht edhe si pinjoll tė komunistėve—njė gjysh i z. Rama, por dhe babai i tij, paskan qenė funksionarė komunistė. E mė e ēuditshmja ėshtė se kjo u tha pikėrisht nė Shkodėr (mė 3.3.2009), nė qytetin mė antikomunist tė Shqipėrisė. Z. Meta, duke dashur ta kritikojė, i shtoi zotit Rama elektoratin nė atė qytet. Nga ana formale, ato akuzat e Ilirit ngjanin si dy pika uji me ato tė bėra para pak ditėve nga kryetari i PD-sė, “plaku” ish-funksionar komunist Sali Berisha. Nejse, nuk e shpjegojmė dot kėtė lajthitje tė z. Meta, veēse me shprehjen: “Pėr inat tė vjehrrės (Edit), vete fle me mullixhiun (Saliun)”.
    * * *
    Ėshtė gabim marrja me biografitė—nė respekt tė z.Meta nuk po pėrdorim fjalė mė tė rėndė se “gabim”. Nė njė shkrim tė veēantė ditėt qė vijnė, do ta analizojmė gjatė kėtė fenomen. Shkurt mund tė themi se nė periudhėn e komunizmit, “biografitė” kanė qenė njė nga armėt mė tė ndyra tė regjimit. Duke u marrė edhe ai me to, z. Meta po e zhvendos LSI-nė nė drejtim tė gabuar, nė ekstremin e majtė.
    Kishim bėrė njė skemė nė kokėn tonė, ku tri partitė nė fjalė i kishim vendosur si vijon. Majtas, por afėr qendrės, kishim vendosur LSI-nė. Mė tej, prapė majtas, kishim vendosur PS-nė, kurse mė tej, gjithnjė majtas, kishim vendosur PD-nė aktuale, apo si na pėlqen ta quajmė, PB-nė, pra Partinė Berishiste. Tani, duke mbrojtur komunizmin, e duke u marrė me biografitė, LSI-ja e zhvendosi veten mė majtas, duke e shkapėrcyer PS-nė, dhe duke u vendosur nė mes saj dhe PD-sė. Kjo lėvizje e LSI-sė na rezulton se ėshtė njė lėvizje kundėr tendencės botėrore tė partive tė majta.
    Para nja 15 vjetėsh pata vizituar nė Bon (Gjermani) njė muze tė sė majtės gjermane. Nga ana figurative, zhvillimi nė vite i sė majtės gjermane (SPD, Sozialdemokratische Partei Deutschlands) paraqitesh me njė bust tė Karl Marksit. Busti ishte gjigant nė vitet e para tė SPD-sė (tė themi 120 vjet pėrpara). Pastaj periudha pas periudhash historike, busti vinte duke u zvogėluar, derisa pas Rėnies sė Murit tė Berlinit, busti ishte bėrė fare i vogėl. Ma merr mendja qė sot qė po shkruajmė, busti mė i vogėl i serisė do tė jetė zhdukur fare. Kjo ėshtė ecja normale e sė majtės perėndimore: largim tėrėsor nga komunizmi.
    Edi Rama shkon nė Shkodėr, dhe ndryshe nga Ilir Meta e Sali Berisha—tė mė falė z. Meta qė e vura bashkė me Saliun—shan komunizmin, kritikon edhe ish-funksionarin komunist Sali Berisha, por jo babėn apo nėnėn e tij. Me kėtė qėndrim, Edi i bėri nder vetes: di Shkodra ta vlerėsojė si antikomunizmin ashtu edhe burrėrinė!
    Ėshtė meritė e padiskutueshme e Edi Ramės qė po e largon fare PS-nė nga komunizmi, saqė po i afrohet me shpejtėsi qendrės, aty ku ėshtė e gjithė e majta e Botės, e botės ku mėtojmė tė shkojmė tė gjithė e sa mė parė. Ai po ndjek tendencėn perėndimore.
    Por mos ta personalizojmė meritėn vetėm tek Edi Rama. PS ka ecur gjithė kėto vite nė rrugėn e dekomunistizimit tė vetes, ku protagonistė kanė qenė shumė politikanė tė saj. P.sh., mė kujtohet njėri prej tyre. Ishte fundi i viteve 1990, kur Namik Dokle, atėherė nėnkryetar i kuvendit, iu drejtua, nė njė seancė qė transmetohej direkt nė televizion, deputetit tė vetėm tė partisė komuniste: “ulu, mor komunist”. Ishte pėrdorim pėr sharje i fjalės “komunist”, e nga kush pa, nga Namiku qė vetėm 8-9 vjet para nuk duronte t’ia prekje me pupėl komunizmin. I pata thėnė njė miku tė PD-sė: “Aha, ish-komunisti Dokle u shėrua nga komunizmi, ia mori monopolin e sloganeve antikomuniste, ish-funksionarit komunist Berisha”.
    E fundit pėr zhvendosjen nga qendra tė PS-sė. Ka me dhjetėra mijėra, mbase me qindra mijėra votues shqiptar qė nuk i japin votėn PS-sė thjesht se ajo akoma nuk i ka shkėputur lidhjet 100% me tė kaluarėn komuniste tė Shqipėrisė. Kėta janė votuesit qė janė me mendimet e sė majtės moderne perėndimore (Obama, Prodi etj). Ata shkojnė tek PD-ja vetėm se gėnjehen nga boja antikomuniste qė i hedhin asaj me autosugjestionin e tyre. Mendoni sikur PS-ja tė zhdukte ēdo fije komunizmi nga trupi i saj! Nejse, nė njė shkrim tjetėr do tė ndalojmė mė gjate.
    * * *
    Dikush qė i ka qejf llogaritė elektorale, mendon se Edi po humb elektoratin e dikurshėm tė PS-sė, nostalgjikėt e komunizmit. Mbase kėtė ide ka edhe Iliri, kur pėrpiqet t’i bėjė komplimente komunizmit. Ne mendojmė se e ka mirė Edi: atė qė humb nė pleqtė nostalgjikė komunistė tė pandreqshėm, po e fiton disa fish nė tė rinjtė, por edhe nė tė moshuarit qė e kanė kuptuar se PS-ja duhet tė shkėputet pėrfundimisht nga trashėgimia komuniste. Pa shkėputje tėrėsore, PS-ja nuk mund tė pranohet nė Perėndim, ku dhe atje natyrisht qė ka tė majtė, por ama fare pa komunizėm.
    Ne tė djathtėt pėrshėndesim ēdo zhvendosje drejt qendrės tė partive tė majta shqiptare, pėrfshirė kėtu dhe PS-nė, LSI-nė etj. Ėndėrrojmė njė situatė politike se p.sh. nė Amerikė, ku “e djathta”, partia Republikane, ėshtė nė garė tė vazhdueshme e tė ndershme me “tė majtėn”, partinė Demokrate. E ngjashme ėshtė situata edhe nė tė gjitha vendet e tjera perėndimore.
    Largimi i partive tė majta shqiptare nga komunizmi, e bėn mė tė realizueshme ėndrrėn tonė pėr tė pasur njė tė djathtė tė fuqishme perėndimore, sepse i hiqet mundėsia e manipulimit me gjoja antikomunizmin, fajtorit kryesor. E fajtori kryesor qė po e lė Shqipėrinė pa njė tė djathtė tė fuqishme, nuk ėshtė as PS-ja e as LSI-ja, por berishizmi.
    Ėshtė pikėrisht manipulimi me gjoja antikomunizmin, metoda qė po pėrdor Berisha e kompani, pėr tė mos lejuar krijimin e sė djathtės sė fuqishme shqiptare. Ata kanė vite qė ia kanė arritur, qoftė duke e mbajtur majtas PD-nė, pa e lėnė tė kthehet aty ku ishte nė fillim, nė 1990-94; qoftė duke shkatėrruar me artilerinė e shpifjeve dhe me kolonat e pesta, ēdo parti qė nis tė fuqizohet djathtas, ku aktualet janė PDK-ja, LZHK-ja dhe PLD-ja.
    E fundit: sot pėr sot, ata qė aspirojnė tė djathtėn, nėse duan tė zgjedhin nė mes “dy tė kėqijave tė fuqishme”, pa mė tė voglin dyshim qė duhet tė jenė pėr PS-nė

    gazeta shqiptare

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    dydrins, mos e prish gjakun, paskan qen te thella qato pune ...

    ku ti gjente rrenjet e tua, parti ... ishte pas orvatur te rremonte gjysme shekulli me pare kadarja ... (mbase i gjeti perpara pendestari neritan ceka ...)

    ni gjo osht e sigur: ene pd salista, ene ps tos-edverista, plus ato kontornot ala-xhuvelista, te gjitha jane pango-filista ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    u vet zbulua bashkimi dhe e beri haptaz kte vet zbulim..
    nuk e ndjen fare se ka nevoje per maske..
    deri dje bente pak aktorllyk..
    kurse tani hapur thote .. votoni partin e enverit..
    mirpo ne ketu ne forum ja kemi bere radiskopine koplikut.. ai eshte agjent i vjeter i sigurimit enverist..
    me dhimbset kunati i tije..Ferd xhaferi.. qe gabimisht e la te motren te martohej me koplikun gomar ambicioz.. legen e te pabese..


    ka kohe qe edvini ben diversion ne shkoder..
    dhe bashkimi mbasi ne durres eshte krejt i dal bojet e nuk e honeps me kush.. paska dal per gjah neper shkoder si vendlindje e te jatit..qe te shkunde dardha per enverizmin..
    ai do me cdo kusht ta fitoje shkodren.. tja ktheje ate perseri partise se enverit..
    dhe ka gjetur shum legena ne shkoder e jasht saje por qe kan lidhje me shkoder..
    edhe ne forum perjashto shkoder 13 krejt shkodranet qe aktivizohen ktu jane nga kallupi enverist..


    si duket i jati i gruas se pare e ka stalinizuar fare koplikun..
    megjithse ish gruaja e tij ishte zonje.. po ky hajvan ja futi kancerin si duket e iku ajo femer e bukur e fisnike..

    cfar gafash ka bere pd-ja..
    ja kte spiun te felliqur e vuri minister te punve te brendshme..e bile dhe zv kryeminister..
    kushedi cfar role ka luajtur ky kopil..
    e ka gjetur rehatine ne gsh te malltez albe-bollinos se edvinit e aty cfryn cdo dite kunder berishes..

    thx dydrins per kte sihariq..
    pra bashkimi i dha fund.. ilegalitetit si agjent enverist..
    tash si nje hysni millosh le te dale me mision e te rekrutoje hapur.. kelisher enveristesh per edvinin..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-03-2009 mė 15:10

  4. #4
    Diversionin e nisi duke perdorur se pari Namik Koplikun, nje pedagog i gjeodezise ne Fakultetin te Ndertimit gjate zgjedhjeve te fundit lokale, permes se cilit u mundua qe te fuste frymen e "qytetarise" shkodrane te ikur qe ne kohe te komunizmit ne Tirane dhe qe Shkodren e mbajne vetem si vendlindje ne pasaporte sepse me te nuk i lidh me asgje.

    Mirepo me Namikun nuk i eci dhe sic duket tash ka arritur te gjeje leva te tjera sic eshte Bashkimi dhe shkodrane te tjere qe ja kane harruar edhe emrin Shkodres.

    Shkodra voton gjithmone djathtas, sepse Shkodra ka qene nje qytet i djathte historikisht, nje qytet me njerez te pasur, me njerez te shkolluar ne Austri, Gjermani dhe Itali, sepse atje ka rrenje te forta ndjenja e te qenurit europianoperendimor me shume se kudo tjeter nder shqiptare, se Shkodra ka qene historkisht qytet i tradites dhe kultures, qytet ku gati cdo shtepi ka biblioteka, qytet ku cdo familje komunikon ne gjuhe te huaja, qytet ku njeri-tjetrit i jane drejtuar me fjalet zonje dhe zoteri.

    Shkodra eshte i vetmi qytet shqiptar ku komunizmi nuk arriti ta realizoje dot misionin e vet rrenimtar, sepse atje gjeti qendrese qe ne diten e pare.

    Shkodren nuk e nenshtruan vrasjet, shpronesimet, burgosjet, perndjekjet, sepse shkodrani ishte mesuar te ishte njeri i lire dhe besimtar i vertete.

    Shkodra dhe ne varferine e skamjen komuniste rrezatoi kulture, sepse aty me mire se kudo tjeter u vertetua ideja se nje e keqe arrin perkohesisht te nenshtroje njeriun fizikisht dhe ekonomikisht, por nuk arrin kurre t'ja marre atij shpirtin, besimin dhe lirine.

    Shkodra e provoi se ishte qytet me besim, me shpirt dhe me ndjenje lirie!

    Shkodra po ringjallet, por ringrihet, po i rikthehet tradita, po i rikthehet zotnilleku, po i rikthehet fytyra, po i rikthehet fuqia dhe ajo shpejt do te luaje nje rol paresor ne kulturen dhe ekonomine tone kombetare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    edhe ne forum perjashto shkoder 13 krejt shkodranet qe aktivizohen ktu jane nga kallupi enverist..
    jo mor brar jo. un per vete jo iher.

    mos ki frike se edhe mos me dasht me votu berishen, nuk voton ai qytet per gramoz ruēat e skender gjinushat qi ja moren frymen per 50 vjet.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    jo mor brar jo. un per vete jo iher.

    mos ki frike se edhe mos me dasht me votu berishen, nuk voton ai qytet per gramoz ruēat e skender gjinushat qi ja moren frymen per 50 vjet.
    o puro shkodran svoton shkodra per enverin e as per gramozin se jena djepi demokracise po shkodranet njifen si njerez zotni e jo si pjatalepiresa si disa qe dhe biren e b... e hapin bo mi than saliu ma len ta fus
    cdo shkodran qe keka kunder saliut u quka enverist
    kete e thone vec pjatalepireist e saliut me shoke
    me mthan mu enverist a si me te thane ty interist
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ky Kopliku nga inati i Saliut vete fle me Edi Ramen.
    Ja njerez si puna e ketij na moren ne qafe ne.Ka qene deputet ne 2 legjislature te PD-se ky zoteria qe na mban leksione.Cfare beri ky nga 92 deri ne 97?
    Ishte deputet parlamenti kur u shkri shteti si copez akull, ku ishte ky njeri qe na ben moral sesi duhet te votojme?!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin

    07/03/2009

    Bashkim Kopliku

    sot pėr sot, ata qė aspirojnė tė djathtėn, nėse duan tė zgjedhin nė mes “dy tė kėqijave tė fuqishme”, pa mė tė voglin dyshim qė duhet tė jenė pėr PS-nė
    [/COLOR][/SIZE][/U][/B]
    gazeta shqiptare
    kam pershtypjen se e keni keqkuptu zotin Kopukliku


    ai ka dashte me thane se ata qi aspirojne te djathten ( dmth monopolet, miliardat, trafiqet, kazinote, mafien etj etj) ate e gjejne vetem te PS

    e per kete besoj se jeni te tane dakort

  9. #9
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga palushi Lexo Postimin
    kam pershtypjen se e keni keqkuptu zotin Kopukliku


    ai ka dashte me thane se ata qi aspirojne te djathten ( dmth monopolet, miliardat, trafiqet, kazinote, mafien etj etj) ate e gjejne vetem te PS

    e per kete besoj se jeni te tane dakort
    Ku i ke degjuar ti keto pallavra qe te djathtet kerkojne trafiqe dhe kazino e monopole?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    belami..

    palushi nuk ka fol kurr pallavra..
    prandaj kuptoje mire.. se cka po don me than ai..

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    o puro shkodran svoton shkodra per enverin e as per gramozin se jena djepi demokracise po shkodranet njifen si njerez zotni e jo si pjatalepiresa si disa qe dhe biren e b... e hapin bo mi than saliu ma len ta fus
    cdo shkodran qe keka kunder saliut u quka enverist
    kete e thone vec pjatalepireist e saliut me shoke
    me mthan mu enverist a si me te thane ty interist
    e vertet se Shkodra esht djepi i demokracis dhe Shkodranet ishin te paret te kuptoj se demokraci nuk do te thot Sali

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o salijozpalok o edvinrucaldobare..
    ska shteg te trete o driteku i edvinit ..

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    o zoti Brari edhe Shqipen e keni shtremberuar nga etja e madhe per vjedhje ju Salistat...dreqi e merr vesh c'far doni te thoni..ti me kujton 1 shokun dhe komshiun tim qe punon tek dogana e Durresit qe me telefonoi para 2 ditesh dhe me pyeti nese mund te rregullohet ketej se pas skandalit te ministrit te Salis mendonte se PD dhe puna ne dogane i kishte ditet e numeruara ...i thash mos u merzit se ketej han dhe pa qen simpatizant i Salis ...edhe ti po deshe hidhu ketej se do pesosh ndonje heart attack duke lehur non stop o i ngrat

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Po pse kujtojne disa, qe njerzit kane harruar se kush ka qene Bashkim Kopliku.Kopliku ka qene kryeinxhinieri i uzines radio televizoreve ne Durres dhe te ishe kuader ne nje ndermarje te tille duhet te merrje aprovimin e nomenklatures se kuqe.Bashkimi ka detyrime ti sherbeje akoma komunizmit dhe pinjolleve te tyre,pra qe nuk habitemi me deklarimet e Koplikut.Keto jane karta te djegura dhe kot marrin mundim dhe harxhojne kohe dhe fryme per t'ju dhene mend shqiptareve se cfare duhet te bejne dhe cfare jo.
    Me shume dua shqiperine.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai miku yt bashke me ty votoni si gjysherit..tuaj ppsh.ne.. o driteku i selise roze.
    nuk njoh asnji demokrat qe punon doganier..
    te gjith doganieret kan qene e jane te partise se vampireve.. ..te partise tende o dritek qe dje kishit enverin sot edvinin kapo..

    --


    ka shume o sabah.. ish drejtora e ish kryeinxhiniera te ndermarrjeve te kohes se ppsh-se qe ne epoken pluraliste mbajne qendrime shum te mira..
    shum prej tyre.. kan qene e jan te ndershem e korrekt me shtetin e shoqerine..
    bashkimi nuk e ka kte pocaqillyk qe e cfaq tash kaq vjet nga se ka qen dikur kryeinxhinier.
    eshte vet njeri legen..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-03-2009 mė 20:02

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ai miku yt bashke me ty votoni si gjysherit..tuaj ppsh.ne.. o driteku i selise roze.
    nuk njoh asnji demokrat qe punon doganier..
    te gjith doganieret kan qene e jane te partise se vampireve.. ..te partise tende o dritek qe dje kishit enverin sot edvinin kapo..

    --


    ka shume o sabah.. ish drejtora e ish kryeinxhiniera te ndermarrjeve te kohes se ppsh-se qe ne epoken pluraliste mbajne qendrime shum te mira..
    shum prej tyre.. kan qene e jan te ndershem e korrekt me shtetin e shoqerine..
    bashkimi nuk e ka kte pocaqillyk qe e cfaq tash kaq vjet nga se ka qen dikur kryeinxhinier.
    eshte vet njeri legen..
    hajde Brari hajde.. Driteku i selise roze..funny man shoku Brari ..Driteku voton partin e Gordon Brown...une kurr nuk kam votuar ne Shqiperi e kurr nuk do te votoj por te them te drejten kur shoh Salin me viktimat si ty qe e ndjekin nga pas qe akoma vazhdojn te rrejn popullin e shkret me pallavrat e Enverit me vjen te vjell nga qafa ..ore nuk kuptoni ju qe komunizmi ka ikur me koh e nuk kthehet me jo nga frika e Sales me trimat e tij por sepse ne gjith boten ai ishte sistem i deshtuar dhe nuk ka shance te rikthehet 1 sistem i deshtuar.. njerezit normal .e kan kuptuat ate dhe gjithashtu kan kuptuar se njeriu me i afert i Enverit esht Sali Berisha ....ju keni gjetur do budall qe u besojn rrenave tuaja dhe vazhdoni te derdellisni ...iku ajo koh qe i moret votat ne emer se luftes kundra komunizmit(dmth vetevetes )tani populli kerkon zgjidhje te problemeve te te dites ,populli kerkon te drejten te punoj e te ushqej familjen,populli kerkon te drejten te jetoj njelloj si fqinjet e vet Europian ne familjen Europiane,populli kerkon qe qeveria e tyre ti mbroj ata nga keqtrajtimet ne shtetin famkeq Grek,populli kerkon qe te udhetojn pa u zen te pasmet kallo nga gropat dhe kanalet e rrugeve tona te famshme,populli kerkon pun pa u trembur se ministri apo zyrtari do i pyese grate e motrat e tyre te heqin breket neset duan te punojn,populli kerkon pak dinjitet qe sistemi komunist i Enverit dhe Salis ja perdhosen ..keto e shum te tjera don populli jo teorit tua Enveroedvinoleshperdredhura ..njerezit kan fillu ti hapin syt o te shkret,..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dritek7 : 10-03-2009 mė 04:59

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e adriatik likaj
    Anėtarėsuar
    04-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    18

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    u vet zbulua bashkimi dhe e beri haptaz kte vet zbulim..
    nuk e ndjen fare se ka nevoje per maske..
    deri dje bente pak aktorllyk..
    kurse tani hapur thote .. votoni partin e enverit..
    mirpo ne ketu ne forum ja kemi bere radiskopine koplikut.. ai eshte agjent i vjeter i sigurimit enverist..
    me dhimbset kunati i tije..Ferd xhaferi.. qe gabimisht e la te motren te martohej me koplikun gomar ambicioz.. legen e te pabese..


    ka kohe qe edvini ben diversion ne shkoder..
    dhe bashkimi mbasi ne durres eshte krejt i dal bojet e nuk e honeps me kush.. paska dal per gjah neper shkoder si vendlindje e te jatit..qe te shkunde dardha per enverizmin..
    ai do me cdo kusht ta fitoje shkodren.. tja ktheje ate perseri partise se enverit..
    dhe ka gjetur shum legena ne shkoder e jasht saje por qe kan lidhje me shkoder..
    edhe ne forum perjashto shkoder 13 krejt shkodranet qe aktivizohen ktu jane nga kallupi enverist..


    si duket i jati i gruas se pare e ka stalinizuar fare koplikun..
    megjithse ish gruaja e tij ishte zonje.. po ky hajvan ja futi kancerin si duket e iku ajo femer e bukur e fisnike..

    cfar gafash ka bere pd-ja..
    ja kte spiun te felliqur e vuri minister te punve te brendshme..e bile dhe zv kryeminister..
    kushedi cfar role ka luajtur ky kopil..
    e ka gjetur rehatine ne gsh te malltez albe-bollinos se edvinit e aty cfryn cdo dite kunder berishes..

    thx dydrins per kte sihariq..
    pra bashkimi i dha fund.. ilegalitetit si agjent enverist..
    tash si nje hysni millosh le te dale me mision e te rekrutoje hapur.. kelisher enveristesh per edvinin..
    astu si ne gjith shqiperi shkodra ka injorantet e vet qe mund te mund te perkrahin kta klysha komunistash por ne nje nr shum te vogel se komunizmi kurr se ka pas shkodren e kurr ska me e pas nuk baskohet shkodra kurr me ata qe lun durt me gjak shqiptari e nalan 100 vjet mrapa bote e ka tregu veten shkodra qfar rrenjesh ka .
    dragon

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ka thene tamam ai se i di mire gjerat.
    E di ai qe do humbi PD ne zgjedhje
    E di ai qe Saliut tend do ti vene gishtin nga prapa e ti thone pirdhu tani
    E di ai qe PD e kunati vet skane si e rregullojne PD pa qene ne opozite, skane si e bejne PD pasuri kombetare jo grope plehrash si eshte tani.
    E di ai qe edhe ty do ta fusin gishtin e te thone ik mor sigurims i qelbur.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Ja kush janė kandidaturat pėr deputetė nė qarkun e Shkodrės

    Jozefina Topalli pėrballė kandidates sė PS, Mimoza Hafizit nė Shkodėr
    Shkodėr- Nė qarkun e madh tė Shkodrės janė 11 zona elektorale, tė cilat nė njė shumicė rastesh nė tė gjitha zgjedhjet e zhvilluara deri mė tani kanė nxjerrė me shumicė fitimtare kryesisht dhe veēanėrisht nė PD-nė. Nė disa zgjedhje tė fundit ka pasur nė zona periferike rurale tė Shkodrės si qytet, nė saj tė maxhoritarit kanė mundur tė dalin fitimtarė persona, tė cilėt kanė kandiduar pėr PS-nė, por nė origjinėn e tyre kanė qenė njė dalje partiake e PD. Nė fakt, kėshtu ka qenė fitorja e Tom Doshit nė zonėn 7-tė elektorale dhe e Paulin Sterkajt nė zonėn numėr 1 elektorale, ku pėrkatėsisht kishin pėrballė Valentin Palaj dhe Pjetėr Arbnori.
    Por, duhet thėnė se nė Shkodėr si qytet, asnjėherė nė maxhoritar PS-ja nuk ka mundur tė nxjerrė qoftė edhe njė kandidat tė vetin fitues pėr nė parlamentin shqiptar. Por, tashmė nė PS e Shkodrės ky moment i vėshtirė ėshtė larguar, sepse proporcionali rajonal do tė ketė vėmendje vetėm nė renditjen e listės dhe pastaj llogaritė do tė bėhen nė sasinė e votave tė hedhura pėr partinė apo koalicionin e majtė. Natyrisht qė dikur, Shkodra si tė majtė nė parlament nuk dėrgonte mė shumė se dy apo tre deputetė, duke i lėnė pjesėn e luanit PD-sė, por sot oreksi dhe mekanizmi ka shtuar mundėsitė qė qarku tė ketė katėr deputetė tė majtė dhe tė luftohet pėr tė pestin. Nga emrat e pėrmendur deri tani nė rrethet socialiste janė diskutuar si kandidatė dhe me rreshtim tė mundshėm Mimoza Hafizi, e cila ka vendin e parė pėr tė”konverguar” nė listė edhe si femėr me Jozefina Topallin, e cila padyshim ėshtė e para nė listėn e demokratėve.
    Por, mbas saj diskutohen Namik Kopliku dhe Ilir Beqa sė bashku me Tom Doshin, qė patjetėr ėshtė njė nga pikat mė tė rėndėsishme nė PS-nė si renditje. Natyrisht qė janė diskutuar edhe emrat e Ledi Shamkut dhe Zef Ēunit njė nga kandidatėt pėr kryetar i PS pėr Shkodrėn, por edhe kandidat pėrballė Topallit nė vitin 2005. Nga burime tė brendshme tė PS, po perceptohet se dy njerėzit me origjinė shkodrane si Kopliku dhe Beqa, por qė jetojnė nė Tiranė do tė bėnin njė treshe sė bashku me Hafizin dhe katėrsh me Tom Doshin, qė nuk diskutohet shumė nė rrethet socialiste se mund tė fitojė edhe i vetėm, sepse e ka treguar edhe dikur kėtė forcė elektorale. Ka edhe njė indikacion tjetėr qė tregon se PS dhe Edi Rama mund tė lirojė njė vend tė tretė ose tė katėrt nė Shkodėr pėr partinė aleate G99 nė Shkodėr dhe ky do tė ishte momenti i diskutimit brenda PS. Nė kėtė parti nuk po diskutohet nė listėn dhe vendet e para lideri kryesor i PS tė Shkodrės Edi Shiroka, i cili mund tė thuhet se ka mundur deri mė tani t’i mbajė bashkė socialistėt e Shkodrės qė nė pėrgjithėsi janė disi tė shpėrndarė. Duken mė tė lehta problemet nė kampin blu nė Shkodėr ku vendin e parė, por edhe renditjen e kanė nė njė farė mėnyre nė dorė zonja Topalli dhe padyshim lideri Berisha. Nga rreshtimi mė poshtė saj flitet se janė tre tė mbeturit deputetė tė Shkodrės si Astrit Bushati dhe Arenca Troshani sė bashku me Ramiz Ēobajn. Kuptohet se largimi i Gilman Bakallit nė partinė e Ngjelės nuk pėrbėn ndonjė problem tė madh pėr PD-nė e Shkodrės, e cila ka nė listė dhe diskutim prefektin e Shkodrės, Maxhid Cungun dhe Ahmet Omin sė bashku me Bujar Hotin.
    Por ėshtė edhe njė mundėsi lėvizjesh tė tjera me emra tė rėndėsishėm nga Tirana pėr kandidim nė Shkodėr ku pėrfliten dy emra pėrfaqėsues tė origjinės nga Malėsia e Madhe dhe Puka. Tė tillė emra, tė dorės sė dytė pėrfliten edhe nė PS-nė e Shkodrės si qark, por qė natyrisht do tė ishin goditja e fundit dhe e minutės sė fundit e Edi Ramės dhe disi e pa besueshme me socialistėt shkodranė, por qė ka efekt nė elektoratet pėrkatėse nė dy rrethet e vogla tė qarkut tė madh tė Shkodrės. Kurse emrat e vėrtetė tė deklaruar nė Shkodėr si kandidatė janė ato tė LSI dhe qyteti tashmė i di ato, duke qenė se janė prezantuar dhe kėto do tė jenė Sokol Axhemi nėnkryetari i kėsaj force politike dhe Seit Fishta bisnesmen nė fushėn e ndėrtimeve dikur mundės i “Vllaznisė”. Gjithsesi nuk shihet asnjė lloj pėrzgjedhje dhe renditje me anėn e anėtarėsisė dhe po ashtu nė bazė tė momentit tė harruar tashmė “njė anėtar njė votė”. Kandidaturat mendohen tė dalin vetėm ditėt e fundit tė fillimit tė fushatės pėr tė mos lėnė kohė pėr goditjet tė brendshme nė partinė e mėdha PD dhe PS.

  20. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga palushi Lexo Postimin
    kam pershtypjen se e keni keqkuptu zotin Kopukliku


    ai ka dashte me thane se ata qi aspirojne te djathten ( dmth monopolet, miliardat, trafiqet, kazinote, mafien etj etj) ate e gjejne vetem te PS

    e per kete besoj se jeni te tane dakort


    palushi, ti me "te djathte" kupton monopolet, miliardat, trafiqet, kazinote, mafien etj etj?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Vajza e Berishės: Pasuria nga UNMIK, 800 mijė USD
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 04:11
  3. Bashkim Kopliku: Lideri i PD ka vėnė maskėn e qingjit
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:16
  4. Shprivatizimi i ekonomisė sonė (Bashkim Kopliku)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2004, 17:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •